34.6 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 8249

Institucionet tona janë të pafuqishme ta pengojnë themelimin e Tribunalit

0

ushtar i UCKProfesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka thënë se themelimi i një Tribunali ndërkombëtar për t’i gjykuar krimet e luftës do ta dëmtojë imazhin e shtetit të Kosovës.

“Themelimi i këtij tribunali do t’i dëmtojë shumë imazhin, autoritetin dhe prestigjin e Republikës së Kosovës sepse po del se në Kosovë nuk ka kushte për t’u shqyrtuar procese të rëndësishme gjyqësore për shkak të ndikimeve dhe kërcënimeve ndaj dëshmitarëve”, ka thënë Salihu në një intervistë për “Epokën e re”.

Megjithatë ai ka thënë se nëse themelimi i kësaj gjykate është vendosur nga ndërkombëtarët, më mirë është që institucionet më të larta të Kosovës ta japin pëlqimin e tyre, pasi sipas tij, do të vlerësohej nga historia.

Rexhep Qosja: Gegërishtja nuk mund të jetë standard, ka komb shqiptar, jo kosovar

0

Rexhep QosjaRexhep Qosja

Po ku ndodhet Klani uzurpues i ASHAK-ut për konfliktin e interesit dhe korrupsionin? Po të lodhej dhe po të frikësohej prej shkeljes së ligjit dhe të Kushtetutës së Kosovës nuk do ta çonte përfaqësuesin e vet në Qeverinë e Kosovës për të pyetur se cilin anëtar të Partisë Demokratike do të donin t’ua pranonin anëtar të Akademisë? Dhe shakasë që zyrtari i Qeverisë do të bëjë me këtë të dërguar, Kryesia e Akademisë do t’i përgjigjet me një konflikt të ri të interesit: me pranimin e Arsim Bajramit anëtar Akademie edhe pse ai është deputet i ngarkuar edhe me një varg detyrash të tjera qoftë në Kuvendin e Kosovës, qoftë në Partinë Demokratike të Kosovës, qoftë në një varg fakultetesh, ku e shpjegon “drejtësinë” e sotme demokratike në Kosovë e në Shqipëri!

Po të lodhej për konfliktin e interesit Klani preshevar në fjalë nuk do ta bënte “përkthyese” të vet pikërisht një banore të Luginë së Preshevës dhe nuk do ta privatizonte banalisht edhe Katedrën e Kimisë, Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe Seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare me farefis të vet, bija e dhëndurë të grupit të sipërpërmendur!
7.
Rexhep Qosja nuk është pajtuar dhe vazhdon të mospajtohet me refuzimin e ASHAK-ut që të bashkëpunojë me Institutin Albanologjik të Prishtinës, për çka është protestuar sa e sa herë si në Institut ashtu edhe më gjerë. E refuzon udhëheqja e Akademisë këtë bashkëpunim për hir të interesave afatgjata personale, të personave të Klanit preshevar, por edhe për të keqen shkencore, artistike, kulturore dhe politike të Kosovës!
NË TË NJËJTËN KOHË KRYETAR I ASHAK-UT DHE KRYETAR I KUVENDIT TË KOSOVËS
8.
Rexhep Qosja nuk është pajtuar me rizgjedhjen e Nexhat Dacit kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, jo vetëm pse ai nuk ka cilësi shkencore për të qenë anëtar, prandaj as kryetar i Akademisë, por edhe pse në të njëjtën kohë ishte edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, i vendosur në atë pozitë në bazë të vendimit të kryetarit të LDK-së, fqinjit të tij të parë, Ibrahim Rugova. Në atë mbledhje zgjedhore iu thashë kolegëve akademikë: është jo vetëm jodemokratike, është jo vetëm joligjore, por edhe qesharake që kryetari i Kuvendit të një vendi, në këtë rast i Kosovës, të zgjidhet njëkohësisht kryetar i Akademisë. Këso zgjedhje, kolegë, historia nuk ka shënuar as në komunizmin sovjetik, as në demokracinë evropiane a amerikane, as në feudalizmin mesjetar.

Kot! Të gjithë akademikët votuan për të! Mbas votimit të tillë u thash kolegëve: këtë turp të Akademisë sonë do ta ndreqin përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Dhe, e ndreqën. Mbas disa muajsh ata e shkarkuan Nexhat Dacin nga detyra e kryetarit të Akademisë dhe, për shkak të sjelljeve të tij skandaloze dhe korruptive, për çka është shkruar mjaft në gazetat tona, e shkarkuan edhe nga detyra e kryetarit të Kuvendit. Kur ndodhi shkarkimi i urdhëruar i Nexhat Dacit prej detyrës së kryetarit të ASHAK-ut, iu drejtova kolegëve të mi në Kuvendin e ri zgjedhor: si po shihni, kolegë të dashur, ndodhi ajo që ua kam thënë unë – Nexhat Dacin e shkarkuan të tjerët prej detyrës së paligjshme që ia dhuruat ju! Nuk e di a e ndieni veten sadopak të penduar dhe sadopak të turpëruar për atë zgjedhje të paligjshme dhe kundërdemokratike!

