Home Blog Page 8227

Rreth 12 mijë vizitorë për afro tre muaj në Shpellën e Gadimes

0

shpella e gadimesSe është ndër bukuritë e rralla të Kosovës, kjo nuk do diskutim. Por ky monument natyror është edhe ndër atraksionet turistike më të vizituara në vend. E kjo është Shpella e Gadimës, por që fatkeqësisht për disa kohë ishte e mbyllur për vizitorë si pasojë e uzurpimit nga persona të pa ndërgjegjshëm.

Mbikëqyrësi i kësaj shpelle, Valon Zymeri ka deklaruar për KultPlus se shpella tash e 79 ditë është hapur për vizitorë.

“Shpella e Gadimes ka filluar punën zyrtarisht me 26 maj 2014 që i bie 79 ditë pune deri me sot. Kjo shpellë deri më sot ka pasur 11.500 vizitorë. Ndryshimet e Shpellës nga viti i kaluar janë se vitin e kaluar por edhe vitet e mbas luftës Shpella e Gadimes ka qenë e uzurpuar nga persona të pandërgjegjshëm, ndërsa nga ky vit menaxhohet nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor – AMMK dhe se tashmë të gjitha të hyrat shkojnë në buxhetin e Kosovës, kurse në të kaluarën kanë shkuar në dorën e uzurpatorit. Kjo është e mira e gjithë kësaj” tha Zymeri.

Lidhur me çmimet e biletave hyrëse, Valoni tha se për të rritur nga mosha mbi 15 vjeç kushton 2euro. Për fëmijë nga mosha 7 vjeç deri në moshën 15 vjeç 1 euro kurse për grupe të organizuara – studentë, nxënës bileta kushton 0.50 cent. Ndërsa për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët nën moshën 6 vjeçare hyrja është falas.

“Ndryshimet nga banorët e Gadimes janë mirëpritur pasi që këto para shkojnë në buxhet të Kosovës dhe jo në duar të uzurpatorit, siç ka ndodhur më parë. Investime të reja në Shpellën e Gadimes do të ndodhin shumë shpejt. Jemi në negociata me Ambasadën Franceze, të cilët janë të interesuar që së pari të investojnë në rrjetin elektrik sepse ky rrjet është i vjetër që nga viti 1974 ! Kemi dhe investitorë të interesuar për bashkëpunime”, tregoi Zymeri.

Shpella e Gadimes gjendet në fshatin më të njëjtin emër në afërsi të Lipjanit. Ajo është e gjatë 1500 metra mirëpo për turistët është i mundshëm shikimi i vetëm 1300 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet. Në Shpellë janë kati i mesëm që është për vizitorë , kati nënujor dhe kati i sipërm. Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është konstante 13 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë.
Shpella e Gadimes është zbuluar nga një fshatar me emrin Ahmet Asllani i cili në oborrin e shtëpisë së vet gjatë punimit (thyerjes) së gurëve për ndërtimin e shtëpisë kishte hasur në një gropë të vogël në të cilën ka vërejtur disa pjesë të mermerta dhe ka lajmëruar organet kompetente në Lipjan.

Për datën në të cilën janë futur në aktet zyrtare këto shënime nuk dihet. Personat të interesuar për brendinë e shpellës dhe që si duket kanë provuar të hynë aty, kanë lajmëruar se edhe brendia e saj është po aq e bukur sikurse ajo që shohin turistët dhe ndoshta edhe më e bukur. Në shpellë si duket ka edhe disa dukuri tjera natyrore siç është liqeni madhësia e të cilit mund të jetë 15 deri 25 metra. Në këtë shpellë gjenden kristale të rralla ndërsa çdo centimetër i këtyre kristaleve rritet për 30,000 vjet dhe në bazë të kësaj është llogaritur se shpella është e vjetër rreth 80,000 vjet. Në shpellë gjenden shumë simbole të formuara nga këta kristale mes të cilave veçohen figurat në formë peshku, mjekra e Skënderbeut, gjarpri, Romeo e Zhuljeta etj./KultPlus.com

Godet me veturë dy këmbësore në Malishevë

0

Makina-kembesoriNjë ngasës i veturës godet dy femra këmbësore në Rr. “Rilindja Kombëtare” në Malishevë, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore. Siç raporton policia, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur dy viktimat femra K/Shqiptare (këmbësore) duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore”.

