Home Blog Page 8226

Njëri prej të arrestuarve, synonte sulm në ‘DokuFest’

0

Arrestohet per terrorizem40 personat e arrestuar një ditë më parë nga Policia e Kosovës me akuzën e terrorizmit dhe pjesëmarrjes në luftërat jashtë vendit në radhët e organizatave të shpallura terroriste si ISIS dhe al-Nusra, u shoqëruan mesditën e së martës përpara gjykatës.

Për shkak të numrit të madh të personave të ndaluar, është dashur zhvendosja e gjykatës në një nga kinematë e Prishtinës.

Të arrestuarit u shoqëruan nën masa të forta sigurie nga ana e Policisë së Kosovës, ku ishin angazhuar edhe forcat speciale.

Njëri prej të arrestuarve dyshohet se kishte në plan të kryente një sulm në Doku Fest, ngjarja më e madhe kulturore në Kosovë, tha për Top Channel një burim zyrtar në kushte anonimati.

I njëjti person, thotë burimi, ka pasur për qëllim të dërgojë mesazh se Prizreni është qytet mysliman si kundërpërgjigje e donacioneve amerikane për festivalin.

Prokurori i çështjes, Blerim Isufaj, në një konferencë për shtyp tha se hetimet e luftës kundër terrorizmit vazhdojnë dhe në mesin e të dyshuarve ka edhe imamë xhamish, ndonëse ata nuk janë arrestuar.

Pyetjes së gazetarëve nëse grupi kishte në plan të kryente sulme terroriste, prokurori i rastit dha këtë përgjigje: “Aktualisht jemi në fazën e parë të veprimit. Nuk mund të konfirmojmë gjë tjetër, por të jeni të sigurt se do analizojmë çdo provë që kemi siguruar”.

Në kuadër të operacionit policor është mbyllur edhe xhamia që ka funksionuar në mënyrë ilegale dhe ku dyshohet se në kuadër të mësimeve fetare është bërë edhe rekrutimi i njerëzve për luftën e Sirisë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se numri i të kërkuarve kalon 200-n, ndërsa në mesin e tyre është edhe një femër 23-vjeçare nga Komuna e Prishtinës, e cila dyshohet se ka shkuar në Siri.

Në listën e policisë, të cilën e ka parë Top Channel, është edhe serbi me inicialet D.J. nga komuna e Parteshit, i cili së fundmi është konvertuar në mysliman dhe ndodhet në Siri. Autoritetet dyshojnë se D.J. është i infiltruar nga shërbimi sekret serb.

Numri më i madh i të arrestuarve është nga qyteti i Ferizajt, gjithsej 11 të arrestuar, i pasuar nga Prishtina me tetë të arrestuar, Gjilani me shtatë, Prizreni dhe Mitrovica me nga pesë dhe katër në Pejë. /TCH/

Kerry shpreson në bashkëpunimin ruso-ukrainas

0

KerrySekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë sot se ai shpreson që komuniteti ndërkombëtar mund të bëj bashkë Rusinë dhe Ukrainën që të pubojnë së bashku për hapjen e hetimeve formale rreth rrëzimit të aeroplanit malajzian të fluturimit, MH17.

Aeroplani malajzian që u rrëzua më 17 korrik në lindje të Ukrainës që me dyshimin se u godit nga rebelët prorusë, vrau të 298 personat që ishin në bord.

Kerry duke folur para gazetarëve në Sidnej tha: “Ne po bëjmë presion për hetim të plotë, lloji i armatimit që është përdorur dhe që shihen në fotografitë që i kemi publikuar ne, nuk është ndonjë mister se prej nga kanë ardhur ato armë”.

Ai ka thënë se hetimi i plotë është i nevojshëm për të legjitimuar “çfarëdo hapi që ne do ndërmarrim ndërkohë”.

Kerry gjithashtu ka kërkuar që personat përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit të sillen para drejtësisë.

Vrasja e adoleshentit me ngjyrë në SHBA

0

vrasje ne shba ngjyraFamilja e një adoleshenti me ngjyrë, i vrarë ditët e fundit nga një oficer policie kur ishte i çarmatosur në qytetin St Luis të Shteteve të Bashkuara, ka kërkuar drejtësi për të birin.

