22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8600

Marrëveshja e dështuar

0

Thaci_Dacic_Ashton5-21Një vit më parë, më 19 prill 2013, kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq nënshkruan në Bruksel Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kjo marrëveshje e garantuar nga BE-ja dhe e quajtur historike, nuk ka dhënë rezultatet e pritur, madje nga analistët politikë dhe nga opozita kosovare konsiderohet marrëveshje e dështuar. Derisa kryeministri, Hashim Thaçi, vazhdon ta quajë historike, ka të tillë që mendojnë se kjo marrëveshja u bë vetëm për t’ia plotësuar agjendën evropiane Serbisë.

Ndryshe, një vit pas, gjendja ka mbetur e njëtrajtshme në veri, me struktura që nuk i njohin institucionet e Kosovës dhe me barrikada në rrugë. Vetëm zgjedhjet dhe policia mund të konsiderohen hapa pozitivë, të tjerat kanë mbetur të njëjta.

Kryeministri Thaçi nëpërmjet një komunikate thotë se kjo marrëveshje ka mbyllur kapitullin e përgjakur ndërmjet dy popujve dhe ka hapur kapitullin e paqes dhe të fqinjësisë së mirë. Sipas Thaçit zbatimi i kësaj marrëveshje ka dhënë rezultate të konsiderueshme./zeri/

“Kënga ime”, pas pjesëmarrjes së këngëtarit serb, tërhiqen artistët nga Kosova

0

Dani“Jam njëri ndër këngëtaret pjesëmarrës të festivalit ‘Kënga ime’ në TV Klan. Pas prezantimit të këngëtarit serb, Zdravko Çoliç si mysafir special në javën e kaluar, unë kam vendosur të mos jem pjesë e këtij festivali të këngës shqiptare. Pse s’dua të jem në skenën e këngës shqiptare bashkë me Çoliçin, kam një mijë e një arsye”, – ishte ky reagimi i parë i këngëtarit të muzikës popullore Hysni Klinaku si i ftuar te festivali “Kënga ime”, i cili i tha jo pjesëmarrjes pasi në atë skenë performoi këngëtari i njohur serb, Zdravko Çoliç.

Pas Hysniut, një tjetër këngëtar i ka thënë jo po të njëjtit festival. Visar Peja, një këngëtar i njohur në Kosovë, djali i legjendës së muzikës popullore Ismet Peja, gjithashtu ka reaguar duke braktisur kështu pjesëmarrjen në këtë festival.

“Sigurisht që nuk do të jem pjesë e këtij festivali. Me atë çfarë bënë, definitivisht treguan që nuk kanë lidhje me përjetimet tona. Kur në Rashkë të Serbisë akoma po nxirren eshtrat e shqiptarëve, ata ftojnë një këngëtar serb të jetë pjesë e këtij festivali. Por le të mbetet në përgjegjësi dhe fytyrë të tyre”, ka deklaruar Visari. E të njëjtin veprim deri më tani e ka ndërmarrë edhe këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi.

Është dashur të prezantohet pas dy javësh (26 prill) dhe këngët i ka thuajse të përfunduara, porse ka vendosur që të mos paraqitet. “Pas spektaklit të së shtunës (kur u prezantua Çoliçi), kam vendosur të tërhiqem, sepse thjesht më ka ngjallur ndjenja jo të mira e gjithë ajo çfarë ka ndodhur atë natë”, ka thënë këngëtarja.

Ramadan Krasniqi: Zdravko duhet të distancohej nga krimet serbe duke kërkuar falje
Ramadan Krasniqi (Dani) përmes një komunikate ka rikonfirmuar arsyen e anulimit të pjesëmarrjes së tij në spektaklin ”Kënga ime” . Ai ka pohuar se artistët serbë duhet të kenë guximin të kërkojnë falje për krimet që shteti i tyre ka bërë në Kosovë. Sipas Krasniqit, “nëse muzika nuk ka gjuhë, ose është gjuhë unikale botërore, Zdravko Çoliç e asnjë artist tjetër serb deri sot nuk patën guximin njerëzor, të paktën të kërkonin falje për krimet që shteti i tyre ka bërë në Kosovë”.

“Duke ruajtur respektin profesional për të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Tiranë, nga të cilët kisha nderin të përfaqësoja Kosovën në këtë program edhe në vitin 2010, unë sot ndihem thellë i prekur nga hapësira që iu dha Çoliçit prej organizatorit”, ka thënë këngëtari Ramadan Krasniqi.

