37.7 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025
Home Blog Page 8415

Arrestohen dy persona në Suharekë, për dhunim të vajzave të mitura

0

PoliciaKS-prangatDy persona nga Suhareka janë arrestuar nga policia, pas dyshimit se kanë dhunuar dy vajza të mitura.

“Hetuesit rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren pas raportimit të një rasti nga kolegët e Suharekës, kanë arrestuar dy meshkuj të moshës së re me arsyetimin e bazuar se të  njëjtit kanë konsumuar elemente të veprës penale të dhunimit të kryera ndaj dy të miturave, njëra në moshën 16 vjeç”, tha zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha.

“Hetuesit rajonal dhe krim- teknika kanë mbledhur prova materiale në vendin e ngjarjes, të cilat do të dërgohen në laboratorin e policisë për ekzaminim”. “Dy të arrestuarit,  me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar nën masën e arrestit policor”/PrizrenPress.com/

Refki Gegaj, zgjidhet kryesues i Kuvendit në Suharekë

0

Refki GegajRefki Gegaj nga radhët e LDK-së është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në Suharekë. Ai në rundin e tretë të votimit ka marrë 14 vota për, 8 kundër dhe 1 abstenim .

Gegaj kundërkandidat në votim ka pasur Nadire Hoxhën nga AAK-ja. Tetë anëtarët e PDK-së, ndërkaq nuk kanë marrë pjesë në votime. Ata pas propozimit të dy emrave kanë bojkotuar punimet e Kuvendit.

Refki Gegaj në dy rundet e para nuk ka mundur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë kyresus i Kuvendit. Ai fitoi në rundin e tretë të votimit.

Kuvendi i Suharekës në këtë mbledhje ka formuar edhe dy komitetet obligative të Kuvendit./PrizrenPress.com/

Shtyhet gjykimi ndaj Salim Jonuzit

0

SalimJonuziProcesi gjyqësor ndaj kryetarit të Dragashit, Salim Jonuzi dhe ish -kryesuesit të Kuvendit Komunal, Lulzim Rifaj, të mërkurën është shtyrë për muajn shkurt.

Fatmir Jëlliqi, avokat mbrojtës i të dyshuarit Lulzim Rifaj, konfirmoi për “PrizrenPress”, se shtyrja është për shkak mungesës së kushteve për të mbajtur seancën. “Seanca është shtyrë për 14 shkurt “, tha Jëlliqi.

Kryetari i Dragashit Salim Jonuzi, sikurse disa homologë të tij, nuk ka arritur të shmang mospërfshirjen në konteste gjyqësore. Ndaj tij dhe ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal, Lulzim Rifaj, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Qarkut të Prizrenit për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm i kanë shkaktuar dëme ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhimi” në Dragash, të cilën e menaxhon AKP-ja.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, Jonuzi ka urdhëruar drejtorin e Urbanizmit që të bartë pronën shoqërore në sipërfaqe prej 29.727 hektarësh, prej ndërmarrjes shoqërore në pronësi të Komunës. Pastaj këto patundshmëri u janë dhënë në shfrytëzim pa ndonjë bazë juridike personave fizikë, blegtorëve./PrizrenPress.com/

 

Përsëri punë për OSBE-në në Veri

0

OSBE-3-660x4002Misioni i OSBE’së në Kosovë duket të jetë i gatshëm për t’i hyrë edhe një procesi tjetër “lehtësimi” të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.

Zyrtarë të këtij Misioni kanë thënë sot për lajmi.net se janë duke përcjellë zhvillimet në Komunën e Mitrovicës së Veriut, e cila do të shkojë përsëri në zgjedhje për Kryetar të Komunës, pasi që Kryetari i zgjedhur, Krstimir Pantic nuk pranoi ta nënshkruajë deklaratën e betimit për shkak të pranisë së simboleve shtetërore të Kosovës në të.

