Home Blog Page 8239

Analistët: Blloku s’ia lë në dorë dialogun VV-së

0

blloku opozitarNjohësit e proceseve politike, Fisnik Korenica dhe Nexhmedin Spahiu, kanë vlerësuar se blloku LDK-AAK-Nisma nuk është duke shprehur gatishmëri t’ia lë Lëvizjes Vetëvendosje! udhëheqjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Analisti politik Fisnik Korenica ka thënë se blloku LDK-AAK-Nisma nuk është i interesuar të ketë ndryshim të formatit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kontekst, ai ka thënë se nëse blloku LDK-AAK-Nisma e ka këtë qëllim, atëherë ka pak vend brenda koalicionit për Vetëvendosje!-n, e cila ka për qëllim rishikimin total të mënyrës se si është bërë dialogu dhe ndryshimin e pozicionit të Kosovës në këtë relacion.

“Mendoj se blloku LDK-AAK-Nisma është i vendosur të shkojë tutje me formatin e dialogut që ka bërë Qeveria Thaçi. Prandaj, më duket se nuk janë të gatshëm të bëjnë lëshime në këtë drejtim, duke e futur edhe Vetëvendosje!-n brenda në koalicion qeverisës. Megjithatë, me Vetëvendosje!-n qeveria e ardhshme do të ishte me një pozicion më të fuqishëm përballë qeverisë së Beogradit dhe procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Korenica për Epokën e re.

Ai ka deklaruar se deri më tani blloku LDK-AAK-Nisma nuk ka shprehur gatishmëri t’ia lë Vetëvendosje!-s udhëheqjen e procesit të dialogut me Serbinë. Sipas Korenicës, me Vetëvendosje!-n në udhëheqje të këtij dialogu Kosova do ta ketë një pozicion me racional.

“Në anën tjetër, pozicioni i Vetëvendosje!-s dhe kërkesa e saj për ta pasur në udhëheqje dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mendoj se tregon njëfarë riformatimi të pozicionit të mëparshëm të Vetëvendosje!-s dhe një zbutje të saj përballë nevojës për të përmbushur këtë kërkesë. Besoj se me Vetëvendosje!-n në udhëheqje të këtij dialogu Kosova do ta ketë një pozicion më racional në këtë dialog, në anën tjetër kam shumë pak shpresë dhe nuk besoj fare se blloku LDK-AAK-Nisma është i gatshëm ta bëjë këtë lëvizje në drejtim të përmbushjes së kësaj kërkese të Vetëvendosje!-s”, është shprehur Korenica, duke shtuar se nëse blloku LDK-AAK-Nisma nuk e mbështet këtë pozicion siç duket aktualisht, atëherë ka shumë pak vend për Vetëvendosje!-n të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ai ka thënë se nëse Vetëvendosja nuk bëhet pjesë e Qeverisë, blloku LDK-AAK-Nisma do të vazhdojë të jetë thellësisht i kushtëzuar dhe nga Lista Srpska, e cila do të shndërrohet në një zëdhënës të Qeverisë së Beogradit.

Edhe analisti tjetër politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se blloku paszgjedhor LDK-AAK-Nisma nuk është i interesuar t’ia lë Vetëvendosje!-s udhëheqjen e procesit të dialogut me Serbinë. “Fakti që kanë vendosur që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër e kanë bërë pikërisht për këtë arsye, pra ta udhëheqë dialogun me Serbinë. Prandaj, nuk janë të interesuar që Lëvizja Vetëvendosje! të udhëheqë dialogun për arsye shumë të thjeshtë, se mendojnë ose të paktën paragjykojnë që Lëvizja Vetëvendosja do t’i prishë planet e tyre”, ka deklaruar Spahiu për Epokën e re.

