17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8612

Thaçi: Besoj se fati i Kosovës është të jetë një komb i zhvilluar

0

Thaci ne vizitKryeministri Hashim Thaçi në fjalën e mbajtur në Klubin e Korrespodentëve të jashtëm në Tokio, ka thënë se ai ka një vizion të qartë për Kosovën.
Thaçi ka deklaruar se dëshiron të ndërtoj një komb të zhvilluar, me një ekonomi të fortë.“Kam një vizion të qartë për Kosovën. Dua të ndërtoj një komb të zhvilluar, me një ekonomi të fortë që ofron punë dhe standard më të larta jetese për popullin tim. Dua që të realizojmë potencialin tonë. Gjithmonë kam besuar në të ardhmen e vendit tim. Së pari kam besuar se mund të jetë i lirë, i lirë nga dhuna e kontrollit serb. Këtë e kemi arritur. Pastaj, kam besuar se mund të jemi të pavarur, shtet sovran në skenën botërore. Edhe këtë e kemi arritur”, ka thënë ai.

Kryeministri Thaçi ka deklaruar se beson që fati i Kosovës është të jetë një komb i zhvilluar dhe se “nuk ka asnjë dyshim në aftësinë tonë për të arritur këtë”.

Tani besoj se fati i Kosovës është të jetë një komb i zhvilluar. Nuk kam asnjë dyshim në aftësinë tonë për të arritur këtë. Kjo është arsyeja pse unë jam sot këtu në mesin tuaj dhe pata një takim me Kryeministrin tuaj. Desha të ndajë historinë tonë me ju, dhe më e rëndësishmja edhe besimin në atë që ne do të arrijmë. Kosova është e hapur për biznes. Kërkojmë partneritetin tuaj – theksoi Thaçi veç tjerash në fjalën e tij.
Ndërkohë Thaçi ka postuar edhe një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet duke biseduar me kryeministrin japonez, Abe.

“Kryeministri Shinz? Abe ka mirëpritur Kryeministrin Thaci për takim përmbajtësor, ku janë diskutuar përkrahja e kaluar dhe investimet e ardhshme të Japonisë në Kosovë”, shkruan në Facebook.

Ramadan Muja përfitoi nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren

0

Ramadan Muja 2Kryetarët e pesë komunave të Kosovës përfituan nga hapja e universiteteve publike nëpër komunat e tyre,duke u bazuar në vendimin e ministrit Ramë Buja që të jenë anëtarë të bordeve themeluese. Ata u paguan nga MAShT-i për pjesëmarrje në këto borde. Por punët që kryenin në këto borde ishin obligim i tyre si drejtues komunash.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, i dënuar në mars 2014 nga gjykata e këtij qyteti me dy vjet e gjysmë burg me kusht dhe 30 muaj ndalesë ushtrimi të funksioneve publike për keqpërdorim pronash komunale dhe të AKP-së, përfitoi nga një vendim i diskutueshëm i ministrit të Arsimit Ramë Bujës.

Buja vendosi që kryetarët e komunave ku janë hapur universitete publike viteve të fundit, të jenë pjesë e bordeve themeluese të këtyre institucioneve të arsimit të lartë deri në zgjedhjen e organeve të rregullta

Universiteti i Prizrenit u themelua në vitin 2009, ai i Pejës nisi punën tre vjet më vonë, ndërsa vitin e kaluar u funksionalizuan edhe universitetet në Gjilan, Gjakovë e Mitrovicë.

Të gjitha këto universitete, para se të zgjidhnin organet e tyre të rregullta i patën në bord kryetarët e komunave ku u themeluan.

UPZ 45

Universiteti i Prizrenit vazhdon ende ta ketë pjesë të bordit Ramadan Mujën, pasi aty nuk janë mbajtur zgjedhjet. Muja aktualisht është rikthyer për të ushtruar detyrën e kryetarit të Prizrenit interpretimit të ministrisë së pushtetit lokal se nuk mund ta ngrinte pozitën dhe ka apeluar vendimin e shkallës së parë –gjykatës së Prizrenit.

Bordi i UPZ-së filloi punën më 6 maj 2011 dhe Ramadan Muja në deklarimet e pasurisë për dy vjetët vijues në Agjencinë Kundër Korrupsion deklaroi të ardhura të marra nga universiteti.

Në vitin 2012 ai mori pagë vjetore prej 5 mijë e 397 eurosh, kurse në 2013-ën 9 mijë euro.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit dhe këshilltari politik i Mujës Ymer Berisha thotë se kryetari i këtij qyteti do të qëndrojë në pozitën që ka në UPZ deri në zgjedhjen e bordit të ri.

“Jo [s`ka dorëheqje]. Kryetari merr pjesë në bord të UPZ-së dhe meqë ka qenë punëtor universitar mbi 40 vjet, jep kontribut të çmueshëm në zhvillimin e politikave në interes të studentëve”, thotë Berisha.

Detyrë e Mujës në bordin e universitetit të qytetit të dytë për nga madhësia në vend, është mbikëqyrja e vendosjes së bazës infrastrukturore në të gjitha segmentet e UPZ-së.

