15.6 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8594

“PriFest” hap perden e filmave

0

“PriFest”Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë “PriFest”, kësaj radhe vjen në një tjetër periudhë të vitit dhe vetëm shtatë muaj nga koha kur është mbajtur herën e fundit, që është shtatori i 2013-s.

Festivali që sjell filma të kinemasë botërore do të fillojë me 25 prill të këtij viti. Vjosa Berisha, drejtoreshë e “PriFest”, ka thënë se ndryshimi ka ardhur si rezultat, sepse është kohë më e përshtatshme në relacion me festivalet ndërkombëtare.

Në edicionin e gjashtë, “PriFest” vjen me pesë premiera botërore, pesë premiera ndërkombëtare dhe me mbi pesëdhjetë premiera në Kosovë. Siç ka thënë Berisha, këtë vit festivali do t’i prezantojë publikut rreth gjashtëdhjetë filma, më shumë se çdo vit tjetër dhe këto do të ndahen në shtatë programe të ndryshme.

Filmi me metrazh të mesëm “One of them”, filmi i animuar “Plisi” dhe dy dokumentarët “The land of women” e “The legendary dog” nga Kosova, si dhe filmi me produksion francez “Udhëtimi në malin e Tomorit” janë pesë filmat që do ta kenë premierën botërore në “PriFest”.

Në programin e sivjetmë të festivalit “PriFest” do të jenë edhe pesë premiera ndërkombëtare që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dokumentari “Home court”, nga Gjermania, filmi i metrazhit të mesëm “Djalli” dhe nga Shqipëria filmi i metrazhit të gjatë “Ada” dhe “Finally home” i metrazhit të mesëm dhe dokumentari “Dokumentari i fshehur”.

“Një tjetër risi për këtë vit është bashkëpunimi me British Council për të realizuar “British night” me tre filmat e një prej industrive më të mëdha kinematografike, asaj britanike “The Selfish Giant” në programin garues evropian, “London: The modern Babylon” në programin dokumentar dhe me filmin e nominuar për Oscar “Philomena” në programin e Projeksioneve Speciale”, ka thënë Berisha për “Zërin”, derisa ka treguar se programin do ta shoqërojnë një numër i madh i ngjarjeve me aktivitete interesante e mbrëmje argëtuese.

“PriFest” përbëhet nga shtatë programe: Programi Evropian (garues), programi “Mjaltë dhe Gjak” (garues), programi i Metrazhit të Mesëm (garues), programi i Filmave Dokumentarë, programi Projeksione Speciale dhe programi që ka nisur vitin e kaluar “Let it Be” me përkrahjen e “OutFest” nga Los Angeles.

Programet e filmave të “PriFest” fillojnë nga ora 13:00 deri në orën 22:00. Biletat do të fillojnë të shiten nga data 24 prill në Teatrin Kombëtar dhe do të kushtojnë tre euro. Festivali do të mbyllet më 2 maj.

Lirohen hapësirat publike në Prizren

0

Shatervani i prizrenitRrugët, hyrjet dhe hapësirat tjerat publike të Prizrenit kanë nisur të lirohen nga pengesat e shumta, të vendosura me vullnetin e ndonjë dyqanxhiu apo qytetari “interesxhi”, duke pretenduar të bëhet shef i zonës së caktuar, qoftë në formë parkingu, shtrirje tavolinash të dyqaneve përtej limitit apo formash tjera.

Pas afatit, për të cilin janë paralajmëruar pronarët e lokaleve apo ata të cilët kanë pasur gisht në vendosjen e pengesave të llojllojshme, inspektorët prizrenas tashmë kanë nisur heqjen e tyre.

Ekipe të përbashkëta të urbanizmit dhe inspektorateve në prag të fillimit të aksionit janë parë në qendër të qytetit, për monitorimin e gjendjes reale dhe masat e nevojshme për ndërhyrje.

Drejtori për Inspektorate, Bedri Bytyçi, konfirmoi për “Zëri” se aktiviteti ka nisur pas skanimit të gjendjes, me ç’rast ishte konstatuar se kishte shumë raste të vendosjes së pengesave, përfshirë mekanizma apo shufra metaliku, vazo betoni e forma të tjera për të bllokuar disa hyrje me qëllim që ato të shfrytëzohen për vendparkime.

Ai tha se përmes formash të tilla janë penguar edhe lëvizjet e lira nëpër trotuare, derisa edhe kafenetë që kanë nxjerrë jashtë tavolinat, kanë shtrirë përtej mase ato.

“Nuk mund të jap ndonjë shifër konkrete, por mund të them se pengesa të tilla ka shumë nëpër pjesë të ndryshme, e sidomos në zonën kryesore të qytetit”, tha Bytyçi, duke konfirmuar se tashmë janë hapur rrugë e trotuare në rrugën “Adem Jashari”, në pjesën te tregu i bulmetit, në Bazhdarhane, etj.

Drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, tha se do të ketë një masë që kufizon edhe kafiteritë për vendosje të tavolinave, pasi do t’i shënohet hapësira e lejuar, në mënyrë që të moslejohet kurrfarë ngulfatje të hapësirës publike dedikuar qytetarëve.

Inspektorët pohuan se janë këmbëngulës për vazhdimin e aksionit me qëllim të rikthimit të gjendjes duke hequr të gjitha pengesat e tilla, të vendosur kundërligjshëmdhe se do të veprohet njësoj në të gjitha rastet ku konstatohen tejkalime.

Begaj: Komuna e Malishevës, do të jetë e para, që do ta zhduk korrupsionin

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKorrupsioni do të zhduket dhe Malisheva do të jetë komuna e parë që do të bëjë këtë, ka thënë kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në një intervistë për Radio Kosova e Lirë (RKL). “Unë jam shumë i bindur që korrupsioni në komunën e Malishevës do të zhduket, ky në të vërtetë ka qenë edhe premtimi im gjatë fushatës. Kërkoj ndihmën e të gjithëve në këtë drejtim. Ju garantoj se komuna e Malishevës do të jetë e para që ka për ta zhdukur korrupsionin, Malisheva do të jetë model për komunat tjera për një mirë qeverisje pa dukuri negative e pa korrupsion”, ka thënë Begaj.

Në vazhdim, intervista e plotë e kryetarit Begaj, dhënë për Radio Kosova e Lirë (RKL):

RKL: Kryetar keni filluar qeverisjen komunale para disa muajsh cilat kanë qenë problemet me të cilat jeni përballur?

Begaj: Të gjitha komunat por edhe komuna e Malishevës ka probleme me të cilat ballafaqohet. Ndër problemet kryesore është varfëria e skajshme, papunësia e rëndon dukshëm komunën tonë ngase nuk ka ndonjë fushë-veprimtari e cila punëson njerëz. Këto janë probleme që kërkojnë qasjen edhe të nivelit qendror, prandaj Qeveria e Kosovës duhet të ketë një program adekuat, ngase ne si komunë vetëm nuk mund ta zgjidhim këtë çështje. Me ardhjen tonë në qeverisje, ne në komunë kemi ndryshuar shumë gjëra, duke filluar nga kontaktet nëpër fshatra që nga ditët e para të qeverisjes me ç’rast shohim se cilat projekte duhet të kenë prioritet.

RKL: Prej kur keni ardhur në qeverisje keni shkurtuar edhe shpenzimet?

Begaj: Po, ne kemi bërë shkurtime të shpenzimeve të panevojshme. Kemi arritur që 80%,  të shpenzimeve të panevojshme t’i shkurtojmë si shpenzimet e derivateve dhe gati në të gjitha kategoritë janë bërë zvogëlimet. Por krahas kësaj kemi arritur të rrisim punën. Në krahasim me qeverisjen e kaluar ne punojmë  me shumë përkushtim.

RKL: Problem në komunën tuaj janë edhe ethet hemorragjike “Krime Kongo”, cilat janë angazhimet në këtë drejtim?

Begaj:  Është një situatë brengosëse jo vetëm për Malishevën por për gjithë Kosovën. Kjo epidemi po e rëndon Malishevën më së tepërmi, ne e kemi pasur një fat të keq ngase prania e rriqrave në zonën e Malishevës është më shumë e përqendruar. Ne po bëjmë maksimumin e përpjekjeve tona për parandalimin e tyre aq sa kemi mundësi, por preventivë kryesore është edhe ruajtja e vetë personave nga pickimi i rriqrave . Qeverisja jonë komunale ka pasur një sërë takimesh. Kemi zhvilluar takime nëpër njëzet fshatra, pastaj në çdo shkollë të komunës sonë kemi pasur takime ku kemi biseduar rreth Etheve hemorragjike. Përpjekjet tona nuk po mungojnë, por edhe Qeveria e Kosovës është më aktive sivjet  ku është krijuar një këshill ndërministror, pastaj Instituti i Shëndetit Publik pothuaj çdo javë janë në Malishevë. Aktivë në këtë fushë është edhe faktori ndërkombëtar si Turqia, pastaj edhe KFOR-i gjerman  që ka sjellë ekspert për këtë lami. Po shpresojmë se sivjet do të ketë një angazhim shtesë në këtë drejtim. Një gjë e dimë se qytetarët tanë janë të rrezikuar. Vitin e kaluar kemi pasur gjashtë vdekje, e sivjet gjatë këtyre ditëve kemi pasur mbi 100 pickime. Dimri ishte i butë dhe kjo ka ndikuar që rriqrat të jenë aktive edhe gjatë dimrit.

RKL: A ka filluar spërkatja?

