Home Blog Page 8193

PDK blen gjashtë deputetë?!

0

Isa mustafa me ramushin ne kuvendPartia Demokratike e Kosovës e ka përgatitur deri në detaje skenarin se si ta marrë postin e kryetarit të Kuvendit dhe kësisoj ta përçaj edhe koalicionin LDK- AAK- Nisma. Burime ndërkombëtare i kanë thënë Gazetës Blic se PDK i ka kërkuar kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani që të vendos që çështja e kryetarit të Kuvendit të zgjidhet me votim të fshehtë, duke e tejkaluar kështu ngërçin politik dhe prurjen kështu të një vendimi të “pranueshëm” për të gjithë.

“Ka shumë gjasa që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të dalë me vendim, që çështja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të shkojë me votim të fshehtë. Pra, Gjykata Kushtetuese do të vendos asisoj që seanca e 17 korrikut të rikthehet nga fillimi, dhe për kryetar të Kuvendit të shkohet me votim të fshehtë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Ndërkohë, në një prononcim që e kishte dhënë para disa javësh për Gazetën Blic, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi kishte thënë se partia e tij i ka numrat për formimin e qeverisjes së ardhshme.
“PDK-së i takon mandatari për formimin e qeverisë. I kemi 15 ditë kohë ta bëjmë atë. Pra, do të hyjmë në procedurë, dhe kush thotë që nuk do t’i bëjmë numrat, pa hyrë në procedurë, pa e provuar”, kishte thënë Kuçi më datë 2 korrik.

Të paktën 6 deputetë të partive të Bllokut do të votojnë për kandidatin e PDK-së?

Në këtë situatë, ky burim qartëson se PDK do të arrijë që të realizojë objektivat. Pra, do ta propozojë një kandidat i cili do të shkoj në votim të fshehtë. Në këtë situatë PDK i ka të paktën 6 deputetë nga partitë e Bllokut, kryesisht të LDK-së, 1 të AAK-së, që do të votojnë për kandidatin e PDK-së.

Ndërkaq, gjatë ditës PDK-ja dhe partitë e koalicionit LDK- AAK- Nisma janë përballur në seancën dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjshmërinë e zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit.

Pritet që brenda pak ditësh edhe Gjykata Kushtetuese të dalë me verdiktin e saj për çështjen nëse Isa Mustafa u zgjodh në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme në seancën konstituive të 17 korrikut.

Partia Demokratike e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së Isa Mustafës si kryetar Kuvendi.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës para dy muajsh në një intervistë që e kishte dhënë për emisionin “Rubikon” të KTV-së kishte deklaruar se Gjykata Kushtetuese nuk merret me atë se kush është grupi më i madh parlamentar e as me atë se kush e ka të drejtën që ta propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit, për faktin se sipas tij, kjo më tepër është një çështje politike.

Arrestohet vjedhësi i 10 mijë eurove dhe i një biçiklete në Prizren

0

90127509PS025_GER_Plac.JPGËshtë arrestuar një person i cili dyshohet se ka vjedhur 10 mijë euro, si dhe biçikletën e tij. I dyshuari gjatë muajit të kaluar në orët e vona të mbrëmjes, kishe hyrë në oborrin e një shtëpie në rrugën “Gucia” në Prizren për të kryer vjedhje.

“Me datën 21 te muajit të kaluar një i dyshuar me mbiemër Kryeziu, në orët e vona të mbrëmjes, kishe hyrë në oborrin e një shtëpie në rrugën “Gucia” në Prizren për të kryer vjedhje. I dyshuari, pasi ishe bindur se pronari nuk ndodhej në shtëpi, e kishte hapur me forcë një dritare në podrumin e ndërtesës dhe nëpër te ishte përbiruar në brendi të shtëpisë”, njofton Policia në Prizren.

“Pas bastisjes që u kishte bërë dhomave dhe ormanëve, i dyshuari, në një zarf kishte gjetur një sasi të eurove dhe ishte larguar nga shtëpia, por jo në këmbë si kishte ardhur por e kishte vjedhur edhe biçikletën e pronarit të cilën diku rrugës e braktisë në një livadh”.