“Dy viktimat janë dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. /PrizrenPress.com/

Ja emrat e xhihadistëve të arrestuar dje nga PK-ja

0

TerroristiGazeta Zëri ka siguruar edhe emrat e xhihadistëve nga Kosova të cilët kanë qenë pjesë e luftës së Sirisë dhe Irakut.

Të arrestuarit për vepra penale të terrorizmit janë:

Leutrim I. Raifi, 23-vjeçar me banim në Fushë Kosovë,

Armir A. Vuniqi, 23-vjeçar me banim në Lipjan,

Shaban R. Dumani, 52-vjeçar, nga fshati Miradi e Ulët e Fushë Kosovës,

Hadi I. Nura, 26-vjeçar, nga lagjja “Dardania” në Prishtinë,

Burim E. Konjuhi, 30-vjeçar, nga Prugovci i Prishtinës,

Kujtim A. Bllaca, 28-vjeçar, nga Ribari i Madh i Lipjanit,

Albert Berisha, 27-vjeçar, nga Prishtina,

Visar I. Kadriu, 29-vjeçar, nga Prishtina,

Egzon J. Latifi, 20-vjeçar, nga Gjilani,

Fatos I. Rexhepi, 36-vjeçar, nga fshati Ramjan i Vitisë,

Hajdin E. Elezi, 43-vjeçar, nga fshati Smirë i Vitisë,

Blerim Z. Syla, 22-vjeçar, nga fshati Debëllde i Vitisë,

Haviz M. Ahmeti, 20-vjeçar, nga Gjilani,

Kenan R. Rushiti, 25-vjeçar, nga Lubizhdi i Vitisë,

Irfan I. Haqifi, 20-vjeçar, nga Gjilani,

Bekim V. Halili, 37-vjeçar, nga Tankosiqi i Ferizajt,

Fitim D. Dema, 27-vjeçar, nga fshati Bob i Kaqanikut,

Zejadin H. Berisha, 30-vjeçar, nga Goranci i Hanit të Elezit,

Agron Lika, 32-vjeçar, nga fshati Strazhë i Kaçanikut,

Emri R. Bushi, 36-vjeçar, nga Hani i Elezit,

Fisnik R. Bushi, 31-vjeçar, nga Ferizaj,

Besim A. Shabani, 32-vjeçar, nga Shkupi por me banim në Ferizaj,

Adil Bushi, 26-vjeçar, nga Hani i Elezit,

Muxhahid Braha, 25-vjeçar, nga Hani i Elezit,

Jetmir Bushi, 24-vjeçar, nga Hani i Elezit,

Ilir Momqillo, 24-vjeçar, nga fshati Sllakovë i Gjilanit,

Samidin M. Halimi, 40-vjeçar, nga Dragashi,

boshnjaku Fikret J. Krco, 32-vjeçar,

Ibrahim Rashiti, 37-vjeçar, nga Opoja e Dragashit,

Mentor Bellaqa, 29-vjeçar, nga Prizreni,

Kujtim V. Bytyqi, 32-vjeçar, nga Shkoza e Malishevës,

Besim U. Lajqi, 35-vjeçar, nga Peja,

Betim R. Ibrahimaj, 26-vjeçar, nga Zhakova e Istogut,

Muhamed A. Hajrizaj, 52-vjeçar, nga Strellci i Deçanit,

Berat F. Këpuska, 26-vjeçar, nga Gjakova,

Arsim R. Istrefi, 36-vjeçar, nga Bajgora e Mitrovicës,

Sadat Kaqiku, 39-vjeçar, nga Shipoli i Mitrovicës,

Vehbi S. Gërgjaliu, 31-vjeçar, nga Studimja e Poshtme e Vushtrrisë,

Jeton A. Hajdini, 39-vjeçar, nga Kqiqi i Madh i Mitrovicës

Skender Syla, 33-vjeçar, nga Mitovica.

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë, sulmoi dy persona në Suharekë

0

pranga 5Në fshatin Shirokë të Suharekës, raportohet se është arrestuar një mashkull shqiptar, shtetas i Maqedonisë.

Ai ka kanosur një femër dhe një mashkull K/Shqiptar.

