22.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
Home Blog Page 8250

MAPL-ja e vlerëson të kundërligjshëm pezullimin e detyrës nga Muja

0

Ramadan Muja 2Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka vlerësuar se pezullimi i detyrës nga kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka qenë i jashtëligjshëm. Sipas interpretimit të MAPL-së, Muja duhet të kthehet në vendin e tij të punës brenda një muaj.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në përgjigjen zyrtare sqaron se me detën 21 mars 2014 ka prnaura kërkesën nga nënkryetari i Komunës për dhënien e opinionit ligjor, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të Kryetarit të Komunës, deri në shqyrtimin e ankesës së Gjykatës së Apelit të përashtruar nga kryetari i Komunës, ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke u bazuar ne kompetencat dhe përgjegjësit të përcaktuar me nenin 76 të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, rregulloren nr. 02/2011 për fushat dhe përgjegjësitë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, pas shqyrtimit të kërkesës,pezullimit të aktiviteteve të Kryetarit të Komunës, dhe legjislacionit për vetqeverisje lokale, jep këtë opinion:

-Pezullimi i aktiviteteve të kryetarit të Komunës së Prizrenit, nuk është paraparë me ligjin nr. 03/L-040 për Vetëqeverije Lokale dhe i njëjti veprim nuk prodhon efekt juridik.

-Deri në në vendimin e formës së prerë të Gjykatës kompetente, kryetari i Komunës së Prizrenit, ushtron kompetencat dhe përgjegjësit ashtu siç është paraparë me nenin 58 Ligjin nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjet tjera sektoriale.

-Nëse kryetari i Komunës së Prizrenit nuk paraqitet në punë më shumë se një muaj pa arsye, atëherë përfundon mandatin e kryetarit të Komunës, ashtu siç është përcaktuar në nenin 56.3 pika (e) të Ligjit 03/L-040 për vetëqeverisje Lokale. /PrizrenPress.com/

Arrestohet grabitësi i maskuar

0

arrestimi 2Policia ka arrestuar grabitësin me maska të pompës së karburanteve “Lindi Petrol” në Grykë të Carralevës. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se arrestimi i tyre ëhstë bërë pas një hetimi njëzetditorë nga ana e policisë.

“Pas një hetimi rreth njëzetditorë, grupi hetimor nga Hetimet Rajonale në Prizren kanë arritur që t’i bien në gjurmë një grabitësi të maskuar i cili nën kanosje me kallashnikov, me datën 06 mars, në orët e pasdites kishte kryer një grabitje në pompën e karburanteve “Lindi Petrol” në Grykë të Carralevës”.

“Sipas raporteve hetimore nga vendi i ngjarjes thuhet se i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri tri herë por për fat ishin shkaktuar vetëm dëme materiale por nuk ishte lënduar askush”.

“Më pas viktima kishte qenë i shtrënguar që t’ia dorëzojë rreth 600 euro para në dorë grabitësit i cili ishte larguar duke u futur në pyll”.

“Për dokumentimin e rastit, policia ka gjetur prova të mjaftueshme që të dyshuarin Azem B. ta arrestojë ndërsa prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalim për 48 orë”.

Provat materiale dhe shkresat e lëndës i kanë kaluar prokurorisë së shtetit për procedurë të mëtejme./PrizrenPress.com/

Dy funksione të pavënëre më parë të lidhorit ‘që’

0

 

Ilmi RexhepiShkruan: Ilmi REXHEPI

Lidhori ‘që’ është më popullori dhe më i vjetri ndër lidhorët e shqipes. Sipas mendimit më të mbështetur, ai është burimor dhe prandaj përbën pjesë të çmuar të identitetit shqiptar.
Për shkak të veçorive leksikore e gramatikore që kanë lidhorët e shqipes, shkalla e zotërimit të tyre del të jetë treguesi më i qartë për shkallën e zotërimit të frymës së shqipes.

Është për t’u ndjerë keq kur dëgjon e lexon nga gjyqtarë, prokurorë, avokatë e zyrtarë policie të përdorin, thuajse në çdo paraqitje të tyre, ndërtime fjalish, nga të cilat do të krijoje përshtypjen se shqipja nuk ka fare lidhorë, ata thonë si për ta dëshmuar profesionalizmin: ‘ …. dhe i njëjti…’ … dhe të njëjtit…’.