Reagimi im i këtillë ndaj shkarkimit të Nexhat Dacit nga detyra e kryetarit të ASHAK-ut nuk do të kalojë, natyrisht, pa fyerje që do të më bëhet prej një pjesëmarrësi në mbledhjen e Kuvendit – prej kryetarit të tanishëm të ASHAK-ut, të vetëportretizuar besnikërisht në 55 pyetjet.
9.
Rexhep Qosja nuk është pajtuar dhe nuk pajtohet me gjykimet e kohëpaskohshme inferiore që kanë shprehur dhe vazhdojnë të shprehim disa pjesëtarë të udhëheqjes partiake LDK-iste të ASHAK-ut për bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Në një prej mbledhjeve të Kuvendit të ASHAK-ut, menjëherë pas Luftës çlirimtare të UÇK-së, unë pata propozuar: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës do të bënte mirë që t’i propozonte Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që të krijohet një Këshill i përbashkët i dy akademive tona, i cili do të merrej si me hartimin e Programit të veprimtarisë kërkimore shkencore dhe profesionale njëvjeçare të akademive ashtu edhe me hartimin e Programit shumëvjeçar dhe të merret me hartimin e këtyre programeve për dy arsye kryesore: e para që të caktohen me program prioritetet kërkimore shkencore dhe profesionale të të dy akademive dhe, e dyta, që të mos përsëriten të njëjtat punë kërkimore shkencore dhe profesionale në Shqipëri e në Kosovë.

Janë, u pata thënë, edhe disa çështje të tjera, me të cilat mund të merret ky Këshill i përbashkët i dy akademive, dhe këto janë hulumtimet e përbashkëta në arkivat e shteteve ballkanike, përzgjedhja me kritere më të sigurta kombëtare të kandidatëve që do të propozohen e që do të zgjidhen anëtarë të Akademive tona. E të tjera. Reagimi i disa anëtarëve të Kryesisë së Akademisë ndaj këtij propozimi ishte vrazhdë refuzues.

PRODHUESIT E URREJTJES BRENDAKOMBËTARE
E dija atëherë dhe e di sot se më përpara se dy akademitë tona të bashkohen në Kosovën e bashkuar me Shqipërinë, duhet të formohet Këshilli i përbashkët që kam propozuar menjëherë pas Luftës sonë çlirimtare. Por, nuk mendoj se kundërshtimi i krijimit të këtij Këshilli do të shuhet. Jo. Kundërshtarët e këtij Këshilli përbëjnë sot Grupin ideologjik brenda ASHAK-ut, i cili me veprimtarinë e vet nëntokësore e mbitokësore nxit propagandën e disa vetjeve, disa medieve të shkruara dhe disa medieve elektronike për ndryshimin e bazës së gjuhës së njësuar kombëtare letrare, domethënë për krijimin e gjuhës së veçantë standarde të Kosovës shtet, në njërën anë dhe për krijimin e kombit të veçantë kosovar, në anën tjetër!

Nuk ka dyshim se si kjo ideologji feudale ashtu edhe propaganda e saj, që tashmë kanë filluar të prodhojnë, siç po shihet e po shkruhet kur e kur, një shovinizëm brendakombëtar, ani ku se, në kryeqytetin e Kosovës demokratike, sado të përkrahura, ndoshta edhe të stimuluara prej disa qendrave ballkanike dhe evropiane, do të shuhen, pa dyshim fort të komprometuara dhe do t’i bëjë të shuhen ashtu populli shqiptar i Kosovës, në shpirtin e të cilit nuk është shuar kurrë ideja e madhe për bashkimin me Nënën Shqipëri ashtu siç nuk është shuar kurrë kjo ide e madhe as në shpirtin e Shqipërisë.

I ftoj lexuesit, e ftoj Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë për Arsim, Shkencë e Teknologji të Kosovës që të zgjedhin: e duan ASHAK-un pa dukuritë, shkeljet e ligjit, falsifikimet, shpërdorimet, korrupsionin, privatizimet e familjarizimet në institucionet e uzurpuara, zgjedhjet e anëtarëve të ASHAK-ut duke u bazuar në përkatësinë e tyre partiake, zgjedhjet korruptive duke rënë në konflikt të interesit, zgjedhjet e zyrtarëve të Rrahman Morinës e të Millosheviçit, refuzimin e bashkëpunimit me Institutin Albanologjik, mentalitetin primitiv feudal dhe politikën e mëhallës në ASHAK, që kritikon Rexhep Qosja apo ASHAK-un me këto dukuri izoluese, feudaliste, komprometuese, shkatërruese të tij, që përkrah Pajazit Nushi me punëdhënësit e tij të Klanit preshevar!

