Home Blog Page 8222

Mustafa: Bllokada dhe bllokuesit u panë qartë

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vlerësuar se “Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicionistët e saj po bëjnë propagandë pa krip rreth bllokimit të institucioneve”.

Në këtë kontekst, duke dashur që të drejtoj gishtin kah PDK, Mustafa ka shtruar disa pyetje rreth asaj se kush vërtetë është “bllokuesi i institucioneve”.

Ja postimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

PDK dhe koalicionistët e saj po bëjnë propagandë pa krip për bllokadën e institucioneve. E unë i pyes: Kush e bllokoi Seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës më dt. 17 Korrik? Kush i la peng për tre orë 83 deputetë në sallë? Kush ua pamundësoi deputetëve që kishin dhënë betimin të diskutojnë e të shprehin mendimet? Kush abuzoi me rendin e ditës? Kush e dërgoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkoi masë të pezullimit për Kryetarin e zgjedhur me pjesëmarrje të 83 deputetëve, me 65 vota? Dhe, Gjykata jo vetëm që pezulloi Kryetarin, por shkoi edhe më larg, e ndaloi edhe punën e deputetëve që kanë marrë votën e popullit, por nuk pezulloi nënkryetarët e zgjedhur në të njëjtën procedurë!? Kush i jepte udhëzime Kryesueses se si të bllokojë Kuvendin, që shihet edhe në xhirim?
Ishin njerëzit nga rendi i parë i PDK-së. Prandaj, ju të PDK-së jeni ata që krijuat bllokadë dhe ju duhet ta paguani dëmin që Kosovës po i shkaktohet nga kjo bllokadë. Shkruani sa të doni vet, apo porosisni tjerët të shkruajnë për juve, e ju dërgoni ato si artikuj autorial. Njëjtë e keni. Askush nuk ju beson. Bllokada dhe bllokuesit u panë qartë.

‘DokuFest’ shpall programin e ‘DokuKids’

0

DokuKids14Në kuadër festivalit ndërkombëtar të filmit “DokuFest” është paraparë të organizohen tri punëtori me fëmijë me qëlllim të nxitjes së kreativitetit të tyre në fushën e krijimtarisë kulturore.

Sivjet, “DokuKids” feston ditëlindjen e tij të 8-të. Organizatorët e festivalit “DokuFest” kanë shpallur programin e “DokuKids” sipas të cilit parashihet të organizohen tri punëtori të dizajnuara për të vegjëlit përgjatë festivalit.

Këto aktivitete do të kombinojnë artin, shkencën dhe performancën për të krijuar një platformë për të edukuar dhe argëtuar fëmijët. Sipas organizatorëve e gjitha do të përfundojë me një performancë në sheshin e Shadërvanit ku fëmijët do të tregojnë sasi të pafundme të “DokuDashnisë”!

Punëtoria e parë titullohet “Rabbitland 2“ në të cilën fëmijët të grupmoshës 11 deri në 14 vjeç do të krijojnë karakteret e tyre të lepurit rozë me plastelinë dhe do t`i mësojnë ata të lëvizin duke krijuar një version të shkurtër stop-motion të filmit Rabbitland-it! Punëtoria udhëhiqet nga Ana dhe Nikola, autorët e animacionit “Rabbitland” për vendin imagjinar rozë ku jetojnë lepujt më këtë ngjyrë. Punëtoria do të mbahet prej 18 deri 19 gusht në Shoqërinë Kulturo Artistike “Agimi”.

Punëtoria e dytë “Exploring Water” është e frymëzuar nga dokumentari fitues i disa çmimeve Watermark, ku pjesëmarrësit e rinj do të eksplorojnë temën e ujit nëpërmjet aktiviteteve kreative dhe interaktive të cilat kombinojnë argëtimin, shkencën dhe artin!. Ajo do të jetë e hapur për fëmijët e moshës 12-14 vjeç dhe do të mbahet prej 20 deri më 22 gusht.