Megjithatë, në këtë punim nuk kemi për qëllim të parë të vëmë në pah vlera të përgjithshme të lidhorit ‘që’ dhe as të merremi me aspekte të zbatimit të normës.

Punimi, në mënyrë ballësore, hedh dritë për dy funksione sintaksore të lidhorit ‘që’. Për funksionin e gjymtyrës emërore të kallëzuesit emëror dhe për funksionin e përcaktorit kallëzuesor, të cilat funksione nuk i janë vënë re më parë këtij lidhori. Këto funksione nuk i janë përmendur në gramatikat e shqipes, as në tekstet e tjera normative, as në studimet gjuhësore për lidhorët dhe as në shkrime të karakterit të kulturës së gjuhës, ku lidhorët të kenë qenë objekt shqyrtimi.

Me funksionin e gjymtyrës emërore të kallëzuesit emëror dhe me funksionin e përcaktorit kallëzuesor e kemi parë të dalë, siç do ta dëshmojmë, në gjuhën e shkruar dhe në gjuhën e folur dhe, çfarë kemi vërejtur karakteristike për lidhorin ‘që’ kur kryen këto funksione, nuk është i këmbyeshëm me lidhorin ‘i cili’.

Dëshmitë që jepen më poshtë në këtë shkrim e që provojnë se lidhori ‘që’ përdoret në gjuhën e gjallë, në të shkruar e në të folur, në funksionin e gjymtyrës emërore të kallëzuesit emëror dhe në funksionin e përcaktorit kallëzuesor dhe vërejtja se ai në këto funksione nuk mund të zëvendësohet me lidhorin ‘i cili’; mjaftojnë si argumente që norma t’ia njohë dhe ta përligjë lidhorin ‘që’ në këto funksione. Prandaj, kërkojmë nga Këshilli Ndërakademik që, në mbledhjen e radhës që u kushtohet çështjeve sintaksore, ta trajtojë edhe këtë çështje. Gjithashtu, me përmbajtjen e re që sjell ky punim, kërkojmë që të plotësohen krerët përkatës të ‘ Gramatikës së Akademisë së Shqipërisë”, në të cilët shpjegohet se me ç’lloje përemrash shprehet pjesa emërore e kallëzuesit emëror dhe kallëzuesori.

Veç funksioneve të kryefjalës dhe të kundrinorit të drejtë, të cilat ia përligj norma, lidhori ‘që’, në gjuhën e shkruar dhe në gjuhën e folur, kryen edhe këto funksione: kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë, ndërtim parafjalor dhe me vlerë të lokucionit përemëror ”gjë që” (ose të lidhorit ”çka” a të ndërtimit “dhe kjo”), po këto funksione i janë vërejtur prej kohësh dhe ndaj tyre norma, sidoqoftë 1 , ka marrë qëndrim: nuk i ka përligjur:

“…..si bualli që ia kanë hequr zgjedhën…..”

“…..E sikur Allahu të mos i zbrapste disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret,kisha, havrat (sinagogat) e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i Allahut…..”

“Nga kuptimi i parë i kësaj fjale nuk duhet për t’u larguar, vetëm nëse faktet dhe provat e tjera në tekstin origjinal atë e kërkojnë, që në rastin konkret nuk është prezentë”

Në funksionin e një ndërtimi parafjalor, lidhori ‘që’ është lehtësisht i zëvendësueshëm me lidhorin ‘ i cili’ dhe që të mos e përligjë në këtë funksion norma, ka ndikuar parimi i logjikëzimit të gjuhës. Që kur ka nisur të zhvillohet në shqipen mendimi sintaksor, ka nisur të shquhet më shumë prirja e zëvendësimit të lidhorit ‘që’ në këtë funksion me lidhorin ‘ i cili’. Përdorimin e lidhorit ‘që’ në funksion të një ndërtimi parafjalor, pa e teorizuar, e kritikonte Faik Konica.

