Home Blog Page 8183

Zyrtari i AKI-së akuzohet se shfrytëzoi pozitën për qëllime personale të Smakajt

0

Bashkim SmakajProkuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër drejtorit të një departamenti të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Valon Salihu akuzohet se ka shfrytëzuar pozitën zyrtare për qëllime personale të drejtorit të AKI-së, Bashkim Smaka, kundër pronarit të portalit “Indeks Online”, Faton Shoshi. Në aktakuzën të cilën e posedon “Koha Ditore” thuhet se Salihu dyshohet se ka kërcënuar Shoshin pasi që ky e kishte publikuar një artikull në portalin e tij, i cili kishte të bënte me drejtorin e AKI-së, Bashkim Smakaj.

“Gjatë muajit dhjetor të vitit 2013 (Valon Salihu v.j.) ka tejkaluar kompetencat e tij dhe autoritetin zyrtar në cilësi të personit zyrtar duke kërcënuar të dëmtuarin Faton Shoshi, drejtor i portalit ‘Indexonline’, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari Faton e ka publikuar një artikull në portalin e tij, që kishte të bënte me drejtorin e AKI-së, Bashkim Smakaj, i njëjti në vazhdimësi e ka përcjellë dhe kërcënuar të dëmtuarin Faton Shoshi”, thuhet në këtë aktakuzë.

AKI-ja të enjten ka reaguar edhe ndaj një teksti të “Kohës Ditore” për vrasjen e një bashkëpunëtori të AKI-së në Siri. AKI-ja përmes një komunikate për media kishte akuzuar “Kohën Ditore” për pavërtetësi të lajmit. Por gazeta në numrin e ri kishte publikuar detaje të reja që konfirmojnë atë që ka shkruar gazeta duke demantuar komunikatën e AKI-së.

Faton Shoshi i ka thënë gazetës se e mirëpret një aktakuzë të tillë.

Blloku s’e humb shpresën

0

blloku opozitarPërderisa këshilltari politik i Hashim Thacit, Ardian Arifaj, ka thënë se pret që vendimi final i Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të sqarojë në detaje se kryeparlamentari i takon vetëm PDK’së si grupi më i madh parlamentar, përfaqësuesit e koalicionit LDK-AAK-Nisma kanë shprehur optimizëm se Kushtetuesja do tua japë të drejtën edhe atyre.

Besnuk Tahiri thotë se janë në pritje të vendimit final të Gjykatës Kushtetuese që edhe bllokut t’i jepet mundësia ta propozojë kandidatin e vet për kryetar të Kuvendit në rast se dështon PDK’ja. /Epoka e Re

Ja çmimet që u dhanë në “DokuFest”

0

DOKUKa përfunduar edicioni i 13-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, që është mbajtur në Prizren. Në mesin e 107 filmave, nga juria u vlerësuan këta filma:

-Çmimi i publikut: “Përqafimi” – Lulzim Guhelli.
-Best National Film: “Heshtje” – Bekim Guri
-Filmi më i mirë i shkurtër: “Subtotal” – Gunhild Enger
-Green dox: Çmimi kryesor “Metamorphosen” Sebastian Mez, ndërsa çmimin special të jurisë e mori “My Name Is Salt” – Farida Pachas.
-Best Human Rights Documentary: “Jugment in Hungary” – Eszter Hajdu, ndërsa çmimin special të jurisë e mori “The Missing Picture” – Rithy Panhit.
-Best International Short Documentary: “Emergency Calls (HÄTÄKUTSU)”- Hannes Vartiainen and Pekka Veikkolainen, ndërsa çmimin special të jurisë e mori “The Queen” – Manuel Abramovich.