Begaj: Janë bërë të gjitha përgatitjet, por për shkak të reshjeve  që kanë  filluar po shtyhet procesi i spërkatjes. Ne jemi të gatshëm që të përfshijmë gjithë territorin më spërkatje. Në plan ka qenë edhe një spërkatje nga ajri por kjo nuk është pëlqyer nga Instituti i Shëndetit Publik ngase do të kishte  pasoja në njerëz. Komuna e Malishevës do të bëjë spërkatjen selektive  nga toka posa të ofrohen kushtet atmosferike, me këtë rast do të bëhet edhe spërkatja e stallave ngase dihet se edhe bagëtia janë bartëse të tyre . Do të bëjmë të pamundurën që të ndërpremë rrugën ë tyre.

RKL: Cilat janë prioritete tuaja për këtë vit?

Begaj: Kemi shumë projekte në komunën e Malishevës në realizim e sipër, projekte të cilat kanë mbetur pa u kryer por është duke u punuar për finalizimin e tyre. Janë shpallur tenderë për disa shkolla, të tjerat janë në procedurë e sipër. Fillimisht janë projektet për shkollën e Gollubovcit e cila është në kushte shumë të rënda, shkollën e Damanekut të cilën e ka marrë BE-ja për ndërtim, pastaj shkolla e Carrallukës e Bubavecit, që të gjitha sivjet do të fillojnë së ndërtuari. Nga viti i kaluar janë në ndërtim edhe shkollat e Shkozës dhe Vërmicës, të cilat sivjet do të përfundohen. Projekte tjera janë edhe ujësjellësi i fshatit Drenoc ngase deri tani nuk ka pasur asnjëherë. Është shpallur tenderi dhe faza e parë do të përfundoj deri në qershor, e kemi fazën tjetër nga Seniku ngase me Hidro Regjionin e Prizrenit e kemi një marrëveshje me ç’rast do të investohen një milion e njëqind mijë euro, pra në ujësjellësin e Drenocit. Është marrë vendimi që të tenderohen edhe ujësjellësit për 20 fshatra, pra të përfundohen ato që janë duke punuar por edhe ato që kanë nevojë të përmirësohen, e gjithë kjo shkon në akord më nevojat e bashkë fshatarëve  të komunës sonë. Janë katër rrugë në proces e sipër, në Vërmicë një lagje e Ukajve e cila ka qenë shumë larg rrugës së asfaltuar do të asfaltohet këtë vit; rruga e Kodralive në Kravasari, ku është një lagje në gjendje të rëndë nëpër të cilën kalojnë nxënësit, andaj sivjet pritet të përfundohet. Pastaj disa rrugë në fshatin Tërpezë dhe Bardh, katër rrugë do të përfundohen këtë vit. Poashtu edhe ujësjellësi në fshatin Astrazub dhe Pagarushë duhet të rregullohet. Besoj se brenda këtij viti do të finalizohen…

RKL: A ka komuna e Malishevës potenciale të mjaftueshme për një zhvillim ekonomik?

Begaj: Nuk dua t’i bëj qejf vetës dhe askujt tjetër, ngase Komuna e Malishevës është një regjion i varfër, nuk ka  shumë kapacitete zhvillimore por mund të them se synimet tona janë që ne ta mbështesim bujqësinë. Fatkeqësisht këto kohët e fundit kemi pasur disa dëme në pemëtari për shkak të kushteve atmosferike, por ne nga komuna do t’i mbështesim me buxhetin dhe mundësitë që kemi. Buxheti aktual është dyqind mijë euro por shpresojmë se do të rritet buxheti me ndihmën edhe të nivelit qendror. Ata që punojnë në bujqësi për mbajtjen e familjeve të tyre ata e ngritin edhe shtetin tonë, prandaj ata njerëz duhet mbështetur ngase ne ende mbahemi nga importi e tokat tona janë djerrina, kjo është një fatkeqësi që nuk duhet lejuar. Një shtet që jeton nga doganat ai është shtet i varfër.

RKL: Kur flasim për zhvillimin bujqësor a është subvencionuar komuna e Malishevës nga MBPZHR-ja, ose të paktën a keni konkurruar me ndonjë projekt?

Begaj: Po kemi disa projekte, ndërsa pritet që investimet në komunën e Malishevës të jenë rreth pesëqind mijë euro nga niveli qendror, ngase buxheti komunal është i varfër dhe nuk mjafton.

RKL: Cilat janë objektivat tuaja për rininë malishevasve?

Begaj: Ashtu siç është vetë pozita e Malishevës, edhe gjendja e rinisë nuk është e kënaqshme. Ne po përpiqemi t’i mbështesim aktivitetet e tyre, kërkesat e tyre do t’i përkrahim në përputhje me mundësitë që kemi. Për të gjitha kategoritë e sportit është bërë ndarja e buxhetit, si për futboll, basketboll, klubi i femrave që është shumë aktive, pra përkrahja e jonë nuk do të mungoj.

RKL: Komuna e Malishevës deri tani ka punuar disa projekte për kategoritë e dala nga lufta, por ju a mendoni se ka ende për tu bërë në këtë drejtim?

Begaj: Është shumë brengosëse gjendja e disa bashkëluftëtarëve tanë të cilët kanë qenë në vijat e frontit bashkë me ne, e sot janë pa asnjë përkujdesje. Fillimisht kur e ka marrë pushtetin PDK-ja, atëherë në Malishevë u ka ndarë troje e disa lokale ku disa luftëtarë e kanë gjetur mirë vetën, por nuk mjafton kjo. Ne do të jemi gjithmonë në përkrahje të atyre që bënë shumë për këtë liri që po e jetojmë sot. Shoqëria jonë u ka shumë borxh atyre personave. Nuk duhet harruar kontributi i tyre duhet kthejmë kokën pas dhe të dimë ku ishim dje ngase ata janë më meritorët, e të mos flasim për dëshmorët e familjet e tyre ngase ata kanë një përkrahje por ajo është shumë e pakët.

RKL: Kryetar, si është gjendja aktual në fushën e arsimit dhe shëndetësisë?

Begaj: Në fushën e arsimit përmirësimi i infrastrukturës do të jetë prioritet i yni. E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris se shkolla duhet de-politizuar, do të përpiqem të bëjë depolitizimin e tyre, ngase politika e shkollës është arsimimi i brezave. Pa një zhvillim të arsimit nuk ka as zhvillim të vendit, të kemi kuadro sa më cilësore dhe të jemi krahas vendeve në zhvillim. Ne kemi disa nxënës me arsim superior që janë në shtete tjera, ne i kemi mbështetur dhe i mbështesim financiarisht. Sa i përket shëndetësisë edhe këtu po punohet mjaftë mirë, janë kompletuar disa kuadro, por brengosëse për komunën e Malishevës është mungesa e gjinekologëve, e për këtë reparti i gjinekologjisë nuk funksionon si duhet. QKMF në Malishevë qëndron mirë, ku dhe kemi bërë një kontratë me Caritas-in, e cili na ka ndihmuar mjaftë. Në Kijevë është aktivizuar edhe ndërrimi i dytë e kështu me radhë.

RKL: Kryetar cila do të ishte porosia juaj për fund?

Begaj: Unë personalisht brengosem për të papunët e jo për ata që janë në punë dhe i kanë rrogat e vogla. Unë jam shumë i bindur që korrupsioni në komunën e Malishevës do të zhduket, ky në të vërtetë ka qenë edhe premtimi im gjatë fushatës. Kërkoj ndihmën e të gjithëve në këtë drejtim. Ju garantoj se komuna e Malishevës do të jetë e para që ka për ta zhdukur korrupsionin, Malisheva do të jetë model për komunat tjera për një mirë qeverisje pa dukuri negative e pa korrupsion.

HAI në ndihmë të fëmijëve jetim në Malishevë

0

2881Kryetari i Malishevës,Ragip Begaj, ka pritur sot përfaqësuesit e organizatës humanitare Human Appeal International (HAI), selia në Kosovë, me cilët ka biseduar për përkrahjen që pritet, që kjo organizatë të jep për fëmijët jetim nga Komuna e Malishevës dhe kanë biseduar për mundësitë e ofrimit të ndihmës në fushat tjera në Komunën e Malishevës.

“Unë ju falënderoj për vizitën dhe interesimin tuaj, për çdo lloj mbështetje që jepni dhe ne e mirëpresim. Në veçanti e mirëpresim ndihmën për këtë kategori të shoqërisë, të cilët vërtetë kanë nevojë për mbështetje në rriten dhe zhvillimin e tyre”, ka thënë kryetari Begaj, duke ofruar bashkëpunimin e komunës në këtë drejtim.

Human Appeal International (HAI), është organizatë humanitare,e cila vepron edhe në Kosovë dhe kryesisht ndihmon fëmijët jetim, por edhe ofron mbështetje edhe në fusha tjera, të cilat ndikojnë direkt në mirëqenien e banorëve. /PrizrenPress.com/

“Seks dhe orgji”, filmi për Strauss-Khan, sfidon Kanën

0

84781Në Kanë nuk e kanë pranuar, por në New York i kanë dhënë ‘ok’ filmit skandal të Abel Ferrara për Ish-shefin e Fondit Monetar Ndërkombtar, Dominique Strauss-Khan, i cili do të interpretohet nga Gérard Depardieu.

Megjithatë autorët e filmit “Seks dhe orgji gjithcka e vërtetë” kanë vendosur të sfidojën festivalin e Kanës duke e transmetuar online filmin në datat nga 14 në 25 maj.

Pritja për këtë film është aq e lartë sa pritet që për cdo klikim, të marrë 7 euro. Autorët presin rreth 20 milionë spektatorë në ditë, të cilët as nuk mund të arriheshin kurrë në kinema.

Në film tregohet historia e Ish-shefit të Fondit Monetar Ndërkombtar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një kamariere dhe se është përfshirë në skandale me prostituta.