“Ne jemi duke përcjellë të gjitha zhvillimet që janë duke ndodhur ditëve të fundit dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Nikola Gaon, Zëdhënës i Misionit të OSBE’së në Kosovë.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse do të duhet të ketë nevojë për një ftesë të re nga ana e institucioneve të Kosovës.

Marrëveshja e Brukselit e arritur në prill të vitit të kaluar nga Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, ia kishte ngarkuar Misionit të OSBE’së në Kosovë detyrën për “lehtësimin” e procesit zgjedhor në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ky është një libër i vjetër për Skënderbeun në suedisht

0

Kastrioto_809964Në vitin 1788 u botua një ndër librat e parë në gjuhën suedeze për Heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Libri mban titullin: “Den store Castriotto af Albanien kallad Scanderbeg – Historia” (Kastrioti i Madh i Shqipërisë i quajtur Skanderbeg – Historia).

Lajmin për ekzistimin e këtij libri të rrallë në gjuhën suedeze e publikoi këto ditë miku i madh i shqiptarëve z. Ullmar Qvick, shkruan portali suedez skolverket.se në gjuhën shqipe

PDK e Malishevës: Begaj po hakmerret

0

RagipBegaj-IQPMDega e PDK’së në Malishevë ka reaguar pas largimit nga puna të disa prej drejtorëve nëpër disa sektorë të kësaj komune.

Sipas PDK’së, Haxhi Ragip Begaj po bën diferencime politike pasi po i largon njerëzit vetëm pse nuk janë përkrahës të tij.

“Largimi nga puna i Drejtorit te QPS në Malishevë, z. Agron Kryeziu, është edhe një rast tjetër i hakmarrjes ndaj kuadrove të Malishevës që po i bënë kryetari i ri i kësaj komune z. Ragip Begaj. Kjo vije menjëherë pas largimit jo vetëm nga pozita e drejtorëve por edhe nga puna e drejtorëve të drejtorive të cilët krahas përvojës së gjatë të punës posedojnë përgatitje të lartë profesionale”, thuhet në reagimin e PDK’së.

Sipas tyre, kreu i Iniciativës Qytetare dhe kryetari i ri i Malishevës Ragip Begaj, jo vetëm që po hakmerret ndaj njerëzve profesionist që nuk mendojnë si ai, por po krijon edhe probleme sociale dhe po e shton numrin e të papunëve duke favorizuar me ketë rast vetëm bashkëmendimtarët e tij dhe duke i eliminuar bashkëluftëtaret dhe bashkëpunëtoret e deridjeshëm.

“Dega e PDK-se ne Malisheve dënon ashpër aktin e largimit nga puna të juristit dhe drejtorit të QPS-ës, z. Agron Kryeziu duke kërkuar edhe njëherë nga kreu komunal qe t’i ndërpres diferencimet e pashembullta politike që po i ndërmerr kohëve të fundit”/PrizrenPress.com/

“Ujku i Wall Street”, biznes me qeverinë shqiptare

0

79134Filmi që mori vlerësime nga kritika e kinematografisë, “The Wolf of Wall Street”, ka një histori më të komplikuar se kaq. Madje lidhja bëhet dhe me Shqipërinë. Nuk e besoni? Jo Leonardo Di Caprio, ai i vërteti nga ku bazohet historia që i mori mendjen mbarë botës.
Në një letër e hapur i është drejtuar Martin Scorsese-s duke e akuzuar për glorifikimin e keqbërësve dhe mashtruesve në filmin “The Wolf of Wall Street”. Ajo është Christina McDowell, vajza e partnerit të biznesit të Jordan Belfort, i cili interpretohet në film nga Leonardo di Caprio.

Babai i saj është Tom Prousalis dhe ajo rrëfen në letrën e saj të hapur se ka ndryshuar mbiemrin pasi zbuloi se i ati kishte përdorur emrin e saj për të pastruar para, përpara se të burgosej për mashtrim. McDowell zbulon se krimet e të atit e kanë përballur atë me borxhe prej qindra mijëra dollarësh. Ajo vazhdon duke shtuar se babai i saj aktualisht bën biznes me qeverinë shqiptare dhe është martuar me një përkthyese shqiptare 30-vjeçare. “Këta tipa bien gjithnjë në këmbë, edhe atëherë kur rrëzohen”, thotë ajo në letrën e saj të hapur.

