22.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8606

Kallet Prizreni

0

shtepia ne zjarrrDrejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka njoftuar se qyteti i Prizrenit, brenda 24 orëve është kapluar nga tri zjarre, në lokacione të ndryshme.
Sipas zyrtarëve policorë thuhet se shpërthimi i zjarreve ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 18:40 minuta në marketin “CANI” në rrugën Enver Haradinaj”, ku menjëherë në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit dhe e kanë shuar zjarrin i cili kishte djegur gjëra ushqimore dhe inventarin e objektit. Vlera e dëmit mbetet e pa përcaktuar ndërsa policët hetues dhe të krim teknikës kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes. Shkaku i shpërthimit të zjarrit nuk dihet deri më tani.

Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Edit Durham”. Në këtë rast, në një shtëpi banimi është kapluar nga flakët njehsori elektrik. Në vendin e ngjarjes përveç policisë dhe zjarrfikësve kanë qenë të pranishëm edhe Njësiti i KEDS-it, të cilët kanë kryer hetime paraprake.

Ndërsa sot, në orët e para të mëngjesit, ështe raportuar se në rrugën “Sefedin Laçi”, është duke u djegur një shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 06:30, mirëpo raportohet se zjarri nuk ka arritur brenda në shtëpi, përveçse është djegur kulmi i kësaj shtëpie dy kateshm,shkruan express.

Në komunikatën për media, thuhet se në të tri rastet e përmendura, nuk ka të lënduar.

Muja shkurton luksin e veturave për drejtorët e Ekzekutivit

0

Ramadan Muja 2Kryetari i prizrenit, Ramadan Muja ka marrë vendim që të shkurtojë luksin e shfrytëzimit të veturave për drejtorët e Ekzekutivit.

Drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë, Mehmet Bytyc ka konfirmuar se me fillimin e mandatit të ri qeverisës kryetari ramadan Muja ka marrë vendim që të recionalizohet shfrytëzimi i automjeteve të administratës komunale.

‘Kryetari Muja ka marrë vendim që veturat zyrtaretë përdoren vetëm gjatë orarit të punës”, ka thënë Bytyc. Sipas tij, disa drejtorë të Ekzekutivit të cilët udhëtojnë nga fshatrat nuk e kanë mirëpritë këtë vendim të Mujës.

Naim Cahanaj nga KDI tha se kjo nismë e Mujës është për t’u përshëndetur. “Nëse kryetari Muja ka marrë një vendim të tillë, KDI e përshëndet këtë nismë”, ka thënë Cahanaj. /Koha Ditore/

Njësitet policore në SHBA përgjonin edhe shqiptarët

0

policia amerikanePolicia e Nju Jorkut ka shpërndarë një njësi të policisë së fshehtë të agjentëve civilë, detyrë operative e të cilëve ishte spiunazhi dhe përgjimi i komuniteteve etnike me përkatësi fetare myslimane. Që nga viti 2003 deri në janar të këtij viti, në shënjestër hetimi të kësaj njësie ishin edhe shqiptarët që vijnë nga shtetet dhe trojet e tyre në Ballkan, ‘pa dallim feje.’
Ky program i përgjimit dhe spiunimi ndaj komuniteteve të caktuara fetare pati nxitur sfida ligjore dhe zemërim në mesin e qytetarëve, sidomos komuniteteve në shënjestër dhe objekt hetimi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001, shkruan RTK.

Njësia Demografike, ishte emri i skuadrës së përgjimit që operonte në lagje të ndryshme brenda dhe jashtë qytetit, duke analizuar dhe survejuar institucionet fetare, klubet shoqërore, objektet rekreative, dyqanet, etj., nga përditshmëria e myslimanëve, gjë që kishte krijuar një luftë psikologjike ndaj tyre. Në hartat që ishin krijuar nga kjo njësi tregohej se ku jetonin myslimanët, në cilat restaurante apo kafene frekuentonin, ku luteshin, ku blinin ushqimet, ku i prenin flokët, etj. Kjo njësi operative ishte krijuar në vitin 2003 me ndihmën dhe udhëzimet e oficerëve të CIA-së, agjencisë amerikane të zbulimit. Qëllimi i krijimit të saj ishte që të mësonte për lokacionet e mundshme të ashtuquajtura “pikat e nxehta” të radikalizmit dhe militantëve islamik dhe zbulimin e komploteve të mundshme terroriste.