Edicioni i 13-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, i ka bërë bashkë të dielën sërish kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.
Festivali i cili shfaqi 237 filma nga të gjitha anët e botës është bërë atraktiv për shumë njerëz brenda vendit por edhe jashtë tij.
Edhe pse u hap me protestë, aty morën pjesë Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, dhe shumë personalitete të tjera nga bota e artit dhe të institucioneve.
Kryeministri Rama, duke folur për “Klan Kosova”, ka thënë se “DokuFest”-in, të cilin e mbështeti financiarisht Qeveria e tij, e vlerëson shumë.
Ai ka deklaruar se “DokuFest” e ka futur kulturën filmike shqiptare në agjendën ndërkombëtare dhe është model për t’u ndjekur.
“DokuFest është një model për t’u ndjekur dhe është një avangard në mënyrën e konceptimit, të organizimit, të realizimit, dhe besoj se për gjithë hapësirën shqiptare është aktiviteti më prestigjioz që është arritur të kthehet në një institucion të rëndësishëm që tërheqë kaq shumë vëmendje. Mjafton fakti që janë 120 gazetarë të huaj të akredituar në DokuFest për të kuptuar se DokuFesti e ka futur kulturën shqiptare në agjendën ndërkombëtare, kulturën filmike shqiptare në agjendën ndërkombëtare”, ka thënë Rama.

Të gjithë në Prizren

0

DOKUEdicioni i 13?të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, i ka bërë bashkë sot sërish Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.

Festivali i cili shfaqi 237 filma nga të gjitha anët e botës është bërë atraktiv për shumë njerëz brenda vendit por edhe jashtë tij.

Edhe pse u hap me protestë, aty morën pjesë Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, dhe shumë personalitete të tjera nga bota e artit dhe të institucioneve.

Ndërsa, sot kur edhe po përmbyllet edicioni i 13-të i këtij festivali, pjesëmarrës do të jenë edhe Kryeministrat shqiptar Thaçi dhe Rama.

Të dy kryeministrat tanimë kanë mbërritur në Prizren, ndërsa sonte mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Edi Rama ka postuar edhe një foto, me Drejtorin e Dokufest – i cili ia ka dhuruar një bluzë për djalin e tij të vogël, Zahon.

“Në Prizren me Vetonin, drejtorin artistik te Dokufest, dhe bluzen e Dokufest per Zahon:-)”, ka shkruar Edi Rama në Twitter.

Rama, duke folur për Klan Kosova, ka thënë se Dokufest’in, të cilin e mbështeti financiarisht Qeveria e tij, e vlerëson shumë.

Ai ka deklaruar se DokuFest e ka futur kulturën filmike shqiptare në agjendën ndërkombëtare dhe është model për t’u ndjekur.

“Dokufest është një model për t’u ndjekur dhe është një avangard në mënyrën e konceptimit, të organizimit, të realizimit, dhe besoj se për gjithë hapësirën shqiptare është aktiviteti më prestigjioz që është arritur të kthehet në një institucion të rëndësishëm që tërheqë kaq shumë vëmendje”.

“Mjafton fakti që janë 120 gazetarë të huaj të akredituar në Dokufest për të kuptuar se Dokufesti e ka futur kulturën shqiptare në agjendën ndërkombëtare, kulturën filmike shqiptare në agjendën ndërkombëtare”, ka thënë Rama për Klan Kosova.

Tmerri i parrëfyer

0

Enver Sulaj

Në kamionin e linjës Serbi-Kosovë

sërish eshtra shqiptarësh:
-të vrarë
-të prerë
-të përdhunuar
-pa gjymtyrë
-pa organe
Kushedi…

Po vijnë pa ceremoni
Në heshtje
Me kamion
Ashtu si i morën grumbull të gjallë
Po i kthejnë grumbull të vdekur

Nuk i pyetën për emrat kur i rrëmbyen
Veç në sy i shikuan
Kryesorja të bukur t’i kishin
E shqiptarë të ishin

Copëza kockash me dhe të huaj
Po kthehen me tmerrin e parrëfyer…
Me dashuritë që i panë ngulur në thika
Po kthehen me shtigjet që shpinin në humnerë
Me netët e varrit
E s’i dëgjonte kush…

Nuk mjafton një lule-simbol për pranverën pa lule
As një uratë për botën e përtejme, parajsën e predikuar
As një gjëmë, as një klithmë, as një ulurimë…

Merrni, hidhuni pak dhe të këtij vendi
Bini në gjunjë e mos flisni asnjë fjalë
Se ua shtoni më shumë mërzinë…

Enver Sulaj

Thaçi paguhet 400 euro më shumë se Vuçiqi

0

Thaci Vuqiq1Të gjithë presidentët dhe kryeministrat e republikave të ish Jugosllavisë e kanë të zgjidhur problemin e strehimit, paga më të larta se 1,000 euro dhe disa prej tyre edhe kursime në banka, shkruan gazette serbe blic.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq është më i “varfëri” nga të gjithë kolegët e tij të ish republikave jugosllave.

