Home Blog Page 8225

Priten edhe së paku 20 arrestime

0

terroristet kosovar ne siriTë paktën edhe 20 persona pritet të arrestohen ditëve në vazhdim si të dyshuar për terrorizëm.

Në mesin e tyre janë drejtues të Lëvizjes Islamike Bashkohu të Fuad Ramiqit dhe të paktën katër imam xhamish, që dyshohen për veprat penale të nxitjes së urrejtjes, rekrutim për të luftuar me organizata terroriste dhe veprime tjera, ka mësuar “Koha Ditore”.

Këta imamë me ndikim në Kosovë që janë nga Prishtina, Gjilani, dhe Mitrovica dyshohen se kanë lidhje direkte me organizatat terroriste ISIS dhe Al Nusra.

“Policia e Kosovës i ka nën vëzhgim të dyshuarit. Ata pritet të arrestohen gjatë këtyre ditëve. Urdhëresat nga Gjykata Themelore e Prishtinës janë lëshuar”, ka thënë një burim i gazetës…/koha ditore/

Ban kërkon të bëhet më shumë për Jeziditë

0

BanKiMoonSekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar sot nga shtetet e gjithë botës që të bëjnë më shumë civilët irakianë që janë larguar nga militantët islamik në Irak dhe janë fshehur në zonat malore të rajonit kurd.

“Gjendja e Jezidive dhe të tjerëve në malin e Sinxharit është veçanërisht pikëlluese”, iu ka thënë Ban gazetarëve, dhe ka shtuar se “situata në male është e rëndë”.

“I kërkoj komunitetit ndërkombëtar që të bëj më shumë për të ofruar përkrahjen që ata e kanë nevojë”, ka thënë ai.

Sahatqija: PDK-ja ka faj

0

Teuta SahatqijaNënkryetarja e LDK-së Teuta Sahatqia, e ka akuzuar PDK-në për bllokimin e formimit të institucioneve të reja.

Ajo ka thënë se Gjykata Kushtetuese i ka dërguar në “pushim të dhunshëm” 12o deputetë dhe sipas saj, kjo gjykatë do të duhej sa më shpejt ta lirojë Kuvendin të funksionojë dhe ta formojë Qeverinë.

Sahatqija ka përjashtuar çdo mundësi për bashkëqeverisje me PDK-në, duke u shprehur e bindur se institucionet e reja do t’i formojë koalicioni paszgjedhor LDK-AAK e Nisma.

Ajo ka deklaruar se ky koalicion e ka shumicën e votave në kuvend dhe se për cdo ditë është duke u forcuar.

Britney Spears, e lumtur rrugëve të Kalifornisë

0

Britney SpearsKrijuesja e hitit ‘I wanna go’ është parë duke ecur e qeshur dhe gjithë kjo lumturi duke se është rezultat i sukseseve që ka pasur kohën e fundit në jetën private dhe profesionale. Ajo ka lëshuar një version të këngës së re e cila pritet të lansohet shumë shpejt

Këngëtarja problematike Britney Spears po shkëlqen nën rrezet e diellit me dukjen e saj spektakulare. E veshur me pantallona të shkurtra, Britney shfaq linjat e saj të mrekullueshme. Në pjesën e lartë ajo kishte veshur një bluzë roze dhe ky kombinim rrobash reflekton karakterin e ‘çmendur’ të këngëtares.

Britney me këtë veshje u pa duke u shëtitur rrugëve të Kalifornisë të hënën e kaluar dhe dukej në një humor shumë mirë pasi gjithë kohën rrinte duke qeshur. Në një version i këngës ‘Work Bi*ch’ i lëshuar të hënën e kaluar në shfaq Spears dukshëm më mirë se sa që është dukur në videoklipin e pa lansuar të këngës ‘Alien’. Britney është e lumtur edhe me jetën e përditshme sidomos me fëmijët e saj.

Këngëtarja 32 vjeçare thotë së fëmijët të sjellin shumë energji. “Unë i kuptojë shumë njerëzit kur thonë se fëmijët të sjellin energji pozitive sepse edhe fëmijët e mi po këtë gjë e bëjnë” ka thënë Britney.

Ishujt Solomon e kanë njohur Kosovën

0

Ishujt SolomonMinistri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, para pak minutash ka bërë publik një lajm të mirë për Kosovën.

Hoxhaj, në një postim në Facebook, ka bërë me dije se Ishujt Solomon sapo kanë marrë vendimin për njohjen e Kosovës shtet të pavarur.

“Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Ishujt Solomon sapo e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duke u bërë vendi i 108 që e marrin këtë vendim. Urime qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Shëngjin, mbytet në det një vajzë 8 vjeçare nga Kosova

0

Shengjin-plazhiNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit, pasi një vajzë 8-vjeçare është mbytur në det.

Vogëlushja kishte shkuar në plazh me prindërit e saj, të cilët për pak çaste e kanë humbur nga sytë, duke bërë që fëmija të futej e vetme në det.

Fëmija, e identifikuar si Gabriela Qeta, është nxjerrë nga uji pa shenja jete dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku mjekët kanë konstatuar se ishte tepër vonë.

