21.7 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 8451

Arben Zharku, drejtor i ri i QKK-së

0

Arben ZharkuRegjisori Arben Zharku është zgjedhur drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës. Ai ishte më parë kryetar i Bordit të QKK-së, por kishte dhënë dorëheqjen nga ky post.

Në një intervistë dhënë KultPlus-it, drejtori i ri i QKKS-së ka thënë se ndër prioritetet e punës së tij do të jetë rritja e fondit për prodhimin e filmave kosovarë.

“Është shumë me rëndësi të shikohet që ky fond të rritet ende, duke gjetur edhe donatorë dhe burime tjera për përkrahjen e kinematografisë”, ka theksuar Zharku.

Drejtori i ri i QKK-së ka lindur në Kaçanik më 1982. Ai ka mbaruar aktrimin në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës më 2004, Zharku është themelues dhe drejtor i Festivalit N

Krasniqi kërkon nga deputetët të mos mungojnë nëpër seanca

0

Jakupkrasniqi10-6Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u bën thirrje grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës që një herë e përgjithmonë të heqin dorë nga bojkotimi i seancave, të paktën këtë vit.

Ndonëse pati akuzuar deputetët se në Kuvend erdhën falë vjedhjes industriale të votave, ai tashti thekson se deputetët duhet të jenë në Kuvend kur e kërkon puna, sepse kanë marrë votat e popullit.

Por, shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, nuk pret që këtë vit të ketë ndryshime, apo ndërgjegjësim të deputetëve. Për të është piktoreske të mendohet se ata që bojkotuan vazhdimisht seancat do të jenë më të ndërgjegjshëm këtë vit.

Ndërkohë, Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se kjo legjislaturë do të mbahet mend si një nga legjislaturat më të dobëta që ka pasur ndonjëherë Kosova, si nga aspekti i cilësisë së debatit të ofruar, ashtu edhe për nga mënyra e funksionimit të tij.

Valmir Ismaili, nga KDI-ja, i ka thënë KTV-së se nuk shpreson që Legjislativi do të përmirësohet këtë vit. Përplasjet pozitë-opozitë rreth mënyrës së privatizimit të PTK-së dhe tentativës së Qeverisë për të legalizuar këtë privatizim, lanë Kuvendin për kohë të gjatë jashtë funksionit.

Por, jo vetëm PTK-ja. Edhe zgjedhjet lokale dhe angazhimi i deputetëve më shumë në fushatë sesa në Kuvend e kanë paralizuar gati dy muaj punën e organit më të lartë në vend.

Prokuroria: S’ka aktakuzë për Enver Hasanin

0

Enver HasaniProkuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se ndaj Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, nuk është duke u përgatitur asnjë aktakuzë gjatë kohës sa Hasani ishte Rektor i Universitetit të Prishtinës.

“Në prokurorinë Themelore të Prishtinës, është dorëzuar letër anonime, pranuar më datën 29.10.2012, me pretendime se zyrtarët e UP-së, kanë bërë keqpërdorime të pozitës zyrtare.

Ndërsa, kjo prokurori është duke ndërmarrë veprime në drejtim të grumbullimit të informacioneve, për pretendimet e cekura në letrën anonime, për t’ia filluar eventualisht ndonjë procedurë penale ndaj keqpërdoruesve të detyrës zyrtare të Universitetit të Prishtinës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndërron jetë “Xhaxha Fil”

0

James AveryAktori i njohur i “Xhaxha Fil” në serialin e viteve 90-të “Will Princi i Belair”, James Avery ka ndërruar jetë.

Aktori 68-vjeçari ka pësuar komplikacione pas ndërthyrjes në zemër duke bërë që të ndërroj jetë gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve në një spital në New York.

Kolegë aktorë, familjarë kanë shprehur në rrjete sociale ngushëllime për vdekjen e tij. Disa nga aktorët e serialit të njohur janë shprehur të pikëlluar për këtë humbje

Begaj premton përkrahje për të verbrit

0

begaj me te verberitKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në zyrën e tij, drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së të Verbërve të Kosovës (SHVK), Mexhid Foniqin, me bashkëpunëtorë. Në këtë takim është biseduar për gjendjen e të verbërve dhe përkrahjen që mund ta kenë nga ana e Komunës së Malishevës, për këtë kategori, të cilët duhet të ndihen pjesë e barabartë e shoqërisë.

