Home Blog Page 8194

Panairi i Librit në Ulqin

0

Ulqin-panairi libritNë Ulqin të Malit të Zi, këto ditë është duke u zhvilluar eventi i përvitshëm i Panairit të Librit.

Shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, nga data 19 deri më 23 gusht do t’i prezantojnë botimet e tyre më të mira. Sipas organizatorëve, në panair marrin pjesë rreth 50 shtëpi botimi, me 4000 tituj librash, ku 400 prej tyre janë libra të rinj.

Tashmë e kthyer në një traditë, Panairi i Librit në Ulqin këtë vit shënon edicionin e 14. Një numër i konsiderueshëm librash të rinj, që po prezantohen në këtë panair, i përkasin letërsisë antike, letërsisë për fëmijë, botime enciklopedike, guida turistike, fjalorë, poezi dhe romane.

Panairi i Librit është pritur me mjaft interes nga qytetarët e Ulqinit dhe jo vetëm, të cilët shprehen se këtij eventi, që përfshin të gjitha trojet shqipfolëse, duhet t’i jepet akoma një dimension i përmasave më të mëdha, që bashkon gjithë shqiptarët nëpërmjet librit.

Enver Hasani e “shpall” deputet Ardian Gjinin

0

ArdianGjini-aakKryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani si duket ka harruar që Ardian Gjini nga AAK-ja nuk është zgjedhur deputet në legjislaturën e re të Kuvndit të Kosovës.

Hasani, sic transmeton Indeksonline, gjatë seancës dëgjimore disa herë kur ia ka dhënë fjalën Gjinit e ka quajtur “Urdhëroni deputet”.

‘Monstra’, nesër protestohet para Qeverisë së Maqedonisë

0

Shkup-protesta shqiptareKëshilli Organizativ dhe Koordinues për rastin ‘Monstra’ ka informuar që protestat do të vazhdojnë edhe këtë të premte, duke filluar nga ora 13.45 nga “Çairçanja” deri te qeveria maqedonase.

Familjarët e të dënuarve nga rasti “Monstra”, si dhe të dënuarve nga protestat e kaluara, deklarojnë se nga vizita e bërë familjarëve të tyre në burg kanë konstatuar se ata (te burgosurit) po vuajnë në kushte mizore dhe jonjerëzore.

Ndërkohë që kanë adresuar një sërë kritikash në drejtim të politikanëve, duke theksuar ata nuk e kanë parë të udhës që së paku të prononcohen rreth rastit në fjalë.

Arrestohet një person në fshatin Nashec

0

arrestimi 2Një person është arrestuar në fshatin Nashec të Prizrenit. Ai dyshohet se ka kërcuan një person tjetër nga ky fshat.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar”,njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./prizrenPress.com/

Grushtohet një pjesëtar i policisë në Prizren

0

policia e kosovesNjë pjesëtar i Policisë së Kosovës është grushtuar nga një person në Prizren.  Grushtimi ka ndodhur në fshatin Lubizhdë. I dyshuari  për grushtim të policit i përket nacionalitetit boshnjak.

“I dyshuari është  arrestuar  pasi që i njëjtit së bashku me një të dyshuar tjetër mashkull kanë sulmuar fizikisht viktimën. Për shkak të rezistencës nga i dyshuari, njëri nga zyrtaret policorë  ka pësuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Rastet dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me teorinë e mandatit të lirë

0

GjykataKushtetuese e KosovesPër Kolegjin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovë

Komentimet doktrinare lidhur me teorinë e mandatit të lirë në demokracinë përfaqësuese:

Përfaqësuesit e zgjedhur interpretojnë dhe përfaqësojnë vullnetin e popullit si një entitet metafizik. Ata janë përfaqësues e popullit në tërësi, sepse përfaqësimi i tyre është i pandashëm, dhe të njëjtit nuk i përfaqësojnë vetëm votuesit e tyre. Për atë ata nuk i përgjigjen elektoratit që i ka zgjedhur dhe po ashtu elektorati nuk mund të ushtrojë ndonjë detyrim ndaj tyre. Kjo është karakteristika kryesore e teorisë të mandatit përfaqësues – (Doracaku i provimit të jurisprudencës – Doc. Dr Sla?an Ajvaz, Travnik, shkurt 2011, faqe 72)

