15.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8595

“ArsKosova” sjell muzicientët e rinj

0

ArsKosovaJuria e këtij festivali sivjet është e ndarë në kategoritë e ndryshme. Për vlerësim në piano juria përbëhet nga Lejla Pula, Violeta Sulkuqi, Violeta Sukovic dhe Zana Badivuku Basha. Në muzikë kamertale do të vlerësojnë Brunilda Stefani, Blerim Grubi, Marina Cado, Fraim Gashi, Sihana Badivuku dhe Do Minh Thuan. Frymës do të vlerësohen nga Venera Kajtazi, Robert Burren, Astrit Mustafa, Radmila Popovska, Nora Rema, Fatos Jaho, Kiril Ribarski e Andrea Canaj.

Ky është edicioni i njëmbëdhjetë i tyre, e edhe sivjet ato do të sjellin muzicientët e rinj më të talentuar nga Kosova.

Në datat 28,29 e 30 prill në Prishtinë mbahen Garat Ndërkombëtare të muzikës klasike “ArsKosova”. Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Galeria karshi këtij Pallati do të sjellin muzicientët e rinj në disiplinat si violina, viola, kontrabasi, flauti, klarineti, oboa, tuba, trombona, solokëndimi, kitara, saksofoni e fagoti, raporton KultPlus.

Garuesit edhe sivjet nisin nga mosha 5 e deri më 26 vjecare, ndërsa përpilues të programeve sipas kategorive dhe instrumenteve janë profesorët e Fakultetit të Arteve, Dega e muzikës në Universitetin e Prishtinës.

Juria e këtij festivali sivjet është e ndarë në kategoritë e ndryshme. Për vlerësim në piano juria përbëhet nga Lejla Pula, Violeta Sulkuqi, Violeta Sukovic dhe Zana Badivuku Basha. Në muzikë kamertale do të vlerësojnë Brunilda Stefani, Blerim Grubi, Marina Cado, Fraim Gashi, Sihana Badivuku dhe Do Minh Thuan. Frymës do të vlerësohen nga Venera Kajtazi, Robert Burren, Astrit Mustafa, Radmila Popovska, Nora Rema, Fatos Jaho, Kiril Ribarski e Andrea Canaj.

Juritë specifike i kanë edhe kategoritë e kitarës e solokëndimit.

Aksident fatal në Shirokë të Suharekës, humbë jetë një person

0

Aksident shiritatNjë person ka humbur jetën në një aksident trafiku në në Shirokë të Suharekës. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:50 minuta, në dalje të fshatit Shirokë në drejtim të Prizrenit.“Nga ky aksident ka humbur jetën një person, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar pesë persona,prej tyre dy me lëndime të rënda trupore të cilët janë ndalur në spital për trajtim të më tejmë dhe tre të lehta”

“Sipas hetimeve fillestare nga vendi i ngjarjes thuhet se në veturën e llojit BMË udhëtonin gjashtë djem të rinj. Gjatë ngasjes, në momentet kritike shoferi nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe rrethanat në rrugë me ç’rast e ka goditur një qen endacak i cili kishte dalë në rrugë, pastaj vetura humb kontrollin duke u bartur anash për 72 metra e më pas del nga rruga duke u rrokullisur njëherë dhe pas 92 metrave ndalet”

“Të lënduarve u ka dalë në ndihmë emergjenca e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë duke i dërguar në Spitalin e Prizrenit disa nga të lënduarit, ndërsa disa janë dërguar nga kalimtar rasti. Prokurori i shtetit i cili kishte qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet për autopsi”./PrizrenPress.com/

Kouchner: Triumf diplomatik i Evropës në Kosovë

0

KouchnerIsh kryeadministratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe ish kryediplomati francez, Bernard Kouchner në një shkrim autorial në të përditshmen The Wall Street Journal, e quan politikën e jashtme të Brukselit një ‘triumf diplomatik të Evropës në Kosovë,’ për rolin ndërmjetësues në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit.
“E shtuna shënoi përvjetorin e Marrëveshjes së Brukselit, e ndërmjetësuar nga BE për normalizimin marrdhënieneve në mes të Serbisë dhe Kosovës,” shkruan Kouchner, ndërsa reflekton në (mos)veprimet e
mëhershme kur BE bëri pak për të parandaluar luftërat e viteve në 90-ta në Ballkan.