Ndërsa udhëhequr nga artistja Arta Gashi, në punëtorinë “Live Teatri” fëmijët prej moshës 7 vjeçare do të mësojnë të tregojnë storie nëpërmjet vallëzimit dhe lëvizjeve fizike. Rezultati përfundimtar do të jetë një performancë e bukur në sheshin e Shadërvanit në Prizren, që do të kombinojë vallëzimin, muzikën, poezinë dhe shumë DokuDashuni! Punëtoria do të mbahet prej 21 deri më 24 gusht ndërsa performanca live do të mbahet më 24 gusht ora 13:00 në Shadërvan. /PrizrenPress.com/

QKK sjell në ‘DokuFest’ dy kineastët me famë botërore

0

Richard PearceTë gjithë regjisorët dhe të apasionuarit pas filmit këtë herë në “DokuFest” do të kenë mundësinë të takojnë dy fituesit e çmimit Oscar të cilët vijnë për të ligjëruar rreth filmit.

Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me “DokuFest” organizojnë një punëtori nga Richard Pearce dhe një ligjëratë nga Lynzee Klingman.

Richard Pearce është regjisor dhe kameraman, i njohur për filmin “Hearts and Minds” – dokumentari për luftën në Vietnam që ka fituar çmimin Oscar si Dokumentari më i mirë. Ai është fitues i çmimit “Golden Bear” në Berlin, “International Film Festival” me filmin “Heartland”. Në “DokuFest” do të vijë me punëtorinë 3-ditore “Stories we tell” – Punëtori për tregim të storieve me kamerë drejtuar filmëbërësve të rinj.

Lynzee KlingmanNdërsa Lynzee Klingman është montazhere e njohur amerikane. Ajo ka punuar në filma të njohur botërisht si “Hearts and Minds”, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, “Man on the Moon”, “City of Angels”, “Hair” etj. Ajo ka qenë e nominuar për çmimin Oscar me filmin “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” i cili ka fituar si Fotografia më e mirë, ndërsa montazherja ka fituar çmimin BAFTA. Lynzee Klingman në “DokuFest” do të mbajë një ligjeratë mbi aspektet kreative të editimit të filmave fiksion dhe dokumentar.

Në faqen e “DokuFest” mund t’i merrni informatat më të hollësishme dhe ne presim të ju takojmë në ligjerata!

Një kukull për seks që ngjan kaq e vërtetë

0

Kukull për seksNjë kompani japoneze pretendon se ka arritur në një tjetër nivel në prodhimin e kukullave për seks, që ngjajnë shumë me njerëzit.

Kukullat vijnë të kompletuara me ndjesinë e lëkurës së vërtetë dhe me sy që ngjajnë si autentikë.

Kompania Orient Industry thotë se kukullat e silikonit dallojnë pak nga vajzat e vërteta.

Ato kushtojnë rreth 1700 dollarë dhe vijnë nën emrin “Gratë Holandeze”.

Ky është termi që përdorin japonezët për kukullat e seksit.

Kompania thotë se të dhënat nga shitjet fillestare flasin për një sukses të jashtëzakonshëm.

Yjet shqiptare shprehin ngushëllimet për Robin Williams

0

Robin Williams1Aktori Robin Williams është gjetur i vdekur në banesën e tij dhe kjo ngjarje ua ka thyer zemrën shumë njerëzve, ndër ta janë edhe VIP-at tanë që përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Vdekja e aktorit komdeian Robin Williams ka tronditur gjithë botën kinematografike, dhe shuarja e yllit 63-vjeçar ka prekur edhe zemrat e artistëve tanë të cilët përmes rrjeteve sociale shprehen ngushëllimet dhe dhimbjen e tyre për vdekjen e aktorit.

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj përmes një postimi në Twitter kishte shkruar ‘RIP Robin Williams’.

Në rrjetin e njëjtë edhe Florian Mumajesi kishte shkruar një thënie të Williams dhe pastaj shprehi ngushëllimet e tij: “Nuk ka rëndësi se çfarë thonë njerëzit, fjalët dhe idetë mund të ndryshojnë boten. |Robin Williams| R.I.P”.

