17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8599

Demaçi: Po detyrohemi të shkelim mbi gjakun tonë

0

Adem DemaciVeprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka rikujtuar edhe njëherë udhëheqësit e vendit se kanë përgjegjësi për ta bërë lirinë e plotë të Kosovës, sepse, siç tha ai, ende nuk e kemi bërë. Ndërsa ka kritikuar presionin ndërkombëtar për krijimin e Gjykatës speciale në Kosovë.
Duke folur në akademinë përkujtimore në Gjilan, në nderim të 15-vjetorit të rënies së dëshmorit, Isa Kastrati, në Gjilan ku është shënuar të dielën 15-vjetori i rënies së dëshmorit, Isa Kastrati, Demaçi tha se dëshmorët e Kosovës patën për çka të vdesin, prandaj ata nuk duhet të qahen nga ne.

Demaçi u tregua kritik ndaj atyre që tani, siç tha ai, po e hanë luftën e vetë për interesa karrieriste, duke harruar interesin e popullit dhe të shtetit.

Ai rikujtoi udhëheqësit e vendit se kanë përgjegjësi për ta bërë lirinë e plotë të Kosovës, sepse, siç tha ai, ende nuk e kemi bërë.

Duke aluduar te kërkesat e ndërkombëtare për themelimin e gjykatës speciale në Kosovë, Adem Demaçi tha se “shqiptarët po detyrohen që të pranojnë diçka që shkel interesat e tyre”.

“Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të insistojë te shqiptarët të shkelin mbi gjakun e tyre”, tha Demaçi.

Limaj: Nisma do të jetë partia e parë në Prizren

0

Limaj ne pzKryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj nuk dyshon në suksesin që ky subjekt politik do të arrijë në Prizren.

Ai, madje tha se Nisma për Kosovën do të jetë partia e parë politike në Prizren.

“Nisma do të jetë subjekti i parë politik në qytetin e Prizrenit”, tha Limaj.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në takimin e Forumit të Gruas në Prizren. Ai ftoi të gjitha gratë e këtij qytetit, që të masivizohen për të ndryshuar gjendjen e rëndë në Prizren dhe Kosovë.

“Nevoja për ndryshime është e madhe në Prizren, prandaj punoni në mënyrë masive për të ndryshuar këtë gjendje”, u ka thënë Limaj grave të Prizrenit.  Sipas tij, qyteti i Prizrenit deri më tash nuk është qeverisur.

“Ky qytet vetëm është keqtrajtuar, prandaj ka ardhë koha për ndryshime”.
Limaj tha se për 15 vjet partitë politike nuk kanë arritur të nxjerrin një kandidate për kryetar të Prizrenit.

“Kjo tregon se në qafër gjendje është gruaja në këtë qytet”.

“Prizreni sot nuk e ka një aktivitet të gruas. Ju thërrasin vetëm për 8 Mars dhe në aktivitetet elektorale…”.

Edhe koordinatori i Nismës për Prizrenin, Sejdullah Hoxha ftojë gratë e këtij qyteti që të angazhohen në jetën politike. /PrizrenPress.com/

Thaçi pyet: A i doni 300 euro kur ta bëni një bebe!?

0

Thaci me femijeteKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar sërish sot qytetarëve përmes profilit të tij në Facebook. Ai thotë se ka një pyetje për prindër dhe familjarë, duke dëshiruar që ata të jenë pjesë e vendimmarrjes?
“Jemi në diskutim me ekspertët e demografisë dhe ekonomisë për një propozim të Qeverisë që për çdo fëmijë të porsalindur të ndahen nga 300 euro për kujdesin shëndetësor dhe sigurinë familjare. Ky propozim synon shtytje për familje të reja dhe të porsamartuarit por edhe mirëqenien sociale të familjeve”, ka shkruar Thaçi.

“Para ca javëve vizitova një kompani të re të dadove, kujdestareve të fëmijëve “Nina-Nana”. Mësova se shumë çifte të reja po hezitojnë të krijojnë bashkësi për shkak të konsideratave ekonomike dhe shoqërore.

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i ka propozuar në fillim të muajit Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit që të miratojë vendimin që për çdo fëmijë të sapolindur, familjes së foshnjës t’i dhurojë 100 euro me qëllim që sadopak të lehtësojnë barrën e shpenzimeve për familjet e kësaj komune.

