12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8613

Prokuroria heton caktimin politik të Auditorit të Brendshëm të Komunës së Prizrenit

0

Prizren-shtepia bardheProkuroria Themelore në Prizren, ka inicuar hetimet në lidhje me “pazarin” politik për caktimin e Auditorit të Brendshëm të Komunës së Prizrenit. Zyrtarët e këtij institucioni kanë konfirmuar hapjen e rastit,raspektivisht autorizimin e policisë që të grumbullojëe prova në këtë drejtim për shkak dyshimeve për shkelje ligjore.

“Prokuroria Themelore në Prizren ka ndërmarrë veprime për grumbullimin e provave në këtë rast. Policia është autorizuar që t’i kryej hetimet e duhura”, ka thënë kryeprokurori Sylë Hoxhaj.

Hetimet për këtë rast kanë filluar pas raportimeve se drejtuesit e partisë KTAP në fund të muajt shkurt kanë arritur një marrëveshje me kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja dhe kreun e Degës së PDK-së, Minir Krasniqi, që ky subjekt të ketë hisen e vet brenda Njësisë së Auditimit të Brendshëm të Komunës së Prizrenit.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha thotë ndërkaq se ekziston një koalicion mes PDK-së dhe KTAP-së, por sipas tij, Komuna nuk ka hyrë në këso detalesh për të negociuar për struktuart e shërbimeve civil apo politikat e tilla.

“Ne nuk lëshohemi në nivele të tilla, sepse ne e respektojmë ligjin”, ka thënë Berisha. /Koha Ditore/

Zyrtare: Paditet Ramadan Muja

0

Ramadan Muja 2Këshilltari i BD-së, Osman Hajdari ka paditur sot zyrtarisht për kërcënim kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Mujën.
“Me datë 10.4.2014 deri sa isha i pranishëm në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Prizrenit deri sa isha duke bërë prezantimin e qëndrimit politik të partisë që përfaqësoj, kam pasur ndërhyrje të herëpashershme nga kryetari i komunës Ramadan Muja dhe ende pa e përfunduar fjalimin tim kur unë e kam pyetur kryetarin se kur duhet një zyrtar i lartë publik të japë dorëheqje? Kryetari Ramadan Muja me ka kërcënuar me fjalët “ ruaju se me bë me të përfshirë përpara qysh të njohë “”, thuhet në deklarëtn e Osmanit që ka deponuar sot në Prokurorin Themelore në Prizren.

“ Konsideroj se me këtë akt kryetari i komunës me ka bërë kërcënim personal në vendit tim të punës, kërcënim ka ndodhur në ambientin e Kuvendit Komunal, ku si dëshmitar kanë qene 41 këshilltaret komunal, përfaqësuesit e medieve, përfaqësues të KDI-s , OSCE-së etj. Për këtë kërcënim ka edhe video incizim si dhe transkripti i shërbimit profesional të Kuvendit Komunal”.
“Po ashtu vlen të theksohet se po ky kryetar para katër viteve deri sa kamë ushtruar detyrën e Udhëheqësit të Personelit, më ka larguar nga puna për motive të dobëta politike. Pas më shumë se një vite e gjysme me vendim të KPMK-së dhe vendimeve tjera gjyqësore unë jam kthyer në punë në pozitën e njëjtë te punës, të cilën e kamë ushtruar deri sa jam zgjedhur anëtarë i Kuvendit Komunal të Prizrenit. Pres që organet e ndjekjes si Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ta procedojnë këtë kërcënim dhe i njëjti të marr dënimin e merituar sipas akteve ligjore në fuqi të Republikës së Kosovës”/PrizrenPress.com/

24 persona akuzohen për korrupsion në Prizren

0

syle hoxha 23Edhe në pjesën e parë të këtij viti, në Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë vazhduar deponimet për raste, që ndërlidhen me abuzim të parasë publike, në institucione të ndryshe. Rreth 58 kallëzimeve penale ndaj 145 personave, lëndë këto të trashëguara nga vitet e mëparshme, sivjet i janë shtuar edhe raste të reja, duke zgjeruar kështu sasinë e dosjeve të kësaj natyre.

Gjykata Themelore në Prizren, sapo ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin F. Krasniqit nga fshati Llashka Drenovc, ish-rreshter i Policisë së Kosovës në Malishevë. Ai dyshohet për marrjen e një ryshfeti në vlerë prej 2.500 euro.

Zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj konfirmoi se Gjykata ka vendosur për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj Krasniqit, i cili do të qëndrojë në paraburgim deri më 13 qershor.

“I pandehuri dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare me qëllim të lehtësimit, të një rasti që kishte ndodhur më herët, ku kërkon nga i dëmtuari A.G. 2.500 euro me qëllim që t’i kryejë shërbime në këtë rast”, tha ajo.