Babai i Michael Brown, 18 vjeç, u tha gazetarëve se i biri ishte një djalë i mirë që nuk meritonte këtë fat. FBI-ja dhe divizioni për të drejtat e njeriut në Departamentin e Drejtësisë kanë hapur një hetim lidhur me ngjarjen.

Ditën e hënë, policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmat e njerëzve që protestonin në periferi të lokalitetit Ferguson.

Shefi i policisë lokale, Tom Jackson deklaroi se një grup që ishte mbledhur jashtë një dyqani të djegur u bë tejet agresiv. Anëtarët e grupit hodhën gurë në drejtim të policisë dhe prej tyre erdhën edhe të shtëna armësh zjarri, deklaroi Jacskon.

Më herët gjatë ditës, prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder deklaroi se çështja meriton një hetim gjithëpërfshirës.

Departamenti i Drejtësisë ka dërguar gjithashtu një grup hetimi në zonë. Të paktën 32 persona u arrestuan ditën e diel pas trazirave që shpërthyen si pasojë e vdekjes së 18-vjeçit Brown.

Banorët vandalizuan dyqane, automjete dhe i vunë flakën një ndërtese teksa policia përpiqej t’u bllokonte aksesin në zona të tjera të qytetit. Teksa të hënën qytetarët nisën pastrimin, shumë prej tyre u shprehën të bindur se dhuna nuk ka mbaruar me kaq.

Personi më i pistë i Hollywood

0

MichaelJackson6-22Sipas analizimit të pajisjeve shtëpiake të Michael Jackson, mbreti i popit mund të ketë qenë personi më i pisët dhe më pak i pastër higjenikisht në Hollywood.

Jackson është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes pas shitjes së albumit “Neverland” dhe akuzave të abuzimeve seksuale, pesë vite pas vdekjes, të prezantuara nga Wade Robson, koreograf dhe mik i yllit.

Robson ka rrëfyer se është ngacmuar seksualisht nga Jackson, por nuk e ka denoncuar kurrë, edhe për faktin se do të ishte i pabesueshëm për të tjerët, duke qenë se në gjyqet e mëparshme kishte dëshmuar në favor të këngëtarit. Tani, ky rrëfim vjen si një kërkesë ligjore për dëmshpërblim me anën e parave, nga familjarët e Jackson.

Në të njëjtën kohë, ka nisur edhe marrja në pyetje e punonjëseve në shtëpinë e Michael Jackson, të cilët kanë dëshmuar se këngëtari hiqte pantallonat dhe bënte urinën në dysheme, ishte i afeksionuar pas një bebelinoje të pisët të një fëmije dhe pas një palë pantallonave të shkurtra të një djali. Pra, me pak fjalë, ai mendohet të ketë qenë personi më i pistë i Hollywood.

Shkrimtarë që urrejnë adaptimin në film të librave të tyre

0

hemingwayThuhet se Ernest Hemingway nuk pëlqente asnjë prej filmave të bazuar mbi librat e tij, dhe nëse do të kishte jetuar për të parë Chris O’Donnell-in të portretizonte atë në filmin biografik Në Dashuri dhe Luftë (In Love and War), do të vdiste në vend. Por ai kishte një 1-3-13hemingwayurrejtje të veçantë për adaptimin që Frank Borzage i bëri novelës së tij Lamtumirë Armë (Farewell to Arms) me Gary Cooper dhe Helen Hayes. Për të, filmi tradhtonte fundin e tij origjinal dhe favorizonte elementët romantikë të fabulës, duke lënë në hije përshkrimin e tij të dhunës së luftës.

Stephen King nuk është fans i Rrezatimit (The Shining) të Stanley Kubrick, ku Jack Nicholson portretizonte Jack Torrance. Sipas King, Kubrick nuk kishte arritur të kuptonte natyrën e pastër djallëzore të Overlook Hotel, kështu që filloi ta kërkonte djallin te personazhet dhe e ktheu fabulën e filmit në një tragjedi familjare me tone shumë të vagullta mbinatyrore. As performanca e Nicholson-it nuk i pëlqeu—King donte që të ishe e qartë që Jack Torrance nuk ishte i çmendur që në fillim, por u çmend kur arriti në hotel.

