Home Blog Page 8214

Dukagjin Gorani: Thaçi të ikë si kryeministri i Irakut

0

Dukagjin_Gorani1Koalicioni gjithëpërfshirës është në dëm të Kosovës, thotë analisti Dukagjin Gorani teksa komenton deklaratat e kryeministrit në detyrë dhe kreut të PDK-së Hashim Thaçi.
Ai për Radio Dukagjinin tha se situata të tilla mund të prodhojnë qetësi në mes të subjekteve politike, por që pakënaqësitë pastaj do të barteshin në shoqëri e nga shoqëria në rrugë .

“Mendoj që në situatën në të cilën jemi, ndoshta më së miri është me pas fitues edhe humbës. Nuk mendoj që nuk është aq tragjike nëse PDK shkon në opozitë e as nuk është tragjike nëse blloku e krijon qeverinë, kështu që edhe ata të cilët e fitojnë pushtetin nuk do të fitojnë ‘çek bllanko’ për zhvatje dhe shpërdorime, ndërkohë që edhe ata që e humbin pushtetin nuk mendoj që do të fshihen prej faqes së dheut”, ka thënë Gorani.

Ai duke folur për situatën në të cilën ndodhet PDK-ja, kur asnjë subjekt politik shqiptarë nuk dëshiron koalicion me të, thotë se fajtor për këtë është vetë lideri i partisë Hashim Thaçi.

Ish këshilltari Gorani ka këshilluar ish shefin e tij Hashim Thaçi që të ndjek shembullin e kryeministrit të Irakut, Nuri Al Maliki që pavarësisht se i ka fituar zgjedhjet ka hequr dorë nga pozita e kryeministrit.

“Ndoshta më së miri është përmes një reflektimi racional PDK të vie në situatë ashtu sikurse erdh në situatë dje ish kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki, i cili edhe përkundër faktit se i fitoi zgjedhjet, u detyrua ta kuptoi që është momenti historik i cili nuk e do atë si kryeministër dhe nganjëherë fitimi aritmetik, fitimi i votave ose fitimi i shumicës së votave, nuk do të thotë vetvetiu marrje e vendimit për qeverisje, nëse numri i votave nuk e kalon shifrën 51 %”, ka vlerësuar Gorani.

Arrestohen pesë persona në Prizren

0

arrestimi 2Pesë persona janë arrestuar brenda 24 orësh në komunën e Prizrenit. Arrestimi i tyre është bërë me kërkesë të Gjykatës Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se të arrestuarit nuk iu kanë përgjigjur pagesave të gjobave të ndryshme.

“PrizrenPress”, publikon pa ndërhyrje raportin e plotë të Policisë së Kosovës.

Raporti

Rr. “Wiliam Woker”,Prizren 14.08.2014 -08:30 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Pas kryerjes së obligimeve ndaj gjykatës i dyshuari është liruar.

Rr. “Civileni”, Prizren 14.08.2014 -11:30 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Pas kryerjes së obligimeve ndaj gjykatës i dyshuari është liruar.

Rr. “Selajdin Berisha”, Prizren 14.08.2014 -13:30 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Pas kryerjes së obligimeve ndaj gjykatës i dyshuari është liruar.

Rr. “Bingeni”, Prizren 14.08.2014 -11:00 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Pas kryerjes së obligimeve ndaj gjykatës i dyshuari është liruar.

Rr. “Xhevat Berisha”, Prizren 14.08.2014 -15:30 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Pas kryerjes së obligimeve ndaj gjykatës i dyshuari është liruar.

Chelsea Handler, pa të brendshme

0

Chelsea HandlePrezantuesja amerikane e talk showt “Chelsea Lately” ka postuar në rrjetet sociale disa foto për të qëndruar në të njëjtin hap me motrat e famshme Kardashian.

Por si e ka bërë këtë? Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet pothuajse e zhveshur duke ironizuar realityn e “The Keeping up with Kardashian” dhe mungesën totale të privatësisë. “Gjithmonë kam dëshiruar që për një ditë të ndihem një Kardashiane”, ka thënë Chelsea Handler.

Reality i Kim dhe familjes së saj transmetohet në të njëjtin rrjet televiziv ku shfaqet edhe talk show i Chelsea. Por ndërsa programi i saj “Chelsea Lately” do të mbyllet, reality i Kardashianve do të vijojë transmetimin.