I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Nga Mbrojtja Civile në policë të Kosovës

0

Police me maskaInstitucionet e Kosovës kanë hartuar planin për transferimin e 760 serbëve të veriut nga institucionet paralele në institucionet e Kosovës. Këta serbë kanë punuar si pjesë e Mbrojtjes Civile që është strukturë paraushtarake e Serbisë.

Por meqenëse Kosova nuk ka strukturë të ngjashme sigurie, atëherë këta serbë të cilët janë komanduar nga kryetarët e komunave ilegale serbe në veri, do të punësohen si gardianë burgjesh, zjarrfikës, roje të kishave serbe dhe institucione tjera.

Anëtari i delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Fisnik Rexhepi, ka treguar për Top Channel se në vjeshtën e këtij viti kur të rifillojnë bisedimet do të finalizohet në Bruksel plani për shkrirjen Mbrojtjes Civile në institucionet legale të Kosovës.

Por sipas tij, pjesëtarët e Mbrojtjes Civile do të verifikohen për të kaluarën e tyre para se të punësohen në institucionet kosovare.

“Fillimisht Qeveria e Serbisë është e obliguar që të nxjerrë venim zyrtar për shpërbërje dhe për ndalim të operimit të tyre në territorin e Republikës së Kosovës. Ekziston një numër prej rreth 760 personave të cilët janë pjesë e Mbrojtjes Civile. Ne i kemi planet tona se sa prej tyre mund t’i absorbojmë, ndërsa për pjesën tjerët të mbetur po i diskutojmë disa modalitete me Bashkimin Evropian dhe me partnerë tjerë ndërkombëtarë”, ka thënë Rexhepi.

Analisti për politikat e sigurisë në Ballkan, Naim Rashiti ka thënë për Top Channel se pjesëtarët e Mbrojtjes Civile të serbëve në veri janë përdorur nga viti 2011 nga kryetarët e komunave paralele serbe për të penguar integrimin e veriut.

Sipas tij, rreth 160 prej atyre serbëve nga një verifikim që u është bërë kanë rezultuar se nuk janë fare në regjistrin civil të Kosovës por vijnë nga “Republika Srpska” e Bosnjes.

“Është struktura më sensitive, çështja më sensitive në raport me shtetin sepse është një strukturë paraushtarake dhe nuk është Mbrojtje Civile. Duhet pasur kujdes mirë me verifikimin e tyre, me të kaluarën e tyre, me pastrimin e listave të tyre, ri-trajnimin e tyre dhe në veçanti që ti kërkohet sa më shumë Beogradit dhe ti bëhet presion që jo vetëm për këtë strukturë por për çdo institucion serb të ndërpritet financimi përmes ndryshimit të legjislacionit në Serbi”, ka vlerësuar ai.

Pavarësisht kostos politike dhe financiare që ka transferimi i këtyre pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile serbe në institucionet e Kosovës, Rashiti mendon se Qeveria e Kosovës duhet ta përfundoje përfshirjen e tyre sa më parë për t’i hapur rrugë integrimit sa më të shpejtë të veriut.

Thika i bie në kokë nga ‘qielli’, shpëton (Foto)

0

thika ne koke2Yunzhi Xiao mund të ndihet njeriu më fatlum në botë. Për shkak se ai ka shpëtuar i gjallë edhe pse i është ngul në kokë një thikë nga një lartësi dukshëm e madhe.

Ai ishte duke ecur pranë një ndërtese kur thika rrëshqiti nga ballkoni i katit të tetë dhe ra direkt në kokën e Xiaos.

Xiao tha se kishte ndjerë peshë shumë të rëndë para se kalimtarët ta shihnin se ai kishte gjakderdhje.

Thika ne koke1“Më ka dhembur shumë”, Xiao tha nga spitali. “Bërtita tepër ‘Koka! Koka ime më dhemb!’ Por nuk e dija se çka ka ndodhur”.

Disa orë pas incidentit, doktorët ishin në gjendje ta largonin thikën nga koka e tij.

Thika ne kokePolicia ka thënë që thika ka rënë për shkak të frymës.

E, Xiao mund të falënderohet që tash është në gjendje stabile.

Rama pranon moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

0

Edi Rama-kryeminister i ShqiperiseQeveria shqiptare pranon se nuk është realizuar Marrëveshja e Ohrit.

