Home Blog Page 8181

RrGGK dënon krimin e dyfishtë në Suharekë

0

RrGGKRrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) kërkon nga organet kompetente që autori i krimit të dyfishtë (dhunë fizike dhe vrasje) të merr dënimin e dyfishtë.

Kjo për rastin që ka ndodhur në Suharekë, ku bashkëshorti i një gruaje shtatzënë ushtroi dhunë fizike ndaj saj.

Si pasojë e rrahjes dhe goditjeve në stomak, fëmija 8 muajsh në barkun e nënës ka vdekur.

Një muaj paraburgim për të dyshuarit e vrasjes në Sallagrazhdë të Suharekës

0

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim për , Ilir Tunajn, Ardian Tunajn,VilsonTunajn nga fshati Sallagrazhdë Komuna e Suharekës.

Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale të vrasjes në bashkëkryerje.

“Të pandehurit , do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej datës 23.08.2014 në ora 00:30, dhe do të zgjasë deri me datën 23.09.2014”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Të pandehurit dyshohet për shkelje të Kodit Penal , duke marrë parasysh peshën e veprës penale, pasojat e të cilës kanë përfunduar me fatalitet – vdekjen e një personi, vepra penale është kryer me përdorimin e armës dhe mjetit tjetër”.
Që të dy familjet kanë mosmarrëveshje të mëparshme rrethe një pronësie”/PrizrenPress.com/

Horror në Romë, i këput kokën me sëpatë shërbyeses

0

vrasja55Një tragjedi dhe ngjarje horror është shënuar në kryeqytetin e Italisë, në Romë.

35-vjeçari Federiko Leoneli ka tentuar ta përdhunojë ndihmësen shtëpiake, ukrainasen Oksana Marcenjuk.

Sipas mediave italiane, Leoneli së pari e ka prerë me thikë ukrainasen e më pas me sëpatë ia ka këputur kokën.

Policia e ka gjetur agresorin monstër në vendngjarje, ndërsa ai është munduar tiu ikë karabinierëve.

Forcat policore e kanë ndjekur, e gjatë përndjekjes e kanë qëlluar, gjë e cila i shkaktoi vdekjen italianit .

Zafir Berisha: Klanet e specializuara e kanë kapur shtetin

0

ZafirBerisha11-14Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ai thotë se ndjehet i ofenduar me debatet që po zhvillohen në institucionet e Kosovës.

“Kosova me një anarki totale institucionale dhe me një drejtësi nën kthetrat e politikës nuk mund te perparon.Si qytetarë i ndërgjegjshëm i Republikës së Kosovës, është e pamundur të rrish indiferent ndaj skenave tragjikekomike që po ndodhin në jetën politike dhe institucionale të Kosovës”,shkruan Berisha në Facebook.

“Nga përvoja në jetën politike dhe nga ajo që i njoh nga afër një pjesë të madhe të atyre që bëjnë politikë, ndihem qytetar i ofenduar me këto lloje debatesh, akuzash e kundër-akuzash që bëhen në institucionet e Kosovës në kohën kur qytetarët e Kosovës janë duke kaluar momente të vështira ekonomike, sociale e politike”

“Kosova është kapluar nga papërgjegjësia në institucione e njerëzve të cilët prioritet të prioritetit e kanë interesin personal dhe grupor, ndërsa qytetarin e trajtojnë si shërbëtor të këtyre interesave. Dhe, në asnjë kohë këtyre farë zhurmagjinjve politikë nuk ju shkon ndërmend të merren me zhvillimin ekonomik, me zbutjen e papunësisë, me ngritjen e cilësisë në arsim, me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore etj”.

“Gjithë kjo lojë politike që po ndodhë në momentet historike për vendin, është orkestruar nga klane të specializuara për manipulim masiv, me qëllimin më të keq për t’ia zgjatur vetes jetën në pushtet”./PrizrenPress.com/

 

Matoshi: Kushtetuesja të sqarojë vendimin ose vendi në zgjedhje

0

HalilMatoshi-analistGjykata Kushtetuese, në vendimin e saj përfundimtar, duhet ta përcaktojë qartë se kujt i takon ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, nëse partia e parë dështon, në të kundërtën vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve.

“Nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk sqaron me mjete juridike se çka do të ndodhë nëse në raundin e parë partia që llogaritet si fituese e zgjedhjeve, PDK-ja, nuk e kalon me 61 vota kandidatin e vet, a do të ketë të drejtë që grupi më i madh parlamentar ta nominojë një kandidat tjetër apo vendi automatikisht shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë analisti, Halil Matoshi.

Agim Aliu: Pres të jem kandidat i PDK-së për Kryetar të Parlamentit

0

agim aliuIsh-Kryetari i Komunës së Ferizajt, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, Agim Aliu, shpreson se shumë shpejt mund të ulet në karrigen e kryeparlamentarit.

Deputeti i PDK’së, Agim Aliu ka thënë për Express se nuk ka marrë ende një njoftim zyrtar, por thotë se të drejtën për këtë post e ka marrë nga partia e cila edhe e ka nominuar. Aliu thotë se është i vetmi kandidat për kryetar të Kuvendit, dhe kjo, siç thotë ai, jep të kuptohet se do të jetë kandidat zyrtar për këtë post.

“Unë ende nuk kam marr ndonjë njoftim zyrtar. Por, nominimin për këtë post e kam nga PDK-ja. Nga atëherë e deri tani nuk ka ndërruar asgjë. Unë jam i vetmi kandidat nga partia dhe kjo të jep të kuptosh se unë do të jem edhe kandidat. Mirëpo, derisa të jetë një njoftim zyrtarë unë vazhdojë të pres”, ka thënë ai për Express.

Aliu ka treguar se PDK-ja nuk e ka nominuar askënd tjetër për kryetar të Kuvendit. Sipas tij të gjithë emrat e tjerë që kanë qarkulluar në media kanë qenë spekulime.

Ish-kryetari i Ferizajt ka thënë se PDK-ja është duke e pritur vendimin final të Gjykatës Kushtetuese dhe me pas do të behën të dituar të gjithë detajet. Edhe pse, siç thotë ai kjo lenë nuk është dashur fare të shkojë në gjykatë.

Kurse, sa i përket drejtimit të seancës se ardhshme të Kuvendit, Aliu mendon se do të drejtohet nga Flora Borovina dhe të vazhdoj aty ku ka mbetur.

Emri i Agim Aliut ishte propozuar edhe në seancën e 17 Korrikut, por në opinion kjo ishte kuptuar si taktikë e Hashim Thaçit për ta djegur atë. Mbetet të shihet nëse edhe tash PDK sërish do ta kandidojë Aliun, apo do të hyjë në garë me emra tjerë.

6+ takohet edhe me Bllokun

0

ramushi, limaj  mustafaKoalicioni LDK-AAK-Nisma në këto momente janë duke zhvilluar një drekë pune me grupin 6+ bëjnë të ditur burime të Gazetës Express brenda takimit.

Kjo mbledhje ka ndodhur menjëherë pas një takimi të zhvilluar ndërmjet Hashim Thaçit dhe grupit 6+ para rreth një ore.

Sonte nis Panairi i Librit në Prizren

0

Prishtine-panairi i librit14OJQ Asociacioni për Kulturë Edukim dhe Arsim AKEA organizon edicionin e gjashtë të Panairit të Librit “Prizreni” i cili do të realizohet gjatë datave 25 deri më 31 gusht 2014. Panairi përkrahet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Komuna e Prizrenit.

Sonte prej orës 19:00 , do të bëhet hapja solemne e Panairit të Librit “Prizreni 2014”. Në këtë ngjarje marrin pjesë rreth 30 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sanxhaku dhe Turqia.Ky është edicioni i gjashtë i këtij panairi, të cilin e organizon OJQ Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim – AKEA, në përkrahje të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Komunës së Prizrenit.

