20.2 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025
Home Blog Page 8439

Hoxhaj: Sivjet konsullatat në Munih dhe në Milano

0

Enver Hoxha, ministerMinistri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar hapjen e dy konsullatave të reja të Kosovës, një në Milano dhe një në Munih.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se gjatë këtij viti do të ketë zgjerim të rrjetit diplomatik dhe konsullor.

“Ne do të hapim Konsullatën në Munih të Gjermanisë dhe një në Milano të Italisë. Kështu ne do të ofrojmë shërbime konsullore në dy qendra shumë të mëdha, ku deri më sot ka munguar ofrimi i shërbimeve konsullore. Po ashtu, këto dy qendra janë ndër më të zhvilluarat në Gjermani dhe në Itali”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se këto konsullata do të kenë një rol shumë të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik.

Ministri po ashtu ka thënë se në vitin që lamë pas, Kosova ka vazhduar forcimin dhe shtrirjen e shërbimit të jashtëm dhe se tashmë janë 22 misione diplomatike, 14 misione konsullore dhe katër konsullata të përgjithshme, tri prej të cilave janë funksionalizuar në vitin 2013: ajo në Strasburg, Stamboll dhe Gjenevë.

“Këto misione do të jenë në shërbim të mbrojtjes dhe të promovimit të interesave të qytetarëve të Kosovës. Brenda vitit 2013, në këto misione janë pajisur më shumë se 25 mijë shtetas të Kosovës me pasaportë, derisa rreth 15 mijë me letërnjoftim. Pas fillimit të aplikimit të regjimit të vizave, misioni ynë në Stamboll ka pajisur 620 shtetas të huaj me viza të Republikës së Kosovës. Të gjitha këto flasin për një punë të madhe që është bërë nga stafi i misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Fishekzjarrët e trishtimit

0

OpinionEDMOND TUPJA

Fishekzjarrët, kjo shpikje e mrekullueshme e kinezëve shumë të hershëm, ka fituar prej kohësh të drejtën e qytetarisë edhe në Shqipëri, ku, me raste festash, laike apo fetare, në rang krahinor apo kombëtar, zhvillohet një festival i madhërishëm deri në rrëmujë, madje nganjëherë me të plagosur, një festival, pra, fishekzjarrësh shumëngjyrësh që shpalosin zhurmshëm gëzimin mbarëpopullor. Festat e fundvitit 2013 patën edhe ato fishekzjarrët e tyre, si mund të ishte ndryshe? Si popull mesdhetar që jemi, i adhurojmë zhurmat, zhaurimat, rrapëllimat, brambullimat, krismat, kërcitjet, pëlcitjet, shpërthimet, katrahurat, zallahinë, poteren, batërdinë, shamatën, gurgulenë, gjurulldinë etj., madje deri në atë pikë sa, ashtu siç thuhet proverbialisht “po të mos turbullohet, uji nuk kullohet”, duhet thënë “po të mos bëhet zhurmë, nuk vjen qetësia kurrë”.

Por, kësaj radhe, pra, para tri-katër ditësh, më bëri përshtypje, të paktën në Tiranë, fakti që zhurma e fishekzjarrëve nuk ishte ajo e viteve të kaluara: ajo përhapte, paradoksalisht, njëfarë gëzimi të trishtuar, diçka më shumë se melankolik, një trishtim të rrafshët që – dhe për këtë mendoj se do të gjej jo pak dëshmitarë pamorë midis lexuesve të mi të paanshëm e objektivë – rëndonte gati ankthshëm mbi shpirtrat tanë të lodhur.

Si për ta vërtetuar këtë përshtypje, jo vetëm shpërthimet e fishekzjarrëve, por edhe ngjyrat e tyre m’u dukën të zbehta, diçka më shumë se melankolike edhe ato, si të ngopura me trishtim veshtullor: e kuqja pikonte gjak, e verdha depresion, e kaltra zhgënjim, e blerta anemi etj. Ndoshta janë hedhur edhe fishekzjarrë të heshtur që pikonin zi, ku i dihet? Dhe heshtja e tyre duhet të ketë gjëmuar dhimbshëm brenda nesh, dhe zia e tyre e ka shtuar sasinë e blozës në ëndrrat tona të gjymtuara!