Filmi Psikopati Amerikan (American Psycho) i Mary Harron-it ripërcaktoi karrierën e Christian Bale-t; aty ai krijoi imazhin e tij si një prezencë skenike gazmore, karizmatike dhe frikësuese. Për fat të keq, Bret Easton Ellis, autori i librit, u ndje i fyer nga i gjithë koncepti i adaptimit të novelës; sipas tij ekzistenca e filmit minimizonte fuqinë e librit. As fundi i librit nuk i pëlqente, i cili, megjithëse ishte i vagullt me qëllim, ishte tepër i drejtpërdrejtë për shijet e tij.

Më 1994, Forrest Gump ishte 13 herë kandidat për çmimet “Oscar”, dhe mori 6 të tilla, por kjo nuk do të thotë që autori Winston Groom është i kënaqur me adaptimin e veprës së tij. Ai ishte i pakënaqur nga eliminimi i shumë elementëve të fabulës dhe pastrimin e gjuhës së përdorur dhe skenave të seksit. Pasuesin e Forrest Gump, Gump dhe Miqtë e Tij (Gump and Co), ai e hap me këtë fjali: “Kurrë mos lejo që dikush të bëjë një film me historinë e jetës tënde. E kuptojnë apo jo, nuk ka rëndësi.” Nuk mund t’i vësh faj Groom-it për këto ndjenja mllefi: producentët nuk e kishin paguar 3% që i ishte premtuar në kontratë dhe për këtë ai i hodhi në gjyq. Fakti që Groom nuk u përmend asnjëherë gjatë gjashtë fjalimeve të pranimit të çmimit nuk është se ndihmoi në përmirësimin e marrëdhënieve.

Mary Poppins mund të jetë një nga filmat muzikorë më të mirë të bërë ndonjëherë, apo jo? P.L. James, autorja e librit, nuk është e të njëjtit mendim. Ajo e urrente atë që Disney kishte bërë me personazhet e saj, që nga ‘paketimi amerikan’ i oxhakpastruesit te performanca tekanjoze e Julie Andreës-it. Sa shumë nuk i pëlqeu filmi James-it? Aq shumë, sa e la me testament që në të ardhmen asnjë amerikan nuk kishte të drejtë të punonte në adaptimet e veprave të saj.

Në vitet ‘40, J.D. Salinger dha lejen që novela e tij e shkurtër Xhaxha Wiggly në Connecticut (Uncle Wiggly in Conncecticut) të bëhej film, Zemra ime Budallaqe (My Foolisht Heart). Kaq shumë u ofendua nga historia e sheqerosur e dashurisë, saqë u betua që kurrë më kasapët e librave (dmth filmbërësit) do të preknin veprat e tij.

Vdekjet më të çuditshme të historisë

0

92087Edhe pse askush nuk do të flasë për vdekjen, ajo është e pashmangshme. Nëse dëgjoni psikologët, ata do t’ju sugjeronin të flisnit sa më shumë për të, në mënyrë që të largonit çdo lloj fobie të krijuar më kot. Të tjerët e trajtojnë vdekjen nga një këndvështrim tjetër, duke bërë shaka me të. E vërteta është se kur ajo vjen, ne nuk do të jemi të vetëdijshëm për të, kështu që nuk ka arsye pse të trembemi nga diçka për të cilën nuk mund të bëjmë asgjë. Përgjegjësia jonë është të tregohemi të kujdesshëm dhe të bëjmë pjesën tonë. Agjencia e lajmeve “Neatorama” ka përzgjedhur 17 vdekjet më të çuditshme në histori.

Me siguri ju keni dëgjuar për raste të shumta edhe më qesharake dhe të pakujdesshme, por këto janë disi më të veçanta. Ndoshta pasi t’i keni lexuar do të mendoni ndryshe për jetën. Me siguri do të qeshni dhe vdekja nuk do t’ju duket më dhe aq e frikshme, por qesharake. Atëherë do ta vlerësoni edhe më shumë jetën duke treguar kujdes, që të mos merrni shembullin e personazheve të përmendur këtu. Poeti kinez Li Po donte të përqafonte pasqyrimin e hënës në lumë.