Në letrën e hapur të botuar në LA Weekly, ajo kritikon mesazhin që përcon filmi tek gjenerata e re.
“A e keni menduar ndonjëherë kur menduat të krijonit këtë film, mbi mesazhin kulturor që përcon tek të rinjtë. Ju me sukses keni ngritur në piedestal një kriminel që ende nuk ka dëmshpërblyer viktimat e tij. Dhe mos më bëni të flas për mesazhet anti gjinisë femër që përcon ky film, dhe kujt ia përcjell këto mesazhe, gjeneratës së re të djemve”.

U promovua “Një kosovar në jetën time” i shkrimtares çeke

0

promovim libriRomancierja e njohur çeke, Marketa Hejkalova, ka promovuar librin “Një kosovar në jetën time”, dje në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, para një numri të madh lexuesish të librit në vend.

Ky është një roman që trajton temën e një femre çeke, e cila ngelet shtatzënë me një kosovar, ku ai e braktisë atë dhe për pasojë kjo çeke e lë pa përkrahje fëmijën e saj. Ky roman me intrigë sa moderne, aq edhe klasike, tregon histori intime, private dhe shtetërore. I mbushur me dashuri dhe politikë, romani i Hejlakovës artikulohet si diskurs nostalgjik në planin personal dhe si diskurs ironik në planin social e politik. Gjithashtu, i shkruar si dëshmi nga jeta e një gruaje nga Çekia e largët, kjo vepër mund të lexohet si rrëfim për shqiptarin “e saj”, nga Kosova dhe për shtetin tonë që synon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Shkrimtarja nga Çekia, njëkohësisht nënkryetare e PEN Qendrës çeke, Marketa Hejkalova, ka deklaruar në një intervistë dhënë “KultPlus”, se titulli i këtij libri që është vetë autore, nuk ka të bëjë aspak me jetën e saj private. Ajo ka thënë se ngjarja e librit shtjellon një temë e cila është e papranueshme në jetën tonë.

“Linja tjetër e këtij libri është ajo që Kosovën e përfshinë në një çështje të politikës dhe diplomacisë. Kosova është një shtet i ri dhe vazhdimisht politikbërësit e saj përgatiten për negociata të reja rreth statusit të BE-së. Libri paraqet një histori dashurie të një çifti që në prapavijë kanë edhe përfshirjen e tyre në politikë, sepse personazhet vijnë nga bota e diplomacisë. Kjo ngjarje është shkurtë, një paralele paradoksale ndërmjet historisë dhe vetë jetës”, ka pohuar Hejkalova.

Ky libër, i botuar nga Shtëpia Botuese “OM”, ka 200 faqe dhe është përkthyer nga çekishtja, nga Kestrina Peza, me editor Xhemajl Avdyli, ka për personazh kryesor Jolanën dhe Zaimirin, të cilët pas një fillimi mahnitës të lidhjes së tyre ata këtë lidhje dashurie e mbyllin tragjikisht duke u ndarë nga njëri-tjetri përgjithmonë, për shkak se nuk durohen më mes veti.

E pyetur se çfarë përshtypje ka për imazhin e shqiptarëve të cilët jetojnë në Çeki, themeluesja e Panairit Vjeshtor të Librit në Pragën çeke, Marketa Hejkalova, ka pohuar se e ka të vështirë të përgjigjet për këtë çështje, pasi edhe përshtypjet e çekeve mbi shqiptarët, duke i ndarë në gjenerata dallojnë shumë.