Ku i dihet, në këtë kohë krize kapriçoze që po e kapërdijmë me vështirësi, si mjerim migjenian, që po e kapërdijmë me nënshtrim fatal, ne, njerëzit e përditshëm, gati anonimë, të shkurajuar, krahëkëputur e të ligështuar ndoshta pa shërim, të zënë në rrjetën kafkajane të realitetit të zymtë shqiptar – korrupsion galopant, hipokrizi qeverisëse, mosbesim, ankth ekzistencial e deprimim, – ku i dihet, pra, se ç’mund të na ndodhë muajin, tremujorin, gjashtëmujorin apo vitin e ardhshëm? Vërtet, duke i lënë përkohësisht mënjanë problemet ekonomike e social-kulturore me të cilat do të ndeshemi, le të pyesim: Ku i dihet se çfarë do t’u ndodhë në fund të vitit 2014 fishekzjarrëve të Vitit të Ri? Mos vallë trishtimi i tyre do të kthehet në pikëllim? Në çfarë lloj pikëllimi? Mortor? Metafizik? Apokaliptik? Duke qenë se nuk kemi në vend industri fishekzjarrësh (përjashto shpërthimet e “fishekzjarrëve” të Piramidiadës 1997 dhe të Gërdeciadës 2008), duke qenë se kriza i shtrenjton importet, mos vallë, largqoftë, një ditë të kobshme do të rrezikojmë të shohim në qiellin e murrmë të jetës sonë, jo më, si sivjet, shpërthime fishekzjarrësh të trishtuara, por shpërthime të një lloji tjetër, ndoshta të dhunshme, ndoshta vrastare? Oh, mos e dhëntë as Perëndia, as Rastësia, të cilave, me sa duket, rruzulli tokësor në përgjithësi dhe Shqipëria në veçanti duken se u kanë dalë nga kontrolli!

Mirëpo, më e keqja më duket të jetë fakti se neve, shqiptarëve, na ka dalë nga kontrolli edhe diçka tjetër që ti, lexues i rregullt e i paanshëm i kësaj rubrike fundjavore, e ndien turbullt, por ndoshta nuk guxon të shkosh më tej në formulimin e saj: Po, neve, shqiptarëve, na ka dalë nga kontrolli VETVETJA, aq sa kam paturpësinë që fjalën e mençur të filozofit frëng Volter “O Zot, më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë” ta modifikoj si vijon në adresë të bashkatdhetarëve të mi, rrjedhimisht edhe në adresën time: “O Zot, na mbro nga vetvetja, se nga armiqtë e nga miqtë mbrohemi vetë!”

Një rrugëz e Shqipërisë në foto

0

78664Nuk të duhet shumë të abstragosh për ta kuptuar Shqipërinë në fotot e Petrit Kumit. Atë që të duhet për ta menduar dhe për ta kuptuar duke parë përmes fotove, në realitet e bën vetë ai me shkrepjen, ku kompozicioni, portretizimi dhe zgjedhja e mirë e fotove të albumit të vet plotësojnë këndshëm idenë e tij. Botimi duket se ia ka arritur qëllimit të z.

Kumi që pas një periudhe të gjatë të na sjellë një album kushtuar të gjithë veprës së tij. Autori i më shumë se 400.000 fotografive na ka dhuruar përmes këtij botimi të fundit pjesën më vitale të jetës së vet, që kuptohet e zë puna e madhe dhe shumë e veçantë e tij në revistën “Ylli”, si edhe atë në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ku edhe e mbylli aktivitetin e vet si fotograf profesionist.

Petriti mban të gjitha nderimet kombëtare që mund të mbajë një autor i spikatur fotosh dhe ndaj na duken të tepërta ti shtojmë këtu, por ajo që të bën kurioz për botimin janë fotot e zgjedhura për albumin e tij dhe konceptimin. Në shumë raste, autorë të sotëm bashkëkohorë e shmangin në krijimtarinë e tyre punën e socializmit me idenë të krijojnë mitin e paqenë të disidencës së tyre. Një gjë e tillë nuk ndodh me Kumin, pasi në shumë nga fotot duket hapur pasqyrimi sipas frymës së kohës dhe notat që diktonte ajo. Kumi nuk e shmang dot gëzimin e njeriut të thjeshtë shqiptar në ara, në fabrika, në ushtri, kudo. Por ky gëzim nuk duket fals.

