Home Blog Page 8211

Presidentja Jahjaga: Ekstremizmi kërcënon sigurinë kombëtare

0

Atifete jahjagaPresidentja Jahjaga për arrestimet e fundit thotë se janë ndërmarrë për shkak të rrezikut që nuk i kanosej vetëm Kosovës. Hedh poshtë të ketë pasur presion ndërkombëtarë. Ajo fton qytetarët që të mos mbështesin një ideologji që është kundër idealeve, mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se nuk ka pasur presion ndërkombëtar për inicimin e aksionit në arrestimin e mbi 40 të dyshuarve për përfshirje në radikalizëm dhe terrorizëm.

Ajo ka thënë se të gjithë janë të vetëdijshëm se ky kërcënim nuk e kanos vetëm Kosovën.

“Rreziku del përtej kontekstit tonë të brendshëm”, ka thënë në intervistën për gazetën Zëri, presidentja Jahjaga.

Për të arrestuarit, Jahjaga thotë se janë një grup i izoluar, individë të radikalizuar, të manipuluar , për të cilët ka dyshime të bazuara që janë reshtuar pranë grupeve terroriste, me qëllim që të kryejnë vepra terroriste dhe kriminale në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

“Është fjala për individë që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë Jahjaga.

E para e vendit, bënë thirrje që të gjithë t’i kundërshtojnë këto ideologji, që shkojnë në dëm të vendit.

“Ashtu sikur institucionet e vendit edhe qytetarët e Kosovës të dënojnë një veprimtari dhe orientim të tillë që bie ndesh me vlerat dhe idealet, mbi të cilat e ndërtuam shtetin tonë”, ka thënë presidentja e Kosovës.

Vjosa Osmani ‘avokate’ e bllokut në Kushtetuese

0

VjosaOsmani-LDKLDK-ja dhe partnerët e saj AAK e Nisma janë pajtuar që deputetja e LDK-së Vjosa Osmani të përfaqësojë Bllokun në përballjen gjyqësore më 22 gusht në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Teutë Sahatqija, nënkryetare e LDK-së, tha se si koalicion jemi të përgatitur për përballje në kushtetuese me argumentet tona.

“Na është kërkuar që në gjykatë të përfaqësohemi më deputetë dhe koalicioni LDK-AAK-Nisma do të përfaqësohet në Gjykatën Kushtetuese me 22 gush nga deputetja Vjosa Osmani”, bëri të ditur për Botapress Sahatqija.

“Ne si koalicion LDK-AAK-Nisma, jemi të përgatitur për tu përballur në Gjykatën Kushtetuese me 22 gusht. Ne kemi argumentet të cilat janë në favor tonin dhe jemi të përgatitur mjaftueshëm për të mbrojtur dhe dëshmuar argumentet dhe të drejtën si koalicion pas zgjedhor dhe si grup parlamentar të mbështetur edhe nga subjektet tjera”, tha Sahatqija.

Ferati: Tendencat e Serbisë janë të dëmshme

0

Sadri-FeratiIsh-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë pa fuqi legjislative dhe ekzekutive.

“Asociacioni i komunave është organizim vullnetar, kështu edhe është thënë nga përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, prandaj duhet të mbetet si tillë. Duhet të jemi të qartë se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë asnjë fuqi ekzekutive dhe legjislative”, ka deklaruar Ferati për “Epokën e re”.

