22.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8605

U promovua libri “Bordeline” i Skender Sherifit

0

SkenderSherifi-shkrimtarNë Teatrin e Akademisë së Arteve në Tiranë, është promovuar libri me poezi dhe prozë në frëngjisht me titull: “Bordeline”, i poetit të njohur frankofon me prejardhje shqiptare, Skënder Sherifi i cili jeton dhe vepron në Bruksel.

Librin autori e kishte shkruar në kohën e adoleshencës e të rinisë së tij të hershme, rreth viteve: shtatëdhjetë – shtatëdhjetë e gjashtë, kur ishte jo më shumë se 22 vjeç.

Skënder Sherifi, është një poet i njohur në Evropën frankofone, sidomos ai u bë i njohur me librin e tij të titulluar “LOVE”, botuar më 2008, libër ky i cili u mirëprit mjaft mirë nga kritika frankofone dhe si i tillë sipas gazetarëve të seksioneve të kulturës së shtypit belg, radhitet ndër 10 librat më të mirë të shkruar e të botuar në gjuhë frënge për atë vit.

Skënder Sherifi gjithashtu, është përfshirë dhe në Enciklopedinë franceze “LAROUSSE” në mesin e 28 shkrimtarëve të njohur shqiptarë.

Thaçi: Edhe pse e padrejtë, Kuvendi duhet të vendos lidhur me Tribunalin

0

Hashim Thaçi ne KuvendKryeministri i vendit, Hashim Thaçi deklaroi të enjten se edhe pse është çështje plotësisht e padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, Kuvendi i Kosovës duhet ta marr vendimin lidhur me themelimin e Tribunalit për krimet e supozuara të luftës së fundit në Kosovë.

Thaçi tha se kurdo që e procedon Kryesia e Kuvendit, partitë politike do të jenë prezentë në Kuvend dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që t’i jepet një përgjigje adekuate dhe meritore.

“Jemi takuar me spektrin politik kosovar, kemi biseduar me partnerët tanë ndërkombëtar. Kurdo që e procedon Kryesia e Kuvendit, partitë politike do të jenë prezentë në Kuvend dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që t’i japim një përgjigje adekuate dhe meritore dhe të përgjegjshme në raport me shtetin dhe interesat e qytetarëve, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. E kam theksuar edhe më herët, se mes dy opsioneve, tani ka mbetur një opsion. Edhe pse kjo çështje është plotësisht e padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, Kuvendi i Kosovës duhet ta marr vendimin”, deklaroi kryeministri Thaçi.

Policia reagon ndaj deklaratave të Florin Krasniqit

0

Policia e KosovesDeklarata të pamatura dhe tendencioze, i ka quajtur Drejtori i Departamentit për operacione, Rashid Qalaj, deklarimet e kryetarit të Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovarë të Inteligjencës, Florin Krasniqi, e cila sipas Qalaj, ka për qëllim njollosjen e Policisë së Kosovës.

Qelaj në një konferencë për medie thotë se Policia e Kosovës në asnjë moment nuk do të veprojë sipas agjendave të individëve të caktuar.

“Zoti Krasniqi tenton ta sulmojë Policinë e Kosovës. Ne e ftojmë zotin Krasniqi, që për çdo informatë që ka, për cilindo individ, për cilindo pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të vijë në Policinë e Kosovës, të shkojë në Inspektoratin Policor të Kosovës, në prokurorinë më të afërt edhe ta denoncoj”, thotë Qalaj,

Një ditë më parë, Florin Krasniqi, ka thënë se një pjesë e vogël e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, janë pjesë e krimit të organizuar në Kosovë.

“Unë e kam thënë disa herë se një pjesë e vogël e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, janë pothuajse krimi i organizuar në Kosovë, ata bëjnë bartjen e pareve, bartjen e drogave, ata janë baza e krimit. Krejt esenca e ligjit është me i largu ata njerëz. Në qoftë se nuk arrijmë me i largu kriminelët prej policisë dhe rendit publik atë herë ne kemi shumë problem”, ka thënë Krasniqi.