Sipas tij, kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje! për ta udhëhequr procesin e dialogut është pjesë e pazareve dhe ka për qëllim arritjen e pozicioneve më të forta në këtë drejtim. Mirëpo, ai ka theksuar se Vetëvendosje! ka rolin e vet të cilin mund ta kryente brenda koalicionit, sidomos në polici dhe drejtësi, por sa i përket dialogut me Serbinë shihet si e papërshtatshme.

“Insistimi i Lëvizjes Vetëvendosje! për ta udhëheqë procesin e dialogut është pjesë e pazareve dhe është çështje me të cilën ata dëshirojnë të arrijnë pozicione sa më të forta në këtë drejtim. Mirëpo, Vetëvendosje! ka rolin e vet të cilin mund ta kryente brenda koalicionit, sidomos në polici dhe drejtësi, por sa i përket dialogut me Serbinë, Vetëvendosja shihet e papërshtatshme. Jo pse Vetëvendosje! i mbron interesat e Kosovës më shumë se të tjerët, por se qeveritë aleate të Kosovës nuk dëshirojnë t’i zbulojnë të gjitha gjërat dhe planet që kanë rreth rajonit”, ka theksuar Spahiu.

Bieber ende dashuron ish-të dashurën Selena Gomez

0

bieberJustin Bieber mund të jetë parë në shoqëri të shumë vajzave ,por si duket ai ende dashuron ish- të dashurën e tij Selena Gomez sipas yllit të zhanrit pop Pixie Lott.

Këngëtarja britanike ishte takuar me Bieber kur edhe ajo ishte në pushime në jug të Francës, ku të dy folën për Selena Gomez.

Pixie e cila kishte festuar me 20 vjeçarin në Monako të këtij viti, këngëtari i hitit As Long As You Love Me fliste me Pixien se sa e “bukur” është ajo.

“Kur isha në jug të Francës u takova me Justin Bieber dhe të dy flisnin se sa elegante dhe e bukur është Selena”, tha këngëtarja 23 vjeçare Pixie për Metron.

Dimitrov: Shqiptarët po shkojnë drejt realizimit të krijimit të Shqipërisë së Madhe

0

Bozidar DimitrovDrejtori i Muzeut Kombëtar të Historisë në Bullgari, Bozidar Dimitrov, komenton protestat e shqiptarëve në Maqedoni. Sipas tij, shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, po shkojnë drejt realizimit të ëndrrës së tyre, Shqipërisë së Madhe

“Për fat të keq, thuajse gjysma e protestuesve insistojnë për një revolucion islamik brenda vetë komunitetit shqiptar”, thotë historiani kontrovers në një intervistë për “Focus”. Ai thotë se ky është një trend i rrezikshëm për të gjithë Evropën Juglindore. Duke folur sërish për idenë e Shqipërisë së Madhe, ai thotë se ndërtimi i autostradave që lidhin Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, i shërben këtij qëllimi.

“Gjatë bisedave informale me politikanët shqiptarë, ata vazhdimisht më thonë të njëjtën gjë, të maskuar si shaka, për të parë cili do jetë reagimi bullgar. Ata thonë ‘na lini ta ndajmë Maqedoninë’. U them gjithmonë mqive të mi në Shkup, që janë të shqetësuar me politikën, se sa kohë jeni të zënë në beteja verbale me Bullgarinë dhe bullgarët, shqiptarët do t’ua marrin vendin nën hundë. Për fat të keq, kjo po ndodh pikërisht tani. Nuk jam i lumtur që po dalin parashikimet e mia,” thotë ai, duke shtuar se do të donte që Maqedonia të nënshkruante një traktat të miqësisë së mirë me Bullgarinë dhe të zgjidhte kontestin e emrit me Greqinë.

“Në këtë mënyrë ata do bashkohen me BE dhe të gjithë do jetojmë në paqe e lumturi, për shkak se fundamentalistët islamikë nuk mund të tundin flamurin e tyre në tokë evropiane”. /Tema/

Padi penale për njerëzit që lejuan pazarin e diplomave

0

DiplomaDo të paditen penalisht të gjithë njerëzit që bënë të mundur shit-blerjen e diplomave dhe licencimin e institucioneve arsimore në kundërshtim me ligjin.