Populli si nocion transhendental, për t’i ushtruar autorizimet sovrane duhet t’i ketë përfaqësuesit që atë e veprojnë në emër të tij. Do të thotë se sovraniteti popullor është ngushtë i lidhur me idenë e përfaqësimit, rrjedhimisht përfaqësimi është elementi themelor përmes të cilit shprehet tërësia kombëtare. Këta përfaqësues ushtrojnë këto kompetenca dhe i interpretojnë ato duke shprehur vullnetin e popullit si një entitet metafizik, ata janë përfaqësues të popullit dhe ata shprehin interesat nacional… Zaten këtu janë rrënjët e teorisë së mandatit përfaqësues, të lirë. (Po aty, faqe 81)

Lidhur me grupet parlamentare
Grupi Parlamentar, në parim, përbëhet nga përfaqësuesit/deputetët e të njëjtit subjekt politik në kuvend për realizimin e qëllimeve të përbashkëta politike. Por, nga ky rregull ka përjashtim në kuptimin e asaj se grupin parlamentar mund ta përbëjnë edhe përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike për realizimin e objektivave të caktuara politike. (Po aty, faqe 142)

Koalicionet – teoria mbi koalicionet
Një grup i autorëve (Dawns, Riker) konsiderojnë se qëllimi i koalicioneve është përfitimi i pozitave brenda pushtetit (resorët, ministrit apo portofoliot). Grupi tjetër i autorëve (De Swaan) aludojnë në rëndësinë e dimensioneve programore dhe konsiderojnë se në krijimin e koalicioneve çështja më e rëndësishme është kujdesi për realizimin e objektivave politike- Dr. Slavisa Orlovic, Universiteti i Beogradit, “Teoria e koalicioneve dhe formimit të qeverisë”, Beograd 2010

Mbi sovranitetin e legjislativit
Principi i sovranitetit të organit legjislativ nënkupton as më shumë e as më pak se ai definohet si titullar i autorizimit që të nxjerrë dhe të abrogojë cilindo ligj dhe për këtë asnjë entitet juridik nuk duhet të ketë autorizim që të mbisundojë kompetencën zgjedhore të tij. – AV Dicey, An Introduction to the Study of the Laë of the Constitution, 10th edn (London,Macmillan, 1959) 39–40

Definicionet lidhur me grupet parlamentare:
Sipas Ligjit për Kuvendin e shtetit të Izraelit (i quajtur literalisht Knesset) Grupi parlamentar definohet si në vijim:
1. Subjekti politik i përfaqësuar nga zgjedhjet për Knesset, që përfaqësohet me të paktën një përfaqësues,
2. Subjekti politik, përfaqësuesi apo përfaqësuesve e të cilit janë njohur nga komiteti i Knesset si grup parlamentar
3. Bashkimi i dy apo më shumë subjekteve politike në një grup të vetëm parlamentar në Knesset.

Definicioni sipas Rregullores së Punës të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë
Deputete?t mund te? formojnë? grupe parlamentare sipas pe?rkate?sise? partiake ose orientimit politik.

Definicioni sipas Rregullores së Punës të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë
(1) Deputetët në Kuvend mund të organizohen në grupe të deputetëve.
(2) Grupin e deputetëve e përbëjnë së paku pesë deputetë të cilët i takojnë një partie politike ose më tepër partive politike.

Definicioni sipas Rregullores së Punës të Parlamentit të Republikës së Rumanisë

Grupet parlamentare janë struktura të odës së deputetëve. Ata mund të asociohen në grupe parlamentare në 10 e më shume deputetë nga i njëjti subjekt politik apo formacione politike.
Deputetët e subjekteve politike apo formacionet e ndryshme politike që nuk përmbushin kushtin numerik për formimin e grupeve parlamentare, duke përfshirë edhe deputetët e pavarur, mund të bashkohen në një grup parlamentar apo edhe mund të anëtarësohen në grupe të tjera parlamentare të Odës së Deputetëve.