E sa i përket asaj se Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka pranuar 17 ankesa nga zyrtarë të institucioneve të ndryshme lidhur me procedurën e verifikimit nga Departamenti i Verifikimit të AKI-së, Qalaj thotë se asnjë epror nga Njësitë Speciale të Kosovës nuk ka, që nuk e ka kaluar verifikimin.

I paqartë i akuzuari për vrasje në rastin e Reshtanit

0

Prizren-GjykataNë Gjykatën Themelore në Prizren vazhdoi seanca gjyqësore në rastin e Reshtanit, ndaj 15 të akuzuarve për rrahjen masive mes vëllezërve, nipave e dajallarëve, ku mbeti i vdekur Burim Kryeziu. I akuzuari për vrasje Enver Kryeziu tregoi rrëfimin e tij.

Enver Kryeziu, pjesëmarrës i rrahjes në Reshtan të Suharekës më 2 gusht të vitit 2012 tregoi në gjykatë atë që tha se e mban mend nga rrahja mes të afërmve.

Atë ditë, djemtë e dy vëllezërve që janë edhe fqinjë, u përleshën ndërmjet vete me mjete të forta, ndërsa si pasojë e kësaj rrahjeje, Burim Kryeziu vdiq pas një jave në spital, ndërsa shumë nga të rrahurit mes vete pësuan lëndime serioze.

Enver Kryeziu që të vrarin e ka djalë të xhaxhait, tha se raportet mes familjes së tij dhe asaj të xhaxhait kanë qenë shumë të mira, ndërsa sipas tij dajallarët nuk kanë shkuar mirë me xhaxhanë e tij Nuhi Kryeziun, për arsye që ai nuk i dinte.

Ai tregoi se ka punuar në Itali, ndërsa atje ka qenë bashkë me tre djemtë e xhaxhait, mes tyre edhe me Burim Kryeziun, tash të ndjerë.

Pronat e dy vëllezërve Kryeziu, Jonuzit e Nuhiut i ndan vetëm një mur, ndërsa në fjalën e tij para gjykatës Enver Kryeziu tha të ketë parë mbi këtë mur djemtë e xhaxhait Nuhi, duke kërcënuar Bajram Shalën, nipin e tyre.

Në seancën e mbajtur të hënën, nipi tjetër i Kryezinjve, Fadil Shala tregoi se ditën kritike ka pranuar një telefonatë që e njoftonte se vëllai i tij Bajrami ishte në rrezik nga djemtë e Nuhi Kryeziut.

Pastaj sipas tij, ai me babanë Izet Shalën ishin nisur drejt shtëpive të dajallarëve.

Enver Kryeziu më tutje tha se sherri kishte nisur mes djemve të xhaxhait dhe nipave, ndërsa shtoi se familja e tij vetëm kishte shikuar zhvillimet e ngjarjes, duke u munduar ta qetësojë situatën.

Ai tregoi ta ketë parë Fadil Shalën duke e goditur të ndjerin Burim Kryeziu, me një copë druri, ku nga goditja sipas tij ka rënë në tokë i ndjeri.

Për vrasjen në bashkëkryerje të Burim Kryeziut po akuzohen Fadil Shala dhe Jonuz, Enver e Artan Kryeziu.

Deklarata e Enver Kryeziut, e dhënë të mërkurën në gjykatë, dalloi nga ajo që i njëjti e kishte dhënë në prokurori.

Prokurorja Ervehe Gashi disa herë e ballafaqoi Enver Kryeziun me deklaratat e tij të mëhershme, duke nxjerrë përgjigje të paqarta nga i akuzuari. Disa herë gjatë seancës trupi gjykues reagoi duke i kërkuar të akuzuarit qartësim të përgjigjeve.