Këta njerëz të thjeshtë të gjithë besojnë se vërtetë jeta që bëjnë sështë aq e mirë, por besojnë tek liria dhe mbi të gjitha e ardhmja!
E veçanta është se ka stile të ndryshme në foto dhe kjo tregon se në vite ky personazh nuk ka qëndruar në vend, por është konsultuar me foton e kohës, me zhvillimet me aq sa i lejonin mundësitë dhe mbi të gjitha ka bërë përpjekje këtë ta manifestojë në punën e vet. Këtë e shikon nga kompozicioni i veprës, përpjekjet për të nxjerrë estetikisht tek portreti gjërat më të arrira dhe që evidentojnë karakterin dhe kohën, por edhe kërkimin në të gjithë fotot. Kemi pozicione interesante, një lojë të këndshme me dritë-hijen edhe pse në shumë raste cilësia e shtypshkrimit të këtij albumi kemi përshtypjen se nuk e lejon të nxirret si duhet në pah potenciali i duhur.

Nga ana tjetër, fotografi i njohur është shumë i ndërgjegjshëm për kufizimet. Kumi është i mësuar me to. E shpreh vetë pamundësinë teknike që vinte si rezultat i teknikës dhe kushteve ku ishte Shqipëria, por nga ana tjetër edhe i kufizimeve jo të pakta. Në çdo rast ky burrë kërkon mirëkuptimin, sepse përfaqësuesit e kohës ku ai ka kontributin më të madh kanë punuar për këtë vend, në të cilin jetojmë ne sot e kësaj dite.

Albumi i Kumit është një nderim për vendin dhe më shumë akoma për fotografinë, këtë gjini arti, që gjatë ekzistencës së vet ka bërë aq shumë për të sjellë historinë e vendit. Mjeshtëria është se Kumi me aparatin e tij e ka treguar këtë histori shpesh me një saktësi shumë më të madhe sesa historianët…

Petrit Kumi është “Mjeshtër i Madh” më 2012, por ndërkohë mban disa çmime përpos vlerësimeve kombëtare brenda vendit dhe nderimeve jashtë. Të gjitha shkojnë me kontributin që ka dhënë ky burrë i pasionuar për dokumentimin e historisë kombëtare./BEN ANDONI/

“Kulaçi” i Mujës, ndahet në Prishtinë

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja ende nuk ka arritur të formojë qeverinë e re, që ka dal nga zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit të kaluar. Ai në fundvit ka premtuar se pas Vitit të Ri do t’i bëjë të njohur emrat e rinj,por një gjë e tillë deri më tash ende nuk ka ndodhur.

PDK-ja dhe tetë partitë e tjera në koalicion nuk po mund të ndajnë “kulaçin” e Ekzekutivit të Prizrenit.

Burimet e “PrizrenPress”-it, bëjnë të ditur se çështja e ndarjes së Ekzekutivit të “Qeverisë Muja III”, ka mbetur të ndahet nga partitë në koalicion në Prishtinë.
“Koalicionet janë krijuar në Prishtinë,kurse në Prizren vetëm janë nënshkruar. Çdo gjë do të ndahet në Prishtinë”,tregon burimi i “PrizrenPress-it”.

PDK-ja në Prizren në zgjedhjet e fundit lokale ka arritur t’i fitojë zgjedhjet bashkë me partnerët e koalicionit. Zyrtarët e këtij subjekti politik në Prizren nuk janë në dijeni se sa drejtori do t’i kenë në “Qeverinë Muja III”.

Sipas të njëjtit burim, Kryesia e PDK-së në Prizren, deri më tash vetëm një herë është mbledhur për të diskutuar rreth ndarjes së Ekzekutivit me partitë e tjera që kanë hyrë në koalicion në zgjedhjet e fundit lokale.