Kurse, për funksionin e kundrinorit të zhdrejtë pa parafjalë të lidhorit ‘që’, kujtojmë që norma duhet të ndryshojë qëndrimin: duhet ta përligjë lidhorin ‘që’ në funksionin e kundrinorit të zhdrejtë pa parafjalë, sepse përdorimi i tij në këtë funksion, veçqë ka mbështetje në gjuhën e gjallë, në të shkruar e në të folur, nuk i bie ndesh logjikës së gjuhës dhe zëvendësimi i tij me lidhorin ‘i cili’ në mjaft raste po ndjehet i dhunshëm, jonatyror. Shumë shkrimtarë, prej tyre Ismail Kadare, vazhdojnë ta përdorin me të madhe lidhorin ‘që’ në funksionin e kundrinorit të zhdrejtë pa parafjalë.

Përemri lidhor ‘që”, siç nuk e shënojnë gramatikat e shqipes, mund t’i takojë një fjalie të varur të shkallës së dytë ndaj fjalisë kryesore me të cilën realizon lidhjen lidhori ‘që’, si në rastin:

“Na ishte një çupë, që, ku shkelte, bëhej lëndinë, që, kur qeshte, derdhte trëndafila, që, kur qante, nxirrte margaritarë”.
T’i kthehemi thelbit të këtij shkrimi!

Funksionet me të cilat del lidhori “që” e të cilat nuk i janë vënë re, janë funksioni i gjymtyrës emërore të kallëzuesit emëror dhe funksioni i përcaktorit kallëzuesor.

Ç’janë funksioni i gjymtyrës emërore të kallëzuesit emëror dhe funksioni i përcaktorit kallëzuesor?

Kallëzuesi emëror formohet prej dy pjesësh, prej këpujës dherej gjymtyrës emërore. Të dyja këto pjesë formojnë një të tërë të vetme, ku kuptimi gramatikor dhe kuptimi leksikor shprehen prej dy fjalësh vërtet të ndryshme, po të lidhura ngushtë midis tyre.
Në funksionin e gjymtyrës emërore të kallëzuesit emëror mund të jetë një emër, një përemër, një mbiemër, një paskajore, një togfjalësh, që shprehin përmbajtjen leksikore të kallëzuesit emëror:

Shqipëria është vend i bukur. Rinia është pranvera e jetës. Është për të të ardhur keq niveli i arsimit në Kosovë…

Karakteristika kryesore e gjymtyrës emërore është përshtatja e saj me kryefjalën

Ndërkaq, përcaktor kallëzuesor është gjymtyra e dytë e fjalisë me lidhje dyanësore që vihet në marrëdhënie rrethanore me foljen në funksionin e kallëzuesit ( ose të një gjymtyre të dytë) dhe në marrëdhënie përcaktore me një emër a përemër kryesisht në funksionin e kryefjalës ose të kundrinës:

Dy zogj fluturuan të trembur.

Nga kallëzuesi emëror dallohet në këtë pikë, që, folja jam, duke pasur një kuptim abstrakt, është shndërruar pak a shumë në një tregues të mënyrës, të kohës dhe të vetës. Si këpujë, ajo nuk mund të funksionojë si gjymtyrë fjalie jashtë lidhjes me një fjalë tjetër, emër ose mbiemër. Përkundrazi, të gjitha foljet që pranojnë përcaktor kallëzuesor, kanë kuptim të plotë leksikor, gjë që lejon që ato të trajtohen si gjymtyrë fjalie, si kallëzues.
Ja shembujt me të cilët provohet që lidhori ‘që’ kryen funksionin e gjymtyrës emërore të kallëzuesit emëror dhe funksionin e përcaktorit kallëzuesor:

“Ne duam vetëm të tërheqim vëmendjen e përdoruesit të këtij fjalori që aty është dhënë fjala sinonimike shtyllë, të cilën ai, si njohës i shqipes që është, duhet ta përdorë jo vetëm siç duhet, por sipas rastit, edhe të shoqëruar ose jo me ndonjë fjalë tjetër karakterizuese, të cilën ia kërkojnë rrethanat ligjërimore përkatëse”.

“Këndej ka shkuar dhe kodifikimi gjuhësor shqiptar, duke arritur atë që është gjuhë standarde, a gjuhë e njësuar që i thonë të tjerët”.

“Shkova e i thashë se çka kisha ndie e më bashin sytë dhe ai si realist e besëtytës që ishte më tha…”
“Këtu shohim përpjekjen, insistimin e rrëfimit [poetit] që njeriu të mos mbetet si koncept, si emër kuptimi që shpesh e gjejmë, gjatë gjithë historisë, vetëm në botën e fjalës së pavlerë që nuk thotë asgjë, sepse nuk është adekuate me qenien njerëzore”.