Prishtinë, 21 gusht 2014
Dorëzuar Kolegjit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Albulena Haxhiu
Armend Shkoza

Haxhiu: Kërkesa e PDK-së është e pabazuar

0

Albulena Haxhiu ne gjykat  Albulena Haxhiu ne gjykatAlbulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje u ndal te dy dispozita të Kushtetutës që sipas saj dëshmojnë të kundërtën e parashtruesit të kërkesës dhe tregojë se kërkesa e PDK-së është e pabazuar.

Ajo tha se Gjykata Kushtetuese mund ta bëjë vetëm konstatimin se a u bë propozimi nga grupi më i madh parlamentar, gjë të cilën mund ta vërtetojë te regjistrimi i deputetëve.

Haxhiu tha se detyrimi i kryesisë së mëparshme është rendi i ditës për seancë solemne dhe nuk është çështjes së gjykatës për shkak se ajo është e drejtë e Kuvendit të Kosovës ta ndërpres masën e përkohshme të sigurisë dhe kërkesën e deputetëve të PDK-së ta konsiderojë të papranueshme.

Ja çfarë tha Haxhiu në seancën e Gjykatës Kushtetuese:

Të nderuar gjyqtar të Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
I nderuari Kryetar i Gjykatës Kushtetuese,

Së pari ju falënderoj për organizimin e kësaj seance dëgjimore, konsiderojmë që është tejet e rëndësishme, që secili subjekt politik i përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës të paraqesë opinionet, qëndrimet dhe argumentet lidhur me kërkesën e parashtruar me nr. KO119/14.

Sipas njoftimit të 21 korriku 2014 të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit Nr. 05-V-001, të njëjtit kanë parashtruar kërkesën bazuar në Nenin 113 paragrafi 3 pika 5 dhe Nenit 113 par. 5 të Kushtetutës, Nenit 38 dhe 43 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Referuar kësaj baze ligjore konsiderojmë çështje kontestuese si në vijim:

Dy baza juridike në të cilat parashtruesit e kërkesës janë thirrur:

Së pari, Neni 113 par. 3 pika 5 dhe Neni 113 par. 5 i Kushtetutë s.
Këto dy dispozita janë elemente qenësore për Gjykatën që të bëjë konstatimin e përmbushjes së prezumimeve procedurale në bazë të të cilave konstatohet përmbushja e kushteve që subjekti i caktuar të konsiderohet si palë e autorizuar, e po ashtu të vlerësohet edhe aspekti i pranueshmërisë materiale të kërkesës, ratione materiae.

Në aspektin material dispozita e Nenit 113, paragrafi, 3, pikës 5 vërteton faktin se kërkesa në fjalë nuk ka mbështetje juridike për parashtrimin e saj. Kjo sepse në Nenin 39 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese është precizuar kushti i shterjes së mjeteve juridike, duke theksuar se rrjedha e afatit 30 ditor për të parashtruar kërkesën mbi këtë bazë kushtetuese është momenti i shterjes së mjeteve juridike. A janë shterur mjetet juridike nëse po cilat janë ato mjete juridike që i ka shfrytëzuar pala parashtruese e kërkesës për të kontestuar Vendimin e Kuvendit Nr. 05-V-001 dhe për ta sfiduar kushtetutshmërinë e tij?!

Ndërsa Neni 113 par. 5 i Kushtetutës i referohet autorizimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ka të bëjë me vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të nxjerrë nga ana e Kuvendit. Termi kushtetutshmëri ka kuptimin e vlerësimit të përputhshmërisë objektive të aktit me Kushtetutën dhe jo aspektin e përputhshmërisë subjektive të aktit në raport me rregullimin kushtetues.

Pra, kemi të bëjmë me rrethana tërësisht të ndryshme dhe se parashtruesi duke përfshirë dy baza juridike, atë nga Neni 113.3 (5) dhe 113.5 e bënë kërkesën qartazi të pabazuar.

Për këtë, ne propozojmë që në cilësinë e provës materiale të merret Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese të cilit i është bashkëlidhur Kërkesa KO119/14 në versionin e dorëzuar nga pala parashtruese. Për këtë lusim sekretarinë e Gjykatës Kushtetuese që ta pranojë provën tonë në kopje fizike dhe t’ia ofrojë të njëjtën Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese.