Vdekja e tij duket se më së shumti e ka prekur këngëtaren Beatrix Ramosaj e cila në Twitter ka postuar një foto të Williams me mbishkrim. “Është shumë e vështirë të dëgjosh se Robin Williams ka vdekur, unë gjithmonë do ta kujtojë atë si një legjendë”. shkruar Ramosaj.

E shokuar nga humbja e aktorit ka mbetur edhe aktorja me origjinë shqiptare që gëzon famë botërore Eliza Dushku. Ajo në Twitter ka shkruar: “Oh Jo Robin Williams”.

Mesazhe ngushëllimi përmes Twitterit kanë shprehur edhe këngëtarja Besa Kokëdhima, producenti Zzap, Bleona Qerreti.

Përveç yjeve shqiptare mesazhe të tilla kanë shprehur edhe yjet me famë botërore si Rihanna e shumë të tjerë.

ISIS dhe Al-Nusra

0

Al-Nusra ne SiriDikur Al-Qaeda ishte një grup i ngushtë ekstremistësh që kishte një synim të vetëm, kishte një lidership të centralizuar dhe një bazë prej ku lansoheshin operacionet globale.

Me vdekjen e Osama bin Ladenit, por edhe të komanduesve kryesorë të këtij grupi, Al-Qaeda u shpërnda në grupe më të vogla, pa ndonjë qendër kryesore veprimi.

Megjithatë, lufta civile që mbërtheu Sirinë, për të rrënuar pushtetin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, u shfrytëzua si hapësirë fuqizimi për grupet e ndërlidhura me Al-Qaedan, duke e lënë të dobësuar opozitën siriane, të njohur ndërkombëtarisht.

Beteja midis grupeve militante u ashpërsua në fillim të këtij viti. Vetë lideri i Al-Qaedas, Ayman Al-Zawahiri, u bëri thirrje të ndërprenin luftimet mes vete dhe të bashkoheshin rreth një fronti.

Ekspertët perëndimorë kishin tërhequr vërejtjen qysh vitin e kaluar se fraksionet e Al-Qaedas në Siri janë të fuqishme dhe në rritje.

Një prej grupeve të para të militantëve islamikë të krijuara në Siri, ishte Fronti Al-Nusra, fraksion i Al-Qaedas në këtë shtet. Ai u themelua në fillim të vitit 2012 me ndihmën e fraksionit të Al-Qaedas në Irak, të udhëhequr nga Abu Bakr Al-Baghdadi.

Al-Qaeda në Irak tash është transformuar dhe njihet si ISIS, Shtetit Islamik i Irakut dhe Shamit.

ISIS ka shpallur zyrtarisht krijimin e një “kalifati” të ri, ose të një shteti islamik, në territoret që ka pushtuar në Irak dhe Siri dhe për “kalif” ka shpallur pikërisht al-Baghdadin.

ISIS në fakt ka ekzistuar si grup i organizuar që nga viti 2004, me emra të ndryshëm, por emrin që ka sot e mban nga muaji prill i vitit 2013.

ISIL apo ISIS?

ISIS dhe Al-Nusra njihen si organizata të shpallura ndërkombëtarisht terroriste.

Që të dyja – të ndara dhe tani në luftë të ashpër mes vete – ndjekin një idelogji ekstreme anti-perëndimore, promovojnë dhunë fetare e gjinore dhe i shohin ata që nuk pajtohen me idetë e tyre si të pafe.

Kjo ka nxitur edhe Shtetet e Bashkuara që të nisin një fushatë bombardimesh ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik në Irak, për të ndihmuar popullatën vendëse atje.

Ushtria amerikane është tërhequr nga Iraku në vitin 2011, pas një pranie pothuajse 10 vjeçare atje./REL/

Grekët edhe arkeologjinë e lidhën me çështjen e emrit të Maqedonisë

0

Greqi-arkeologjiGazeta greke “Agelioforos”, e cila është e specializuar për pjesën veriore të vendit, sot publikoi një koment me titull “Fshehtësitë e tokës së Maqedonisë” në të cilin i akuzoi autoritetet e Maqedonisë se janë “të disponuar irredentikisht kundër Greqisë”.