Seria e fundit e emisionit të Handler do të transmetohet më 26 gusht. Programi i saj nuk do të mbyllet për shkak të shikueshmërisë së ulët, por prezantuesja ka vendosur që të mos jetë më pjesë e kësaj bote.

“Nëse je pjesë e botës së spektaklit, nuk mund të mos përfshihesh në dramaturgjinë e tij”, ka thënë prezantuesja për “Daily Mail”. / Top Channel

Rrëfimi i brishtë për Tiranën e mjegulltë

0

mjegulla e tiranesËshtë provokuese të shkruash për një vepër të arrirë artistikisht. Raporti pasionant krijohet që në leximin e parë. Persiatjet, ndalesat në fjali, leximi me zë për ta shijuar kumbimin tingullor, rileximet, nënvizimet e shënimet skaj tekstit, hetimi i referencave implicite, miratimi ose tekefundit edhe nervozizmi gjatë mospajtimit me ndonjë aksh ide. Në fund- metateksti i provokuar fort. Kur teksti nuk të ndjellë të kredhesh në të e për arsye pragmatike shtrëngohesh t’i hedhësh disa rreshta të cilët në raport të sinqertë me veten i ndjen të neveritshëm, ngërçi nuk i ikë syrit të lexuesit të kujdesshëm. Ka edhe diçka mes këtyre, t’i quajmë poleve të të bërit metafiksion. Kur para ke një libër të brishtë të një autori të madh. Kur pjesa e madhe e krijimtarisë së tij nuk do ta kishte pranuar as si lajtmotiv, ate që ti ke zgjedhur ta fusësh në autopsinë e analizës.

E tillë është “Mjegullat e Tiranës” dhe para këso lloj sfide e pashë studiuesen Viola Isufaj tek po i lexoja ato që ajo, mbështetur në koncepte strukturaliste, i kishte quajtur komente përcjellëse brenda kopertinave të librit me të njëjtin titull. Lexuesit, botimi i parë i këtij romani pra, i jepet bashkë me një intervistë apologjike dhe, edhe me një studim të gjatë dhe pasionant për veprën. Lexuesi është privuar ta ketë në dorë librin e pastër, pa paratekst (intervista e Isufajt me Kadarenë) e metatekst (140 faqe kritikë për librin në fjalë). Se si do të qëndronte romani i pablinduar nga kritika përcjellëse na mbetet veç të supozojmë. Si një lloj hipnoze lexuesit bashkë me librin e fill pas botimit të tij iu servirën shkrime e fakte anësore, mbi vjetërsinë e dorëshkrimit, (jo)sinqeritetin e autorit, raportin me pushtetin, reagime e kundëreagime nga kritikë e avokatë.

Edhe zgjedhja e metodës gjenetike është shumëe inteligjente, po ashtu favorizuese nga ana e studiueses, e cila rindërton dhe analizon procesin e të shkruarit, duke e vënë romanin në fjalë në raport me informacionet e marra në intervistë me autorin, duke e zbuluar një ditar rinie të Kadaresë për ta shqyrtuar si paratekst, duke u ndërlidhur me leximet, ndikimet e parapëlqimet e autorit për të gërmuar motivimet, dhe duke vënë paralele në tema, motive, personazhe e figura stilistike me gjithë opusin krijues kadarean, në mënyrë që ‘Mjegullat…” të mos shihet si tekst më vete, por si fillesë e veprave të tjera të tij. Pra, përmes metodës nxirret konkluzioni që brishtësia e romanit të mos mbetet si përcaktuesi i vetëm vlerësues.

“Mjegullat e Tiranës” është titulli që, sipas autorit, i është mbivendosur gjatë kohës dorëshkrimit ‘Dashuria Nr.2”. Edhe motivimi për këtë titull del të jetë po aq i mjegullt dhe i harruar nga kujtesa, përndryshim prej atij të parit, burimorit, që lidhet e flet për vetë tekstin. Një lloj parodie ndaj klishesë romantike të dashurisë së parë e njëkohësisht një goditje ndaj parimeve themelore të realizmit socialist, që përthekuan historitë e trajtimit të kësaj teme gjatë kohës së shkrimit nga autorë të tjerë.

