20.9 C
Prizren
E enjte, 31 Korrik, 2025
Home Blog Page 8408

Debatet e dëmshme për tolerancën fetare

0

Kisha-XhamiaDebatet lidhur me tolerancën brenda fetare dhe ndërfetare në Kosovë, të cilat iniciohen në media ose edhe në mjediset joformale, jo rrallë marrin hov për shkak të diskursit të debatuesve dhe krijojnë përshtypjen që toleranca ndërfetare, për të cilën shqiptarët krenohen, është buzë rrezikut, vlerësojnë ekspertët e çështjeve sociologjike në vend.

Profesor Ismajl Hasani, sociolog i religjionit, vlerëson se në debatet publike më tepër i kushtohet rëndësi sot tolerancës brenda një religjioni se sa atij ndërfetar.

Në mjaft raste, sipas tij, debatet e tilla i bëjnë problematike çështjet e caktuara, madje më tepër se sa që, siç thotë ai, ka nevojë të bëhen të tillë.

“Këtë e them për faktin se shqiptarët tradicionalisht e kanë rastin e tolerancës ndër konfesionale të kultivuar. Por, problemet e fundit që janë shfaqur brenda për brenda ndarjeve të ndryshme, do të thosha, sektariste, kanë krijuar probleme, të cilat shoqërinë kosovare nuk mund ta quajnë më si oazë të shfaqjes në kuptimin e tolerancës fetare. Ndërsa, sa i takon tolerancës ndër konfesionale, mendoj se në Kosovë nuk ka probleme”, shprehet Hasani.

Por, sociologu Shemsi Reçica, profesor në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se kohët e fundit në Kosovë, kanë dalë në skenë, siç i quan ai, sekte fetare, për të cilat sipas tij, opinioni dhe qytetarët në Kosovë as që kanë pasur informata.

Ai thotë se shoqëria kosovare është hapur dhe si rrjedhojë në vend kanë depërtuar ndikimet e jashtme.

“Papunësia dhe varfëria, në njërën anë, por edhe ndikimet e jashtme, ardhjet e jashtme që shpesh nuk mund të kontrollohen në Kosovë, sigurisht që kanë ndikuar në hapjen e këtyre temave. Mund të them që tash duhet t’i kushtohet një vëmendje shumë më e madhe tolerancës ndërfetare te shqiptarët”.

“Nuk mjafton vetëm të krenohemi me një tolerancë ndërfetare që ka ekzistuar me parë. Për shembull, në Bashkësinë Islame, plasaritjet në kohën e fundit, për të mos thënë përçarjet, ndikimet e jashtme të disa sekteve fetare, të gjitha këto, kanë bërë që njerëzit t’i kthehen ose rikthehen edhe një herë kësaj teme”, thotë Reçica.

Në anën tjetër, profesor Hasani vlerëson se ndikim tejet të madh për t’iu dhënë, siç thotë ai, zjarr temave për besimet dhe tolerancën ndërmjet tyre, janë vetë klerikët fetarë.

“Temat shpirtërore janë shumë të ndjeshme. Bartësit ose të ashtuquajturit udhëheqësit shpirtëror të të gjitha konfesioneve janë njerëz, ata kryejnë edhe misionin e përkujdesjes ndaj besimtarëve”.

“Shpeshherë, këta njerëz që janë bartës shpirtëror dhe predikues të fesë, të veshur me fuqinë e autoritetit, nganjëherë tejkalojnë caqet e komunikimit edhe në raport ndërfetarë, por edhe në raport brenda fetar. Pikërisht, këtu paraqiten problemet dhe krijohet përshtypja e mos tolerancës”, thekson Hasani.

Ndryshe, profesor Reçica shpreh bindjen se temat, siç i quan ai, të nxehta, që kanë të bëjnë me religjionin, kryesisht po ndodhin brenda religjionit Islam dhe përfaqësuesve të këtij religjioni në vend.

Sipas tij, deri më tash, nuk ka pasur ndonjë plasaritje të madhe ndërmjet besimeve të ndryshme.

