16.8 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025
Home Blog Page 8388

Dy ditë mbledhje, asnjë vendim në Kuvend

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës ka debatuar gjatë dy ditëve për problemet në Universitetin publik “Hasan Prishtina”, por në mungesë kuorumi, për shkak të bojkotit nga koalicioni qeverisës, përfundoi pa asnjë vendim. Ndërsa dje u debatua thuajse gjatë gjithë ditës, sot debati ishte më i shkurtër. Ai kishte të bënte me harmonizimin e qëndrimeve midis grupeve parlamentare për rekomandimet rreth Universitetit, por mungoi vullneti i mirë që kjo të arrihej dhe çështja u shty për një mbledhje tjetër, sigurisht të javës së ardhshme. Kuvendi kishte në rend të ditës edhe çështje të tjera – një varg projektligjesh a plotësime ligjesh, që kërkonin praninë e ministrave të dikastereve përkatëse, por ata mungonin. Kryekuvendari, Jakup Krasniqi, nuk pati një arsyetim për mungesën e tyre, por tha se pa ta diskutimi do të ishte i kotë, raporton Koha.

Përveç votimit të rekomandimeve, sot në rend dite ishte edhe shqyrtimi për herë të parë i këtyre projektligjeve: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit; Projektligji për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore. Duhej të shqyrtohej  edhe Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”.

Si pika e fundit e kësaj seance kanë qenë edhe emërimi i një anëtari të Bordit të RTK-së, si dhe shqyrtimi i propozimit të Këshillit Gjyqësor për emërimin e Organit përzgjedhës të Pavarur, për përzgjedhjen e kryesuesit dhe të anëtarëve të Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Kryesia do të vendosë se kur dhe me çfarë rendi të ditës do të zhvillohet mbledhja e ardhshme e Kuvendit.

Mbledhjet e Kuvendit zakonisht mbahen të enjteve.

Dritëro Agolli: Jo vdekje, lulezim i dytë. I mërmëroj shpesh këngët e Vaces

0

DriteroAgolli me cigareShkrimtari Dritëro Agolli në një lidhje për News24, flet për këngëtaren e madhe Vaçe Zela. Sipas tij, këngëtari më i madh që bën emër të histori është ai, këngët e të cilit të mbushin në shpirt e zemër.

“Po ato këngë këndohen dhe në gëzime edhe në hidhërime edhe në valle, në të gjithë sistemet dhe të gjithë llojet e shteteve. Dhe tani unë sjell në mend tingujt e këngëve të Vaçe Zelës dhe ndonjëherë i këndoj vetë në heshtje duke mërmëruar, siç është fjala për një këngë popullore të stilizuar të saj, që e di dhe unë dhe shpesh herë rri kështu në dhomë, dhe me këngë, që mundohem ta bëj si ajo. Vaçe Zela ka hyrë në shpirtin e popullit tonë, ashtu siç ka këngëtarë në Europë që kanë hyrë në shpirtin e tyre. Njerëzit i mbajnë në kaseta, shoferët udhëtarët turistët, njerëzit e ardhur nga vende të tjera përpiqen t’i mësojnë këngët. Këtij lloj artisti unë i them artist i vërtetë. Tingujt kanë hyrë në themelet, apo në thërrmijat e tokës tonë, pore dhe në fëshfërimën e fletëve të pemëve, të kopshteve, kanë hyrë në gurgullimat e përrenjve dhe valët e lumenjve. Kështu që ajo jeton përherë në këtë popull por nuk jeton vetëm në këta breza që jeton tani, por edhe në brezat e tjerë që do të vijnë. Ajo është një pemë që nuk do të thahet kurrë. Gjithmonë ajo do të lulëzojë dhe do të bëjë fruta dhe fruta është kënga. Ajo edhe në diktaturë ka qenë ylli i këngës tonë. Në atë kohë ajo u rrit si këngëtare, u bë këngëtare e vërtetë, këngëtare me kitarë. Pak kemi ne vajza që edhe me kitare edhe me këngë. Ajo ishte shumë kërkuese në çdo këngë që i bënin kompozitorët dhe në çdo varg që i shkruanin poetët.
Edhe poetët e mëdhenj tanët dridheshin para asaj kur bënin vargjet. Incizimet e këngëve të saj duhet të ripërsëriten, të freskohen. Tani ka teknikë që të bëhen këto, pasi çështë e vërteta i kemi lënë mënjanë. Këngët e saj këndohen, por zëri i saj pak është ndjerë”.