“Unë e çmojë jashtëzakonisht shumë punën që bëni dhe angazhim tuaj për të qenë pjesë e barabartë e shoqërisë”

“Ne si komunë, do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona, për t’i ofruar mbështetje shoqatës në Malishevë dhe përkujdesja jonë nuk do të mungojë, ndërsa ligji për këta persona, nga ana e komunës, do të zbatohet në njëqind për qind”, tha kryetari Begaj.

Ndërsa, Mexhid Foniqi, nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, tha se “ligji për personat e verbër, megjithëse i miratuar nuk po zbatohet. Sipas ligjit, personat e kësaj kategorie, përveç aspektit financiar, do të duhej të lirohen edhe nga disa obligime, siç janë taksat dhe shërbimet komunale”.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës së të verbërve, në Malishevë, numri i personave të verbër arrin në 270, prej tyre 96 persona janë një qind për qind të verbër, ndërsa në tërë Kosovës, janë 3500-4000 persona të verbër./PrizrenPress.com/

 

Prizreni përmbyllë vitin 2013-të me 4 vrasje

0

Vetevrasje-alltiNumri i vrasjeve ka shënuar rënie gjatë vitit 2013-të në rajonin e Prizrenit. Drejtori i Policisë,Nexhmi Krasniqi tha se gjatë këtij viti janë shënuar vetëm 4 vrasje në komunën e Prizrenit.

“Gjatë vitit 2013 kanë ndodhur vetëm 4 vrasje, ndërsa gjatë vitit 2012 kanë ndodhur 14 sosh në rajonin e Prizrenit”.
“Ulja e vrasjeve është 72 për qind “

Drejtori Krasniqi tha se gjatë vitit 2013-të, përveç numrit të vrasjeve, ka pasur rënie edhe në veprat e tjera penale.

“Numri i vjedhje gjatë vitit 2013-të ka qenë 1 mijë e 43, ndërsa në vitin 2012-të 1 mijë e 162 raste”.

Sipas tij, ulja e numrit të krimeve ka bërë që të ulet edhe përqindja e zbulimit të tyre.

”Në vitin 2012-të numri i rasteve të zbuluar ka arritur 6 mijë e 37 raste, kurse në vitin 2013-të, ky numër ka qenë 5 mijë e 771 për të gjitha veprat kriminale”./PrizrenPress.com/

 

Një vit pa lëvizje domethënëse kulturore

0

SHKA Bajram Curri Prishtinë  (10)Zhvillimi i kulturës dhe artit në vend, në masë të madhe varet nga mbështetja institucioneve qeveritare përgjegjëse për kulturën, të nivelit qendror dhe lokal, vlerësojnë përfaqësuesit e komunitetit të artistëve kosovarë. Por, siç thonë ata, ndonëse mbështetja nuk ka qenë në masë më të madhe në vitin 2013, se sa në vitet paraprake, megjithatë janë shënuar suksese në disa fusha, e disa tjera kanë vendnumëruar.

Kinematografia e Kosovës, gjatë vitit 2013 ka lëvizur, por me hapa krejtësisht të njëjtë ashtu si edhe në vitet paraprake, me investime të vogla dhe produkt gjegjës, vlerëson regjisori Isa Qosja.

Ai , për Rel, thekson se tashmë ka përfunduar xhirimin e një filmi të metrazhit të gjatë, të titulluar “Tri dritare dhe një varje”, i cili pritet të jetë i gatshëm në janar të vitit 2014. Ndërkohë, sipas tij, janë xhiruar edhe një numër i filmave të metrazhit të gjatë nga regjisorë të ndryshëm të Kosovës.

Regjisori Qosja vlerëson se krahasuar me vitet e kaluara, viti 2013 për kinematografinë kosovare nuk ka sjellë diçka të veçantë në drejtim të lëvizjes para, por as lëvizje prapa.