Seanca tjetër do të mbahet të enjten, ndërsa pritet të merret në pyetje Jonuz Kryeziu./Gazeta Jeta ne Kosove/

Kitaristi i grupit AC/DC, Malcolm Young, lë përkohësisht bandën

0

Malcolm YoungLajmi i trishtë është bërë i ditur nga faqja zyrtare e grupit në Facebook, teksa pjesëtarët e AC/DC falënderuan adhuruesit e tyre kudo që ndodhen për dashurinë dhe mbështetjen e madhe.

Lajmërimi vjen pasi një mik i ngushtë i Malcolm tha për median sesa serioze ishte gjendja e kitaristit dhe ai ishte në pamundësi për të vazhduar performancën. Fillimisht u tha se banda nuk do të bënte më muzikë, por më pas u konfirmuar se grupi i njohur AC/DC do të vazhdonte prodhimin e muzikës.

Banda lajmëroi në një deklaratë: “Pas 40 vjetësh jetë të dedikuara grupit AC/DC, kitaristi dhe anëtari themelues i bandës, Malcolm Young, do të marrë pushime për shkak të gjendjes shëndetësore.”

Lajmi ka ardhur i papritur për miliona adhurues të bandës, të cilët po shpresonin për një album të ri dhe një tur këtë vit.

Vëllezërit e Paul Walker do ta zëvendësojnë në film

0

Vëllezërit e Paul WalkerVëllezërit e Paul Walker, Caleb dhe Cody, i janë bashkuar prodhimit të filmit Fast & Furious 7 dhe do të zëvendësojnë aktorin në mënyrë që filmi të përfundojë.

Walker, që vdiq nga një aksident automobilistik në fundjavën e Ditës së Falënderimeve, kishte xhiruar tashmë skenat më dramatike dhe shumicën e pjesës aksion për Fast & Furious 7.

“Caleb dhe Cody po na ndihmojnë të mbarojmë disa nga skenat e mbetura pa xhiruar dhe për të plotësuar disa mangësi nga produksioni. Prania e tyre në sheshin e xhirimit, na bën ta ndiejmë Paul Walker më afër,” shprehet deklarata.

Filmi do të dalë në 10 prill 2015, nëntë muaj pas datës së planifikuar fillimisht.

Deklarata vazhdon duke thënë se të bashkoheshin dhe të vazhdonin punën ishte e vetmja zgjidhje. Kjo, sipas të njëjtit burim ishte edhe dëshira e adhuruesve të filmit dhe do të ishte edhe dëshira e aktorit Paul.

Dramat shqipe, jo në sirtar

0

foto-te-vjetra-teateri-3-320x301Me kritika mbi mënyrën se si është operuar deri tani në Teatrin Kombëtar në përzgjedhjen e dramaturgjisë shqipe, debate mbi cilësinë dhe rolin që duhet të ketë ky institucion në evidentimin e dramaturgjisë kombëtare, është shoqëruar dita e dytë dhe e fundit e takimit mbarëkombëtar për dramën shqipe. Një takim që nxori në pah krizën që ekziston në dramaturgjinë shqipe, pavarësisht prurjes së saj vitet e fundit. “Drama duhet të shkojë te publiku”, tha aktori Bujar Asqeriu. Publiku, sipas tij, u është larguar sallave të teatrit, ndaj duhet të nisë një strategji për të ofruar publikun në teatër, një strategji që duhet të nisë që në bankat e shkollës, duke i edukuar të rinjtë me dëshirën për të parë teatër.

