17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Isufi: AAK s’do ta mbështesë më Dialogun

AhmetIsufi-AAKAhmet Isufi thotë se qëndrimi i partisë së tij është që Kosova duhet të tërhiqet nga bisedimet me Serbinë. Sipas tij, ky proces ka degraduar dhe si i tillë s’do ta ketë mbështetjen e AAK’së. Ai paralajmëron që së shpejti AAK do të dalë me qëndrim të prerë.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se procesi i bisedimeve politike Kosovë-Serbi është duke u degraduar dhe si i tillë nuk do ta ketë më mbështetjen e AAK’së.

Në një prononcim për lajmi.net, Isufi pohon se qëndrimi i partisë së tij është që Kosova duhet të tërhiqet nga bisedimet.

“Duke e parë se procesi ka degraduar dhe po mbahen takime të cilat vetëm po përsëriten dhe janë bërë më shumë kurtuazi sesa zbatim i marrëveshjeve, atëherë Kosova duhet të tërhiqet nga këto bisedime dhe ky është qëndrimi ynë”.

“Ne vetëm jemi në fillim të vitit dhe nuk e kemi pasur temë deri më tani brenda kuadrit të partisë. Megjithatë, do të kemi një analizë të këtij procesi, gjatë këtyre ditëve, e do ta kemi qëndrimin tonë”.

“Me vetë faktin që procesi ka degraduar, atëherë nuk kemi asnjë arsye që ta mbështesim një dialog të tillë, i cili ka kaluar në absurd”.

AAK ka mbështetur deri më tash Dialogun në Bruksel dhe është përfaqësuar nga Nënkryetari i Parë i saj, Blerim Shala.

Zyrtarë të kësaj partie, sa herë që janë prononcuar lidhur me Dialogun, kanë pohuar se Blerim Shala është duke bërë një punë të madhe në këtë proces, njësoj siç ai ka marrë lëvdata për punën e tij edhe nga Kryeministri Hashim Thaçi.

Ndërkohë qëndrimi i AAK’së për Dialogun duket se po ndryshon, e në opinion është përfolur edhe mundësia e tërheqjes së Nënkryetarit Blerim Shala nga ky proces.

Ahmet Isufi, megjithatë, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të qartë lidhur me këtë.

“Normalisht do ta kemi vlerësimin dhe do t’i bëjmë veprimet e duhura”, ka thënë ai.

Marrëveshja e 19 Prillit e arritur në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Dacic, kishte marrë mbështetjen e dy partive opozitare LDK dhe AAK, me përjashtim të Vetëvendosjes.

Por, Ahmet Isufi shpjegon se partia e tij i ka dhënë mbështetje këtij procesi, në mënyrë që vendi të përfitojë nga këto bisedime.

“Ne i kemi dhënë mbështetje bisedimeve, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga këto bisedime, duke mos luajtur nga qëndrimet e veta”.

“Meqë kemi një degradim dhe humbje të interesave të Kosovës, atëherë nuk kemi arsye që më ta përkrahim një proces të tillë”.

“Nuk mund të them asgjë më tepër përveç se në bazë të analizës që do ta bëjmë, do ta kemi një qëndrim të prerë për këtë çështje”.

Të enjten, në një intervistë për Epoka e Re, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për Dialogun e Brukselit, është shprehur se partia e tij po kërkon që ta largojë Kosovën nga një proces, i cili, sipas tij, po shkon drejt abuzimit.

Më Shumë

Fury – Usyk: Sonte meçi i gjigantëve të boksit/ Ja kur dalin në ring boksierët

Lufta unifikuese e shumëpritur për titullin botëror në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në Arabinë Saudite të...

Tërmet në Malishevë

Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç raporton Meteo Kosova, tërmeti ka qenë epiqendër në mes të Malishevës dhe...

Lajmet e Fundit