MENTALITETI FEUDAL DHE POLITIKA E MËHALLËS
10.
Ta përfundoj këtë shkrim duke cituar e, mandej, duke thënë pak fjalë për të, paragrafin përmbyllës me të cilin pedagogu dhe psikologu Pajazit Nushi e përfundon shkrimin e nënshkruar dora vetë! Dhe kjo fjali fatale është:
“Raportet e individëve të ASHSH-së me individë e grupe joformale, kudo që të jenë janë çështje të tyre, por në raportet me ASHAK-un është e nevojshme të evitohen sjelljet emocionale, mësimet ideologjike etj. ndaj Akademisë sonë dhe udhëheqjes së saj, mbi bazë të superioritetit të rremë dhe përgjithësisht të sjelljeve paternaliste, të cilat e rrezikojnë seriozisht raportin e bashkëpunimit, për çka ASHAK-u nuk mund të mbajë përgjegjësi”!!!

Kjo fjali me përmbajtje antikombëtare, që e prodhojnë si mentaliteti dhe politika e mëhallës, ashtu edhe mendja vetanalizuese dhe vetëpërshkruese e autorit të 55 pyetjeve, tregon qartë se sa pak, se sa aspak e dëshiron bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë Grupi i akademikëve inferiorë që predikon kur belbëzueshëm e kur zhurmueshëm krijimin e kombit kosovar dhe të gjuhës së tij standarde gegërishte! Është e sigurt se fjalia e sipërcituar nuk e shpreh disponimin e numrit më të madh të akademikëve të ASHAK-ut në lidhje me bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Dhe, nuk e shpreh disponimin e tyre sepse ata nuk ndihen inferiorë afër kolegëve të tyre nga Shqipëria siç po shihet se ndihen anëtarët e Grupit në fjalë.

Jam takuar shumë e shumë herë dhe kam biseduar më gjatë a më shkurtër me numrin më të madh të studiuesve, të shkrimtarëve dhe të krijuesve të tjerë shqiptarë nga Shqipëria shtetërore. Jam takuar dhe kam biseduar në Shqipëri e në Kosovë me figurat e shquara intelektuale shkencore, letrare e artistike: Eqrem Çabej, Aleks Buda, Arben Puto, Mahir Domi, Dhimitër Shuteriqi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Kristo Frashëri, Luan Omari, Ylli Popa, Eduard Sulstarova, Alfred Uçi, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Nasho Jorgaqi, Vehbi Bala, Zija Xholi, Myzafer Korkuti, Myzafer Xhaxhiu, Jup Kastrati, Jorgo Bulo, Pëllumb Xhufi, Stefanaq Pollo, Mentor Petrela, Jorgji Gjinari, Jani Thomai, Xhevat Lloshi, Anastas Dodi, Emil Lafe, Mehmet Çeliku, Seit Mansaku, Ali Xhiku, Enver Hysa, Floresha Dado, Ethem Lika, Gjovalin Shkurtaj, etj.; jam takuar dhe kam biseduar më shkurt a më gjatë me figurat e shquara politike të Shqipërisë, shumica e të cilëve janë edhe figura të shquara intelektuale e krijuese: Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Edi Rama, Ilir Meta, Skënder Gjinushi, Sabri Godo, Fatos Nano, Kastriot Islami, Neritan Ceka, Ethem Ruka, Petro Koçi, Preç Zogaj, Sabit Brokaj, Fatos Klosi e të tjerë. Dhe kurrë, në asnjë rast dhe në asnjë çast, asnjëri prej tyre nuk ka provuar të ndikojë “ideologjikisht” në mua, asnjëri prej tyre nuk ka treguar “superioritet të rremë”, si thotë Pajazit Nushi, a superioritet të vërtetë ndaj meje e, jam i sigurt, as ndaj ndonjë shqiptari tjetër të Kosovës.

Jo. Intelektualët dhe politikanët e Shqipërisë, qoftë edhe Sali Berisha i hallakatur, kudo e kurdo tregojnë mirësjellje dhe modesti të theksuar ndaj nesh, shqiptarëve të Kosovës, që është virtyti gjithnjë i dukshëm i kulturës së tyre dhe i bashkëbisedimit të tyre me të tjerë – shqiptarë a jo shqiptarë. Unë mund të them se prej tyre, sidomos prej baballarëve të historisë dhe të kulturës shqiptare, kam mësuar shumë edhe si drejtor i Institutit Albanologjik, edhe si studiues shkencor a krijues letrar. Dhe për këtë u jam mirënjohës përjetë. Ata, të gjithë, qoftë studiues, qoftë shkrimtarë, qoftë krijues të tjerë, qoftë politikanë, qoftë publicistë, qoftë gazetarë janë vetje me kulturë të gjithanshme, me dije enciklopedike, me qytetari përshtypjebërëse, me dhunti të jashtëzakonshme shkrimi e gojëtarie.