Inva Mula: Vaçe Zela, “Diva jonë absolute”!

0

Inva MulaInva Mula, sopranoja e famshme shqiptare në një mësazh të postuar në Facebook e cilëson këngëtaren Vaçe Zela një “Divë absolute”.

Me një mesazh krejt tjetër, sikur bisedon lirshëm me të, Inva pranon që Vaçja ka qënë modeli i saj.

“E dashur Vaçe!

Po të drejtohem duke ngritur sytë nga qielli me bindjen se më dëgjon! Ti u ktheve në një legjendë që në vitet e rinisë tënde, ishe simboli i artistes absolute, pa konkurrencë, pa krahasim! Atje ku tingellonte zëri yt dhe gërshetohej me fjalën aq bukur, shqiptuar me një frazë melodike që vetëm ti dije ta skalisje, lije vetëm një rrugë të ndriçuar, e cila u bë referencë e këngës shqipe!

Kam patur fat të të njoh që kur isha fare e vogel dhe dëgjoja në cep të dhomës krijimet e babait tim për ty! Ti ishe modeli im, ishe ëndrra ime dhe kështu vazhdoje të ishe gjithë jetën dhe për shumë artiste të tjerë! Të falenderoj dhe do të jem mirënjohese Diva jonë Absolute!”, përfundon mesazhi i saj i ndjerë.

Studentët përsëri para Rektoratit

0

Rektorati-studentet protestojneËshtë dita e nëntë që studentët e Universitetit të Prishtinës dhe anëtarë të shoqërisë civile do të protestojnë para Rektoratit të UP-së për të kërkuar dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.

Kërkesë e studentëve është dorëheqja e menjëhershme e rektorit Ibrahim Gashi, fillimi i hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitet, përmirësimi i infrastrukturës në Qendrën e Studentëve dhe largimi i ndikimit të pushtetit në Universitet nëpërmjet heqjes së Këshillit Drejtues.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit sot do të vendosin për rekomandimet e propozuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas debatit shumë orësh që u zhvillua dje, rreth gjendjes në Universitetin e Prishtinës.

Kuvendi sot vendos për UP-në

0

KuvendiKosoves5-27Deputetët e Kuvendit sot do të vendosin për rekomandimet e propozuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas debatit shumë orësh që u zhvillua dje, rreth gjendjes në Universitetin e
Kuvendi ndërpreu seancën për shkak të kuorumit, meqë pozita lëshoi sallën, pasi opozitarët nuk pranuan kërkesën e Kryeministrit Hashim Thaçi, që të miratohet një rezolutë me të cilën do të urdhërohej senati i UP-së, t’i verifikonte të gjitha gradat dhe titujt akademik të të gjithë politikanëve që janë ngritur në tituj prej vitit 1990-91 e deri me sot.

Por, opozita kërkonte që t’i miratonte rekomandimet e tyre, që kërkonin dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi dhe sjelljen para përgjegjësisë dhe verifikimin e ngritjes së tyre akademike.

Po ashtu, në seancën e sotme pritet të shqyrtohen edhe një mori ligjesh tjera të cilat nuk arritën të shqyrtohen seancën e djeshme.

Me largimin e Limajt, PDK humbi një krah të fuqishëm

0

HalilMatoshi-analistVendimi i Fatmir Limajt dhe me gjasë edhe Jakup Krasniqit për t’u larguar nga PDK vjen për shkak të renditjes së tyre më poshtë seç ata e kishin parashikuar staturën e tyre politike, e jo për shkak të keqqeverisjes.

Kështu mendon analisti Halil Matoshi.

Në një bisedë për lajmi.net, Matoshi, Kolumnist i “Kohës Ditore”, vlerëson se shkëputja e Limajt nga PDK nuk u bë në kohën e duhur. Thotë se ai po shkon rrugës së tij politike në fund të mandatit qeverisës.

