Home Blog Page 8243

Arsim Puniku mbetet një muaj në paraburgim

0

Prizren-GjykataGjykata Themelore në Prizreni ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrasje Arsim Punikut.

Zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj tha se Puniku dyshohet se ka kryer veprën penale e vrasjes në tentativë dhe mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Arsim Poniku, do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej momentit të arrestimit, data 06.08.2014 në ora 19,00, e që do të zgjasë deri me datën 06.09.2014, gjatë së cilës kohë pritet që i pandehuri të dalë në gjykim para Departamentit për Krime të Rënda”, njoftoi Kicaj.

“I pandehuri u arrestua me datën 06.08.2014 në ora 19:00, dyshohet për shkelje të Kodit Penal i cili me dashje vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje dhe konflikti fizik që kishin mes tyre, me armën e zjarrit –pushkën e tij, me qëllim të privimit nga jeta të dëmtuarin H.B. i njëjti ka gjuajtur në drejtim të tij i cili nuk arrin të qëlloj dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes. Në shkelje të Nenit 178 lidhur me nenin 28 të KP-së dhe nenit 374 par.1 të KP-së, Gjykata Themelore e Prizrenit i cakton paraburgim prej 1 muaji.”/PrizrenPress.com/

Jahjaga e motivon u.d. të kryeprokurorit Sylë Hoxhajn, që ta luftojë krimin e organizuar

0

syle hoxhaj me jahjagenPresidentja Jahjaga e ka pritur ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të shtetit Sylë Hoxhën i cili ka trashëguar në këtë pozitë Ismet Kabashin- një nga prokurorët më të dobët në vend. Jahajga e ka inkurajuar Hoxhën që ta luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe radikalizmin islamik.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e Presidencës.
Presidentja Atifete Jahjaga priti ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zotëri Sylë Hoxhën, të cilin fillimisht e përgëzoi për detyrën e besuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe të punës në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror.

Duke shprehur mbështetjen për Prokurorinë e Shtetit, Presidentja Jahjaga theksoi rolin e jashtëzakonshëm që ka ky institucion në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, si dhe në sigurimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë. Presidentja Jahjaga theksoi se luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit është detyrë parësore e të gjitha institucioneve të vendit dhe angazhimi i plotë i prokurorisë së shtetit në këtë drejtim është i domosdoshëm dhe jetik në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për vendin.

Presidentja Jahjaga dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit diskutuan edhe për punën e institucionit të Prokurorit të Shtetit, për mbarëvajtjen, angazhimet dhe sfidat e tij, si dhe për avancimin dhe profesionalizimin e këtij institucioni.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zotëri Sylë Hoxha, duke e falënderuar Presidenten Jahjaga për mbështetjen dhënë Institucionit të Prokurorit, shprehu gatishmërinë që të ushtrojë detyrën përmes dëshmimit të rezultateve. Ai theksoi se Institucioni i Prokurorit të Shtetit është një hallkë e rëndësishme e mekanizmave të sigurisë në Kosovë dhe tha se ky institucion ka nevojë për rritjen e numrit të prokurorëve me qëllim të shtimit të efektshmërisë së punës së institucionit.

 

Prizren: Gjuajnë me armë e përplasën me makina si në filmat e Hollivudit

0

Armet ne dasemDy persona të dyshuar kanë gjuajtur me armë të zjarrit në shtypin e tre viktimave në lagjen “Kurillë” të Prizrenit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha tha për ‘PrizrenPress’ se në vendin e ngjarjes menjëherë ka shkuar patrulla e Policisë.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar dy patrulla policore dhe një epror për hetimin e rastit”.

“Sipas informatave nga vendi ngjarjes, dyshohet se dy të dyshuar meshkuj, me një automjet të llojit Golf IV, të armatosur me kallashnikov kishin shkuar tek shtëpia e viktimave (në këtë rast janë tri viktima) dhe kishin filluar me të shtëna në drejtim të tyre”.

“Pasi ishin ndalur të shtënat, njëri nga viktimat, i cili në ato momente kritike ndodhej në automjetin e tij të llojit “Audi” i kishte dhënë gaz motorit të automjetit dhe e godet automjetin Golf IV të cilin nga shtytja e përplasë në një oborr të huajin”.