“Kjo, për mendimin tim, është një gjë pozitive që nuk lë vend për shqetësim, sepse sikur të kishte përçarje, sulme, mosmarrëveshje ndërmjet konfesioneve, kjo do të ishte më e rrezikshme. Mirëpo edhe kjo që brenda konfesionit fetar, brenda Bashkësisë Islame të Kosovës për shembull, këto plasaritjet, këto përçarjet, janë një tregues i qartë fillestar se kah mund të shkojnë këto zhvillime”.

“Do me thënë, në qoftë se këto zhvillime nuk kontrollohen, nuk frenohen dhe nuk pengohen, atëherë këto mund të shkaktojnë telashe jashtëzakonisht të mëdha për Kosovën, si një vend i vogël, i varfër dhe i pazhvilluar”, bën të ditur Reçica.

Profesor Reçica ka shprehur mendimin se të gjitha këto probleme janë evidente në vendet e izoluara dhe sipas tij, edhe Kosova llogaritet si vend i tillë, për shkak se qytetarët e saj nuk mund të lëvizin drejt Evropës.

Ai vlerëson se në qoftë se Bashkimi Evropian vazhdon të jetë i mbyllur ndaj shqiptarëve të Kosovës, atëherë ndikimet e jashtme, siç i ka quajtur ai, mund të kenë më tepër efekt te njerëzit në Kosovë, madje edhe për një orientim që nuk do t’iu konvenonte as vet kosovarëve. /rel/

“Grupit të Drenicës” i vazhdohet paraburgimi

0

GrupiDrenices-SelimiNjë ditë para skadimit të masës së paraburgimit, “Grupit të Drenicës” i është vazhduar kjo masë edhe për dy muaj. Lajmin e ka konfirmuar Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit.

“Gjyqtari i EULEX-it, në cilësinë e kryetarit të Trupit Gjykues në rastin e ushtarëve të UÇK-së, të njohur si ‘Grupi i Drenicës’, nuk e ka pritur fare skadimin e paraburgimit që do të ndodhte nesër, më 23 janar, por me vendim të ri sot ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë, deri më 23 mars”, ka thënë Gashi për “Epokën e re”.

Këtë vendim Gashi e ka cilësuar të pabazë, ndërsa ka shtuar se përsëritja e arsyetimit të gjyqtarit, se ata mund të ikin apo të ndikojnë te dëshmitarët e rastit, është bërë një stereotip të cilit nuk i beson askush në Kosovë.

Lajmi i madh dhe lajmi i vogël

0

Fatos baxhakuFatos BAXHAKU

Në 1996-n, në redaksitë e Tiranës, mbërriti një lajm nga një fshat i Myzeqesë. Sipas traditës, që zuri fill asokohe dhe që më pas u shndërrua në një veçori gati krahinore, vajza fare të reja, të trishtuara, të gjendura në një udhëkryq për të cilin nuk i kishte përgatitur kush, të zëna në grackë mes ëndrrave që u hapi befas liria dhe vargonjve me të cilat i lidhte injoranca dhe varfëria, ato nuk gjenin rrugë tjetër shpëtimi veçse vetëvrasjes. Mënyra që kishin zgjedhur ishte gati-gati e tmerrshme: pinin fostoksinë, një helm i fuqishëm, që përdoret për të luftuar minjtë e pamposhtur të arave. Mjekët thonë se vdekja, që pason gati-gati në mënyrë të pashmangshme, është e mbushur me vuajtje të paimagjinueshme. Në rastin për të cilin po flasim, këtë rrugë e kishin zgjidhur në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, në të njëjtin vend – në shtëpinë e tyre prindërore – dy motra. Njëra mbijetoi pas vuajtjesh të llahtarshme, ndërsa tjetra mbylli sytë përjetë. Historia kishte qenë pak a shumë kështu: sikurse është zakon mes motrave, më e vogla i rrëfente motrës së madhe se si kishte rënë në dashuri me një djalë që i kishte premtuar ta merrte shpejt në Greqi, atje ku punonte edhe vetë. Nga ana tjetër, motra i rrëfente planet që po thurte me të fejuarin, i cili edhe ai punonte në Greqi. Të dyja motrat kaluan kështu disa kohë duke pëshpëritur netëve ëndrrat e tyre, deri sa pas muajsh morën vesh një të vërtetë të rëndë: kishin pasur të njëjtin të dashur/të fejuar, që u ishte prezantuar me emra të ndryshëm. Për dy vajza të padala fshati, ky turp ishte i papërballueshëm.