Këtë aktivitet librar e karakterizon edhe programi i ngjeshur kulturor me anë të takimeve letrare, të cilat realizohen gjatë mbrëmjeve të këtij evenimenti.

Në natën e parë, do të organizohet mbrëmja për krijimtarinë letrare të shkrimtares Ilire Zajmi për të vazhduar gjatë ditëve në vijim me promovimin e krijimtarive letrare dhe librave të autorëve të ndryshëm si Skender Zogaj, Nexhmedin Spahiu, Ferid Muhiq, Fehmije Murati, Ag Apolloni, Milazim Krasniqi, Agron Boriqi për tu përmbyllur me mbrëmjen poetike të organizuar nga grup autorësh.

Promovimet do të organizohen në ambient të hapur në Kej ndërmjet Urës së Gurit dhe Urës së Arastës. Panairi do të jetë i hapur deri më 31 gusht 2014.

Suharekë: Vdes në barkun e nënës nga goditjet e babait

0

shtatezenaaNjë fëmijë 8 muajsh ka vdekur në stomakun e një nëne si pasojë e goditjes nga bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur sot në mëngjes në Suharekë, ku dyshohet se burri dhe gruaja kishin pasur një mosmarrëveshje e cila ka eskaluar në dhunë fizike.

“Dyshohet se burri e ka goditur gruan me grushte në stomak dhe si pasojë e goditjeve fëmija rreth tetë muajsh ka vdekur në barkun e nënës. Më pas është kryer aborti në përkujdesjen e mjekëve dhe trupi i pa jetë i fëmijës është dërguar për autopsi. Është informuar Prokurori i shtetit lidhur me rastin e më pas, i njëjti, ka nënshkruar vendimin për ndalimin e bashkëshortit të dhunshëm. Me rastin po merren edhe institucione tjera si: Qendra për punë sociale dhe Qendra për mbrojtjen e viktimave”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

A është krimbi kafshë?

0

Fatos baxhakuShkruan:Fatos Baxhaku

Ndodhitë, ose sikurse u themi ne rëndom, lajmet, kanë nisur të kenë një jetë të tyren krejt të pavarur. Ato kanë nisur të bëhen gjithnjë e më të shkëputura si nga ata që i mësojnë apo dëgjojnë, si nga protagonistët e tyre, ashtu edhe nga vetë ata që i raportojnë. Duket tashmë se ka disa lajme, apo ndodhi, le t’i quajmë si të doni, për të cilat publiku i gjerë shfaq interes deri diku, por nuk çuditet më aspak. Kjo sepse në këtë vendin tonë shqisa e çudisë ka kohë që ka nisur të zvetënohet e të zëvendësohet gjithnjë e më tepër me shprehjen çarmatosëse “e ç’ë pastaj?”.
Le të marrim ndonjë shembull. E kush është çuditur, këtë javë që po shkon, kur Presidenti Nishani e ktheu mbrapsht ligjin për ndarjen e re territoriale? Po kur Kryeministri Rama tha se edhe shumica parlamentare do t’ia kthejë me të njëjtën monedhë Presidentit? Përgjigjja është pakkush. Madje as vetë protagonistët kishin ditë që ishin përgatitur se si do t’i përgjigjeshin njëri-tjetrit. Kush çuditet më me radhët e gjata në pikat tona të kalimit të kufirit kur gjithnjë pala jonë punon – kush e di se pse – me më shumë sportele sesa shteti fqinj? Pakkush, madje as ata që vuajnë me orë të tëra të djersitur në radhën e gjatë. Për fat të keq kjo mungesë çudie, apo ndonjë ndjenjë tjetër, sikurse mund të jetë revolta apo inati për shembull, na ka kapluar në këtë vapë edhe kur humbasin jetë njerëzish. Madje, në mënyrë fare absurde, sikurse janë mbytjet e shumta të pushuesve vetëm e vetëm sepse ende nuk është zgjidhur se cila nga pjesët e shtetit do të përgjigjet për mungesën totale në plazhet tona të rojeve të specializuara të plazhit. Në fillim jemi mërzitur për këto vdekje absurde, por më pas të gjithë bashkë, ose shumica jonë, kemi tundur kokën të nënshtruar: Kaq e kishin të shkruar! Një mënyrë shumë efikase për të hequr nga vetja çdo lloj përgjegjësie qytetare.