Zgjodhëm për faktimin e funksioneve në fjalë pikërisht gjuhën e autorëve të cituar, raporti i standardit me gjuhën e të cilëve është i natyrave ndër më të ndryshme, që të dëshmojmë se lidhori “që”, dalë me këto funksione, ka një përdorim jo të rrallë dhe në mbarë shqipen.

Nga një nga analizë jona në librin “LULET E VERËS”, na doli se lidhori “që” ka kryer të dy funksionet: funksionin e gjymtyrës emërore të kallëzuesit emëror një herë në parathënien e Sh.Bradës dhe funksionin e përcaktorit kallëzuesor një herë në vetë gjuhën e Naimit:

“Naimi si lirik i ëmbël që ishte, ka ditur….”

“Edhe Sulltanit të mirë, Mbretit t’madh q’e kemi atë….”
Është për t’u theksuar se janë këto dy funksione të vetmet që mund t’i kryejë lidhori “që” e që nuk mund t’i kryejë lidhori “i cili”. Kur kryen këto funksione, lidhori “që”, herë mund të ndërkëmbehet me ndonjë fjalë me vlerë përmendëse (anaforike) si fjalëza “siç” e herë është i pandërkëmbyeshëm. Këtu qëndron arsyeja, siç përmendëm më herët, pse duhet të përligjet në këto funksione.

(Ilmi REXHEPI, është mësimdhënës i gjuhës arabe në medresenë e Gjilanit)

Rahoveci përkujtoi masakrat e luftës

0

Perkujtimi ne rahovecNë fshatrat Fortesë, Celinë dhe Brestoc të Rahovecit, janë përkujtuar të vrarët e marsit të vitit 1999.

Në tubimin përkujtimor që u mbajt në fshatin Fortesë, ku u nderuar 68 banorët e vrarë të këtij fshati, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi tha se gjaku i tyre nuk shkoi kot.

“Neve na mbetet të ndërtojmë shtetin tonë”, tha Vehapi.

Ai tha se fëmijët e atyre që ranë për lirinë e vendit meritojnë të jetojnë e shkollohen në kushte më të mira dhe të gëzojnë frytet e lirisë së bashku me ne.
“Ndërtimi i shteti të Kosovës është obligimi ynë, prandaj ne zotohemi se do ta përmbushim në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Në emër të banorëve të Fortesës ka folur dr. Shemsedin Popaj. Ai përkujtoi se shumica e të vrarëve ishin djem të rinj pa e gëzuar asnjë gëzim në jetë.
“Forcat e kombinuara serbe nuk kursyen as pleq, as gra e as fëmijë. Barbaria e tyre nuk do të harrohet asnjëherë nga banorët e Fortesës”.

Para të pranishmëve ka folur edhe Vajdin Berisha, përfaqësues i shoqatave të dala nga UÇK. Ai tha se Fortesa ishte në shënjestër të armikut.

“Nga ky vend dolën djem që e përgatitën luftën, si dëshmori i kombit Agim Kelmendi dhe shumë dëshmorë të tjerë, të cilët ma gjakun dhe sakrificën e tyre i lanë nder vetes, familjes dhe krejt Fortesës”.

Edhe në fshatin Celinë të Rahovecit janë përkujtuar 82 të vrarët më 25 e 26 mars 99, të cilët u ekzekutuan nga forcat serbe.

Përfaqësuesi i fshatit Rasim Fazliu në këtë tubim kërkoi që’ tribunal për krime lufte duhet të ngrihet në Serbi, atje ku janë ata që i kryen gjithë ato mizori në Celinë dhe në krejt Kosovën dhe jo për mbrojtësit e lirisë.

Ai po ashtu kërkoi zbardhjen e fatit të të pagjeturve, ndër të cilët është edhe intelektuali dhe ideatori i pavarësisë së Kosovës Ukshin Hoti.