Megjithatë, duke shpresuar se ka qenë një gabim pa dashje nga ana e organizatorit, ka shtuar se nuk e sheh veten në një skenë të Tiranës me Zdravko Çoliç. “Zdravko Çoliç dhe unë njihemi mirë në profesion. Ia kemi përcjellë karrierën njëri-tjetrit. Nuk do të më pengonte aspak që ta konkurroja Zdravkon në ndonjë festival ndërkombëtar, ku Kosova ende nuk pranohet sipasojë e shtetit të tij serb. Muzika nuk ka gjuhë ose është gjuhë unikale botëroredhe aty flet arti, por unë mbetem i bindur thellë se hitet e Zdravko Çoliç, që u takojnëviteve ‘70, ‘80 dhe ‘90, tashmë kanë vdekur, e bashkë me to edhe Jugosllavia. Andaj, ftesa që i bëhet atij, është edhe shumë e panevojshme”, ka vlerësuar Dani.

Marrëveshja largoi ndikimin e Beogradit në Kosovë

0

Edita Tahiri“Integrimi i katër komunave veriore, shuarja e strukturave paralele, funksionalizimi i doganave dhe heqja e barrikadave”, janë disa nga pikat e marrëveshjes së Brukselit, që sipas zv/kryeministres Edita Tahiri, janë përmbushur brenda 12 muajve nga momenti i nënshkrimi të këtij dokumenti. Në një intervistë për gazetën Tribuna, ajo ka thënë se edhe dy barrikadat e mbetura do të hiqen shpejt, ndërsa çështja e të pagjeturve, dëmet e luftës dhe disa pika tjera pritet të diskutohen në fazën e ardhshme me Beogradin

Marrëveshja e 19 prillit mes Prishtinë dhe Beogradit që të shtunën ka mbushur një vjet, nga momenti i nënshkrimit, po vlerësohet si e suksesshme nga zyrtarë që kanë qenë të përfshirë në këtë proces. Zv/kryeministrja Edita Tahiri, gjatë një interviste për gazetën Tribuna, ka thënë se dokumenti në fjalë për 12 muaj ka arritur në shumë plane t’i integrojë serbët e veriut, dhe ta largojë përfundimisht ndikimin e Beogradit mbi këtë pjesë të qytetarëve të Kosovës.

“Unë mendoj se Serbia është duke e hequr gradualisht ndikimin dhe ndikimi përfundimtar i Serbisë në këtë pjesë do të varet nga ajo se sa Serbia dëshiron të përparojë drejt Bashkimit Evropian. Në qoftë se Beogradi heq dorë nga politika e ndërhyrjes në shtetet fqinje, përfshirë edhe Kosovën, do të ketë ardhmëri më të mirë Evropiane”, ka thënë Tahiri. Ajo ka përmendur se si marrëveshja, ka hequr elementet ilegale nga komunat veriore me anë të zgjedhjeve të fundit, por edhe integrimin e ish-pjesëtarëve të MUP-it në Policinë e Kosovës.

Por zyrtarja e lartë e Qeverisë pranon se ende ka elemente që në veri po e pengojnë jetën normale, “Në këtë kontekst janë edhe disa çështje që duhet të realizohen dhe është në proces, shpërbërja e strukturave paramilitare të ashtuquajtura “Mbrojtja Civile” dhe ne kemi ofruar një plan integrimi për pjesëtarët e kësaj strukture, ata do të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës por vetëm e institucioneve civile dhe jo atyre të sigurisë”, ka deklaruar zëvendëskryeministrja.

Tahiri bëri të ditur se dialogu me Beogradin do të vazhdojë, ndërsa janë edhe disa çështje të ndjeshme që, sipas saj, duhet të trajtohen gjithsesi. Në këtë mes hyjnë të pagjeturit por edhe dëmet e luftës që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës.

“Një prej temave kryesore që duhet të diskutohet janë reparacionet e luftës që përfshin jo vetëm kompensimit e dëmeve të luftës që Serbia ia ka bërë Kosovës por edhe të gjitha aspektet që lidhen me reparacionet përfshirë edhe zgjidhjen çështjes së të pagjeturve, pastaj dhunimi i grave si mjet i luftës, çështje të cilën nuk e ka trajtuar Tribunali i Hagës. Duhet të bëhet një Tribunal tjetër për ish-kriminelët e regjimit të Serbisë në mënyrë që të trajtohen çështjet e dhunimit të grave, sepse Serbia ka përdorur këtë mjet jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnjë e Kroaci” ka thënë mes tjerash Tahiri.