Pikërisht vetëm disa javë para përvjetorit të 13 të kësaj marrëveshje, kryeministri Edi Rama kishte lëshuar një deklaratë të fuqishme se kjo marrëveshja nuk është zbatuar plotësisht.

“Ç’ka po ndodh sot në Maqedoni, meriton vëmendje, maturi pa dyshim, reflektim dhe madje të thellë”, tha Kryeministri, transmeton INA.

“Marrëveshjes së Ohrit nuk i kanë dalë për zot vetëm dy palët që përbëjnë Maqedoninë, maqedonasit dhe shqiptarët, por edhe garantët e asaj marrëveshjeje, miqtë dhe partnerët e besuar ndërkombëtarë”, kishte deklaruar një muaj më parë kryeministri Rama.

Ai ka nënvizuar qartë moszbatimin e kësaj marrëveshje, duke kërkuar reflektim dhe maturi.

“Dhe nëse maturia ju duhet shumë dy palëve tona, reflektimi i thellë nevojitet të jetë trepalësh, sepse as burgosja e përjetshme e 6 shqiptarëve dhe as radikalizmi, trajtimi i namur i një radikalizmi fetar që i bie ndesh interesave shqiptare, nuk mund të justifikohen. Por këto janë pasoja të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe të një humbjeje besimi tek shqiptarët, për të cilat garantët nuk duhet t’i kërkojnë të gjitha shkaqet jashtë sferës së përgjegjësive të tyre. Ashtu si kundër besoj unë, edhe flamujt e radikalizmit shqiptar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale, gërryese, varfëri, papunësi, keq arsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më agresivet, në organizmin shoqëror të një bashkësie dhe për këto duhet menduar në tre palë për Maqedoninë, për këto duhet diskutuar në shumë palë për Ballkanin”, theksoi Rama.

Në Prizren, fillojnë ‘Ditët e Shkencës së Forenzikës Kosovë-Turqi’

0

Prizreni9-18Sot në Prizren do të mbahet simpoziumi shkencor “Ditët e Shkencës së Forenzikës Kosovë-Turqi”.

Ky simpozium i cili do të zgjasë deri më 14 gusht, është si rezultat i bashkëpunimit në mes Forenzikës së Policisë së Turqisë, Universitetit të Ankarasë- Instituti i Shkencave të Forenzikës dhe Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF).

Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, në këtë simpozium do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Altay Suroy, gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Erkan Ibis, Rektor i Universitetit të Ankarasë, Hamit Hanci, Drejtor i Institutit të Shkencave të Mjekësisë Ligjore të Universitetit në Ankara, Blerim Olluri, Kryeshef i AKF-së, Cengiz Çesko, kryetar i Shoqatës së studentëve të diplomuar në Turqi etj. /PrizrenPress.com/

Abdixhiku: Terrorizmi të goditet në kokë e jo në bisht

0

LumirAbdixhiku-riinvestAnalisti Lumir Abdixhiku thotë se luftimi i terrorizmit në Kosovë duhet të bëhet duke e goditur atë në kokë e jo në bisht.

Kjo, pasi sipas tij, në bisht mund të jetë shumë vonë e shumë vështirë.

“E koka e terrorizmit nuk përmban djem trushpëlarë, as disa predikues antifetarë që trushpëlajnë (ndonëse këta kanë hisen e çmendurisë), por përmban politikanë inkompetentë që u japin mundësi trushpëlarësve e të trushpëlarëve”.

“Pra koka përmban politikanë që me korrupsion e hajni kanë mbjellë fukarallëkun, papunësinë e mjerimin në vend, mjerim që përfundimisht prodhon mundësi për tru shpëlarje; politikanë që me padituri e injorancë kanë toleruar veprimin e lirë të organizatave terroriste që me pare dhe me pare shumë kanë financuar ekstremizmin tash e pesëmbëdhjetë vjet rresht; e politikanë që me zaptim të praktikisht gjithçkaje kanë pamundësuar reagimin e shtetit ndaj shërbimeve sekrete antishqiptare e predikuesve manipulues antifetarë që nuk kanë pardon”.