Zgjedhjet për organet drejtuese të Universitetit në Prizren pritet të mbahen së shpejti. Zëdhënësi i UPZ-së Ramadan Baraliu thotë se javën e ardhshme senati i universiteti do të zgjedhë katër anëtarët e Këshillit Drejtues dhe 3 anëtarë tjerë do ti caktojë MASHT.

Arbër Morina, këshilltar për media i ministrit të arsimit, e pranon se ka pasur ngecje për zgjedhjen e mekanizmave drejtues në Universitetin “Ukshin Hoti”, por thotë se kjo ka qenë punë e menaxhmentit të universitetit./Gazeta Jeta në Kosovë/

Kushtrimi i “komandat” Ismetit-si lëshojmë kullat e Sheremetit

0

bexhet Shala KMDLNJBehxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Veteranët e luftës dhe veteranët e” rezistencës “ paqësore : Kuvendi i Kosovës , më në fund, ndonëse me një vonesë të madhe e miratoi Ligjin për Veteranë të Luftës , si shpagim moral dhe material për ata që luftuan , u sakrifikuan, humbën pjesët e trupit për këtë gjysmë lirie, gjysmë pavarësie dhe gjysmë sovraniteti që e kemi sot! Historia te shqiptarët nuk ka një qëndrueshmëri prandaj edhe bëhet riciklimi i saj, varësisht prej situatës politike dhe garniturave pushtetmbajtëse. Ish komunistët me mendje , bindje dhe zemër jugosllave e që Zoti i kishte krijuar si shqiptarë të cilët mendonin serbisht dhe flisnin shqip përfituan dhe po përfitojnë në të gjitha sistemet. Në kohën e Rankoviqit jetonin mirë duke dhunuar , arrestuar , gjykuar , dënuar dhe vrarë shqiptarë që mendonin dhe vepronin shqip . Ashtu kishin jetuar edhe në kohën e Titos. Ashtu jetonin në kohën e UNMIK-ut.

Edhe më mirë po jetojnë në kohën e EULESH-it dhe kryeministrit Thaçi! Janë të respektuar, mbajnë poste të larta publike, janë këshilltarë për çështje politike dhe kombëtare (!!!), prokurorë, gjykatës, pronarë të mediave ( krijues të opinionit ) , pronarë të bizneseve me shifra të larta të përfitimit , të infiltruar në Policinë e Kosovës, në FSK , në AKI , në subjekte politike, Presidencë, Kuvend dhe në Qeverinë e Kosovës! Këta , në kohën kur burgjet e Jugosllavisë ishin plotë me shqiptarë që ishin dënuar për bindje politike dhe gjakim për liri, shërbenin si hetues , torturues, gjykatës , prokurorë dhe linçues publikë sepse kishin nën kontrollë të plotë mediet jugosllave dhe ato të Kosovës. Këta bënin diferencime politike dhe shkatërronin familje shqiptare duke i larguar nga puna shkaku se anëtari i tyre ishte dënuar si armik i Jugosllavisë, vëllazërim – bashkimit dhe bashkëjeteses midis kombeve dhe kombësive .

Ishin të dënuar si nacionalistë, irredentistë dhe kundërrevolucionar. Diferencimin politik, varësisht nga pesha e “ fajit “ e bënin komunistët e bindur jugosllavë që më vonë themeluan parti politike në Kosovë duke filluar nga LDK. Programin politik të LDK –së e patën shkruar komunistët jugosllavë me ideologun e tyre Rrahman Morinën i cili pati dhënë leje që këta të organizohen politikisht, të veprojnë lirshëm, të organizojnë zgjedhje të lira në Kosovën e okupuar dhe të bëjnë propagandë si dhe linçime publike ndaj të burgosurve politik shqiptarë që kishin mbaruar burgjet e tyre në kohën kur u themeluan këto parti. Motoja kryesore e bijve dhe bijave politike, ideologjike dhe shtetërore të Rrahman Morinës të organizuar në parti politike ishte se :” të burgosurit politikë shqiptarë për ne janë më të rrezikshëm se vet Serbia “. Dhe kishin të drejtë sepse ata nuk kishin pasur dhe nuk kishin fare problem me Serbinë! Sepse , një numër jo i vogël i tyre ishin bima e Serbisë ! Ishin të mbëltuar në fidanishtet e Beogradit, Kumrovcit dhe Nishit! Asokohe, nga Armata Popullore e Jugosllavisë ktheheshin në arkivole me qindra ushtarë shqiptarë të cilët kishin “ bërë vetvrasje “! Ishin dënuar me qindra shqiptarë në këtë armatë me burg deri në 20 vite.

Në procese të montuara politike. Edhe vet jam dënuar 12 vite në Gjykatën Ushatarake të Zagrebit në vitin 1984. Hetues në këto procese kanë qenë oficerët shqiptarë të KOS –it ( Kontra Obavestajna Sluzba ) apo Shërbimi Kundër Zbulimit i Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë dhe ushtarë shqiptarë të shantazhuar, frikësuar dhe të detyruar të dëshmojnë. Ishte Tahir Zemaj me shokët e tij. Njëri ndër ta ishte edhe Enver Krasniqi atëherë kolonel i KOS-it.