Tribuna: Më 19 prill janë bërë një vit nga nënshkrimi i marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Që nga ajo kohë deri më sot çka është realizuar dhe çka mbetet të zbatohet nga ky dokument?
Tahiri: Më lejoni t’i vlerësoi rezultatet e kësaj marrëveshjeje në disa plane. Në planin e parë kjo marrëveshje ka mundësuar shtrirjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës në pjesën veriore të vendit si dhe ka nisur mbarë procesi i integrimit të serbëve të asaj pjese në institucionet e shtetit dhe në jetën e përgjithshme në Kosovë sepse kjo marrëveshje ka mundësuar funksionalizimin e komunave legale si rezultat i zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, ku për herë të parë pas pavarësisë, këto katër komuna kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale të shtetit të Kosovës.
Me këtë rast, janë shuar strukturat ilegale dhe ato tani funksionojnë mbi baza legale të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Normalizimi dhe shtrirja e sovranitetit ka ndodhur edhe në fushën e sigurisë sepse janë shuar strukturat ilegale të policisë përkatësisht janë mbyllur zyrat e MUP-it dhe pjesëtarët serbë të policisë tashmë janë pjesë e Policisë së Kosovës. Sa i takon fushës së drejtësisë janë mbyllur gjykatat paralele, ndërkohë është arritur marrëveshja për zbatimin e çështjeve të drejtësisë ku së shpejti pritet krijimi i një gjykate themelore dhe një zyre prokurorie në bazë të sistemi unitar të drejtësisë në Kosovë dhe gjykatësit e prokurorët serbë me një plan integrues do të bëhen pjesë e institucioneve të drejtësisë së Kosovës.

Tribuna: Kur folët për aspektin e sigurisë, thatë që ka shuarje të strukturave të MUP-it, ndërsa ka ankesa nga qytetarë dhe organizata të ndryshme se këto struktura ende veprojnë në veri, pavarësisht marrëveshjes?
Tahiri: Kjo nuk është e vërtetë sepse Policia e Kosovës vepron tashmë në pjesën veriore të vendit me të gjitha strukturat e saj si dhe kemi një bashkëpunim me EULEX-in i cili vazhdimisht monitoron zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Mund të ju them se ka pasur raste individuale ku deri tash janë regjistruar dy raste ku individë që kanë punuar përpara në struktura ilegale, kanë reaguar por ata janë ndëshkuar.
Me fjalë tjera ka një zbatim të plotë dhe gjendja e sigurisë atje është gjithnjë më e mirë.
Po ashtu si rezultat i marrëveshjes së Brukselit tashmë janë hequr 18 barrikada, kanë mbetur vetëm edhe dy të cilat pritet të hiqen, ndërsa është funksionalizuar sistemi i doganave, ka filluar pagesa e taksës doganore dhe të gjitha procedurave tjera, ndërkohë nga dialogu teknik është vendosur kufiri shtetëror mes dy shteteve me marrëveshjen e IBM-së. Në planin e integrimeve Evropiane marrëveshja e Brukselit ka mundësuar që Kosova të bëhet pjesë zyrtare e procesit të integrimit në BE dhe së shpejti do të nënshkruajmë marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe natyrisht kjo arritje është e ndërlidhur me dialogun e Brukselit me qëndrimin tonë si palë serioze në bisedime por edhe me forma evropiane që Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë këto vite. Ndërkohë në planin e marrëdhënieve mes dy shteteve mendoj se ka pasur përparime sado që historia mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura dhe sovrane është një histori negative, megjithatë marrëveshjet e arritura kanë bërë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës në të gjitha fushat ku është arritur marrëveshja. Me lejoni ta analizoj edhe në një plan tjetër në këtë marrëveshje, ai është plani në kuptimin që marrëveshjet si një proces paqësor ka kontribuar dhe po kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon. Unë mendoj se Serbia është duke e hequr gradualisht ndikimin dhe ndikimi përfundimtar i Serbisë në këtë pjesë do të varet nga ajo se sa Serbia dëshiron të përparojë drejt Bashkimit Evropian. Në qoftë se Beogradi heq dorë nga politika e ndërhyrjes në shtetet fqinje, përfshirë edhe Kosovën, do të ketë ardhmëri më të mirë evropiane, por nëse vazhdon me standarde të dyfishta, pra në Ballkan të jetë jo evropiane dhe në Bruksel evropiane, mendoj që do ta cenojë rrugën e vet drejt BE-së.