Linja e romanit ndërtohet mbi një histori dashurise mes Bardhylit- snob, egoist, finok e karrierist dhe Emës së përhumbur, të manipulueshme emotivisht e vetësakrifikuese deri në shkatërrim. Portretimi i karaktereve shfaqet si indicie e epilogut që edhe pse esencialisht del të jetë dramatik, në vazhdë të poetikës së tekstit, jepet si i motivueshëm, i drejtë, i pandryshueshëm. Bardhyli nuk është oportunist, por nuk është as shembulli i heroit që në kontekstin kur është shkruar vepra, pritej të ndiqej, studentit ambicioz, që vetëm fizikisht ishte i pranishëm atëherë-aty.

E gjithë vëmendja i përqendrohet tek e ardhmja- ikja për studime të mëtejshme në Moskë, ndërsa mezokoha mbushet me hedonizmin e tij. Ema bëhet bashkëudhëtare e përkohëshme e ikjes nga konvencat, ndërsa përkrahë bashkjetesën me idenë e humbjes së një dashurie të madhe të cilën arrinë ta konceptoj si një filozofi jetese. Duke filluar In media res, ajo është e lidhur me një mashkull tjetër, ndërsa shikimi në foton kujtim të Bardhylit, është detaji i vënë në funksion të historisë dhe hapë derën e rrëfimit. Personazhi tjetër, Vera, gruaja e doktorit, po ashtu ndërthuret në raport intim me Bardhylin. Edhe vetëm këta shembuj flasin qartë për thyerje tabushë, për hapje e tejkalim të mentalitetit dominues të viteve ’50-ta.

Ashtu sikurse mungon intriga e fortë, as elementet tjera narrative nuk mrekullojnë. Nuk ka shkathtësi në raport me kohën narrative e as zëra të shumtë narrativ, dominon përshkrimi e jo rrallë kalohet edhe në shpjegime të mërzitshme; asociacionet e analogjitë e pakta nuk krijojnë parabola; jo grotesku, ironia, alegoria, jo simboli, madje as metafora – krahasimi është dominantja e figuracionit aty.
Edhe në këtë roman që duhet parë si syth të krijimtarisë së mëtejshme, në linjën e vetme dhe klasike të rrëfimit ndërthuren personazhe, ide e histori politike e kulturore. Nuk mungojnë persiatjet (e autorit) për letërsinë, perifrazimet, komentet e interpretimet.
Përkundër kësaj, “Mjegullat…’ qëndron si një tekst për jetën urbane, për Tiranën e studentëve, amfiteatrove, kinove, për Tiranën e klubeve të natës, mapove, parqeve, për Tiranën e dashurisë, për Tiranën e Kadaresë.
Kadare shumë herë është kritikuar për mungesë të temës së seksualitetit në veprat e tij. Parathënia e botimit francez, romanin e viteve të fundit, ‘Aksidenti” e cilësoi ambicioz dhe kundër rrymës, duke potencuar pikërisht argumentin – se Kadare, në rrethanat në të cilat jetoi nuk pati kurrë mundësi të trajtonte këtë temë dhe vlerësohet se në këtë vepër ai i kushton një vend të paparë më parë. Në fakt shenjat e diskursit erotik në opusin kadrean hasen në variante të ndryshme edhe tek veprat: ”, ‘Kronikë në gur”, “Kush e solli Doruntinën”, “Prilli i thyer”, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Koncert në fund të dimrit”, “Nata pa hënë”, “E penguara’, “Pasardhësi”, Spiritus”, etj., si motive, dialog, përshkrime vizuale, ndjesi, ëndrra, etj.

“Aksidenti” është romani i parë i cili shfaq një Kadare që ndryshon kursin e shkrimit, duke përligjur kritikën franceze me trajtimin e një marrëdhënie të stuhishme të dashurisë, si kryetemë të romanit. Si një baladë e shkrirë brenda kompozicionit të strukturës së veprës epike vepra zgjerohet tutje në refleksione e persiatje, synohet kalimi në zona të tjera, ku nuk vlejnë kodet e ligjet e universit dhe ku koncepti i dashurisë graviton ndryshe. Lidhja kalon në raportin mes klientit me një “call girl”.
Por, “Aksidenti” i shkruar në vitet 2003-2004, prezantuar fillimisht para lexuesit francez e në 2010-tën edhe para atij shqiptar, i takon fazës së fundit krijuese të Kadaresë. I takon Kadaresë së përkthyer në mbi 40 gjuhë, Kadaresë së krahasuar me Danten e Shekspirin, Gogolin, Kafkën ose Oruellin, Kadaresë së nominuar disa herë për Nobel.
Në intervistën e komentet përcjellëse te “Mjegullat e Tiranës” theksohet disa herë që paratekst i romanit është ditari, pra që ka një lidhje të drejtpërdrejtë të jetës së krijuesit me veprën e tij. Ëshë naive që të marrim si të mirëqenë raportin mes Bardhylit dhe vetë Kadaresë, ta identifikojmë tërësisht personazhin me autorin, ta njëjtësojmë realitetin e fiksionin, apo më thjeshtë t’i bëjmë lexim empirik realitetit fiksional, mirëpo kjo nuk na pengon që të hetojmë shenjat autobiografike në tekst. Aq më pak kur dimë se kemi të bëjmë me një autor të cilit nuk i shpëton asnjë përllogaritje interpretimi.