“Pra për të parandaluar të rinjtë tanë – djem jo më shumë se me nga njëzet e ca vjet – që të zgjedhin pjesëmarrjen në organizata terroriste gjithandej nëpër botë – dhe për më tepër – për të minimizuar përkrahjen e gërditshme të disa kolltukofagëve virtualë që në vend të trurit kanë urrejtje e fjalë urrejtje plot, shteti jo vetëm që duhet të bëj arrestime e luftë të pa kompromis ndaj secilit terroristë në bërje ose të bërë tashmë (sepse s’bën ndryshe, ata ose na), por duhet para së gjithash të parandalojë secilën anomali tjetër ekonomike, shoqërore e kulturore që krijon fole për manipulim, varfërim e mjerim – shkaqet kryesore të terrorizmit. Të tjerat janë improvizime afatatshkurta; gjithmonë më mirë se hiç, por gjithmonë afatshkurta”, shkruan ai në Facebook.

PDK nuk ekzaltohet nga pushteti, por as nuk frikësohet nga opozita

0

Kadri VeseliShkruan: Kadri Veseli

Vërtet, është koha të kuptojmë të gjithë se ‘zgjedhja dhe zgjidhja e pushtetit’ nuk është problemi i Kosovës, pavarësisht se si është duke u synuar ai.

Fillim i një shkrimi me një konstatim të tillë, do të mund të dëshmonte që në fillim shpërfytyrimin e një autori deri në një ‘moskujdesjeje’ të tij ndaj trajtimit të tekstit në fjalë. Ndoshta, për ata që mund të ligjërojnë mbi akademinë e shkrimit, në këtë rast, thënë me figurë, mund të zbërthejnë dhe ta shkërmoqin edhe në këtë mënyrë: ‘mospërfillja stilistike që përmban në vete diskursin e një kërkesë për partneritet, për një dialogim të mundshëm; mbase për të paralajmëruar a shpërfillur vetminë që ka pllakosur mbi të’.

Nisur nga premisat e mësipërme me kujdes dhe vëmendje të përqendruar mund të thuhet se vërtetë tash është koha e përshtatshme për spektrin politik të vendit të përfaqësuar në Kuvend, që të ngritët përtej ‘filozofisë së meskinitetëve’, për ta mirëkuvenduar qeverisjen e ardhshme, e cila, në vetvete, do të kishte një formësim të ri me standard ekskluzivisht euroatlantik.
Pak më tej sesa konstatimet e prera të një pjese të opozitës, fjala është për atëpjesë të përfaqësuar brenda inicialeve LAN, jam i pirur të besoj se në politikë gjithmonë ka hapësirë për ta ofruar qoftë edhe vetëm një mendim mbi politikën dhe proceset e saj edhe në rastet dhe veçmas, në çastet e një ngërçi, që përtashësisht duket se është kapur në Kosovë.

Në mbështetje të një fryme të tillë mund të them që në fillim se qeverisja e ardhshme e Kosovës do të duhej t’i përgjigjej sfidave dhe rrethanave të reja të krijuara edhe prej ‘detyrimeve ndërkombëtare’, që do të thotë, jo vetëm prej atyre të ‘prekshme’, që tashmë shteti i Kosovës i ka marrë si ‘obligime kushtetuese’, por shumë më tej sesa kaq.

Vetë pranimi dhe shtetndërtimi i Republikës sonë në kuadër të Familjes së Shteteve të Botës, qoftë në kuptimin e drejtpërdrejtë, qoftë në atë metaforik, është një ‘rrugëtim dhe përgjegjësi’ e përbashkët me Familjen e Shteteve Euroatlantike.

Prandaj, në këtë drejtim, mund të thuhet pa ngurrim se nuk është me peshë vetëm stabiliteti i numrave në Kuvendin e Republikës prej komunitetit shumicë. Jo. Por gatishmëria e përgjegjësive për vendimmarrje prej përfaqësuesve të komunitetit shumicë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës e, veçmas, në të mirë të komuniteteve joshumicë dhe të perspektivës së vendit në përgjithësi.