“Më 4 dhe 5 shtator në Uells do të mbahet samiti i NATO-s, në të cilin liderët e vendit fqinj dëshirojnë të marrin pjesë, edhe pse nuk bënë asnjë hap të vogël për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe janë me disponim irredentist kundër Greqisë”, shkruan gazeta.

Në tekst përkujtohen edhe deklaratat e kancelares gjermane, Angela Merkel, por të interpretuara në mënyrë greke. Merkel, sipas “Agelioforos”, “pas rizgjedhjes së Nikolla Gruevskit dërgoi mesazh deri te udhëheqësia në Shkup që të arrihet progres në negociatat me Greqinë për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit, e cila do të jetë për të gjitha nevojat”.

“Nënkuptohet, të mos e vjedhin emrin e Maqedonisë, por ai të jetë emër i përbërë. Autoritetet IRJM nuk e dëshirojnë këtë gjë dhe dëshirojnë ta përvetësojnë emrin e Maqedonisë dhe të krijojnë kombësi të re, kombësinë e maqedonasve”, shkruan gazeta.

Në këtë kontekst informoi edhe për vizitën e kryeministrit Samras në lokalitetin arkeologjik të Amfipolis ku është zbuluar një varr i madh mbretëror nga koha e Lekës së Madh, ku ai tha se “po ballafaqohemi me një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm”. Gazeta thekson se “varri është maqedonas, ndërsa ajo që është më i madh se varri i Filipit të Dytë, babit të Lekës së Madh, tregon se aty është i varrosur një, apo disa, personalitete shumë të rëndësishme historike”.

“Toka greke është me përplot zbulime arkeologjike të cilat e konfirmojnë karakterin grek të Maqedonisë. Këtë e plotësojnë minimet e arkeologëve shkrimet e paraardhësve tanë, dhe e bëjnë këtë mozaik unik të historisë greke. Këtë duhet ta kenë parasysh partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, të cilët reagojnë për Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë, pasi që liderët e vendit tonë fqinj dëshirojnë ta përdorin emrin Maqedoni për qëllime irredentiste”, konstaton “Agelioforos”.

Në ndërkohë në Greqi mbretëron heshtje për reagimin e Qeverisë së Maqedonisë për vokabularin e dhunshëm të cilin e përdorin ushtarë grek.

Kuçi: PDK e ka fituar pushtetin me ekstremistët, s’mund t’i luftojë ata

0

Blerim KuciIsh-Ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Kuçi, e akuzon PDK’në dhe Hashim Thaçin se i ka marrë në pushtet ekstremistët islamikë vetëm për ta ruajtur pushtetin. Sipas tij, PDK ka fituar edhe në zgjedhjet e fundit falë votave të tyre e tash për shkak të presionit ndërkombëtar po bën spektakle. Në këtë situatë, në një intervistë për Express, Kuçi thotë se Hashim Thaçi po sillet si artist i popullit.

Express: Si e sheh aksionin e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaj disa të dyshuarve për terrorizëm?

B. Kuçi: E para, besoj se Ministria e Punëve të Brendshme ka pasur informata të mjaftueshme për aktivitetin e organizatave të ndryshme që kanë lidhje me organizatat terroriste dhe me ekstremizëm islamik në Kosovë. Kjo nuk do koment sepse jam shumë i sigurt. Pse s’e ka bërë më herët, unë kam mendimin tim, sepse brendapërbrenda kësaj Qeverie ka individë që së paku kanë një lidhje ose janë mjaft joshës për këto organizata ose janë në mes të ekstremizmit islamik dhe islamit në përgjithësi. PDK dhe z. Thaçi ka pasur nevojë për votën e tyre. Në zgjedhjet e fundit u pa se janë të nevojshëm me votën e tyre dhe nuk kanë intervenuar dhe nuk kanë bërë ndonjë akt të tillë. Në momentin kur e kanë marrë votën edhe për shkak të presionit ndërkombëtarë janë detyruar të ndërmarrin akte të tilla. Sa janë të qëndrueshme apo është vetëm një spektakël do ta shohim më vonë.

Express: Pra, PDK dhe Qeveria i ka shfrytëzuar elementë të tillë për vota, ndërkohë, tash pas përfundimit të zgjedhjeve po i godet?