“Si përfaqësues i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë 1999-2001, kam kuptuar se pas një konfrontimi të tillë të përgjakshëm nuk kishte asnjë perspektivë për fillim të bashkëjetesës apo pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës dhe ishte e qartë se duhej kohë para se të dy palët do të mund të binden për të folur me njëri-tjetrin”.

Kouchner pastaj përmend ndryshimet që ndodhën në Serbi më 2012 kur qeveria e koalicionit e udhëhequr nga kryeministri, Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq, ishte e bindur se fati i Serbisë ishte në BE dhe se parakusht i saj në negociatat me Brukselin ishte normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën.

Kryedimplomati francez shkruan për takimet midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Daçiq të cilët pas nëntë raundesh të negociatave nën udhëheqjen e BE-së, nënshkruan marrëveshjen 15 pikëshe për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill, 2013.

“Duke marrë parasysh thellësinë e armiqësisë në të dy anët, marrëveshja me të drejtë mund të quhet një pikë kthese historike, ndërkaq udhëheqësit në Beograd dhe në Prishtinë meritojnë lavdata që treguan guxim politik për marrjen e vendimeve jopopullore. Marrëveshja nuk do të kishte qenë e mundur pa BE-në e cila palët i mbante të fokusuara tek shpërblimi: fillim negociatash anëtarësimi për Serbinë dhe marrëveshja e Stabilizim Asocimit me Kosovën”.

Në fund të këtij shkrimi autorial në të përditshmen njujorkeze ish kryediplomati francez shkruan se “marrëveshja e Brukselit tregoi se me udhëheqje dhe stimuj të duhur edhe konfliktet më të rënda mund të
shqyrtohen dhe të negociohet rruga përpara.”

Kuvendi duhet të shpërndahet këtë javë

0

ShkelzenMaliqiNëse dëshirojmë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në fund të majit ose fillim të qershorit, atëherë shpërbërja e Kuvendit duhet të ndodhë këtë javë
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës duhet të shpërbëhet këtë javë nëse ka disponim nga partitë politike që zgjedhjet të mbahen në fund të majit apo në fillim të qershorit – shkruan Epoka e re.

“Nëse nuk shpërndahet Kuvendi këtë javë, atëherë mund të ndodhë të shtyhen zgjedhjet deri kah fundi i qershorit”, ka thënë Maliqi, duke vlerësuar se do të ishte më mirë që deputetët e kësaj legjislature të vendosnin për themelimin e Gjykatës Speciale dhe transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Duke folur për shanset e partive politike për fitore në zgjedhjet parlamentare, Maliqi ka thënë se Hashim Thaçi e ka shansin më të madh për të triumfuar përballë kundërkandidatëve.

“Mendoj se Thaçi e ka shansin të fitojë edhe një mandat, sepse po duket më i gjindshmi dhe është duke punuar më së shumti”, ka thënë Maliqi.

/Epoka e re

Veriorët i referohen Qeverisë së Kosovës si “pushtet neutral”

0

Mitrovice-VeriuStatuti i miratuar nga Komuna e Zveçanit javën e kaluar nuk u është përmbajtur Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale
Në kopjen e statutit, të cilën e ka siguruar gazeta, shihet se megjithëse është shmangur Rezoluta 1244, aty nuk figurojnë stema dhe mbishkrimi “Republika e Kosovës” ashtu siç e kërkon Ligji për vetëqeverisje lokale.

“Simbolet e Komunës (stema, emblema, flamuri dhe vula) do të definohen me procedurë të posaçme, e cila do të jetë e miratuar me dy të tretat e shumicës, nga ana e Kuvendit Komunal të Zveçanit”, thuhet në nenin 5 të Statutit të Komunës së Zveçanit.

/Koha Ditore

Qeveria do ta sponsorizojë Gjykatën Speciale

0

QeveriaKosoves-NdertesaKuvendit do t’i shkojë nga Presidenca materiali i munguar për seancën e së mërkurës. Të martën Kabineti qeveritar do të mblidhet për ta aprovuar dhe proceduar në Legjislativ Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe BE-së mbi Misionin e Bashkimit Europian për sundim të ligjit në Kosovë
Qeveria është dorëzuar para presidentes Atifete Jahjaga.

Të martën Kabineti qeveritar do të mblidhet për ta aprovuar dhe proceduar për në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë – shkruan Koha Ditore.

