25.2 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025
Home Blog Page 8416

Pisha ‘historike’ e Prizrenit

0

Prizren-bredhiQëndrimi i bredhit të Vitit të Ri, për një kohë relativisht të gjatë pas festave, është shndërruar në praktikë në qytetin e Prizrenit.

Kompanitë që e fitojnë tenderin për dekorimin e qytetit për festa vazhdojnë që ta zgjasin përjetimin e bukurisë së këtij dekori në qendër të qytetit.

Por këtë vit pisha e vitit të ri ka një histori më shumë. Ajo para festës përjetoi një rrëzim misterioz. Dikush tha u rrezua nga era, ndërsa disa të tjerë thanë se u rrezua nga disa të rinj të dehur.

Edhe përkundër kësaj fatkeqësie të përkohshme që e përjetoi pisha, ajo vazhdon të qëndrojë në qendër të qytetit të Prizrenit edhe 14 ditë pas festës së Vitit të Ri, /TV Opinion/

Kryesuesi i Asamblesë në Prizren, votohet me 22 janar

0

Prizren-Asambleja komunaleAsambleja Komunale në Prizren, do të mblidhet me 22 janar për të zgjedhur kryesuesin. Mbledhja është ftuar nga asamblisti më i vjetër Gjemil Luma.

Në këtë mbledhje gjithashtu parashihet edhe konstatimi i mandatit të zëvendëskryesuesit për komunitet. Nijazi Kryeziu dhe Kujtim Gashi, janë dy mera që PDK-ja ka propozuar për kryesues të Asamblesë Komunale në Prizren.

Partitë opozitare, ndërkaq ende nuk janë përcaktuar për ndonjë kandidat të mundshëm për kryesues të Asamblesë./PrizrenPress.com/

 

Malisheva mund t’i shpëtojë zgjedhjeve të reja për Kuvend

0

MalishevaProcesi i zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit komunal të Malishevës, ka shumë gjasa të zhbllokohet në mbledhjen e ardhshme. Sipas Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj mbledhja mund të mbahet shumë shpejt. Kuvendarët e PDK-së do të jenë prezent në mbledhjen e ardhshme, ndërsa ende nuk dihet qëndrimi e atyre të LDK-së.

Asnjëri prej oponentëve politik në Malishevë, nuk janë dakort që komuna e tyre të shkojë në zgjedhje të reja. Kryetari Begaj apelon tek kuvendarët, që të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje, për këtë çështje, ndërsa shprehet se është i gatshëm të bashkëpunojë me cilindo që kuvendarët do ta votojnë.

Fajin për bllokadën e deritanishme të punës së kuvendit, subjektet politike ja hedhin njëra tjetrës. Pa dashur të deklarohen para kamerave, Jonuz Kastrati nga LDK-ja thotë se IQ-ja e ka bllokuar punën, pasi nuk ka arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, ashtu siç kanë bërë gjithë komunat e tjera,shkruan RTK

Isni Kilaj nga PDK-ja shprehet kategorish kundër koalicioneve, e Ragip Begaj, thotë se kuvendarët nuk po e bëjnë punën për të cilën qytetarët i kanë votuar.

Përfaqësuesit e subjekteve politike PDK dhe LDK, thonë se Malisheva nuk mund ta ketë atë luks që të shkojë në zgjedhje të reja. Kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kila, thotë se kuvendarët e zgjedhur nga ky subjekt politik, do të jenë prezent në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit, por secili do të votojë sipas dëshirës, jo në mënyrë të organizuar.

Jonuz Kastrati nga LDK-ja pohon se, për këtë qështje duhet të vendosë kryesia e degës. Kastrati thotë gjithashtu se po bisedohet me PDK-në për një kandidat të përbashkët për të kryesuar kuvendin, por Kila, hedh poshtë një gjë të tillë.

Zgjedhjet e përgjithshme në qershor?

0

Thaci, Mustafa  shalaLideri i PDK-së Hashim Thaçi, ai i LDK-së Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, janë takuar sot paradite. Kështu raporton Klan Kosova, që sipas tyre, tre liderët, janë marr vesh që zgjedhjet parlamentare të mbahen në qershor.

Arsyet për këtë thuhet se janë të shumta, por argumenti kryesor për votime në këtë muaj është evitimi i një krize të mundshme parlamentare.

Ndryshe, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë Presidentii vendit cakton dhe shpall datën e zgjedhjeve pas konsultimit me partitë politike.

