Shkëndija Mujaj sot ka postuar disa foto në facebook ku ajo shihet mjaft provokuese me një foto “belfie”.
Ajo po pushon prej disa ditësh në plazhin e Ulqinit dhe vazhdon të jetë mjaft provokuese në fotot që publikon.
Partia e Drejtësisë vlerëson përkushtimin e institucioneve shtetërore për hetimin e rrethanave në të cilat qytetarët e Kosovës shkojnë jashtë vendit për të luftuar.
PD kërkon nga opinioni publik përmbajtje në kualifikime dhe distancim nga vlerësimet ekstreme duke pasur parasysh faktin se çdo i akuzuar është i pafajshëm deri në momentin e argumentimit të fajësisë.
PD rikonfirmon vendosmërinë e saj për respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe kundërshtimin e keqpërdorimit dhe manipulimit të lirisë dhe të drejtave, si dhe të manipulimit të identitetit fetar të qytetarëve për qëllime politike.
PD dënon fuqishëm çdo përpjekje për të njollosur Identitetin Islam të shumicës së qytetarëve të vendit dhe në këtë drejtim, mbështet Bashkësinë Islame të Kosovës, në përpjekjet për të parandaluar çfarëdo lloj ekstremizmi, qoftë ai fetar apo gjetiu.
Ndërkaq nga Institucionet Shtetërore pret veprime të drejta në sqarimin e dyshimeve të ngritura për 40 qytetarë të vendit të arrestuar me dyshimin se kanë vepruar në luftimet në Irak e Siri.
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë se me këtë bllokim të jetës institucionale në vend, është shkaktuar një dëm i madh në interes të qytetarëve.
Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook, se duhet të kemi parasysh të ardhmen në të cilën gjendet procesi i shtetndërtimit të Kosovës.
Sipas tij, me këtë bllokim të jetës institucionale në vend, është shkaktuar një dëm i madh në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit, prandaj secili subjekt politik duhet të pajtohet me çfarëdo verdikti që do të sjellë në vijim Gjykata Kushtetuese.
“Ende jemi në formësim të shtetndërtimit dhe në përpjekje për krijimin e institucioneve funksionale e stabile. Për këtë, aq më pak e kemi atë komoditet që t’i lejomë vetvetes lojë politike të ngadalësimit të krijimit të institucioneve të reja, që shkon në dëm të interesit të qytetarëve të vendit”, ka shkruar ai.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që më së largu në fillim të vitit të ardhshëm ta funksionalizojnë Gjykatën Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton rtk.
Në raportin e tij të fundit mbi situatën në Kosovë, gjatë periudhës 16 prill-15 korrik, Ban Ki-moon flet edhe për situatën politike në vend, veçmas në veri të Mitrovicës pas ngritjes së tensioneve shkaku i ndërtimit të “Parkut të paqes” mbi urën e lumit Ibër.
Megjithëse zyrtarë të OKB-së kanë thënë se mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohet mbi raportin, do të mbahet më 25 gusht, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se ende nuk ka një datë zyrtare.
Raportit prej 26 faqeve të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së i janë bashkëngjitur edhe dy aneks raporte. Bëhet fjalë për raportin e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, mbi aktivitetet e misionit të EULEX-it në Kosovë, si dhe raportin e kryeprokurorit Clint Williamson për hetimet e kryera nga Task Forca Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së.
Në vazhdën e përgjimeve të IMEI, redaksia e Opozita.com publikon për të gjithë lexuesit e saj, bisedën e radhës midis Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe këngëtares së mirënjohur Bleona Qereti.
Një bashkëbisedim aspak i zakontë midis tyre, ku bien në sy ngacmimet me fjalë dhe kunjat për “frutat” e preferuara.
Ndiqni më poshtë bisedën e tyre.
Në Gjykatën Themelore në Prizren do të mbahen sot 17 seanca gjyqësore.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj njoftoi se Departamenti i Përgjithshëm do ti procedojë 14 seanca gjyqësore, Departamenti për të Mitur do t’i mbaj 2 seanca dhe Departamenti për Krime të Rënda do ta mbaj vetëm 1 seancë gjyqësore. /PrizrenPress.com/
Bukuroshja shqiptare Afërdita Dreshaj, e cila është gati vazhdimisht në relacionin SHBA – trojet shqiptare.
Ajo i ka hyrë suksesshëm industrisë së showbizzit, por si çdo artistë, sigurisht se ëndërr ka Hollywood-in.
Dreshaj ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet teksa inskenon një mashtrim optik, kinse duke prekur me gjuhë simbolin gjigant të industrisë së filmit amerikan.
Në pikë kalimin Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në Morinë, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, ku qytetarëve u duhet të presin një kohë të gjatë për të kaluar, shkruan Zëri.info.
Ndonëse kjo gjendje e krijuar vjen si pasojë e fluksit të madh të qytetarëve në sezonin veror, teksa kanë zgjedhur që të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.
Mirëpo, qytetarët janë shprehur paksa të shqetësuar, derisa ankohen për jo efikasitetin e autoriteteve shqiptare dhe atyre kosovare.
Ndërkaq, një fotografi të cilën na e ka dërguar një lexues i Zëri.info, tregon se kjo kolon është bërë në ora pesë të mëngjesit të sotëm.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se rrumbullakësimi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës është proces i pandalshëm.
“Mbrëmë na erdhi lajmi e gëzueshëm që Ishujt Solomon kanë njohur shtetin e Kosovës si të pavarur dhe sovran. Rrumbullakësimi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës është proces i pandalshëm”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ishujt Solomon është bërë vendi i 108 që e ka njohur Kosovën.