Projektligji përpos që ia zgjat mandatin EULEX-it, përbën bazën legale për krijimin e Gjykatës Speciale që do të trajtojë akuzat e mundshme që dalin nga raporti i senatorit Dick Marty, i miratuar edhe nga Këshilli i Evropës.

Ekzekutivi ka refuzuar deri tash të marrë rol në krijimin e kësaj gjykate. Në fund është dorëzuar në betejën me Presidencën, që ishte përcaktuar të mos e sponsorizojë Projektligjin për në Kuvend.

(Koha Ditore)

AKR-së ju bashkova për shumë arsye

0

Naim MalokuNaim Maloku është përcaktuar që karrierën politike tash e tutje ta vazhdojë si anëtar i Aleancës Kosova e Re. Këtë vendim ai ka thënë se e ka marrë për disa arsye.

Njëra nga to, është bashkëpunimi që ka pas me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli, gjatë kohës kur ky i fundit ishte president shteti. Asokohe, Maloku ishte këshilltar i tij për siguri.

Por, arsye edhe më e madhe për aderim në AKR, ai ka thënë të ketë qenë performanca e mirë që kanë treguar ministrat e kësaj partie në Qeverinë Thaçi dhe performanca që po tregojnë Mimoza Kusari-Lila në Gjakovë dhe Agim Bahtiri në Mitrovicë. Në intervistë për Tribunën, ushtaraku me karrierë, ka shprehur bindjen se do ta japë kontributin e tij profesional si pjesë e partisë së Pacollit.
Tribuna: Çfarë ju ka shtyrë që t’i bashkoheni Aleancës Kosova e Re?
Maloku: Janë tri apo katër arsye që më kanë shtyrë t’i bashkohem kësaj partie. Që tri vjet e përcjelli më për së afërmi zhvillimet edhe brenda AKR-së edhe afër saj. E dini se kam qenë këshilltar për siguri nacionale gjatë kohës sa Behgjet Pacolli ka qenë president i vendit. Arsyeja kryesore është performanca e ministrave të kësaj partie gjatë qeverisjes në këto tri vjet si dhe performanca e dy kryetarëve të kësaj partie në Gjakovë dhe Mitrovicë. Mendoj se është një ndryshim shumë pozitiv në udhëheqjen në këto komuna. Po ashtu programi dhe vizioni i AKR-së, që është për zhvillimin ekomomik të vendit. Dhe mediat janë ato që për këto tri vjet më kanë mbajtur në skenë përmes vlerësimeve të mia rreth zhvillimeve të sigurisë në vend. Mendoj se ndikimi im brenda një subjekti politik do të jetë edhe më i madh. Nuk është vendim që është marrë për një javë apo një muaj, por është një përcjellje e këtij lidershipi të kësaj partie që tri vjet.

Tribuna: Kalimi juaj në prag të zgjedhjeve nacionale të cilat pritet të mbahen këtë vit, mund të lidhet me ndonjë synim tuajin për të qenë pjesë e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme?
Maloku: Nuk kam menduar as për listë e as për qeveri. Janë dy muajt e fundit më intensivë rreth kontaktit tim me lidershipin e AKR-së, por nuk kemi biseduar as për listë e as për mundësinë e kyçjes në qeverinë e ardhshme. Janë disa zhvillime shumë interesante dhe sfiduese për Kosovën në të ardhmen në aspektin e sigurisë. Kam qenë shumë aktiv në këta muajt e fundit dhe kam menduar që të jap një kontribut në këtë drejtim. Po ashtu m’u ka dhënë një mundësi e mirë që të jem pjesë e këtij ekipi dhe kjo është e tëra që më ka shtyrë që t’i bashkohem AKR-së.