Një tjetër arsye që do të nxiste shkrimin e dramaturgjisë është dhe motivimi financiar. Sipas aktorit, “dramaturgjia po paguhet me kuota të barabarta për çdo autor dhe diferencimi në vlera do të sillte më shumë produktivitet. Pavarësisht se vitet e fundit në teatër janë vënë më shumë pjesë nga dramaturgjia botërore, aktorja Marjeta Larja kujtoi se i ka përjetuar gjithnjë me shumë emocion rolet e saj në dramat shqipe. Gjithsej mund të jenë 15 role, tha ajo, duke kujtuar se ishte një angazhim i madh emocional, duke filluar nga aktorët regjisorë, regjisori dhe dramaturgu, i cili qëndronte deri në premierë si pjesë e ekipit të shfaqjes. Seleksionimi cilësor është i rëndësishëm në art, sipas saj. “Roli i teatrit është të dalë mbi problemet e shoqërisë dhe të evidentojë ato, duke dhënë mendimin ndryshe”, tha ajo.

Dramaturgu dhe kritiku nga Kosova, Arjan Krasniqi, u ndal në mungesën e kritikës në dramaturgjinë shqipe. Duke kujtuar një kastë të tërë kritikësh nga Kosova dhe Shqipëria para viteve ‘90, ai vuri theksin në nevojën për të ringjallur kritikën e teatrit. “Heshtja është problemi kryesor i dramaturgjisë sonë”, tha Krasniqi. Mungesa e cilësisë, por edhe evidentimi i vlerave në rastet ku ato shihen në vëniet në skenë të dramave shqipe, është një domosdoshmëri për të lëvizur mekanizmat e teatrit. Mbi mungesën e kritikës në dramaturgji ka folur dhe kritiku Pexhit Prençi. Sipas tij, sot “kemi kritikë të miqve dhe shumë pak kritikë cilësore që e nxit teatrin”. Skenaristi dhe dramaturgu Vangjel Kozma tha se ka ardhur koha që teatri të hapet ndaj tregut. Duke thënë se drama duhet të bëhet në teatër, ai shtoi se gjetja e formave për t’iu afruar tregut dhe publikut përmes veprave cilësore, do të ndryshonte të ardhmen e teatrit. Nxitja e leximeve të veprave të njëri-tjetrit është dhe një mënyrë e diskutuar për të kuptuar gjendjen reale të dramaturgjisë sonë, nivelin e saj. Aktori Neritan Liçaj tha se dramat që nuk mund të ngjiteshin në skenën e Teatrit Kombëtar, t’u kalonin teatrove të rretheve në mënyrë që të gjenin rrugën drejt skenës. Florian Çanga, regjisor i videoprojeksionit, foli për mungesën e njohurive që ka teatri ynë për këtë pjesë të rëndësishme të një vënieje artistike. Duke bërë kritika ndaj Akademisë së Arteve, Canga tha se ka ardhur koha të mendohet për këtë element të rëndësishëm të teatrit. Diskutimet mbi teatrin u mbyllën me disa propozime: data 15 prill të kthehet në një datë takimi mbarëkombëtar të përvitshëm për dramën shqipe; ngritja e një sajti, ku të hidhen të gjitha veprat që të lexohen dramat shqipe; një herë në muaj të realizohet leximi i një vepre dramaturgjike që përzgjidhet; Festivali i Dramës Shqipe të kthehet në një Bienale, duke u realizuar njëherë në dy vjet; ngritja e një forumi me dramaturgë, është pika e fundit e propozuar. Propozimet e ngritura nga ky takim janë pika të rëndësishme mbi të cilën do të operojë dramaturgjia shqipe në të ardhmen. Pas viteve ‘90 ka pasur një largim nga dramaturgjia shqipe dhe pjesa më e madhe e veprave të ngjitura në skenën e Teatrit Kombëtar kanë qenë nga dramaturgjia e huaj. Krijimi i një politike apo strategjie, e cila do të mund të ruajë dramën shqipe, duke i dhënë vendin që i takon në morinë e shfaqjeve të tjera që duhet të ketë një teatër, është diçka e kërkuar prej vitesh nga artistët.