“Kryesia e PDK-së ka formuar një komision i cili do të jetë pjesëmarrës gjatë negociatave që do të zhvillohet me partnerët për ndarjen e Ekzekutivit”.

Ndërkaq,AAK-ja është në pritje të jetësimit të marrëveshjes me PDK-në. Ky subjekt politik bashkë me LDD-në do të marrin postin e nënkryetarit dhe katër drejtori./PrizrenPress.com/

World Bulletin: Prizreni, kryeqyteti i kuzhinës së Ballkanit

0

Prizreni-natenBoza e Haxhi Sadikut, është një traditë e gjallë e ruajtur që nga koha osmane dhe që ka prejardhje nga Kosova. Një dyqan në lagjen VEFA të Stambollit shet pije tradicionale nga Kosova që nga viti 1876.

Nëse ju jeni në kërkim të një kuzhinë të mirë me ushqime dhe pije tradicionale ballkanike, atëherë ju duhet ta vizitoni Kosovën, sidomos Prizrenin, një qytet i cili ka pasur një rëndësi strategjike gjatë epokës otomane.

Ashtu si veprat arkitekturore dhe të artit nga periudha osmane, në këtë qytet është ruajtur edhe ushqimi tradicional. Për këtë arsye, Prizreni konsiderohet të jetë kryeqyteti i kuzhinës së Ballkanit. Në këtë qytet, i banuar kryesisht me shqiptarë, desertet më të preferuara të Ballkanit janë tespishtja, krempitja dhe kajmaçini. Këto janë specialitete dhe tregues të qartë të epokës osmane, e cila kishte sunduar rajonin për shekuj me radhë. Ka disa ëmbëlsira tradicionale turke, që me kalimin e kohës u bënë element thelbësor të kuzhinës së Ballkanit, të tilla si bakllava, shkruan portali turk “World Bulletin”, citon Publiku.

Familja Hamza jeton nga boza

Boza-pijeMegjithëse popullsia e qytetit është e dominuar nga shqiptarët, në Prizren ka një pakicë boshnjake. Një prej tyre është familja Hamza, e cila si shumë familje të tjera boshnjake, është shumë aktivë në sektorin e ushqimit tradicional. Familja Hamza është e njohur si prodhues i fundit i bozës sipas recetës tradicionale në Prizren.

Muharrem Hamza, i zoti i shtëpisë në familjen Hamza, tregon për traditën familjare në prodhimin e bozës:

“E kam trashëguar zanatin në vitin 1970, kur e kam marrë përgjegjësin e kryetarit të familjes. Kemi qenë të përfshirë në këtë biznes që nga kohërat osmane. Babai im kishte tetë vëllezër dhe motra dhe ai ishte kadet. Dy axhallarët e mi tani jetojnë në Turqi dhe ruajnë traditën tonë familjare. Një prej tyre është në qytetin e Izmirit, ndërsa të tjerët jetojnë në Stamboll. Ne kemi qenë në të njëjtin dyqan për gati njëqind vjet. Turistët tregojnë interes të madh për pijen e bozës që prodhojmë me recetë tradicionale, prandaj kemi shumë vizitorë.”

Në Stamboll, lagja Vefa në kuartin Fatih është e famshme për prodhimin e bozës sipas recetave të vjetra. Është e njohur veçanërisht boza me emrin Haxhi Sadik Beu, që njihet edhe si zbuluesi i bozës që mban emrin “Boza VEFA”.

Haxhi Sadik Beu ishte një shqiptar i ardhur në Stamboll nga Shqipëria. Ai kishte ardhur në kryeqytetin osman me anëtarët e familjes, kurse që atëherë dhe sot e kësaj dite, ata vazhdojnë ta mbajnë këtë biznes brez pas brezi në 130 vitet e fundit. Familja e Haxhi Sadik beut, bozën me të njëjtin emër e prodhon në bodrumin e shtëpisë së tij. Pija u bë shumë e famshme me kalimin e kohës, duke rritur emrin e familjes së tij.