Tribuna: Përmendët të gjitha pikat e këtij dokumentit që thoni se kanë gjetur zbatim në praktikë. Nëse është kështu, Marrëveshja e Brukselit a ka larguar përfundimisht ndikimin e Beogradit në Kosovë?
Tahiri: Në këtë kontekst janë edhe disa çështje që duhet të realizohen dhe është në proces, shpërbërja e strukturave paramilitare të ashtuquajtura “Mbrojtja Civile”, dhe ne kemi ofruar një plan integrimi për pjesëtarët e kësaj strukture, ata do të bëhen pjesë e Institucioneve të Kosovës por vetëm e institucioneve civile dhe jo atyre të sigurisë.

Tribuna: Ka afat se deri kur duhet të kryhet ku proces?
Tahiri: Kjo është një sfidë për t’u arritur, ndërsa për sa i takon afatit, në bazë të procedurave në momentin që do të krijohen të gjitha mundësitë e integrimi të këtyre pjesëtarëve, do të fillojë procesi i integrimit të tyre. Në të njëjtën kohë paralelisht mbyllen këto struktura. Janë edhe sy sfida tjera që duhet të rrumbullakojmë planin për zbatim ato për marrëveshjen e telekomit dhe energjisë.

Tribuna: Ka ende nevojë të vazhdojë dialogu me Beogradin?
Tahiri: Dialogu duhet të vazhdojë sepse bashkëpunimi rajonal dhe dialogu janë vlera evropiane, mirëpo në raportet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë ka edhe çështje tjera që duhet të diskutohen, një prej temave kryesore është reparacionet e luftës që përfshin jo vetëm kompensimit e dëmeve të luftës që Serbia ia ka bërë Kosovës por edhe të gjitha aspektet që lidhen me reparacionet, përfshirë edhe zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve, pastaj dhunimi i grave si mjet i luftës, çështje të cilën nuk e ka trajtuar Tribunali i Hagës. Duhet të bëhet një Tribunal tjetër për ish-kriminelët e regjimit të Serbisë në mënyrë që të trajtohen çështjet e dhunimit të grave, sepse Serbia ka përdorur këtë mjet jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnjë e Kroaci, pra kjo është një çështje që duhet të ndodhë përmes një Tribunali të ri në Hagë. Përveç këtyre çështjeve, mendoj se një temë e rëndësishme që duhet të diskutohet është tema e sukcesionit. Serbia ende përdor pasuritë e Kosovës, ambasadat që janë jashtë dhe të tjera pasuri që i kanë taku ish-Jugosllavisë dhe që Kosova ka të drejtë në pjesën e vet, sepse ka qenë një prej tetë njësive federale.

Tribuna: Për zgjedhjet e fundit lokale, ka pasur dialog për këtë çështje në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit. Konsideroni që çështja e zgjedhjeve nacionale që po afrojnë, po ashtu do të jetë pjesë e këtij procesi, për shkak të përfshirjes së serbëve në zgjedhje?

Tahiri: Zgjedhjet e Kosovës janë të shtetit tonë, i takojnë sovranitetit tonë dhe për këtë proces askush nuk mund të ketë kurrfarë roli apo ndikimi. Natyrisht që qytetarët e Kosovës i njohin mirë ligjet duke përfshirë edhe ligjin për zgjedhje. Ne jemi shtet demokratik dhe kërkojmë që gjithë qytetarët të jenë aktivë për pjesëmarrje në zgjedhje. Marrëveshja e Brukselit është marrë vetëm me zgjedhjet lokale, zgjedhjet nacionale organizohen nga shteti i Kosovës për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë proces.

Tribunali e bën Kosovën anëtare të Këshillit të Evropës

0

Keshilli i evropesKrijimi i Gjykatës Speciale që do t`i trajtojë aktakuzat e mundshme nga hetimet për raportin e Dick Martyt, do t’i sjellë Republikës së Kosovës një përfitim krejt anësor, por të rëndësishëm. Shtetit do t`i hapet rruga e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Deri te ky anëtarësim do të çoj nevoja që ka dalë gjatë hartimit të planeve për të ndërtuar Gjykatën Speciale.