B. Kuçi: Kjo është esenca që qytetarët e Kosovës duhet ta vërejnë. Ne si Aleancë vërtet jemi goditur për vota por s’paku jemi munduar të themi se është një rrezik për kombin tonë, është një rrezik për shtetin tonë. Unë e kuptoj se duhet bërë dallimin sepse qysh thotë populli “afër të keqit digjet edhe i njomi”. Po e shoh se as analistët s’po e bëjnë këtë dallim. Sidoqoftë, esenca është se Qeveria aktuale i ka lejuar, u ka hapur portën ekstremistëve islamikë, qoftë në formën e vetëdijshme ose në formën e pavetëdijshme. Ose është bërë sikur nuk po i sheh. Në momentin kur e ka marrë votën e tyre e cila ka qenë shumë e domosdoshme për ta – kanë menduar se përmes votës së tyre do të jenë në pushtet – atëherë e kanë kryer misionin e vet me ta dhe për shkak të presionit ndërkombëtar janë detyruar të ndërmarrin një aksion të tillë. Se a e kanë bërë për spektakël do të shihet tash e tutje. Ajo që unë jam i sigurt se ka shumë metoda që shteti brenda ligjit ta luftojë ekstremizmin islamik. Nuk ka nevojë asnjë pikë të dilet jashtë ligjit.

Express: Kryeministri në largim doli dhe tha se aksionin e ka autorizuar ai?

B. Kuçi: Unë e kuptoj se Kryeministri është hartues i politikave dhe përcakton edhe prioritetet në aspektin e sigurisë. Ajo është normale. Mirëpo, në mesin e kësaj Qeveria ka individë, e edhe Ministra, të cilat kanë lidhje me ekstremizëm islamik. E ka lejuar këtë klimë dhe e ka hapur portat për këtë klimë për shkak të votave dhe për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht. E tash paraqitet si artist i popullit, kjo nuk shkon. Kjo Qeveri është fajtore për mënyrën e menaxhimit me këtë element që është i rrezikshëm në aspektin kombëtar, edhe si shtet, por edhe në aspektin ndërkombëtarë. Kjo Qeveri nuk mund të luftojë këtë ekstremizëm sepse ka lidhje me te.

Express: Rrjedhimisht, lidhja e Thaçit është më Kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Aganin, deputetin Gëzim Kelmendi…?

B. Kuçi: Po. Edhe asnjë akt më të vogël s’ka bërë deri më tash. Asnjë program se ka hartuar se si luftohet ekstremizmi islamik. Asnjë preventivë, asnjë plan që ka të bëjë me preventivë nuk ka ndërmarrë. E para, faji është se e ka lejuar pa bërë asnjë hap në preventivë. E dyta, ka futur në Qeveri njerëz që kanë një ideologji të tillë dhe janë afër një ideologjie të tillë. Ata janë në pushtet bashkë me z. Thaçi. I ka emëruar edhe Ministra pa marrë parasysh se ata sot po mundohen të thonë se s’kanë lidhje me ekstremizmin. Por, janë afër tyre dhe krijojnë klimë për ta. PDK e ka marrë votën sepse vota ka qenë më e rëndësishme se vet lufta kundër ekstremizmit islamik. Permanent ia ka marrë votën – edhe në 2010, edhe tash më 2014 – Thaçi i ka ofruar këta njerëz me qenë afër vetës. S’ka pasur qysh të luftojë dhe tash për shkak të presionit ndërkombëtar dhe unë dyshoj se z. Thaçi se mund të luftojë në vazhdimësi këtë të keqe.

Express: Cila duhet të jetë zgjidhja nëse Kosova do të ketë një Qeveri të re pa PDK’në?

