5.2 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Kërkojnë vendosjen e kamerave në rrugët kryesore të Prizrenit

Syl Hoxha dhe Hazir berishaProkuroria Themelore dhe Policia e Kosovës në Prizren, kërkojnë nga Komuna, që të vendosin kamera nëpër rrugët kryesore të këtij qyteti.
Kryeprokurori Sylë Hoxhaj thotë se kamerat do të ndihmonin në zbulimin e rasteve që eventualisht mund të ndodhin në rrugët e qytetit të Prizrenit.

“Kamerat ekzistuese në disa pjesë të qytetit janë në funksion dhe ndihmojnë shumë në ndriçimin e rasteve, por ato janë pak”, thotë Hoxha.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha thotë se kamerat aktuale janë duke i ndihmuar shumë policisë në ndriçimin e rasteve të ndryshme, që kanë ndodhur në këto vende.

“Shpresojmë se pas konsolidimit të qeverisjes së re të ekzekutivit, do të vendosen edhe kamerat e tjera në të gjitha rrugët e qytetit të Prizrenit”.
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja vitin e kaluar pat premtuar se do të vendosë kamera në rrugët e qytetit të Prizrenit.

“Kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e kamerave do të realizojmë shumë shpejt”, pat premtuar Muja.

Zëdhënësi i KK-së, Ymer Berisha thotë ndërkaq se kamerat nuk janë vendosur për shkak procedurave të Prokurorimit.

“Pas emërimit të drejtorëve të ri do të realizohet edhe ky projekt”, premton Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s,...

Lajmet e Fundit