8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Jahjaga e motivon u.d. të kryeprokurorit Sylë Hoxhajn, që ta luftojë krimin e organizuar

syle hoxhaj me jahjagenPresidentja Jahjaga e ka pritur ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të shtetit Sylë Hoxhën i cili ka trashëguar në këtë pozitë Ismet Kabashin- një nga prokurorët më të dobët në vend. Jahajga e ka inkurajuar Hoxhën që ta luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe radikalizmin islamik.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e Presidencës.
Presidentja Atifete Jahjaga priti ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zotëri Sylë Hoxhën, të cilin fillimisht e përgëzoi për detyrën e besuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe të punës në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror.

Duke shprehur mbështetjen për Prokurorinë e Shtetit, Presidentja Jahjaga theksoi rolin e jashtëzakonshëm që ka ky institucion në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, si dhe në sigurimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë. Presidentja Jahjaga theksoi se luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit është detyrë parësore e të gjitha institucioneve të vendit dhe angazhimi i plotë i prokurorisë së shtetit në këtë drejtim është i domosdoshëm dhe jetik në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për vendin.

Presidentja Jahjaga dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit diskutuan edhe për punën e institucionit të Prokurorit të Shtetit, për mbarëvajtjen, angazhimet dhe sfidat e tij, si dhe për avancimin dhe profesionalizimin e këtij institucioni.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zotëri Sylë Hoxha, duke e falënderuar Presidenten Jahjaga për mbështetjen dhënë Institucionit të Prokurorit, shprehu gatishmërinë që të ushtrojë detyrën përmes dëshmimit të rezultateve. Ai theksoi se Institucioni i Prokurorit të Shtetit është një hallkë e rëndësishme e mekanizmave të sigurisë në Kosovë dhe tha se ky institucion ka nevojë për rritjen e numrit të prokurorëve me qëllim të shtimit të efektshmërisë së punës së institucionit.

 

Më Shumë

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Lajmet e Fundit