Ky lajm asokohe, ndonëse mbërthente në vetvete shumë gjëra që më vonë do t’i njihnim më mirë më 1997 (mosnjohjen e jetës, naivitetin, babëzinë, etjen për t’u pasuruar nga të tjerët, kapadaillëkun e atij që befas gdhihet bej, mungesën e shpresës, mungesën e kulturës apo të profesionit), u konsiderua si i rëndë, kurioz etj., por ama si lajm i vogël. “Një vajzë myzeqare më tepër që vret veten, e ça pastaj?”. Ndonëse kjo fjali mbase nuk është shqiptuar ndonjëherë, ajo është menduar në të paktën dhjetë redaksi të asokohe. Lajmi i vogël, në fillim u shkrua 30 radhë, një ditë më pas 20, të tretën ditë 10 dhe pastaj u zhduk, sikur të mos kishte ndodhur gjë fare. Përballë politikës që gëlonte asokohe me të madhe, fati i vajzave myzeqare dukej aq i vogël, saqë… Pastaj ato nuk ishin veçse dy bijat e një fshatari të panjohur!

Është e kuptueshme që jo vetëm në media, por edhe në jetën e përditshme do të ketë lajme të mëdha dhe të vogla. Sa më i madh është rrethi i njerëzve që për një motiv apo tjetër – ky mund të jetë ekonomik, kulturor, i pasionit, psikologjik, i formimit, i profesionit e kështu me radhë – aq më i madh quhet lajmi. Dhe kjo është e drejtë, është e drejtë deri në njëfarë pike, sepse mund të ndodhë që për hir të armikut të madh të çdo profesioni, që quhet formalizëm, mund të biesh në grackën e të bërit lajm të madh vetëm me politikë dhe me kronikë të zezë, apo vetëm me VIP-a, duke krijuar përshtypjen se çdo fat tjetër njerëzor, çdo njeri që nuk është i famshëm, madje edhe çdo traditë, apo çdo mendim pozitiv nuk përbëka më lajm. Shembulli më i dukshëm, përpos plot të tjerëve e si ne kemi nisur të harrojmë se jeta nuk është gjë tjetër veçse një tërësi e atyre që në dukje shëmbëllejnë si të vogla, është rasti i atyre që mbledhin hekurishte për t’i shitur për skrap. Këta janë kryesisht të rinj. Në rast se kapet njëri prej tyre duke vjedhur një pusetë të rrugës, ky nuk përbën sigurisht lajm, në rast se kemi fshatarë që sharrojnë aluminet në krah të Rrugës fort të lavdëruar të Kombit, as ky nuk përbën ndonjë lajm, në rast se ndonjë prej tyre e zë korrenti duke vjedhur transformatorin e bakërt, edhe ky nuk na thotë gjë. Në rast se ndonjëri prej tyre gjendet i vdekur nga i ftohti në një pallat në ndërtim në Lushnjë, edhe ky nuk na thotë gjë, mezi përbën lajm, vetëm për hatër të vdekjes. Në fakt, të mbledhur të gjithë bashkë, këto lajme të vogla, mund të përbëjnë ndonjë lajm shumë herë më të madh se sa vizitat e presidentëve apo të kryeministrave, të cilave u kushtojmë kohë e qoka. Të rinj që mbledhin skrap për të jetuar në një vend që pretendon të mbërrijë në Europën e premtuar, thonë plot e plot gjëra: Më e para nga të gjitha kemi të rinj që nuk kanë profesion, së dyti, këta të rinj pronën e përbashkët e shohin si pronën e dikujt tjetër, e treta hajdutllëku i vogël dhe jo puna është preferenca e shumë e shumë të rinjve. Të gjitha këto bashkë përbëjnë një goxha lajm, dhe nuk janë më aq të vegjël sa për të merituar vetëm 5 radhë.