Pushojnë hetimet ndaj 15 personave

Në anën tjetër, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Sylë Hoxha, tha për “Zërin” se gjatë periudhës tre mujore të këtij viti janë pranuar 18 kallëzime me 35 persona, që kanë të bëjnë me raste për korrupsion, ndërsa kallëzimet penale atakojnë zyrtarë komunalë, përfshirë edhe inspektorë si dhe përfaqësuesë të ndërmarrjeve publike.

“Duke përfshirë edhe rastet e viteve të kaluara, pas zhvillimit të hetimeve, në këtë periudhë ndaj 24 personave janë ngritur aktakuza, ndërsa në një rast ndaj një personi kemi shkuar me aktakuzë drejtpërdrejtë”, ka thënë ai.

Sipas Hoxhës, në mungesë të provave ndaj 18 personave janë hedhur kallëzimet penale, ndërsa ndaj 15 personave kanë pushuar hetimet, pasi që nuk është vërtetuar pafajësia e tyre. Për këtë periudhë kanë ngelur në punë gjithsejtë edhe 52 kallëzime penale.

Ndër prioritetet e veçanta, të PTH-së në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Shtetit, sipas zyrtarëve do të jenë lëndët antikorrupsion, të cilat duhet të përfundojnë deri në pjesën e parë të vitit.

Sfidë numri i vogël i prokurorëve

Për lëndët e ndërlidhura me korrupsion, kohë më parë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës është nxjerrë një strategji e veprimit, që rekomandon kryerjen sa më parë të tyre. “Si Prokurori në çdo kolegjium të Prokurorëve, i cili mbahet çdo të hënë, pikë të veçantë të rendit të ditës e kemi kryerjen sa më parë të lëndëve të korrupsionit”, tha Hoxha.

Në këtë kontekst, ai tha se mbahen kontakte të shpeshta së paku një herë në muaj me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion të Policisë së Kosovës. Për të qenë sa më efikas dhe sa më përgatitur profesionalisht, Hoxha njoftoi se gjatë muajit të kaluar është organizuar një punëtori me ekspert të lëmisë së antikorrupsionit nga Departamenti i Drejtësisë i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

“Sipas strategjisë me të cilën e kemi paraparë jemi zotuar se lëndët të cilat i kemi pasur në punë nga vitet e mëhershme, me të cilat kemi hyrë në vitin 2014-të, përjashtuar rastet kur ka ndonjë pengesë procedurale do të kryhen gjer në muajin qershor të këtij viti”, tha kryeprokurori prizrenas, duke shtuar se kjo tregon që lëndët kundër korrupsionit, në këtë Prokurori, kanë prioritet absolut.

Njëra ndër sfidat më të mëdha, që ka ky institucioni i akuzës në Prizren, sipas zyrtarëve të saj ka qenë numri i vogël i prokurorëve, pasi gjatë vitit të kaluar kanë qenë të angazhuar gjithsejtë 13 prokurorë, e kjo sipas tyre përbën një numër shumë të vogël përballë kërkesave të shumta, që paraqiten në këtë institucion.

Lulëzim Kabashi përçan AAK-në në Prizren

0

Lulezim KabashiiAleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) është përçarë në Prizren. Një pjesë e Kryesisë së Degës së këtij subjekti politik në këtë qytet, ka kohë që nuk e kanë shkelur as pragun e zyrës së partisë.
Ata janë të pakënaqur me emërimin e ish-kryetarit të LDD-së Lulëzim Kabashit, në postin e kryetarit të Degës së AAK-së.
Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it brenda AAK-së në Prizren, bëjnë të ditur se emërimi i Lulëzim Kabashit në postin e kryetarit të Degës, nuk është mirëpritur nga një pjesë e Kryesisë dhe anëtarëve të AAK-së.
“Ardhja e Lulit në postin e kryetarit ka shkaktuar përçarje të madhe. Shumë anëtarë të Kryesisë, por edhe anëtarë të tjerë të AAK-së janë zhgënjyer me këtë emërim, që ka bërë kryetari Ramush Haradinaj”, tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

Lulëzim Kabashi ka qenë kryetar i Degës së LDD-së në Prizren. Ai në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar nga koalicioni AAK-LDD, ka qenë kandidat për kryetar të Prizrenit.Pas humbjes së zgjedhjeve, Kabashi në balotazh pat lidhë koalicion me PDK-në për të përkrahur Ramadan Mujën për kryetar të Prizrenit.

Edhe pse subjekti i tij politik(LDD) nuk kishte fituar asnjë ulëse në Asamblenë Komunale, Kabashi është shpërbëlyer me postin e nënkryetarit të parë të Komunës së Prizrenit. Ky shpërblim i Kabashit, kishte shkaktuar pakënaqësit e para brenda Degës së AAK-së në Prizren, pasi që vendimi ishte marrë nga lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj në Prishtinë.

