30.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 8404

Jo-ja e parë

0

HashimThaci-IsaMustafaNëse kryeministri Hashim Thaçi u qëndron besnik fjalëve të tij se pas mungesës së konsensusit nuk do të ketë më vende të rezervuara, por edhe nëse LDK vazhdon deri në fund qëndrimin e saj kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara, Kuvendi i Kosovës prej zgjedhjeve të reja parlamentare do të ketë 100 deputetë të përkatësisë etnike shqiptare, ndërsa 20 të tjerë nga komunitetet pakicë. Kësisoj, Prishtina do të refuzonte për herë të parë një kërkesë të BE-së dhe SHBA-ve prej kur ka nisur dialogu me Serbinë.

Aktualisht, për shkak të diskriminimeve pozitive që u janë bërë minoriteteve, që dy mandate në Kuvendin e Kosovës gati një e katërta e deputetëve ishin minoritarë,shkruan Tribuna.

Por, prej mandatit të ri, Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se komunitetet pakicë nuk kanë më vende të rezervuara, por vetëm të garantuara, përkatësisht, komunitetet pakicë garojnë mes vete për 20 vendet e garantuara

Tortura për krimin që nuk e kanë bërë

0

burgosuritShenjat dhe goditjet me çekan, prerjet me thika dhe me copa xhami të thyera, goditjet nga shkopinjtë e gomës u kanë mbetur si njolla që u ngjallin kujtime. Dënimi ditor ‘100 goditje kokë në mur’ u rri ende në kujtesë. Të gjykuar për një krim që nuk e kishin bërë, pesë qytetarët nga Peja për një vit rresht u janë nënshtruar torturave.

Aromën e sapunëve e ndiejnë ende. Ia dinë edhe shijen. “Supi i Pejës”, “Burgu i Leskovcit” e “Burgu i Zajeçarit” e bën trajektoren e kujtimeve të tyre. Agron Kollqaku, Gazmend Bajrami, Xhevdet Bajrami, Beqir Loxhaj dhe Vllaznim Përgjegjaj janë pesë qytetarëtv të cilët u gjykuan për rastin e vrasjes së gjashtë fëmijëve serbë në qytetin e Pejës. 16 vite pas Serbia ka pranuar se këta fëmijë ishin vrarë nga pushteti i atëhershëm, por fajin ua kishin veshur shqiptarëve. Ngjarja kishte ndodhur më 14 dhjetor të vitit 1998 në Lagjen “Zatra”, në kafenenë që atëherë quhej “Panda”.

“Gjithçka filloi në këtë kafene që kurrë në jetë as që e kam ditur që ekziston”, fillon rrëfimin më i vjetri i këtij grupi, Agron Kollqaku. Pas 16 viteve thotë se e ka të vështirë rikthimin në kujtime. /Koha Ditore.

Shpërfillet familja e Amsera Rekës, e mbijetuara e Restelicës

0

AmsereReka-restelicaNëse shumica e qytetarëve të Kosovës këtë vit do t’u gëzoheshin reshjeve të munguara të borës, banorët e Restelicës u frikësohen atyre. Nga bora, dy vjet më parë, kishin pësuar rëndë familjet e kësaj ane. Rruga që çon te këto shtëpi nuk frekuentohet thuajse nga askush, përveç bagëtive.

Nga fatkeqësia e shkurtit të vitit 2012 kishte shpëtuar vajza Amsera Reka. Ajo tani jeton me gjyshin e saj në lagjen Arbana në Prizren. Gjyshi i saj, Kamber Balje, duke mos dashur të flasë para kamerës, ka treguar se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti, raporton KTV.

Pavarësisht se i ishin premtuar 10 mijë euro nga Presidentja Jahjaga si dhe ndërtimi i shtëpisë nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Për mosdhënien e këtyre ndihmave ka folur edhe nënkryetari i Komunës së Dragashit, Qasip Kushi.

E në Zyrën e Presidentes i kanë thënë KTV-së se i kanë dërguar një letër kryetarit të Komunës së Dragashit, me të cilën kanë kërkuar që të përcaktohet përfundimisht një xhirollogari ose një llogari bankare, institucionale, ku do të derdheshin mjetet e premtuara nga Presidentja për të mbijetuarit e tragjedisë së Restelicës, mirëpo deri tani nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje nga Komuna e Dragashit.

RestelicaNdërkohë, njerëzit e paktë që mund të takoje në këtë pjesë të fshatit, thonë se nuk janë ndihmuar nga askush deri tash. Ata kanë frikë se kjo gjë mund të përsëritet.

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

0

MotiSipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, fushat me presion të ulët atmosferik, do të vazhdojnë të kenë ndikimin edhe për dy ditët e ardhshme. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vlerat e temperaturave minimale do të luhaten nga -6 gradë deri në -3gradë, ndërsa maksimalet e ditës nga -1 në O gradë celsius. Do të fryjë erë, nga ana e veriut dhe verilindjes.

Të martën priten reshje të dobëta dhe ngritje të lehta të temperaturave minimale, që do t’ju afrohen zeros, ndërsa maksimalet gjatë javës nuk do të kalojnë mbi 3 gradë.

Dita e mërkurë do të jetë me vranësira të dendura, të cilat të enjten kanë mundësi te sjellin reshje. E premtja dhe e shtuna do të jetë me reshje të dobëta, ndërsa të dielën prapë priten reshje te reja të një intensiteti ma të shtuar. Era do të fryjë nga lindja dhe juglindja, me shpejtësi te ndryshueshme.

Bisedohet për energjinë dhe sigurimet e automjeteve

0

Edita TahiriDelegacioni i Kosovës, i përbërë nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe Naim Bejtullahu, drejtori i KOSTT-it, zhvilluan në Bruksel takime me përfaqësuesit e BE-së, Jean-Eric Paquet, Drejtor në Departamentin për zgjerim të Komisionit Evropian, Nicholas Cendrowicz dhe Ana Maria Boura.

Në këtë takim u bisedua për çështjet e energjisë ku delegacioni i Kosovës kërkoi angazhime të shtuara që procesi i zbatimit të marrëveshjes për energji të nis sa më shpejtë.

“Takimi ishte i frytshëm dhe të dyja palët u pajtuan që punët rreth zbatimit të marrëveshjes për energjinë duhet të avancojnë drejt fillimit të zbatimit praktik. Në këtë takim theks të veçantë i kushtuam kompletimit të planit aksional dhe angazhimit më të madh të të gjitha palëve në drejtim të qartësimit të obligimeve dhe afateve”, ka thënë Tahiri pas takimit.