I kemi dëgjuar si flasin në tubime shkencore, i kemi dëgjuar dhe po i dëgjojmë si flasin në institucionet shkencore, kulturore dhe politike, qoftë meshkujt, qoftë gratë. Fjalimet e tyre, diskutimet e tyre janë shprehje e një gojëtarie të mrekullueshme me shumë dije, me shumë erudicion historik dhe kulturor. Dhe, e gjithë kjo është e kuptueshme. Shqipëria është shtet tani e njëqind vjet dhe gjatë këtyre njëqind vjetëve ka pasur kohë e mundësi që të krijojë klasën e lartë politike dhe klasën e lartë intelektuale: mendoj të lartë me kulturë, me dije, me dhunti të jashtëzakonshme gojëtarie. Dhe, kjo ne nuk duhet të na dëshpërojë, siç e ka dëshpëruar dhe kompleksuar udhëheqjen LDK-iste dhe lokaliste të ASHAK-ut. Kjo ne duhet të na gëzojë, shumë të na gëzojë. Dhe kjo lartësi e tyre intelektuale, mendore, kulturore, politike nuk duhet të na bëjë të trillojmë “superioritetin e rremë dhe përgjithësisht sjelljen paternaliste” të tyre.

Jo. Këtë frikë prej superioritetit të tyre jo të rremë po real, objektiv, shumë qartë të dukshëm, mund ta vuajnë vetëm ata që e kanë shkruar dhe nënshkruar fjalinë e sipërcituar kundërkombëtare, ata të cilëve inferioritetin shkencor dhe, në përgjithësi, kulturor, nuk mund t’ua kompensojnë pozitat në Kryesinë e shtëpisë së tyre private të quajtur ASHAK! Unë dhe, jam thellësisht i bindur, numri më i madh i shqiptarëve të Kosovës e çmojmë, e lakmojmë dhe e duam atë superioritet shkencor, letrar, artistik, publicistik, kulturor, politik, qytetar dhe televiziv të vëllezërve tanë në Shqipëri.

Dhe, e duam, dhe e lakmojmë, dhe e çmojmë duke bërë përpjekje që ta arrijmë: që ta arrijmë duke tejkaluar kufizimet që zhvillimit tonë ia kishte vënë pozita e pakicës së shtypur kombëtare gjatë njëqind vjetëve në Jugosllavinë një kohë mbretërore e mandej socialiste, por gjithnjë kërcënuese, shtypëse e nënçmuese ndaj nesh.

Mjekët i adaptojnë në zyra dhomat e pacientëve

0

Mjeke6-17Derisa QKUK-ja po përballet me mungesë hapësirash për pacientë, mjekët e Klinikës Kirurgjike kanë adoptuar dhomat e pacientëve për t’u akomoduar me zyre për vete.

Kjo ka qenë zgjidhja që menaxmenti është detyruar ta bëj për ta ndërprerë grevën tri ditëshe të anesteziologëve të cilët nuk kanë pranuar të jenë të vendosur në zyrat e njëjta me mjekët kirurgë.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Nijazi Gashi, sipas burimeve të gazetës, ka përmbyllur mosmarrëveshjen, duke iu ofruar anesteziologëve tri dhoma të pacientëve në shfrytëzim.

Burime të gazetës “Koha Ditore”, brenda Klinikës së Kirurgjisë, kanë thënë se dhomat në këtë klinikë, në pjesën ku është rinovuar, janë funksionalizuar për pacientë

Hasani: Limaj e Krasniqi e kanë dëmtuar PDK-në

0

Nait HasaniThemelimi i Tribunalit për dënimin e shqiptarëve është i papranueshëm. Kjo tregon ndikimin e Serbisë dhe gjendjen tonë të mjerueshme. Mekanizëm tjetër të drejtësisë s’duhet të themelohen pasi në Kosovë është e tërë bashkësia ndërkombëtare dhe EULEX’i. Është e tmerrshme nëse Tribunali krijohet me dëshirën tonë. Koalicioni PDK-LDK e ngufatë Kosovën. Limaj e Krasniqi e kanë dëmtuar PDK’në në zgjedhjet e fundit lokale. Deputeti i PDK’së, Nait Hasani, flet për Express.
Express: Para disa ditësh, ish-Nënkryetari i Parë i PDK’së, Fatmir Limaj dhe ish-Sekretari Jakup Krasniqi themeluan një parti. Çka flet kjo për PDK’në?
N. Hasani: PDK deri më tani ka qenë një parti unike me gjithë kundërshtitë e brendshme, të cilat kanë reflektuar një demokraci të brendshme, me gjithë kundërshtitë kanë ardhur në përfundim që Sekretari dhe Nënkryetari dolën me një subjekt të ri. Kjo do të thotë se partitë janë pjesë e zhvillimeve dhe proceseve e në këtë proces edhe individi është ai që pretendon ndryshimin ose mos-ndryshimin e subjektit të caktuar. Interesat e individëve që të shtyjnë interesat përpara në krahasim me vendet ku janë në shumë raste teoritë e ndryshme e shpjegojnë se kur ka pasur edhe mbyllje ka pasur njerëz që kanë kërkuar të lëvizin. Por, këtu s’kemi të bëjmë me mbyllje. Këtu nuk kemi ndryshim të koncepteve. Çdo parti e ka një koncept, qoftë e majtë, apo e djathtë, qoftë e mesit, qoftë e qendrës. Të gjitha e kanë bazë ndërtimin e shtetit të Kosovës…. Kosovës i duhet një parti e profilizuar qartësisht. Të gjitha partitë dhe edhe këto nismat janë të një modeli dhe nuk ka një ndryshim të koncepteve.