“Konsulta e Prishtinës mbrojti gjuhën, Camaj e Pipa qenë kundër”

0

RAMI MEMUSHAJPër popullin tonë, gjuha ka qenë mjeti kryesor i identitetit kombëtar. Me këtë shpjegohet pse 200 e ca vjet më parë ai e braktisi emrin e vjetër arbër. Duke e quajtur veten “shqiptar”, d.m.th. “që flet shqip”, ai dallohej nga grekët dhe turqit e Perandorisë Otomane, që si shenjë identiteti kishin fenë. Prandaj historia e tij karakterizohet jo vetëm nga lufta për liri e pavarësi, po edhe nga lufta për të ruajtur gjuhën, sepse me të ruante edhe qenien e vet kombëtare.

Tashmë që shqiptarët “luftën për gjuhën” e kanë fituar, ia vlen të kthejmë kokën pas për të parë kur u arrit fitorja në këtë luftë dhe cilët qenë ata që u ndodhën në vijën e parë të saj.

Kjo fitore u arrit me Konsultën e Prishtinës të 22-23 prillit 1968. Shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, të mbetur jashtë kufijve të shtetit shqiptar, iu nënshtruan gjenocidit serb, që synonte shuarjen e popullsisë shqiptare në Jugosllavi. Por kjo politikë terrori të pashembullt dha efekte të kundërta: shqiptarët e atjeshëm u mbajtën fort pas gjuhës, si Anteu pas tokës. Edhe kur, pas Luftës së Dytë Botërore, në këto troje u lejua lëvrimi dhe mësimi i shqipes në shkollë, politika serbe, që synonte ndarjen gjuhësore të shqiptarëve, u përpoq ta largonte variantin letrar që u përdor atje, duke nxitur krijimin e një drejtshkrimi të veçantë për “jugosllavët me origjinë shqiptare”, si bazë e një varianti letrar të mbështetur në kosovarishten dhe dibrançen. Kjo prirje e nxitur nga Beogradi u konkretizua në projektin e ortografisë të Prishtinës të vitit 1957, që përbënte një largim të skajshëm nga ortografia e Tiranës e vitit 1956.

Me gjithë ndonjë zë kundër prirjeve të tilla, që synonin ecjen “në një rrugë që dialektet letrare shqiptare i largon nga njëri-tjetri”, planifikimi divergjent i shqipes vijoi deri në vitin 1964.

Por intelektualët kosovarë, duke e kuptuar se planifikimi separat synonte ndarjen kombëtare të shqiptarëve, u bindën se duhej ndjekur rruga e kundërt, afrimi i varianteve të gjuhës, duke njësuar së pari drejtshkrimin. Pikërisht, kjo frymë e afrimit i karakterizoi punimet e Konsultës së Prishtinës, e cila pranoi njëzëri “si gjuhë të vetën letrare gjuhën letrare të vendit ëmë”. Aty historiani Ali Hadri u shpreh se “gjuha letrare kombëtare shqipe të cilën e përdor kombi ëmë, është bërë imperativ kohe për të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë, aq më parë se çdo qenie kombëtare i përgjigjet vetëm një gjuhë letrare”, duke formuluar edhe frazën: “Një komb – një gjuhë letrare, një drejtshkrim”, që u bë edhe kredoja e Konsultës.

Në rezolutën e saj, Konsulta e sheh vendimin e marrë si “një hap të rëndësishëm drejt unifikimit të gjuhës letrare”. Ajo autorizoi Institutin Albanologjik dhe katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe që të njoftonte Universitetin Shtetëror të Tiranës “me konkluzat e tubimit dhe me vërejtjet e bëra rreth projektit të ortografisë” dhe u rekomandoi “institucioneve e enteve arësimore e pedagogjike, gazetare e botuese, shkencore e kulturale që të krijojnë mundësitë e zbatimit sa më të shpejtë të konkluzave” të saj. Dhe, që nga viti 1968, në Kosovë e Mal të Zi (në Maqedoni që nga viti 1967) në gjithë veprimtarinë ligjërimore të shkruar u zbatua vendimi i Konsultës.
Siç vëren prof. I. Ajeti, shqiptarët e Jugosllavisë arritën të “shtinin në dorë mjetin kryesor në fushë të bashkimit shpirtëror me mundësi komunikimi me gjithë botën shqiptare”. Kjo fitore nuk qe vetëm e asaj pjese të kombit, po e shqiptarëve në të gjitha hapësirat ku jetojnë. Duke u pranuar edhe në trojet shqiptare në Jugosllavi, varianti letrar i përpunuar në Shqipëri u ngrit në nivelin e gjuhës letrare kombëtare, ose të gjuhës standarde, siç e quajmë sot.
Për konsultën e Prishtinës këta 40 e ca vjet është folur e shkruar shumë. Ajo është vlerësuar si një pikë kthese në historinë e planifikimit gjuhësor të shqipes, pa të cilën nuk do të ishte mbledhur Kongresi i Drejtshkrimit dhe as do të kishim një gjuhë letrare të njësuar sot. Por jo të gjithë e kanë vlerësuar pozitivisht rolin e saj. Disa intelektualë të emigracionit, ndër ta A. Pipa, M. Camaj e ndonjë tjetër, do funksionarë shqiptarë shërbëtorë të Beogradit në vitet ’80, pastaj edhe gjuhëtarë në Shqipëri e në Prishtinë në vitet ’90 të shekullit që shkoi dhe këtë fillim shekulli e kanë vlerësuar negativisht këtë konferencë.