Kryeziu: LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet nacionale

0

Eqrem KryeziuuKryetari i LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu është i binduar se LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet nacionale,që do të mbahen këtë vit. Ai tha se LDK-ja në zgjedhjet nacionale do të hyjë me platformën e fitores.

“Kosovës i nevojitet një qeverisje pa korrupsion.Këtë qeverisje mund të ofrojë vetëm LDK-ja”, tha Kryeziu, në takimin që ka mbajtur me qytetarët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren.
“Ndryshimi i pushtetit është një element i demokracisë të cilën duhet ta bëjmë si shoqëri në mënyrë që të tregojmë se sa jemi pjekur si shoqëri”

” Varfërinë e madhe që e ka kapluar popullsinë tonë, mund ta stopojë vetëm një qeverisje e përgjegjshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës”./PrizrenPress.com/

Kosova po plaket

0

Kosova-popullsiaKosova aktualisht ka popullsinë me moshën më të re në Evropë. Por kështu mund të mos jetë pas 50 viteve, sepse rënia e trendit të lindshmërisë tregon se në vitin 2061 rreth 30 për qind do të jetë mbi moshën 65 vjeçare.

Vetëm 7 për qind janë mbi moshën 65 vjeçare. Ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë rreth 65 për qind janë të moshash nga 15-64 vjeç dhe rreth 28 për qind nga 0-14 vjeç, bëhet e ditur në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila për herë të parë ka bërë parashikimin (projeksionet) e popullsisë bazuar në kriteret dhe standardet ndërkombëtare.

Raporti paraqet parashikimet e popullsisë së Kosovës për një periudhë 50 vjeçare duke filluar nga viti 2011-2061 sipas moshës dhe gjinisë.

Popullsia-statistika

Por, trendi i lindshmërisë, bazuar në këtë raport, tregon se pas rreth 50 viteve, mosha mesatare e popullsisë së Kosovës, do të jetë shumë më e plakur sesa sot, transmeton reporteri.

Në vitin 2061 rreth 30 për qind, apo 1/3 e popullsisë do të jetë mbi moshën 65 vjeçare.

Isa Mustafa shpalosë sot programin në Bresanë të Dragashit

0

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të takohet sot me përfaqësuesit e partisë së tij në Bresan të Dragashit.

Ai në këtë takim do të shpalosë programin qeverisës të LDK-së.

“Tubimi partiak mbahet në ora 14:00 në shtëpinë e kulturës në Bresanë”, njofton LDK në Dragash. /PrizrenPress.com/

Sot, takohet Forumi i Gruas Nisma për Kosovën në Prizren

0

Nisma per kosove1Forumi i Gruas Nisma Për Kosovën, do të mbajë mbajë takimin e parë në Prizren. Në këtë takim merrë pjesë edhe kryetari i Nismës Për Kosovën, Fatmir Limaj.

“Sot më datë 20.04.2014 në ora 14:00 në Restaurant “Andi” do te mbahet mbledhja e Forumit të Gruas të NISMA për Kosovë dega në Prizren.

Të pranishëm do të jenë Kryetari i Kryesisë së NISMËS për Kosovën Fatmir Limaj , Koordinatori i NISMËS për Prizrenin, Sejdullah Hoxha si dhe kryetarja e Forumit te Gruas, Valdete Bajrami”, njofton zyra për informim e NISMËS, Dega në Prizren.

Enveri kërcënon Nexhin me shkurorëzim!

0

EnverHoxha7-25Nëse nuk shkon në parukeri, do të tradhtoj Nexhmije- e kërcënoi Enveri për të satën herë vejushën e tij.

-Po ta bëj këtë, mund t’ i hap telashe vehtes, e më turren bukuroshët e bllokut mbrapa- replikoi Nexhi
-Aman, moj Nexhi, se ti edhe e pispillosur apo e rregulluar, e shëmtuar si shimpaze mbetesh- mërmëriti Enveri, në kabinën telefonike të botës së përtejme.