“Pasi u kishte humbur ekuilibri të dyshuarve nga goditja e befasishme, të njëjtit pas pak janë këndellur dhe prapë kanë filluar me të shtëna në drejtim të viktimave dhe për fat pa u lënduar askush”.

“Policia përpos provave tjera materiale ka sekuestruar edhe dy vetura e përfshira në rast. Katër persona po kërkohen nga policia si të implikuar dhe që të katërtit kanë marrë arratinë,D. Saramati K. Saramati SH. Kurtaj, Q. Krasniqi”.

“Enkas për arrestimin e të dyshuarve është formuar një grup hetimor i cili në vazhdimësi është duke mbledhur informacione për vendndodhjen e të dyshuarve”. /PrizrenPress.com/

Nuk vritet liria

0

Skender Berisha

Nuk vritet liria
ju vraftë reja për së kthjellti
i kam sytë e kaltër o
të kaltër si qielli

nuk vritet dielli
u praptoftë qielli mbi ju
ç’ndillni me ata sy vrastarë
kur rrëxoni llastarë

niegull e tym ma vishni ditën e Zotit
ma trazoni amën e lotit
e shterr në mes të logut
lart digjet palca e shtogut

e s’kam fyell më s’kam
as për këngën e vrarë
as për ditën e diel nuk kam
as për Pashkë as për Bajram

Skender Berisha

Obama autorizon sulme ajrore në Irak

0

OBAMA 9Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se ai ka autorizuar ushtrinë që të kryej sulme ajrore në Irak kundër militantëve islamik, nëse është e nevojshme që të mbrohet personeli diplomatik dhe ushtarak në qytetin verior të Irbilit.

Obama ka shtuar se SHBA-të do të mund të “veprojnë me kujdes dhe me përgjegjësi që të evitojmë një gjenocid potencial”, në referencë të mijëra Jezidive të ngujuar nga militantët e Shtetit Islamik.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë ka autorizuar sulme ajrore, nëse është e nevojshme që të ndihmohen forcat në Irak derisa ato luftojnë për të thyer rrethimet e militantëve dhe për të mbrojtur civilët e ngujuar prej tyre.

Obama megjithatë ka thënë se ai nuk do të lejoj që SHBA të përfshihen në luftime në një konflikt tjetër në Irak.

Mbrëmë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, iu është drejtuar gazetarëve me qëndrimet e administratës duke folur për atë se SHBA nuk do të ofrojnë zgjidhje të këtij problemi duke u përfshirë në konfliktin irakian.

“Ne jemi shumë të shqetësuar rreth aftësisë së Irakut që të përballet me problemet afatgjata që ne i shohim atje, dhe ky shqetësim bazohet në një parim të rëndësishëm, e cili është se nuk do të ketë zgjidhje ushtarake amerikane për këtë problem, por më shumë zgjidhje politike irakiane”, ka thënë Earnest.

Ndërkohë aeroplanët amerikanë tashmë kanë filluar të dërgojnë ndihma humanitare përmes ajrit për pjesëtarët e komunitetit Jezidi në malin Sinjar, i cili është i rrethuar nga luftëtarët e Shtetit islamik.

Mijëra pjesëtarë të këtij komuniteti dhe pjesëtarë të komunitetit të krishterë, janë larguar nga shtëpitë e tyre derisa forcat e Shtetit Islamik kanë avancuar duke marrë territore të reja nën kontroll.

Pjesëtarët e minoriteteve fetare janë përballur me ultimatumin e Shtetit Islamik që do të vriten nëse nuk pranojnë të konvertohen në myslimanë.

Gratë e krishtera kanë deklaruar se sulmet me raketa të militantëve kanë vrarë fëmijë, ndërsa situata është shumë e rëndë.
“Një raketë ra dhe vrau disa njerëz. Sulmi vrau katër apo pesë fëmijë dhe një vajzë të re në Qaraqosh. Për këtë arsye ne u larguam nga aty. Situata nuk është e mirë”, thotë Shaba e cila thotë se është irakiane e krishterë.