Zv/kryeministrja ka thënë se ka potencuar se duhet të ndiqet një qasje sa më koherente në raport me marrëveshjen e arritur për energjinë e cila është nënshkruar në shtator të vitit 2013, dhe se “BE-ja duhet të rris angazhimet për një proces efektiv të zbatimit praktikë të kësaj marrëveshjeje e cila mundëson normalizimin e bashkëpunimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë në fushën e energjisë si dhe krijon mundësitë e normalizimit të gjendjes në pjesën veriore të vendit si në kuptimin e qasjes së papenguar në asete dhe të dhëna ashtu edhe në normalizimin e pagesave për energjinë nga ana e konsumatorëve në atë pjesë të vendit”.

“Në këtë takim po ashtu u dakorduam që Marrëveshja kornizë për bashkëpunime në fushën e transmisionit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të nënshkruhet nga tre palët, meqenëse BE-ja është faktor garantues i mbarëvajtjes së proceseve të implementimit”, theksoi Tahiri.

Ndërkaq, dy ditët e fundit (25 dhe 26 janar) janë zhvilluar takime edhe rreth sigurimit të automjeteve, takime këto të zhvilluar anë Romë.

“Gjatë dy ditëve të takimeve, bisedimet u përqendruan për të gjetur një zgjidhje më të mirë për çështjen e sigurimeve kufitare të cilat do të ofronin çmime më të favorshme dhe lehtësim të lëvizjes së lirë për qytetarët e të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në një komunikatë për media të Zyrës së Zëvendëskryeministres Edita Tahiri.

Tahiri thotë se delegacioni i BE-së, i kryesuar nga Alexis Hupin, u angazhua që palët të përafrojnë qëndrimet gjithnjë duke marrë parasysh interesat e qytetarëve dhe standardet evropiane për këtë çështje.

Përpjekjet për një marrëveshje më afatgjate për çështjet e sigurimeve kufitare të automjeteve, sipas Tahirit, kanë hapur mundësitë që të gjenden modele të bashkëpunimit në këtë fushë sipas parimeve të Byrosë Evropiane të Sigurimeve ku të dyja palët kanë shprehur ide dhe propozime për ta avancuar këtë proces.

“Pala e Kosovës ka kërkuar që një marrëveshje mundshme duhet të mbështetet në parimet e reciprocitetit si dhe të garantohet nga Bashkimi Evropian, respektivisht nga Byroja Evropiane e sigurimeve”, ka thënë Tahiri.

Sipas saj, bisedimet për këtë çështje do të vazhdojnë më tutje në takimet që do të mbahen së shpejti, me synim që të arrihet një marrëveshje që do ta ketë për bazë interesin e qytetarëve.

Pala e Kosovës ka vlerësuar se pjesëmarrja e Byrosë evropiane të sigurimeve në këtë marrëveshje si palë garantuese do të rris perspektivat e bashkëpunimit më të madh në mes të Byrosë së Sigurimeve të Kosovës dhe të Byrosë Evropiane të sigurimeve.

Malazezët dhe kroatët, në Kushtetutën e Kosovës

0

Thaci-OKBKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar të dielën se me rastin e rikonstruktimit të Kushtetutës së Kosovës, të cilën e parasheh edhe marrëveshja e Brukselit, komuniteti kombëtar malazez do të hyjë në aktin më të lartë të Kosovës, gjë që është edhe kusht nga Podgorica për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike.

Thaçi, duke folur për Televizionin e Malit të Zi, ka thënë se malazezët, në bazë të Kushtetutës së re të Kosovës, do t’i kenë të gjitha të drejtat që iu takojnë sipas standardeve më të larta evropiane, transmeton Koha.net.
Ai nuk ka qenë në gjendje të tregojë se si do të bëhet ndryshimi i Kushtetutës, gjegjësisht nëse kjo do të ndodhë para zgjedhjeve parlamentare, të cilat, sipas të gjitha gjasave, do të mbahen kah mesi i vitit.

“Që nga fillimi kam qenë pro futjes së komunitetit malazez në Kushtetutë. E kjo gjë edhe do të ndodhë. Me rikonstruktimit që pritet të ndodhë, komuniteti malazez dhe ai kroat do të jenë pjesë të Kushtetutës së Kosovës”, ka theksuar Thaçi.

Dy zyrtarë serbë nesër vizitojnë Prizrenin

0

-ministri-serbMinistri i Rinisë dhe Sportit të Serbisë Vanja Udovicic dhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Mirko Krlic, do të vizitojnë nesër Prizrenin.

Këta dy zyrtarë të lartë të Qeverisë serbe do të qëndrojnë nesër në Prizren, ku do të marrin pjesë në liturgjinë e Kishës Ortodokse, ndërsa më pas ata do të dërgojnë dhurata për nxënësit në shkollën fetare të kësaj kishe, raportojnë mediat serbe.

Kjo vizitë e dy zyrtarëve serbë bëhet në kohën kur Ministrit pa Portofol të Serbisë, Aleksandar Vulin, i është ndaluar hyrja për të vizituar qytezën e Shtërpces.

Mbi marifetin psikanalitik “loyalty mod” të Ardian Vehbiut

0

IsmailKadare6-30Më tërhoqi vëmëndjen një shkrim i A. Vehbiut para pak ditësh te gazeta Exspress ku ai për të shpjeguar dukurinë sipas tij “Tradhëti e besnikëve” kishte gjurmuar e gjetur modelin fanta-shkencor të ofruar në librin Quarantine. Më bëri përshtypje të veçantë endja gjatë e gjatë e modelit për të dalë më në fund te roli i shkrimtarit Kadare përgjatë viteve të diktaturës “si besnik i E. Hoxhës”. Ata lexues që janë të interesuar i ftoj ti shkojnë deri në fund këtyre argumentave që parashtroj pavarësisht nga vlerësimi pro ose kundër. I ftoj mbasi nuk dyshoj që studjuesi i përmendur në këtë shkrim do bëj të heshturin, do bëj si ajo vajza kur dikush i futet në shtrat, ajo bën sikur fle.

Me mënyrën sesi z.Vehbiu e argumenton opinionin e tij nga vepra e Kadaresë, ky episod prej tij merr sot një rëndësi që edhe për kohën kur ka ndodhur nuk ka pasur ndonjë vlerësim apo jehonë. Është qesharake, denigruese që të marrësh këtë moment të reagimit të një grupi tankistësh në romanin “Koncerti”e ta përcaktosh si model të shprehjes të dashurisë e besnikërisë së shkrimtarit për partinë…. Më naive apo më fëminore s’ka si bëhet.

Shkurt për dijeni të lexuesit. Loja ushtarake me rrethim të godinës së komitetit të partisë është një ndodhi që nuk është krijuar nga fantazia e shkrimtarit. Ajo ishte diçka reale, e pëshpëritur, të cilën qytetarët kur e dëgjuan e konsideruan si “gomarllëk” të atyre që e menduan ndërsa refuzimin e komandës tankiste si shprehje të frikës e të servilizmit ndaj partisë.