Pas marrjes së detyrës në janar të këtij viti, Kryetari i ri Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio, duket se ka urdhëruar pushimin e aktivitetit dhe shpërndarjen e kësaj njësie,
Në raportin e nesërm do t’ju njoftojmë se: Cilat lagje dhe cilat objekte në New York me pronarë shqiptarë ishin në shënjestër hetimi?

Vedati: Kur kemi artistë shqiptarë, pse t’u jepet mundësia atyre serbë

0

VedatiAktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami, ka kritikuar organizatorët e festivalit “Kënga ime” për ftesën speciale që i kanë bërë këngëtarit serb, Zdravko Çoliq.

“Nuk më ka pëlqyer ideja që e kanë ftuar këngëtarin Zdravko Çoliq. Është dashur të merret mësim nga vizita në Shqipëri e Goran Bregoviqit, ku pati shumë njerëz që ishin kundër asaj vizite, prandaj nuk është dashur të bëhet ky provokim përsëri”, theksoi ai.

“Nuk duhet t’u jepen mundësi këngëtarëve serbë të marrin pjesë në emisione të tilla, ka mjaft artistë që mund ta përfaqësojnë muzikën tonë, qoftë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia apo Mali i Zi”, ka thënë Vedati në emisionin “Prite të Gjelbrën” në Radio 21.

Krahu i luftës, kundër tribunalit

0

deputete e pdkDeputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë qenë përfaqësues të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), deklarojnë se nuk do ta votojnë themelimin e një gjykate të veçantë apo tribunali për UÇK-në në Kuvendin e Kosovës.

Të kontaktuar nga “Zëri”, ata thonë se kjo gjykatë është e panevojshme, denigruese dhe etiketuese për ish-guerilët e UÇK-së, prandaj si të tillë nuk do ta votojnë madje edhe do të lobojnë që mos të kalojë në legjislativin kosovar.

Edhe pse disa nga ish- protagonistët e luftës konsiderojnë se kjo gjykatë është çështje e kryer për shkak të ndikimit ndërkombëtar, pra janë të një mendimi që mos ta votojnë në Kuvendin e Kosovës, sepse iu duket si “vetëvrasje e UÇK-së”./standardi.info

Pritet lirimi nga tatimet për investitorët e rinj

0

Valdrin LlukaQeveria e Kosovës së shpejti pritet të marrë vendim për pushimin e tatimeve për investimet e reja. Varësisht nga vlera e investimeve dhe numri i të punësuarve, investitorët e rinj nuk do të paguajnë tatime ndaj shtetit për periudha të caktuara prej 3 deri në 7 vjet. Ky hap, ndonëse i vonuar, pritet të ndikojë në nxitjen e investimeve të reja në Kosovë, qoftë nga investitorë të huaj, apo edhe vendorë. Kështu thotë kryeshefi i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Valdrin Lluka, në një intervistë për Radio Kosovën.

Radio KOSOVA: Z. Lluka, këto ditë është miratuar një propozim dhe së shpejti pritet të merret vendim në Qeverinë e Kosovës për pushim të tatimeve për investime të reja, prej 3 deri në 7 vjet varësisht nga vlera e investimeve dhe numri i të punësuarve. Sa pritet të ndikojë kjo në rritjen e investimeve të huaja në Kosovë?