Ai merr një pagë mujore pak më shumë se 1,000 euro, dhe përveç një apartamenti prej rreth 30 metra katrorë, s’ka asgjë tjetër, as kursime në bankë e as veturë.

Në anën tjetër, homologia tij sllovene Alenka Bratusek është kryeministrja më e paguar, me pagë 4712 euro në muaj. Përveç që ka pronë (shtëpi, tokë, plantacion pemësh), ajo është edhe pronare e veturës “Mercedes” një klasë e vitit 2010.

Ndër kryeministrat me pagë më të lartë, është edhe ai kroat, Zoran Milanoviq, i cili merr 2689 euro në muaj.

Sipas kësaj renditje, kreu i ekzekutivit kosovar del të jetë i treti. Hashim Thaçi, që aktualisht është kryeministër në detyrë i Kosovës, merr pagë vjetore prej më shumë se 1400 eurosh.

Pagë mujore jo të madhe merr edhe kryeministri malazez Milo Gjukanoviq. Paga e tij është 1131 euro, por nga vlerësimet jozyrtare ai është ndoshta më i pasuri nga të gjithë kolegët e tij të rajonit.

Përveç pasurive të patundshme, ai është pronar në kompanitë, “Kapital Invest”, pronar i 25 për qind të aksioneve në “Univerzitats” dhe 50 për qind në “Global Montenegro”.

Kush do jetë kandidati i PDK-së për kryetar të Kuvendit?

0

depuetet-kuvendndd1pdkNë seancën konstituive, ku u zgjodh Isa Mustafa Kryeparlamentar, dhe e cila u zhvlerësua nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar Agim Aliun për Kryetar të Parlamentit.

Aliu, ish-Kryetar i Ferizajt, ishte hedhur si një emër për t’u djegur për shkak se PDK e dinte se nuk do të arrinte t’i merrte 61 vota.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka ndryshuar rrënjësisht situatën. PDK edhe më tej nuk i ka 61 vota, por fakti se tash të gjithë i janë bindur vendimit të Gjykatës së PDK ka të drejtë të propzojë Kryeparlamentarin, i jep shense partisë që Hashim Thaçit që të gjejë disa deputetë partnerë për ta votuar kandidatin e tij.

Por, a do të jetë Agim Aliu kandidati i kësaj partie? Burime të Gazetës Express thonë se gjasat janë që PDK të hyjë me emra të tjerë.

“Tani janë zgjuar apetitet tek disa zyrtarë të lartë… Përmendet Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami”, ka thënë një zyrtar i lartë i PDK’së në kushte anonimiteti duke shtuar se “se ne si parti do të dëshmonim joseriozitet nëse e ndërrojmë Agim Aliun. Kjo do të vërtetonte tezat se ai ishte kandidat ynë për t’u djegur”.

“Apokalipsi po vjen, Perëndimi dështoi për t’i zmbrapsur ekstremistët”

0

apokalipsi po vjenApokalipsi po vjen. Kjo është deklarata tronditëse e Dominic Sandbrook, një historiani britanik, i cili ka publikuar hipotezat e tij në lidhje me fundin e botës, shkruan “Daily Mail”.

“Ne kemi jetuar në vitet më të përgjakshme në historinë njerëzore. Por gjëja me të vërtetë e frikshme është se më e keqja mund të jetë ende duke ardhur”, kështu sinjalizon Sandbrook.

Javën e kaluar, ai shkroi një kritikë për mallkimin e lidhur me dështimin e Perëndimit për të ndalur fanatikët islamikë. Tani, pas vrasjes së egër që konfirmoi frikën e tij më të keqe, ai shikon drejt së ardhmes.