Ndryshe ndodh me disa ndodhi të tjera. Ato zakonisht janë të nënvlerësuara. Personazhet e tyre, në shumicën e rasteve, nuk përmenden me emra. Identiteti i tyre për publikun nuk përbën asnjë gjë me rëndësi. Ndryshe nga lajmet e rëndësishme, që vazhdojnë me seri për muaj e muaj, këto janë ndodhi vetëm me një seri. Flitet për to 2 minuta, shkruhen për to 10 radhë dhe kaq. E megjithatë këto ndodhi të largëta e të shkurtra ia dalin nganjëherë që të mposhtin edhe lajmin më hijerëndë. Janë të vetmet që kanë mbetur në këmbë për të mbajtur gjallë sadopak sensin tonë tashmë në zhdukje të çudisë. Meqë është praktikuar edhe gjetkë, dhe meqë jemi drejt fundit të sezonit të plazhit, le të zbavitemi ca duke u munduar që t’i rreshtojmë në një garë imagjinare tre prej lajmeve “të vogla” më kurioze të kësaj jave.

Vendi III
Dajak i rëndë mbi nusen
Nuk guxon njeriu të shkojë me pushime. Sapo ka rënë pak inteligjenca e organizatave të shumta joqeveritare që merren me dhunën ndaj grave kanë ngritur kryet menjëherë të dhunshmit. Afër fundjavës u raportua për një 29-vjeçare që pasi ishte rrahur mirë e mirë nga vjehrri kishte ngrënë edhe një dajak të dytë të paqëm nga vetë i shoqi, i cili normalisht duhet të ndërhynte për ta mbrojtur. Për nusen, që është ankuar në polici, është vendosur mbrojtja nga shteti, por sa pare bën, tashmë akti i shëmtuar kishte ndodhur. E gjithë kjo skenë e rëndë ka ndodhur në Shkodër, vend i muzikës, pikturës, luleve, “dashnisë”. Çfarë ka ndodhur me qytetin e stërlashtë? Atje ende thonë se “asht marre e madhe me vu dorë mbi gruen”. Ky lajm i vogël e meriton plotësisht vendin e tretë, sepse vërtet është i rëndë dhe i shëmtuar, por ama është shumë i ngjashëm me të tjerë që vijnë nga qytete të tjera të vendit. Seç ka një lloj përsëritjeje në të.
Vendi II

Granata dhe plehraxhiu
Të gjithë i kemi parë çdo mëngjes kur hedhim mbeturinat në kazanët poshtë shtëpive. Ata mbërrijnë në heshtje dhe gërmojnë me durim mbi duhmën erëkeqe që del nga kazanët. Tani janë specializuar. Dikush kërkon vetëm hekurishtet, të tjerë mbledhin plastikë, dhe të tjerë akoma qelqin. Në një farë kuptimi bëjnë atë që shoqëria jonë nuk e ka realizuar akoma: përpunimin e diferencuar të plehrave. Pa këta njerëz, që i shohim përditë teksa dërsijnë mbi lloj-lloj mjetesh të çuditshme, pa këto “breshka njerëzore”, me siguri që qytetet tona do të ishin ku e ku më të ndyra. Në jetën e tyre ndodhin vetëm pak gjëra. Konsumi i qyteteve u ka garantuar atyre plehra me bollëk. Përditshmëria e tyre është si një pllakë e sheshtë. Zgjohesh në mëngjes, bën xhiron e zakonshme, dorëzon mallin që ke mbledhur, numëron paratë dhe shkon në shtëpi. Mirëpo nuk ka ndodhur kështu me njërin prej tyre në Tiranë. Ky, në fakt, është specialist i plastikës, mirëpo në një kazan i ka bërë përshtypje një gjë metalike, e rëndë. I zënë në mëdyshje plehraxhiu ynë e ka rrotulluar një copë herë të mirë në dorë, derisa ka tërhequr në mënyrë fatale një tel të vogël. Ishte siguresa e një granate. Bomba ka shpërthyer duke tronditur banorët dhe duke plagosur personazhin tonë. Nga raportimet dimë vetëm se ka shpëtuar gjallë. Detaje të tilla si emri, mosha, vendi ku ndodhi, shkalla e dëmtimeve e të tjera vogëlsira si këto, nuk u raportuan. Pikërisht andaj, mbase dhe ca me mik me thënë të drejtën, plehraxhiu trim, që shpëtoi për mrekulli, meriton vendin e II.