Duke iu referuar edhe librit “Kohë e pamjaftueshme” të Helena Kadaresë, të vetëspecifikuar si libër kujtimesh, shohim që tek Bardhyli dominojnë tiparet që H. Kadare i përshkruan në librin e saj si elemente veçuese të Kadaresë. Atëherë, tipizimi i Bardhylit, sforcimi i identifikimit të karakterit dhe prania e këtyre pëshkrimeve në disa tekste, përplasjet me dëshmitarët e periudhës së shkrimit, del të jetë një lloj zbulimi i qëllimshëm i brendësisë së autorit, që përveçëse në shkrime referenciale edhe në ato fiksionale të lërë versionin e vet. Duke ia shtuar kësaj edhe temën erotike që trajton romani, asesi të mos vimë te përfundimi se dashuria, erotika, seksualiteti ishin kryetemat e munguara të romaneve dhe që tashmë “Mjegullat…” si roman i brishtë rinie e “Aksidenti” i fazës së fundit -krijojnë mozaikun e plotë tematik kadarean. Kështu, Kadare edhe njëherë dëshmoi dëshirën për ta prekur së afërmi bustin e tij./Donika DABISHEVCI,Kultplus/

Shkëndija preferon pishinat

0

shwndija22Seks bomba kosovare, Shkëndije Mujaj ka zgjedhur që të pushojë më shumë në pishinë se sa në rërën e detit.
Shkëndije Mujaj nuk ka të ndalur.

Këngëtarja kosovare po e mposht të nxehtit tropikal që po mbretëron kohëve të fundit në Ballkan në brigjet e bukura të qytetit shqiptar të Ulqinit, por në vend që këtë ta bëj në ujërat e detit Shkëndija ka zgjedhur një vend më intim.

 

Është kjo pishina e hotelit ku është vendosur këngëtarja bashkë me një vajzë tjetër që quhet Diana dhe që duket sikur të jetë binjake me të.

Madje në shpinën e Shkëndijës ka zgjedhur që të pushoj edhe një shpend që nuk dihet çfarë lloji është.

Rama: Shqiptari i mirë, Arbën Xhaferri na la një vepër frymëzuese

0

ArbenXhaferriDy vjet më parë, më 15 gusht 2012, u nda nga jeta, një nga intelektualët dhe mendimtarët më të rëndësishëm shqiptarë të kohës sonë, Arbën Xhaferri.

I goditur prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë, Arbën Xhaferri nuk pushoi për asnjë çast së luftuari me armën më të fortë të tij-mendjen, për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe për krjimin e një shtrati gjithëkombëtar të mendimit intelektual, në mënyrë që shqiptarët të kishin një bosht të përbashkët ideologjik dhe politik.

Kryeministri Edi Rama e ka përkujtuar Xhaferrin në dy vjetorin e ndarjes nga jeta, duke u shprehur se, “Sot në përvjetorin e vdekjes kujtoj me respekt e mirënjohje mikun e shtrenjtë, shqiptarin e mirë Arbën Xhaferri që na la një vepër frymëzuese”, shkruan ai në Twitter.

KUSH ISHTE ARBEN XHAFERRI

Arbën Xhaferri, i lindur në Tetovë më 25 janar 1948 dhe i diplomuar për filozofi, kulmin e veprimtarisë intelektuale e dha pas rrëzimit të komunizmit, përkatësisht pas vitit 1990.

Ndërkohë që punonte në Radio Televizionin e Prishtinës si drejtues i redaksisë së kulturës, ku dha një kontribut të çmuar në lëvrimin e figurave të trashëgimisë kulturore shqiptare, Arbën Xhaferri mori vendimin për tu larguar nga kryeqyteti i Kosovës dhe për tu shpërngulur në vendlindje.