Askush prej njerëzve të arsyeshëm nuk do ta provonte, por natyrisht që ai ishte i dehur. E dinit se legjenda e Rusit Rasputin është se kanë tentuar ta vrasin në shumë raste, dhe gati në të gjitha prej tyre ka mbijetuar? Avokatët që përpiqen t’ia demonstrojnë situatën e vrasjes jurisë duhet të tregojnë kujdes me armët, pasi Clement Vallandigham përdori një armë të mbushur, ndërsa shfajësonte të pandehurin e tij. Në disa prej tyre pakujdesia ka ndodhur nga vetë viktimat, si në rastin e goditjes së kasafortë me këmbë apo hedhjes nga kulla Eifel me pallto-parashutë, por në raste të tjera njerëzit kanë vdekur edhe nga ironi të fatit. Për shembull, Bobby Leach ka rrëshqitur në një lëkurë portokalli. Me siguri ju tregoheni të kujdesshëm kur shihni një lëkurë bananeje në rrugë, që këtej e tutje tregoni kujdes edhe nga lëkura e portokallit.

1. Li Po
Vdekje duke përqafuar reflektimin e hënës
Poeti kinez Po (701-706) konsiderohet si një nga dy poetët më të mëdhenj të letërsisë kineze. Ishte i njohur edhe për dashurinë që ndjente ndaj alkoolit dhe poemat më të mira i ka shkruar ndërsa ishte i dehur. Një natë Li Po ra nga varka dhe u mbyt në lumin Yangtze, ndërsa përpiqet të përqafonte reflektimin e hënës në lumë.
2. Hans Steininger
Vdekje nga mjekra e gjatë
Austriaku Hans Steininger ishte i famshëm se kishte mjekrën më të gjatë në botë, gati 1.4 metra e gjatë. Më vonë u bë edhe më i famshëm për
shkak se vdiq për shkak të saj. Një ditë në vitin 1527 ra zjarri në qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekrën. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.
3. Tycho Brahe
Vdekje se nuk shkon në banjë
Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe vdiq nga një infeksion në veshka për shkak se nuk shkoi në banjë gjatë një banketi në vitin 1601. Atëherë ishte turp të ngriheshe nga tavolina dhe të shkoje në banjë. Ai mbante një këllëf të artë për hundën për shkak se e kishte humbur të tijën në duel.
4. Jean-Baptiste Lully
Vdekje nga shkopi i dirigjentit
Ndërsa drejtonte himnin “Te Deum” për mbretin francez Louis XIV në 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i përqendruar në ruajtjen e ritmit duke përplasur një shkop në dysheme (kështu bëhej para se të përdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me të gishtin e madh. Më vonë plaga u bë gangrenë dhe ai refuzoi ta presë.
5. Mbreti Adolf Frederik
Vdekje nga shkretëtira
Mbreti Adolf Frederick i Suedisë ishte shumë i dhënë ndaj të ngrënit, dhe më vonë vdiq për këtë arsye. “Mbreti që e hëngri veten për vdekje” vdiq në vitin 1771 në moshën 61-vjeçare nga një problem në tretje, pasi hëngri një vakt të bollshëm me karkaleca, kaviar, sardele të tymosura, shampanjë dhe 14 ëmbëlsira.
6. Clement Vallandigham
Vdekje nga demonstrimi për jurinë
Pas Luftës Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma u bë avokat i suksesshëm që radhë herë humbte. Në vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, që akuzohej se kishte qëlluar Tom Myers gjatë një grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndërsa nxirrte pistoletën. Për ta bindur jurinë, ai e demonstroi teorinë, por harroi se arma ishte e mbushur.
7. Allan Pinkerton
Vdekje nga kafshimi i gjuhës
Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshëm për hapjen e agjencisë detektive “Pinkerton” dhe për krijimin e teknikave investigative, si vëzhgimin e të dyshuarit dhe kryerjes së punës nën maskim. Ai vetë vdiq nga një infeksion në gjuhë, gjë që iu krijuar për shkak se e kafshoi kur u pengua në një trotuar.
8. Jack Daniel
Vdekje nga shkelja e gishtit të madh