Këta, përveç se kanë montuar procese politike kundër ushtarëve shqiptarë , pa as një dyshim kanë qenë pjesë edhe e skenareve të vrasjes së ushtarëve shqiptarë të cilët pastaj i kanë kthyer si të “ vetvrarë “. Nëse analizohet lista e ushtarëve të “ vetvrarë” shqiptarë dhe atyre të dënuar në Ushtrinë Popullore të Jugosllavisë, nuk do ta gjeni askund dikend, prindi i të cilit ka qenë funksionar , zyrtar apo në ndonjë pozitë tjetër udhëheqëse në organet shtetërore , politike , ushtarake, policore , gjyqësore , diplomatike etj. të ish Jugosllavisë.

Të gjithë ishin ish të burgosur politikë, familjarë të tyre apo patriotë të dëshmuar si dhe aktivistë për çështje kombëtare! A ishte kjo e rastit ?! Ky ishte provimi i tyre ( KOS-it ) i besnikërisë ndaj një ushtrie ku Rankoviqi dikur kishte shumë ndikim. Sa më shumë ushtarë shqiptarë të arrestuar , të dënuar dhe të “ vetvrarë”, aq më lehtë dhe më shpejtë e ndërtonin karrierën e tyre. Atëbotë ka qenë e pamundur të jesh oficer i Ushtrisë jugosllave nëse nuk ke qenë përkrahës i atij regjimi që ua pinte shqiptarëve gjakun me pambuk! E lëre më oficer i KOS-it jugosllav. Është dashur t’i kalosh të gjitha sitat dhe shoshat e filtrimit e të fitosh besimit të bëhesh kolonel i KOS-it. Këtë besim e kishin fituar kolonelët Zemaj dhe Krasniqi dhe shumë të tjerë të cilët pastaj u bënë “ kuadri ushtarak “ i ( TH ) FARK-ut dhe “ Ministrisë së Mbrojtjes “ duke sabotuar luftën dhe duke shkërdhye pamëshirshëm paratë e qeverisë së Bukoshit të Fondit të 3% -it. Këto para i shkërdhyen këta oficerë dhe” ushtarë” që luftonin nëpër shtetet perëndimore, me paga të majme dhe duke mos e shkrepur as edhe një plumb të vetëm në Kosovë! Këta ishin dallaveraxhinj dhe mercenarë ndërkaq ata që e kishin përnjëmend si Agim Ramadani , Sali Çeku dhe shumë të tjerë luftuan nën uniformën e UÇK-së, duke e dhënë edhe atë më të shtrenjtë që e kishin për lirinë e Kosovës .

Jetën e tyre. Ata shkuan në përjetësi me uniformën e UÇK-së dhe jo me uniformë të njëfarë( TH ) FARK- a ! Krahu politik në me krye Himë Govën e bënin jetën e sulltanëve me para të Fondit të 3% -it! Duke e sabotuar luftën me të gjitha mjetet e mundshme ! Duke i përçarë studentën para protestave të tyre për lirimin e objekteve universitare. Duke e cilësuar UÇK-në si :” dorë të zgjatur të Serbisë “. Duke pranuar çdo gjë që i ofronin popat e Shën Exhidios me qëllim të dëmtimit të luftës së UÇK-së së lavdishme ! Duke dorëzuar mbi 5000 armë në Zonën Operative të Dukagjinit dhe duke e lënë vetëm me 12-15 ushtarë luftëtarin e hatashëm dhe trimin e madh të kësaj zone , kombëtarin Ramush Haradinaj të cilit i bënë puç pikërisht “ Ministria e Mbrojtjes “ dhe ( TH ) FARK-u që pastaj ikën në Padesh të Shqipërisë ku koloneli dezertor ( i cili nuk u kthye asnjëherë më në Kosovë për të luftuar ) Tahir Zemaj e puthte flamurin kombëtar që ia dorëzoi Ahmet Krasniqi . Duket se e ka puthur flamurin e gabuar. Flamuri i kolonelit ishte flamuri para të cilit kishte dhënë betimin si oficer i KOS –it jugosllav.

Dhe të cilit i shërbeu deri në fund!
Atëherë ishte një vijë e çartë ndarëse midis atyre që luftonin për lirinë e Kosovës dhe atyre që sabotonin këtë luftë edhe me mjetet më të ndyra. Ata që e sabotonin luftën në planin ushtarak dhe politik. Luftën e sabotonin ushtarakisht “ Ministria e Mbrojtjes “ me ( TH ) FARK-un ndërsa politikisht e sabotonte Himë Gova me “ qeverinë” e tij. Luftën e bënë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe të pabarabarta UÇK- me Komandantin Legjendar , Të Pavdekshmin , Adem Jashari dhe Komandanti Politik i Çështjes Kombëtare , i Përjetshmi Adem Demaçi!

Luftëtarët mbesin luftëtarë, sabotuesit mbesin sabotues: Me datën 3 prill 2014 u përsërit historia. Ata që kur ishte nevoja dhe koha luftuan për lirinë e Kosovës e mbrojtën nderin e luftës dhe nderin e UÇK-së . E votuan Ligjin për Veteranë të Luftës së UÇK-së së Lavdishme. Mbrojtën vlerat e vërteta dhe nuk lejuan kontrabandimin e antivlerave “ ushtarake “ dhe “ politike “! Nuk e lejuan shndërrimin e antivlerave në vlera. E penguan përligjjen e antivlerave si vlera!