Vetëm në konkursin e 100-vjetorit të Pavarësisë u paraqitën 31 drama, në një konkurs të shpallur nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, për dramën shqipe u paraqitën 15 vepra, në konkursin e përvitshëm për dramë kombëtare “Katarina Josipi” në Prishtinë për çdo vit konkurrojnë autorë të ndryshëm me mbi 50 vepra; pra numri i dramave të pretenduara është goxha i madh. Ka ardhur koha kur dramat shqipe të mos mbeten në sirtar.

Babadimri dhe Hashim Thaçi!

0

Faik KrasniqiShkruan: Faik Krasniqi

Në aspektin mitologjik Babadimri është një personazh pozitiv që nuk ka moshë dhe jeton jashtë kohës, i cili i është adaptuar dokeve, religjioneve, kulturave dhe popujve të ndryshëm dhe për të cilin në pjesën dërrmuese të botës së qytetëruar besohet që u sjell dhurata fëmijëve të mirë natën e 24 dhjetorit në vigjiljen e Kërshëndellave.
Mendohet se miti mbi Babadimrin modern filloi pikërisht më 23 dhjetor 1822 kur profesori i varfër amerikan Clement Clarke Moore, para Kërshëndellave e kishte shkruar dhe ua ishte recituar fëmijëve të vet poezinë: ”Vizita e Shën Nikollës”(titulli origjinal i saj ishte ”The Night before Christmas”)e cila pastaj ishte botuar në gazetën ”Sentinel” të qytetit Troy.
Ky personazh i imagjinuar me kalimin e kohës ka pësuar ndryshime por megjithatë që nga viti 1822 e deri më sot ai, duke hyrë përmes oxhakëve të shtëpive ua sjell fëmijëve dhuratat për festat e fundvitit.

Në versione të tjera, Nikola i shpërndante ëmbëlsira të gjitha familjeve dhe ata e lënë dritaren hapur sepse San Nikola vjen dhe ikën nëpërmjet dritares. Në kohët e sotme San Nikola njihet si Babai i Kërshëndellave dhe për një periudhë kohe në vendin tonë, është njohur si Babagjyshi i Vitit të Ri, ashtu njihet dhe sot.

Gjatë periudhave të ndryshme kohore, në prapavijë të këtij miti modern janë krijuar shumë tregime mbi dallimet fetare, racore dhe etnike në qytetërimin bashkëkohor.
Kryeministri Hashim Thaçi, e ka hapur thesin si Babadimri. E ka lëshuar dorën dhe nga po shkon po bënë premtime. Thaçi pas vizitave që po i bënë vendeve të ndryshme nëpër Kosovë, nuk po lenë pa bërë ndonjë premtim.

Në një ambient politik ku opozita është shumë pasive dhe po ndjek vetëm hapat e kryeministrit, kryeministri Thaçi shpesh po jep edhe premtime të parealizueshme.
Kryeministri Thaçi po merr vendime të rëndësishme dhe tashmë ka hyrë në fushatë të parakohshme paraelektorale, sepse duket në panik se do t’i humb zgjedhjet. Sidoqoftë, ai pas shtatë vitesh në pushtet po dëshmon, përmes aseteve të shtetit, se me pak vullnet politik ka mundur t’i realizojë këto premtime para dy-tre vitesh, e jo tash fare në fund të mandatit.