«Koncerti» është vepër themelore e Kadaresë, e përkthyer dhe e çmuar në gjithë botën si një nga tablotë më të pamëshirshme të komunizmit. Kur kritika botërore përmend shprehjen «atmosferë shekspiriane», si referencë kryesore merret ky roman. Kurse për studjuesin tonë, meqenëse një nga personazhet e rastit të librit, një oficer me bindje komuniste, i cili nuk pranon të rrethojë me tanke ndërtesën e komitetit të partisë, kjo mjafton si argument që të vërtetojë se autori ka të njëjtat bindje. Vallë nuk e di Vehbiu atë që ka mësuar çdo nxënës shkolle se autori i një romani s’mund të identifikohet me personazhet? Përndryshe ku do t’i fusnim vrasësit, të cilët te Kadareja janë me shumicë?

Në shkrimin e z. A. Vehbiu ndjehet një tis ngazëllimi sepse duket që mendon se nëpërmjet krahasimeve të paraqitura ka gjetur më në fund mënyrën e duhur për të implikuar shkrimtarin Kadare si një besnik i Kupolës (Esemble-it) diktatoriale.

Nga mënyra sesi e shtjellon idenë te shkrimi me titull “Tradhëtia e besnikëve” kërkon me ngulm të na bindë se shkrimtari Kadare ka qënë mbartës i një misioni tepër diabolik, mekanizmi i të cilit më në fund është bërë i qartë në një libër të shkruar më 1992 nga një shkrimtar australian. Një analogjizëm që mbështetje shkencore nuk i gjen dot, me të vërtetë fantazist..

A. Vehbiu për të gjetur këtë model na paska humbur shumë kohë, një çerek shekulli derisa ndeshi në librin “Quarantine” , në modelin që e ndihmoi për të arritur që të kapi “funksionin djallëzor” të shkrimtarit Kadare me librat e tij në jetën e shqiptarëve këto 50 vitet e fundit. Po mendoja, çfarë humbje e madhe, çfarë gjëme do ishte për historinë e diktaturës shqiptare sikur ky, libri Quarantine, të mos na i kishte rënë në dorë eseistit tonë A. Vehbiu. Dhe pa këtë libër në pluhurin e historisë do harrohej historia e tankistave besnikë që refuzuan urdhërin.

Këmbëngulës në obsesionin e tij për të denigruar shkrimtarin Kadare, përpiqet me shumë mundim, duke ecur në një rrugë interpretative shumë të gjatë e me shumë dredha paradoksesh. Mundohet që të bashkëngjit arsyetime të cilat kanë në thelb një kontradiktë themelore me të vërtetën e kohës për të cilën bën fjalë në shkrim.

Do doja t’i thoja ose t’i kujtoja se, ajo çka A. Vehbiu e shtron si tezë në lidhje me atë që ne njerëzit lindim me një “loyalty mod” të çkyçur e që më pas në “time and mind evolution” kyçet në një drejtim të caktuar shoqëror, na vjen e shpjeguar qartë në një botim të autorit A. O. Hickman me titull “Exit, Voice, Loyalty”, (largimi-dalja, tentativa për riparim të mardhënies, besnikëri). Tezën e tij shumë racionale ky autor e ka riparaqitur në një ese në vitin 1992 kur ka analizuar rënien e strukturës social-politike të Gjermanisë Lindore, në planin e situatës së organizatave politike dhe të situatës ekonomiko- shoqërore.

Pra kemi nga njëra anë një keqinterpretim të qëllimshëm nga Vehbiu, aspak bindës në argumentat e përdorura në funksion të një qëllimi të parafiksuar dhe nga ana tjetër interpretimin e A. Hickman Të bazuar në një teren shoqëror politik konkret, real, jo në fanta-shkencë dhe sidomos lodhës. Na u mbars mali dhe na polli një mi “tankist”. Në këtë rast artikulli psikanalitik me këtë motivin e tankistëve ngjan sikur është kërkuar me urgjencë. Ndoshta nga mungesa e shkrimeve anti Kadare kohët e fundit ishte krijuar një boshllëk!??.

Në shkrimin “Tradhëtia e besnikëve” A. Vehbiu e quan shkrimtarin Kadare “kallëzimtari i romanit”, një mënyrë tepër banale të shprehuri për një studjues, i cili me sharlatanizëm letrar duket që na thotë se bëhet fjalë për një të tretë, për një kallëzimtar i cili egziston veças romanit dhe autorit. Sikur të bëhej fjalë për një gazetar i cili në nëj film dokumentar komenton ngjarjet që pasqyrohen në film. Kjo mënyrë të shprehuri më duket tinëzare, pak prej frikacaku, ku u thotë lexuesve se kemi të bëjmë me njëkomentues që kallëzon. Në fakt kallzuesi është vet denigruesi, Vehbiu. Kjo e ka kapsulën e helmët të mbuluar me shejtanllëk. Ngaqë një njeri i thjeshtë kur lexon hyrjen e artikullit të Vehbiut, psikanalizë krejt pa vend, e kupton dhe i beson në mënyrë naive.

Për inerci i beson edhe përrallës së oficerit tankist që refuzoi rrethimin me tanke të komitetit të partisë dhe për pasojë shkrimtari I.Kadare duke afirmuar këtë fakt ka firmosur si të thuash dhe ai besnikërinë e tij ndaj E. Hoxhës. (Këtë kërkon e don të thotë Vehbiu). Ku e paska gjetur në gjithë atë roman voluminoz, që përshkruan një realitet të frikshëm e që mosha jonë e njeh kaq mirë, mikroepisodin e tankeve!. Z. Vehbiu të më falni po në qoftë se në këtë roman kaq të trishtë nuk keni ndjerë një lloj talljeje të hollë që nga fillimi deri në fund që Autori i bën regjimit dhe jetës së asaj kohe, nqse ju jeni njëqind përqind i sigurtë në atë që shkruani dhe konstatoni, në këtë rast unë do ju kërkoja sinqerisht një ndjesë të fortë për analizën kritike që ju bëj. Dhe do u jepja një këshillë: “Mos shkruani më se jua marrin për ters”.

Natyrisht që për sa po parashtroj në këtë artikull nuk kanë për të më munguar etiketimet si adhurues, partizan i verbër i Kadaresë, etj, etj. Me këtë rast dua të vë në dukje që shkrimtarin Kadare e kam takuar, kam pirë kafe po aq sa herë kam takuar dhe kam pirë kafe me shkrimtarin H. Balzak, shkrimtarin E. Heminguej, shkrimtarin E. Remark, shkrimtarin D. Buxati, etj. Pra nuk e kam takuar asnjëherë. Si plot të tjerë kam shijuar pafundësisht artin në veprat e tyre, shoqërinë ideore dhe ushqimin shpirtëror që me talentin e rrallë këta magjistarë të mendimit dhe të fjalës kanë prodhuar për të gjithë ne.