Sabotuesit e luftës u bënë edhe sabotues të paqes! Bënë përpjekje që të rehabilitojnë dhe përligjin ata që e penguan luftën, që keqpërdorën Fondin e 3% -it, dezertorët dhe oficerët e ish armatës Jugosllave që bënin jetë luksoze në qendrat mondane botërore. Ish oficerët e UDB-së dhe KOS-it. Sabotuesit e sotëm në Kuvendin e Kosovës deshën të veshnin me merita kombëtare ata që punuan kundër kombit në aspektin politik dhe ushatarak!

Ata që e penguan luftën dhe çlirimin e Kosovës! Sabotuesit e sotit deshën ta bëjnë( TH ) FARK-un ushtri që e ka bërë luftën ndërsa UÇK-në si tog të kësaj “ ushtrie “! Qëllimi final i tyre ishte që ta bëjnë një kryefrikacak ( Himë Govën ) , komandant suprem të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vend të Komandantit të Vërtetë të UÇK-së , Legjendarit Adem Jashari! Këtë mashtrim nuk e duron as Toka e as Zoti , si krijues i saj! Nuk krijohet historia dhe madhështia me përmendore të Kim il Sungut, si ajo para Kuvendit të Kosovës! Por me vepra dhe sarificë sublime!
Për pacientin e Armend Zemajt : Armend Zemaj nga goja e vet nuk po nxjerr mjaltë. Duket se as mjaltë nuk po hanë! Edhe në rastin e parë dhe të dytë ai po përzien diçka që shumë ia kënda e që fillon me shkronjën e mjaltit! Ky nuk është mjek që të caktojë diagnoza për Adem Demaçin të cilin e diagnostifikon si monstrum dhe psikopat. Ky nuk ka të kaluar , as personale e as familjare që ta cilësojë Adem Demaçin si antikombëtar dhe proserb. Që i ka shërbyer Serbisë. Ky është i ri të flas për Rankoviqin duke i krahasuar deputetët që e kanë votuar Ligjin për Veteranë të Luftës se po e bëjnë këtë si në kohën e Rankoviqit.

Armend Zemaj mund të ketë dëgjuar për Aleksandar Rankoviqin nga xhaxhai i tij, ish oficer i KOS- it të Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë , kolonel Tahir Zemaj. Kur Adem Demaçi dhe shumë të burgosur të tjerë politik shqiptarë kanë vuajtur vite dhe shekuj burg ( ata të dënuar në Armatën Popullore të Jugosllavisë edhe me kontributin e pakursyer të xhaxhait të Armend Zemaj ) , koloneli Zemaj ka vrapuar pas prostitutave në Zajeçar , Pozharevc, Beograd, Vukovar dhe qytetet tjera ku me besnikëri qençe i ka shërbyer Jugosllavisë dhe Serbisë! Dhe frymës së Rankoviqit! Edhe pjellën e ka përzier ! Kjo është e vërteta! Është e vërtetë se Tahir Zemaj ka qenë i dënuar për tregti me drogë dhe si diler. Me disa persona nga Besiana dhe Prishtina. Armendi është i ri dhe mbase nuk i kujtohet.

Apo nuk ka dëshirë ta kujtojë këtë! Është e vërtetë se Tahir Zemaj , si oficer i KOS-it ka marrë në pyetje ushtarët shqiptarë në ish Armatën Jugosllave. Pas së cilës janë dënuar me burgje të gjata , deri me 20 vite! Për këtë ka fakte të shkruara! Është e vërtetë se nuk përjashtohet roli dhe kontributi i tij në “ vetvrasjen “ e ushtarëve shqiptarë. Për këtë do të dalin fakte edhe për së gjalli të Armend Zemaj! Është e vërtetë se në zonën ku ka “ luftuar “ Tahir Zemaj i janë dorëzuar ushtrisë dhe policisë serbe mbi 5000 copë armatim. Janë bërë publike listat e personave që kanë dorëzuar armatimin.

Janë edhe filmimet nga koha e dorëzimit të këtyre armëve që janë transmetuar në mediat e asaj kohe! Është e vërtetë se janë lënë në duart e serbëve mbi 600 të plagosur në kohën kur Tahir Zemaj me ( TH ) FARKUN e tij ia mbathi për Shqipëri për t’u mos kthyer kurrë më në luftë! Prandaj, Armend Zemaj, si mbrojtës i “jetës dhe veprës “ së kolonelit të KOS-it jugosllav , Tahir Zemaj , nëse ka ndonjë aktgjykim me të cilin Tahir Zemaj është gjykuar nga gjykatat serbe dhe jugosllave për aktivitete kombëtare dhe politike, le t’i bëjë publike. Unë , në këtë rast do t’i kërkoj falje publike! Nëse Armend Zemajt i duhet aktgjykimi për dënim të xhaxhait të tij si diler droge nuk e ka aspak vështirë ta sigurojë ate. Edhe për marrje në pyetje të ushtarëve shqiptarë në ish Armatën jugosllave pas së cilave janë dënuar me vite e shekuj burg, lehtë sigurohen informatat. Janë të ruajtura aktakuzat dhe aktgjykimet. Aktgjykimet e Adem Demaçit për dënim dhe mbajtje thuaja 30 vjet burg janë të ruajtura. Dhe janë publike.