Miqtë e tij nuk e kuptuan në fillim këtë vendim, i cili ishte një “thirrje” që i vinte së brendshmi për të ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë në kohën kur kontributi i tij duhej më shumë.

Maqedonia sapo kishte shpallur pavarësinë nga Jugosllavia, tashmë e shkatërruar dhe krerët e saj Kiro Gligorov e akademiku Nikola Kljusev, së bashku me Ljubço Georgievskin hodhën bazat e një shteti pa dhe kundër shqiptarëve. Partia e vetme shqiptare ajo për Prosperitet Demokratik nuk mundi të përballonte dot presionin e egër. Arbër Xhaferri del në skenë duke kërkuar një rimodelim të programit politik të shqiptarëve, pikërisht me një forcë politike që kishte si stemë, flamur dhe thelb, madje edhe emër fjalën shqiptar.

Formoi dhe udhehoqi Partinë Demokratike Shqiptare, edhe pse u akuzua për përçarje, ai ia doli që për disa vite të jetë alternativa intelektuale përballë maqedonasve.

Sfidoi ballë për ballë ideologët sllavomaqedonas duke iu “përplasur” trashëgiminë kulturore dhe intelektuale të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Arbën Xhaferri formuloi dhe shpallu fuqishëm idenë e një shteti ku shqiptarët janë pjesë shtetëformuese, duke krijuar terrenin e një lëvizje tektonike që do të shpërthente disa vite më pas.

Në mënyrë të drejpërdrejtë dhe pa hezitim, Arbën Xhaferri ishte nga të parët që përkrahu Lëvizjen Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998 që u udhëhoq nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Së bashku me Tiranën zyrtare, Xhaferri u bë një nga protagonistët e koordinimit perfekt të shqiptarëve, duke krijuar edhe një “mrekulli” që ishte një ndihmë e çmuar për kauzën e madhe të çlirimit të Kosovës nga zgjedha serbe.

Dhe pikërisht pas çlirimit të Kosovës me udhëheqjen e SHBA dhe NATO-s, Arbën Xhaferri u vu në qendër të një lëvizje të re në Maqedoni, e cila nuk do të kishte vetëm atë protagonist, madje edhe do të paguante çmimin më pas.

Në Maqedoni, lind Ushtria Çlirimtare Kombëtare, një lëvizje me krah të armatosur dhe politik që kërkonte ndarjen përfundimtare të shtetit përjashtues për shqiptarët.

Së bashku me faktorët e tjerë, Arbëen Xhaferri merr pjesë në takimet që bëhen në Prizren së bashku me drejtuesit e UÇK-së dhe komunitetin ndërkombëtar për të hartuar projektin e ri politik.

Projekt që më pas, sigurisht me një negocim të vështirë dhe dramatik do ta merrte emrin “Marrëveshja e Ohrit”, ku shqiptarët janë faktor shtetformues dhe shqipja është gjuhë zyrtare.

Në zgjedhjet e 15 shkurtit të vitit 2002, PDSH do të humbte dhe ato u fituan nga BDI e Ali Ahmetit, forcës që doli nga radhët e UÇK-së.

Arbën Xhaferri do të niste kështu mënjanimin e ngadaltë nga politika dhe nisjen e një beteje të re, atë intelektuale.

Duke qenë më i lirë nga angazhimi politik, zoti Xhaferri formësoi disa ide e qëndrime që edhe pse në dukje ishin radikale, i hodhi në “treg” për të qenë gati për çdo gjë.

Duke mos u zbatuar në mënyrë të rregullt Marrëveshja e Ohrit, zoti Xhaferri propozoi një mundësi ndarjeje apo federalizimi në Maqedoni, si një variant rezervë për shqiptarët. Dhe idetë e tij ai i debatoi në publik, me argumente përballë ideologëve maqedonas në mediat e Shkupit.