“Fatmir Limaj nuk u shkëput me shumë siguri nga PDK-ja dhe në kohën e duhur, sepse edhe në fund ‘iu përkul’ në një mënyrë shefit të tij, Zotni Thaçit. Ai po shkon udhës së tij politike gati në fund të mandatit qeverisës, edhe pse ai ka qenë de facto i mënjanuar nga partia që nga marrja e postit të të dytit në parti nga Zotni Kadri Veseli”.

“Pra, Limaj dhe Krasniqi ia kthyen shpinën PDK-së për hir të rangimit të tyre më poshtë seç ata e perceptojnë staturën e tyre politike, e jo për hir të autoritarizmit, padijes, jokompetencës, turrit kah paraja publike, keqqeverisjes dhe metodave staliniste në Qeverisjen e PDK-së”.

Pakënaqësitë e dy prej figurave kryesore kishin filluar të shfaqen qysh në fillim të mandatit të dytë të Qeverisë Thaçi, ndërsa kulmin e arritën në Kongresin e gjashtë të PDK’së.

Jakup Krasniqi kishte kërkuar që Kuvendi Zgjedhor i partisë të mos mbahet, përderisa Fatmir Limaj të lirohet nga proceset gjyqësore. Megjithatë, një gjë të tillë ishte injoruar nga Kryetari i Partisë.

Por, kjo lëvizje për Matoshin është humbje e një krahu të fuqishëm për PDK’në.

“PDK-ja natyrisht se humb një krah të fuqishëm, por taktika e krerëve të saj tashti do të mundohet që ta shndërrojë në fitore këtë largim, sado i dhimbshëm, duke pretenduar se Limaj e Krasniqi mbështeten në tabanin marksist-leninist, pra majtistë të afërt me ideologjinë e Lëvizjes Vetëvendosje!”.

“Mirëpo, e mira e këtij largimi është se një krah në PDK po ndahet për të mos u bërë pjesë e konspiracioneve të SHIK-ut brenda partisë dhe në kapjen e shtetit. Prandaj, edhe këtë adut do ta përdorin Limaj dhe Krasniqi për ta arsyetuar para partizanëve të tyre largimin nga PDK”.

Fatmir Limaj ka konfirmuar këtë javë se që nga viti 2012 nuk është më pjesë e Partisë Demokratike, duke thënë se së shpejti do të dalë me një alternativë të re politike.

Megjithatë, Halil Matoshi vlerëson se do të jetë e vështirë për Limajn dhe Krasniqin, nëse nuk bëjnë koalicion me ndonjërën nga forcat politike aktuale.

“Mendoj se PDK-ja këta dy emra edhe mund t’i rikuperojë, porse ka humbur shumë vota. Kurse këta dy, nëse nuk bëjnë koalicion parazgjedhor me ndonjë aleancë, qoftë me AAK, PDK ose VV, mund të dalin ‘të pensionuar’ nga procesi zgjedhor”.

Kryetari aktual i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në vitin 2005, i pakënaqur me drejtimin e Partisë Socialiste nga Fatos Nano, atëbotë kishte vendosur të bëjë parti të veten, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Sot, Meta është njëri ndër figurat kryesore në politikën shqiptare që vendosin për formimin e Qeverisë.

Ky është shembulli që i përshkruhet Fatmir Limajt.

Por, Matoshi thotë se këtë komoditet nuk e kanë Limaj e Krasniqi. Sipas tij, nëse ndryshon pragu zgjedhor vështirë se mund të jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme.

“Faktori ‘Ilir Meta’ në Kosovë nuk ka kuptim, sepse këtë pozicion këtu te ne e kanë partitë e komuniteteve joshqiptare, e posaçërisht partitë e serbëve kosovarë. Po partia e Limajt dhe Krasniqit mund ta kalojë pragun zgjedhor, nëse mbetët siç është prej 5%”.

Limaj dhe Krasniqi dolën hapur kundër PDK`së në zgjedhjet lokale të nëntorit duke mbështetur iniciativa qytetare në qytetet e Malishevës përkatësisht Drenasit që të dyja llogariteshin si bastione të partisë në pushtet.

Ushtria e Kosovës: FUK apo FAK

0

FSK12-16“Forca Ushtarake e Kosovës” (FUK) apo “Forcat e Armatosura të Kosovës” (FAK), janë emërtimet e sugjeruara për ushtrinë e Kosovës.