I famshmi Jack Daniel vendosi të shkojë herët në distileri një mëngjes në vitin 1911. Donte të hapte kasafortën e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Në zemërim e sipër, Daniel goditi kasafortën me këmbë dhe lëndoi gishtin, i cili më vonë iu infektua. Ky lëndim i solli dhe vdekjen. Morali i historisë? Mos shkoni në punë herët.
9. Bobby Leach
Vdekje nga lëkura e portokallit
Bobby Leach nuk kishte frikë nga vdekja. Në vitin 1911, ai ishte personi i dytë në botë që kaloi poshtë Ujëvarës së Niagaras mbi një fuçi. Guximtari organizoi edhe shfaqje të tjera ku sfidonte vdekjen, prandaj vdekja e tij është ironike. Ndërsa shëtiste në Zelandën e Re, Leach rrëshqiti në një lëkurë portokalli.
10. Franz Reichelt
Vdekje nga moshapja e palltos parashutë
Në vitin 1911, rrobaqepësi francez Franz Reichelt vendosi ta provojë shpikjen e tij, një kombinim i parashutës dhe palltos, duke u hedhur nga kulla Eifel. Autoriteteve u tha se do të përdorte një kukull, por në momentin e fundit vendosi ta provojë vetë. Askush nuk u habit për vdekjen e tij.
Hedhjen mund ta shihni edhe tek YouTube.
11. Grigori Rasputin
Vdekje nga helmimi, goditja me armë, rrahja dhe mbytja njëkohësisht
Mistiku rus Grigori Rasputin (1869-1916) në fillim u helmua me aq helm sa mund të vriteshin 10 burra, por nuk pësoi gjë. Më vonë vrasësit e goditën me një revolver në shpinë. Rasputin ra por e mori veten. Atëherë e goditën edhe tre herë të tjera, por Rasputin prapë jetoi. Më pas e rrahën, dhe për siguri e hodhën në lumin e akullt Neva.
12. Ray Chapman
Vdekje nga bejsbolli
Ray Chapman nga Kleveland, është njeriu i vetëm që është vrarë nga një shesh bejsbolli. Në atë kohë, lojtarët e bejsbollit e bënin pis një top para se ta hidhnin që ai që e qëllonte të mos e shihte. Në 6 gusht, 1920, gjatë një loje kundër “New York Yankees”, Carl Mays i hodhi një top të tillë Chapman, që i ra në kokë.
13. Isadora Duncan
Vdekje nga shalli
“Mamaja e kërcimit modern”, Isadora Duncan vdiq në vitin 1927 për shkak të shallit të firmosur që e vishte gjithmonë. Gazeta “New York Times” shkruan në 15 shtator, 1927 “Automobili po ecte me shpejtësi kur shalli me mëndafsh të fortë u rrotullua tek rrota e makinës. Ajo uli kokën dhe u përplas me një shkëmb”.
14. Homer dhe Langley Collyer
Vdekje nga plehrat
Homer dhe Langley Collyer ishin grumbullues të fiksuar. Dy vëllezërit kishin frikë t’i hidhnin gjërat dhe mblidhnin me fanatizëm gazeta dhe plehra të tjera në shtëpi. Ata madje vunë dhe çarqe në korridore që të mbroheshin nga hajdutët. Njëri prej tyre ishte zvarritur poshtë gazetave për të kaluar dhe ishte zënë në çarkun e ngritur vetë. Tjetri ishte i paralizuar dhe vdiq nga uria.
15. Jerome Irving Rodale
Vdekje gjatë një bisede në një shfaqje
Jerome Irving Rodale ishte një idhtar i ngrënies së shëndetshme. Ai ishte përkrahës i ushqimeve organike dhe themeloi revistën “Ferma dhe kopshtaria organike”. Pasi u mburr se do të bëhej 100 vjeç, nëse nuk shtypej nga ndonjë taksixhi i inatosur, Rodale vdiq nga një infarkt ndërsa intervistohej nga Dick Cavett në 1971.
16. Christine Chubbuck
Vdekje nga vetëvrasje drejtpërsëdrejti në televizor Christine Chubbuck ishte reporterja e parë dhe e vetme që kreu vetëvrasje gjatë një transmetimi drejtpërsëdrejti në televizor. Në 15 qershor, 1974, tetë minuta në transmetim, reporterja që vuante nga depresioni tha: “Do të ruaj politikën e “Channel 40” dhe do t’ju sjell lajmet më të fundit”. Më pas nxori pistoletën dhe e goditi veten në kokë.
17.
Elvis Presley, Vdekje në banjë
Ekzistojnë raste të ndryshme të vdekjeve në banjë, por ajo e Elvis Presley (1935-1977) është më e famshmja. Mbreti i rokut është gjetur i shtrirë në banjën e shtëpisë së madhe pasi kishte vjellë në WC. Doktorët thanë se kishte pësuar një infarkt nga shtimi në peshë dhe marrja e ilaçeve të tepërta.