Ky ka qenë vendimi më i fundit i marrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, që është përcjellë përmes ministres Lindita Nikolla. “Para përgjegjësisë do vihen të gjithë ata që mbyllën sytë, shkelën ligjin, shitën e blenë diploma. Do bëjmë transparencë të plotë, do çojmë para organeve të drejtësisë drejtuesit e ministrisë që kanë licencuar institucione arsimore private në shkelje me ligjin”, deklaroi ministrja.

Ndër të tjera ka pranuar edhe problemet e hasura në Universitetet publike: “Stafi i tyre është i pamjaftueshëm, marrin vendime në kundërshtim me aktet ligjore e madje mund të them se të gjithë s’respektojnë as kriteret për përzgjedhjen e studentëve në Master profesional.

Në lidhje me mbylljen e disa filialeve të Universiteteve Publik në rrethe, Nikolla hodhi poshtë deklaratën e Berishës se po mbyllet filiali i Universitetit “Eqerem Cabej” në Gjirokastër, duke sqaruar se Universiteti do të vijojë të funksionojë dhe do të mbyllen vetëm disa programe të tij, ku ishin regjistruar më pak se 10 studentë. Dua të theksoj një herë e mirë që neve synojmë të krijojmë një sistem arsimor transparent që në thelb të saj të ketë përgatitjen e brezave të rinj për tregun e punës dhe jo krijimin e një tregu diplomash”.

Gazeta Zeitung: Ndërkombëtarët në Kosovë, dështuan

0

EULEX-kosoveBashkësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë. Me kësi titulli e fillon artikullin e saj gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”.
Në shkrimin për Kosovën dhe raportin e Clint Williamson, shpjegohet, se hetimet e tij tre vjeçare, kanë nxjerrë në pah, mos mundësinë e të huajve qe të sjellin drejtësi, për të vrarët jo-shqiptar gjatë luftës dhe hetimin e siç thuhet krimeve të supozuara të UÇK-ës.

Gazeta thotë se kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, mezi ka pritur ta përshëndes raportin e prokurorit amerikan, duke thënë se përgjegjësia është individuale, por jo edhe organizative.

Më pas shpjegohet se gjasat dhe shpresat e shumë kujt janë që Gjykata Speciale për Krime lufte, ta ketë selinë në Holandë por jo edhe në Kosovë.

Kjo, pasi që sipas gazetës helvetike, aty askush nuk është i sigurt në këtë aspekt e hiq më pak dëshmitarët që janë kyç për aktakuzat që pritet të ngritën, për disa pjesëtarë të UÇK-së.

Jeta e Eposit që flet shqip

0

malezia e lezhesNë Malësinë e Lezhës, ende jeton lahutari më i moçëm shqiptar, Gjokë Nanaj. Ai është 104 vjeç. Dhe ndonëse me një shekull jetë në shpinë, vazhdon t’i japë jetë eposit që flet shqip.

Dokumentari “Eposi i kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit”, ka paraqitur vendet në të cilat ende jeton eposi shqiptar.

Lahuta, veshja kombëtare e zëri i rapsodëve kanë përshkuar gjithë dokumentarin, ku nuk kanë munguar edhe informacionet mbi lashtësinë e eposit dhe jetën e tij në kohë deri sot. Rapsodet Lumturie Nonaj e Ajshe Muriqi-Fetaj janë zërat e femrave që sot mbajnë gjallë këngët e vjetra. Por edhe rapsodët Sylë Haziri, Isak Nishevci, Bijtë e Sefës e Isë Elezit, janë ata që vazhdojnë t’i këndojnë ato.

Për studiuesin Zymer Neziri, përgjegjës i Këshillit Organizues, eposi është një vlerë para së cilës duhet të përkulen fillimisht shqiptarët, pastaj edhe bota.