Mendoj se nuk gaboj në konstatimin që, A. Vehbiu e ushqen veten në mënyrë rritëse i nxitur edhe nga ata të njohur përreth tij që e lëvdojnë se ai tashmë është një eseist i afirmuar, më shumë i prirur si eseist sesa si shkrimtar. Do uroja me gjithë zemër që kjo të ishte kështu. Mirëpo i endur në dy dekadat e fundit sa në një vend në një tjetër në kërkim të afirmimit, Vehbiu nuk ka sjellë ose parashtruar ndonjë test bindës që të bind një opinion me ide apo tezë që të tërheqë vëmëndjen e opinionit kulturor. Mënyrën më të mirë për afirmim dhe përfitim ka gjetur atë të hedhjes herë pas here të mendimeve kondraverse mbi aspekte të veprës së shkrimtarit Kadare. Kam përshtypjen se ka disa njerëz të cilët për shkak të rrethanave, (origjinës familjare e të shoqërisë familjare përreth tyre), ushqehen dhe fillojnë të kenë një autovlerësim të lartë të mbështetur në opinionet që thuhen lartë e poshtë për kapacitetin e tyre që në fillim. Kapacitet që mendoj se më shumë iu atribuohet nga lidhja që u bëhet me familjen e tyre të njohur në shoqëri, me emrin e një prindi që si profesionist ka shkëlqyer, etj.

Pra kanë një bazë nisjeje, fillimi prezantues, hyrjeje në klasën e personave publik shumë më të kollajtë për shkak të këtyre rrethanave më sipër, sesa krahasuar me shumë të tjerë që nuk e kanë pasur këtë “pedanë” kërcimi në shoqëri. (sa për ilustrim të mungesës së “pedanës”, afirmim me përpjekjet e meritat e veta përmend gazetarët Mero Baze, Përparim Halili, M. Nano, A. Thano, etj.)

Këta lloj “kapacitetesh kulturore” si A. Vehbiu të befasojnë kur ua dëgjon argumentat e pa plota, shpesh kapërcyese në rrjedhëshmërinë e tyre, gjatë një interviste, në një bisedë serioze të nivelit të lartë, kur u lexon ndonjë libër, etj. sepse i influencuar edhe nga thëniet lartë e poshtë të ndonjë opinionisti i ke menduar si njerëz prej të cilëve do dëgjosh mendime dhe përfundime logjike që përcaktojnë rol të prekshëm, të dukshëm në ambjentin shoqëror.

Këta lloj tipash, (përfshi edhe A. Vehbiun – alias U. Eco shqiptar ?? ah, mos harroni – ka edhe një VVebsite si U. Eco) më ngjajnë si makinat e markave më të mira luksoze ku si shembull, një makine “Kadillak” mbasi i kanë hequr motorin e vet i kanë instaluarnjë motorr motorr çiklete të vjetër “Java” 250 kubik – dy kohësh. Kadillaku hijerëndë lëviz, por nuk merr dot shpejtësinë që i ka hije për emrin që mban, sforcohet, zhurmon, përpëlitet, ama merret vesh shpejt se trupin metalik e ka të klasit të parë ndërsa motorrin për fat të keq e ka të “Javës”.

Para pak kohësh vura re se A. Vehbiu ka publikuar një libër me titull “Sende që nxirrte deti”. Niveli i studjuesit, eseistit ku e konsiderojnë A. Vehbiun, ishte zhgënjyes edhe me këtë libër. Mendoja me vete se, eseisti A. Vehbiu e ka një mundësi të mirë, të veçantë si temë studimore, që do sillte një vlerë të pamohueshme për shoqërinë mirëpo i mungon kapaciteti intelektual për tu marrë me mëndje të hapur me atë temë. E kam fjalën për studimin dhe mësimet që mund të nxiren nga sistemi i punës me ekspertizat psikiatrike specifike që bëheshin në diktaturë nga Prof. Y. Vehbiu i madh brenda asaj filozofie që

Vehbiu i vogël e quan “loyalty mod” besnikërie.

Kjo më kujtoi kohën kur mbas bashkimit të Gjermanisë shoqëria gjermane i drejtohej homologut gjerman të neuropsikiatrit shqiptar Y. Vehbiu me fjalët: nuk mjafton të na tregosh presionin që ushtronte STASS-i mbi ju në lidhje me ekspertizat psikiatrike të kundërshtarëve, raportin e detajuar të të cilave e adresonit në K.Q. të Partisë. Na shpjegoni atë tjetrën, sesa besnikë, sesa me mëndje të kyçur, me “loyalty mod” i keni qëndruar besnikë Partisë në interpretimin e këtyre ekspertizave, në rekomandimet dhe informacionet përkatëse, subjektivizmin pro partiak për individë të caktuar të pa nënështruar. Këtu mendoj se me mëndje të hapur, të çkyçur, studjuesi A. Vehbiu do ndihmonte realisht shoqërinë, do ngrihej seriozisht në nivelin e eseistit studjues. Gjë që duket se nuk ka për të ndodhur asnjëherë. As Vehbiu i madh dhe as Vehbiu i vogël nuk kanë dashur që të çkyçen në kohën e duhur, të hapen e të merren me këtë problem.

Kuptohet ta studiojnë si fenomen, si instrument dhune të diktaturës, pa cënuar privatësinë e pacientëve të egzaminuar. Kjo më bën të mendoj se te këta lloj tipash “loyalty mod” vazhdon të mbetet e gjallë dhe e shëndoshë, në kuptimin që siç pëlqen të shprehet Z. Vehbiu qeni mbetet kafshë besnike edhe kur e ka humbur të zonë, në kuptimin e pa të keq.

Shtyhem të bëj pyetjen –vallë a e ka kuptuar dhe rilexuar letërsinë e Kadaresë ky i mbajtur për gjuhëtar, A. Vehbiu ashtu si unë e si shumë të tjerë lexues shqiptar? Përgjigjen vetes ia arsyetova thjeshtë. Padyshim, ky student i viteve kur shkrimtari jepte leksione të letërsisë moderne, është ushqyer me veprat e tij në vitet e rinisë, është e pamundur që të mos e mendojë, të mos e ketë diskutuar në ato vite rinie, nën atë frymë që e mendonin shumica jonë që e lexonim. Kur kam lexuar veprën e S. Ngjelës, gjeta rikonfirmim të atij opinioni dominues, ashtu si e kisha menduar personalisht se librat e shkrimtarit Kadare e emancipuan mendimin shoqëror shqiptar në vitet më të errëta të diktaturës. Mendoj se nuk ka sesi të jesh studjues serioz kur veprën letrare të shkrimtarit Kadare në ato vite e shikon nën optikën dashakeqe denigruese të shkrimtarit “besnik” ndaj dogmës ideologjike të asaj kohe. Natyrisht që nuk mund të pajtohem me atë denigrim të parafiksuar që në mënyrë përsëritëse autori A. Vehbiu i bën figurës së shkrimtarit me prapamendime që nuk i shpjegoj dot. Ose që mund t’i shpjegoj por me një disavantazh të madh moral për Z. Vehbiu.