Më tej, është për t’u çuditur se Gjykata Kushtetuese në vendimin për masë të përkohshme VMP689/14 nuk e ka cituar fare bazën juridike nga Nenit 113.3 (5) në të cilën është bazuar kërkesa e 30 deputetëve kundër vendimit të Kuvendit Nr. 05-V-001. Madje në pikën 7 të këtij Vendimi VMP689/14 citohet baza, e cila fare nuk është cituar nga parashtruesit si referuese për rastin e iniciuar në Gjykata Kushtetuese në lidhje me Nenet 27,42 dhe 43 te Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

Kërkesa e 30 deputetëve ka cituar vetëm nenet 38 dhe 43, dhe jo nenet 27, 42 dhe 43. Po ashtu, në pikën 7 përfshihet baza juridike sipas rregullave 54, 55 dhe 56.3 te Rregullores se punës te Gjykatës Kushtetuese, e që këto dispozita nuk janë përmendur fare nga parashtruesi dhe as që janë bazuar në të njëjtat.

Mendojmë se me konstatimin e tillë Gjykata Kushtetuese qartazi ka asistuar në korrektimin e kërkesës KO119/14 dhe me këtë ka tjetërsuar cilësinë e saj, e përkufizuar sipas Nenit 112 par. 2, si plotësisht e pavarur në kryerjen e përgjegjësive të saj.

Për këtë:
Propozojmë që Kolegji të evidentojë këtë vërejtje dhe të njëjtën ta shqyrtojë, veçanërisht në procedurën e këshillimit para se të vendosë për çështjen e ngritur pranë saj.
Përkundër mospajtimit tonë , lidhur me pajtueshmërinë e kërkesës KO119/14, sa i përket përmbajtjes së objektit të kërkesës, Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron se:
sipas pikës 1. parashtruesit kanë kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 17korrik, pra nëse Kryetari i Kuvendit është propozuar nga grupi më i madh parlamentar sipas nenit 67.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

• Gjykata Kushtetuese nuk mund të bë jë hermeneutikën e definicionit prezumues “Grupi më i madh parlamentar”. Gjykata Kushtetuese mund ta bëjë vetëm konstatimin se a është përmbushur prezumimi kushtetues lidhur me çështjen se: a u bë propozimi nga grupi më i madh parlamentar? Këtë konstatim kuantitativ Gjykata Kushtetuese e realizon vetë m përmes vërtetimit të materialit të Kuvendit duke u fokusuar në aktin e regjistrimit të deputetëve dhe praktikës parlamentare, si p.sh. krijimi i grupit parlamentar 6+ në legjislaturën e IV-të.

Nuk është në kompetencën e Gjykata Kushtetuese që të bëjë interpretimin e Rregullores së Punës së Kuvendit dhe mbi bazën e kësaj të bëjë interpretimin e grupit parlamentar. Në instancë të fundit Rregullorja e Kuvendit është akt autentik i Kuvendit, ku interpretimi i saj bëhet nga vet kuvendi si organ autentik, dhe mbi bazën e parimeve hermeneutike, subjekti që ka nxjerrë aktin, respektivisht interpretimi i tij krijon efekt me fuqi detyruese – që përndryshe në teorinë juridike njihet si interpretimi autentik. Pra, interpretimi i Kuvendit lidhur me rregulloren e punës është situatë detyruese ku i obligon të gjitha subjektet tjera të respektojnë vendimin e tij. Në rastin konkret, duke qenë se Kryesia e Kuvendit ka miratuar rendin e ditës, gjatë trajtimit të të njëjtit është bërë një interpretim përmes të cilit është konstatuar grupi më i madh parlamentar.

2. Pyetja tjetër që përbën objektin e kërkesës së parashtruar është sqarimi se cili është Grupi më i madh parlamentar, që është përcaktuar në Nenin 67 (Paragrafi 2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Nenin 12 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjegjësisht a është Grupi Parlamentar ai që ka fituar në zgjedhjet për Kuvend të datës 8 qershor 2014 apo grupimi i cili është formuar gjatë regjistrimit të deputetëve dhe si rrjedhojë: Kush ka të drejtë të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit në mbledhjen Konstituive të Kuvendit?