Edhe unë kam ruajtur aktgjykimet për dënimin tim politik I pari është 3 vjet burg ndërsa i dyti 12 vjet . Për të dytin kur jam dënuar si ushtar ka kontribuar shumë kolegu i xhaxhait të Armend Zemaj. Koloneli i KOS-it jugosllav Enver Krasniqi! Armend Zemaj po krenohet me xhaxhain e vet , kolonelin e KOS-it jugosllav .

Në mbrojtje të diçkaje që nuk mbrohet po sulmon vlerat e dëshmuara kombëtare. Po të isha në vendin e tij unë do të turpërohesha nga e kaluara e xhaxhait. Në vend të pastrimit të ndërgjegjes ai po e rëndon edhe më shumë. Për shkak të pastrimit të historisë familjare . Për shkak të së ardhmes së fëmijëve të vet! Për shkak të së vërtetës që në mënyrë aq të paskrupullt e falsifikon dhe e mohon !

Për titullin: Ismet Beqirin e njoh një kohë të gjatë. E mbaj mend si aktivist të palodhshëm për çështje kombëtare të viteve të 90-ta. I cili ka ndihmuar shumë banorët e ish Lagjes së Vranjevcit e cila për së gjalli të Ismetit u quajt Kodra e Trimave. Sigurisht për shkak të Ismetit. Me t’u zhdjerg të Ismetit në qytet apo me urbanizimin e tij kjo lagje më nuk mund të quhet Kodra e Trimave. Duhet t’i kthehet emërtimi i mëparshëm! Ismet Beqirin e kam njohur si aktivist kombëtar dhe politik.

Duket se nuk e paskam njohur sa duhet. Nuk e paskam ditur që Ismet Beqiri paska qenë komandant i Lartë i ( TH ) FARK-ut. Dhe zëvendësministër i “ Ministrisë së Mbrojtjes “ së Bukoshit. Prandaj me aq ngulm e mbronte këtë në Kuvendin e Kosovës . Duke bërë përpjekje që të bënte një martesë të pazakontë dhe jonormale të ( TH ) FARK-ut me UÇK-në. Ku ( TH ) FARK-u do të ishte burri e UÇK –ë gruaja. Ku ( TH ) FARK –u do ta shalonte UÇK-në . Jo , Ismet. Nuk kalon kjo punë! Është kundër natyrës dhe kundër Zotit! Dhe mos u kërcëno se kur të vini në pushtet puna e parë që do ta bëni është se do ta shfuqizoni Ligjin për Veteranë të Luftës. Se nuk do t’i lëshoni kullat e Sheremetit! Pushkë e zbrazur është kjo, miku im Ismet Beqiri. Sepse kur nuk ke banuar në ato kulla !

G.Buqaj nga Suhareka dënohet me 2 vjet burgim për drogë

0

DrogaaG.Buqaj nga fshati Budakovë e Suharekës është dënuar me 2 vjet burgim dhe me 500 euro  për 1700 gr. substancë narkotike.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se I dënuari është gjetur fajtor për

blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psiko-tropike nga neni 229 parag.2 të KPK-së.

“I akuzuari F.Buqaj , në Tiranë nga shtetasi i Shqipërisë F.M pa autorizim blenë me qëllim të shitjes 1700 gr. substancë narkotike të lloji ,,marihuanë,, për të cilin paguan 300 euro, të njëjtin e shet diku 300 qese të vogla me marihuanë personave të ndryshëm në Prizren dhe Ferizaj ndërsa ma datën 21.12.2012 sasinë e mbetur të ,,marihuanës,, në peshë prej 618,68 gram e dorëzon në stacionin policorë në Suharekë, me arsyetim se nuk donë më të merret me këtë punë”.

“Gjykata Themelore në Prizren e ka gjykuar me dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro, dhe me dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjet, në të cilin dënim do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 21.12.2012 deri më 18.01.2013”./PrizrenPress.com/

 

Në Malishevë, këtë javë pritet të filloj spërkatja kundër rriqrave

0

Malisheva-dezenfiktimi rriqraveKanë filluar përgatitjet për fazën e dytë të zbatimit të strategjisë kombëtare për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Këtë javë, varësisht prej kushteve atmosferike, pritet të filloj spërkatja e zonave endemike, kundër rriqrave si bartësit kryesor të virusit të etheve hemorragjike.

Kështu u deklarua në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, nga përgjegjësit e drejtorive për shëndetësi dhe për mbrojtje dhe shpëtim.

Spërkatja do të kryhet nga kompania e caktuar nga Ministria e Bujqësisë, ndërsa do të mbështetet nga Komuna e Malishevës, edhe me numër të personave të cilët do të jenë të angazhua në këtë fushatë të spërkatjes selektive. /PrizrenPress.com/

Një grup studentësh nga Diaspora shqiptare ka arritur në Kosovë

0

Studentë nga Diaspora shqiptareMinistri i Diasporës, Ibrahim Makolli, sot ka pritur një grup studentësh të rinj, shqiptarë, nga Suedia. Ky grup prej rreth 50 nxënës nga shkolla të ndryshme kanë ardhur nga komuna Angelholm, të udhëhequr nga drejtori i Gjimnazit në këtë komunë, Johan Elkefist.