Valdrin LLUKA: Një vendim i tillë nga Agjencia jonë është propozuar tash e sa kohë, pra ka rreth tre vjet që është propozuar në Ministrinë e Financave, por ajo në bashkëpunim me FMN-në nuk ka mundur që menjëherë ta realizojë një vendim të tillë. Është përfundimisht një lajm shumë i mirëpritur për ne, sepse ndonëse pak i vonuar, duke konsideruar që ka shtete në rajon që e kanë që disa vite këtë mjet promovues, sidoqoftë do të na ndihmojë ne që ta përdorim si një mjet shtesë, mbi atë që kemi tash edhe zonat e lira ekonomike, i kemi edhe mundësitë për dhënie të tokave në parqe industriale, tash kur i shtohet edhe pjesa e pushimit të taksave, normalisht që do të na ndihmojë që të bëjmë një punë më të mirë për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë.

Radio KOSOVA: Viteve të fundit, ka rënë ndjeshëm vlera e investimeve të huaja në Kosovë. Pse ka ndodhur një gjë e tillë, a është si pasojë e krizës ekonomike botërore, apo shkaqeve tjera?

Valdrin LLUKA: Në fakt vitin e kaluar kemi pasur një rritje në krahasim me vitin 2012, vitin 2013 e kemi përfunduar me 13 për qind rritje, krahasuar me vitin paraprak, që do të thotë se kemi pasur rritje të investimeve nga Turqia, kemi pasur rritje nga Gjermania, nga Zvicra, pra këto kanë qenë shtetet më aktive, çuditërisht ndoshta për herë të parë kemi pasur një rritje shumë të madhe nga shteti i Shqipërisë, pasi janë hapur numër i madh i bizneseve nga Shqipëria për të operuar në Kosovë.

Radio KOSOVA: Sa ka qenë shuma e përgjithshme e investimeve të huaja direkte gjatë vitit të kaluar?

Valdrin LLUKA: Vlera totale e investimeve të huaja ka qenë rreth 250 milionë euro, sipas të dhënave të fundvitit.

Radio KOSOVA: Dhe prisni që sivjet të jetë një vlerë më e madhe e investimeve, falë edhe këtyre reformave që po bëhen tashmë?

Valdrin LLUKA: Tash reformat, raporti i “Të bërit biznes” i Bankës Botërore na ka përmirësuar sadopak imazhin, mandej përpjekjet tona që të organizojmë sa më tepër ngjarje promovuese për tërheqje të investimeve, e kanë rritur interesimin e bizneseve të huaja që të marrin informata në Agjencinë tonë. Domethënë ky është hap premtues që ne kemi, sepse çdo investitor që vjen ne e regjistrojmë në bazën e të dhënave dhe kemi parë se kemi shënuar një rritje të numrit të investitorëve të interesuar. Se sa do të përkthehet kjo në investime presim ta shohim dhe këtu akterë kryesorë janë të gjitha institucionet, duke filluar nga institucioni jonë për t’i shoqëruar dhe bindur që të investojnë në Kosovë e deri tek institucionet tjera që janë për dhënien e lejeve dhe licencave. Pra këtu varet nga secili institucion se sa është mikpritës për investitorët e huaj. Është normalisht shumë me rëndësi që është vërtetuar edhe përmes regjistrimit të bizneseve të huaja që viti 2013 ka shënuar vitin rekord të regjistrimit të bizneseve të huaja në Kosovë. Kemi pasur gjithsej 693 biznese të huaja të regjistruara. Normalisht faza e regjistrimit është faza e parë, nëse ata janë regjistruar në vitin 2013, ka mundësi që në vitin 2014 e tutje të realizohet ndonjë investim që mund të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja.

Radio KOSOVA: Por z. Lluka çështja e tatimeve nuk ka qenë problemi kryesor i investitorëve të huaj gjatë viteve të fundit. Ata më tepër janë të shqetësuar për sigurinë dhe mbrojtjen e investimeve. Sa keni bërë ju si autoritete në këtë drejtim, që të ofroni më shumë siguri dhe mbrojtje për investitorët?

