10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Rahoveci përkujtoi masakrat e luftës

Perkujtimi ne rahovecNë fshatrat Fortesë, Celinë dhe Brestoc të Rahovecit, janë përkujtuar të vrarët e marsit të vitit 1999.

Në tubimin përkujtimor që u mbajt në fshatin Fortesë, ku u nderuar 68 banorët e vrarë të këtij fshati, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi tha se gjaku i tyre nuk shkoi kot.

“Neve na mbetet të ndërtojmë shtetin tonë”, tha Vehapi.

Ai tha se fëmijët e atyre që ranë për lirinë e vendit meritojnë të jetojnë e shkollohen në kushte më të mira dhe të gëzojnë frytet e lirisë së bashku me ne.
“Ndërtimi i shteti të Kosovës është obligimi ynë, prandaj ne zotohemi se do ta përmbushim në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Në emër të banorëve të Fortesës ka folur dr. Shemsedin Popaj. Ai përkujtoi se shumica e të vrarëve ishin djem të rinj pa e gëzuar asnjë gëzim në jetë.
“Forcat e kombinuara serbe nuk kursyen as pleq, as gra e as fëmijë. Barbaria e tyre nuk do të harrohet asnjëherë nga banorët e Fortesës”.

Para të pranishmëve ka folur edhe Vajdin Berisha, përfaqësues i shoqatave të dala nga UÇK. Ai tha se Fortesa ishte në shënjestër të armikut.

“Nga ky vend dolën djem që e përgatitën luftën, si dëshmori i kombit Agim Kelmendi dhe shumë dëshmorë të tjerë, të cilët ma gjakun dhe sakrificën e tyre i lanë nder vetes, familjes dhe krejt Fortesës”.

Edhe në fshatin Celinë të Rahovecit janë përkujtuar 82 të vrarët më 25 e 26 mars 99, të cilët u ekzekutuan nga forcat serbe.

Përfaqësuesi i fshatit Rasim Fazliu në këtë tubim kërkoi që’ tribunal për krime lufte duhet të ngrihet në Serbi, atje ku janë ata që i kryen gjithë ato mizori në Celinë dhe në krejt Kosovën dhe jo për mbrojtësit e lirisë.

Ai po ashtu kërkoi zbardhjen e fatit të të pagjeturve, ndër të cilët është edhe intelektuali dhe ideatori i pavarësisë së Kosovës Ukshin Hoti.

Tubime përkujtimore për të rënët u mbajtën sot në fshatin Brestoc, ku u përkujtuan 54 civilët dhe dëshmorët e këtij fshati./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Serbia arreston edhe dy kosovarë

Dy persona, përkatësisht shoferi dhe konduktori i autobusit të një kompanie nga Kosova, janë ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, raporton Zeri.info.  Mediat serbe kanë...

Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të tjera...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit