12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8614

Lëndohet aksidentalisht një person nga Shiroka e Suharekës

0

AksidentNjë aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës.

Policia raporton se nga ky aksident lëndime ka pësuar njëri prej vozitësve të dy veturave.

“ Në fshatin Shirokë të Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave civile, ku sipasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga vizitësit i cili është dërguar për tretman mjekësor”./PrizrenPress,com/

Prizren: Humbë jetën, pasi bie nga kulmi i shtëpisë

0

viktimaNjë person ka humër jetën tragjikisht në Prizren. Sipas policisë, viktima aksidentalisht është rrëzuar në tokë nga kulmi i shtëpisë.

“Viktima derisa ishte duke punuar në në kulmin e një shtëpie, e cila ishte në ndërtim e sipër aksidentalisht është rrëzuar në tokë, duke pësuar lëndime të rënda trupore”, raporton policia.

“Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në QKUK në Prishtinë, ku rreth orës 14:00 ka ndërruar jetë”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur te gjitha njësitet përkatëse të policisë./PrizrenPress.com/

Kosova për herë të tretë aplikon në “Sistemin e Bolonjës”, MASHT thotë se është çështje politike

0

UP-rektoratiAutoritetet e Kosovës do të përpiqen këtë vit për herë të tretë që ta bëjnë vendin, saktësisht arsimin e lartë, pjesë e Sistemit-Procesit të Bolonjës, zyrtarisht. Anëtarësimi i Kosovës qe refuzuar në 2004 dhe 2007,ndërsa vendi i jonë aplikon kriteret e këtij sistemi që nga viti 2001. Ministria thotë se çështja është politike dhe konventa duhet të miratohet nga parlamenti,por ekspertët thonë ndryshe.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit per RTK thonë se kjo është më tepër çështje politike, pasi, sipas tyre, zbatueshmëria e kritereve të Bolonjës në edukimin e lartë, në vend është duke u realizuar që nga viti 2001.

Këshilltarja e Ministrit të Arsimit, Selvije Halimi, thotë se kushti kryesor për anëtarësimin në Bolonjë, është ratifikimi i Konventës Kulturore Evropiane në Parlamentin e Kosovës, e cila është harmonizim i kritereve të arsimit të lartë me shtetet e tjera anëtare të Evropës.Pas ratifikimit të kësaj Konvente, sipas Halimit, Kosova do të duhej të futej në regjistrin e shteteve që e kanë të ratifikuar këtë Konventë.

Ratifikimi i Konventës Kulturore Evropiane, pritet të bëhet para muajit maj të vitit 2015, në Kuvendin e Kosovës.

Por, pavarësisht kësaj, njohës të çështjeve të arsimit thonë se anëtarësimi i Kosovës në Bolonjë, nuk varet vetëm nga ratifikimi i Konventës në Parlamentin e Kosovës.

Problemi kryesorë, sipas ekspertit Dukagjin Popovci, është gatishmëria e shteteve anëtare që janë pjesë e Bolonjës, për t’ia dhënë dritën e gjelbër Kosovës, që të bëhet pjesë e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.

“Beteja” për qypin, shteti mund t’ia marr qypin me lira qytetarit nga Hasi

0

qypiE gjeti qypin me flori por atë tani po ia kërkon shteti i Kosovës.
Hekuran Qollaku duket se do të “përballet” me shtetin për shkak se ai ka gjetur një qyp të groposur në afërsi të murit të shtëpisë së tij.

Zyrtarët premtojnë se Hekuranin nuk do ta lënë duarthatë. Ai mund të shpërblehet deri në 100 mijë euro.

Përfaqësuesi i Këshillit për Trashëgimi Kulturore, Isuf Koci i tha Klan Kosovës se nëse ato janë gjetur në thellësi më shumë se 50 metra, atëherë ato i takojnë shtetit.

Lirat që ka gjetur ky qytetar nga Zymi i Prizrenit, besohet të datojnë që nga koha e Turqisë.

MPJ-ja ul çmimet për shërbimet konsullore, përfitojnë mërgimtarët

0

Ministria-jashtmePritjeve gjata, të qytetarëve shqiptarë në diasporë, për t’u pajisur me dokumente personale po u vjen fundi.