“Një vit i përsëritur, sa i përket numrit të projekteve dhe, natyrisht, ajo që mund të shënohet si arritje kinematografike, nuk mund të figurojë në kalendarin që e lamë. Nga ana tjetër, kemi pasur disa festivale që tashmë janë shndërruar në festivale të traditës, në kinematografi të dobishme, gjithsesi, të rëndësishme po se po, me prurje të reja. Prandaj, nëse duhet të lavdërohemi, atëherë mund të lavdërohemi për faktin se kemi arritur të shohim filma që i kanë punuar të tjerët, të cilët i japin rëndësi kinematografisë të tyre”, shprehet Qosja.

Edhe dramaturgu Arian Krasniqi vlerëson se viti 2013 nuk mund të veçohet nga vitet e mëparshme, në aspektin e zhvillimeve kulturore në përgjithësi dhe sipas tij, trendi i ngecjeve kulturore ka vazhduar edhe në këtë vit. Ai thekson se, madje, ka pasur tendenca nga ana e politikës për të ndërhyrë në institucionet kulturore, ndërkaq që, sipas tij, aktivitetet teatrore, përveç në Prishtinë, në qytetet tjera kanë qenë, siç thotë ai, të pavërejtura.

“Kemi pasur tendenca të ndërhyrjeve, nëse mund të quhen politike, të Ministrisë (së Kulturës) në këto institucione kulturore, për të ndikuar edhe në menaxhimin dhe aspektet tjera të politikave artistike”.

“Sa i përket teatrit, mund ta them me përgjegjësi që viti 2013 ka qenë ndoshta një ndër vitet me më së paku të arritura në fushën e teatrit, sepse, bazuar në amendamentimin e Ligjit për teatrin që është bërë para dy viteve, teatror e qyteteve kanë mbetur nën kompetencat e komunave. Prandaj, ato nuk kanë arritur ta kenë mbështetjen e duhur materiale, duke qenë në mëshirën e komunave (përkatëse)”, thotë Krasniqi.

Por, Baki Jashari, kompozitor dhe aktualisht edhe drejtor i Filarmonisë së Kosovës, vlerëson se gjatë vitit 2013, në fushën e muzikës janë shënuar përparime vetëm në ngritjen e cilësisë, si dhe janë zhvilluar një varg festivalesh ndërkombëtare të muzikës.

“Mendoj që viti 2013 ka shënuar një rritje në kuptimin e kualitetit, sa i përket zhvillimeve muzikore. Natyrisht, gjithnjë duke iu referuar institucionit të Filarmonisë së Kosovës në relacion me ngjarjet tjera muzikore, posaçërisht me festivalet ndërkombëtare muzikore në Kosovë, duke filluar nga festivalet: DAM, Shophen-fest, Kamerfest, Remuzika, si dhe tashmë edhe me Shoqatën e Kompozitorëve të Kosovës, përkatësisht me festivalin tradicional që ata organizojnë, Ditët e muzikës kosovare”, vlerëson Jashari. Por, çfarë presin këta përfaqësues të komunitetit të artistëve në Kosovë se mund ose duhet të sjellë viti 2014 për kulturën dhe artin?

Regjisori Qosja pret që prodhimtaria e filmit në Kosovë të shtohet dhe sipas tij, duhet insistuar që kjo të ndodhë nëse pretendohen rezultatet e mira.

“Ndryshe, me një film është shumë vështirë të arrijmë majat e mëdha. Them se duhet investuar në kinematografi gjithnjë, sepse shumë pak po investohet dhe natyrisht atëherë edhe mund të ketë sukses. Po qe se nuk bëhet kjo, atëherë vështirë. S’mund të llogarisim në ecjen përpara në kinematografi”, konsideron Qosja.

Sa i përket vitit 2014, pritje të ngjashme, për kulturën në përgjithësi, ka edhe dramaturgu Krasniqi:

“Gjithmonë mbetem me shpresë se viti 2014 do ta gjejë Kosovën me një mbështetje më të madhe të institucioneve kulturore dhe me një produktivitet më të madh, si dhe me një gjallëri më të madhe të jetës kulturore në vendin tonë, në të gjitha sferat e kulturës dhe artit, natyrisht edhe me suksese dhe prezantime më të mëdha jashtë vendit”,transmeton koha.net

Prezantimet i vlerave të kulturës dhe artit jashtë vendit, janë pritje edhe të kompozitorit Jashari, për vitin 2014.