“Eposi është vlerë e jashtëzakonshme, një prej vlerave më të mëdha dhe saktësisht mund të them se në poezinë gojore të shqiptarëve nuk ka vlerë më të madhe, jo vetëm në poezi por as në prozë”, thotë Neziri. Sipas tij, eposi nuk bën jetë të mirë, sepse vetë bartësit e eposit nuk janë në gjendje të mirë. “Jetojnë në kushte të vështira, nuk kanë një përkujdesje të shtetit që do të duhej ta kishin, prandaj kjo është ndonjë prej vështirësive që atyre nuk u jep vullnet që t’ia marrin një kënge”, ka thënë ai në konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare, me temë “Gjendja e tashme e eposit të kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi”, që në qendër kishte eposin e kreshnikëve.

Albanologu i njohur, Robert Elsie, i cili ka vite që merret me gjuhën, letërsinë e kulturën shqipe, ka thënë për gazetën se eposi ka një histori të gjatë, por tani është në fund të kësaj tradite.

“Kemi edhe lahutarë të gjallë sot në botën shqiptare, në botën sllave nuk ka më, pak a shumë ka përfunduar”, thotë Elsie për “Zërin”.

Sipas tij, ka shumë rëndësi që të dokumentohet eposi, këngët e kësaj pasurie shpirtërore, që të bëhet e njohur e gjithë tradita shqiptare. Ai thotë se e rëndësishme është edhe njohja e eposit nga UNESKO si pjesë e trashëgimisë botërore.

“Për mua është me rëndësi që të dokumentohen fondet e këngëve që ekzistojnë në Kosovë, në Shqipëri dhe në vendet e tjera”, thotë Robert Elsie, për të cilin eposi i përket shekullit XVII dhe XVIII, por që kjo nuk do të thotë se nuk ka shtresa edhe të më hershme.

Ardian Marashi, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, ka thënë se me anë të konferencës së organizuar nga Instituti Albanologjik i Kosovës janë mbledhur studiuesit dhe specialistët më të mirë kombëtarë dhe ndërkombëtarë “për të sjellë një ndriçim të plotë dhe të thellë, më të dokumentuar dhe më të besueshëm rreth njërit prej monumenteve kulturore dhe identitare më të qëndrueshëm të kombësisë shqiptare, eposin”.

Marashi është i mendimit, se në Kosovë, ashtu si Shqipëri, kërkimi shkencor vuan më së shumti nga pamundësia për të hartuar dhe për të koordinuar politika shkencore dhe strategji kërkimore afatgjate.

“Ndërrimi i qeverive në Shqipëri, si edhe në Kosovë shoqërohet fatkeqësisht me ndryshimin e pamotivuar të politikave kulturore dhe shkencore, çfarë sjell në mjaft raste braktisjen e projekteve kërkimore të nisura, të cilat nga vetë natyra e tyre kërkojnë frymëmarrje dhe kohështrirje më të gjatë sesa jeta politike e një qeverie të caktuar”, ka thënë Ardian Marashi.
Zeqirja Neziri, nga Universiteti i Shkupit, tregon se në Maqedoni eposi nuk është regjistruar diku deri në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar, siç thotë ai, politika ka bërë punën e vet.

“Ky projekt i aktivizoi që të riaktualizohen ato vatra ku ishin dëshmuar pas viteve ‘80-të mund të ekzistojnë, gjenden elemente dhe natyrisht deri në vitin 2010 ishin regjistruar një këngë në Strugë, dymbëdhjetë në Kërçovë, pastaj në Gostivar, në Tetovë fondi është më i pasur me rreth pesëdhjetë këngë. Treva e Shkupit ka qenë e paeksploruar, njësoj edhe Karadaku që bën pjesë, pjesa tjetër e Shkupit”, ka thënë Neziri, sipas të cilit pas vitit 2010 u dëshmua se eposi është akoma gjallë, akoma ekzistojnë rapsodë.