-He, si do e lemë? Të shkoj në parukeri, apo jo?- u çorr Nexhi e xhindosur, e cila mesa duket diçka kapi prej fjalëve të Enverit.
Ky i fundit, po krihte flokët, ose më mirë, një femër tjetër, të cilën Nexhi nuk e shihte dot, po i lëpinte balluket me krëhërin e saj, të gjërë sa një cfurk kashte.

-Po nuk shkove, nuk ta garantoj besnikërinë martesore që kemi. Vërtetë kam 29 vite që sfle me ty, ama, besën ta kam ruajtur- u përgjigj Enveri duke i lëpirë gishtat bukuroshes së tij.

“Këto të mira ka jeta në botën tjetër, sepse mbitokësorët, të dëgjojnë vetëm zërin, por fytyrën dhe veprimet tona këtu nuk i dallojnë dot”- këto fjalë Enveri hollivudian, ia shqiptoi pa zë ngjalës së tij, e cila me sa duket ishte Lenka Ciko.

Nexhi hapi me duar të dridhura listën e numrave familjarë, kërkoi numrin e telefonit të sallonit të bukurisë së saj të preferuar dhe mbylli menjëherë një takim.

-Mos do shkosh të ditëlindja e Ilirit?- e pyeti në konfidencë parukierja e saj besnike.
-Jo, jo, por kemi 29 vjetorin e vdekjes së shokut Enver- i kujtoi Nexhi asaj duke rënkuar.

-Po vij të marr menjëherë në shtëpi- i tha parukierja Nexhit dhe e mbylli bisedën pa e përshëndetur atë.
Brënda gysmë ore Nexhi u ndodh e ulur në karrigen prej lëkure ngjyrëmjalti të parukerisë së saj të dashur, e instaluar në ndërtesën e gazetës DITA.

Kur Nexhi i tha asaj: nuk e kuptoj Enverin tim, përse s’më josh më, sepse unë kohët e fundit jam gjallëruar?-, parukierja vuri buzën në gaz të tillë saqë Nexhi e pickoi në ijë.

-Ç’pate moj loçkë?
Fytyrëzbukuruesja bëri sikur nuk e dëgjoi britmën e Nexhit për shkak të tharëses së flokëve që pipëtinte e shfrynte e tërbuar flokët e Nexhit të holluar nga vetmia komuniste.
– Të shtiret në ëndrra më duket jot shoq?
-Jo vetëm më shtiret, por edhe më kërcënon- rënkoi Nexhi.

-Sali, edhe ti këtu?
Saliu, edhe pse pati ardhur përpara Nexhit në berberinë, ngjitur, pranë parukerisë ajo nuk e pa kur hyri.
-Po, po, edhe unë këtu. Berberi më të mirë se kjo, nuk e gjen në Tiranë- i tha ai duke veshur pardesynë verore.
– Të kam bërë king. Farforitet e gjata shkojnë përkryer me hundën e gjatë- i tha berberi Salës.

-Mirupafshim Nexhi.
-Mirupafshim Salë. E more ftesën e përkujtimit të shokut
Enver?

-Po, e mora…
-Sale, prit, prit de. Pi ca gllëjka qumësht. Pas pak do flasësh para popullit në parlament. Ky qumështi ka vetinë që ta trash zërin, ta egërson dhe kjo i duhet teatrit tonë politik!- i shpjegoi atij kryeredaktori i gazetës Dita.
Sala, qeshi trashë, piu qumështin në heshtje, pa guxuar ta shihte Nexhin në sy, dhe baktisi ndërtesën.

Ndërsa parukierja po i hiqte vetullat Nexhit, Iliri zbriti shkallët e katit të dytë, i shoqëruar prej Monikës.

Nexhi, me ta parë, e përuroi për dietën e sukseshme.
-Qënke bërë elegant, o shejtan. Të paska rënë barku! Sikur të ishe pak më i gjatë, do ishe, im shoq i dytë në kohët e tij më të mira.
Monika i dëgjoi qartë fjalët e Nexhit.

-Këtë herë po flirton me tim shoq, shimpazeja më e shëmtuar e xhuglës. Herën e kaluar flirtove me Lulin, fytyrëbugaxhen.
Mbasi monika u gelltit dy here me ironi tha: Të kërcënoi Enveri se do të shkurorëzojë, shtrigë?