– Kjo ndërlidhet me pyetjen e parë, gjë që ka të bëjë me kufizimin e Gjykatës Kushtetuese përkitazi me interpretimin e nocionit të grupit më të madh parlamentar. Në anën tjetër, edhe nëse Gjykata Kushtetuese do të ndërhynte në interpretimin e grupit parlamentar duke u bazuar në klauzolën e njëjtë sikur tek rasti i mandatarit, kjo do të përbënte cenim të dispozitës së Nenit 70 të Kushtetutës, ku garantohet mandati i lirë i deputetit. Vullnetin e deputetit duhet kuptuar jo vetëm me të drejtën e shprehjes së tij gjatë seancave plenare, por edhe në aspektin e determinimit të tij politik. Është vullnet politik po ashtu i deputetit që të bashkohet në formacionin e caktuar politik brenda parlamentit për realizimin e qëllimeve politike.

Pra arsyeja dhe qëllimi politik është ajo që përmban të paktën formalisht bërthamën e lirisë së determinimit politik.

Kështu që edhe rreshtimi me grupin më të madh parlamentar (edhe ne kuptim te Nenit 20 par. 1 te rregullores se Kuvendit) do të duhej ta konsideronim si vullnet politik, e po ashtu duke ngërthyer këtu ndoshta qëllimin konkret-pajtueshmërinë për propozimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit.

Për këtë duhet pasur parasysh se momenti i fillimit të mandatit të deputetit në aspekt kohor është përcaktuar me dispozitën e Nenit 70 par. 2 të Kushtetutës, moment i cili fillon nga certifikimi i rezultatit zgjedhor nga ana e KQZ-së. Kjo nënkupton se nga momenti që mandati fillon në kuptim të Nenit 70 par. 2 fillon së vepruari paragrafi 1 i këtij, që jo rastësisht këto dy autorizime janë të përfshira në të njëjtin nen. Pra, posa fillon mandati i deputetit, paragrafi 1 i këtij neni garanton mosnënshtrim ndaj asnjë mandati detyrues.

Në pyetjen e tretë nga Kërkesa KO119/14, parashtruesit pretendojnë në vlerësimin e kompetencave të Kryetarit të Kuvendit nga legjislatura e mëparshme. Edhe në referatin e kërkesës aludohet në tejkalimin e kompetencave dhe mohimin e të drejtës së Kryetarit dhe Kryesisë nga legjislatura e mëparshme përkitazi me përgatitjen e rendit të ditës. Këtë çështje e argumenton shumë mirë Rregullorja e punës së Kuvendit.

Në Nenin 8 paragrafi 3 është përkufizuar përmbajtja e domosdoshme e rendit të ditës në seancën konstituive, që përndryshe paraqet një nga prezumimet më kryesore të Rregullores përkitazi me seancën konstituive, me ç’rast kjo dispozitë e Rregullores e ka qartësuar se cilat janë pikat e domosdoshme të rendit të ditës, siç është përcaktuar në vijim:
1.Formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve dhe
2. Zgjedhjen e kryetarit dhe të pesë (5) nënkryetarëve të Kuvendit.
Mirëpo kjo nuk do të thotë se Kryetari dhe Kryesia e Kuvendit nga legjislatura e mëparshme nuk duhet të kenë parasysh detyrimin nga paragrafi 2 i Nenit 8 të Rregullores ku është i përfshirë obligimi i Kryesisë që të thërras mbledhje të përbashkët me kryetarët e partive, që kanë fituar vende në Kuvend, për ta përgatitur propozimin e rendit të ditës për mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit, për t’i caktuar vendet e deputetëve, përkatësisht të forcave politike në sallë, sipas fuqisë politike që kanë, sipas numrit të deputetëve të secilës forcë politike.
Pra një ndër detyrimet e Kryetarit dhe Kryesisë së legjislaturës së mëparshme është edhe përgatitja e rendit e ditës, ku sipas transkriptit të mbledhjes vërtetohet dakordimi unanim për rendin e ditës siç i është proceduar kryesueses së seancës konstituive sipas çelësit nga Rregullorja e Punës së Kuvendit.