Siç dihet komunitetet joshumicë në Republikë tonë kanë perspektivë të garantuar kushtetuese larg më të mirë sesa përfaqësimi i komuniteteve të tyre në shtetet rajonale ku ata janë shumicë. Kjo është veçantia e Republikës sonë, sui generis-i i saj shtetëror, që sublimon vlerat, të drejtat dhe liritë e garantuara për komunitetet joshumicë deri në statuse të privilegjuara.
Por ky dimension në mënyrë të mbërthyer e përmason edhe dinjitetin e shumicës, e cila e formëson filozofin kushtetuese të vetvetes, duke qenë avangardë e lirisë së tjetrit, përpara lirisë së shumicës, rrjedhimisht përpara lirisë së vetvetes.

Qeverisja e ardhshme e Kosovës, në pajtime me rezultatin zgjedhor 2014 dhe në pajtim të plotë me rendin demokratik – kjo filozofi universale e demokracisë, do të duhej të reflektonte dhe rrezonte garancinë në vetvete, para faktorit vendor si dhe para atij ndërkombëtar, përballë sfidave që janë duke e pritur Republikën dhe qytetarin e saj.

Në anën tjetër, duhet mirëkuptuar dhe respektuar edhe ‘Marrëveshjet politike’ ndërmjet subjekteve të caktuara politike, të cilat janë të drejta të garantuara kushtetuese. Ato janë të saktësuara edhe kur ato bëhen e edhe si bëhen dhe sa vlejnë në kuadër të një shtetit demokratik.

Por, në emër të kësaj të drejte demokratike e politike, nuk duhet të mohohet thelbi i garës demokratike dhe politike në një shtet demokratik.Në të kundërtën, mund të lind pyetja: përse duhet të ekzistonte një garë demokratike, rrjedhimisht zgjedhjet kur gjithçka mund të arrihet me ‘marrëveshje politike’!?

Përse Partia Demokratike e Kosovës e ka emëruar për kryeministër, Hashim Thaçin, fjala vjen!? Përse Lidhja Demokratike e Kosovës e ka emëruar për kryeministër Isa Mustafën!? Përse Vetëvendosje e ka emëruar për kryeministër Albin Kurtin!? Përse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka emëruar për kryeministër Ramush Haradinajn!? Më në fund, përse shumica prej tyre premtonin se në zgjedhjet do të dilnin partia fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit!?

Përse ka ndodhur kështu në qoftë se, pas zgjedhjeve, qenka e mundur ‘loja e gjahut të numrave’, duke i thyer procedurat demokratike, rendin kushtetues dhe kuptimin e garës demokratike në mënyrë brutale, rrjedhimisht karakterin e zgjedhjeve demokratike!?

Për fat të keq, gjërat dhe proceset shkuan aq larg, saqë mund të parafrazojë z. A. Muhaxheri, një analist me një gjykim brilant, për mendimin tim, kur thoshte në një nga televizionet e vendit se nuk mund të mbahej një kuvend konstituiv nën frikën e moslëshimit të karriges prej kryesueses së kuvendit, as për të shkuar në tualet, nga frika se ende pa u kthyer mund të ndodhë që vendi i saj do të jetë i zënë prej dikujt tjetër. E çfarë mund të jetë konstituimi i një kuvend parlamentar me ‘marifete’ të tilla parlamentar!? Përafrimi i përshkrimit dhe i krahasimit do të na detyronte të përdornim fjalë dhe shprehje në kontekste shumë negative, prandaj nuk po lëshohemi më tej.
Më në fund, mund të respektohet tërësisht edhe një ‘përvojë e tillë’ e edhe ‘gjahu i numrave’, por jo me tendencën e rrënimit të rendit kushtetues, me tendencën e rrënimit të rendit demokratik dhe me tendencën e rrënimit të procedurave demokratike e kushtetuese.

Në qoftë se nuk mund të ketë parti fituese apo koalicion fitues të dalë prej zgjedhjeve, atëherë çfarë kuptimi ka gara e zgjedhjeve demokratike, kur pas garës mund të humbë tërësisht kuptimi i saj, për t’u zëvendësuar gjithçka nëpërmjet improvizimeve dhe ‘përzierjeve të trishta’, të them me figurë!?

Nuk mund të besoj se niveli politikë ka rënë aq poshtë sa agjenda politike e bashkimit të disa subjekteve politike mund të jetë: inati, lëçitja dhe qëndrimi totalitar ndaj një subjekti a koalicioni që ka fituar garën zgjedhore demokratike!?