“Gjëja me të vërtetë e tmerrshme është se Kalifati duket i pamundur për t’u larguar. Në fund të fundit, ajo ka rrjete mbështetëse aktive në pothuajse çdo kryeqytet të madh perëndimor, duke përgjuar zemërimin e mijëra të rinjve të cilët, të izoluar nga shpërthimet e ekonomisë botërore, ëndërrojnë të luftojnë për një kauzë. Sigurisht, udhëheqësit e kalifatit kanë ambicie dukshëm perandorake”, shkruan historiani britanik.

Mbi parashikimet dhe deklaratat e zëdhënësve të islamikëve terroristë, për shtrirjen e pushtimit edhe më gjerë se Iraku dhe Siria, historiani shkruan: “Do të jetë joshëse për të thënë se kjo është një mburrje e kotë”.

“Nëse gjërat do të mund të ishin ndryshe mbetet një pikëpyetje për historianët. Shumë njerëz, ende besojnë se pika e vërtetë e kthesës ishte Tony Blair dhe vendimi i Xhorxh W. Bush për të rrëzuar Sadam Huseinin në vitin 2003, jo vetëm për shkak se ajo i hapi rrugën militantëve islamikë në Irak, por për shkak se ajo diskretitoi parimin e ndërhyrjes perëndimore, që do të thoshte se pasardhësit e tyre ishin për fatalisht të ngadaltë për të vepruar një dekadë më vonë. Por pavarësisht nga shkaqet, rezultatet janë të padiskutueshme.

Në Lindjen e Mesme, miliona njerëz jetojnë nën sundimin e një tiranie në formën fetare, ndërsa këtu në Britani, pasojat na ka lënë më të varfër, më intolerantë, më të frikësuar dhe më të fragmentuar”, thekson historiani. “Sipas atyre pak të huajve të cilët janë kthyer gjallë, vende të tilla si Damasku, Alepo dhe Mosuli, janë reduktuar në qytete fantazmë, si diçka nga një film postapokaliptik fantastiko-shkencor”, tha ai.

Gojart Kqiku me dedikim për profesorin Begolli

0

Gojart KqikuuKrenar me Faruk Begollin ka shtuar aktori Gojart Kqiku me çrast ka ndarë me të tjerët dedikimin e tij në kujtim të përvjetorit të shtatë të vdekjes së aktorit Begolli
Aktori Gojart Kqiku ka realizuar një emitim briliant në kujtim të aktorit të ndjerë Faruk Begolli.

Në videon e postuar në rrjetin vimeo e të shpërndarë edhe në Facebook, aktori Kqiku ka emituar në mënyrë të shkëlqyer mënyrën e të folurës dhe të qëndrimit të aktorit Begolli në 7 vjetorin e vdekjes së tij.

Videoja është titulluar Faruk Begolli impression ndërsa teksti është marr nga monografia “Faruk Begolli” ndërsa i tërë projekti është realizuar nën tingujt e la Boheme të Charles Aznavour.
“Proud ëith Faruk Begolli…Enjoy my impression……like,share …E ksi sene” ka shkruar aktori Kqiku në profilin e tij në facebook krahas videos së postuar e cila ka marr komente pozitive dhe përgëzime për mënyrën e realizimit të rolit./KultPlus.com

Edi Rama sonte në ‘DokuFest’

0

Thaci-Rama-lidhja e prizrenitFestivali ‘DokuFest,’ i cili po zhvillohet në Prizren, pritet të mbyll sot edicionin e tij. I pranishëm në këtë event do të jetë dhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e tij me anë të një mesazhi në rrjetin social “Twitter”.

“Sonte me kënaqësi të veçantë në mbylljen e DokuFest në Prizren ku edicioni i shkëlqyer i vitit u mbështet nga dy qeveritë tona siç u zotuam!”-citohet në mesazhin e Ramës.

Ky është edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dokumentar dhe atij të shkurtër “DokuFest”, me temë “Thyeji Kufijtë”. Në këtë festival marrin pjesë artistë, regjisorë e producentë të shumtë nga vendi dhe shtete të ndryshme evropiane.

Mësohet se në edicionin e “DokuFest”-it, janë shfaqur rreth 250 dokumentarë dhe filma të shkurtër.