Shtrohet pyetja: “përse këto sulme të përsëritura kundër shkrimtarit Kadare?” Për një gjë jam i sigurtë. Ata që e sulmojnë me qëllim të mbrapshtë denigrimi si vlerë e mendimit dhe letrave mbarë shqiptare ia njohin shumë mirë rëndësinë, ia dinë “karatët” që ka shkrimtari Kadare për kombin shqiptar. Ndryshe do sulmonin sëpaku një herë D. Agollin që edhe atë kur duan i vënë të dy në një kandar ose për atë që i ka shërbyer regjimit ose që me “Zylon”është tallur me regjimin në kulmin e forcë së tij.

Si çdo ndërtesë që ka themelet e qoshet e strukturës, njëlloj për ndërtesën e kulturës tonë kombëtare shkrimtari Kadare është njëra nga qoshet që përbën konstruktin e kulturës dhe identitetit shqiptar. Në vend të vlerave shqiptaro-europiane, ne lejojmë sulmet kundër Nënë Terezës, kundër Skënderbeut si orientim europian, kundër Rilindjes Kombëtare, mohimin dhe përbaltjen e tyre. Moment që ngjall shumë trishtim është ai kur me rastin e çmimit “Booker” në periudhën kur kandidatët e çmimit u shpallën botërisht, i vetmi kandidat që pati vota kundër prej vendit të vet ishte Kadare.

Akuzat ishin aq të pabesueshme saqë në vend që ta pengonin autorin shqiptar, me siguri do i kenë bërë mirë.

Si për çdo pyetje që përsëritet edhe përgjigjet janë të shumta dhe të përsëritura. Disa përmendin cmirën që zgjojnë vetvetiu njerëzit e shquar, dhe që është e njohur kudo. Të tjerë e shpjegojnë me çmimin Nobel që, sipas tyre, Shqipëria s’duhet ta marrë. Të tjerë e lidhin me konjukturat politike, zilitë dhe rivalitetin mes ballkanasve. Ka edhe nga ata që bëjnë fajtor adhuruesit e shkrimtarit, të cilët nxisin reagimin e kundërt.

Mendoj se mllefi i vazhdueshëm kundër Kadaresë ka lidhje të ngushtë me një dimension europianist që Kadare përfaqëson. Ky është shkrimtari që jo vetëm i hapi rrugën gjerësisht letërsisë shqipe për tu integruar në atë europiane, por që idenë e Europës e ka mbrojtur në të gjitha qëndrimet e tij.

Ndoshta nuk hyj ndër ata që janë të dhënë pas teorive armiqësore dhe që shumë gjëra i shpjegojnë si fryt i tyre. Mohimi i vlerave tona, përpara se të jetë pjesë e një plani të mirëorganizuar antishqiptar, është gjithashtu pjellë e frymës së mediokritetit tonë. Më bën përshtypje, më impresionon fakti që qysh në vitet 70’ Kadareja, në nje poezi dedikuar Majakovskit, ka kapur diçka tepër të veçantë, që gjëndet tepër rrallë, në mijëra himnet e kohës që u shkruan për Majakovskin. Është tema e mediokritetit që, sipas Kadaresë, e vuri poshtë poetin e famshëm.

«Duke kënduar himnin e gjithë mediokërve:

Ti ishe i madh, po ne ta hëngrëm kokën».

Pra dyzet e katër vite më parë Kadare ka kuptuar dhe goditur fuqishëm atë që ne po vuajmë sot, rolin e mediokërve.

Është vështirë të shpjegohet ndryshe ai që është quajtur «fenomeni Kadare». Është jo vetëm më i njohuri shkrimtar shqiptar, por një ndër më të njohurit e kohës në plan ndërkombëtar. Me qindra studime janë shkruar për të, me dhjetëra libra, pa përmendur artikujt e panumërt dhe çmimet e shumta që ka fituar. Qëllon jo rrallë që njohja e vlerësimi jashtë vendit i shkrimtarit nuk koincidon me njohjen dhe adhurimin brenda vendit të vet. Me Kadarenë kjo nuk ndodh dhe mund të thuhet se ai është po aq i njohur e i vlerësuar midis lexuesve shqiptarë sa dhe lexuesve të botës.

Jam habitur veçanërisht kur në shkrimet e një italiani me emrin Alessandro Leogrande, kam gjetur një dashakeqësi të hidhur që më ka tingëlluar si një gjë e njohur për veshin. Ndër të tjera, përmendej «jashtëqitja e kombit», shprehje me të cilën gjoja Kadare kishte karakterizuar refugjatët shqiptarë dhe që ky italian, na qenkish në dijeni, bashkë me shpifje të tjera të sigurimit shqiptar.

Këto shkrime ky italian vazhdon t’i botojë andej-këndej në shtypin italian, serb, rumun, bosnjak, dhe nuk e fsheh që të dhënat i vijnë nga Shqipëria, madje tregon dhe emrat e kallzuesve («spiunëve», siç do t’i quante Kadareja).

A.Vehbiu, siç është thënë shumë herë, tregohet tinzar në shkrimet e tij. Në rastin e Kadaresë, disa herë bën sikur e mbron nga shpifjet për ta sulmuar më keq. Tipike është rasti i shprehjes së shëmtuar «jashtëqitja e kombit», që shteti shqiptar ia shpiku shkrimtarit për ta diskretituar. Në një diskutim për të, kur një gjysëm anonim, që ka mundësi të jetë një nga pseudonimet e Vehbiut, e sulmon Kadarenë, Vehbiu ndërhyn gjoja për të mbrojtur shkrimtarin. Është fjala për mitingun e madh të Tiranës kundër refugjatëve të vitit 1990, ku gjoja u përdor prej Kadaresë shprehja «jashtëqitja e kombit». Vehbiu shkruan: «Unë pishën nuk ia kam mbajtur Kadaresë por, me sa di unë, në atë miting Kadare nuk ka folur». Mjerim intelektual. Si studjues në këtë rast Vehbiu nuk ka dashur të shkoj më tej për të zbuluar e verifikuar të Vërtetën e pastër për të cilën ka nevojë shoqëria.