Pak ditë pas emërimit në postin e nënkryetarit të Komunës,Kabashi është emëruar nga Haradinaj edhe në krye të Degës së AAK-së në Prizren.Emërimi i tij është bërë pa iu nënshtruar votës së anëtarëve të partisë.

Ky veprim i Haradinajt ka krijuar pakënaqësi të madhe brenda AAK-së në këtë qytet. Një pjesë e Kryesisë dhe anëtarëve të revoltuar nuk kanë shkuar në zyrën e partisë. Sipas burimeve të “PrizrenPress”-it, ata janë duke shikuar mundësit, që aktivitetin e tyre ta zhvillojnë me ndonjë subjekt tjetar politik.

Dr. Feim Mazrreku në zgjedhjet lokale të nëntorit të vitit të kaluar, ka qenë kandidat i AAK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit. Ai në ditën e themelimit të subjektit më të ri, NISMA Për Kosovën në Prizren, është parë në shoqërim me ekipin dhe kryetarin e NISMËS, Fatmir Limajn.
Mazrreku nuk ka pranuar të flasë se a është bërë apo jo pjesë e këtij subjekti të ri politik.Ai ka pranur të tregojë se më nuk është në AAK.

“ Nuk jam me asnjë subjekt politik. Në tubimin e Limajt kam qenë sepse ata i kam miq të vjetër”, ka thënë shkurt Mazrreku për “PrizrenPress”.

“Por, ti mos u merr me këtë punë”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) në Prizren, ka qenë subjekti i vetëm politik në këtë qytet, që ka funksionuar pa fraksione dhe përçarje të brendshme.Sipas burimeve të “PrizrenPress”-it, përçarja e Degës së AAK-së në Prizren, do të ndikojë negativisht në zgjedhjet nacionale, që pritet të mbahen këtë vit nëse nuk intervenon lideri Ramush Haradinaj. /PrizrenPress.com/

 

 

 

 

HRW: Politikanë kosovarë mes të akuzuarve të Gjykatës Speciale

0

KuvendiKosoves5-27Politikanë të rëndësishëm kosovarë do të jenë mes të akuzuarve potencial në çështjet që do të gjykojë Gjykata Speciale në Kosovë por që do ta ketë selinë në BE.
Kjo paralajmërohet dhe nënvizohet në një raport të organizatës Human Right Watch. Kjo organizatë thekson se parlamenti i Kosovës, duhet patjetër të miratojë krijimin e Gjykatës Speciale me seli jashtë vendit për akuzuat serioze kriminale të bëra gjatë dhe pas luftës në periudhën 1998-1999.

Veç kësaj duhet patjetër që Kosova të miratojë edhe zgjatjen e mandatit të EULEX në mënyrë që ky mision të vazhdojë hetimin për krimet e rënda serioze dhe politikisht të ndjeshme.

“Parlamenti duhet të votoj PO për të dy çështjet në mënyrë që të tregojë se e merr sundimin e rendit dhe ligjit seriozisht dhe se është e përkushtuar që të sjellë drejtësi” ka deklaruar Lotte Leicht, drejtoresha e BE-së në Human Right Watch.

Duke e konsideruar të domosdoshëm miratimin e krijimit të kësaj Gjykate drejtoresha Lochte shpjegon dhe arsyen pse duhet që selia e kësaj Gjykate të jetë jashtë Kosovës.

“Duke e ditur se shumë dëshmitarë janë kërcënuar me vdekje madje edhe janë eliminuar në të kaluarën, askush nuk do të pranonte të dëshmonte në Kosovë. Vec kësaj sistemi gjyqësor mbetet i dobët, nuk ka siguri për gjykatësit, stafin e Gjykatës dhe prokurorët” deklaron zyrtarja europiane.

Ajo shton se Kosova ka bërë progres 15 vjet pas luftës. Por kur gjyqtarët ndërkombëtarë në Kosovë thonë se sistemi gjyqësor nuk është gati për të përballuar raste të ndjeshme politike, parlamenti i Kosovës duhet të dëgjojë dhe të veprojë në të mirë të popullit të Kosovës”.

Raporti i Human Right Watch zbulon se cështjet që do të hetojë dhe gjykojë kjo Gjykatë do të jenë: Krimet e luftës, terrorizmi, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Raporti përmend edhe akuzat e Dick Martyt për trafik organesh. Proceset e para gjyqësore pritet të nisin verën e këtij viti.

Agani “akuzon” Aganin

0

FeridAgani-pdArmend Agani, pronar i kompanisë farmaceutike “Agani”, është ankuar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) për kurdisje tenderësh në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga Ferid Agani.

Pavarësisht se pronari i kësaj kompanie farmaceutike e ka kushëri ministrin Ferid Aganin, ai dyshon se po i bëhen padrejtësi në tenderët e kësaj Ministrie.