Pohimeve të disave prej këtyre se ajo ishte e nxitur nga Tirana zyrtare, u ka dhënë përgjigje së pari gjuhëtarja amerikane Xh. Bajron. Sipas kësaj gjuhëtareje, që është marrë posaçërisht me standardizimin e shqipes, Konsulta e Prishtinës qe rrjedhim i dëshirës së shqiptarëve të Jugosllavisë “për t’u identifikuar më ngushtë me vendin amë” dhe shprehja gjuhësore e kësaj aspirate “ishte pranimi nga popullsia gege e dialektit standard të vendit amë”, d.m.th. ata zgjodhën ta pohonin nacionalizmin përsëri me anë të gjuhës. Nisma për njësimin e gjuhës, vëren ajo, “erdhi nga bashkësia shqiptare në Jugosllavi …nuk ka asnjë provë që të tregojë se ata i kishin nxitur bashkëpatriotët e tyre jashtë shtetit amë të përvetësonin standardin e bazuar te toskërishtja, … planifikuesit e gjuhës në Shqipëri nuk e hidhnin vështrimin përtej kufijve të tyre kombëtarë”.

Vetë studiuesit kosovarë i kanë quajtur pa mbështetje shkencore pohimet që e konsiderojnë këtë Konsultë si të manipuluar nga Beogradi dhe Tirana. Për prof. F. Rakën, “Konsulta gjuhësore e Prishtinës është tubimi i parë shkencor i mbajtur në Kosovë që u bë pa diktatin e mbikëqyrjen e organeve politike dhe shtetërore të Prishtinës dhe të Beogradit. Atë e organizuan dhe e udhëhoqën intelektualë të shquar nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi dhe kjo konsultë nuk ishte e manipuluar, siç thuhet, as nga Tirana, sepse asokohe në mes të Prishtinës dhe Tiranës nuk ekzistonin kurrfarë kontaktesh.

Marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë do të nisin të zhvillohen dy vjet më vonë.”
Pa dashur të përsëritim shpjegimet që u kemi bërë në shumë raste vendimeve të Konsultës së Prishtinës, këtu duam të vëmë në dukje se, sa herë që, nën trysninë e pushteteve, ndjenja kombëtare në Shqipëri është topitur, rizgjimi i saj ka ardhur nga shqiptarët jashtë saj: fillimet e Rilindjes i gjejmë tek arbëreshët e Italisë dhe tek intelektualët e kolonive shqiptare; ideja për thirrjen e Kongresit të Manastirit erdhi po ashtu nga jashtë; edhe shtysa për njësimin e gjuhës erdhi përsëri nga jashtë Shqipërisë. Prandaj vepra e intelektualëve shqiptarë që morën atë vendim, përbën një akt të lartë atdhetar dhe Konsulta e Prishtinës, e mbajtur në kushtet kur shqiptarët ishin të ndarë politikisht, ideologjikisht e fizikisht, do parë si një hallkë lidhëse midis Kongresit të Manastirit dhe Kongresit të Drejtshkrimit.

Ndër kundërshtarët, një qëndrim mohues ndaj Konsultës mban e para Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Prishtinës, e cila nuk i ka kushtuar asnjë veprimtari shkencore dhe, kur e përmend, e sheh gati si fajtore se “u dha mbështetje të rëndësishme vendimeve që do të merrte më vonë Kongresi i Drejtshkrimit”. Një ndër anëtarët e kësaj Akademie, është përpjekur më kot të gjejë a ka pasur atëherë kundërshtarë të vendimeve të Konsultës, tek të cilët të mbështetej për të formuluar tezat e tij antikombëtare për një shqipe policentrike me tri variante dhe për statusin minoritar të gegërishtes për shkak të mungesës në gjuhën standarde të infinitivit gegë. Këtij i përket edhe teza se shqipja standarde në Kosovë është e importuar, që është një kopjim i tezës së gjuhëtarëve serbë, me të cilët ka debatuar prof. Idriz Ajeti. Mund të importohet një gjuhë e huaj, por jo një variant letrar i një gjuhe. Përndryshe, po ta pranonim këtë tezë të tij, atëherë do të quanim të importuara në Rusi rusishten e Moskës me rrethina, në Itali italishten e Firences apo në Francë frëngjishten e Il dë Frans.

Sot kanë dalë në skenë edhe disa sociolinguistë që nuk janë linguistë, e linguistë të paktë të cilët duan ta revizionojnë këtë Konsultë dhe vendimet e saj. Për të hedhur poshtë devizën e Konsultës “Një komb – një gjuhë letrare”, i referohen modelit norvegjez të dy gjuhëve standarde, që “nuk ka kriju dy kombe norvegjeze”. Dy syresh, anëtarë të Këshillit ndërakademik për Gjuhën, të njohur për qëndrimet e tyre kundër Konsultës dhe kundër gjuhës standarde, u shfaqën së fundi në një debat televiziv, ku ngritën përsëri problemin e paskajores.