Tubime përkujtimore për të rënët u mbajtën sot në fshatin Brestoc, ku u përkujtuan 54 civilët dhe dëshmorët e këtij fshati./PrizrenPress.com/

 

Komuna e Prizrenit, shfaq dobësi në performancën buxhetore

0

Ec ma ndrysheNë kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajit mars ka analizuar pasqyrat financiare të Komunës së Prizrenit për periudhën janar-dhjetor 2013.Raporti vjetor financiar i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave zbulon se vitin e kaluar Komuna e Prizrenit është ballafaquar me dobësi në performansën buxhetore, pasi që vitin 2013 e ka përmbyllur me afër 2.5 milionë euro borxhe të papaguara.Pasqyra e faturave (obligimeve) të papaguara të Komunës së Prizrenit tregon se në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale janë afër 2 milionë euro borxhe të trashëguara, derisa borxhi i papaguar për shpenzimet komunale është 135 mijë euro, pastaj 75 mijë euro për subvencione dhe 70 mijë euro për mallra e shërbime.

Shuma e obligimeve është shqetësuese krahasuar me vitet e kaluara, ku në vitin 2012 borxhet e komunës kanë qenë 993 mijë euro dhe afër 1.2 milionë euro në 2011.Çështja bëhet më serioze kur shqyrtohet edhe niveli i arkëtimit të hyrave vetanake, ku nga 6.2 milionë euro të planifikuara për vitin 2013 janë arkëtuar vetëm 4.2 milionë, që paraqet një rënie krahasuar me vitin 2012 ku janë grumbulluar afër 4.4 milionë dhe 2011-ën kur janë inkasuar afër 5 milionë euro.

Ndërkohë përkundër këtyre trendëve negativë pasqyrat financiare të Komunës së Prizrenit tregojnë se ka një rritje shpenzimesh në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, pasi që në vitin 2013 janë shpenzuar afër 2.5 milionë euro, që është për gjysmë milioni euro më shumë sesa në vitin 2012.Arsyetimi i zyrtarëve përgjegjës komunal është se këto borxhe figurojnë në Raportin Financiar për shkak se shumë projekte nisin në gjashtë mujorin e dytë dhe se realizimi dhe pagesat barten në vitin tjetër.Mirëpo,

“EC Ma Ndryshe” bazuar në monitorim vlerëson se ky arsyetim nuk ka validitet të duhur ngase pjesa e dytë e vitit 2013 ka qenë periudhë elektorale.Bazuar në këto të dhëna del se qeveria lokale e Prizrenit nuk i ka marrë parasysh rekomandimet e shoqërisë civile që kanë pas për qëllim përmirësimin e performansës buxhetore të komunës.“EC Ma Ndryshe” tani më disa herë ka kërkuar qeverisje të mirë me paranë publike, në përputhje edhe me konstatimet e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, i cili organ shtetëror ka gjetur dobësi të ndryshme në performansën buxhetore të komunës së Prizrenit.

Përkujtojmë qeverinë komunale që duhet t’i zbatojë standardet e qeverisjes së mirë, të cilat janë: përqendrimi në rezultate që janë në dobi të qytetarëve; sigurimi se qytetarët marrin shërbime të mira, me vlerë të shtuar për taksat e tyre; llogaridhënia; promovimi i vlerave të institucionit, duke dhënë shembull me sjellje të përgjegjshme dhe menaxhim të mirë të buxhetit dhe vendimmarrja transparente.Për këto arsye EC Ma Ndryshe rekomandon Komunën e

UP-ja është në bllokadë, greva e administratës hyn në ditën e katërt

0

Anton Berishaj-ud i rektorit UPU.d i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Anton Berishaj, ende nuk ka gjetur zgjidhje për personelin e administratës së UP-së, të cilët po kërkojnë që të zgjidhet statusi i tyre i shërbyesve civilë si dhe të behet nivelizimi i pagave me kolegët e tyre nëpër administratat tjera të universiteteve publike. Punëtorët e administratës së UP-së, të cilët kanë hyrë në ditën katër të grevës me kërkesat për rritjen e pagës në bazë të koeficientit që kanë dhe punës që kryejnë në krahasim me degët e tjera të UP-së që gjenden jashtë Prishtinës.

Deri më tash kanë marrë vetëm premtime me fjalë se kërkesat e tyre do të plotësohen. Por, u.d i Rektorit, Anton Berishaj nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me grevistët, shkruan Express.