Express: Sa e dëmton PDK’në largimi i Limajt e Krasniqit?
N. Hasani: Ndoshta është herët për të folur me të dhëna. Rezultatet e zgjedhjeve lokale kanë treguar se ka pasur ndryshime në zgjedhje ku PDK ka qenë pjesë e pushtetit. Në disa komuna e ka humbur pushtetin por jo edhe votuesin. Kemi një humbje, por kjo humbje duhet ta rigjeneroi PDK’në nëse dëshiron të ruaj epërsinë ndaj partive tjera.

Express: Janë përmendur disa matematika për koalicionet e ardhshme. Sa është e mundshme të përsëritet koalicioni PDK-LDK pas zgjedhjeve nacionale?

N. Hasani: Tash, nuk jam për një koalicion të tillë. Jo pse s’mund të ndodhin, por për shkak se Kosovës i duhet një opozitë e fuqishme dhe kushdo që është në pozitë duhet të ketë mundësinë e zhvillimit të shoqërisë. Nëse do të kemi një koalicion të tillë do të kemi përsëri ngulfatej të pushteteve dhe ai pushtet do të jetë në shërbim të miqve dhe jo të interesave të qytetarëve. Ky koalicion PDK-LDK është i dëmshëm për Kosovën.

Express: A ka ardhur koha që pas dy mandateve PDK të shkojë në opozitë?

N. Hasani: Në shtetet demokratike nuk matet pushteti me pozitë apo opozitë. Në shtetet demokratike maten me vlerat, me realizimin e objektivave të prezantuara. Në Gjermani kemi edhe 17 vjet që kanë qenë në pushtet forca demokratike, por kemi edhe forca që kanë humbur pushtetin brenda një mandati. Vetëm në SHBA është e ndaluar të jesh më shumë se dy mandate President, në shtetet tjera të BE’së nuk është i kufizuar në mandate….

Jo Tribunalit, Jo bashkë PDK-LDK

 

Express: Kohëve të fundit është hapur debati për themelimin e një Tribunali për dënimin e krimeve të dyshuara nga UÇK’ja. Cili është vlerësimi jua për këtë Tribunal?

N. Hasani: Tema më e rëndë në Kosovë, tash për tash, është Tribunali që është kërkuar. Mendoj se ky Tribunal është kërkuar prej Serbisë e prej Serbisë i është prezantuar Bashkësisë Ndërkombëtare dhe ka shkuar deri në Këshillin e Sigurimit. Janë dy opsioni kur do të krijohet ky Tribunal me dëshirën apo pa dëshirën e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Është një reflektim negativ për Kosovën. Është një reflektim që privon se gjendja jonë është e mjerueshme. Është një reflektim, po ashtu, se ne nuk mund të prezantojmë fuqi dhe qëllime pranë kësaj kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. Është një kërkesë e tyre që t’i dënoi njerëzit që e kanë çliruar Kosovën. Nëse do të krijohet një Tribunal me vullnetin e Kosovës, kjo do të ishte një tmerr për qytetarët e Kosovës. Nëse do të krijohet një Tribunal nga bashkësia ndërkombëtare, ne jemi pjesë e vogël që mund të ndikojmë në këto rrjedha. Megjithatë, ai Tribunal reflekton apetitet e Serbisë ndaj Kosovës. Ai Tribunal tregon se Serbia është faktor destabilizues.

Express: Si po sillen udhëheqësit e Kosovës me këtë Tribunal?
N. Hasani: Të gjithë udhëheqësit përfshirë ata të pozitës dhe ata të opozitës nuk e vlerësojnë pozitivisht këtë Tribunal. Ky është një presion i madh që i ushtrohet Kosovës dhe kjo do të thotë se prej viteve të 90’ta e deri më sot është një vlerë negative që i vjen Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare. Sepse me këtë tentohet të dënohet lufta jonë. Ndërsa Serbia të jetë pjesë e luftërave çlirimtare. Se Serbia ka bërë krime në Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe ka vrarë më shumë se 200 mijë njerëz dhe mijëra të tjerë i ka terrorizuar të tjerë…. dhe prapë Serbia është pjesë e faktorizimit dhe stabilitetit dhe vlera të shoqërisë dhe në këtë rast Kosova dhe shqiptarët me luftën e tyre dalin prapë humbës.

Express: Zyrtarë të ndryshëm kanë thënë se bën edhe të themelohet Tribunali me kushtin që ai të jetë në Kosovë?