“Mbetet për t’u dëshiruar që kuantiteti të rritet dhe posaçërisht lëvizja e vlerave kulturore muzikore të Kosovës jashtë vendit, meqë ne e dimë fare mirë që imazhi i Kosovës më së miri prezantohet dhe përmirësohet me vlerat tona kombëtare dhe ato krijuese, si dhe ato interpretuese”, thekson Jashari.

Begaj kërkon punë dhe respektim të ligjit nga punëtorët

0

RagipBegaj-IQPMKryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka kërkuar  nga punëtorët e Administratës, që të respektojnë punën dhe ligjin. Ai ka kërcënuar  se nëse nuk e zbatojnë ligjin do të largohen nga puna.

“Që  të jemi sot  këtu  me ju është vullneti i qytetarëve të Malishevës, pavarësisht që dikush nuk ka pasur dëshirë.Unë do të respektoj atë vullnet  deri në fund”, ka thënë Begaj,transmeton KD.

“Kanë ndodhur ndryshime.Do të ndodhin edhe në të ardhmën.Jam një bashkëpuntor  i mirë, por dua disiplinë në punë dhe besoj se do të nisim ndryshe”.

“Të gjithë ata që mendojnë të përfitojnë pa ligj,madje edhe një euro le ta dinë se nuk do të kenë vend në Komunën e Malishevës”./PrizrenPress.com/

Kryetarët e komunave duhet të jenë deputetë

0

Behxhjet pacolliPresidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se edhe kryetarëve të komunave duhet t’u lejohet të kandidojnë dhe të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Pacolli ka sqaruar se kjo do ta mundësonte përfaqësimin e të gjitha komunave në organin më të lartë legjislativ në vend. “Për mua që prej kryeministrit e tutje duhet të jenë parlamentarë, e jo si tani. Kjo është edhe një arsye se duhet të ndodhë ndryshimi i kushtetueses. Sot kemi shumë komuna që nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Pse mos të jetë çdo kryetar i komunës në Kuvendin e Kosovës. Ai më së miri do ta parashtronte problematiken e komunës së tij”, ka thënë Pacolli në intervistën për “Epokën e re”.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosovës i duhet një qeverisje e cila e di gjuhën e ekonomisë. Ai ka thënë se 2013-ta ka shënuar përparime për Kosovën në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm, por është i vetëdijshëm se ka pasur edhe ngecje në disa sektorë. Pacolli 2013-n e ka vlerësuar vit të suksesshëm të AKR-së, pasi në 2014-n po nis qeverisjen në dy komuna. Ai ka thënë se Gjakova dhe Mitrovica do të jenë modele se si duhet të qeveriset në pushtetin lokal.

Gjyqësori shikohet me llupë

0

Gjykata-qekiqiZbardhet plani i veprimit të MSA-së për 2014. Kërkohet luftimi i korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë.

Sipas planit të veprimit të MSA-së për vitin 2014, të cilin e posedon gazeta “Kosova Sot”, me qëllim të luftimit të korrupsionit brenda sistemit gjyqësor, duhet të zbatohen me rigorozitet masat e parapara në kodin e mirësjelljes për gjyqtarë.

Ndonëse viti 2013 është cilësuar nga krerët e institucioneve të shtetit si vit i qartësimit të rrugës evropiane për shtetin e Kosovës, me fillimin e negocimit të MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës, marrëveshje që orientimisht pritet të nënshkruhet në fund të 6-mujorit të këtij viti, kriteret e natyrës politike që mbeten të plotësohen nga institucionet e vendit, sipas dokumentit të miratuar nga Qeveria e Kosovës në javën e fundit të vitit që kaloi, e që e ka gazeta në dispozicion, lë shumë për të dëshiruar që objektivi i nënshkrimit të MSA-së të arrihet në mesin e këtij viti./KS/