Një rast tjetër ishin të dhënat që ministri i Punës, Veliaj, deklaroi mbi skemën hajdutërore të përkrahjes sociale. Sipas punës së lavdëruar të ministrit Veliaj dhe të stafit të tij rezultonte se një goxha pjesë e mirë e bashkëqytetarëve tanë prej kohësh shtireshin si të papunë, minimalisht të varfër apo si invalidë. I konfirmuar zyrtarisht, ky është një lajm që duhet të shtyjë në mendime shumëkënd, jo vetëm gazetarët. Kjo do të thotë se një pjesë e mirë e jona mendon se mund të vjedhë gjënë e përbashkët, që na përket të tërëve dhe as Berishën e as Ramën. Ne pra, jemi një popull që vjedhim veten. Edhe ky lajm humbi në hullinë e betejës së përditshme politike.

Sikur të mos kishte qenë patriotizmi dhe vëmendja e qytetarëve dibranë dhe i të gjithë atyre që i mbështetën në Tiranë, edhe lajmi i Radikës apo i Vjosës do të ishte konsideruar i vogël. Matanë kufirit po bëhen gati të na vjedhin lumenjtë, ndërsa ne rrimë të presim deri sa të na vijë njoftimi zyrtar, i cili më pas u dashka kaluar ndër disa komisione sipas ligjeve ndërkombëtare. Meqë ra fjala, kush ka parë një lumë të lindë e di se ai në fillim nuk është veçse një curril i ndrojtur uji, që mezi çan përmes shkëmbinjve apo plisave, në dukje pa asnjë pretendim, por më pas, sa më shumë që ushqehet me të tjerë përrenj e burime të vegjël, vjen e bëhet një gjë e madhe dhe hijerëndë që quhet lumë. Ka ardhur koha që edhe ne t’i vlerësojmë ca më shumë këto burimet e vogla të ujit që i shohim përditë, por që nuk ua vëmë veshin edhe aq shumë. Një lumë e sheh kushdo, të shohësh burimet që e bëjnë atë, kjo është detyrë e disa profesioneve, në radhë të parë e jona.

Përplasja e madhe dhe e kahershme mes lajmit të vogël dhe atij të madh u duk fare shkoqur edhe në raportimet e djeshme mbi 3-vjetorin e 21 janarit të përgjakshëm. Lajmi i madh ishte ceremonia prekëse, marshimi i heshtur, familjarët e të shkretëve, kërkesa për drejtësi nga vetë Drejtësia, shiu që binte pareshtur, portreti i zbehtë i Ramës, lotët e pjesëmarrësve. Karafilat e kuq të lagur… Lajmi i vogël këtë herë mund të përmblidhej në dy pyetje të vetme: Ky vend, i yni, a ka nevojë të përhershme për dëshmorë? Dhe e dyta: A është kaq e thjeshtë në vendin tonë që, nga një njeri i thjeshtë të shndërrohesh befas në një dëshmor? Të dyja, edhe një herë, u konsideruan si pyetje që kërkojnë përgjigje të parëndësishme, pra si lajme të vogla./shqip/

Prej sot Bosnja hyn në Kosovë veç me viza

0

VizatQeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 100 mijë euro për organizimin e shënimit të gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, u formua edhe komisioni organizativ që do të udhëhiqet nga Ministri i FSK-së, Agim Çeku dhe pjesë e komisionit do të jenë edhe anëtar të institucioneve të tjera,transmeton indeksonline.

Po ashtu, në këtë mbledhje të qeverisë u mor vendimi për aplikimin e masave të reciprocitetit për regjimin e vizave me Bosnje dhe Hercegovinën

Shpallet programi për studime master në SHBA

0

UPUniversiteti i Prishtinës dhe USAID-i, shpallën Programin e Lidershipit Transformues, për të gjithë studentët e interesuar që të studiojnë në nivelin master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të këtij projekti është hapur konkursi, ku për vitin 2014-2015 do të ofrohen 50 bursa.Ky është një projekti i përbashkët i financuar nga Qeveria e Kosovës dhe ajo amerikane.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, tha se programi për lidership transformues është një mundësi e jashtëzakonshme për studentët kosovarë. Ky brez ka privilegjin që të bëhet pjesë e sistemit të arsimit të lartë amerikan, duke trasuar rrugën e sigurt të ndërtimit të karrierës profesionale, tha Gashi. Ai bëri të ditur se ky program ofron 50 bursat e para të studimit për vitin akademik 2014-2015 në nivelin master në universitetet e SHBA-ve.