Fundja, dallimet në demokraci janë vlera e jo diferencime ideopolitike, siç ishin dikur në shoqëritë diktatoriale e totalitare. Ato, si të tilla, duhet ta ruajnë autonominë. Në të kundërtën përse do të ekzistonin subjektet politike dhe zgjedhjet demokratike në kuadër të një shteti demokratik!?

Dhe, meqë në thelbin e arsyetimit të opozitës së përtashme është edhe argumenti i çështjes së numrave, nuk mund të kuptohet apo vështirë të kuptohet prej nga gjithë ajo nguti e saj kur ajo i paska numrat, për të bërë shkelje të rënda të procedurave demokratike e kushtetuese!?
Nga ky pikëvështrim, nuk mund të lihet anash aspak as ndonje lojë e garantimit të numrave edhe prej ndonjë përfaqësuesi të Partisë Demokratike të Kosovës ku unë jam zëvendëskryetar, si reaksion i njejte i asaj mendesie te gares se numrave.

Kjo mendësi e papëlqyer e lojës me numra, nuk ka nivel për t’i takuar një shoqërie demokratike. Është një mendësi e tejkaluar, pavarësisht se as subjekti im nuk qëndron deri më tash më mirë sesa subjektet tjera politike dhe pavarësisht nga fakti, a i ka fituar a jo zgjedhjet nacionale ky subjekt.

Personalisht nuk jam ithtar i besimit se numrat janë zgjedhja dhe zgjidhja e problemeve dhe e ngërçit politikë ku përtashësisht ndodhet vendi, ashtu siç nuk e konsideroj fitimin e një gare demokratike vetëm si çështje të numrave. Po të ishte kështu, atëherë do t’i përgjigjesha kësaj çështje me një konstatim që mbase në mënyrë ‘të pavetëdijshme’ vjen nga tabori i opozitës kur përfaqësues të lartë të saj thonë se Partia Demokratike e Kosovës paskësha qeverisur me më pak se 61 deputetë…

Në qoftë se është kështu e vërteta, atëherë pyetja tjetër do të ishte: e kush paskësha lejuar që të ndodhë një gjë e tillë në Kuvendin e Republikës dhe a meritojnë të tillët të vijnë sot në pushtet pasi që paskan lejuar të funksionojë një kuvend dhe një qeveri me më pak se 61 vota!? Thënë me modesti ky është edhe një argument praktik përse nuk jam ithtar i numrave.

Unë jam ithtar i njerëzve, ideve dhe i projekteve, rrjedhimisht i detyrimeve dhe përgjegjësive që kanë ata, duke respektuar pozicionet e pozitës dhe të opozitës njëkohësisht në pajtim me ligjet dhe kushtetutën e Republikës. Ashti siç nuk mund të besoj në perspektiven e një mazhorance, çfarëdo qoftë ajo, e cila botërisht e shpallë moskomunkimin e saj, thënë në mënyrë hipotetike ose edhe jo, me opozitën e ardhshme, fjala vjen.

Konsideroj se prej një mendësi të tilla ekstreme dhe totalitare mjaft shumë ka vuajtur vendi ynë. Prandaj është koha, tash edhe më e arrirë sesa dje, që të mësohemi ndërmjet veti që të jemi më tolerant, më të mirëkuptuar; të ballafaqohemi pa paragjykime dhe pa përjashtime; të komunikojmë me njëri tjetrin edhe atëherë kur fare nuk do të pajtohemi ndërmjet veti; të pimë kafe pune dhe të kemi gjithmonë kurajë për t’i thënë njëri – tjetrit në sy se u morëm vesh për të qenë kështu apo për të mos qenë ashtu në rrugëtimin e ardhshëm politik…

Sa serioz mund të jetë një subjekt politik, rrjedhimisht përfaqësuesit e saj, në qoftë se ata deklarojnë botërisht se nuk duan të pinë as kafe pune me subjektin tjetër politik, vajzat dhe djemtë e të cilit, deri tash kanë qenë bashkëkryesues e bashkëdrejtues me të tjerë në luftë kundër pushtuesit të vendit tonë, kanë qenë, së paku, me të tjerë bashkëkryesues e bashkëdrejtues të realizimit të Lirisë së vendit, kanë qenë më të tjerë bashkëkryesues e bashkëdrejtues të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, bashkëkryesues e bashkëdrejtues me të tjerë në formësimin dhe shtetndërtimin e Republikës, kanë qenë me të tjerë bashkëkryesues e bashkëdrejtues në partneritet me Bashkësinë Ndërkombëtare, në dialogim me Republikën e Serbisë – mirënjohje kjo e veçantë prej Bashkësisë Ndërkombëtare për shtetin dhe popullin e Kosovës etj.