Kjo për faktin se Ministria e Jashtme ka marrë vendimin, për lehtësi procedurash në marrjen e një dokumenti të Republikës së Kosovës, raporton KTV.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka marrë vendimin për uljen e të gjitha tarifave për shërbimet konsullore si edhe përshpejtim të procedurave për pajisje me dokumente personale të Republikës së Kosovës, për gjithë qytetarët kosovarë që jetojnë në diasporë

“Ne kemi punuar intensivisht që ta reformojmë sistemin e shërbimeve konsullore dhe në këtë drejtim, kemi marrë vendim që të ulen shpenzimet, të ulen taksat sa i takon shërbimeve konsullore, dhe ulja do të jetë rreth 40%. Së dyti, të shkurtohen procedurat e lëshimit të dokumenteve të ndryshme”, ka thënë Hoxhaj.

Shërbimi në fjalë do të mund të jetë i realizueshëm në pjesën e dytë të muajit maj 2014 në të gjitha misionet konsullore.

Brenda vitit shtetasit kosovarë, të diasporës, do të kenë mundësi që në misione konsullore të pajisen me të gjitha dokumentet e gjendjes civile dhe çdo shtetas, do të realizojë shërbime sikurse në çdo komunë të Kosovës.
Në paketën, e cila nga fillimi i majit pritet ta promovoj, Ministria e Jashtme përfshihen edhe ulje të çmimeve për çfarëdo dokumenti të Kosovës.

Kështu, nëse një qytetar i Kosovës aplikon për një pasaportë për herë të parë, ai do të paguajë 50 euro, ndërkaq që më herët për po të njëjtin dokument, pagesa kishte qenë 80 euro.

Po ashtu letërnjoftimi pas humbjes,dëmtimit, ripërtëritjes, skadimit do të kushtojë 20 €, ndërkaq më parë është paguar 40 € etj.

Por ka dokumente çmimi i të cilave nuk ka ndryshuar siç është pajisje me letërnjoftim për herë të parë, i cili ashtu si më parë edhe tashti kushton 40 euro.

Nga viti 2011 e deri në fund të vitit 2013 në misionet konsullore janë lëshuar gjithsej 65 mijë 551 dokumente personale.

Kompromisi në dashuri i Albin Kurtit

0

opinion 23Shkruan: Islam BAJRAMI

Për të evituar një lavinë kritikash nga njerëz të cilët me qëllim do provojnë të nxjerrin nga konteksti reagimin në këtë artikull, për ta hedhur poshtë atë, dua të nënvizoj se këtu nuk mohohen vlerat patriotike të Albin Kurtit. Ky artikull është vetëm një reflektim lidhur me deklaratën e tij të fundit rreth kritikave që i janë bërë lidhur me martesën e tij me një të huaj. Deklarata e tij ishte: “Unë nuk jam njeri i kompromisve dhe me dashurinë time nuk bëjë kompromis”. Ka nga ata që kanë thënë se Albini thotë “Duaje tënden”, por është martuar me një të huaj. Por këtë e thonë ata që njeriun e shohin si mall”. Dhe pastaj ai arsyetohet me një metaforë sa të çuditshme aq edhe abstrakte: “Kombi duhet mësuar te lënda e historisë, e jo te ajo e biologjisë”.

Pikë së pari, se çfarë ai në të vërtetë donte të thoshte me këtë metaforë e di më së miri ai vet. Unë nuk do doja të spekuloja pasi që siç e thash më herët, nuk mund te nxjerrë ndonjë kuptim logjik nga ajo. Kjo pasi që asgjë pra as histori, as gjeografi dhe as biologji nuk na lidh ne me Norvegjinë.

Dhe nuk e di se në cilin libër te historisë Albini e ka mësuar se ç’është kombi, por dihet se cili është definicioni i kombit. Dhe se kombi shqiptar nuk ka asnjë lidhje specifike (historike apo biologjike) me atë norvegjez dihet poashtu.

Fakti që dikush martohet me një të huaj në vitin 2014, në një Europë thuajse të bashkuar, nuk përbën asnjë problem në botën e qytetëruar dhe të liruar nga komplekset e tepruara nacionaliste, racore, fetare etj.

Prandaj as martesa e Albin Kurtit nuk i hy në punë askujt dhe krejt çfarë ne do duhej të bënim është tu urojmë fat dhe lumturi bashkë. Por se ka njerëz që mund të kenë një tjetër mendim, sidomos në një rajon ku politika ushqen njerëzit me nacionalizëm (pjesë aktive e së cilës ështe edhe Albini), nuk është për tu habitur.

Prandaj konsideroj se reagimi i Albin Kurtit ndaj kritikave është pak sa i ngutshëm dhe jo për tu lakmuar. Nuk ëshë fjala per kritika nga kundërshtarë të tij politik. Bëhet fjalë për njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, për elektoratin e tij.

Po të thoshte se ”dashuria nuk pyet për komb, racë, fe etj, por ajo ndodhë” dhe se ai është poashtu një njeri, me ndjenja si gjith të tjerët, i cili është dashuruar dhe do të kurorëzoj këtë dashuri me martesë, atëherë gjithçka do ishte në rregull. Njerëzit kanë tendenca të kuptojnë mjaft mirë ndjenjat univerzale të kësaj bote, siç është dashuria.

Por Albini ka vendosur të reagoj në stilin e tij, i cili në fakt për mendimin tim është mjaft arrogant dhe nënçmues. Me fjalët e tij ai nënçmon mendimin e atyre që vërtetë janë zënë pak të papërgatitur nga një lajm i tillë.

Dhe fundja, nuk është aspak për tu çuditur se këta njerëz janë befasuar sepse dorën në zemër, ti përkasësh lëvizjes që si moto ka “Duaje tënden” dhe të martohesh me një të huaj është paksa paradoksale.

Është e çartë se cili është qëllimi i kampanjës ”Duaje tënden” por që kjo moto nga disa mund të mirret si e aplikueshme në ”gjithçka” nuk është për tu shokuar.

Qëllimi i përdorimit të pikërisht këtyre fjalëve është ndikimi në sentimentin e gjerë nacional të njerëzve, sepse kjo moto mund të formulohej edhe brenda kufijve të ekonomisë si ”Ndihmo ekonominë Shqiptare, blej prodhimet vendore”.

Prandaj është pak për të ardhur keq që Albin Kurti me deklaratën e tij ofendon inteligjencen e këtyre njerëzve, sepse të gjithë e dimë që njeriu nuk është mall, por disa nga ne mendojnë që të kontribosh për kombin nënkupton ndër të tjera edhe shtimin e tij, pra me shqiptarë dhe me të huaj.

Dhe ja që në këtë optikë, martesa me të huaj ka shumë më shumë implikime në mbajtjen gjallë të ”Shqiptarisë” se blerja e një litër qumështi nga Serbia.

Mund të jet mendim primitiv, por gjithësesi duhet respektuar. Pra dua të përsëris që martesa me një të huaj nuk do duhej të ishte aspak temë e diskutimeve në këtë kohë që ne po jetojmë, por me një politikë që bëhet në rajon, është mëkat që për këtë mentalitet të fajsohet populli.

Ndërsa ajo që mua më shtyu te reagoj është pikërisht fjalia ”unë nuk jam njeri i kompromisve”.

Si nuk çenka kompromis të martohesh me një njeri që ka një tjetër gjuhë, kulturë, fe, etj? Ky është kompromis e shkuar kompromisi.

Në lidhje të tillë sa do marrësh aq do japësh. Do duhet kompromis se në cilën gjuhë do komunikohet në familje dhe do edukohen pasardhësit (nëse do ketë), traditat që do të ndiqen apo nuk do ndiqen më etj.

Alternativë për të mos bërë kompromis do ishte asimilimi i njerit nga të dy, gjë që me duket e pamundur.

Dhe për fund,

si politikan në një shtet demokrat duhet të bësh edhe me shpesh kompromise se në jetën private, përndryshe nuk je në vendin e duhur ose në sistemin e dëshiruar.

Prandaj të dëgjosh një politikan të shekullit XXI të thotë se ”nuk është i kompromiseve” është thjeshtë absurde.

Shpresoj që martesa e Albinit me një të huaj (në emer të dashurisë) të lehtësoj edhe paragjykimet ndaj atyre që janë të martuar me persona të vendeve jo mike./pashtriku.org/

Të premtosh Rilindjen si Naimi

0

Ilir PajaIlir Paja/Poet

Duke marrë shkas dhe nga publikimi i një vepre eseitike e z. Blushi, ku qëllimshmëria e tij, na përafron me vetë doktrinën rilindase nisur me Samiun,tani na duhet të hedhim dritë mbi realitetin, mbi të cilën Rilindja gjallon jetët e saj të shumëfishta. Në një shkrim, publikuar më parë, mendova se tani në vigjilje të këtij “çerek” mandati të parë, po kuptojmë se Rilindjes po i mungon pushteti real përtej një qeverisjeje. Kjo; jo, për mosdëshirën e saj integruese, sesa nga lënia e një trashëgimie politike, ku kompromiset duket se kanë lënë larva, të cilat fshehin pas një litote parlamentare malin aspak hiperbolik të një mirëqenieje në përmasa masivesh malorë.

Ndërsa rilindja më së tepërmi ngjan me një kodrinë të butë, e cila pret të forcohet së pari gjeografikisht. Kështu, na duhet të besojmë se të gjitha lëvizjet në administratën qeverisëse, duke zbritur deri në “qeverisjen” më të brishtë për nga intelektualizmi, atij të arsimit, fatkeqësisht, por fatmirësisht për pjesën post 8-vjeçare të të qenurit “të pushtetshmit” e dijedhënies, shohim se më së shumti, në lëvizjet, dhe aspak ikjet nga vendet e punës, po prekim një atmosferë gati groteske.

Se çfarë është një rotacion politik shqiptar, mjafton të themi, se pushteti që vjen është “shuplakë” së pari, ku mendoj se duhet të jetë në “hasmëri” me mediokritetin, që sot vishet me kontribute partiake, kompromise, ku, përse ke dhënë një sasi votash më shumë, s’mund të justifikosh një krim në drejtim “larje hesapesh” ( këtu shembullin e rendit po e marr thjeshtë si një renditje institucionale, sepse deri më tani, duhet thënë se mbetet institucioni që po din të lëshojë hije prestigji dhe pa një “kapele” vënë mbi kokë), një urgjencë, që pret mes jetës dhe vdekjes, dhe kur një fletë votimi s’mund të identifikohet me një brez të tërë arsimor.

Por, lëvizjet nën ndrojtjen e një fryme për të konkurruar vlerat, duket se mbeti larg një vlere reale; asaj të Rilindjes si nevojë, si doktrinë, si moral! Duke menduar, se një ndryshim zgjedhor, me mbi 50% të votave, duhej të shoqërohej me shuplakën reale të një qeverisjeje, e cila nëse do e jepte realisht këtë perceptim deri në ndjesi ekzistenciale, do e kishte dhe arsyen, të arrinte të prekte ndjesinë e plotë të pushtetit, por gjithmonë nëse Rilindja realisht është një përgatitje e gjatë, si nga ana strukturore, e mbi të gjitha, nëse vërtet manifesti saimian shfletohet duke mos mbetur vetëm në “promovime” reklamore dhe publicistike, si në nisjen e një risie mendimesh për të, dhe për të mbërritur në studiot televizive.

Për të qenë konkretë, mendojmë se lëvizjet, ndryshimet e pozicioneve postore, nga një godinë në tjetrën, nga një “trotuar” në tjetrin, e ka bërë pjesën politike të së majtës të gjendet në rrugën e madhe të të kërkuarit të vetvetes, por që dramshëm po i dhuron asaj ndjesinë e një opozite të dyfishtë. Dhe, nëse flasim për opozitë të mospushtetit brenda qeverisjes, na lë të kuptojmë, se në laboratorin e Rilindjes, duket se analizat e plota të gjakut nuk bëhen për të kuptuar “grupin” e gjakut të një energjie, ku qelizat e të zgjedhurve duhet të punojnë për kohën e ardhme, jo për të shkuarën. A ka ndodhur të lexojmë në shtyp nga njerëz të ulur në poltrone drejtimi, ndonjë nga pikat dhe qëllimet e idealeve të kahershmes Rilindje të frashëllinjve?

Besoj se nuk jam as i vetmi, por dhe jo nga të fundit njerëz, që përtej një pragmatizmi të pranuar, si nevojshmëri e një realiteti tejet shqiptar dhe unik për nga të konceptuarit të marrëdhënieve të njeriut dhe shtetit, të jem dhe jemi kaq idealistë, sa të besojmë se me të vërtetë Rilindja është jo ringjallje, por riardhje. Atëherë na takon të pyesim, se çfarë mund të jetë, është dhe duhet? Besoj, se mjafton dhe duhet nxituar tek e vetmja folje, tek ajo duhet, nëse do të pretendojmë të kemi një Parlament të butë dhe dhenor si kodrinat e tulta, që të mbërrijmë te një pushtet gjyqësor trembshëm si malet.

Atëherë po! Kur që nga tekstet e shkollave të nisi riardhja e një Rilindjeje për nga idetë, prirjet, zgjedhjet, debatet, diskutimet, kur dëshira e akademikut Qosja, për zgjimin e shëndetit moral si e vetmja ringjallje për të jetuar dhe jo për të vdekur, kur një hasmëri deri në hakmarrje, mos të shihet si “nder” që i bëhet jetës, por të çnjerëzohet sepse është uri e vdekjes me jetë të freskët, e kur dija e sotme të çngujojë të gjithë ata fëmijë, të cilët duhet ta bindin gjakësin, se do mësojnë në shkolla të falin dhe jo të hakmerren, e kur një thashethem politik mos të ngrihet në legjendë urbane duke lënë jashtë pas vitrinave një libër, ose orë mësimi. Në shpjegimin e poetit kombëtar Naimi, të bie në sy, dhe jo vetëm te ai, përdorimi i ndajfoljes së sasisë pak. Po kështu, këtë “pretendim” modest e gjejmë dhe në tekste kulturologjike si në esetë e Konicës, Zavalanit, Mit’hat Frashërit, të cilët kërkojnë tepër pak, sikur të mos kërkonin fare. Sepse përmes personifikimit “punomë dhe unë kam për të të dhënë prodhim”, a nuk na lejohet të mendojmë, se një tokë e punuar është atdheu që na mungonte? Madje, autori e kulmon dëshirën e tij teastamentuese, duke vënë në pah, se është ideali, të menduarit, të cilët do ta bëjnë këtë vend të ketë dëshirë të jetojë apo t’ia lejojë vetes vdekjen e ngadaltë.

Që Rilindja s’mund të premtojë si ideali naimian këtë e kuptojmë, se të bërit e natës ditë, nuk është energji magjistricash, po kështu vetë Naimi s’mund të jetë profet.

Por në mungesë ndoshta të të gjitha këtyre cilësive ai mbetet rilindas së paku nga dëshira. Dhe kjo e fundit duket se mungon realisht në të gjithë këtë “trafik” qarkullimesh pozicionesh dhe jo meritë absolute vlerash, qofshin këto dhe partiake. Të njëjtën gjë kërkon dhe lutet ai, uni i një poeti, besimtari, filozofi, e të gjitha këto i dhurojnë atij, materien reale dhe të besueshme të përjetësisë, fluturën shpirt. Ndërsa ne, kemi përjetësi zhvatjen deri në zënie prej gryke të çdo të drejte, të çdo ideje, të çdo pritje të së ardhmes. Nëse Bekoni citon: “se të vërtetat janë bija të kohës”.Kështu, a nuk na takon të pyesim, se cila nga të vërtetat e sotme janë bija të Rilindjes? Nëse një popull lufton kundër një tiranie, a nuk është mediokriteti si pjellë kompromisesh, larva ku të drejtën e kanë në përmasa mitike? Dhe, a nuk janë vetë kompromiset ndrojtja jonë për të qenë dhe mos humbur nga rehatia e një të sotmeje, ku idetë mund të lindin atëherë, kur mitra e një ëndrre prek “shterpëzimin” moshtor? Ç’është mirëqenia? Kjo ndoshta do dukej pyetja më me dëshirë për t’u përgjigjur. Por unë mendoj, se ajo ka vetëm një përgjigje! Mirëqenie do të thotë shtet i fortë, i drejtë, i paanshëm. Kjo është “mirëqenia” institucionale, e cila buron nga vendime të drejta.

E pas saj, mund t’ia lejojë vetes mirëqenia e të ngrënit, e luksit, e rehatisë…e një mbrëmjeje pasi detyrat ndaj shtetit i ke plotësuar në atë parametër, ku nesër në agim të mos të të mungojë asnjë shtetas o shtet, asnjë nxënës në shkollë, e as një mallkim pështytës mbi një tokë, e cila kërkon pak, sepse më së shumti e harron ta punosh.

Dhe kur ndjehesh para saj në faj, e shet, e rishet, e grabit, e përdhunon deri në gjak, ku dhembin pasuritë kombëtare! Kështu; a nuk mundemi të themi dhe duhet të themi se ky pushtet më së shumti, së paku deri në sprovat e integrimit t’i takojë filozofisë?!Duhet, sepse të menduarit është mirëqenia më e dukshme në të besuarin e Rilindjes!/Shekulli/

Cesare Pavese: Costance, dashuria fatale

0

image125-278x320Kur Costance u largua përgjithmonë nga qyteti, Cesare nuk doli për ditë të tëra nga shtëpia. Në tavolinën e ndenjjes, lëvizte me duar gjithë letrat që ajo i kish shkruar. Diçka prej aromës së saj kish mbetur mobilieve, të vjetra të stilit italian, apo në këmishat e tij. Ishte vjeshtë kur ajo hyri për herë të parë në këtë apartament. Gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt. Takimi në sallën e teatrit, biseda për poezinë dhe çaji në divanin ku Pavese ndante orët i vetëm më pas. Ishte viti 1949. Poeti dhe shkrimtari i njohur italian sapo i kishte kaluar të 40-at, dhe pas dashurive që kishin përfunduar gjithnjë me zhgënjim, ndiente se mund të donte sërish. Ajo ishte Costance Dowling, aktore amerikane, një femër që kishte gjetur te Pavese “flirtin” e saj italian. “Ai ishte tepër i brishtë. Ishin vite të suksesshëm në karrierën e tij, pas një heshtjeje disi të gjatë.

Te Costance ai gjeti përmbushjen e plotë, të dashurisë dhe lumturisë që e kërkonte me ngulm në librat që shkroi”, shkruan kritika italiane për këtë lidhje. Por, vetëm pak muaj trupat e tyre do të humbnin në apartamentin që Pavese e kishte krijuar sipas modelit të Hemingway-t, deri sa një mëngjes Costance do të largohej përgjithmonë. Kjo ndarje do të ishte fatale për Cesare Pavesen. Ai nuk do të kthehej më kurrë pas, për të kërkuar ditë të tjera të lumtura. “Natën që ti fjete/ Edhe nata të përngjan/ nata vetmitare qan e heshtur/ thellë brenda zemrës/ e yjet kalojnë të lodhur/ Një nofull shtrëngohet pas tjetrës/ një drithmë e ftohtë është, dikush përplaset e të përgjërohet, i vetëm/ i përhumbur tek ty, tek rrëqethja jote…”, shkruan Pavese në poezinë “Vdekja do vijë e do ketë sytë e tu”. Një poezi e gjetur në një mbajtëse dokumentesh me ngjyrë të kuqe, në një dhomë në katin e dytë të hotelit “Roma” në Torino, ku pas 26 gushtit 1950 Cesare Pavese i kishte dhënë fund jetës.

Një fund i trishtë dhe i pamerituar i një prej ikonave të letërsisë italiane të shekullit XX, i cili u rrëmbye nga vargjet që shkroi një natë më parë, dhe iku pas tyre përgjithmonë. “Do të vijë vdekja e do ketë sytë e tu kjo vdekje që s’na ndahet/ nga mëngjesi në mbrëmje, e pagjumë/ e shurdhët, si një peng i vjetër/ Sytë e tu një fjalë e kotë do të jenë/ një klithmë e mbytur/ një heshtje…”. Disa vite më vonë, miku i tij, Davide Lajolo, do të shkruante biografinë e Pavese-s, një libër që do ta kthente atë në një nga personazhet më interesantë të letrave të viteve ‘70. Poezitë e gjetura në dhomën e hotelit, ditën fatale, të shkruara gjatë një muaji midis 11 marsit dhe 11 prillit të 1950-s, u botuan për herë të parë nga “Eiunaidi” një vit më vonë, me titullin “Toka dhe vdekja”.