Në fshatin Tanushë janë gjallë dy rapsodë, Kadri Zymeri dhe Selim Sylejmani dhe është Hajdar Ahmeti, që të gjithë ende këndojnë.

Zymer Neziri, bartës i projektit, ka thënë se deri më sot janë shënuar rreth një gjysmë milioni vargje dhe tani në këtë projekt po kalojnë në shkallën gjashtëqind mijë, pra është një shifër monumentale për eposin shqiptar, për eposin në Ballkan, për eposet evropiane dhe për eposet evropiane.

“Janë rreth dhjetë vëllime me prozë, poezi dhe tregime. Planifikimi ishte tre, ne kemi mbërri në shkallën dhjetë”, thotë Neziri.

Ekipi që e ka realizuar projektin është i përbërë nga Shaban Sinani, Zeqirja Neziri, Begzat Baliu, Bashkim Lajçi, Albin Sadiku, Vlorë Fetaj-Berisha dhe Zymer Neziri, i cili ka bërë të ditur se rezultatet janë nga të gjitha viset e shqiptare nga Kraja, Mali i Zi, nga Malësia e Madhe me qendër në Tuz, Malësia e Lezhës. Por rezultate ka edhe nga Kurbini, Mati, Puka, Mirëdita, Dukagjini, sidomos nga Shala, nga Malësia e Gjakovës, në Krahinën e Plavës, Gucisë, rrethinën e Rozhajës, në Rugovë, në Rrafshin e Dukagjinit, në krahinën e Rekës, në Llapushë, në Drenicë, në Shalë të Bajgorës, në Rrafsh në Kosovës, Moravë, Medvegjë, Bujanoc, në Karadak, Kumanovë, Tetovë, Shkup dhe në Fushëgropën e Kuçovës.

Lahuta instrumenti më i vjetër i veglave kordofone në Evropë ende është në përdorim në viset tona.

“Ka disa lahutarë që e kalojnë numrin 20 të këngëve”, thotë Zymer Neziri, derisa tregon se vazhdojnë të ruhen elementet e vjetra të eposit tonë, qeniet mitike, legjendariteti, figuracioni, poetika e kohës, poetika e hapësirës, por edhe leksiku, sintaksa e vargut, orientalizmat. “Epikologjia do të ketë brumë të ri, do të ketë dëshmi të reja për këtë lloj të këngës së epikës legjendare. Edhe dosja e përgatitur për UNESKO-n e dorëzuar në Qeverinë e Kosovës, që bashkërisht me Qeverinë shqiptare do të jemi në paraqitje në UNESKO në Paris”, ka thënë Neziri.

Sa i takon kësaj Ardian Marashi, në emër të institucionit që e drejton, ka thënë se në bashkëpunim me Institutin e Albanologjisë të Kosovës do të kurorëzojnë hyrjen dinjitoze të eposit shqiptar në listën e vlerave universale të trashëgimisë kulturore të njerëzimit.

Ku është Ganiu?

0

GaniGeci7-06Asnjë lajm për Gani Gecin. Policia deri më tani nuk ka arritur madje as të ketë ide ku mund të jetë personi i dyshuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit. Edhe pse familjarët e Gecit kanë deklaruar se ai ka shkuar jashtë vendit, Policia po e kërkon atë në territorin e Kosovës.
Madje për ish-deputetin Geci është lëshuar një urdhër arrest nga Gjykata Themelore e Mitrovicës. “Ne kemi urdhër arrestin dhe policia kudo që ta takojë të dyshuarin do ta arrestojë”, tha për Tribunën zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë Avni Zahiti.

Sipas tij, hetuesit janë duke hetuar për vendndodhjen e mundshme të Gecit por deri më tani pa rezultat.

