7.2 C
Prizren
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Krasniqi kërkon nga deputetët të mos mungojnë nëpër seanca

Jakupkrasniqi10-6Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u bën thirrje grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës që një herë e përgjithmonë të heqin dorë nga bojkotimi i seancave, të paktën këtë vit.

Ndonëse pati akuzuar deputetët se në Kuvend erdhën falë vjedhjes industriale të votave, ai tashti thekson se deputetët duhet të jenë në Kuvend kur e kërkon puna, sepse kanë marrë votat e popullit.

Por, shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, nuk pret që këtë vit të ketë ndryshime, apo ndërgjegjësim të deputetëve. Për të është piktoreske të mendohet se ata që bojkotuan vazhdimisht seancat do të jenë më të ndërgjegjshëm këtë vit.

Ndërkohë, Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se kjo legjislaturë do të mbahet mend si një nga legjislaturat më të dobëta që ka pasur ndonjëherë Kosova, si nga aspekti i cilësisë së debatit të ofruar, ashtu edhe për nga mënyra e funksionimit të tij.

Valmir Ismaili, nga KDI-ja, i ka thënë KTV-së se nuk shpreson që Legjislativi do të përmirësohet këtë vit. Përplasjet pozitë-opozitë rreth mënyrës së privatizimit të PTK-së dhe tentativës së Qeverisë për të legalizuar këtë privatizim, lanë Kuvendin për kohë të gjatë jashtë funksionit.

Por, jo vetëm PTK-ja. Edhe zgjedhjet lokale dhe angazhimi i deputetëve më shumë në fushatë sesa në Kuvend e kanë paralizuar gati dy muaj punën e organit më të lartë në vend.

Më Shumë

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante, vëmendja në Suharekë

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme me javën e 15-të. Në Suharekë do të zhvillohet derbi më i...

Avokati i Isni Kilajt: S’e di arsyen e arrestimit, po mundohem të gjej informacione

Avokati i Isni Kilajt, Iain Edwards, pas arrestimit të ish-kryetarit të Komunës së Malishevës nga Gjykata Speciale, ka thënë për Dukagjinin se ende nuk...

Lajmet e Fundit