Kështu, Fakultetet kanë mbetur të bllokuara për shkak se asnjë shërbim s’mund të kryhet, duke përfshirë edhe pamundësinë që të bëhen pagesat e semestrave.

Sidoqoftë, grevistët po kërkojnë që të zgjidhet statusi i tyre i shërbyesve civilë. Ata nuk kishin përfituar nga rritja e kaluar e pagave, prej 30 për qindëshit, me arsyetimin se nuk i takojnë shërbimit civil.

Ata po thonë se paga e tyre nuk është ekuivalente me shërbyesit e tjerë civilë. Madje kanë bërë një krahasim edhe me administratën e Universitetit Publik të Pejës, “Haxhi Zeka”. Sipas tyre, paga bazë për një shërbyes të administratës në Universitetin e Pejës, arrin shumën prej 400 eurosh, ndërsa paga bazë e tyre është 220 euro.

“Të bëhet nivelizimi i pagave mes punëtorëve të Administratës Qendrore të UP-së dhe të punëtorëve të administratës së njësive akademike të UP-së”, thuhet në kërkesat e grevistëve dërguar Këshillit Drejtues dhe Rektorit të UP-së.

Gramoz Berisha nga Suhareka pret familjarët e vrarë

0

Gramoz Berisha nga suhareka-kufomatPara 15 vjetësh ishte bashkë me të gjithë. Por tash i mori vetëm gjysmën e tyre. Gramoz Berisha të hënën kishte një detyrë të vështirë. 23-vjeçarit nga Suhareka i ra hise një barrë e madhe.

Ai duhej të pranonte dhe të nënshkruante se po merr anëtarët e familjes së tij me të cilët deri më 26 mars të vitit 1999 jetonte bashkë me ta. E bashkë me ta ishte edhe në momentin e fundit të jetës së tyre. Por Gramozi mori vetëm gjysmën e kufomave të anëtarëve të familjes së tij. 49 anëtarë të kësaj familjeje u vranë më 26 mars të vitit 1999 në picerinë “Kalabria” në Suharekë. Gramozi në atë kohë tetë vjeç ishte mashkulli i vetëm i Berishëve që i kishte mbijetuar kësaj masakre, më e madhja në Suharekë.

I plagosur së bashku me nënën e tij Vjollcën dhe gruan e axhës, kërcyen nga kamioni i cili po bartte kufomat e të vrarëve për t’i humbur gjurmët e masakrës. Që nga ajo kohë Gramozi më s’i ka parë më të dashurit e familjes së tij. Tash kur është bërë 23 vjeçar, atij do t’i duhet të përballet edhe me varrimin e tyre që do të mbahet të mërkurën me një ceremoni shtetërore krejt afër kafiterisë ku ka ndodhur masakra.

Të hënën në Prishtinë Gramozi dhe pjesëtarë tjerë të familjes Berisha pranuan 24 mbetjet mortore që janë gjetur në varreza masive e më pas janë identifikuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Në një tendë e vendosur në oborrin e këtij departamenti, u renditën 27 arkivole të mbuluara secila me flamur kombëtar. Prej 27 arkivoleve, 24 janë të Berishëve. /Tribuna/

Dy qendra kulturore në diasporë funksionojnë, pesë të tjera bëhen gati

0

Qendra kulturore-Stamboll-bayrampasaStambolli dhe Zürichu janë të vetmet qytete në të cilat ekzistojnë qendra kulturore të Kosovës. Por kjo do të ndryshojë. Ministria e Diasporës ka në plan të hapë edhe pesë qendra të tjera që promovojnë kulturën shqiptare, shkruan Koha Ditore.

Suedia, Gjermania, Austria, Franca dhe Shtetet e Bashkuara janë vendet në të cilat ky institucion planifikon të hapë qendra kulturore brenda këtij viti.

Themelimi e funksionalizimi i qendrave të reja kulturore kësaj ministrie do t’i kushtojë rreth 700 mijë euro.

Ndërsa ushtrues detyre të drejtorit të Qendrës kulturore në Stamboll është Qamil Bytyçi, në Zürich është Shukrije Ramadani.

Në fshatrat e Rahovecit përkujtohen viktimat e masakrave

0

Viktimat e rahovecitNë fshatrat Fortesë, Celinë dhe Brestoc, të Rahovecit sot mbahen tubime përkujtimore për viktimat e masakrave serbe të kryera më 25 mars të vitit 1999.