Ajo do të ketë dy shkalla, por shkalla përfundimtare e Gjykatës do të jetë pikërisht Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Meqë subjekt i kësaj të fundit mund të jenë vetëm qytetarët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, shtetet mbështetëse të pavarësisë,po i shqyrtojnë të gjitha mundësitë që deri në vitin e ardhshëm, kur do të filloj së funksionari Gjykata Speciale, Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

Kushtin që Gjykata Speciale të jetë nën autoritetin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut e ka vendosur Holanda, shteti ku pritet që do të mbahen seancat më të ndjeshme të gjykimeve të mundshme nga aktakuzat që do të dalin. Gazeta Tribuna, ka arritur që nëpërmjet burimeve diplomatike ta sigurojë letrën që ministri i Jashtëm i Holandës Frans Timmermans, i ka shkruar Dhomës së Lartë të Parlamentit të këtij shteti…

Serbët mësojnë shqipen

0

serber nmesojn shqipDerisa në Universitetin e Prishtinës është mbyllur dega e Ballkanistikës, në atë të Beogradit janë regjistruar rreth 60 veta këtë vit për të mësuar gjuhën shqipe

Shqiptarë e serbë duhet të jetojnë bashkë në Kosovë. Pavarësisht të gjithave, ata duhet të ndajnë të njëjtin shtet. Por, pengesë mbetet gjuha, shkruan gazeta Tribuna.

Derisa gjeneratat e vjetra nga pala shqiptare nuk e kanë aq shumë problem këtë, për gjenerata e reja ky është një telash që tash për tash është vështirë i kalueshëm.

Megjithëkëtë, diçka ka nisur të lëvizë në këtë drejtim.
Gjenerata e reja kanë nisur të heqin këtë kompleks dhe të studiojnë gjuhët ballkanike.

Derisa në Universitetin e Prishtinës është mbyllur dega e Ballkanistikës, në atë të Beogradit janë regjistruar rreth 60 veta këtë vit për të mësuar gjuhën shqipe.

Arsyet që i shtyjnë studentët për të studiuar shqipen janë të ndryshme. Kurse në Prishtinë zyrtarët e UP-së thonë se për vitin tjetër shpresojnë se do të rritet interesimi për gjuhët ballkanike dhe të hapet dega që dikur ishte.
/Tribuna/

Për sigurinë duhen katër sy

0

Policia e KosovesDepartamenti Amerikan i Shtetit doli me një deklaratë, duke i paralajmëruar shtetasit amerikanë që të kenë kujdes për Festën e Pashkëve në Kosovë dhe duke u kërkuar po ashtu që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në Policinë e Kosovës – shkruan Kosova Sot.
Sipas njohësve të sigurisë në vend, kjo mund të jetë edhe një lloj vërejtjeje që të jemi syhapur.
Ndërkaq Policia e Kosovës thotë se ka masa të mjaftueshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në përgjithësi.
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku ka thënë se ky është lajm i keq për Kosovë.
“Duhet t’i hapim sytë edhe vetë si shoqëri. Ne nuk mund t’i ikim faktit se një numër i madh i qytetarëve tanë merr pjesë faktikisht në luftërat në Siri dhe e tërë kjo mund të ketë pasoja edhe për vetë stabilitetin e brendshëm të kombit tonë”, ka thënë Maloku.
/Kosova Sot/

Propozimet e Mujës

0

RamadanMuja14-01Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka paralajmëruar shqyrtimin e një varg të projekteve. Ai të martën në tavolinën e drejtorëve të Ekzekutivit, do të sjellë propozimet për hapjen e tenderëve dhe finacimin e projketeve të ndryshme.

Propozimet e Mujës

R E N D D I T E

1. Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike për;
a. Lejimin e shpalljes së tenderit për hartimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Landovicë;
b. Lejimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e rrugës “Besëlidhja 1”, me participim;
c. Lejimin e punimeve shtesë në projektin “Ndërtim i rrugës lokale në lagjen e UÇK-së” në Prizren;

2. Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për:
a. Lejimin e shpalljes së tenderit për vendosjen e pengesave në trotuaret e Zonës së Qendrës Historike të Qytetit të Prizrenit;
b. Lejimin e shpalljes së tenderit për vendosjen e pistonave elektronik dhe pengesave metalike në sheshin “Shatërvan”;
c. Lejimin e shpalljes së tenderit për hartimin e projektit dhe kryerjen e punimeve për restaurimin e një pjese të sheshit “Shatërvan”;
d. Lejimin e mjeteve për mbulimin e shpenzimeve lidhur me organizimin e punëtorisë për Planifikim Urban;

3. Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë së Administratës për;
a. Lejimin e shpalljes së tenderit për renovimin e sallës së madhe dhe zyrave rreth saj në objektin e Administratës Komunale;
b. Lejimin e shpalljes së tenderit për furnizim me karrige statike për nevojat e QShQ;
c. Lejimin e shpalljes së tenderit për furnizim dhe montim të rafteve të mbyllura për dokumentacion pasiv në objektin e Kuvendit të Komunës;
d. Lejimin e shpalljes së tenderit për servisimin dhe riparimin e kondicionerit qendror;
e. Lejimin e furnizimit me derivate të naftës për OVL të UÇK-së te operatori ekonomik i cili bënë furnizimin e Komunës së karburante;
f. Lejimin e rekrutimit të 30 nëpunësve për kryerje të shërbimeve të veçanta në Komunën e Prizrenit për kohë të caktuar;

4. Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë së Shëndetësisë për;
a. Lejimin e shpalljes së tenderit për furnizim me perde për nevojat e objekteve shëndetësore;
b. Mbështetjes financiare për mjekim për Mehmet Saramatin;
c. Mbështetjes financiare për mjekim, për Klea Bytyqin;
d. Lejimin e mjeteve financiare për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit, për Refki Musbegun;

5. Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për;
a. Mbështetjen financiare për Festivalin folklorik “Hasi Jehon-2014”;
b. Mbështetjes financiare për Klubin e Automobilave “Oldtimer”;
c. Mbështetje financiare për KF “Liria”;

6. Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për:
a. Lejimit të shpalljes së tenderit për furnizim me material ndërtimor për meremetimin-ndërtimin e disa shtëpive të familjeve skamnore;
b. Formimin e komisionit për përzgjedhjen e përfituesve të materialit ndërtimor të familjeve skamnore;
c. Lejimin e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve të transportit për në shkollë dhe anasjelltas për nxënësin Admir (Astrit) Gashi-invalid;
d. Lejimin e mjeteve financiare për Melehate Morina;

7. Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë për Inspektorate për:
a. Lejimin e shpalljes së tenderit për furnizim me katër (4) aparate fotografike digjitale;
b. Lejimin e shpalljes së tenderit për furnizim me çanta pune për nevojat e inspektoratit;

8. Shqyrtim i propozimit të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik për:
a. Lejimin e pjesëmarrjes së DTZhE në panairin ndërkombëtar në Prishtinë dhe mbulimin e shpenzimeve të pjesëmarrjes;
b. Formimin e komisionit për përzgjedhjen e monumenteve të cilat do të ndriçohen;
c. Lejimin e shpalljes së tenderit për ndriçimin e objekteve monumentale në Prizren;

9. Shqyrtimi i propozimit të Drejtësisë për Ekonomi dhe Financa për:
a. Formimin e Grupeve punuese për arkëtimin e të hyrave komunale;
b. Plotësimin dhe ndryshimin e vendimit nr. 01/011-39108, të datës 8.4.2014;

10. Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë së Emergjencës dhe Sigurisë për;
a. Lejimin e shpalljes së tenderit për realizimin e projektit: “Aftësimi dhe sensibilizimi i qytetarëve lidhur me mbrojtjen nga zjarri”;
b. Lejimin e shpalljes së tenderit për renovimin e një pjese të objektit të zjarrfikësve;
c. Lejimin e shpalljes së tenderit për furnizim me një (1) foto aparati digjital për Sektorin e Preventivës;

11. Shqyrtimi i propozimit të Zyrës për Çështje Gjinore për:
a. Lejimin e mjeteve për pagesë të interpretueses të gjuhës së shenjave;
b. Mbështetjes financiare të OJQ “Gruaja bashkëkohore”;

12. Të ndryshme.

Një vit nga Marrëveshja Thaçi – Dacic që vështirë po realizohet

0

Thaci_Dacic_Ashton5-21Është mbushur një vit nga arritja e Marrëveshjes së parimeve bazë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të procesit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Edhe një vit pas, kjo Marrëveshje, nga Qeveria e Kosovës vazhdon të shihet si historike. Përderisa analistët politikë, ndër tjera, këtë Marrëveshje po e cilësojnë edhe si mundësi që i është dhënë Beogradit për fuqizimin e ndikimit të vet në zhvillimet e brendshme në Kosovë.
Sidoqoftë, nga Qeveria e Kosovës, Marrëveshja shihet si një e arritur në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Bekim Çollaku, këshilltar i parë i kryeministrit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka dyshim që kjo marrëveshje ka vendosur parimet e para bazë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dyja shteteve. Arritja e kësaj marrëveshje, sipas tij, nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Gjatë këtij procesi, ka pasur momente shumë të vështira dhe shumë emocionuese. Mirëpo, pas shterjes së të gjitha negociatave dhe opsioneve, të dyja palët kanë arritur ta përmbyllin me sukses këtë marrëveshje. Ne jemi të bindur që kjo marrëveshje ka vendosur parimet e sigurta, të cilat mbesin parime obliguese për të dyja shtetet dhe të cilat në të ardhmen do të japin rezultatet e pritura”, deklaron Çollaku.