Tribuna: Cili pritet të jetë kontributi juaj në AKR?
Maloku: Në fushën e politikëbërjes që ka të bëjë me infrastrukturën e sigurisë së shtetit të Kosovës. Jam i bindur se do të punoj ngushtë me të gjithë homologët e mi të partive politike sepse infrastruktura e sigurisë nuk është vetëm e AKR-së, por duhet të punojnë të gjithë bashkë. Po ashtu kam qenë konstruktiv nëpër debate me të gjithë kolegët e mi të partive tjera të cilët e kanë këtë fushë dhe do të mundohem edhe unë të jap një kontribut që nga ato debate të dalë diçka sa më produktive për vendin si dhe të kemi institucionet të sigurisë në vend sa më apolitike, sa më të përgjegjshme dhe sa më efikase.
Tribuna: Kur keni pas dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të burgut të Gërdovcit, keni pas thënë se këtë po e bëni për t’iu kthyer jetës private në fushën e biznesit. A ka qenë kjo një parapërgatitje për t’iu bashkuar këtij subjekti politik?
Maloku: Kanë qenë dy arsye. Arsyeja e parë ka qenë kryekëput familjare. Ka që një vit që djemtë e mi janë sistemuar në tri shtete perëndimore dhe kam qenë jashtë shumë i angazhuar rreth familjeve të tyre, sepse që të tre janë me familje dhe javën e fundit e kam përcjell familjen e djalit të vogël për në një shtet evropian. Arsye tjetër është se burgu i sigurisë së lartë ka qenë në përfundim të ndërtimit të tij dhe kam menduar se duhet të lëshohet rrugë para se ai të ndërtohet, në mënyrë që të vjen drejtori i ri dhe ai t’ia nisë punës së re. Kam menduar se nëse unë vazhdoj për disa muaj dhe jap dorëheqje dhe e lë atë vend vakant, pastaj derisa të vjen tjetri dhe të akomodohet është goxha kohë. Unë e kam marrë me zemër atë punë për aq kohë sa kam punuar. Një vit sa kam punuar, kam qenë gjashtë muaj edhe në Dubravë me ekipën e menaxhimit të Dubravës. Gjithashtu në një afat të shkurtër kam qenë i angazhuar me një kompani sllovene e cila merret me barëra, por nuk pata mundësi për të vazhduar tutje. Pra arsyet kanë qenë kryekëput familjare.
Tribuna: A keni pasur oferta nga ndonjë subjekt tjetër, para se të vendosni të kaloni në AKR?

Maloku: Unë nuk mund të flas për oferta, mirëpo komunikime kam pas nga shumë parti të tjera politike. Kam shumë respekt për të gjithë kolegët e m’i, me shumicën prej të cilëve kam debatuar për shumë çështje rreth fushës së sigurisë dhe besoj që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe tutje. Pasi mendoj se Kosova po hyn në një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe do të jetë shumë e sfiduar me segmentet e sigurisë. Kosova duhet të ndërtojë infrastrukturën e sigurisë së pavarur prej politikës dhe prej ndërrimeve në qeveri. Duhet të jetë e kohës që të përballet me sfidat që do t’i ketë Kosova. Mos të hyjmë tash se me çfarë sfida pret të përballet, prej problemeve dhe implikimeve të qytetarëve tanë në luftën në Siri e deri të problemet e tjera që i ka Kosova. Mendoj se brenda një subjekti politik me debate dhe shkëmbim mendimesh dhe qëndrimesh me kolegët e mi të subjekteve të tjera politike do të bëjmë më të mirën e mundshme.

Tribuna: Ku e shihni AKR-në pas zgjedhjeve nacionale të cilat pritet të mbahen brenda këtij viti?
Maloku: AKR-në e shoh brenda parlamentit, si një parti e cila për shtatë vjet ka dëshmuar se është bashkëpunuese duke mos krijuar armiqësi dhe averzion me asnjë subjekt politik që është në skenën politike të Kosovës. Kjo është e mirë dhe kjo është një nga arsyet që jam në këtë subjekt. Pastaj do të shohim matematikat se si do të veprojë ky subjekt politik.

Pakoja për EULEX-in “prish” ligjet

0

Polici-EulexMe votën e tyre, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që në seancën e së mërkurës të miratojnë një pako të ndryshimeve ligjore për t’i hapur kështu mundësinë ligjore transformimit, por edhe vazhdimit të mandatit të misionit të EULEX-it.

Bazuar në disponimin dhe pozicionet e shprehura, partitë parlamentare do ta mbështesin vazhdimin e këtij mandati, përjashtuar lëvizjen Vetëvendosje.

Proceduralisht, në këtë seancë pritet fillimisht të votohet për shmangie nga rregullorja e punës. Më pas, do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës.