(d.b/Bota.al/BalkanWeb)

Dafina bën kërcime hot me fansen

0

dafi12-938x535Dafina Zeqiri ka treguar gjithmonë performanca të zjarrta në skenat ku ajo ka kënduar.

Kësaj here pjesë e performancës së saj është bërë edhe një fanse me fat e cila ka kërcyer dhe ka kënduar sëbashku me Dafinën me të cilën ka shkëmbyer lëvizje në skenën e clubit të natës.

Dafina me një look ekstravagant, flokë të shkurtra, me një veshje lëkure të zezë është shfaqur si gjithmonë në superformë.

Isni Kilaj i PDK-së, nxiti djegien e librit të Veton Surroit “Këmbët e Gjarprit”

0

IsniKilaj-malishevaIsh- kryetari i Komunës së Malishevës, dhe tani kryetar i Degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj është ai i cili ka nxitur që të digjet libri i Veton Surroit, “Këmbët e Gjarprit”. Kështu kanë bërë burime të Gazetës Blic. Sipas këtyre burimeve, aktin e djegies e ka kryer një asamblist i PDK-së së bashku me veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të nxitur nga Isni Kilaj.

“Në djegien e librit të Veton Surroit pos veteranëve të UCK-së që e përkrahin PDK-në, ka pasur edhe veteranë që e mbështesin Nismën për Kosovën, e cila në zgjedhjet lokale ka fituar në Malishevë. Mirëpo, djegia e librit është nxitur nga Isni Kilaj”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Ndryshe, në librin e Veton Surroit “Këmbët e Gjarprit”, në disa raste përmendet edhe Malisheva.
Të hënën një grup i veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Komuna e Malishevës, rreth orës 11:00, në parkun e këtij qyteti, e kanë djegur librin e publicistit Veton Surroi, “Këmbët e Gjarprit”.

Djegia e librit te Surroit

Bekim Hoti, një veteran i UÇK-së, aktualisht anëtar i Kuvendit Komunal të Malishevës nga radhët e PDK-së, i ka shpjeguar motivet për këtë akt. Duke i dhënë në vazhdimësi mbiemrit Surroi mbaresën “viq” dhe duke e etiketuar atë si antikombëtar e me emra të tjerë fyes, Hoti ka thënë se djegia e librit është më e pakta gjë që mund të bëhet kundër tij.
Muajin e kaluar e njëjta organizatë pati djegur librin edhe në Ferizaj, akt ky që pati ngjallur reagime të shumta dhe qe cilësuar si vandalizëm.

Autori i librit, Veton Surroi, ka reaguar edhe sot duke shkruar në Facebook: “Më 11 gusht në sheshin Adem Jashari të Malishevës një grup personash që e quajnë veten luftëtarë (të OVL UÇK) dogjën librin

“Këmbët e Gjarprit” me arsyetim se është një “” dhe se është I drejtuar”kundër vlerave kombëtare”.

Në korrik , në sheshin Al-Ouruba të qytetit Mosul në Irak , një grup personash që e quajnë veten luftëtarë (të ISIS) dogjën me dhjetëra libra të marra nga biblioteka publike dhe libraritë private me arsyetimin se “ janë libra që thërrasin për jomoralitet dhe ateizëm”. Gazeta Blic

Baxhaku: Forumi Transparenca, hapi Ramadan Mujën

0

Elmedina BaxhakuuuForumi Transparenca gjatë muajt korrik ka mbajtur dy debate në të cilat janë trajtuar tema e transparencës dhe ai i mërgatës. Përfaqësuesja e Forumit, Elmedina Baxhaku tregon se gjatë muajit korrik, ky forum ka pasur një angazhim sa i përket organizimit dhe zhvillimit të aktiviteteve.