Në fakt, nuk ishte se familja e Haxhi Sadik Beut e ardhur nga Shqipëria-Kosova e kishte zbuluar për herë të parë bozën. Ka dëshmi se turqit kishin pirë bozë edhe në kohët e lashta, kur fiset turke ende jetonin në Azinë qendrore. Në kohërat e Perandorisë otomane, boza është përshkruar si një pije e shtresave të larta që prodhohej nga zejtarë të punësuar në pallate dhe oborre mbretërore. Por, rishfaqja e kësaj pije në shoqërinë turke, përkon me fundin e shekullit të 19-të .

Haxhi Sadik beu, i ardhur nga Shqipëria në Stamboll, kishte shitur bozën e tij duke ecur këmbë nëpër rrugët e lagjes Vefa, pasi ai nuk kishte ndonjë dyqan. Në vitin 1876, në Stamboll, ai hapi dyqanin e parë, i cili edhe sot e kësaj dite përfaqëson një traditë e gjallë që erdhi nga Ballkani, përkatësisht nga Shqipëria.

Thaçi: PDK do të fitojë edhe më 2014

0

Hashim Thaci ne fushatKryeministri Hashim Thaçi, njëherit kryetari i PDK-së, është shprehur optimist se PDK do të vazhdojë të qeverisë edhe pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që pritet të mbahen këtë vit.

“Sapo filluam vitin 2014, që ndër të tjera do jetë edhe vit elektoral i zgjedhjeve nacionale. Partia Demokratike e Kosovës vazhdon e sigurt me besimin e qytetarëve, të jetë partia e parë në nivel vendit”, ka shkruar kreu i PDK-së, Hashim Thaçi sot, në profilin e tij në Facebook.

“PDK punon me optimizmin dhe besimin për fitoren e sigurtë në zgjedhjet nacionale të këtij viti. PDK duke qenë partia më e madhe e qendrës së dhjathtë në Kosovë, do t’i kultivon vlerat tona tradicionale dhe vlerat themelore të së djathtës europiane si familja, shteti i së drejtës, tregu i lirë dhe orientimi i paluhatshëm Euro-Atlantik”.

Sipas Thaçit, PDK do të korrë fitore edhe më 2014. /PrizrenPress.com/

Isufi: AAK s’do ta mbështesë më Dialogun

0

AhmetIsufi-AAKAhmet Isufi thotë se qëndrimi i partisë së tij është që Kosova duhet të tërhiqet nga bisedimet me Serbinë. Sipas tij, ky proces ka degraduar dhe si i tillë s’do ta ketë mbështetjen e AAK’së. Ai paralajmëron që së shpejti AAK do të dalë me qëndrim të prerë.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se procesi i bisedimeve politike Kosovë-Serbi është duke u degraduar dhe si i tillë nuk do ta ketë më mbështetjen e AAK’së.

Në një prononcim për lajmi.net, Isufi pohon se qëndrimi i partisë së tij është që Kosova duhet të tërhiqet nga bisedimet.

“Duke e parë se procesi ka degraduar dhe po mbahen takime të cilat vetëm po përsëriten dhe janë bërë më shumë kurtuazi sesa zbatim i marrëveshjeve, atëherë Kosova duhet të tërhiqet nga këto bisedime dhe ky është qëndrimi ynë”.

“Ne vetëm jemi në fillim të vitit dhe nuk e kemi pasur temë deri më tani brenda kuadrit të partisë. Megjithatë, do të kemi një analizë të këtij procesi, gjatë këtyre ditëve, e do ta kemi qëndrimin tonë”.

“Me vetë faktin që procesi ka degraduar, atëherë nuk kemi asnjë arsye që ta mbështesim një dialog të tillë, i cili ka kaluar në absurd”.

AAK ka mbështetur deri më tash Dialogun në Bruksel dhe është përfaqësuar nga Nënkryetari i Parë i saj, Blerim Shala.

Zyrtarë të kësaj partie, sa herë që janë prononcuar lidhur me Dialogun, kanë pohuar se Blerim Shala është duke bërë një punë të madhe në këtë proces, njësoj siç ai ka marrë lëvdata për punën e tij edhe nga Kryeministri Hashim Thaçi.

Ndërkohë qëndrimi i AAK’së për Dialogun duket se po ndryshon, e në opinion është përfolur edhe mundësia e tërheqjes së Nënkryetarit Blerim Shala nga ky proces.