President cakton datën e zgjedhjeve jo më herët se gjashtë muaj dhe jo më vonë se katër muaj para datës së tyre. Kjo sa i përket zhedhjeve të rregullta që duhet mbahen qdo katër vjet.

Për ato të parakohshmet, shpërndahet Kuvendi dhe Presidenti i cakton jo më vonë se 10 ditë pas shpërndarjes. Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë ditë dhe më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes.

Fshati Damanek me shkollë të re

0

begaj me BEKryetari i Malishevës,Ragip Begaj ka pritur sot një delegacion nga zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, të shoqëruar nga përfaqësuesit e MAPL-së si dhe kompanisë që do ta menaxhojë projektin e ndërtimit të të shkollës në Damanek.Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Luc Faber,në këtë takim tregoi se tashmë është përzgjedhur kompania e cila do ta ndërtojë shkollën në Damanek, sikur edhe është caktuar kompania e cila do ta menaxhoj ecurinë e realizimit të projektit”. Sipas Faber, i tërë projekti do të përfundoj brenda 18 muajve.

Kryetari i Malishevës,Ragip Begaj, ndërkaq i ka falënderuar përfaqësuesit e zyrës së BE-së në Prishtinë, për vizitën si dhe për njoftimin se tashmë është zgjedhur kompania e cila do ta ndërtojë këtë shkollë.

“Është kënaqësi e madhe për mua, ndërtimi i kësaj shkolle, në kohën kur nxënësit e kësaj shkolle, nuk kanë kushte për zhvillimin e procesit mësimor, pasi objekti aktual është shumë i vjetër dhe jashtë standardeve”, tha Begaj.
Në këtë takim, i bisedua edhe për detaje tjera, që kanë të bëjnë me realizimin e projektit dhe obligimet që kanë të gjitha palët në realizimin e tij./PrizrenPress.com/

 

Yagcilar takon përfaqësuesit e pensionistëve nga Prizreni

0

Yagcilar me pensionistetMinistri i Ministrisë së Administratës Publike , Mahir Yagcilar, është takur me kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve e Invalidëve të Kosovës Shaban Kajtazi, që shoqërohej nga përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve nga Prizreni.

Ministri Yagcilar, në këtë takim, mes tjerash, theksoi se “ t’i ndihmosh të moshuarit, jo vetëm që është obligim i shoqërisë, por edhe kulturë”.

”Do të vazhdojë ndihmën ndaj kategorisë suaj, jo vetëm si ministër, por dhe si qytetar, tha ai,transmeton rtk

Ndërkaq, për Ligjin për Pensionistët e Kosovës, u zotua se do të japë ndihmën e tij maksimale.

Shaban Kajtazi, pasi foli për kontributin e dhënë nga MAP-i në ndërtimin e një ambulante në Prizren, dedikuar për pensionistët, ai përmendi edhe rastin e furnizimit me barna për nevoja të pensionistëve nga Prizreni. Kajtazi, përmendi edhe rastet e donacioneve nga Turqia, të cilat erdhën në shoqatën e Prizrenit me ndihmën e ministrit Yagcilar.

Kajtazi, ministrit Yagcilar i dhuroi një mirënjohje dhe një ekzemplar të Monografisë së Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, botimin e së cilës e ndihmoi Ministria e Administratës Publike.

Nesër aksioni Prevalla 2, rrënime shtesë

0

Prevalla 2Rrënimet në Prevallë nuk kanë përfunduar. Diçka të tillë Ministriae Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë edhe nesër.

Prej mëngjesit kjo ministri do të ndërmarrë aksionin e dytë të aksionit të rrënimit të objekteve pa leje brenda Planit Rregullues Urban – Prevalla,shkruan express.

Pjesa e parë e rrënimeve është zhvilluar rreth një muaj më parë ndërkohë në marrëveshje me pronarët e objekteve pa leje u dakordua se ata vet të bëjnë rrënimin për të shpëtuar materialin ndërtimor.

Tashti pas rreth një muaji afat, nesër nga ora 10:00, do të rinisë aksioni dhe ftojmë mediat të jenë prezentë për të përcjellur përfundimin e ndërhyrjes së dytë në këtë zonë.

Rexhep Mazreku emërohet nënkryetar i Komunës së Malishevës

0

Rexhep MazrekuKryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, në kuadër të ndërtimit të organeve udhëheqëse komunale, ka emëruar edhe nënkryetarin e Komunës së Malishevës.