Ata do ta realizojnë një ekskursion mësimor, me qëllim të njohjes më të mirë me bukuritë, trashëgiminë dhe vlerat historike të Kosovës.

Pasi u uroi mirëseardhje mysafirëve, ministri Makolli ndër të tjera theksoi mirënjohjen e Republikës së Kosovës për shtetin suedez që ka bërë të mundur që edhe kjo pjesë e komunitetit shqiptar ta ruajë gjuhën dhe kulturën e vet atje ku jeton.

“Fëmijët shqiptarë të Suedisë do të kenë rast të njihen me bashkëmoshatarët e tyre, me të cilët do të shkëmbejnë njohuri mes vete. Gjithashtu, gjatë këtij ekskursioni, ata do të njihen me pasuritë natyrore dhe trashëgiminë që ka Kosova”.

Makolli po ashtu tha se ata do ta kanë përkrahjen e vazhdueshme, lidhje më të mira me atdheun, në mënyrë që t’u krijohen kushte që në të ardhmen të mund të kthehen e ta japin kontributin e tyre në vendin e origjinës.

Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i gjimnazit në këtë komunë, Johan Elkefist, i cili tha se ndihej i kënaqur që ndodhej në Kosovë.

Në shenjë respekti për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit suedez, konkretisht të shkollës për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, ministri Makolli i dhuroi drejtorit pllaketin me Deklaratën e Pavarësisë. /PrizrenPress.com/

Jacobson: Kosovarët në Siri po radhiten me grupe radikale

0

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, bën thirrje që të gjitha institucionet të reagojnë ndaj problemit të shkuarjes së kosovarëve për të luftuar në Siri.

Ajo në pjesën e dytë të intervistës për Radion Evropa e Lirë flet edhe për gjuhën e urrejtjes që përdorin disa imamë në xhami, e që sipas saj këto fjalimi nuk kanë vend në demokraci.

RADIO EVROPA E LIRË
Dëshiroj t’ju pyes për mendimin tuaj për luftën në Siri. Disa njerëz po frikësohen nga kosovarët që kanë shkuar për të luftuar në Siri duke thënë se kthimi i tyre në Kosovë mund të jetë shkak për t’u brengosur. Çfarë mendoni ju?

TRACEY ANN JACOBSON
Mendoj se kjo është diçka për të cilën duhet të brengosemi të gjithë. Lufta në Siri është gjë e tmerrshme dhe po vazhdon qe një kohë të gjatë. Por, po ashtu këtu në Kosovë jemi të shqetësuar për shkak të kosovarëve të rinj që po shkojnë për të luftuar në Siri duke u radhitur me grupe radikale dhe duke zhvilluar atë lloj ideologjie. Dhe çka ndodh pastaj? E pamë sulmin mbi tre pjesëtarët e xhandarmërisë në Turqi, të cilët u vranë nga një luftëtar në kthim e sipër.

E patëm sulmin vetëvrasës me bombë në Irak, i cili u krye nga një kosovar që kishte qenë në Siri. Pra, po, kjo gjë është shumë brengosëse dhe të gjithë duhet të reagojmë ndaj kësaj çështjeje, si bashkësi ndërkombëtare së bashku me Kosovën sepse qartazi ky nuk është problem vetëm i Kosovës, por është problem i tërë botës.

Po ashtu, mendoj se janë disa mënyra të ndryshme se si të reagojmë ndaj kësaj çështjeje në të cilat duhet të punojmë së bashku. Njëra prej tyre ka të bëjë me reagimin nga aspekti i zbatimit të ligjit. Ligji i propozuar i Kosovës për luftimet në Siri është një hap i mirë i parë. Ne duhet të bashkëpunojmë sa i përket shkëmbimit të informatave rreth asaj se kush janë këta njerëz, ku gjenden ata dhe cilat janë qëllimet e tyre.

Por, po ashtu mendoj se duhet të ketë edhe një bashkëbisedim më i gjerë shoqëror, i cili duhet të ndodh. Njerëzit nganjëherë tërhiqen nga këto ideologji radikale. Nganjëherë, për shkak se nuk ndjejnë që kanë mundësitë e tjera, mundësi ekonomike apo mundësi për të marrë pjesë më fuqishëm në bashkëbisedimin që vendi e zhvillon për të ardhmen e vet.

Pra, ka të bëjë me çështjen e zhvillimit ekonomik, demokratik, shoqëror dhe arsimor. Mendoj se të gjithë mund të punojmë së bashku për t’i krijuar ato kushte në Kosovë që përbëjnë më pak mundësi për atë lloj të tërheqjes ndaj çfarëdo forme të radikalizmit, qoftë ai islamik apo çfarëdo lloji tjetër të radikalizmit që ekziston.

RADIO EVROPA E LIRË
Po thoni që duhet të brengosemi. Çka do të thotë kjo? Që ata po kthehen si terroristë? A mund të themi kështu?