Kjo procedurë është përdorur edhe në rastet e miratimit të ligjeve nga Pakoja e Ahtisaarit. Me shmangie nga rregullorja e punës, Kuvendi mund të caktojë seancën e miratimit të dytë dhe final të kësaj pakoje ligjore qysh për të enjtën/tribuna/

Gashi: UP edhe tash ka profesorë me botime në revista fiktive

0

IbrahimGashi-rektori UP“U sakrifikova për institucionin. Dorëheqja ime ishte më shumë morale. Në botën e sotme, sidomos virtuale ka shumë revista që cilësia e tyre lë për të dëshiruar. Unë kam qenë bashkautor në një punim. Mora vesh një vit pasi ishte botuar ai punim. Këtu ndihmoi shumë edhe propaganda ndaj Universitetit. Nuk do të botoja po ta dija që revista ishte e atillë sepse nuk kisha pse ta publikoja”, tha ai.

Ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, për herë të parë që prej kur është dorëhequr nga detyra e tij, është rrëfyer në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga.

Ai ka thënë se është sakrifikuar për institucionin e UP – së.

“U sakrifikova për institucionin. Dorëheqja ime ishte më shumë morale. Në botën e sotme, sidomos virtuale ka shumë revista që cilësia e tyre lë për të dëshiruar. Unë kam qenë bashkautor në një punim. Mora vesh një vit pasi ishte botuar ai punim. Këtu ndihmoi shumë edhe propaganda ndaj Universitetit. Unë nuk do të botoja po ta dija që revista ishte e atillë sepse nuk kisha pse ta publikoja”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se po bën një detyrë duke mbledhur gjithë punën e tij për t’ia dërguar një komisioni hetimor, duke thënë se nuk e dinë se pse po hesht kjo punë sot, ku sipas tij edhe në menaxhmentin e sotëm të UP – së ka profesorë që kanë publikuar në revista të tilla.

“Unë kam rreth 17 publikime ndërkombëtare dhe 6 libra të botuara. Ishte thjeshtë kërkesa e një grupi profesorësh. Asnjë herë nuk është kontestuar cilësia e punimit por cilësia e revistës. Në atë revistë kanë publikuar plot akademikë . Nuk e di pse u hesht kjo punë, ka edhe sot në menaxhmentin e UP – së që kanë botuar në atë revistë”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se fillimisht dorëheqjen e tij e kërkuan disa militantë të Vetëvendosjes pastaj iu bashkëngjitën edhe shoqëria civile.

Maloku nuk preket nga Daut Haradinaj, thotë se çmon shumë

0

Naim MalokuNaim Maloku thotë se vazhdon të ketë një respekt të veçantë për ish subjektin e tij, AAK-në. Maloku sot edhe zyrtarisht iu bashkua partisw së Behgjet Pacollit, AKR-së.

Ai në një prononcim për Indeksonline vlerësoi se deklaratat e deputetit të Daut Haradinajt se “largimi i tij nga AAK-ja është një problem me pak për këtë parti” janë një thjesht një mendim personal i Haradinajt dhe se këto deklarata nuk ndikojnë në prishjen e “marrëdhënieve të mira” me AAK-në.

“Është mendim I tij personal, unë e çmoj shumë atë njeri, e sidomos në kohën e luftës ku të dy kemi marrë pjesë”, ka thënë shkurt Maloku.

Ndërkaq, aderimin e tij në AKR, Maloku e ka arsyetuar duke thënë se përfomanca e mirë qeverisëse e ministrave dhe kryetarëve që vijnë nga ajo parti e ka shtyrë që ti bashkohet siç ka thënë ai “ partisë që ka prioritet zhvillimin e vendit”.

“Që 3 vjet e kam vrojtuar AKR-në, e cila e ka në fokus zhvillimin ekonomik. Më ka shtyrë përformanca e ministrave dhe kryetarëve të AKR-së për një qasje pozitive për vendin”, është shprehur Maloku.

E për “fatin” e AAK-së nëse do të kalojë pragun zgjedhor ose jo në zgjedhjet e ardhshme nacionale, ai nuk ka dashur që të komentojë shumë duke thënë shkurt se qytetarët do të vendosin për këtë.

“Unë e çmoj AAK-në për politikat e sigurisë dhe infrastrukturës meqë, janë shumë të rëndësishme për vendin, andaj unë do të kem një bashkëpunim dhe shkëmbime të ideve të vazhdueshme me ketë parti për të mirën e vendit”, tha Maloku.