“Në atë kohë ishte hapur rasti nga Policia e Prizrenit dhe krim teknika kishte proceduar me vendin e ngjarjes”.

“Sot hetuesit policorë i kanë rënë në gjurmë të dyshuarit i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. I dyshuari u ka treguar hetuesve se parat qe i ka marrë në zarf i ka harxhuar duke luajtur në lojëra të fatit. Prokurori i shtetit e ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit në masën e arrestit”.

“Në kohën kur ishte kryer vjedhja, viktima kishte deklaruar se vlera e zarfit ka qenë rrafsh 10 000 euro”. /PrizrenPress.com/

Çka e gjeti regjisorin amerikan në Prizren?

0

Henry Corry-regjisorRegjisori Henry Corry, autor i filmave dokumentarë dhe autor i filmit“Fare well to Hollywood”, me të cilin paraqitet në festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar e të shkurtër “DokuFest”, thotë se është hera e parë që e viziton rajonin, dhe se kjo po i pëlqen. Ai thotë se Prizreni është qytet i jashtëzakonshëm, por ka telashe me kuzhinën vendore.

“Njerëzit janë të shoqërueshëm dhe është shumë vështirë të jesh vegjetarian këtu. Kam një ngjarje për ta treguar, mbrëmë në një restoran u thash që jam vegjetarian. A keni ndonjë gjë për vegjetariantët? Më thanë po, kemi supë pule. Imagjinoje! Une jam vegjetarian i përbetuar”.

Henry Corry për DokuFest-in ndërkaq, shprehet se krerët e tij kanë realizuar një punë fantastike.

“Shpirti i “DokuFestit” janë përgjegjësit e festivalit që kanë bërë punë fantastike. Ka kema të ndryshme që kanë sjell regjisorët. Është hera e parë që jam në rajon, dhe më pëlqen”, thotë për Zërin regjisori që vjen nga SHBA-të.

SHBA-ja s’i ndal sulmet në Irak, ISIS: Do vrasim gazetarin tjetër

0

Avionet ne siriAvionët amerikanë kanë nisur sulme të reja kundër militantëve të ISIS në Irakun verior pavarësisht kërcënimeve të grupit për të vrarë një tjetër gazetar amerikan.

Luftëtarë të marinës dhe avionë të telekomanduar po ndihmojnë forcat kurde dhe irakiene në luftën pranë qytetit të Mosulit.

Të martën grupi publikoi një video online ku tregohej ekzekutimi me thikë i gazetarit amerikan të zhdukur prej vitit 2012, James Foley.

Pas videos që tronditi botën, militantët kanë kërcënuar për të vrarë një tjetër reporter amerikan.

Presidenti amerikan Barak Obama e konsideroi ekzekutimin “një akt dhunë që tronditi ndërgjegjen e mbarë botës”.

Thaçi fton diasporën të regjistrohet

0

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka ftuar bashkatdhetarët që ta mbushin formularin elektronik të regjistrit të diasporës.

“Unë dëshiroj të vë në dukje para jush një nismë të ndërmarrë nga qeveria ime në fillim të këtij viti për krijimin e regjistrit të diasporës dhe mërgatës. Ftoj të gjithë bashkatdhetarët tanë që ta mbushin formularin elektronik që gjendet më poshtë: www.rd.rks-gov.net

Të dhënat e mbledhura do ndihmojnë qeverinë që të përmirësojë shërbimet e lehtësojë procedurat administrative që i nevojiten diasporës si dhe do të mundësojnë hartimin e politikave më efikase për përfshirjen më intensive të diasporës në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit duke mundësuar hulumtime të mbështetura në të dhëna cilësore dhe metodologji rigoroze”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Ai thënë se diaspora e Kosovës ka luajtur një rol thelbësor gjatë historisë dhe ka dhënë një kontribut të çmuar për mbijetesën e popullit, qëndresën ndaj okupatorit dhe për zhvillimin ekonomik.

Thaçi ka deklaruar se përkujdesja për diasporën ka qenë dhe mbetet prioritet i tij.