Një shkresë që e ka siguruar gazeta “Zëri” flet për kurdisje tenderësh në Ministrinë e Shëndetësisë.

Zgjedhjet po shkojnë drejt vjeshtës

0

zgjedhjet5Janë hapur shumë dilema që rrezikojnë seriozisht mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare gjatë muajit qershor, siç ishte proklamuar deri më tani nga liderët e dy partive më të mëdha në vend.
Problemet me numra në Kuvend apo edhe organizative me ligjin e ri, i shtojnë gjasat që zgjedhjet të mbahen gjatë vjeshtës.

Marrëveshja Thaçi-Mustafa për shpërndarjen e Kuvendit pritet të sfidohet nga pakicat të cilat votën e tyre sërish do ta kushtëzojnë me ulëset e rezervuara, shkruan Tribuna.

Kurse opsioni tjetër i mocionit të mosbesimit i ngritur nga AAK’ja, nuk mbërrin numrin prej 61 votave për shkarkimin e Qeverisë.

Dilemat për zgjedhjet e parakohshme i shton edhe KQZ’ja.

Dy ministri akuzohen për shkelje ligjore në konkursin për kryeinspektor të tregut

0

QeveriaKosoves-objektiMinistria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Ministria e Administratës Publike (MAP) po akuzohen se kanë bërë shkelje ligjore rreth konkursit për njërën nga pozitat më të rëndësishme: atë të kryeinspektorit të tregut.

Ruzhdi Shehu, ish-kryeinspektor i tregut në MTI, dhe pasardhësi i tij, Muharrem Pozhegu, tashmë i shkarkuar, i bëjnë përgjegjëse këto dy ministri në lidhje me emërimet dhe shkarkimet e tyre nga kjo pozitë, që ndodhën në gjashtë muajt e fundit.

Megjithatë asnjëra nga këto dy ministri nuk mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar, duke ia hedhur atë njëra-tjetrës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, pati thënë se duhet anuluar vendimi për emërimin e Pozhegut për shkak se proceduralisht nuk i ka plotësuar kushtet për atë pozitë./koha ditore/

Olivier: Gjykata Speciale kundër UÇK-së e dëmton Kosovën

0

Alexander Borg OlivieKosova nuk ka asnjë obligim ta pranojë Gjykatën Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së ose për të lehtësuar zbatimin e krijimit të saj të propozuar nga Bashkimi Evropian, ka thënë Alexander Borg Olivier.
Ish-shefi i Zyrës Ligjore në UNMIK është ndër të vetmit ndërkombëtarë që nuk sheh asnjë të mirë prej kësaj gjykate dhe e pranon hapur se ajo është e drejtuar ekskluzivisht kundër UÇK-së.

Për këtë arsye, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ai ka thënë se institucionet e Kosovës nuk duhet ta japin pëlqimin për krijimin e kësaj gjykate, qoftë edhe nëse ka presion nga miqtë ndërkombëtarë.

Avokati që për një kohë ka shërbyer edhe si këshilltar i kryeministrit Thaçi ka deklaruar se sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet t’i trajtojë dhe të merret me ndjekjen penale të krimeve të luftës të identifikuara nga hetimet e prokurorit Williamson.

Sipas tij, dosja do të mund të vendosej nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e EULEX-it, i cili ka mandat për këto raste.

OSBE e konsideron Mitrovicën si pjesë të Serbisë

0

osbe-e-konsideron-mitrovic-euml-n-si-pjes-euml-t-euml-serbis-euml_hdDeputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Alma Lama, ka publikuar një foto të një dokumenti zyrtarë të OSBE-së e cila është lëshuar me 26 mars të këtij viti. Në këtë dokument shihet se si ky mision e konsideron Mitrovicën si pjesë të Serbisë.
Deputetja Lama ka shkruar në rrjetin social Facebook se kjo është një shkelje shumë e rëndë nga ana e këtij institucioni.

Sipas saj, më e rëndë është që Qeveria e Kosovës nuk ka idenë se çfarë po bëhet dhe si prezantohet sovraniteti i shtetit të Kosovës.

“Edhe pse OSCE ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, në asnjë mënyrë nuk mund të shkruajë që Mitrovica gjendet në Serbi. Ne fakt ky institucion jo vetëm që nuk e ka respektuar mënyrën e përhershme të referimit ndaj Kosovës, por ka shkuar shume larg. Unë shpresoj të jepet një përgjigje zyrtare për këtë, dhe kërkoj që Ministria e jashtme të kërkojë llogari. Shikoni fotot e dokumentit”, ka shkruar Lama në Facebook.

KosovaPress ka tentuar të gjejë këtë dokument mirëpo, siç duket, pas reagimeve nga deputetja Lama është përmirësuar dhe nuk gjendet më në ueb-faqen e tyre. /Telegrafi/