Madje, sipas Nenit 9 paragrafi 2 kryesuesi i mbledhjes konstituive është i obliguar që të hapë mbledhjen e seancës konstituive dhe ta paraqesë(prezantojë) rendit e ditës që është përgatitur sipas Nenit 8 par. 2 të Rregullores së punës së Kuvendit.

Kryesuesi i seancës konstituive nuk ka asnjë kompetencë për interpretimin e rendit të ditës e as Rregullores së Kuvendit, sepse kjo është e përkufizuar edhe me par. 1 të Nenit 9 të rregullores, ku i njëjti udhëheq seancën vetëm deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe Nënkryetarëve.

Po ashtu, edhe sipas Nenit 85 par. 1 të Rregullores, e drejta e interpretimit të dispozitave të Rregullores së Punës së Kuvendit është në kompetencën e kryesuesit të mbledhjes së seancës plenare dhe jo të seancës konstituive. Andaj, në mbledhjen e datës 17 korrik 2014 kryesuesja e seancës konstituive pa asnjë të drejtë ka shkelur rendin e ditës, duke anashkaluar pikën 3 lidhur me Njoftimin për formimin e grupeve parlamentare, gjë që mund të vërtetohet edhe nga transkripti i mbledhjes së datës 17 korrik 2014.

Po ashtu, përkitazi me pyetjen e 4-të për të cilën parashtruesi ka kërkuar vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me të drejtën e shkarkimit të kryesueses së mbledhjes konstituive dhe vazhdimit të mbajtjes së seancës duke aluduar në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit, është jashtë çështjes kushtetuese për të cilën Gjykata Kushtetuese do të mund të vlerësonte një veprim të ndërmjetëm të Kuvendit, e aq më pak sa i përket çështjeve që ndërlidhen me aspektin e rregullimit të brendshëm të Kuvendit.

Në fund, ne si subjekt politik, i propozojmë Gjykatës Kushtetuese që pas shqyrtimit të qëndrimeve dhe argumenteve në këtë seancë dëgjimore, ta ndërpresë masën e përkohshme të sigurisë, të caktuar me vendimin nr. VMP689/14 dhe Kërkesën KO119/14 të 30 deputetëve të Legjislaturës së V-të ta konsiderojë si të papranueshme për shkak të mos përmbushjes së kushteve ligjore të përcaktuara me Nenin 38, 39 dhe 42 të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës në bazë të arsyeve të përcaktuara në Rregullin 36 paragrafi .3 pika (a) dhe (f) e Rregullores së Punës së Gykatës Kushtetuese.

Për këtë, Vendimi i datës 17 korrik 2014 nr. 05-V-001 duhet mbetet në fuqi dhe i njëjti është i zbatueshëm.

Ardian Gjini: Po tentohet të pengohet shumica për të zgjedhur institucionet

0

ArdianGjini-aakNënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, ka thënë se PDK po mundohet të shpikë procedura që nuk do të lejojnë shumicën parlamentare të zgjedhin institucionet e shtetit.

Gjini ka thënë se është jodemokratike të provohet se cili është sekondi për të treguar deputetët se cilit grup parlamentar i takojnë.

Sipas tij, nuk guxon rrethanë kur shumica parlamentare s’mund të zgjedh institucionet e shtetit.“Kjo shumicë e krijuar me asnjë qëndrim të vetin nuk ka treguar se është kundër vlerave që përmblidhen në Kushtetutë, ose kundër ekzistencën e grupeve etnike. Shumica e krijuar është në përputhje me vlerat e shkruara në Kushtetutë”, ka thënë Gjini.

Ardian Gjini i replikon Arsim Bajramit: Mandati është i deputetëve e jo i partisë

Nënkryetari i AAK’së, Ardin Gjini, ka replikuar me Arsim Bajramin sa i përket përcaktimit të ulëseve të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se neneve që i është referuar Arsim Barjami nuk ka të bëjë me ulëset por me mandatet e deputetëve.

Edhe sa i përket krijimit të grupeve parlamentare, Gjini ka thënë se pyetja se cili është grupi më i madh parlamentar është i thjeshtë dhe përcaktohet nga numri.