“Besoj se kjo pjesë vitale popullit tonë do të vazhdojë të luaj një rol kyç në të ardhmen e vendit e prandaj përkujdesja për diasporën ka qenë e do mbetet prioritet imi”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Majlinda e “thyen” akullin, nominon Thaçin dhe Jahjagën

0

Majlinda-ThaciMajlinda Kelmendi është fytyra e radhës publike që është lagur.

Sportistja më e mirë shqiptare e ka pranuar sfidën e Ministrit të Sportit në detyrë, Memli Krasniqi, të kovës me ujë të akullt ALS Ice Bucket Challenge, që u përhap me shpejtësi marramendëse nëpër botë ditëve të fundit.

Sportistja pejane ndërkohë i ka nominuar, Presidenten e vendit, Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi.

Prizren: Sulmon policin me pirun kuzhine

0

PiruniNjë ngjarje e pazakontë ka ndodhë mbrëmë përball Stacionit Policor të Trafikut Rajonal në Prizren.

Është sulmuar me pirun kuzhine një polic dhe disa kalimtarë.

Ngjarja kishte ndodhur kur një burrë së bashku me gruan e tij kishte vjedhur një biçikletë nga një oborr i një shtëpie. Pasi pronarja e kishte vërejtur vjedhjen, në vendngjarje ishin mbledhur kalimtar dhe kishte rastisur edhe një polic civil, njofton Policia në Prizren.

“Një burrë me mbiemër Bytyçi është arrestuar nga policia e trafikut rajonal për siç thuhet në raporte policore se i njëjti së bashku me gruan e tij kishte vjedhur një biçikletë nga një oborr i një shtëpie”.

“Mirëpo nuk kishte përfunduar lehtë vjedhja e biçikletës ngase këtë e kishte diktuar pronarja e cila kishte reaguar për ta ndalë vjedhjen por ishte goditur nga gruaja e dyshuar me një mjet të fort dhe ishte lënduar. Ndërkaq në drejtim të viktimës ishte vërsulur edhe i dyshuari, mirëpo për fat disa kalimtarë të çastit ndërhyjnë për ta zmbrapsur sulmin”.

“Ngjarja nuk përfundon me kaq. Burri i dyshuar nxjerr nga xhepi një pirun prej metali dhe fillon t’i sulmojë kalimtarët, ndërkaq edhe një polic në rroba civile e rastisë puna që ta shohë ngjarjen. Polici, pasi kishte treguar se është polic, kishte tentuar të kontrolloi situatën por kishte fituar një plagë në dorë nga i dyshuari me pirun kuzhine”.

“Në ndihmë, për qetësimin e situatës kishte arritur një patrullë trafikut e cila duke përdor sprej dhe shufra policore e kanë arrestuar të dyshuarin. Të gjithë të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore e më pas janë liruar ndërsa i dyshuari që sulmonte me pirun kuzhine është ndalur nën masën e arrestit”. /PrizrenPress.com/

Ky është fati i Hashim Thaçit

0

thaci merkel ne gjermaniKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi do të marrë pjesë me datën 28 gusht në Berlin në një konferencë të rëndësishme për Ballkanin.

Kryeministri në detyrë është i ftuar nga kancelaria gjermane Angela Merkel, qysh në muajin qershor.

Përfaqësimi i Thaçit në Berlin, ndoshta mund të jetë fundi i mandatit si kryeministër, por edhe një rast tejet të rëndësishëm do të jetë ai që do ta përfaqësojë Kosovën.

Ndryshe, Merkel shkruan në ftesë se qëllimi i iniciativës është që t’u jap shtytje të reja përpjekjeve për ekonomi dhe përparimin e shtetit ligjor, për siguri dhe pajtim në rajon.

Takimi do të bëhet më 28 gusht 2014, në Berlin, dhe është i organizuar nga Bashkimi Evropian.

Një aspekt i veçantë i kësaj konference do të jetë konferenca për shtyp. Merkel ka zgjedhur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për konferencë. Kjo gjë ka irrituar fort Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Gjithsesi, pjesëmarrja e Thaçit në këtë konferencë duket të jetë një përshkrim i historisë politike, jo vetëm të tij, por edhe të Kosovës.