E vërteta është gjysëm e falsifikuar. Në atë miting, ku kanë qenë njëqind mijë dëshmitarë, përfshirë edhe shkruesin e këtyre radhëve, Kadareja jo nuk ka folur, por NUK KA QëNë FARE ATY. Për shpifjen kundër tij janë bërë disa përgënjeshtrime, por Vehbiu që gjurmon çdo gjë të shkrimtarit, nuk e ditka të vërtetën. Studjuesit le ta dëshmojnë faktin, dm.th intervistën e shkruar ku e ka thënë Kadare këtë shprehje, në çfarë libri gjëndet, nëse kanë ndonjë inçizim ku Kadare e thotë. Për nivelin që përfaqson shkrimtari Kadare nuk mund të pranohet nga opinioni shoqëror një shpifje e fabrikuar nga dikush dhe e përhapur nga 2-3 të tjerë, shpifje e cila përsëritet sa herë ua kërkon interesi qëllimkeq për shkrimtarin dhe për shqiptarët.

Mohimi i vlerave po bëhet sëmundje në Shqipëri. Para disa muajsh është trajtuar kjo në një artikull të gjerë, ku i njejti njeri që po përmendet në këtë shkrim, Ardian Vehbiu, është kritikuar për të njejtën gjë. Ishte fjala për krahasimin midis dy shkrimtarëve të njohur të Ballkanit: Ivo Andriçit dhe Kadaresë. Është e drejtë e Vehbiut që, pavarësisht se është studjues shqiptar, të jetë i paanshëm dhe të ketë preferencat e tija në vlerësimin e «dy rivalëve» të Ballkanit. Mirëpo s’ka si të mos habitemi kur shikojmë se objektiviteti i studjuesit shqiptar prishet tamam në favor të shkrimtarit serb. Siç është vënë në dukje në artikullin pararendës, fare haptas Vehbiu shkruan se Ivo Andriçi duhet të hyjë në leximet e detyrueshme për lexuesin shqiptar, gjë që nuk e thotë për Kadarenë dhe lexuesin serb. Po përse qenka i detyrueshëm Andriçi për shqiptarët dhe s’qënka i detyrueshëm Kadareja për serbët? Ngaqë Andriçi është i përzier kokë e këmbë në doktrinën Çubrilloviç për zhdukjen e kombit shqiptar, kurse Kadareja nuk ka asnjë njollë të ngjashme ndaj kombit serb?

Kur ia do interesi Vehbiu thotë se s’duhet përzier vepra me biografinë e shkrimtarit, siç ndodh me rastin Andriç-Kadare. Mirëpo po i njejti Vehbi, kur bije fjala te personazhi oficer te «Koncerti», që nuk çon tanket te komiteti i partisë, vrapon ta shpallë si alter ego të shkrimtarit! ( me sa duket këtyre zbulimeve ia ka parë hajrin).

Në këtë pikë, imoraliteti te studjuesi shqiptar Vehbiu del shkoqur. Ai bije brenda me këmbët e veta kur shtjellon «gabimet» e të dy shkrimtarëve, të cilët, të shtyrë nga nacionalizmi, sipas tij, kanë dëmtuar artin e tyre. Për të shkëlqyer e për t’u duartrokitur për paanësinë e vet, Vehbiu i vë në plan të njejtë «gabimet e rivalëve», pavarësisht se shkrimtari serb ka nënshkruar draftin për shfarrosjen e kombit shqiptar e Kadareja s’e ka bërë këtë për serbët? Në vend që A.Vehbiu të reflektonte nga kritika e mësipërme, në shkrimin «Tradhtia e besnikëve» ai futet edhe më thellë në qëndrim të pamoralshëm.

Para disa vitesh u zbulua dhe u botua një dokument i rrallë i Sigurimit, ku Kadare akuzohej si komplotist kundër shtetit. Dokumenti është i vitit 1982, pjesë e dosjes hetimore e ish ministrit Ziçishti, i akuzuar si komplotist, torturuar dhe pushkatuar. Hetuesi që ka marrë nê pyetje ish ministrin që ka pêrpiluar proces-verbalin ku Kadare figuron si pjesëtar i komplotit quhet Ferit Sula dhe është ende gjallë sot. Pas botimit të dokumentit një gazetare shqiptare ka arritur të intervistojë hetuesin, duke shënuar një rast tepër të rrallë ku dokumentet e fshehta vërtetohen nga burime të ndryshme. Dosjet e tilla si komploti i ish-kryeministrit, ndonëse të mbushura me fantazira, përgatiteshin me dijeni dhe urdhra nga lart, dhe kjo dosje vërteton se së paku në vitin 1982 Kadare ishte vënë në shënjestër për t’u shpallur armik.

Fakte si ky janë kuptimplotë e të mjaftueshme për të kuptuar raportet e një shkrimtari me shtetin. Mirëpo analistë si A.Vehbiu, që janë gati të rendin pas çdo thashethemeje (si ajo e jashtëqitjes së kombit) bëjnë sikur nuk i dinë.

Kriza morale që zotëron sot në shoqërinë shqiptare është aq e dukshme saqë askush s’guxon ta mohojë. Anarkia e mendimit, shthurja e vlerave, mungesa e frymës pozitive në gjithçka, rendja pas negatives, s’bëjnë gjë tjetër veçse e shtojnë kaosin shqiptar. Kjo rënie është e stisur dhe e mirë ushqyer në të gjitha drejtimet.

Stabiliteti moral i një shoqërie është një kusht për normalitetin e një vendi. Dhe në këtë rast, kultura ka një rol të pazëvendësueshëm. Letërsia e nivelit të lartë, prania e shkrimtarëve të shquar, ndihmojnë dhe nuk pengojnë në asnjë rast përparimin e brezave të rinj në art.

Para ca kohe në një shkrim të tij Prof. Skënder Gjoni, duke e patur vështirë të shpjegojë pasionin e një prej detraktorëve më të zellshëm kundër shkrimtarëve të shquar shqiptarë (F. Lubonja), e ka kërkuar shkakun te egërsia e njerit prej prindërve të tij, i dalluar si vrasës tepër i pasionuar, në vitet e para pas luftës.

Për shumë njerëz, një mënyrë e tillë të menduari gjykohet si e padrejtë. Për ta e keqja duhet kërkuar tek vetë detraktorët. Te vogëlsia e tyre shpirtërore, te smira e sëmurë, së fundi te fakti që duke qenë shpesh ende të parealizuar, në vend që të përfitojnë nga prania e kolegëve të tyre të suksesshëm, bëjnë të kundërtën.