Nuk ka dyshim se vendime te tilla rrjedhin ekskluzivisht nga fushata elektorale dhe pasionet politike të atmosferës zgjedhore. Por, këto vendime dhe premtime është duke i bërë në mënyrë të paanalizuar dhe aty për aty i diktuar vetëm nga politika e përfitimit të çastit. Ulja e semestrit, si reduktim i të hyrave vetanake pa një strategji për mbulimin e deficiteve financiare mund të jetë me pasoja fatale për bartësit publik të arsimit të lartë dhe një goditje serioze për jetën akademike në vend edhe ashtu në krize të madhe. Me gjithë rekomandimet e FMN-së se rritja e pagave nuk guxon të shkojë më shumë se 13 përqind, ai mori një hap të ”guximshëm” duke rritur pagat për 25 përqind. Këto premtime dhe vendime të tij janë një strategji paraelektorale për të përfituar sa më shumë vota, rrjedhimisht, për të udhëhequr me qeverinë edhe për një mandat të radhës.Keqpërdorimi i pozitës për të bërë fushatë, sidomos në muajt e fundit, përbën një shkelje të moralit politik dhe dëmton demokracinë në Kosovë, meqë po e bën të parëndësishme një periudhë katërvjeçare qeverisëse në të cilën kryeministri do të duhej të ishte aktiv duke i shtyrë të gjitha vendimet në muajt e fundit të mandatit qeverisës

Por strategjia e tij është totalisht e gabuar, sepse treni nuk mund të kapet kur është në ecje e sipër! Pas disfatës të rëndë që do të pësoj në këto zgjedhje të përgjithshme, kryeministri Thaçi do të ngelet një mit si Babadimri, i cili do të mbahet në mend vetëm si njeri i premtimeve të mëdha dhe drejtues i një qeverie skandaloze, nepotike dhe më e korruptuara në Evropë!

Në ora 13:00 mblidhet Kryesia e PDK’së

0

thaci ne mbledhje te PDKKryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet në ora 13:00, ku në agjendë është vetëm një pikë; unifikimi i qëndrimit të partisë për Gjykatën Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të UÇK’së, thonë burime të Gazetës Express.
Hashim Thaçi ka vendosur ta mbledh organin ekzekutiv të partisë së tij, pasi që të mërkurën Parlamenti i Kosovës duhet të votojë për këtë gjykatë.

“Besojmë se Kryesia e PDK’së do t’i jap mbështetje krijimit të Gjykatës”, tha një zyrtar i PDK’së në kushte anonimiteti për Express.

Dje, Gazeta Express botoi pikat kryesore të kërkesës së vendeve të Quintit për lidershipin kosovar, e ku iu kërkohet të votohet Gjykata Speciale.

Ndërkohë sot, sipas burimeve ndërkombëtare të gazetës, është vendosur që të mërkurën të votohet për këtë çështje. Ende mbetet e paqartë nëse do të sigurohen 80 votat e nevojshme të ligjvënësve.

Express do t’iu mbajë të informuar gjatë ditës për gjitha zhvillimet rreth teme.

Besojmë se Kryesia e PDK’së do t’i jap mbështetje krijimit të Gjykatës”.

Thaçi: Lëshojani rrymën Anadrinisë!

0

Abdulla Thaci LDKLidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka reaguar për gjendjen e rënduar të energjisë elektrike.

Përfaqësuesi i Komisionit për Informim Abdullah Thaçi tha se përveç reduktimeve të ashpra në zonën urbane të qytetit gjendja alarmante rezulton të jetë në zonat rurale.
“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren bartë shqetësimin e banorëve të harruar të fshatrave të Anadrinisë .Sot është dita e tretë që fshatra të tëra janë në terr ku as që ka ndonjë shpjegim nga KEDS-it për këtë problematikë e cila është shumë jetike”.

“Pas reduktimeve të ashpra në këtë kohë, zona të tëra të territorit të komunës së Prizrenit përveç që janë pa rryme, sot në mungesë të energjisë elektrike ata kanë ngel edhe pa ujin e pijes. Kjo nga fakti se furnizimi me ujë të atyre zonave bëhet me pompa të cilat funksionojnë me energji elektrike”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që urgjentisht të ketë ndërhyrje institucionale dhe qytetarëve tu mundësohet të jetojnë dinjitetshëm”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon përgjegjësi nga KEDS-i dhe për neglizhenca të tilla të bëhet penalizmi ligjor i distribucionit të furnizimit”./PrizrenPress.com/