18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Shpallet programi për studime master në SHBA

UPUniversiteti i Prishtinës dhe USAID-i, shpallën Programin e Lidershipit Transformues, për të gjithë studentët e interesuar që të studiojnë në nivelin master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të këtij projekti është hapur konkursi, ku për vitin 2014-2015 do të ofrohen 50 bursa.Ky është një projekti i përbashkët i financuar nga Qeveria e Kosovës dhe ajo amerikane.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, tha se programi për lidership transformues është një mundësi e jashtëzakonshme për studentët kosovarë. Ky brez ka privilegjin që të bëhet pjesë e sistemit të arsimit të lartë amerikan, duke trasuar rrugën e sigurt të ndërtimit të karrierës profesionale, tha Gashi. Ai bëri të ditur se ky program ofron 50 bursat e para të studimit për vitin akademik 2014-2015 në nivelin master në universitetet e SHBA-ve.

“Programi për lidership transformues i sponsorizuar nga qeveria e Kosovës dhe SHBA-së përfshinë një gamë aktivitetesh, të cilat do të përkrahen me qëllim që të prodhohen kuadrot e liderëve të rinj, që do të jenë në krye të ndryshimeve të rëndësishme ekonomike, politike dhe shoqërore.”

Drejtoresha e USAID-it Maureen Shauket, tha se synimi është që të krijohet një program i cili do të jetë një partneritet i vërtet ndërmjet Qeverisë Amerikane dhe popullit të Kosovës. Ajo theksoi se është shumë i rëndësishëm investimi në liderët e ardhshëm të një vendi dhe të ofrohet mundësia e arsimimit për të çuar vendin përpara.

“Ju keni kaluar nëpër ndryshime të mëdha. Ne shpresojmë se me ardhjen e liderëve të rinj në institucionet qeveritare, shoqërinë cilivile e sektorë të tjerë, ju do të çoni përpara vendin tuaj. Ne dëshirojmë që të jemi partneri juaj dhe t’ju ndihmojë të arrini këtë. Ne e kemi dizajnuar këtë program në mënyrë që të ofrohen me qindra bursa gjatë këtyre pesë viteve sa do të zgjasë ky program.”,transmeton rtk

Ky program është investim i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe asaj të SHBA-ve, që kap shumën prej 30 milion dollarësh. Për këtë vit do të ndahen 50 bursa, ndërsa deri në fund të vitit 2019, për studentët kosovarë do të ofrohen rreth 160 bursa nga fusha të studimit si: sundimi i ligjit, shkencave inxhinierike, administratë publike, bujqësi, ekonomi, edukim etj.

Më Shumë

Furnizimi me tekste shkollore, flet ministrja Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur lidhur me procesin e furnizimit të shkollave me tekste shkollore dhe mjete mësimore. Nagavci në një konferencë për...

Real Madrid, klubi i parë me të hyra një miliard brenda një stinori

Real Madridi është bërë klubi i parë që e ka kaluar një miliardshin në të hyra. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi mbretëror përmes një...

Lajmet e Fundit