Nënkryetar i Komunës së Malishevës, për katër vitet e ardhshme, do të jetë Rexhep Mazreku.

Për Rexhep Mazreku, kjo është hera e dytë që emërohet në pozitën e Nënkryetarit të Komunës së Malishevës.

Besa Myftiu, një rrëfim për femrat

0

Besa-MyftiuShqipëria është gjithnjë brenda Besa Myftiut, edhe pse prej vitesh jeton jashtë saj. Ti mund t’i ikësh atdheut, por ai nuk mund të ikë prej teje. Kjo gjë ndihet në letërsinë e shkruar prej Myftiut, ku takon personazhe që ndeshen shpesh në realitetin tonë. Sot, shkrimtarja do të prezantojë librin e saj më të ri me tregime “Drejt të pamundurës”. Janë nëntë tregime, të ndara në tri pjesë.

Në pjesën e parë titulluar “Me syrin e një shqiptareje” trajtohet zbulimi i botës perëndimore. Pjesa e dytë, që titullohet “Të shkuara të paharruara”, trajton temën e seksualitetit në Shqipëri dhe fatin e gruas shqiptare. Ndërsa pjesa e fundit titullohet “Histori dashurie”. Të gjitha tregimet janë të frymëzuara nga realiteti. Në një nga tregimet e saj me titullin “Kurva”, Besa shkruan: “Kurvat e kohës sime ishin të virgjëra, nuk kishin puthur asnjëherë ndonjë djalë dhe nuk dinin asgjë mbi seksualitetin”. “Përshkrimi i ngjarjeve dramatike me ngjyra komike është këndvështrimi i veçantë që dallon shkrimtaren Besa Myftiu. Ajo rrëfen me shumë humor dhe elegancë. Stili është për t’u admiruar, saqë nuk e lëshon dot librin nga dora”, thotë shkrimtarja Amelie Nothomb.

“Ka diçka shekspiriane në veprat e Besa Myftiut”, shkruan gazeta franceze Figaro. “Besa Myftiu ka ditur të na bëjë për vete, duke u shprehur në një frëngjishte të përsosur pa humbur elementin ekzotik që e ka mahnitur gjithmonë lexuesin perëndimor. Ajo ka mbetur shqiptare, ndonëse plotësisht e integruar në kulturën zvicerane”, shkruan Eugene Enriquez, kryeredaktor i revistës “Nouvelle Revue de Psychosociologie” për librin “Drejt të pamundurës”.

Besa Myftiu ka lindur në Tiranë, ku ka kryer studimet e larta për Gjuhë-Letërsi dhe më vonë ka punuar si gazetare te revista “Skena dhe Ekrani”. Që nga viti 1991 jeton ne Zvicër, ku jep mësim në Universitetin e Lozanës. Ka botuar nëntë libra në frëngjisht, tre nga të cilët i ka përkthyer në shqip, të cilët janë “Miq të humbur” libër me poezi, dy nga të cilët janë aktualizuar si këngë në albumin e ri të Elida Dunit. “Rrëfime nga vendet e harruara” është romani që është botuar edhe në gjermanisht, bullgarisht e tashmë është në proces përkthimi në anglisht dhe italisht. Ky roman ka fituar disa çmime.

Begaj mban mbledhjen e parë me drejtorët e Ekzekutivit

0

Begaj ne EkzekutivinKryetari i Malishevës,Ragip Begaj, sot ka mbajtur mbledhjen e parë me drejtorët e drejtorive të Ekzekutivit.

Ai kërkoi nga drejtorët punë, përgjegjësi dhe disiplinë në detyrat e tyre si përgjegjës të drejtorive.

“Dua të jem një bashkëpunëtorë i mirë dhe dua të bashkëpunojmë pa rezerva dhe dua të jem i informuar për çdo gjë dhe ju e keni ndihmën e plotë timen”.

Begaj po ashtu kërkoi që drejtorët që të përgatisin raportet e rregullta të punës, të bëjnë planifikimin për punët, për projektet dhe mbi të gjitha kërkoi disiplinë në punë.

Po ashtu sot është formuar komisioni, i cili do të bëjë pranim dorëzimin e inventarit në zyrat e tyre.Drejtorët e drejtorive të Ekzekutivit të Malishevës, ndërkaq janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë dhe kryejnë obligimet e tyre./PrizrenPress.com/