Ai i ka vlerësuar të dëmshme tendencat e Serbisë për të hartuar statut të veçantë për asociacionin e komunave me shumicë serbe, me të cilin parashihet që arsimi dhe shëndetësia të mbesin në sistemin e saj. “Të gjitha çështjet e tjera që Serbia po tenton t’i zgjidhë nga asociacioni janë të dëmshme. Mendoj se edhe nëse ka diçka për t’u diskutuar ajo duhet gjithmonë të diskutohet me Prishtinën, por kurrsesi me asociacionin e komunave me shumicë serbe. Prandaj këto tendenca të Serbisë janë të dëmshme”, është shprehur Ferati.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të reagojnë ndaj këtyre tendencave dhe në asnjë mënyrë të mos lejojnë realizimin e tyre. “Republika e Kosovës jo vetëm se duhet të reagojë, por nuk duhet të lejojë që kjo të diskutohet për të qenë çështje e asociacionit të komunave me shumicë serbe ngaqë, siç dihet edhe me pakon e Ahtisarit, në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor janë paraparë kompetenca të zgjeruara për këto komuna dhe janë shumë të mjaftueshme ato. Prandaj kjo nuk duhet të ndodhë që ato të menaxhohen nga asociacioni i komunave serbe ngase atëherë veç po ndryshon statusi i komunave veriore. Kjo do të jetë e dëmshme”, ka theksuar Ferati. Sipas tij, Serbia është duke tentuar të deformojë çdo gjë. “Bazuar në deklaratat e tyre, mund të lexohet se Serbia po konsideron se kjo çështje është një pjesë e punës. Dhe duke vazhduar kështu, Serbia gjithë procesin e dialogut më tutje do ta kushtëzojë me kompromise të vazhdueshme derisa në një moment të gjitha t’i deformojë”, ka deklaruar Ferati. Në këtë kontekst, Ferati ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes shumë të madh në mënyrë që me krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe të mos lihet përshtypja se është formuar një qeveri apo një parlament. “Sa i përket funksionimit, mendoj se nuk duhet të lejohet derë e vogël që nëpërmjet asociacionit të komunave me shumicë serbe të lihet përshtypja se është formuar një qeveri apo ndonjë parlament. Në këtë drejtim duhet një kujdes i madh i Prishtinës që diçka e të tillë mos të ndodhë”, është shprehur Ferati, duke shtuar se ende ka paqartësi se çfarë asociacioni do të formohet. “Dokumenti nuk ka kaluar në Kuvend. Ky dokument është ndalur në komisionin në të cilin isha edhe unë. Pikërisht është ndal për këto çështje që po diskutohen sepse është kërkuar një qartësi se çfarë asociacioni të komunave do të ketë dhe cila do të jetë veprimtaria e tij konkrete. Presim që të funksionalizohet kuvendi, pastaj të vijë ai dokument për t’u miratuar”, ka thënë Ferati.

Ndërkohë, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, një ditë më parë ka deklaruar se Qeveria e Serbisë është duke e hartuar një statut për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, me të cilin do të parashihet që arsimi dhe shëndetësia të mbesin në sistemin e saj. “Ne duam që sa më parë të flasim me politikën shqiptare në Kosovë, që ta miratojmë statutin e asociacionit dhe të themelojmë atë. Kontribuuesit serbë të arsimit e të shëndetësisë në Kosovë paguhen nga Qeveria e Serbisë dhe Beogradi nuk e ka ndërmend ta ndalojë këtë. Kjo do të rregullohet edhe me anë të statutit të asociacionit të komunave serbe”, ka theksuar Gjuriq.

BIK-u nën akuza, kërkohet reformim

0

bikBIK-u, e pranon se duhet të ketë reforma, po jo vetëm kur ka “sherre apo konflikte”. Imamë dhe politikanë kosovarë kritikojnë tolerimin e hoxhallarëve kontroversë.

Arrestimet e ditëve të fundit të mbi 40 personave, që dyshohet se kanë lidhje me organizatat terroriste ISIS dhe Al Nusra, si dhe prangosja e një imami në Gjilan, i ka rikthyer debatet për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe miratimin e Ligjit për Bashkësitë fetare.

Në përgjigjet e Zyrës për Informim të BIK-ut dërguar gazetës “Kosova Sot”, pohohet se si çdo institucion tjetër, qoftë fetar apo laik kudo në botë që ka nevojë për reforma, ashtu edhe BIK-u ka nevojë për reforma të sofistikuara.

“Por, reformat nuk duhet të ndodhin vetëm kur ndodhë ndonjë sherr apo konflikt, por ato duhet të ndodhin në vazhdimësi. Sidomos në kohët e sotme moderne kur po përballemi me zhvillime të hovshme shkencore, kulturore, politike, fetare, informative, teknologjike e tjera”, thuhet në përgjigjen e BIK-ut.