Në skajimin e kësaj logjika të disa prej përfaqësuesve të opozitës është dëgjuar një gjuhë dhe një kulturë politik, e cila nuk mund të arsyetohet as me teorinë makiaveliste, në thelbin e së cilës qëndron arritja e qëllimit me çdo mjet, me çdo rrethanë e më çdo kusht!? Ashtu siç nuk ka munguar ky komunikim i ulët dhe i pa dinjitet as prej disa përfaqësuesve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës. E përse e gjithë kjo!? Vetëm e vetëm për ta marrë pushtetin!?
Jam i pafuqishëm të besoj në këtë rrugëtim të politikës. Sepse, besoj fuqishëm se, në rrethana të tilla, në të vërtetë, për një kohë fare të shkurtër, opozita do të ishte pushteti real i Republikës, e cila do të mund t’i provokonte zgjedhjet e ardhshme në çdo çast që do t’i voliste interesit të saj. Dhe gjërat do të ktheheshin sërish në pikën zero, ndërkohë që është duke ndodhur një devalvim vrastar, një përçmim i frikshëm ndaj klasën politike të Kosovës përgjithësisht.

Nuk është aq e ndërlikuar për të mos e kuptuar se zgjedhjet nacionale 2014 nuk kanë prodhuar kohë dhe hapësirë për të qeverisur me shumicë të thjeshtë.Ky realitet është i qëndrueshëm edhe sikur të mos kishte ndodhur ‘Marrëveshja politike’ e një pjese të opozitës që humbi në zgjedhjet e 8 qershorit. Ata që janë duke e shpërfillur këtë realitet politik janë duke rrezikuar që t’i shkaktojnë dëme të mëdha kolektivitetit dhe individit, institucioneve dhe shtetit të Kosovës, brenda dhe jashtë saj.

Një fillim i ri me vizion e njerëz të rinj, nën standardizimin europian të një qeverisjeje të qëndrueshme, më mbështetje të një vendimmarrje prej dy të tretave të komunitetit shumicë, do të ishte garancia e perspektives dhe garancia e luftës së pakompromis kundër krimet, korrupsionit e dukurive tjera negative në radhë të parë.
Skena politike e vendit nuk ka përse t’u ofrojë individëve të pasuksesshëm vazhdimisht shanse për të qeverisur vendin. Kjo praktikë duhet të nisë të pushojë duke filluar së pari nga Partia Demokratike e Kosovës dhe të vazhdojë tutje.

Në të kundërtën, nuk mund të ketë sukses sundimi i rendit dhe i ligjit, proceset integruese euroatlantike, reforma zgjedhore dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese e, mbi të gjitha, perspektiva e zhvillimit ekonomik do të zëvendësohej me nevojën e meskinitetëve të disa individëve në kuadër të Republikës. Dhe gjithçka do të behej edhe më keq.
Krejt në fund kujtoj se komuniteti shumicë i Republikës i ka borxh jo vetëm qytetarëve të saj, por, mbi të gjitha, i ka borxh investimit të madh të Qytetërimit Perëndimor, i cili investim e shpëtoi popullin tonë nga zhbërja.

E klasa politike e vendit duhet të dëshmojë, sot jo nesër, se di ta bëjë dhe ta menaxhojë shtetin e Kosovës në mënyrë demokratike e ligjore me vlera, transparencë dhe emancipim Perëndimor, ashtu siç është edhe përkatësia e saj natyrore. Ndoshta, asgjë më shumë sesa kaq.

PDK është opsioni real i qeverisjes së ardhshme të vendit brenda legjitimitetit dhe ligjshmërisë demokratike e kushtetuese të vendit, duke respektuar vullnetin e qytetarëve që kanë vendosur me 8 qershor. Por PDK ka dëshmuar edhe dinjitet të lartë opozitar. Ajo nuk ekzaltohet nga pushteti, por as nuk frikësohet nga opozita.