The National: Nëse drejtësia ekziston, Kadare duhet ta kishte marrë me kohë Nobel-in

0

IsmailKadare6-30Folklori ballkanas përshkon shumë nga poemat dhe romanet e Kadaresë, veçanërisht “Kush e solli Doruntinën” (2011), por këtu autori e përdor folklorin për një efekt të epërm, për të shpuar tejpërtej artificet e kulturës letrare sovjetike. Një roman i hershëm, vende-vende disi bazik, “Muzgu i perëndive të stepës” shënjohet, sidoqoftë, nga madhështia dhe është një shtesë e mirëpritur e veprës së Kadaresë. Ai e ka marrë tashmë çmimin Man Booker International. Nëse drejtësia ekziston, ai do të kthehet dikur në Europën Veriore për të kaluar nga pretendent i përjetshëm i Nobelit në një fitues që duhet ta kishte marrë me kohë këtë çmim
Nga Malcolm Forbes, “The National” Në këto kohëra të vështira për blerjen e librit, ku dominojnë thrillerat me gjuhë stereotipe dhe kujtimet e njerëzve të shquar të shkruar nga dikush tjetër, lajmi se, më në fund, është përkthyer në anglisht një roman i vitit 1978, i thjeshtë në subjekt e në zhvillimin e personazheve, nuk ka të ngjarë të ngazëllejë lexuesin e zakonshëm. Fakti se autori i këtij romani është poeti dhe romancieri më i shquar shqiptar mund të jetë më shumë pengese se ndihmë. Sidoqoftë, për ata që janë të familjarizuar me emrin e Ismail Kadaresë ose të magjepsur nga vepra e tij, ose për ata shpirtra aventurëkërkues, që iu ngjallin interes zërat e huaj të padëgjuar, “Muzgu i perëndive të stepës” mund të jetë një kënaqësi e vërtetë. Ky roman enigmatik dhe joshës është një rrëfim fiksional i Kadaresë për kohën kur ishte student për Letërsi Botërore në Institutin e mirënjohur Gorki, në Moskë, në vitin 1958. Kjo “fabrikë intelekti” synonte të indoktrinonte një brez të ri poetësh, romancierësh dhe dramaturgësh që të aderonin dhe të bëheshin “prodhimtarë” të realizmit socialist të sanksionuar nga shteti. Kadare e përçmonte mësimdhënien doktrinare (deri në atë masë, saqë iu zvordh dëshira për të shkruar dhe konsideroi seriozisht braktisjen e letërsisë) dhe narratori anonim që rrëfen në vetën e parë në roman gjithashtu ankohet dhe përqesh pjesëmarrësit trushpëlarë të kësaj doktrine. Për t’iu shmangur tonit deklamativ, narratori i Kadaresë largohet nga ky mjedis sa më shpesh mundet dhe vendoset në një distancë të sigurt nga profesorët e Partisë Komuniste dhe instruksionit të tyre të mërzitshëm. Duke bërë një gjë të tillë, ai fiton liri vetjake dhe ajo që vjen më pas është thjesht një kremtim i moskokëçarjes rinore. Ne përgjojmë festat e dehjes dhe mbrëmjet letrare, të cilat shpien në zbulimin se “një njeri mund të ndeshë më shumë mrekulli në një natë të vetme në krahasim me ato që stërgjyshërit e vet antropoidë kanë parë në dhjetëra mijëra vite të evolucionit”.

Lexojmë për shëtitje me ski dhe udhëtime drejt daçave, endje të çmendura me tren drejt së panjohurës dhe një kërkim ngulmues, të krisur, për vilën e Mbretit Zog. Një pjesë e pushimeve në shtëpitë e krijimit të shkrimtarëve janë pa gjallëri – me shi të herëpashershëm dhe bilardo në Jaltë, net të bardha të pafundme dhe ping-pong në Rigë – por narratori ynë është krijues, duke sajuar vetë argëtimin e tij (zakonisht në formën e dëfrimeve me vajzat ruse) dhe duke bërë humor me absurditetin që e rrethon.