Por profesori i Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës dhe njëherësh kryetar i Sindikatës në BIK, imami Idriz Bilalli, thotë se përgjegjësi kryesor për këtë gjendje është myftiu Naim Tërnava, që nuk mori masa ndaj imamëve kontroversë.

“Ne si Sindikatë e Punëtorëve të Bashkësisë Islame, shqetësimin tonë për dukuri jo të mirë e kemi ngritur qysh herët – para katër pesë viteve – përmes Sindikatës i kemi bërë publike qëndrimet tona. Mirëpo, kjo është çështje e institucioneve të rendit dhe të sigurisë publike të vendit që kanë paraparë të ndërmarrin një hap të tillë”, ka thënë ai.

Edhe deputetja e LDK-së, Alma Lama thotë se, BIK-u ka toleruar imamë radikalë nëpër xhami, që nxisin urrejtje fetare, gjinore dhe kombëtare. Ndërsa sipas saj u takon besimtarëve të vlerësojnë nëse BIK-u po i përfaqëson interesat e tyre dhe a po e justifikojnë ekzistencën e tyre.

Ndërsa deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, thotë se në Kosovë nuk kemi ende ligjin për bashkësi fetare, por sa i përket ekstremizmit, Kosova ka policinë, dhe Agjencinë për Inteligjencë, të cilat janë të gatshme të ballafaqohen me çdo rrezik potencial që i kanoset Kosovës.

“DokuFesti”, me artin e ndryshimit

0

DokuFest XIII-ndrysho mos u mshefNevoja për ndryshimin e status quo-së në zhvillimet e kulturës lokale do të shtynte aktivistët e dikurshëm, drejtuesit e sotëm të “DokuFestit”, që t’u hyjnë veprimeve përmes të cilave shprehin pakënaqësinë, por edhe të sjellin risi në qytetin e vjetër të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Pas 13 vitesh angazhimi, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër nuk mbahet më në një qytet pa kinema, pasi që nga dhjetori i 2013-s ka nisur funksionimi i “DokuKinos”. Në këtë mënyrë njëri prej qëllimeve të “DokuFestit” është përmbushur.

Por misioni për zhvillim të mëtutjeshëm në dhe rreth kinemasë vazhdon. Edicioni i 13-të i këtij festivali vjen me porosinë “Ndrysho, mos u mshef”, që është pasqyruar edhe në programin e filmave, që përmban 237 filma nga 56 vende të botës, të ndarë në gjashtë kategori garuese dhe shumë përzgjedhje speciale.

“Deri diku kemi përmbushur një pjesë të misionit, kemi mbërritur në momentin që kemi kinema. Por kjo nuk domethënë që e kemi kryer misionin, sepse besojmë se mund të kanalizojmë energjitë tona për ndryshime edhe më të mëdha, më pozitive në jetën kulturore të këtij qyteti dhe të këtij vendi. Mu për këtë shkak kemi zgjedhur moton e ndryshimit, pasi që si organizatë bazohemi në aktivizëm, dhe mendojmë se aktivizmi duhet të jetë motor i ndryshimeve. Me programin e filmave dhe me krejt çka sjell ‘DokuFesti’ synojmë të promovojmë idenë e aktivizmit dhe ndryshimit dhe nuk kemi arsye që të ndalemi”, thotë Veton Nurkollari, drejtor artistik i festivalit.

Ai pranon se në shoqërinë kosovare nuk ka mekanizma të mjaftueshëm që disa gjëra të marrin rrjedhë normale dhe të duhur, në mënyrë që ato të sjellin edhe ndryshime pozitive, prandaj “DokuFesti” shpesh herë merr role më të mëdha se sa që do të duhej të kishte, kryesisht për shkak të mungesës së iniciativës për zhvillim kulturor. Madje sivjet ajo është zgjeruar edhe në programin e filmave.

Të pasme të tilla duhen fiksuar mirë

0

Michelle Hunziker1Para 19 vitesh, të pasmet e moderatores Michelle Hunziker u shpallën si më të mirat në Itali.