“Për shumicën e çekëve bombardimet të cilat kanë ndodhur mbi qarqet serbe, kanë qenë me emocione. Gjenerata e vjetër në Çeki ka qenë e lidhur emocionalisht me ish-shtetin Jugosllav, ndërkohë gjenerata e re në këtë vend ka përshtypje të mira për sa i përket në përgjithësi popullit shqiptarë dhe Kosova shihet si shtet mik. Ne jemi pjesë e NATO-së dhe Kosova është mbështetur dhe do të ketë përkrahje edhe në të ardhmen nga Çekia. Po ashtu shteti im është një ndër të parët që e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Hejkalova, duke përmendur më pas se edhe presidenti i tyre i famshëm çek Vaçlav Havel, ishte mik i ngushtë i shqiptarëve dhe mik personal i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sidoqoftë, autorja çeke Marketa Hejkalova është e lindur më 1960, në Pragë. Pasi ka studiuar gjuhët finlandisht dhe rusisht, ajo ka punuar si këshilltare dhe atashe kulturore në Ambasadën Çeke në Helsinki. Nga viti 2009, ka punuar në Ministrinë Çeke të Punëve të Jashtme.

Marketa Hejkalova është autore e romaneve dhe tregimeve të cilat janë përkthyera në disa gjuhë si: “Gjithmonë një natë”, “Magjistari i Pekinit”, “Dëshmi nga jeta e saj” dhe disa të tjera.

“Mein Kampf” i Hitlerit bëhet bestseller digjital

0

Hitler liberNdërkohë që Gjermania merr masa kundër përhapjes së librit të Adolf Hitlerit “Mein Kampf”, botimet dixhitale në anglisht të manifestit të Hitlerit tërheqin dhjetëra mijëra të interesuar në iTunes dhe Amazon Kindle.

Prej 70 vjetësh libri më kontrovers i Gjermanisë, “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit, nuk mund të sigurohet zyrtarisht. Por interneti është histori tjetër. Prej nëntorit 2012 vepra e famshme e Hitlerit mund të shkarkohet në formë dixhitale në gjuhën angleze. Amazon.com e ofron librin elektronik (Ebook) për vetëm 73 cent (0,99 dollarë), në iTunes atë mund ta blesh për 2,20 euro (2,99 dollarë).

Kërkesa është e madhe. Gjatë muajve të fundit libri i Hitlerit është ngjitur në vendet e sipërme të listës së librave më të shitur të tregtarëve online dhe mund ta gjesh për shembull diku nga kreu në kategorinë e Amazon “Propagandë dhe psikologji politike”. Libri i Hitlerit u vlerësua madje me 3,8 yje nga pesë të mundshëm në faqen amerikane të internetit të Amazon.

354 komente kanë lënë lexuesit deri tani, ndër to edhe të tillë që e vlerësojnë librin dhe e cilësojnë si një “përkthim magjepsës”, apo të tjerë që mohojnë se shfarosja në masë dhe kampet e përqendrimit kanë ekzistuar ndonjëherë. /DW/

Dosjet e “Prevallës”, mbi tavolinat e prokurorëve

0

Prevalla 2Përveç se u janë rrënuar vilat, ndërtuesit në zonën turistike në Prevallë, do të përballen edhe me ligjin. Janë 20 kallëzime penale që Ministria e Ambientit ka dorëzuar në Prokurori ndaj ndërtuesve pa leje në Prevallë.

Deri më tani, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur katër aktakuza duke u bazuar në këto kallëzime penale, ndaj atyre që kanë ndërtuar pa leje.

Sylë Hoxha, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren, konfirmoi për Tribunën se organi i akuzës ka ngritur katër aktakuza ndaj atyre që dyshohet se ndërtuan pa leje në fshatin turistik.

Sipas Hoxhës, Ministria ka dërguar në Prokurori 20 kallëzime penale. “Katër aktakuza janë ngritur, për shtatë raste janë hapur hetime që do të thotë se janë ende në punë, ndërsa një është hedhur poshtë, pasi prokuroria nuk ka gjetur elemente të veprës penale”, thotë Hoxha për Tribunën.

Ai shpjegon se edhe rastet tjera do të shqyrtohen, por më shumë kanë të bëjnë me persona që nuk kanë përfillur udhëzimet e ministrisë, siç janë shenjat e vendosura për mosndërtim