TRACEY ANN JACOBSON
Mendoj se i kemi parë dy persona, të cilët kanë kryer vepra terroriste, që pohohet se kanë kryer vepra terroriste. Pra, kjo është shenjë e qartë. Kështu qëndron puna edhe në vendet tjera në Evropë. Do të them se nga shumica e bisedimeve të mia me kosovarët e shoh se ata janë shumë krenarë me faktin se kanë një formë të fesë islame tolerante që e respekton shumë-llojshmërinë, ku njerëzit jetojnë së bashku, ku askush nuk mundohet t’ia imponojë dikujt tjetër pikëpamjet e tij/saj.

Unë flas me shumë kosovarë, të cilët janë të shqetësuar nga rritja e kësaj forme më ekstreme të islamit. Shumica e kosovarëve nuk e duan këtë gjë. Ata duan ta shohin zhvillimin e një shoqërie shumë-kulturore, shumë-etnike dhe shumë-fetare që bazohet në respektin e dyanshëm. Këtë e dëgjoj nga populli i Kosovës. Këtë e dëgjoj edhe nga qeveria e Kosovës me vite të tëra dhe natyrisht, dhe ne sigurisht e përkrahim këtë gjë.

RADIO EVROPA E LIRË
Çka mendoni për Bashkësinë Islame të Kosovës? A po e bën punën e vet siç duhet? Shumë njerëz po thonë se Bashkësia Islame nuk po e kryen punën si duhet sepse siç duket gjithçka fillon nga imamët, të cilët predikojnë në xhami. Mund ta kem gabim, por…

TRACEY ANN JACOBSON
E kam dëgjuar këtë dhe kemi lexuar për këtë nëpër gazeta. Nuk është puna ime si ambasadore amerikane që ta gjykoj cilindo institucion, përfshirë edhe Bashkësinë Islame. Por, i kam dëgjuar disa prej fjalimeve nga disa prej imamëve, të cilët janë mjaft brengosëse. Disa prej tyre janë mjaft shoviniste. Kjo nuk është një gjë e cila ka vend, në demokracinë e shekullit XXI.

Prandaj, mendoj se kjo është diçka për të cilën vetë kosovarët duhet ta ngrejnë zërin. Nuk është aq me rëndësi se çka mendon ambasadorja amerikane. Rëndësi ka çka mendojnë kosovarët. Rëndësi ka se çfarë shoqërie vetë kosovarët e duan; çfarë lloji të fesë dëshirojnë të kenë, si dhe çfarë marrëdhënie ndërmjet fesë dhe shtetit sekular dëshirojnë të kenë. Po ashtu, mendoj se kosovarët do të mund ta ngrejnë zërin pak më shumë rreth këtyre çështjeve.

RADIO EVROPA E LIRË
Pra, ju mendoni se nuk po e ngrejnë zërin mjaftueshëm? Apo nuk po e thoni këtë?

TRACEY ANN JACOBSON
Mendoj se kam dëgjuar mjaft veta që i kanë shprehur shqetësimet e tyre te unë, te ambasada amerikane apo tek ndërkombëtarët e tjerë, por që nuk i kanë shprehur ato në të njëjtën mënyrë në shoqërinë më të gjerë.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se Kosova mund ta humbasë vlerën e saj më të çmuar të paqes dhe tolerancën ndërfetare që e ka pasur për aq shumë kohë?

TRACEY ANN JACOBSON
Shpresoj që shumica e popullit të Kosovës që përkrah shtetin sekular, që përkrah shumëllojshmërinë fetare, që përkrah respektin e dyanshëm, ta ngrejë zërin dhe që pastaj këta zëra të jenë ata që do ta trasojnë rrugën drejt të ardhmes.

RADIO EVROPA E LIRË
Si bashkëpunojnë qeveria e SHBA-së dhe Qeveria e Kosovës rreth kësaj çështjeje?

TRACEY ANN JACOBSON
Kemi forma të ndryshme të bashkëpunimit. Për shembull, sa i përket aspektit të zbatimit të ligjit, kemi program shumë të gjerë të bashkëpunimit në fushën e zbatimit të ligjit, që përfshin Departamentin e Drejtësisë, ICITAP-in, si dhe punojmë edhe me policinë. Po ashtu këtu kemi edhe Departamentin e Thesarit, përfaqësuesit e të cilët punojnë në krimet ekonomike dhe ngritjen e aftësive për gjurmimin e rrjedhave financiare. Po ashtu, kemi mundësuar edhe shumë trajnime të hetuesve, prokurorëve dhe gjykatësve, në këtë fushë.

Kurse, në aspekt më të gjerë, e përmenda zhvillimin ekonomik, edukimin, qeverisjen e mirë. Kemi programe të shumta në të gjitha këto fusha, duke përfshirë edhe disa programe të reja që do të mundësohen këtë vit për të dërguar më shumë njerëz në SHBA, si për shembull për t’u shkolluar, apo për të mësuar rreth mënyrave se si të ketë përafrim më të mirë me komunitetet pakicë, apo për ta forcuar mënyrën e qeverisjes më përfshirëse në nivelin lokal dhe qendror, që është gjithëpërfshirëse. Pra, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë përmes të gjithë këtyre mekanizmave.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se Kosova ka kapacitet për ta luftuar terrorizmin?