“Rajoni më i sigurt për ne është Kurdistani. Por, tani, të gjithë pjesëtarët e komunitetit tonë duan një zgjidhje kolektive. Ata duhet të gjejnë një zgjidhje për ne. Edhe nëse ata (militantët) largohen nga rajoni i jonë dhe më pas tërhiqen edhe forcat e armatosura, në nuk mund të shkojmë atje sepse frika ka kapluar zemrat tona. Për këtë arsye, ata duhet të gjejnë një zgjidhje kolektive, diçka si emigrim kolektiv apo ndonjë zgjidhje tjetër”, ka thënë gruaja tjetër e krishterë, Jorjina.

Tre aeroplanë amerikanë, të shoqëruar nga aeroplanë luftarak, kanë lëshuar 72 pako me ndihma për Jeziditë mëngjesin e sotëm, përfshirë edhe mijëra litra ujë dhe ushqime të gatshme.

Vlerësohet se në kryeqytetin e rajonit kurd të Irakut, Irbil, gjenden dhjetëra këshilltarë ushtarak amerikan.
Rajoni kurd në Irak ka 1.5 milionë banorë.

SHBA e kanë të hapur një konsullatë në Irbil dhe një qendër të operacioneve ushtarake që ishte krijuar gjatë këtij viti për të ndihmuar ushtrinë irakiane.

Obama ka mbajtur takime të gjata me ekipin e tij të sigurisë më 7 gusht, për të diskutuar situatën në Irak.

Në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka lëshuar një deklaratë ku dënon sulmet e militantëve të Shtetit Islamik dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë popullin dhe qeverinë e Irakut.

Këshilli është takuar për një seancë të jashtëzakonshme, i mbajtur me dyer të mbyllura, për të adresuar situatën e rëndë humanitare në veri të Irakut i shkaktuar pas avancimit të Shtetit Islamik, që përfshinë edhe okupimin e qytetit të madh të krishterë, Qaraqosh.

Shteti Islamik ka thënë se ka arritur të marrë edhe pendën më të madhe të Irakut, atë në Mosul, por zyrtarët kurdë kanë thënë se penda është ende nën kontrollin e tyre.

Ushtria amerikane është tërhequr nga Iraku në vitin 2011, pas një pranie gati 10 vjeçare.

Washingtoni kishte ofruar mundësinë për të mbajtur një prani ushtarake në Irak, por zyrtarët e këtij shteti nuk e kanë pranuar kushtin amerikan që pjesëtarë e ushtrisë amerikane të kenë imunitet./rel/

Ku është Gani Geci?!

0

GaniGeci7-06Qindra njerëz përcollën për në banesën e fundit Ruzhdi Shaqirin, ish-luftëtar i UÇK-së.

Në këtë varrim kanë qenë të pranishëm edhe shumë ish-ushtarë dhe ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai u varros në varrezat e dëshmorëve në fshatin Baks të Skënderajt.

I dyshuari kryesor për këtë vrasje u bë me dije se është ish-deputeti Gani Geci.

Gani Geci mund të kthehet pasi të qetësohet situata

Familjarët e Gani Gecit kanë thënë në polici se Ganiu e ka lënë Kosovën.

Ata kanë shpjeguar se Ganiu nuk i trembet kthimit në Kosovë dhe përgjigjes përpara drejtësisë, por se pret të qetësohet situata dhe të kthehet.

Vëllezërit Geci kanë sqaruar po ashtu se Ganiu nuk ka besim as te siguria e burgjeve në Kosovë, pasi që mund ti bëhet ndonjë atentat.

Meszhi dërguar Bajram Rexhepit

Ministri i Brendshëm në detyrë, Bajram Rexhepi ka thënë për “Zëri” se ka pranuar një mesazh nga ana e Gani Gecit.

Në këtë mesazh Ganiu i ka thënë atij se djali i tij, Rilindi nuk është i sigurt, pasi ia kanë marrë një grup personash të arratisur, pasi ishin dënuar nga gjykata.

Rrëfimi i Gani Gecit

Vetë Gani geci ka pranuar veprimin dhe ka thënë se e ka bërë vrasjen, pasi ndihej i pasigurt.

Ai tha se nëse nuk do të vepronte, Ruzhdi Shaqiri mund ta vriste atë.