Është për të ardhur keq që këtyre u janë bashkuar edhe eksponentë të së majtës shqiptare, e cila mëton se mbron arritjet kulturore dhe historike të kombit tonë. Një prej këtyre, me shkrimet dhe me pohimet në ekranet e televizioneve shprehet hapur kundër gjuhës standarde, që zuri fill në Prishtinë, duke e quajtur të vdekur apo duke ia kufizuar asaj fushën e përdorimit vetëm si gjuhë e administratës dhe duke kërkuar kthimin te dialektet. Një tjetër, me shkrime e intervista në gazeta e revista, shprehet se gjuha standarde ua ka ngushtuar frymëmarrjen dialekteve, duke sugjeruar që në shkollë të mësohet krahas saj edhe dialekti dhe duke kërkuar një kongres a plebishit për gjuhën standarde!

Është për të ardhur keq që këta kritikë të Konsultës së Prishtinës dhe të gjuhës standarde, të cilët kanë zënë departamentet e gjuhës shqipe në Tiranë e Prishtinë, me qëndrimet dhe pseudoteoritë e tyre helmojnë breza të tërë mësuesish të ardhshëm të gjuhës shqipe, duke i bërë një dëm të madh kulturës kombëtare dhe unitetit kombëtar.
Është për të ardhur keq edhe që televizione kombëtare u bëjnë jehonë ideve të këtyre, duke u dhënë vendin kryesor në emisionet televizive, siç ishte emisioni “Standardi i ri i shqipes”, ku shqiptarët panë me sy se cilët janë afruar në Këshillin Ndërakademik dhe dëgjuan se për ç’arsye i kanë bërë anëtarë të këtij këshilli.
Më në fund, por jo e fundit, është për të ardhur keq që dy Akademitë e Shkencave dhe dy shtetet shqiptare mbështetin nisma sektare që shkojnë kundër interesave shtetërore e kombëtare, dhe jo institucionet shkencore që kanë për tagër studimin e gjuhës shqipe./RAMI MEMUSHAJ/

Isa Mustafa ndërron fjalët për shpërbërjen e Parlamentit

0

Isa Mustafa LDKNdonëse kishte deklaruar se këtë javë do të shpërbëhet Parlamenti, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, së fundmi ka thënë se këtë javë nuk pret që kjo të ndodh. Sipas tij, shpërbërja e Parlamentit do të ndodh pas miratimit të Ligjit për Zgjedhjet dhe zgjatjes së mandatit EULEX-it.

Ndërkaq, duke folur për Gjykatën Speciale, sipas KosovaPress, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se është çështje që nuk mund të negociohet, pasi kanë pasur dy alternativa ,të themelohet nga Kuvendi i Kosovës apo nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me inicimin e Rusisë.

Ai tha se kanë marr përgjegjësinë dhe janë përcaktuar që Kuvendi të themelojë këtë Gjykatë e mos t’i lihet OKB-së.

Ndërsa për EULEX-in ka thënë se nuk nevojë që të kundërshtohet sepse “ka bërë një punë të mirë, duke u marr me atë pjesë të cilën nuk ka mundur të merret gjyqësori vendor”.

Kur ka folur për zgjedhjet, tha se duhet të mbahen tash, e jo të shtyhen në shtator, sepse sipas tij, do të ishte një zhgënjim për qytetarët/Telegrafi/

Ambasada Amerikane apel Kuvendit: Miratojeni Gjykatën

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasada e SHBA-ve në Prishtinë lëshoi sot ka lëshuar një deklaratë për media, në lidhje me zhvillimet e fundit në vend , e kryesisht rreth tentativave për ta kaluar në Kuvendin e Kosovës një Gjykatë Speciale që do të merrej me pohimet e Dick Martyt

Lexojeni të plotë deklaratë:

“Ambasada e SHBA-ve është e inkurajuar nga aprovimi i sotëm nga ana e Qeverisë së Kosovës i ligjit për ratifikimin e Shkëmbimit të Letrave mes Presidentes Jahjaga dhe Baroneshës Ashton. Ky vendim qartësisht i vë interesat afatgjata të Kosovës para shqetësimeve politike afatshkurtëra”.

“Ne tash apelojmë në anëtarët e Kuvendit të Kosovës që të mbajnë këtë momentum duke miratuar krijimin e një gjykate të Kosovës për t’u marrë me pohimet serioze nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2010. Bota është duke shikuar për të parë a është Kosova e përkushtuar për një proces juridik që me paanshmëri mund ti zgjidhë këto pohime përfundimisht”.