TRACEY ANN JACOBSON
Mendoj se kapacitetet e saj po përmirësohen dita-ditës. Nuk mendoj se ekziston ndonjë vend në botë, i cili ka kapacitete që vetë ta luftojë terrorizmin ndërkombëtar. Kjo është një fushë, ku çdo vend duhet t’i zhvillojë kapacitetet e veta të brendshme, por edhe lidhjet me partnerët e vet rajonalë dhe ndërkombëtarë, sepse kjo çështje përbën një përpjekje mbarëbotërore.

Krasniqi: Gjykata Speciale më tepër kërkesë politike sesa gjyqësore

0

Krasniqi-DadeKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi se formimi i Gjykatës Speciale, është më tepër kërkesë politike sesa gjyqësore, madje kjo çështje sipas tij, ka shumë të panjohura.

Krasniqi i bëri këto komente në një takim me Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Arta Dade, kryetare. Pasi përshëndeti delegacionin, kryekuvendari Krasniqi theksoi se ndërmjet dy parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë zhvillohen takime të shpeshta, por ka ende fusha të pashfrytëzuara për shtimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve dhe shteteve.

Në vijim kryekuvendari Krasniqi i bëri një vështrim zhvillimeve aktuale në Kosovë. Duke folur rreth çështjes së formimit të Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë, mes tjerash ai tha:” Formimi i kësaj Gjykate, është më tepër kërkesë politike sesa gjyqësore, madje kjo çështje ka shumë të panjohura”.

Në fjalën e saj, Arta Dade, kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, theksoi se ky Komision ka përkrahur bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo përgëzoi kryetarin Krasniqi për drejtimin e urtë të Kuvendit në të gjitha sfidat me të cilat është ballafaquar legjislativi.

Arta Dade pastaj i bëri një vështrim përpjekjeve që bëhen nga dy shtetet për bashkëpunim rajonal e integrim evropian, duke përmendur me këtë rast si një hap të rëndësishëm pranimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut 5, që është një shenjë e seriozitetit e të dy shteteve drejt integrimeve euroatlantike. Në këtë vështrim ajo theksoi:”Të dy shtetet duhet të jemi më të artikuluar në politikat e përbashkëta në kontekst të sfidave që paraqet siguria rajonale, e cila kërcënon herë-herë”.

Ndërkaq, duke vlerësuar zhvillimet më të ndjeshme aktuale në Kosovë, ajo tha:”Shprehim besim se pjekuria e klasës politike të Kosovës do të bëjë që të merren vendime në dobi të proceseve integruese”.

Bashkëbiseduesit vlerësuan lart bashkëpunimin që zhvillohet ndërmjet komisioneve përkatëse dhe institucioneve tjera nga të dyja shtetet.

59 projekte filmike presin mbështetjen e QKK-së

0

Production-Director-CameraSipas Zharkut, me skenar për filma te metrazhit të gjatë kanë aplikuar 29 sosh, 19 për filma të metrazhit të shkurtë 12 dokumentarë dhe 3 animacione.

59 projekte filmike është numri total që ka arritur në adresë të Qendrës Kinematografike të Kosovës, për mbështetje të filmave në kategoritë, film i metrazhit të gjatë, atij të shkurtë, film dokumentarë dhe animacion.

Sipas Zharkut, me skenar për filma te metrazhit të gjatë kanë aplikuar 29 sosh, 19 për filma të metrazhit të shkurtë 12 dokumentarë dhe 3 animacione

Mirëpo, sipas Arben Zharkut, kjo shifër mund të lëvizë, pasi që këto shifra nuk tregojnë finalizimin e konkursit. “Me procedurë, ne jemi të obliguar që të presim edhe tri ditë punë pas mbylljes së konkursit, në mënyrë që të presim edhe postën, gjë që deri në përmbyllje të këtij afati nuk mund të themi se kjo shifër është zyrtare”, ka thënë Zharku për KultPlus. Në anën tjetër, më 11 të këtij muaji është mbyll konkursi, dhe sipas Zharkut, kjo pritje e postës vlen deri të premten.

Nuk është bërë e ditur se kush kanë aplikuar në këtë konkurs, sikurse që nuk dihet akoma se kush do të jenë në përbërjen e komisionit vlerësues të këtyre skenarëve.

Mirëpo, ajo çfarë dihet saktë është buxheti i këtij institucioni, që në këtë vit nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte i janë ndarë 700 mijë euro, shumë kjo që synohet nga 59 projekte filmike.

“Agnus Dei” e çon në 37 numrin e prezantimit në festivale ndërkombëtare

0

Enver Petrovc ne filmin AgnusDeiListës së festivaleve në të cilat është shpalosur rrëfimi i filmit kosovar “Agnus Dei” i janë shtuar edhe pesë sosh, shkruan Koha Ditore.

Regjisori Agim Sopi së fundi ka marrë ftesë për ta çuar filmin në një festival në Uells, një tjetër në Argjentinë, në Itali, Buenos Aires dhe në Arizonë.

Përzgjedhja edhe në pesë festivale filmi e ka çuar në 37 numrin e festivaleve ndërkombëtare, në të cilat është shfaqur filmi, që pasqyron marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve në kohën kur ishin armiqësore.

Në të pesë këto festivale “Agnus Dei” është pjesë e konkurrencës zyrtare.