Si një intelektual europian, Arbën Xhaferri, deri në fund të jetës mbrojti idenë e lidhjes shpirtërore të shqiptarëve me perëndimin dhe civilizimin europian që i përket. Në një nga intervistat e fundit të tij që kam realizuar me të, pikërisht në maj të vitit 2012 ku sapo kishin fillur turbullirat në lidhje me integralizmin dhe ekstremizmin tek shqiptarët, Arbën Xhaferri do të deklaronte: “Te disa qarqe radikale islamike në botë, pas dështimit të komunizmit, ekziston tendenca për vazhdim të misionit të kësaj ideologjie totalitariste, por me një dallim esencial; totalitarizmi fetar është më i rrezikshëm, ngaqë legjitimitetin e mbështet mbi një ide të pakontestueshme, atë të Zotit. Çdo aksion që ndërmerret, me cinizëm arsyetohet me vullnetin e Zotit. Ata që rezistojnë të pranojnë këtë lloj të manipulimit masiv kërcënohen me vdekje dhe lloje të ndryshme të presionit. Armiku më i madh i kësaj utopie të re, këtij totalitarizmi është dyshimi, mendja kritike. Në Maqedoni, ky projekt zhvillohet në formë vulgare, duke filluar nga fundi i Luftës së Parë Botërore, kur shqiptarët me presion sistematik shpërnguleshin në Turqi e deri te zhvillimet e fundit. Maqedonia, përkatësisht qarqe me ndikim të pamohueshëm në politikë, nuk hezitojnë që të ndërmarrin aksione spektakolare për t’i paraqitur shqiptarët si element i huaj, ose të paktën të krijojnë përçarje në shoqëritë shqiptare. Jam i bindur se e gjithë kjo politikë nuk do të arrijë të shndërrojë shqiptarët në fundamentalistë, por do ta rrisë vigjilencën dhe vetvetiu do t’i këndellë mendjet e kontaminuara nga një totalitarizëm i ri…”.

Pajaziti: Koalicion me një parti të bllokut

0

ZenunPajazitiAnëtari i kryesisë së PDK-së, njëherësh deputet në legjislaturën e re, Zenun Pajaziti, ka thënë se nuk janë duke ndenjur duarkryq sa i përket formimit të qeverisë.

Në një intervistë për televizionin “Rrokum”, Pajaziti është shprehur i sigurt se shumë shpejt kanë për ta shpërndarë edhe bllokun LDK-AAK-Nisma dhe njëra nga këto parti, sipas tij, ka për t’ju bashkangjitur PDK-së në bashkëqeverisje.

Sa i përket rrezikut që Kosova të shkojë edhe në një palë zgjedhje të reja, sipas Pajazitit, kjo është shumë e mundshme, nëse partitë e koalicionit paszgjedhor vazhdojnë ta bllokojnë situatën politike në vend.

Hajnat e Shqipërisë, vjedhin telefona në Prizren

0

TelefoniDy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në Prizren, pasi të njëjtit nga një veturë kanë vjedhur një telefon celular.

Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar telefoni i vjedhur. Kurse, me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Në pjesë është arrestuar një persona, pasi që i njëjti në parkingun e një restoranti ka vjedhur veturën Passat. Po ashtu, në Pejë është arrestuar një i dyshuar, i cili ka vjedhur në pyll një masë drunore.

Plagoset një femër në Prizren

0

Vrasje ne ShqiperiNjë femër është plagosur me armë zjarri në Prizren. Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit,pasi që nga arma kishe marrë plagë në kokë.

“Policia ne Prizren pas marrjes se informatës njësitet policore menjëherë kanë dale në vendin e ngjarjes,po ashtu njësiti i Hetimeve Rajonale si dhe njësiti i krimteknikes se bashku me Prokuronin kujdestar te shteti kanë dal ne vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarr te gjitha veprimet ligjore lidhur me ketë raste, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:një arme e llojit “Zastava e cal. 6.35 mm e cila dyshohet te jete përdorë ne rast, një karikatorë , tre fishekë dhe dy gëzhoja”, njofton Policia e Kosovës.

Viktima po ashtu është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësorë. Sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë .Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar M K i datëlindjes 1958 mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Kontrata të reja të punës për tre gjykatësit ndërkombëtarë

0

GjykataKushtetuese e KosovesTre gjykatësve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilëve u është zgjatur mandati deri më 30 qershor 2016, i janë bërë kontratat e reja të punës.

Burime të Radio Kosovës brenda Kushtetueses kanë shpjeguar se përmbajtja e kontratave të tyre mbetet e njëjtë. Mandati i tyre u kërkua të zgjatet, ndonëse sipas ligjit që përmbyll mbikëqyrjen e pavarësisë mandati është dashur të përfundojë këtë muaj.