Ndërkaq, deri me tash nuk dihet akoma ku gjendet i dyshuari Gani Geci.

Kërkohet Enver Qengaj nga Dragashi

0

enveriEnver Qengaj nga Dragashi ka humbur nga shtëpia që nga data 30.07.2014 (e mërkurë) ora 10:00 paradite.

Kush e ka parë ose kush di diçka për të, lutet të kontaktojë përmes numrit të telefonit 044844385 (gruaja e tij) ose të paraqitet në polici.

Personi në fjalë është me të meta mendore dhe agresiv.

Aksident tragjik, vdesin 3 të rinj ktheheshin nga një dasëm

0

rruga aksident lushnjeNjë ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku tre adoleshentë kanë humbur jetën pas një aksidenti në afërsi të fshatit Kosovë e vogël në Lushnjë, ndërsa një i katërt ka arritur të mbijetojë.

Mësohet se katër të rinjtë ktheheshin nga një gëzim familjar kur automjeti me të cilin ata po udhëtonin tip “Benz” me targa AA953AZ ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal ujitës.

Viktimat e aksidentit të rëndë janë M.Rika, 16 vjeç, F.Rika, 17 vjeç dhe S.Sheqi,16 vjeç, i plagosuri mësohet se është Françesko Mara.

Trupat e 3 të adoleshentëve të cilët kanë humbur jetën janë dërguar në morgun e qytetit, ndërsa i plagosuri Françesko Mara është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Ende nuk dihet se në çfarë gjendje shëndetësore ndodhet Mara.

Katër të rinjtë ishin banorë të fshatit Çinar në komunën e Fier-Sheganit, ku sipas policisë,shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe dalja e automjetit nga kontrolli në kthesë.

Beyonce nderohet me çmim nga MTV

0

BeyonceYlli amerikan i muzikes pop, Beyonce, e cila momentalisht është në turne amerikan me bashkëshortin e saj, Jay Z, do të nderohet me një çmim special gjatë MTV Music Awards. Sipas Reuters, Beyonce e cila është e nominuar tetë herë në kategori të ndryshme të kësaj ngjarje, do ta marrë çmimin “Michael Jackson Video Vanguard” gjatë ndarjes së çmimeve MTV Music Video Awards, që konsiderohet si një ceremonitë kryesore të industrisë muzikore, e cila do të mbahet në Kaliforni më 24 gusht.

32 vjeçarja është e nominuar ndër të tjera edhe për videon më të mirë, ndërsa në kategorinë kryesore “Video of the Year”, ajo garon me reperin Australian, Iggy Azalea.

“MTV Music Viddeo Awards”, ka filluar në vitin 1984, ndërsa i ka ndihmuar shumë famës së kanalit muzikor, që tani është pronë e Viacom Inc.

Nadire Hoxha e Leonard Shala, zërat e Suharekës

0

suhareka2Nadire Hoxha (AAK) dhe Leonard Shala (LVV) kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime në Kuvendin Komunale në Suharekë.

Përfaqësuesi i KDI-së, Naim Cahanaj thotë se pjesëmarrja në diskutim e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Suharekës në lidhje me pikat e rendit të ditës, në gjashtë mujorin e parë, ka qenë në trendin mesatare.

“Seanca e datës 30.05.2014 dhe 30.06.2014, ku në rend dite pos tjerash kanë qenë edhe shqyrtimi i projekt vendimit për miratimin e propozimeve të komisionit për dhënien e shpërblimeve “Emblema e Artë” dhe mirënjohjen “13 Qershori” si dhe shqyrtimi i projekt vendimit për miratimin e Planit Lokal për zbatimin e strategjisë për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas 2009-2015 kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime nga ana e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Suharekës”, tregon Cahanaj për ‘PrizrenPress’.

Sipas tij, anëtarët e AAK-së në Kuvendin e Komunës së Suharekës në këtë periudhë kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime në seancat e mbajtura me 28.3 % të diskutimeve të përgjithshme të pasuar nga anëtarët e PDK-së dhe
LDK-së me nga 20.2 % të diskutimit të përgjithshëm./PrizrenPress.com/