N. Hasani: Unë jam kundër që ai të themelohet qoftë në Kosovë, qoftë jashtë shtetit tonë. Kosova nuk ka nevojë për Tribunal. Ata që kanë qenë pjesë e Tribunalit e kanë kryer njëherë këtë proces. Kryeministri i Kosovës ka shkuar në Tribunalin e Hagës dhe është liruar i pafajshëm. Sot ai është lider i një partie. Në Tribunal ka qenë Nënkryetari i PDK’së, Fatmir Limaj, i cili është liruar i pafajshëm. Vetëm dy persona janë dënuar në Tribunalin e Hagës. Nuk ka nevojë në Kosovë të krijohet një Tribunal i tillë kur kemi një bashkësi ndërkombëtare të drejtpërdrejtë këtu. Ku kemi një mekanizëm të Sundimit të Ligjit të Bashkimit Europian. Krijimi i një mekanizmi tjetër do të thotë se në Kosovë s’kemi më një sistem të drejtësisë, por kemi një sistem të drejtësisë i bazuar represion dhe terror europian në Kosovë. Nuk mund të pastrohemi nga ndjenja e lirisë. Nuk mund të pastrohemi që të jemi nën një Jugosllavi të re. Të gjitha këto teori që dalin nga vendet e BE’së, ne nuk mund të jemi eksperiment i europianëve. Edhe ne e duam jetën tonë dhe e duam Kosovën.

Express: Të kthehemi pak te zgjedhjet e fundit lokale. Pse s’kandiduat për Kryetar të Prizrenit?

N.Hasani:Unë kam qenë një ndër kandidatët për Degën e Prizrenit dhe për Kryetar të Komunës së Prizrenit. Në marrëveshje me Kryetarin e PDK’së, ai kërkoi që unë të mos jem kandidat. Unë kam qenë gjithmonë pjesë e proceseve dhe edhe brenda subjektit politik të ketë ndryshime. Jo gjithherë i njëjti person mund të qëndroi si udhëheqës. Kryetari ka vlerësuar se në Prizren janë ende disa rrethana për shkak të specifikave dhe e kanë vendosur në qendër të vëmendjes pjesën e multietnicitetit, edhe ende mendohet se duhet të jemi pjesë e reflektimeve.

Express: Ju e keni bërë një kallëzim penal për njerëzit që i kanë shërbyer sistemit komunistë. Çka ka ndodhur me atë kallëzim penal?
N.Hasani: Nuk e kam bërë kallëzimin penal ndaj individëve të caktuar por ndaj sistemit komunistë të kohës. Njerëzit që janë marrë me atë çështje është kërkuar si sitem të dënohet për shkak se ne jemi pjesë e Europës dhe BE kërkon kritere që pa dalë me një Rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit që kanë ndodhur s’mund të anëtarësohemi në BE.Sistemi komunistë në Kosovë që ka qenë ka bërë krime të ndryshme deri te shpërngulja e shqiptarëve, dënimet, vrasjet… të gjitha këto duhet të ketë një vendim që këto krime të dënohen. Derisa nuk ndodh një rezolutë e tillë ne tregojmë se s’kemi ndryshuar dhe njerëzve që kanë qenë pjesë e UBD’së, pjesë e sistemit. Unë nuk jam që ata të dënohen si individë, ajo është çështje e drejtësisë që duhet të merret me ta, por jam që të dënohet një sistem i kaluar.
Express: Çka është duke ndodhur në Prevallë?
N. Hasani: Prevalla është një fshat turistik në bazë të një vendimi të Komunës së Prizrenit në vitit 2006. Me Planin Rregullues janë paraparë të ndërtohen rreth 360 shtëpi në pjesën turistike dhe të jetë një pjesë atraktive e Kosovës dhe të ketë mundësi të vizatohet nga qytetarët e Kosovës. Ky plan ka dështuar për shkak se kompania, e cila ka marrë ndërtimin e objekteve dhe në kombinime të ndryshme me njerëz të caktuar është stopuar ky plan për shkak të çmimeve të pronave dhe kjo ka ndikuar negativisht. Komuna e Prizrenit nuk ka marrë vendimet e duhura as në kohën kur pushtetin e ka marrë PDK’në pas Eqrem Kryeziut. Ndryshimet në Qeveri kanë qenë, po ashtu, negative sepse kanë ardhur disa ministra që nuk kanë marrë përgjegjësi për çështjen e Prevallës. Është reflektuar gjithnjë negativisht kjo pjesë e Kosovës. Është debatuar në Kuvendin e Kosovës si të bëhet më tutje me Prevallën derisa ka ardhur një vendim i Qeverisë që atje objektet që kanë qenë të përkohshme duhet të rrënohen dhe duhet të rirregullohet plani i ndërtimeve në Prevallë… Unë kam kërkuar që objektet që i kanë plotësuar kriteret për shkak se ka qenë ngatërresa me Ligjin e pronës dhe Ligjin e ndërtimeve. Dikush ka mundur ta ndërtoj objektin, por nuk ka qenë prona e tij dhe Ligji nuk ia ka lejuar….

Express: Agjencia e Pyjeve të ka paditur për shkak se s’keni paguar qiranë në një objekt që e keni në shfrytëzim. Pse s’e keni paguar qeranë?