Valdrin LLUKAJ: Ne si Agjenci përgjegjëse kemi dy përgjegjësi për sigurimin e investimeve të investitorëve të huaj, e para është se kemi modifikuar Ligjin për investime të huaja, i cili ka kaluar në janar të këtij viti, i cili përforcon dhe garanton edhe më tepër investitorët, si të huaj po ashtu edhe ata vendorë, për çdo investim që realizojnë në Kosovë. Por çka është edhe më me rëndësi është që ne kemi rritur aktivitetet në nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për mbrojtje të investimeve me shtete të ndryshme. Ne kemi nënshkruar deri më tani me 10 shtete të huaja duke përfshirë Zvicrën, Austrinë, SHBA-të, Luksemburgun, Belgjikën dhe shtete tjera, e këto marrëveshje janë më të fuqishme se vetë ligji. Nëse nesër ndryshon ligji në disfavor të investitorëve nga këto shtete, kjo marrëveshje i garanton ata investitorë nga këto shtete që vijnë, që investimet e tyre do të sigurohen për çdo rast dhe çfarëdo problemi të mundshëm që mund të kenë me ndonjë qeveri në të ardhmen.

Radio KOSOVA: Sapo keni përmbyllur një vizitë zyrtare në Japoni. Sa mund të jetë e rëndësishme kjo vizitë për tërheqjen e investitorëve japonezë në Kosovë?

Valdrin LLUKAJ: Vizita ka qenë mjaft e mirë, kryesisht për shkak edhe të pranisë së kryeministrit dhe ka tërhequr edhe vendimmarrës të kompanive shumë të mëdha. Organizimi që kishim si konferencë për investime me biznese nga Japonia, kanë qenë prezent kompani të mirënjohura sic janë: Sony, Hitachi, Mitsubishi, e me të gjitha kompanitë që jemi takuar, kemi diskutuar për potencialet që ofron shteti jonë. Normalisht kjo është faza e parë, tani kemi biseduar me Odën Ekonomike të Japonisë, ta organizojmë një vizitë të bizneseve japoneze në Kosovë kah fundi i këtij viti, dhe ajo do të jetë e mirëseardhur sepse bizneset japoneze do të vijnë dhe do ta shohin Kosovën për së afërmi dhe t’i shohin potencialet dhe ne do t’i bashkojmë me bizneset kosovare, sepse prapëseprapë mënyra më e mirë e tërheqjes së investimeve është përmes partneriteteve të bizneseve kosovare me ato të huaja, dhe kjo është treguar më e suksesshme deri tani.

Radio KOSOVA: A keni planifikuar të bëni vizita të tilla edhe në ndonjë shtet tjetër gjatë këtij viti?

Valdrin LLUKAJ: Vizita të tilla normalisht presim të bëjmë, së shpejti, në qershor në Austri, pastaj do të vazhdojmë në Zvicër, shtete këto që vazhdojnë të jenë më aktive në Kosovë. Këtë vit nuk do të mungojë as Gjermania dhe Turqia si dy shtete me investitorët më të mëdhenj në Kosovë. Besoj që aktivitetet do të jenë prezentë vazhdimisht, nuk do të ndalemi, është mirë që të jemi pak më aktiv në mediet e huaja. Fatkeqësisht për shkak të limiteve buxhetore nuk do të arrijmë që këtë vit të jemi në CNN, BBC dhe mediet e tjera, por shpresojmë që në vitet e ardhshme të sigurojmë një buxhet edhe për këtë.

Çekut i ndahet ‘Ylli i Gjeneralit’

0

AgimCeku5-30Medaljen “Ylli i Gjeneralit”, do ta ketë nderë ta ketë edhe ministri i FSK-së, Agim Çeku. Medalje kjo e cila ndahet nga grupi Klik EkspoGroup në Republikën e Shqipërisë për ushtarakët që mbajnë gradën e Gjeneralit dhe që kanë kontribute të veçanta në luftë dhe në paqe për lirinë e popujve dhe dinjitetin njerëzor.