B. Kuçi: E para ka shumë mënyra ligjore për të luftuar ekstremizmin. E para është kontrollimi i mënyrës së financimit të tyre. E dyta, është kontrolli i organizatave joqeveritare, të cilat kanë lidhje me organizata të dyshimta. E treta, bashkëpunimi me vendet në rajon, qoftë më Shqipërinë, qoftë me Maqedoninë, Malin e Zi dhe më këdo sepse ky është problem ndërkombëtar dhe nuk është marrë të bashkëpunohet në këtë aspekt për të luftuar të keqen. Tjera, është se ka krijuar situatën e pashpresë ekonomike, papunësia, mosperspektiva i ka orientuar qytetarët dhe sidomos të rinjtë të marrin një drejtim të tillë. Është një punë komplekse, mirëpo, me një program të përpiktë mund të dilet nga kjo situatë. Ne nuk jemi në fazën e rrezikshmërisë së lartë sa i përket kësaj kategorie, mirëpo, rrezikun e ka pru kjo Qeveri, duke mos ndërmarrë asnjë masë ligjore dhe s’ka pasur përkushtim që të luftohet në fillim apo në parandalim këtë të keqe për Kosovën.

Edhe 56 persona të dyshuar për terrorizëm

0

Arrestohet per terrorizemProkuroria Speciale ka konfirmuar se të dyshuar për përfshirje në aktivet te terrorizmi dhe organizim të shkuarjes për të luftuar në Siri e Irak janë edhe 56 persona. Në këtë shifër nuk përfshihen 100 personat që supozohet të jenë duke luftuar në Siri e Irak.

Kualifikimi “dyshim për aktivitete të terrorizmit” ka shtuar volumin në Prokurorinë e Kosovës.

Ajo që dihet është se në dosjet e prokurorisë të dyshuar për përfshirje në grupe që organizojnë shkuarjen për të luftuar në Siri janë aktualisht 96 persona.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se deri në qershor të këtij viti ka radhitur 36 persona me gjithsejtë 13 raste hetimesh të hapura nën dyshimin për organizim dhe shkuarje për të luftuar në Siri dhe Irak si dhe planifikime për aktivitete terrorizmit.

Në këtë kontingjent pritet të përfshihen edhe 20 persona të tjerë që po ashtu dyshohen se i përkasin lidhjeve me këta dyshuar.

Kësaj shifre i është bashkuar së fundi numri prej 40 personave që janë arrestuar të hënën në gjithë Kosovën.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Kozmaqi, ka thënë se aktualisht numri i personave që po hetohen është afër njëqindëshit.

“Deri në qershor 2014 kemi pasur 13 raste me 36 persona nga ato për 34 persona është marrë vendim për hapje hetimesh kurse për dy të tjerë është ngritur aktakuzë. Ky rast nuk ka të bëjë me 40 personat e tjerë që janë arrestuar së fundi ngase 65 persona kanë qenë në plan për t’u arrestuar”, i ka thënë Kozmaqi, Radio Kosovës.

Në këtë përbërje, Prokuroria nuk ka konfirmuar edhe shifrën tjetër prej 100 personave sa supozohet se aktualisht janë duke luftuar në Siri e Irak nën emblemën e Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut, Al Nusra’s dhe degë të organizatave tjera terroriste.

Këtë shifër e ka përmendur agjencia Asociated Press duke u thirrur në informacione të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, por kjo sipas Prokurorisë vazhdon të mbetet shifër e ndarë nga rastet në procedurë.

Vetëm në vitin e fundit sipas Prokurorisë së Shtetit si të dyshuar në formë të tentimit, dhe format e ndryshme të bashkëpunimit në krim, që ndërlidhen me terrorizimin kanë parakaluar rreth 210 persona.

Përderisa bilanci i luftës në Siri tek shtetasit kosovarë deri më tani numëron 16 persona të vdekur.

FSK largon një mjet të pashpërthyer në Drinin e Bardhë

0

Drini i bardhForcat e Armatosura të Kosovës(FSK) kanë larguar suksesshëm një mjet të pa shpërthye në Drinin e Bardhë.

Policia njofton se rasti është njoftuar nga një qytetar i cili kishte hasur rastësisht në mjetin e dyshuar

“Një person ka njoftuar në polici se derisa ishte duke peshkuar në lumin Drini i Bardhë ka vërejtur një mjet të dyshimtë. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente”, njofton Policia e Kosovës/PrizrenPress.com/