N. Hasani: Paguaj qera për çdo vit për objektin që e kam me qera. Ka qenë pjesë e Agjencionit të Pyjeve dhe është objekt i izoluar ku pronat tjera që e rrethojnë janë prona private. Ky objekt është i viteve 60’ta e ka rrugën kur s’ka pasur asnjë objekt atje. Tash, atje është ndërtuar dhe ai objekt është izoluar. Kam kërkuar nga Agjencia e Pyjeve që të më hap rrugën që të shkohet deri te objekti që unë të paguaj qera. Unë ju kam thënë nuk ua paguajë qeranë nëse nuk më hapni rrugën. Nuk kanë pranuar të më hapin rrugën dhe unë ju kam thënë nuk mund t’u paguajë qeranë. Ata kanë bërë një Kallëzim dhe e drejta ime është që unë kur paguajë duhet edhe ta kem në shfrytëzim atë objekt. Agjencia nuk më ka dhënë atë mundësi dhe unë e kam paguar qeranë pavarësisht kallëzimit penal.

Nuk guxoj ta lë Kosovën, në duar të gabuara

0

Thaci7-03Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi thotë se nuk guxon që ta lë Kosovën në duar të gabuara, dhe që sipas tij kjo është arsyja pse do të kandidojë për mandatin e tretë për postin e kryeministrit.
”Është krijuar percepsion I gabuar kur thuhet se unë insistoj ër karrigën e kryeministrit, sepse unë kënaqësinë e të qënit kryeministër e kam kaluar që shumë kohë. Dua të jem garancë e sigurt që shteti të mos bijë në duar të gabuara”, tha kryeministri Thaçi në një intervistë në emisionin “ Zona e Debatit” në KlanKosova,
Thaçi tha se me shumicën e partive opozitare ka raporte të mira, mirëpo sipas tij, këto parti nuk janë të dënja për të qeverisur me vendin.

LDK kërkon dorëheqjen e Ramadan Mujës pas verdiktit të Gjykatës

0

LDK-logo5-23Ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, pas shpalljes së verdiktit për Kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja, duke e kërkuar dorëheqjen e tij.

Dega e Lidhjes Demokratike te Kosovës, në Prizren, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së EULEX-it, me anë të cilit Ramadan Muja dhe bashkëpunëtoret e tij, shpallen fajtorë për keqpërdorim te detyrës zyrtare, thuhet në njoftim.

“LDK-ja në Prizren konsideron që nuk mundet te qeveriset me Prizrenin me Kryetar te shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, andaj LDK-ja kërkon që Ramadan Muja të jap dorëheqje, në mënyrë që të gjendet zgjidhje politike për Komunën e Prizrenit, dhe zgjidhja është, zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar te Komunës se Prizrenit”, thekson LDK.

Po ashtu LDK ka shprehur “kënaqësi që më në fund drejtësia u vendos, dhe u faktuan shkronjë për shkronjë të gjitha ato denoncime publike që ka bërë LDK-ja ndaj praktikave korruptive te qeverisë Muja”.

Mbërrin akuza për Eqrem Kryeziun

0

Eqrem KryeziuKa arritur në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kallëzimi penal ndaj ish kryetarit të komunës së Prizrenit, Eqrem Kryeziu dhe tre vartësve të tij- Hysein Kazas, ish drejtorit të Urbanizmit dhe planifikimit hapsinor, Ylber Gashit, hartues i lejes ndërtimore dhe studios projektuese “DIARKO” të Iftiman Lutfiut nga Prizreni, transmeton RTK.

Këta persona akuzohen se, në periudhen kohore 2006-2008 pas hartimit të Planit të Përkohshëm Rregullues Urban të zonës së Prevallës në Parkun Nacional “Sharri” nga Asambleja Komunale e KK të Prizrenit, kanë lëshuar një numër të konsiderueshëm të lejeve ndërtimore në kundërshtim me planin rregullues urban, si dhe dispozitat ligjore të cilat rregullojnë fushën e Planifikimit Hapësinor.

Në kallëzimin penal thuhet se personat e lartpërmendur kanë ushtruar ndikim dhe presion te vartësit e tyre, duke i urdhëruar që gjatë kësaj periudhe kohore të lëshojnë leje ndërtimore për ndërtimin e objekteve në fshatin turistik Prevallë në kundërshtim me Legjislacionin egzistues.

Në rast të ngritjes së aktakuzës për këtë çështje dhe të shpalljes fajtorë të të akuzuarve, këta të fundit mund të dënohen deri me 8 vjet heqje lirie.

Kallëzimi penal për tre të apostrofuarit është bërë nga MMPH, më 11 Mars 2013. Sipas kryeprokurorit Sylë Hoxha, të përfolurit në aktakuzë ende nuk janë njoftuar me këtë lëndë.

MKRS e Posta e Kosovës me marrëveshje bashkëpunimi

0

MemliKrasniqi-SejdiHoxhaMinistria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Posta e Kosovës kanë nënshkruar sot një Marrëveshje Mirëkuptimi për mbështetje reciproke në përmbushjen e mandatit ligjor në kuadër të fushveprimtarisë së tyre.