“Gjatë muajit korrik 2014, Forumi Transparenca ka mbajtur dy debate “Ballafaqim” dhe atë më 03.07.2014 debati me temë Transparenca në qeverisjen lokale të Prizrenit”, tregon ajo.

“Tematikat që u trajtuan gjatë debatit ishin: Transparenca dhe llogaridhënia, informimi publik dhe konsultimi si dhe qasja në dokumente publike”.

“Fokusi i debatit është përfshirë për sa i përket hapjes së takimeve të kryetarit me drejtorët komunal, rëndësisë së përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, mungesës së materialeve bazë në ueb faqen e komunës, publikimit të procesverbaleve nga kuvendi, raportet të punës së kuvendit, përgjigjet e vonuara ndaj kërkesave të OJQ-ve dhe mediave për qasje në dokumente publike, etj”.

“Debati i dytë për këtë muaj kishte për temë trajtimin e mërgatës. Gjatë debatit u trajtuan çështjet që lidhen me administratën komunale në shërbimet karshi mërgatës, riatdhesimin, sigurimin e pronave të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe të ngjashme”.

“Më 14 korrik, është lëshuar një komunikatë për media me titull “Ramadan Muja i vetmi kryetar i mbyllur në Kosovë” komunikatë kjo si ri-kërkesë mbi hapjen e vendimmarrjes në Prizren, e ku pas një jave, gjegjësisht më 22.07.2014 kryetari Muja ka marr vendim mbi hapjen e takimeve të tija me bordin (vetëm mbledhjet e bordit)/PrizrenPress.com/

48 orë paraburgim për 40 të arrestuarit

0

terroristet kosovar ne siri

(E plotësuar) Gjykata themelore e Prishtinës ka caktuar 48 ore arresti për 40 të arrestuarit e djeshëm. Ndërsa vendimi për këta pritet që të merret nesër ose pas nesër.

Kështu u tha pas përfundimit të seancës së parë dëgjimore, ku avokatët e të dyshuarve thonë se të pandehurit janë deklaruar si të pafajshëm e ndërsa 4 ose 5 prej tyre, kanë pranuar që kanë marrë pjesë në ushtrinë çlirimtare të Sirisë, ushtri kjo e cila sipas tyre nuk konsiderohet si ushtri terroriste.

Sipas tyre, të gjitha ndodhitë e djeshme dhe të sotshme janë vetëm spektakël në të cilën nuk u gjet asnjë provë e cila fajëson të pandehurit.

Avokati Besnik Berisha, tha se gjatë seancës u vërtetuan mangësitë e kërkesës.

“Prokuroria më në fund pranoi se nuk ka mundur të siguroj material të mjaftueshëm për të mbështetur pretendimet e tyre për të pandehurit”, ka thënë Berisha, raporton RTK.

KosovaPress, ka parë nga afër se në këto momente të gjithë të pandehurit janë duke u dërguar për në qendrat e paraburgimit.

 

Sot nuk ka vendim

Sot nuk do të ketë vendim për dyzet të arrestuarit e djeshëm të cilët janë të dyshuar për vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Kështu ka deklaruar, Hamdi Ibrahimi, Kryetar i Gjykatës Themelore, i cili para se të fillonte seanca e parë dëgjimore tha se për shkak të numrit të madh të të dyshuarve, kjo seancë mund të zgjasë deri në orët e vona dhe se për këtë arsye, sot nuk do të ketë vendim.

“Sot nuk ka shans të merret venim, për faktin se numri i personave të pandehur është shumë i madh”.

“Vendimi i Gjykatës është për ta filluar seancën sot, por nuk është obligim i Gjykatës me marrë vendime sot. Është Gjykata ajo që vlerëson. Varësisht prej seancës, varësisht prej asaj çka gjendet në shkresa të lëndës prej provave, vendoset, por nuk vendoset sot. Kështu që, mos pritni vendim sot”.

Ai tha se brenda në seancë do të kenë mundësi të marrin pjesë vetëm disa familjarë, madje siç pohoi ai gazetarët mund të hyjnë brenda por pa mjete të xhirimit dhe se asnjë fotografi e personave të dyshuar sipas tij nuk guxon të dalë nesër.