Po të vijë puna për të zgjedhur cili nga shpjegimet është më i keqi për ta, mendoj se smira e shkrimtarit të vogël është gjëja më turpëruese.

A. Vehbiu parashtron nevojën e një debati mbi “loyalty mod” në kohën e sotme kur shprehjet “tradhëtoi partinë” dëgjohen jo rrallë nga gojët e partiakëve shqiptarë. Do ti sugjeroja studjuesit Vehbiu që një studim social-filozofik ezaurues mbi këtë temë mund ta gjejë në tre volumet e autorit S. Ngjela. Sigurisht nëse ka kurajo dhe maturi studjuesi serioz për të ngjitur shkallë studjuesi të vërtetë.

Do e mbyll këtë shkrim me një mendim mbi komentet që bëhen në fund të artikujve në gazetat. Sado që përmbajnë subjektivizëm, shpesh edhe nivel të ulët, megjithatë në tërësinë e tyre i konsideroj si një tregues, aq më tepër kur në masën më shumë se 90% shkojnë pro ose kundër një personi ose çështjeje kombëtare që trajtohet në shkrim. Në rastet kur në shkrim autori merret vesh që ka qëllim të keq, që është tinzar dhe mashtrues ndaj një figure ose personaliteti shoqëror, ndaj një fenomeni apo sjelljeje shoqërore, atëhere konstatohet shumë qartë se moria e pafund e komentuesve përqëndrohen me shumicë absolute në dënimin që i bëjnë këtyre lloj autorësh denigrues, këtyre lloj pseudo opinionistash e pseudo analistash me qëllime të helmëta, duke treguar se dijnë të dalin në mbrojtje të së vërtetës, qoftë ajo në rrafsh personaliteti, qoftë në rrafsh çështjeje kombëtare.

Minella Aleksi

“Terroristë” qemë ne … dhe ashtu qofshim… në mendjen dhe në bindjen e Buxhovit dhe të millosheviqëve

0

OpinionHysen Gega

(Reagim ndaj deklaratave antikombëtare dhe antinjerëzore të Jusuf Buxhovit, të dhëna më datë 22 janar 2014, në emisionin “Rubikon” të televizionit KTV) Pasi e përcolla me vëmendje intervistën e z. Jusuf Buxhovi në emisionin “Rubikon” të televizionit KTV më datë 22 janar 2014, kam menduar gjatë nëse do të duhej të reagoja apo jo, pasi Buxhovi sërish u mor me emrin tim, duke gënjyer sikur sa e sa herë të tjera në përpjekjet e të tij të dëshpëruara për të shpërlarë diç nga biografia tij e pistë. Në fakt, nuk do të isha ulur për ta shkruar këtë reagim sikur gjatë intervistës Buxhovi të merrej vetëm me emrin tim, dhe vetëm me akuzat të cilat m’i ka bërë tash e më shumë se 20 vjet, por ai bëri edhe disa akuza të tjera të cilat nuk i ka bërë më keq as vet kasapi i Ballkanit, Millosheviqi gjatë misionit të tij kriminal për t’i shfarosur shqiptarët, dhe para këtyre akuzave të poshtra nuk munda të heshtë dot. Në këtë intervistë Buxhovi tha se të gjithë ata që qenë pjesë e organizatave atdhetare që i organizuan demonstratat gjithëpopullore kundër Jugosllavisë më 1981 dhe e bënë luftën për çlirimin e Kosovës më 1998-99, për të nuk janë gjë tjetër – pos terroristë. Kjo është një akuzë nga më të egrat dhe më ë antikombëtaret që ka mundur ta bëjë dikush ndonjëherë, dhe për këtë do të duhej të viheshin në lëvizje organet e akuzës. Po ashtu, në këtë rast Buxhovi bëri dëshmi me gojë të vet se ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një pro-serb i hapur, sepse për vrasjen e shokëve tanë të idealit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, mendon njëjtë sikur ish-nomeklatura titiste dhe udbashe, se vrasja e tyre kishte qenë “qërim hesapesh mes bandash kriminale shqiptare”. Në fakt, ky kishte qenë lajmi zyrtar i TANJUG-t jugosllav më 18 janar 1982 që e citonte gazeta “Rilindja” (faksimilin e këtij lajmi botuar në gazetën “Rilindja” më 18 janar 1982, e kam lexuar shumë më vonë, sepse në atë kohë nuk kam pasur mundësi ta lexojë, sepse kam qenë në burg). Pra, për vrasjen e Gërvalljave dhe të Kadri Zekës, Buxhovi ndan sot mendim të njëjtë sikur dikur policia sekrete jugosllave.

E, tashti, kush mund të më bind mua se këtë lajm dhe këtë komunikatë të policisë sekrete jugosllave nuk e ka shkruar dhe nuk e ka konstruktuar vet Jusuf Buxhovi? Akuza të kësaj natyre doemos do t’i kenë shkuar për shtati Karla Del Pontes dhe Dik Martit kur ata i hartuan elaboratet moderne antishqiptare duke e inkriminuar luftën e UÇK-së.

Tashti po dal tek çështja e raporteve të mia me Jusuf Buxhovin, për ta dëshmuar edhe një herë një të vërtetë të madhe të cilën nuk mund ta mohojë për jetë të jetëve ish-polici i UDB-së, Jusuf Buxhovi. Gjatë hetimeve që janë zhvilluar ndaj meje në zyrat e UDB-së në Prishtinë (pas arrestimit tim më 31 dhjetor 1980), përveç Mehmet Lumit, Lorenc Selmanit, më ka intervistuar edhe Jusuf Buxhovi, të cilin e dija për gazetar që raportonte nga Boni i Gjermanisë. Jusuf Buxhovi, me këtë rast, përveç tjerash, bashkë me inspektorët e tjerë të UDB-së, gjatë gjithë kohës ai i fyente dhe i mallkonte Gërvallajt dhe Ibrahim Kelmendin, i quante armiq të Jugosllavisë dhe bashkëpunëtorë të regjimit të Shqipërisë.

Po ashtu, nga kjo bisedë kuptova se Buxhovi kishte qenë i informuar në detaje me aktivitetin e Lëvizjes në Perëndim, duke më thënë se i kishte përcjellë dhe i kishte raportuar lëvizjet dhe punët e mia dhe të shokëve të mi, Jusuf Gëvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Ibrahim Kelmendit dhe të tjerëve. Me anë të këtij reagimi publik, për hir të së vërtetës historike, edhe një herë dua të dëshmojë publikisht se, kontaktin tjetër me Jusuf Buxhovin e kam pasur në vitin 1991 pas daljes nga burgu, një takim ku jam ballafaquar verbalisht me Buxhovin për t’i sqaruar marrëdhëniet tona. Me sa mbaj mend këtë ballafaqimi e kishte ideuar Bujar Bukoshi, ndërsa në takim ka qenë Kadri Bala, ish-sekretar i Degës së LDK-së në Suharekë.