Në fshatin Fortesë, forcat serbe kishin vrarë më shumë se 60 personave, prej të cilëve dhjet prej tyre ishin nën moshën dhjet vjeçare, kurse të tjerët kryesisht gra dhe pleq. Në fshatin Brestoc, homazhe mbahen për 54 persona e vrarë 15 vjet më pare. Po kështu edhe në fshatin Celinë do të përkujtohen 75 martirët të cilët u vranë po të njëjtën ditë.

Provimi shtetëror i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

0

Testi maturesProvimi shtetëror i maturës këtë vit do të jetë një sfidë e vërtetë, thonë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Kjo për arsye se provimit do t’i nënshtrohen rreth 50 mijë maturantë, dy gjenerata në të njëjtën kohë, meqë është eliminuar klasa e trembëdhjetë.

Ndërkohë, ndryshimet në Ligjin për Maturën Shtetërore janë duke u bërë, i cili kaloi në leximin e parë në Kuvend. Pritet që të ketë ndryshime në Ligj, që kanë të bëjnë kryesisht me kriterin e kalueshmërisë apo të arritshmërisë.

Provimi shtetëror i maturës këtë vit do të jetë një sfidë e vërtetë, thonë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Kjo për arsye se provimit do t’i nënshtrohen rreth 50 mijë maturantë, dy gjenerata në të njëjtën kohë, meqë është eliminuar klasa e trembëdhjetë. Ndërkohë, ndryshimet në Ligjin për Maturën Shtetërore janë duke u bërë, i cili kaloi në leximin e parë në Kuvend. Pritet që të ketë ndryshime në Ligj, që kanë të bëjnë kryesisht me kriterin e kalueshmërisë apo të arritshmërisë.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, tha për Radio Kosovën, se tashmë komisioni e ka miratuar listën e lëndëve që do të jenë pjesë e provimit dhe listën e ekspertëve. Ai theksoi se matura 2014 do të jetë një sfidë, pasi do të ketë një numër shumë të madh të maturantëve që do t’i nënshtrohen provimit.

“Këtë vit do të kemi numër shumë të madh të maturantëve sepse nuk ekziston klasa e trembëdhjetë dhe do të kemi dy gjenerata. Numri mund të arrijë në rreth 50 mijë maturantë. Numri kaq i madh i maturantëve do t’u shkaktojë vështirësi, më së shumti drejtorive komunale të arsimit.”
Ndërkohë, ndryshimet në Ligjin për Maturën Shtetërore janë duke u bërë, i cili kaloi në leximin e parë në Kuvend. Muastafa, bëri të ditur se tashmë ligji është duke u përgatitur për leximin e dytë, duke theksuar se Komisioni Parlamentar për Arsim do të organizojë një debat publik për këtë ligj.

“Ligji do të ketë ndryshime që kanë të bëjnë kryesisht me kriterin e kalueshmërisë apo të arritshmërisë. Ekzistojnë mendime të ndryshme, disa janë që matura të mbetet me prag të kalueshmërisë e disa të tjerë të jetë me arritshmëri. Natyrisht ne i kemi përcjellë të dy propozimet. Personalisht mendoj se kriteri i kalueshmërisë duhet të ruhet, por me kusht që certifikatat që janë marrë në arsimin profesional të zëvendësohen me diploma. Njëri prej propozimeve është të ruhet kriteri ose të ulet në 40 për qind ose të mbetet 50 për qind.”

Mustafa, theksoi se maturantët e shkollave profesionale që nuk arrijnë sukses në maturë do të duhet të pajisen me diplomë profesionale, që nënkupton ta vazhdojnë nivelin e katërt të shkollimit ose shkollimin post-sekondar, por jo shkollim universitar. Ndërkaq, maturantët e gjimnazeve, nëse nuk arrijnë sukses në maturë, do të pajisen me diplomë mbi përfundimin e shkollës së mesme të lartë. Deri tani nuk kanë marrë as diplomë, as certifikatë dhe ka qenë e padrejtë për ta, tha Mustafa. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Shtetëror i Maturës, është duke i bërë përgatitjet, pavarësisht nëse do të miratohet apo jo ligji.