Mësohet se familja Qeta është nga Kosova dhe po kalonte disa ditë pushimi në plazhin e Shëngjinit, raporton Shekulli.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare akuzoi autoritetet lokale në Shëngjin për mospranimin e bashkëpunimit me qëllim vendosjen e rojeve bregdetare në plazh.

“Kur nuk merren masa të ruajtjes ndodhin të tilla tragjedi”, deklaroi Tare.

Berisha nga Suhareka: Mos shkoni me luftu në Siri e Irak

0

Gramoz Berisha-suharekePamjet e vuajtjeve të komunitetit Jezidi nga pjesëtarët e ISIS-it në Irak, po e kthejnë 15 vite mbrapa Gramoz Berishën nga Suhareka. Ai i kishte mbijetuar masakrës se forcave serbe në vitin 1999, kur u vranë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

“Më 29 mars 1999 ka ndodh masakra ma e madhe në Suharekë. Këtu janë vra 50 anëtar të familjes. Kemi shpëtuar vetëm unë, nëna dhe gruaja e axhës”, thotë Berisha për Klan Kosova.

Atij i kujtohen edhe kolonat e gjata të shqiptarëve që dëboheshin nga shtëpitë e tyre. Ndërsa, kujtimet e tmerrit që përjetoi në lokalin fatal të Suharekës, ai ende i ka të freskëta. Madje, Gramozi nuk dëshiron as ta shoh këtë vend në qytetin e tij. Prandaj, dëshiron të shpërngulet për të jetuar në Prishtinë.

Për të mos përjetuar të tjerët vuajtjet e kosovarëve në luftë, ai u lutet bashkëkombësve të tij të mos shkojnë për të luftuar në Irak e Siri.

“Ju kisha lutur, mos të ndodh diçka si familjes sonë, si kemi vuajtur; mos të ndodh kjo në asnjë vend të botës, e aq më pak që ato vrasje të bëhen prej shqiptarëve”, thotë Berisha.

Dhjetëra kosovarë i janë bashkuar grupit terrorist të ISIS-it për të luftuar në vendet e Lindjes së Mesme. Më i njohuri prej tyre është Lavdrim Muhaxheri, i cili ka postuar foto në rrjete sociale duke i prerë kokën një të mituri.

Aniston: nuk u nënshtrohem ndërhyrjeve estetike

0

Jennifer Aniston14-12Jennifer Aniston thotë se nuk e ka në plan t’u nënshtrohet procedurave estetike për ta përmirësuar dukjen e saj, ndërsa tregon se rregullisht han ushqim të shëndetshëm dhe ushtron, në mënyrë që të ruajë peshën ndërmjet 49 dhe 51 kilogramë.

Në një intervistë për Yahoo Beauty, aktorja ka thënë se në këtë periudhë do të dëshironte t’i humbte edhe 2.5 kilogramë, porse e ka të vështirë në moshën që ka.

45-vjeçarja ka pranuar se Hollywoodi, jo vetëm se kërkon dukje të përsosur dhe dieta rigoroze, porse bën presion ndaj femrave që të duken më të reja.

“Kam qenë dëshmitare e asaj se çfarë janë në gjendje femrat të bëjnë në mënyrë që të mbesin gjithmonë të reja”.

“Jam falënderuese që kam mundur të mësoj nga gabimet e tyre, sepse unë nuk e kam në plan që të injektoj asgjë në fytyrën time”, ka thënë Aniston.

Rebeka Rexhepi shërohet nga kanceri

0

Rebeka Rexhepi-sherohet nga kanceri16 vjeqarja Rebeka Rexhepi, vajza e cila vuante nga sëmundja e kacerit, sot është shëruar plotësisht.

Këtë e ka bërë të ditur nëna e saj Xheraldina, e cila përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan për shërimin e saj.

“My baby is kancer free!!!!!!! Miq, Re Beka sot zyrtarisht është e shëruar”, ka shkruar në Facebook.

Ajo ka thënë se kanceri nuk është lojë dhe që nuk duhet mashtruar, përderisa ka treguar se si familja e saj së bashku me të tjerët ka fituar betejën e madhe, por që lufta vazhdon.

Xheraldina ka treguar se ajo dhe vajza e saj Rebeka do të kthehen shumë shpejt në shtëpi dhe se të gjithë se bashku do të festojnë për shërimin e vajzës së saj.

EULEX – aktakuzë të re për krime lufte

0

EULEX-kosoveSipas një njoftimi të misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave me dyshimin se kanë kryer krime lufte dhe vrasje të rëndë.

Njoftimi i EULEX-it thotë se aktakuza është bërë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ndërsa njëri nga të pandehurit akuzohet për nxitje për të kryer krime të luftës “në prill të vitit 1999”.

“Po ashtu, ai dhe një i pandehur tjetër akuzohen për nxitje në bashkëkryerje për të kryer veprat e vrasjes së rëndë dhe tentim vrasjes së rëndë në shkurt të vitit 2000. Tre të pandehurit e tjerë akuzohen për veprat e vrasjes së rëndë dhe tentim vrasjes së rëndë në shkurt të vitit 2000”, thuhet në fund të njoftimit të EULEX-it.