Nexhit iu ndezën llampat diktatoriale si asnjë herë tjetër.
-Si guxon kështu ti moj armike e popullit të më flasësh në këtë mënyrë? Kush ishte ai spiun i Partisë që të tregoi ty kërcënimet e tim shoqi ndaj meje, Nexhit bukuroshe?

-Ilir, Ilir! I ke bërë ftesë ti, kësaj fshesës pa flokë me bisht të kuq?
Iliri neglizhoi me sa u mund, acarimin e Monikës,
Patjetër që ia kam bërë ftesën. -E ka nga pleqëria, e mjera, mos i vër re. Ka pasur alamet burri, mos e harro këtë?
-Foton e Enverit, bukuroshit- fjalën bukurosh, Monika e shqiptoi butë, shumë butë, -vare në mur katër me katër, ama këtë shtrigë nuk e dua kurrë në ditëlindjen time.

Kur Monika, pa Ilirin të zgërdheshet, ajo, vendosi të hakmerrej ndaj Nexhit që mori zemër prej fjalëve të IIirit dhe ia krehu fytyrën asaj egër.
Monika, shtypi stacionin televiziv 1944. Në ekranin e televizorit të parukerisë, u shfaq Enveri, në një pyll të ndriçuar duke puthur e bërë dashuri me një plakë bjonde.

-Auuuuuuuu, Enver, maskara! Hiqi buzët prej gojës së saj tradhtare. Ngrihu prej atij trupi të infektuar, vagabond! Ah, ha, ahh, sa mirë që paskam bërë që u treta kaq vite, qysh kur vdiqe, në krevat me Aqifin?
-Phu, plakë e keqe! Ta nxorra sekretin! Budallaqe! Ky film është i montuar- u tall Monika dhe u largua drejt daljes.

-Mama, mama, mos bëj zhurmë të lutem, se po përqëndrohem për shkrimin përkujtimor të babait, që do botohet në BALLINëN e gazetës Dita, pasnesër, u ankua i biri i saj, Iliri, nga zyra katit të dytë të redaksisë Dita.
Atë çast, u shfaqën dy gazetarë të gazetës Tema, dhe përforëcuan ankesën e Ilirit, me fjalët: përmbahu zonja Hoxha, përmbahu! Gratë ndonjëherë bëhen të këqija nga e mira që i ka mbuluar – tha ai, me kokën e drejtuar nga Monika e cila sapo mbylli derën luksoze të parukerisë.

Në sallën e parukerisë mbizotëroi heshtja. Atë e prishte herë pas here surbimi i kafesë në buzët e djegura të Nexhit. Ajo shihte vazhdimisht fytyrën e saj të pispillosur, flokët e krehur e lyer ngjyrë vishnje dhe shpresonte që Enveri t’i shfaqej sonte përsëri në ëndërr dhe pëshpëriste asaj si pëllumb në vesh: tani, po, tani je bërë një thëllëzë, Nexhushka ime”
-E ke qarë rrëfimin për babanë. Mos i hiq as edhe një presje- i tha i entuziazmuar redaktori Ilirit.
Ky i fundit e falenderoi ngrotësisht për këtë respekt të paparë në Ballkanin stalinist, që ai po tregonte për djalin e ish diktatorit duke e botuar në faqen e parë, dhe dhënë hapësirë të gënjejë pa kufi .
Iliri, nuk harroi t’i jepte gazetarit fotot e babait me kapele hollivudiane, fytyrë të buzëqeshur si engjëll, për t’ i skanuar e botuar ato në gazetë. Në vazhdim i zgjati dorën drejt mamasë. Nexhi e ndoqi Ilirin me gjysmë gëzimi.