Ndërkohë, analisti politik, Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, vlerëson se pavarësisht investimeve të bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e kësaj marrëveshje, efektet e saj nuk janë ende afër realizimit.

Sipas tij, modeli i marrëveshjes është i atillë që e bën Serbinë fituese, kurse Kosovën të pranojë një marrëveshje, e cila është neutrale në raport me statusin e saj.

“Me modelin e Marrëveshjes, Serbia ka qenë përfituesja më e madhe e marrëveshjeve të arritura, kurse Kosova ka vazhduar duke neutralizuar statusin e saj të një shteti në marrëdhëniet ndërkombëtare. Bashkimi Evropian, por edhe kryeministri Thaçi, si përgjegjës direkt për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes nuk kanë arritur t’i shfrytëzojnë negociatat për të fuqizuar shtetësinë e Kosovës dhe për të lehtësuar procesin e integrimit të saj në BE”, vlerëson Doli në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Jo vetëm efektet politike, por edhe zbatimi në praktikë i Marrëveshjes së 19 Prillit, sipas Dren Dolit, ka ngecur shumë. Kjo marrëveshje, nënvizon ai, po i shërben më shumë Serbisë për të shtrirë ndikimin e vet në Kosovë.

Përderisa nuk ka shenja, thekson Doli, që tregojnë se po arrihet një nga qëllimet kryesore të kësaj marrëveshjeje, e që ka të bëjë me integrimin e pjesës veriore.

“Serbia ka filluar tanimë edhe zyrtarisht të influencojë jetën politike të serbëve në Kosovë dhe të jetë përfaqësuesi legjitim i serbëve të Kosovës. Kjo e ka vënë në pikëpyetje modelin e shtetit multi-etnik të Kosovës dhe ka vënë në pikëpyetje modelin Ahtisaarian të integrimit të serbëve të Kosovës me vetë faktin që është lejuar që Serbia të jetë përfaqësues i interesave të serbëve të Kosovës”, vlerëson Doli.

Në anën tjetër, Bekim Çollaku thotë se Qeveria e Kosovës nuk ka ushqyer shumë apetite në lidhje me vullnetin e Beogradit për zbatimin e marrëveshjes.

Përderisa nuk pajtohet se me këtë Marrëveshje, Serbia po fuqizohet me ndikimin e vet në Kosovë, Çollaku thotë po ashtu, se, me gjithë ngecjet, ka rezultate të prekshme siç janë pjesëmarrja e serbëve të veriut në zgjedhjet lokale, integrimi i ish-pjesëtarëve të MUP-it serb në institucionet e Kosovës dhe zhvillime tjera.

Por, në tërësi Çollaku thotë se Beogradi duhet të bëjë më shumë për zbatimin e obligimeve të marra me marrëveshje.

“Se a është e mjaftueshëm dhe a jemi të kënaqur me suksesin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, përgjigja do të kishte qenë jo. Ne presim dhe kërkojmë që të bëhet edhe më shumë në zbatimin e saj në tërësi. E zbatimi, sidomos i pjesës që ndërlidhet me funksionimin e Gjyqësorit për ne, është esencial për t’i dhënë një përgjigje adekuate, përfundimtare çështjes së sundimit të rendit dhe ligjit në veri të Kosovës”, shprehet Çollaku.

Marrëveshja e 19 Prillit, pasoi një seri negociatash ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Dacic, në Bruksel të ndërmjetësuara nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Kjo marrëveshje përmban 14 pika. Ndër tjera, ajo parasheh edhe transformimin e strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve dhe vendosjen e institucioneve lokale në atë pjesë dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Nga këto provizione janë zbatuar disa pika, kurse kanë mbetur të pazbatuara çështjet që kanë të bëjnë me vendosjen e sistemit gjyqësor në veri.