Ceremonia e ndarjes së medaljes “Ylli i Gjeneralit”, për ministrin e FSK-së, Agim Çeku, do të bëhet të enjten (sot) në orën 10:50, në ambientet e Amfiteatrit të Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Do të jetë vetë Presidenti i grupit Klik EkspoGroup, nga Republika e Shqipërisë, Luan Muametaj i cili do t’ia dorëzoj medaljen “Ylli i Gjeneralit”, ministrit të FSK-së Agim Çeku.

Ndërsa të pranishëm në këtë ceremoni përpos ministrit të FSK-së Agim Çeku, dhe presidentit të grupit Klik EkspoGroup, do të jenë edhe gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zyrtarë dhe oficerë të lartë të MFSK-së dhe FSK-së, Elena agulli e bija e shkrimtarit Drtëro Agolli, Gjeneral brigade Agim Lala, Gjeneral brigade, Zija Bahja, Gjeneral brigade, Vladimir Qirijazi, Luan Nikollari, Din Selimaj, OrmiraLulani, si dhe përfaqësues të medi ave të Shqipërisë.

Sot vazhdon seanca e Kuvendit

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare, ku do të diskutojë për votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë eskportuese ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit ”Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit, votimin e Projektligjit për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Seanca vazhdon me deklarime jashtë rendit të ditës, koha për pyetje parlamentare, miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme, shqyrtimin e parë të Projektligjit për Komisionarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për Forcën e Sigurisë dhe Policinë e Kosovës.

Pikë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, si dhe emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Prokuroria e ka heshtur skandalin e 1.7 milionë eurove

0

Gjykata-qekiqiNjë lëndë që peshon gati dy milionë euro është hedhur poshtë jashtëligjshëm nga një gjyqtar dhe është lejuar të bëhet e plotfuqishme nga Prokuroria, e cila nuk ka bërë ankesë në gjykatë, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, dhe prokurorja Ferdane Sylejmani kanë qenë në dijeni me kohë për vendimin e gjyqtarit Naser Foniqi për pushimin e procedurës penale në rastin e 1.7 milionë eurove të fituara me mashtrim. Obligimin ligjor për të bërë ankesë nuk e kanë kryer.

Kanë lëshuar afatet ligjore për ankimim brenda tri ditësh në Gjykatën e Apelit, ani se këtë ua kishte kujtuar pala e dëmtuar – “NLB Prishtina”. /Koha Ditore/

Tribunalin dhe EULEX-in, pastaj zgjedhjet

0

Gjykata-qekiqiUdhëheqësia e Kosovës ka marrë edhe një mesazh nga faktori ndërkombëtar se zgjedhjet parlamentare, qofshin të parakohshme apo të rregullta, mund të shpallen pasi që institucionet e vendit gjatë këtij mandati të marrin vendim për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Në këtë kuadër hyn edhe vendimi për vazhdimin e mandatit të EULEX-ut. Ky konkluzion, sipas burimeve të gazetës Tribuna, ka dalë nga takimi i mbajtur të mërkurën në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ndërmjet nikoqires, ambasadores Tracey Ann Jacobson dhe liderëve të partive më të mëdha në vend, përjashtuar ata të Vetëvendosjes.

Sipas të njëjtave burime, ambasadorja Jacobson edhe njëherë ishte interesuar të dëgjonte nga liderët vendorë opinionet e tyre nëse ata janë të gatshëm që ta nxjerrin në Kuvend për miratim diku në javën e fundit të prillit themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, e cila fillimisht ishte quajtur edhe Tribunali për Kosovën.

Mirëpo, liderët vendorë, sipas këtyre burimeve, me vetë faktin që kishin shprehur disa rezerva, i kishin dhënë mesazhin politik ambasadores Jacobson se ndoshta mund t’u nevojitet edhe pak kohë që të punojnë me partitë e tyre politike në Kuvend në përpjekje të sigurimit të 80 votave të domosdoshme për themelimin e kësaj Gjykate./tribuna/