Në emër të MKRS-së Memorandumi është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi, ndërkaq në emër të Postës së Kosovës, Kryeshefi ekzekutiv, Sejdi Hoxha. I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe Ministri Memli Krasniqi. Ai e vlerësoi këtë marrëveshje si një hap që do të ofrojë shërbime edhe më të mira dhe që ndikon edhe në promovimin e kulturës sonë.

Me këtë Memorandum Posta për nevoja të MKRS do të ofrojë të gjitha shërbimet postare të kërkuara, duke bërë marrëveshje konkrete si dhe do të ofroi të gjitha produktet postare për MKRS, sipas tarifave të përcaktuara dhe politikave të brendshme të Postës.

Posta e Kosovës po ashtu do të ofrojë këshilla dhe mbështetje profesionale në mënyrën e prezantimit, ruajtës dhe promovimit të pullave postare, koleksioneve për ekspozita vendore dhe ndërkombëtare; MKRS – ja ndërkaq do të mbështet dhe përkrah projektet të cilat kanë ndërlidhje më kulturën dhe prezantimin e filatelisë së Kosovës, nga Posta e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Vepra e kompozitores Rudi prezantohet premierë në Bruksel

0

DonikaRudi-kompozitoreMë 19 Mars 2014, në sallën “Espace Senghor” të Brukselit, në kuadër të koncertit Electrobelge, do të shfaqet premierë vepra më e re e kompozitorës Donika Rudi “Voyage vers l’inconnu”. Vepra e saj do të shfaqet krahas 12 veprave premierë të kompozitorëve belgë.

Vepra e saj do të shfaqet krahas 12 veprave premierë të kompozitorëve belgë.Këtë koncert prestigjioz, me karakter tradicional, e organizon asociacioni më i njohur në Belgjikë (ndër asociacionet më me renome në Europë) i cili promovon zhvillimin e muzikës elektroakustike dhe më konkretisht, atë të muzikës akusmatike.

Deputetët mbështesin Projektligjin për veteranët e UÇK-së

0

KuvendiKosoves5-27Deputetët e Kuvendit të Kosovës e mbështetën në parim Projektligjin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin e prezantoi kryeministri Hashim Thaçi. Kreu i Qeverisë tha se këto beneficione përcaktohen me ligj për shkak të nderit dhe respektit që veteranët gëzojnë në popull dhe si njohje e sakrificës së tyre sublime.

Data 30 dhjetor do të përcaktohet si Dita e Veteranit. Kjo është përcaktuar në Projektligjin për veteranët e UÇK-së, të cilin në Kuvend e prezantoi kryeministri Hashim Thaçi. Ai tha se qëllimi i nxjerrjes së këtij ligji është përcaktimi i të drejtave dhe beneficioneve të veteranëve të UÇK-së dhe anëtarëve të ngushtë të familjeve të tyre.

“Realizimi i të drejtave në beneficione të përcaktuara me ligj bëhen për shkak të nderit dhe respektit që gëzojnë në popullin e Kosovës dhe më gjerë. Veteranët e UÇK-së të cilët me sakrificën e tyre sublime dhanë kontribut të lartë, udhëhoqën luftën çlirimtare me karakter mbrojtës dhe çlirimtar dhe me qëndrimin e tyre të ndershëm dhe patriotik janë shembull për brezat e ardhshëm”, u shpreh Thaçi, transmeton RTK.

Anton Çuni nga LDK-ja i dha mbështetje në emër të grupit, por kërkoi që ky ligj të jetë gjithëpërfshirës, e mos të jetë përjashtues në aspektin kohor e organizativ.

“Duhet krahas komandave të zonave dhe shtabit të përgjithshëm të radhitet edhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, si një nga akterët e rëndësishëm të organizimit, mobilizimit, mbështetjes dhe ekzekutimit të operacioneve për çlirimin e territoreve të Kosovës”, tha Çuni.

Edhe Faton Topalli nga Vetëvendosje i dha mbështetje projektligjit, siç u shpreh ai, për shkak të veteranëve, jo pse projektligji është i mirë.

“Ky ligj është i mirë për vota, por jo për ndihmë të mirëfilltë dhe vlenë vetëm para zgjedhjeve, por nuk garanton zbatueshmëri pas zgjedhjeve”, tha Topalli.

Edhe grupet tjera parlamentare i dhanë mbështetje projektligjit për veteranët e UÇK-së, me të cilin rregullohet çështja e kategorizimit të veteranëve të UÇK-së, përfshi edhe procedurat e konstatimit të statusit të veteranëve të UÇK-së. Po ashtu, me këtë projektligj përcaktohen edhe të drejtat në beneficione për veteranët dhe familjarët e tyre, siç është pensioni personal i veteranit, pensionet e trashëgimtarëve, e drejta në shërbime shëndetësore falas, përparësia në punësim dhe beneficione të tjera.