“Për të ecur përpara Kosova duhet të merret me këto pohime. Dështimi për të krijuar këtë gjykatë do t’i detyrojë trupat tjera ndërkombëtare që të merren me këto pohime. Kjo do t’i bëjë dëm të pamatshëm imazhit të Kosovës dhe aspiratave të saja Euro-Atlantike. Anëtarët e Kuvendit do t’i shërbejnë më së miri interesave të Kosovës duke qenë të përkushtuar për një proces juridik kredibil juridik që është i pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare”.

“Ambasada e kupton se kjo është një çështje e ndjeshme për Kosovën. Sidoqoftë, ky është një hetim që përqëndrohet në individët dhe nuk është gjykim kundër përpjekjeve kolektive të Kosovës për çlirim. Krijimi i kësaj gjykate është opcioni më i mirë për mbylljen e këtij kapitulli të historisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të qëndrojnë pranë Kosovës gjersa ajo vazhdon të ecë përpara me këtë detyrë thelbësore”.

Dita e Tokës shënohet edhe në Prizren

0

Muja duke mbjellurKryetari i Komunës  së Prizrenit Ramadan Muja, bashkë me përfaqësuesit e OJQ-ve të mjedisit, kanë mbjellur shumë drunj dhe lule decorative në qytetin e Prizrenit.

“Komuna e Prizrenit vazhdimisht është duke u angazhuar shumë, që në politikat e veta publike prioritet të jenë krijimi i hapësirave të reja të gjelbërta në të gjitha mjediset publike të institucioneve arsimore, shëndetësore më qëllimin e mirë për ajër më kualitativ dhe vlera turistike të gjelbërta”, tha Muja.Për nder të Ditës së Tokës, sot në qyttetin e Prizrenit janë mbajtur aktivitete të shumta.

Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill në vitin 1970. Në këtë datë 20 milion amerikanë morën pjesë në demostratën mjedisore nga më spektakolaret, që u quajt “Dita e Tokës”. Në Shqipëri, Dita Ndërkombëtare e Tokës ka filluar të celebrohet që prej vitit 2002.

Investimet për energjinë e rinovueshme për të ndaluar ndryshimet klimatike, është tema e përzgjedhur këtë vit për Ditën Ndërkombëtare të Tokës (22 prill) nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).

Selimi: Njohja nga Vatikani do të vijë

0

Petrit SelimiZëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm në largim të Serbisë, Ivan Mërkiq, i cili ka deklaruar se Vatikani nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. “Ivan Mërkiq është ministër në shkuarje nga Qeveria e kaluar e Serbisë dhe nuk e shoh të rëndësishme të merremi me deklarata të zyrtarëve në pensionim”, tha Selimi.

Selimi ka thënë se Kosova i ka marrëdhëniet shumë të mira me Selinë e Shenjtë. “Ivan Mërkiq është ministër në shkuarje nga Qeveria e kaluar e Serbisë dhe nuk e shoh të rëndësishme të merremi me deklarata të zyrtarëve në pensionim e sipër të shteteve fqinje. Kosova, si populli ashtu edhe shteti, kanë marrëdhënie të mira me Selinë e Shenjtë dhe e falënderojmë Atin e Shenjtë për kujdes”, është shprehur ai.

Selimi ia ka rikujtuar Serbisë dhe kryediplomatit të saj se Vatikani dikur është drejtuar nga shqiptarët. Në këtë kontekst, Selimi ka thënë se njohja e Kosovës nga Vatikani do të vijë si rezultat i konsolidimit të Ballkanit. “Kurrë nuk duhet të harrojmë se dy shqiptarë ishin bërë Papë dhe, pavarësisht konsideratave politike momentale, duhet të kujtojmë se lidhja jonë me Vatikanin shkon përtej njohjes formale. Edhe ajo do të vijë si rezultat i konsolidimit të gjithë Ballkanit, por Selia e Shenjtë e ka ritmin e vet të vendimmarrjes”, ka deklaruar Selimi.

Duke folur për procesin e njohjeve, zëvendësministri i MPJ-së ka bërë me dije se deri në fillim të qershorit Republika e Kosovës do t’i ofrohet njohjes së 110 ndërkombëtare. “Ministri Hoxhaj ka paralajmëruar edhe disa njohje deri në fillim të qershorit për t’iu afruar numrit prej 110 njohjeve”, ka thënë Selimi.

Pavarësisht se Kosova është në vit elektoral, Selimi ka vlerësuar se zgjedhjet parlamentare nuk do të kenë ndikim në agjendën e MPJ-së. Ai ka thënë se muaji maj dhe qershor do të jenë të ngjeshur me aktivitete, të cilat janë në interes të shtetit të Kosovës brenda dhe jashtë tij.

“Zgjedhjet parlamentare nuk mund të kenë ndikim, sepse agjenda e majit dhe qershorit është e mbushur me angazhime prej procesit të MSA-s e deri tek implementimi i marrëveshjes nga dialogu Kosovë – Serbi. Edhe shërbimi diplomatik dhe konsullor funksionojnë jashtë kalendarit të politikës lokale”, është shprehur Selimi.