Vendi I
Krimbat pushtues

Nja 5 kilometra në Jugperëndim të qendrës së Elbasanit ndodhet lagjja (dikur fshati) Fushë-Mbret. Ky vend një herë e një kohë ka qenë pronë e Vërlacëve, bejlerëve të njohur. Kur Ahmet Zogu prishi fejesën me të bijën e Shefqet bej Vërlacit, kush e di se në çfarë rrethanash, ky vend u bë pronë e tij, dhe pikërisht prandaj, kur Ahmet Zogu u bë Mbreti Zogu I, vendi nisi të quhej Fushë-Mbret. Që nga fundi i viteve ’20 të shekullit të shkuar atje janë vendosur familje refugjatësh kosovarë të luftës. Është një zonë e paqtë e cila dallohet për frutat dhe për punimet e drurit. Që para ’90 – kohë kur nuk duhej zënë me gojë fjala Mbret – kësaj lagjeje i është dhënë emri më i lavdishëm i mundshëm: “Skënderbej”. Banorëve të Fushë-Mbretit as që ua ka pasur ndonjëherë ënda të dalin ndër lajme. Mirëpo që prej një muaji i ka zënë një hall i madh. Krejt lagjja është pushtuar nga tufa krimbash që kanë mbuluar çdo gjë, pemë, mure, avlli, rrugica, çati, madje edhe dhoma gjumi e kuzhina. Krimbat duket se janë të një lloji të veçantë. Përveçse shtohen në një mënyrë fantastiko-shkencore, ata janë edhe të rrezikshëm. Kontakti me ta shkakton flluska të këqija në lëkurë. Banorët e ngratë nuk kanë lënë ilaç pa përdorur, por më kot. Krimbat që pastrojnë ditën shfaqen edhe më të fuqishëm gjatë natës. Një lebeti e pamerituar ka përfshirë lagjen e qetë periferike. Nën zë thuhet edhe se nuk kanë pirë ujë as nuskat e fuqishme të një hoxhe aty pranë. Banorët e shkretë i janë drejtuar shumë herë shërbimit shëndetësor të bashkisë. Kur përgjigjja ka qenë “me këtë punë le të merret veterineri, ne jemi vetëm për njerëzit, ai është për kafshët”, ata janë hutuar fare. Teksa presin një zgjidhje thuhet se në fshat është hapur një debat i madh shkencor me temë “A është krimbi kafshë?”. Shumica ka qëndruar fort në idenë e parë se krimbi është thjesht krimb dhe o burra si t’ia bëjmë ta zhdukim, por më të maturit i kanë dhënë të drejtë bashkisë, duke sqaruar të tjerët se krimbi është një kafshë që bën pjesë te jovertebrorët prandaj u duhet veterineri dhe se derisa të vijë ai nuk duhet përhapur panik i kotë. Për nga veçanësia, dramaticiteti, serioziteti shkencor dhe ngjashmëritë me filmat e Hiçkokut, lajmi mbi krimbat pushtues në Fushë-Mbret e meriton plotësisht çmimin e parë të lajmeve të vogla të kësaj jave. Kanë thënë dikur jeta përbëhet nga kënaqësitë e vogla, mirëpo ja që u bëka edhe nga lajmet e vogla. (Gazeta Shqip)