Më duhet të them se Buxhovi, si i pafytyrë që është, gënjeu në intervistën tek “Rubikoni”, kur tha se unë kinse u paskësha zënë ngushtë dhe kinse gati sa nuk paskësha qarë (…) Së pari – dua t’i them Buxhovit se unë jam përballur me sfida të rënda njerëzore në jetë, të rrezikshme, me dhunë barbare, me kërcënime, me tyta bajonetash në fyt – por kurrë s’jam dhënë, e aq më pak të zihem ngushtë para një palo-burri siç ishte Buxhovi. Se në atë ballafaqim unë nuk i kam kërkuar falje Buxhovit dhe as që më ka shkuar mendja për një gjë të tillë, unë kam dëshmitar z. Kadri Bala.

Në intervistën tek “Rubikoni”, mes përpëlitjeve të dëshpëruara në të cilat e ka hedhur ky akt qyqar dhe lig, Buxhovi ndryshoi deklaratën nga ajo e vitit 1991. Tha se në atë datë kur më kishte intervistuar si hetues, në cilësinë e gazetarit paskësh qenë bashkë me Fadil Hoxhën në një vizite zyrtare në Afrikë (…), ndërsa në ballafaqimin e vitit 1991 pati thënë se kishte qenë në vizitë zyrtare në Indokinë (…) Dale more burrë, se Afrika është e madhe, në cilin vend konkretisht paske qenë!? Gënjeve më 1991, tani, apo në të dyja rastet? për hir të së vërtetës historike, edhe një herë dua të dëshmojë publikisht se, anëtarët Lëvizjes dhe ish-të burgosurit politikë, u afruan me radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës më 1990 dhe 1991, për hir të unitetit kombëtar, duke besuar sinqerisht se edhe ata bashkëpunëtorë të regjimit titistë që na kishin ndjekur dhe persekutuar, e që ishin futur në radhët e kësaj partie, më në fund ishin penduar dhe ishte koha të bashkoheshim, për hir të luftës sonë për liri.

Por koha dëshmoi se ne qemë mashtruar. Unë i them Jusuf Buxhovit se, në atë kohë nuk e kam ditur se ai e paskësh themeluar LDK-në. Po ta dija këtë fakt, natyrisht, nuk do të afrohesha kurrë në “partinë e tij”. Ne kemi besuar se atë parti e kishte themeluar Ibrahim Rugova, bashkë me Bujar Bukoshin, Zejnel Kelmendin e të tjerë.

Unë dhe disa ish-të burgosur politikë, kur u ofruam me LDK-në bëmë një sakrificë duke besuar në pajtimin dhe bashkimin, paçka se shumë shpejt e kuptuam të vërtetën dhe rrugët tona u ndanë: në rrugën e luftës për liri të cilën ne e paguam çmimin e gjakut, dhe në rrugën e nënshtrimit, të cilën Buxhovi dhe partia e tij e nënshkruan me turp. Me anë të këtij reagimi publik, për hir të së vërtetës historike, edhe një herë dua të dëshmojë publikisht se, Jusuf Buxhovi, si një spekulant i shkollës serbe, që gënjen në sy e fare nuk skuqet, bëri një spekulim idiot tek “Rubikoni” kur tha se Hysen Gega dhe marksistë-leninistët janë terroristë dhe të rrezikshëm të cilët i djegin librat (…)

Më duhet t’i them Buxhovit se, sjelljet e tij prej një spekulanti, duke u hequr si një akademik, në fakt po i dalin bllof fare. Buxhovi me asnjë predispozitë nuk ngjan në një intelektual. Diskursi i tij, i folur dhe i shkruar, nuk i kapërcen dot dijet e një polici të rëndomtë. Ai po mendon se opinionin kosovar mund ta mashtrojë me ato broçkullat e tij kinse me libra historikë? Jo more zotëri! Edhe Oliver Shmiti po shkruan libra historikë por për çfarë arsye janë shkruar ata libra vetë historia do ta dëshmojë.

Nëse neve na ka shkuar jeta burgjeve dhe maleve në luftë për liri, ne e dimë ç’është historia, ç’është libri, sepse nga librat jemi mësuar dhe nga historia jemi frymëzuar. Përmes këtij reagimi dua t’ia bëjë me dije Buxhovit një fakt, se në mesin e disa librave që kam në bibliotekën time modeste e kam edhe librin modest të tij të shkruar dhe të botuar kaherë “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të cilin nuk e kam djegur kurrë dhe as që më shkon mendja ta bëjë një gjë të tillë. Dua t’i them Buxhovit se ne, siç na quajti ai “terroristët epokës së Kallashit”, nuk djegim libra.

Të egër, barbarë dhe terroristë ne jemi cilësuar vetëm nga Millosheviqi dhe nga Jusuf Buxhovi. Mbase të tillë qemë ne… jemi tani … dhe ashtu qofshim … në mendjen dhe në bindjen e Buxhovit dhe të millosheviqëve.
Hysen Gega, veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare dhe ish-i burgosur politik, në Sallagrazhdë, më 26 janar 2014

Kërkojnë vendosjen e kamerave në rrugët kryesore të Prizrenit

0

Syl Hoxha dhe Hazir berishaProkuroria Themelore dhe Policia e Kosovës në Prizren, kërkojnë nga Komuna, që të vendosin kamera nëpër rrugët kryesore të këtij qyteti.
Kryeprokurori Sylë Hoxhaj thotë se kamerat do të ndihmonin në zbulimin e rasteve që eventualisht mund të ndodhin në rrugët e qytetit të Prizrenit.

“Kamerat ekzistuese në disa pjesë të qytetit janë në funksion dhe ndihmojnë shumë në ndriçimin e rasteve, por ato janë pak”, thotë Hoxha.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha thotë se kamerat aktuale janë duke i ndihmuar shumë policisë në ndriçimin e rasteve të ndryshme, që kanë ndodhur në këto vende.

“Shpresojmë se pas konsolidimit të qeverisjes së re të ekzekutivit, do të vendosen edhe kamerat e tjera në të gjitha rrugët e qytetit të Prizrenit”.
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja vitin e kaluar pat premtuar se do të vendosë kamera në rrugët e qytetit të Prizrenit.

“Kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e kamerave do të realizojmë shumë shpejt”, pat premtuar Muja.

Zëdhënësi i KK-së, Ymer Berisha thotë ndërkaq se kamerat nuk janë vendosur për shkak procedurave të Prokurorimit.

“Pas emërimit të drejtorëve të ri do të realizohet edhe ky projekt”, premton Berisha./PrizrenPress.com/