Kështu thuhet në dokumentin ekskluziv të siguruar nga gazeta “Zëri”, të Këshillit Ndërinstitucional për Rishikimin e Sektorit të Sigurisë, që zyrtarisht funksionon në kuadër të Zyrës së kryeministrit Hashim Thaçi.

Nga ky dokument mësohet se janë detyruar të bëhen kompromise edhe me ata që rregullisht quhen “miqtë ndërkombëtarë”, kryesisht përfaqësuesit amerikan./Zëri/

Struktura e FAK

Studentja e Kosovës, fotografia që përshkoi botën

0

Studentja-fotografia ditesProtesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës, për largimin e rektorit Ibrahim Gashi, ka zënë vend edhe në mediat ndërkombëtare.

Versioni online i gazetës El Pais në Spanjë, ka pasqyruar protestën, në fotografitë e ditës ku shfaqen ngjarje të ndryshme në mbarë botën.

“Disa studentë hedhin qumësht në sytë e një mikeje të tyre, pas përleshjeve me policinë e cila hodhi gaz lotsjellës gjatë një demonstrate në Prishtinë, Kosovë”, thuhet poshtë fotografisë së Visar Kryeziut të AP.

Kjo foto është publikuar po ashtu edhe në versionet tjera online të mediave kryesore të botës, si New York Times.

Studentë të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, të përkrahur edhe nga shoqëria civile, prej një jave po vazhdojnë protestat, pas dyshimeve për publikime shkencore të stafit akademik të UP-së në revista të rreme shkencore.

Në mesin e tyre është edhe rektori Ibrahim Gashi, i cili dyshohet se ka publikuar tri punime në revista fiktive në Indi.

Trupi i Vaçe Zelës nesër prek tokën e Kosovës

0

VaceZela-kengetareArkivoli me trupin e pajetë të artistes së njohur shqiptare do të mbërrijë nesër në aeroportin e Prishtinës me pas do të rrugëtojë për në Tiranë

Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka bërë të ditur se trupi i pajetë i artistes Vaçe Zela do të mbërrijë në aeroportin e Prishtinës, të premten, më 07 shkurt në orën 14.00.

Arkivoli me trupin e yllit të muzikës shqiptare do të pritet nga përfaqësues te Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe me pas do të rrugëtojë për në Tiranë, shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, transmeton Kultplus.

Homazhet në nderim të artistes Vaçe Zela do të zhvillohen ditën e shtunë, datë, 08.02.2014 në Teatrin Kombetar të Operas dhe Baletit, në orën 10.00- 12.00. Në oraret e homazheve Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Lushnjës në nderim të veprës së artistes së madhe, Vaçe Zela do të ulin flamurin në gjysmështizë.

Ceremonia në nderim të artistes do të organizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe në vëmendjen e Kryeministrit, Edi Rama.

Përcjellja për në banesën e fundit dhe ceremonia mortore,do të mbahet të shtunën në orën 13.00 duke u nisur nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit për t’u prehur në varrezat e Sharrës.

Ministria e Kulturës e Shqipërisë u shpreh edhe nëherë ngushëllime familjarëve, njerëzve të artit dhe kulturës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

Kelmendi: Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk janë themelues të UÇK-së

0

MuhametKelmendi-LBNjë prej anëtarëve më të hershëm të Lëvizjes Popullore të Kosovës, prof.Muhamet Kelmendi, një nje emision debati në KTV ka rikthyer historinë e kohës së themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Porfesor Kelmendi ka evokuar kohën e themelimit të celulave të para të UÇK-së duke zbardhur një detaj deri më tash të panjohur. Ai ka thënë se në kohën e themelimit të UÇK-së nuk ishin të pranishëm Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Sipas Kelmendit këta dy i janë bashkuar LPK-së më vonë prandaj nuk mund të thuhet se janë themeluesit e UÇK-së, transmeton Kosovalbaner.

Muhamet Kelmendi ka shtuar gjithashtu se duhet të hetohet patjetër vrasja e Zahri Pajzitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhes e cila sipas ti është shumë e dyshimt,si u zbuluan dhe ran ne pritë.