“Deri sot (e premte) nuk kemi ndonjë informatë se ku mund të gjendet ai”, tha Zahiti. Gani Geci pasditen e 4 gushtit (e hënë) ka vrarë me armë zjarri 45 vjeçarin Ruzhdi Shaqiri nga fshati Baks i Skenderajt. Ngjarja ka ndodhur afër kafiterisë “N’Qosh” që gjendet në sheshin “Adem Jashari” në këtë qytezë.

Disa orë pas vrasjes tashmë i dyshuari ka thënë për një portal të Kosovës se vrasjen e Shaqirit e ka kryer në vetëmbrojtje. Por policia thotë se nuk ka prova se i ndjeri ka pasur armë me vete.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë dëshmi në vendin e ngjarjes se viktima Ruzhdi Shaqiri ka pasur armë me vete”, tha Zahiti. /Tribuna/

Lokale ruse ia ndalojnë hyrjen Obamas

0

OBAMA 9Përgjigjja ruse për sanksionet e SHBA dhe të BE, ka edhe pjesën jozyrtare për të cilin janë kujdesur tregtarë e hotelierë rusë e shënjestër e tyre është Barack Obama.

Sipas raporteve të medieve ruse shumë lokale hoteliere e punëtori nxërë gjithë Rusinë ka vënë në pah ndalimin e hyrjes së Obamas ndonëse nuk ka pasur paralajmërimi se kryetari amerikan do t’i vizonte ose se do të gjendej në to.

Inspektorët e Prizrenit: Do t’i lirojmë trotuaret

0

trotuaret ne prizrenTrotuaret publike dhe rrugët e Prizrenit, të cilat shfrytëzohen nga dyqanxhi apo edhe qytetar “interesxhi” që pretendojnë të bëhen shefa të zonës ku banojnë apo punojnë shumë shpejt pritet ta ndërrojnë pamjen.

Përpara dyqaneve ushqimore shihen stoqe me produkte, të cilat janë ekspozuar jashtë në diell, ngjitas lokaleve duke krijuar pengesa në trotuare, e në mungesë të hapësirës qytetarët detyrohen të ecin nëpër rrugë, të përballur me rrezikun nga qarkullimi i veturave nëpër rrugë edhe ashtu të ngushta, si janë në Prizren.

Ndërkaq, inspektorët e Komunës së Prizrenit kanë premtuar se shumë shpejtë do t’i lirojnë këto trotuare/Zëri/

Shkodër, makina bie 200 m në humnerë, 2 të vdekur, plagosen 4

0

Aksident shiritatNjë aksident me 2 të vdekur dhe 4 të plagosur ndodhi mbrëmjen e së premtes 8 gusht rreth orës 22:30 në aksin rrugor Dukagjin – Shkodër, në vendin e quajtur “Guri i Mashës”, Komuna Pult, Shkodër.

Një Fuoristrada e tipit “Range Rover”, me targa AA 592 AL, ne të cilin udhëtonin 6 persona doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë rreth 80 metra poshtë tek vendi i quajtur Guri i Maxhit. Dy prej udhëtarëve kanë humbur jetën menjëherë, ndërsa 4 të tjerët kanë mbetur të plagosur.

Burime nga policia bëjnë te ditur viktimat janë shtetasi italian, Giorgio Cotolina, 67 vjeç me banim në Torino dhe dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital shtetasi Pllumb Muri, 35 vjeç, banues në Nicaj.

Ndërkohë të plagosurit janë drejtuesi i mjetit Fatjon Pjetri 28 vjeç, Kristian Gjini 23 vjeç, Fran Deda 23 vjeç, Erald Papleka 22 vjeç, të cilët janë dërguar në gjendje të rende në spital.

Drejtuesi i mjetit Fatjon Pjetri, është dërguar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Të plagosurit u nxorën me vështirësi nga vendi i ngjarjes pasi ambulanca e kishte të pamundur të shkonte për shkak të terrenit të thyer malor. Ambulanca ka mbërritur deri në Prekal.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./OraNews/