Marrëveshja e 19 Prillit, nga ndërmjetësuesi, në këtë rast Bashkimi Evropian, është cilësuar si e para në kuadër të procesit të gjatë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve, nga Bashkimi Evropian është vënë edhe si një nga parakushtet e rrugëtimit të tyre në proceset integruese evropiane. /rel/

Vrafëria e qytetarit të Prizrenit dhe alternativa e zgjidhjes

0

Arber Rexhaj 23Shkruan: Arbër Rexhaj

Në Prizren, nga 18-64 vjeç janë:28% të punësuar, 22% të papunë, 50% jashtë tregut të punës, 7% (nga 50% i atyre që janë jashtë tregut të punës)nuk kërkojnë punë, janë në studime, janë me aftësi të kufizuara, janë të pensionuar, ose amvise

Kryesisht ekonomia e Prizrenit është e bazuar në bujqësi, tregti, ndërtimtari, dhe përpunim të ushqimeve. Ekzistojnë 5,200 biznese private të regjistruara. Gjithsej janë 29, 625 ekonomi familjare, dhe numri mesatar i personave në ekonomi familjare është 6.

14% e familjeve nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një vakt mish një herë në javë. 55% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme.

85% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet. 79% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restoran një herë në muaj. 36% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar llogaritë e shërbimeve publike. 24% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripi ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël. 50% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen së paku një herë në muaj.

Këto shifra e tregojnë vrafërinë e qytetarit të Prizrenit dhe mungesën e pushtetit komunal për një alternativë ekonomike. Në këtë rrafsh nuk mjaftojnë vetëm premtimet merramendëse të Thacit për Ramadan Mujën të cilat janë krejtësisht fiktive sepse realiteti në terren është krejtësisht ndryshe dhe se shifrat tregojnë një realitet i cili është shumë i hidhur.
Qysh herët pushteti lokal është dashur që të parasheh lehtësime tatimore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, varësisht edhe nga numri i të punësuarve, si dhe varësisht natyrës prodhuese që synojmë që t’i japim investimeve në komunën tonë. Në këtë mënrë përmes ketyre lehtësimeve do të mundësohej rritja e të punësuarve.

Ne përherë kemi thënë se në Prizren do të duhej të subvencionohej tatimi në pronë në këtë mënyrë dhe jo si është aktualisht; 1 deri në 10 të punësuar: 1% subvencion të tatimit, për çdo të punësuar.11 deri në 50 të punësuar: 0.5% subvencion të tatimit për çdo të punësuar. 51 deri në 200 të punësuar: 0.3% subvencion të tatimit për çdo të punësuar, mbi 200 të punësuar: 0.1% subvencion të tatimit për çdo të punësuar. Poashtu për biznesin në Prizren do të duhej shkurtoheshin procedurat e dokumentimit, dhe do të hapen sportele të veçanta ku administrata do të specializohej në ato shërbime për të cilat ka nevojë biznesi. Kapitali i përqendruar privat nuk shfrytëzohet për shkak që politika nuk krijon kushte të favorshme për investimin e tij.

Poashtu një resor tjetër për zhvillimin ekonomik janë edhe promovimi dhe përfitimi nga turizmi në Prizren për shkak të karakteristikave të qytetin të Prizrenit, dhe poashtu edhe investimi në bujqësi ku me lehtësinë më të madhe do të krijoheshin mijëra vende pune.

Mustafa: Kuvendi shpërbëhet këtë javë

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kuvendi do të shpërbëhet këtë javë.

Ai ka theksuar se përbërja e tanishme e Kuvendit nuk ka ndonjë rëndësi të caktuar meqenëse nuk e ka shumicën.

“Kuvendi i Kosovës më nuk do të aprovojë asgjë. Jam shumë i bindur që ky Kuvend do ta përfundojë punën e tij, ose kësaj të mërkurë ose kësaj jave. Nëse nuk e përfundon formalisht punën atëherë do ta përfundojë realisht, sepse ky Kuvend nuk është në gjendje të marrë vendime të cilat kanë ndonjë relevancë ose një rëndësi të caktuar, ngase nuk e ka shumicën”, ka deklaruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë një ligjërate me studentë të një universiteti privat në vend.

Ai tha se pas seancës së Kuvendit që do të mbahet këtë të enjte, ku do të diskutohet vazhdimi i mandatit të EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës speciale, bashkë me partitë tjera do të merren vesh që ta shpërbejmë Kuvendin, në mënyrë që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, nuk ka më arsye të mbahet një Kuvend i cili e ka paralizuar vetën.