Ahmet Isufi, megjithatë, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të qartë lidhur me këtë.

“Normalisht do ta kemi vlerësimin dhe do t’i bëjmë veprimet e duhura”, ka thënë ai.

Marrëveshja e 19 Prillit e arritur në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Dacic, kishte marrë mbështetjen e dy partive opozitare LDK dhe AAK, me përjashtim të Vetëvendosjes.

Por, Ahmet Isufi shpjegon se partia e tij i ka dhënë mbështetje këtij procesi, në mënyrë që vendi të përfitojë nga këto bisedime.

“Ne i kemi dhënë mbështetje bisedimeve, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga këto bisedime, duke mos luajtur nga qëndrimet e veta”.

“Meqë kemi një degradim dhe humbje të interesave të Kosovës, atëherë nuk kemi arsye që më ta përkrahim një proces të tillë”.

“Nuk mund të them asgjë më tepër përveç se në bazë të analizës që do ta bëjmë, do ta kemi një qëndrim të prerë për këtë çështje”.

Të enjten, në një intervistë për Epoka e Re, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për Dialogun e Brukselit, është shprehur se partia e tij po kërkon që ta largojë Kosovën nga një proces, i cili, sipas tij, po shkon drejt abuzimit.

Arifaj: EULEX-i t`i mbajë kompetencat ekzekutive

0

ArdianArifaj-analistNëse misioni që do të zëvendësojë EULEX-in do të ketë kompetenca ekzekutive në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, atëherë ai mision nuk do të jetë më vetëm për sundimin e ligjit.

Analisti Ardian Arifaj, në një intervistë për gazetën Tribuna ka thënë se EULEX-i duhet të mbajë kompetencat në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, por edhe në krimet e luftës pasi që institucionet e as politika kosovare nuk janë treguar të gatshme të përballen me këto krime.

“Institucionet e drejtësisë në Kosovë, por edhe ato politike, kanë dështuar të bindin se janë të përkushtuara që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Jo vetëm që kanë dështuar të bindin qytetarin kosovar se vërtetë janë të interesuara dhe të afta të luftojnë krimin serioz, por kanë dështuar të bindin edhe bashkësinë ndërkombëtare. Kjo bën që jo vetëm bashkësia ndërkombëtare, por edhe vet qytetarët e Kosovës të presin që ELUEX të mbajë kompetenca në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ngjashëm vlen edhe kur është fjala për luftimin e krimeve të luftës”, ka thënë pos tjerash Arifaj.

Shkupi i gatshëm për takimin me Shqipërinë e Kosovën

0

Shkupi-objekti i qeveriseSeancat e përbashkëta të qeverisë së Maqedonisë me qeveritë e dy shteteve fqinje, Shqipëri e Kosovës janë ende në përgatitje e sipër.

Zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, thotë nuk ka pengesa për organizimin e seancave të përbashkëta me qeveritë e dy shteteve, por tani janë krijuar kushtet duke pasur parasysh faktin se të dyja shtetet ishin në proces zgjedhor, shkruan Time.al.

Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se ka gatishmëri nga të gjitha palët dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e të dyja vendeve për të caktuar datën dhe temat e diskutimit që do të kenë karakter rajonal ndërsa do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të vendeve të rajonit realizohen në kuadër të bashkëpunimit rajonal si parakusht për euro integrimin.

UP-ja, “oazë” e dallavereve

0

UP-rektoratiI ndoqën të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar të drejtën e tyre që u takon, vendin e studentit në nivelin e tretë të studimeve, atë të doktoratës, e drejtë të cilën e fituan sipas kritereve të shpallura me konkurs për këto studime.

Por, mbi 60 kandidatë në këto studime që u pranuan dhe iu mor e drejta e studimeve kanë vendosur ta padisin Rektoratin e këtij universiteti.

Kriteret e konkursit për doktoratë janë ndryshuar nga Senati i UP-së, pasi është kryer vlerësimi i kandidatëve sipas kritereve me konkurs, duke lënë pastaj jashtë listave të të pranuarve mbi 60 studentë.

Menaxhmenti i UP-së dhe Senati do të shkojnë në gjyq./Zëri/