“Programi për lidership transformues i sponsorizuar nga qeveria e Kosovës dhe SHBA-së përfshinë një gamë aktivitetesh, të cilat do të përkrahen me qëllim që të prodhohen kuadrot e liderëve të rinj, që do të jenë në krye të ndryshimeve të rëndësishme ekonomike, politike dhe shoqërore.”

Drejtoresha e USAID-it Maureen Shauket, tha se synimi është që të krijohet një program i cili do të jetë një partneritet i vërtet ndërmjet Qeverisë Amerikane dhe popullit të Kosovës. Ajo theksoi se është shumë i rëndësishëm investimi në liderët e ardhshëm të një vendi dhe të ofrohet mundësia e arsimimit për të çuar vendin përpara.

“Ju keni kaluar nëpër ndryshime të mëdha. Ne shpresojmë se me ardhjen e liderëve të rinj në institucionet qeveritare, shoqërinë cilivile e sektorë të tjerë, ju do të çoni përpara vendin tuaj. Ne dëshirojmë që të jemi partneri juaj dhe t’ju ndihmojë të arrini këtë. Ne e kemi dizajnuar këtë program në mënyrë që të ofrohen me qindra bursa gjatë këtyre pesë viteve sa do të zgjasë ky program.”,transmeton rtk

Ky program është investim i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe asaj të SHBA-ve, që kap shumën prej 30 milion dollarësh. Për këtë vit do të ndahen 50 bursa, ndërsa deri në fund të vitit 2019, për studentët kosovarë do të ofrohen rreth 160 bursa nga fusha të studimit si: sundimi i ligjit, shkencave inxhinierike, administratë publike, bujqësi, ekonomi, edukim etj.

Enver Hoti kryesues i Malishevës

0

Enver hotiKuvendi Komunal në Malishevë me shumicë votash ka zgjedhur kryesuesin e saj, Enver Hoti, nga Iniciativa Qytetare e Malishevës.

Zgjedhja ka ndodhur sot pas disa orëve të Kuvendit Komunal.

Pas procesit të votimit, kryesuesi i sapozgjedhur, Enver Hoti, duke marrë fjalën, i falënderoi të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës.

“Unë do të jem zëri i qytetarëve të Malishevës dhe i ftoj të gjithë anëtarët e KK-së, që ta kontrollojnë punën e Kryetarit të Komunës dhe qeverisë komunale”, tha Hoti.

Kryesuesi Hoti, me këtë rast premtoi transparencë të plotë në udhëheqjen e Kuvendit të Komunës.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pasi e uroi kryesuesin Hoti, për kryesimin e KK-së në katër vitet e ardhshme, tha se ‘do të bashkëpunoj me të gjithë anëtarët e KK-së, në të mirë të qytetarit dhe për ta quar përpara Malishevën’.

“Të gjithë së bashku mund ta zhvillojmë Malishevën”

Edhe përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvendin e Komunës së Malishevës, e kanë uruar kryesuesin Hoti, për kryesimin e legjislativit të Malishevës, në katër vitet e ardhshme.

Në fillim të seancës, e dhanë betim edhe tre anëtar të KK-së, të cilët kanë zëvendësuar tre anëtar të tjerë, të cilët janë tërhequr nga KK, për shkak të pozitave të tyre udhëheqëse ose në administratën komunale. Anëtar e rinj të KK-së janë, Islam Vrenezi, Rifat Mazreku dhe Driton Halilaj./PrizrenPress.com/

 

Vetëvendosje në Prizren nuk do të mbështes asnjë propozim të PDK-së

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! Në Prizren vlerëson se propozimet e PDK-së nuk mund të paraqesin asnjë lloj ndryshimi.

“Përbërja politike e këtij organi të dalë nga zgjedhjet lokale të vitit që e lamë pas, fare pak dallon nga përbërja e kuvendit të kaluar. Përpos disa ndryshime në radhët opozitare, përbërja e forcave politike në pushtet është pothuajse e njejtë. Rrjedhimisht, në këtë seance të kuvendit të sapoformuar, çdo gjë mund të pritej përpos ndryshimit”,thuhet në komunikatën për media të VV-së në Prizren.