“Do më pëlqejë Enveri tashmë? Nëse jo, vazhdoj punën unë, me Aqifin tim sekret, dhe flirtin me Ilirin, sa për inat të Monikës- llomotiti ajo…

Rezart Palluq,Amsterdam/PrizrenPress.com/

Gracias Maestro! Fjalitë brilante që përcollen ikjen e Markezit

0

Gabriel Garsia MarkezIsabelle Allende (shkrimtare kilene): “Ishte zëri që i tregoi botës se cilët jemi. I vetmi ngushëllim është që vepra e tij është e pavdekshme”

Miguel Barnet (shkrimtar kuban): “Kuba vuan për vdekjen e tij, ashtu si të gjithë lexuesit e një shkrimtari që është ikonë”

Barack Obama (president i SHBA): “Me vdekjen e Gabriel Garcia Markezit, bota ka humbur një prej shkrimtarëve të saj më vizionarë, dhe një prej të preferuarve të mi, kur isha i ri”

Mario Vargas Llosa (shkrimtar peruan): “Ka vdekur një njeri i madh. Veprat e tij i kanë dhënë pasuri dhe prestigj të madh, letërsisë së gjuhës sonë”

Dario Fo (shkrimtar, dramaturg, aktor italian): “Eshtë një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të shekullit të fundit, që solli një revolucion të gjuhës, e që u përqafua më pas nga të gjithë shkrimtarët e Amerikës Latine”

Paulo Coelho (shkrimtar brazilian): “Shembi murin mes realitetit dhe fantazisë, duke u hapur rrugën të gjithë brezave të shkrimtarëve amerikano latinë”

Edwidge Danticat (shkrimtare haitiane): “Po ta kesh lexuar, e di që ai nuk ka ikur me të vërtetë. Eshtë në të përtejmen e krijesës së tij, në Makondon e tij”

Sergio Ramirez Mercado: “Pati aftësinë të rrëfente historitë që shumë prej nesh i kishim mu përpara syve, por nuk i kishim parë. Në këtë drejtim ishte unik”

Cristobal Pera (Drejtor i Shtëpisë Botuese Penguin Random House në Meksikë): “Eshtë Mandela i letërsisë, për shkak të impaktit që ka pasur tek lexuesit e tij në të gjithë botën. Ndikimi i tij është universal, dhe kjo është gjë shumë e rrallë”

Ian McEwan (shkrimtar anglez): “Duhet të rikthehemi pas në kohë, deri tek Dickensi, për të gjetur një shkrimtar të një cilësia shumë të lartë letrare, i tillë që të ushtrojë një ndikim të jashtëzakonshëm tek popuj të tërë”

Rafael Tovar y de Teresa (Drejtor i Këshillit Kombëtar Meksikan për Kulturën dhe Artet): “Kohët e fundit nuk ishte e lehtë të komunikoje me të, edhe pse kuptonte dhe e conte përpara bisedën. Ishte gjithmonë i dashur, bujar dhe jashtëzakonisht shumë inteligjent”

Dilma Rousseff (Presidente e Brazilit): “Personazhet e tij dhe Amerika Latine e tij do të mbeten të ngulitura në zemrat dhe kujtimet e miliona njerëzve”

Enrique Pena Nieto (President i Meksikës): “Në emër të Meksikës, shpreh trishtimin tim për vdekjen e shkrimtarit më të madh të të gjithë kohëve: Gabriel Garcia Marquez”

Francois Hollande (President i Francës): “Bashkë me Marquezin, ikën një gjigand i letërsisë, që ka ndikuar në imagjinatën e një kontinenti të tërë”

Peter Englud (Sekretar i Përhershëm i Cmimit Nobel): “ka ikur një artist magjik, por arti i tij i madh mbetet këtu me ne. Shumë autorë janë vetëm hije, por Gabriel Garcia Marquez është ndër ata që bën hije, dhe i tillë do të jetë edhe pas vdekjes”

Raffael Correa (President i Ekuadorit): “Gabo na la, dhe do të kemi vite vetmie. Por vepra dhe dashuria për vendin e tij do të mbeten. Adios, hasta la victoria, i dashur Gabo”

Bill Clinton (ish President i SHBA): “Që kur lexova “100 vjet vetmi” më shumë se 40 vite më parë, kam mbetur gjithmonë i mrekulluar prej dhuntisë së tij të imagjinatës, qartësisë së mendimit dhe ndershmërisë emocionale… Jam i nderuar që jam mik i tij dhe që kam njohur zemrën e tij të madhe dhe mendjen e tij brilante për më shumë se 20 vite”

Juan Manuel Santos (President i Kolumbisë): “Njëqind vite vetmi dhe trishtim për vdekjen e kolumbianit më të madh të të gjitha kohërave”