Kadare e mbush romanin e tij me lloj-lloj personazhesh dytësore. Gjejmë aty teto Katjan, babushka e ftohtë, jobuzëqeshëse ndaj tij, e cila monitoron portinerinë në katin e parë të shtëpisë ku flenë studentët si një rojë pa shprehje në fytyrë; ish-partizanin grek Anteo, që tani pi gjithë kohës; dhe studenten e bukur të mjekësisë, Lidën, e cila është e lumtur të ketë një të dashur shqiptar, për sa kohë që ai nuk është shkrimtar. Nuk është për t’u çuditur që asaj nuk i pëlqejnë ata. Shkrimtarët e institutit përshkruhen si një tufë leshkosh e spiunësh mburravecë e servilë. Më të vjetrit prej tyre, që duhet të ishin edhe më të shquarit, ushqejnë paragjykime të vjetra dhe ngjajnë me “qenie të përçudura, që i kisha parë të futura nëpër tretësira në ca enë qelqi, në muzeun e shkencave të natyrës”. Rekrutët e rinj kanë smira të tmerrshme mes tyre dhe sajojnë gjëma të zeza prapa krahëve. Secili nga ata është mediokër, që ka për qëllim të shkruajë çfarë është udhëzuar të shkruajë. Duke përshkuar qytetin, narratori reflekton për pasaktësinë artistike të tyre “Pothuajse në asnjë roman sovjetik nuk përshkruhej saktësisht Moska”. Përkundrazi, përshkrimet e tij për qytetin janë një kritikë e ashpër dhe e hidhur: Sheshi i Kuq është “i shkretë”, muret e shtrira të Kremlinit kanë “diçka të mangët, shurdhane, një mungesë drame” turmat rrallohen “si gjaku që ngjitet me vështirësi në kokën e njeriut, kur ai e ka trysninë të ulët”.

Romani i Kadaresë është përkthyer në mënyrë të shkëlqyer nga përkthyesi David Bellos, nga një botim i vitit 1998 në frëngjisht, dhe kaq fatmirësisht nuk ngjan si një “telefon i prishur”. Humori i lehtë i Kadaresë, dëshpërimi dhe talljet sarkastike ndaj shkrimtarëve servilë, mbeten të paprekura. Drejt fundit të librit, këto tallje sa vete bëhen një kritikë më e ashpër dhe e hidhur, kur të gjithë shkrimtarët përfshihen në furoren që shpërthen ndaj lajmit se Boris Pasternak paskësh fituar Çmimin Nobel. Ndërsa natë e ditë nga transmetimi i radios dëgjohen mallkime të njëpasnjëshme për Pasternakun, shpalosen ngjyrat e vërteta të tyre. Heroi i Kadaresë vetëm sa ndalon për një çast dhe mendon si i mpirë se “Një e gjashta e dheut ndodhet nën sharje”. Joshja kryesore e romanit të Kadaresë është mospranimi i tij për të luajtur lojën për të cilën është përzgjedhur që të luajë dhe kafshimi i dorës autoritare që e ushqen. Një kënaqësi tjetër mund të përjetohet ndërsa ndjek pranëvënien mendjemprehtë të baladave të lashta shqiptare me arratitë e tij reale dhe sureale.

Folklori ballkanas përshkon shumë nga poemat dhe romanet e Kadaresë, veçanërisht “Kush e solli Doruntinën” (2011), por këtu autori e përdor folklorin për një efekt të epërm, për të shpuar tejpërtej artificet e kulturës letrare sovjetike. Një roman i hershëm, vende-vende disi bazik, “Muzgu i perëndive të stepës” shënjohet, sidoqoftë, nga madhështia dhe është një shtesë e mirëpritur e veprës së Kadaresë. Ai e ka marrë tashmë çmimin Man Booker International. Nëse drejtësia ekziston, ai do të kthehet dikur në Europën Veriore për të kaluar nga pretendent i përjetshëm i Nobelit në një fitues që duhet ta kishte marrë me kohë këtë çmim. /NOA

Malishevë: Dy persona rrahën për spital

0

rrahje 34Katër janë rrahur mes vete në fshatin Llapqevë të Malishevës. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një zënke kanë sulmuar fizikisht dy viktima, duke iu shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim/PrizrenPress.com/