“Subjekti politik që aktualisht kryeson me numra në kuvend, nga radhët e veta propozoi Kujtim Gashin si kandidat për pozitën e kryesuesit. Ndër të tjera është theksuar se një propozim i tillë është bërë me qëllim të “sjelljes së një vizioni të ri e bashkëkohor të jetës parlamentare në qytet”.

“Sigurisht se një arsyetim si ky do të ishte i mirëseardhur nga të gjithë sikurse të mos e kishim pasur parasysh hipotekën e subjektit politik nga i cili propozohet”.

“Lëvizja Vetëvendosje! konsideron propozimet e ardhura nga radhët e PDK-së nuk mund të paraqesin asnjë lloj ndryshimi. Servimi i figurave të reja shkon në funksion të krijimit të iluzionit për një udhëheqjeje gjoja më të mirë se ç’ishte më parë, si dhe orvatje për ta shkëputur lidhjen që subjekti në fjalë ka me të kaluarën e errët të saj. Problemi i këtij subjekti nuk ka qenë asnjëherë mosha, shterja apo konsumimi i figurave politike te saj. Problemi i kësaj force politike ka qenë dhe mbetet mendësia kriminale nga e cila dominohet”.

“Rrjedhimisht, Lëvizja Vetëvendosje! nuk e ka mbështetur këtë kandidat dhe nuk do ta mbështeste asnjë propozim tjetër të mundshëm nga koalicioni qeverisës”

“Gjithashtu, duke shprehur keqardhje për mungesën e vullnetit të subjekteve opozitare për koordinim të përbashkët për këtë çështje, indiferenca dhe pasiviteti i të cilave rezultoi me dorëzim para pushtetit, grupi i këshilltarëve të VV-së ka braktisur seancën e sotme të Kuvendit Komunal./PrizrenPress.com/

 

Policia arreston edhe katër zyrtarë

0

arrestimi 2Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK), gjatë hetimit të një rasti kanë arrestuar katër persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Arrestimi i të dyshuarve, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, është realizuar me 21 janar 2014, me ç’rast janë shoqëruar katër të dyshuar zyrtarë të Kuvendit Komunal të Obiliqit dhe pronari i një kompanie private.

Gjatë procedurës hetimorejanë mbledhur dëshmi materiale, si rezultat i të cilave policia ka arrestuar katër të dyshuar: H.R., Z.K, Sh.B., B.P.

Të njëjtit janë intervistuar dhe pas prezantimit të provave materiale në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me vendim të të njëjtit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Kujtim Gashi zgjedhet kryesues i Kuvendit në Prizren

0

Kujtim GashiKujtim Gashi është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren.

Gashi ishte kandidati i vetëm që garoi për pozitën e kryesuesit.

Ai në votim ka marrë 23 vota pro, dhe 5 kundër. Zëvendëskryesues është zgjedhur Levent Bush nga KDTP

Ndërkaq, këshilltari i LDK-së, Haziz Hodaj dhe ata të VV-së, kanë braktisur seancën./PrizrenPress.com/

Arrestohet një i mitur për vjedhje të arit në Sllapuzhan

0

PoliciaKS-prangatNjë i mitur është arrestuar nga policia, pasi që dyshohet se ka vjedhur ari në vlerë 1450 euro. Zëdhënësi i PK-së në Prizren,Hazir Berisha tha se pas denoncimit vjedhja është zbardhur nga policia brenda 24 orëve.

“Një i dyshuar i mitur, rreth orës 20:50 min, kishte hyrë në një shtëpi në fshatin Sllapuzhan dhe aty kishte vjedhur gjësende të arta në vlerë rreth 1450 euro”.
“Policia ka arritur që arin e vjedhur t’ia kthejë pronarit, ndërkaq gjatë hetimit të rastit është mësuar se i dyshuari ka bashkëvepruar edhe me të dyshuar të tjerë të cilët kanë kryer edhe vjedhje tjera kryesisht nga automjete”.

“Tri vjedhje të tilla tanimë veç janë dokumentuar. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor ndërsa policia po heton edhe për implikime tjera në vepra penale të këtij grupi”./PrizrenPress.com/