“Grupi më i madh është ai grup që ka një deputet më shumë”, ka thënë Gjini.

Mirëpo, sipas tij, PDK gabimisht ka bërë pyetje se a kanë të drejtë të bëhen bashkë në një grup parlamentar.

Gjini ka thënë se është në kundërshtim me logjikën parlamentare dhe kushtetuese që mandati i deputetëve është i partisë.

“Mandati është i deputetëve jo i partisë”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, Gjini ka kërkuar interpretim nga Gjykata se i kujt është mandati i deputetëve

Vjosa Osmani: Arsim Bajrami tha vetëm frustrime politike

0

palet ne gjykatDeputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka vendosur t’i përgjigjet akuzave të Arsim Barjamit vetëm pasi ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese.
(E plotësuar) Osmani ka thënë se të gjitha cka ka deklaruar Bajrmai janë frustrime politike.

Vjosa Osmani: Arsim Bajrami po e përzien mandatin e deputetit

Vjosa Osmani ka hedhur akuza se Arsim Bajrami s’po di të dallojë mandatin e deputetit dhe po përzien mandatin e të zgjedhurve të popullit.

Ajo ka cituar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila kishte nxjerrë vendimin për imunitetin e deputetëve.

“Ky vendim kundërshton ne esencë mendimin e z. Bajrami”, ka thënë Osmani.

Vjosa Osmani: Arsim Barjami po përmend supozime kushtetuese

Vjosa Osmani ka thënë se Arsim Bajrami po u referohet supozimeve kushtetuese e jo neneve të caktuara në Kushtetutën e Kosovës kur po elaboron kërkesën e tij.

Ajo ka mbrojtur rendin e ditë së seancës konstitutive të përcaktuar nga Kryesia e vjetër.

“Asnjë kundërshtim të rendit të ditës nuk është bërë në fillim të seancës konstituive”, ka thënë ajo.

Osmani ka sqaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton se në cilën ulëse ulën deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka marrë shembullin e Ukë Rugovës i cili kishte kaluar në AKR duke u ulur në ulëset e këtij grupi parlamentar.

“Shkeljet janë bërë nga kryesuesja e cila për nga mosha ishte më e vjetër”, ka thënë ajo.

Vjosa Osmani: Deputeti ka mandatin e lirë, jo detyrues

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka mbrojtur kushtetutshmërinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Osmani ka mbrojtur idenë e formimit të Grupit Parlamentar se mund të bëhet edhe para seancës konstituive.

Sipas saj, deputeti ka të drejtë të vendos se cilit grup parlamentar duhet t’i takoj.

“Mandati i deputetit sipas Gjykatës kushtetuese është i pacenueshëm”, ka thënë ajo.

Protesta kundër pushtetit e kineastëve serbë në “DokuFest”

0

Rabbitland-change“Rabbitland” (Toka e lepujve), që është pjesë e garës për filmin më të mirë të shkurtër dokumentar, është shfaqur në ekranin e “DokuKino Pllato” duke shpërndarë mesazhin e protestës kundër pushtetit. Animacioni i regjisorëve nga Serbia, Nikola Majdak dhe Ana Nedelkoviq, është shoqëruar edhe me një punëtori.

Janë lepuj, por pak ngjasojnë me lepujt e vërtetë. Janë ngjyrë roze, veshët nuk u qëndrojnë përpjetë e sytë i kanë të bardhë e të mëdhenj. Në majë të kokës kanë nga një gropë në vend të trurit.

Edhe shtëpitë e tyre janë rozë, por duken si të ishin të djegura. Ato janë pa kulme e të dëmtuara. E në qendër të qytetit me ngjyrë ari kanë marrë formë këmbët e një femre. Për lepujt kjo është botë e përkryer.

I gëzohen çdo ndryshimi që ndodh në vendin e tyre dhe shumë lehtë përshtaten me të. Ani pse ndryshimet janë të pakta, ata janë të përmbushur me jetën e tyre të përditshme, që e kalojnë çdo ditë duke votuar. E këto zgjedhje zënë vend çdo ditë në “Rabbitland” (Tokën e lepujve). /Koha Ditore/