Tani një italiane na sjell në kujtesë Hunziker.

Ajo është Laura Cremaschi, një yll në rritje, e cila po pushon në Majemi më të dashurin.

Gold AG refuzon të pi birrë në një dasmë (Foto)

0

Gold AG refuzon birre1Reperi nga Presheva, Gold AG, i cili njihet për tekstet e tij patriote, njihet edhe si besimtarë i fuqishëm.

Në një fotografi të postuar në Facebook nga një dasmë, shihet se si Gold AG e refuzon birrën që i ofrohet në sofër.

 

 

Gold AG refuzon birre1

 

Kardashian, me një libër të ri

0

kartolina-kardashian2Ikona Kim Kardashian, e cila në fakt nuk është e famshme për asgjë, vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes mediatike.

E njohur kryesisht për format e saj bombastike, ajo do i vijë një hap më pranë adhuruesve, duke botuar një libër jo dhe aq të zakonshëm. Një libër me fotografitë “selfie” të saj.

Tashmë, posterat e ngjitur nëpër muret e dhomës janë diçka mëse e zakontë për Kim Kardashian. Ambicia e saj për të qenë imazh kudo shkon përtej dhe e detyroi 33-vjeçaren, që të kompozojë një libër me fotografi personale të saj.

Kim Kardashian, tashmë mama, duket se nuk heq dorë nga publiciteti i vetvetes. Në fakt, ajo nuk është këngëtare, por shkon në çdo event muzikor; nuk është modele, por është e pranishme në çdo sfilatë mode; nuk është aktore, por parakalon në çdo tapet të kuq.

Por, ajo mbetet Kim Kardashian, vajza që tashmë i ofron këshilla fansave të saj, se si merren foto të përsosura “selfie”. Edhe pse e çuditshme deri diku, kjo tingëllon si një mënyrë shumë e mirë dhe e thjeshtë marketingu, për të fituar disa parà të tjera.

Gërmuesit e harruar të varrezave masive

0

Varreza-masiveMe dhjetëra herë kanë shkuar në Serbi për gjetjen e trupave shqiptare të zhdukura, ndërsa nuk u është paguar as ushqimi e as rruga.

Mëditjen e parë e kanë marrë në vitin 2010, që nga mbarimi i luftës. Para vetëm një jave ekipi kërkimor i të pagjeturve është pajisur me rroba pune dhe fotoaparat, shkruan Zëri.

Rama premton rrugë turistike nga Varoshi deri në Plavë e Guci

0

Varoshi-Plavë e Guci-rrugaKryeministri i Shqipërisë u është përgjigjur me një tjetër status në Twitter, atyre që kur e postoi idenë për projektin e jugut, e pyetën se chfarë e ka në plan të bëjë në veri të vendit.

“Pas projektit të Vijes Bregdetare të Vlorës së shpejti konkursi për projektin e integruar Vija Bregdetare e Orikumit-Parku Kombëtar i Llogarasë”, njoftoi Rama në Twitter.

Më vonë, Kryeministri shtoi se “në shtator çelet dhe konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës së Re e për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur”, ndërsa në një postim të mëvonshëm shkroi: “Projekti RAB, një bazë për programin e ri të zhvillimit ekonomik të Himarës së Rilindur nga ndarja e re territoriale”.

Dikush i ka kujtuar Rrugën e Arbrit, të tjerë Shkodrën, Velipojën dhe Pogradecin.

Në mbrëmje, në orën 23:00, Kryeministri i ka lexuar shqetësimet e banorëve dhe iu është përgjigjur, duke i kujtuar se në muajin gusht nisi ndërtimi i rrugës turistike që të çon në Vermosh, duke u zotuar se do të ndërtohet aksi deri në Plavë dhe Guci.

“Pyesni pse projekte vetëm në bregun e Jugut? Jo jo, p.sh brenda gushtit nisim rrugën turistike për Vermosh e do ta çojmë deri në Plavë-Guci”, ka shkruar Rama.