Luiz Inacio Lula da Silva (ish president i Brazilit): “Gabriel Garcia Marquez ishte një shkrimtar i jashtëzakonshëm, një gazetar i mrekullueshëm, një militant i madh i kauzave demokratike popullore dhe është një simbol për të gjithë ne në Amerikën Latine”

Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (grup rebelësh kolumbianë): “Vdekja e Gabos është një humbje për Kolumbinë dhe për të gjithë botën. Por kujtimi i tij do të mbetet prej veprës së tij”

/Përgatiti E.Gjini-bota.al/

Në mbrojtje të kalldrëmit…

0

LSHPMbështetur në të dhënat e Komunës së Prizrenit, organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” vlerësoi se ekzekutivi i Prizrenit, ndonëse ka ndjekur shumicën e procedurave të duhura për realizimin e një investimi kapital të rëndësisë së veçantë, megjithatë ka iniciuar punimet pa e siguruar edhe përfundimisht lejen për ndërtim.

Në këtë kontekst është shqyrtuar ecuria e nisjes së punimeve në riparimin e Sheshit të Lidhjes, që ka ngjallur një debat në shoqërinë prizrenase sa i përket ruajtjes së vlerave natyrore dhe trashëgimisë urbane, në këtë pjesë të rëndësishme të Qendrës Historike të qytetit.

Referuar një informate të marrë nga Drejtoria e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor, lidhur me projektin, koordinatori i Programit të Trashëgimisë Kulturore, Valon Xhabali tha se nga kjo del se “Sheshi i Lidhjes është në procedurat përfundimtare për pajisje me leje”, derisa Drejtoria e Shërbimeve Publike që është bartëse e këtij projekti ka shpjeguar se gjatë hartimit të projektit ka pas debat publik me qytetarët, ndërsa në planifikim janë kyçur edhe ekspertë ndërkombëtarë, në mënyrë, që rivitalizimi të realizohet sipas standardeve të mirëfillta urbane.

Nisja e punimeve për projektin ka ngjallur reagim në mesin e qytetarëve për shkak të largimit të një numri të drunjve nga kjo hapësirë. Por komuniteti ka reaguar edhe në tetor të 2012-ës, gjatë fazës së planifikimit të projektit, me ç’rast është kërkuar që kalldrëmi të ruhet, sikurse që është apeluar që edhe jazet të kenë dimensionet e duhura.

“Shpjegimet e dhëna nga bartësit e projektit janë se në vend të kalldrëmit do të përdoret një material tjetër vendor (rrasat) shkaku i kostos, përderisa për jazet planifikuesit janë zotuar se do t’i rishqyrtojnë dimensionet. Lidhur me drunjtë, DSHP ka bërë të ditur se UN Habitat ka sjellë një ekspert ndërkombëtar, që ka hartuar një raport lidhur me gjendjen e tyre dhe masat që duhet ndërmarrë gjatë realizimit të projektit”, tha Xhabali.

Në raportin e ekspertizës ndërkombëtare, thuhet se disa drunj janë të vdekur, të sëmurë apo në shpërputhje me infrastrukturën, që do të vendoset dhe është paraparë zëvendësimi i tyre, sipas udhëzimeve të përgjithshme, që janë dhënë për tërë zonën. Po ashtu është kërkuar që hartohen udhëzime të shkruara mbi standardet e ruajtjes së gjelbërimit para nisjes së punimeve në terren, si dhe mbikëqyrja e gjelbërimit nga zyrtari komunal përgjegjës për mjedisin.

Bazuar në këto të gjetura, “EC Ma Ndryshe” i rekomandon komunës, që të mos iniciojë punime në asnjë projekt ndërtimor pa u pajisur me leje të duhur, ndërsa kërkon që pas çdo debati publik, procesverbali i takimit t’i shpërndahet pjesëmarrësve, në mënyrë që të ketë mundësi edhe për komente shtesë dhe përfshirje të vërtetë të qytetarëve në vendimmarrje.

Në rastet kur materiali ndërtimor ndikon në kosto të merret parasysh edhe shtyrja e realizimit të projektit deri në sigurimin e mjeteve të nevojshme./zëri/