Në to është edhe letra e fundit drejtuar Costance-s. “E shtrenjtë, nuk më bën zemra për të shkruar poezi. Poezitë erdhën për ty dhe ikin me ty. Kam shkruar ndonjë pasdite më parë, orëve të gjata në hotelin ku të prisja, duke ngurruar të të thërrisja. Fale trishtimin, por edhe isha i trishtë. E sheh, e nisa me një poezi në anglisht, e po mbaroj me një tjetër në anglisht. Shtrihet në to tërë gjerësia e asaj që kam eksperimentuar gjatë këtij muaji: tmerri dhe mrekullia”. Këto janë rreshtat e fundit që Pavese i drejtoi gruas që deshi. Poezia e fundit e shkruar në këtë letër në anglisht “Bluzi i fundit për t’u lexuar ndonjë ditë” u përkthye nga Italo Kalvino.

454px-Constance_Dowling_PaveseCesare Paveze është poet, novelist, kritik letrar dhe përkthyes, një nga figurat më të njohura në letërsinë italiane dhe një prej më të rëndësishmëve të shekullit XX. Pavese lindi në Santo Stefano Belbo në provincën e Cuneo. Ishte fshati i lindjes së të atit, ku familja shkonte të pushonte çdo verë. Ai nisi të studionte në Turin. Një prej mësueseve që ka ndikuar në formimin e tij në atë periudhë ishte shkrimtarja italiane Augusto Monti. Si një shkrimtar i ri, Pavese ishte i lidhur me letërsinë italiane. Pas diplomimit në Universitetin e Turit ai u mor me përkthimin e poezive të Walt Whitman. Profesori i tij i letërsisë gjatë Universitetit ishte Leone Ginzburg, ekspert në letërsinë ruse, bashkëshorti i shkrimtares së njohur italiane Natalia Ginzburg, me të cilën do të punonte vite më vonë në shtëpinë botuese “Einaudi”. Gjatë kohës së studimeve, Pavese u mor me përkthime nga letërsia klasike amerikane dhe angleze. Pas përfundimit të Universitetit, ai nisi të merrej me studimin e veprave të shkrimtarëve dhe kritikëve anglezë . Gjatë kohës së fashizmit në Itali, ai u bë rastësisht pjesë e këtyre grupimeve pas dashurisë që pati me Tina Pizzardo, një anëtare e Partisë Komuniste Italiane. Ajo e bindi Pavese-n të merrte letra nga fronti në adresë të tij, letra të cilat u kapën dhe Pavese u dënua me tre vjet burg. Në vitin 1935, ai u arrestua dhe u dërgua ta bënte dënimin në Brancaleone Calabro, në jug.

Por Pavese e kreu dënimin në arrest shtëpie, kohë e cila shërbeu që ai të shkruante librin “Një politikan i burgosur”, më 1949. Pas dënimit ai priste të gjente sërish dashurinë e Tinës, por ajo e braktisi. I dëshpëruar ai kthehet në Turin për të rinisur jetën, por këtë herë vetëm me letrat. Shtëpia botuese “Einaudi” ku ai nisi të punonte, botoi gjatë kësaj periudhe emra të njohur të letërsisë dhe filozofisë si Jung, Freud, Durkheim, Charles Dickens, etj., nën kujdesin e Pavese-s. Ai është autor i një sërë librash me poezi dhe novela. Vargjet e tij janë ende frymëzuese sot, teksa të tregojnë se “ne nuk kujtojmë ditët, por momentet”.

A.b

Kuvendi ende ka punë

0

Naim MalokuIsh-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka thënë se ky institucion nuk duhet të shpërndahet para se deputetët të votojnë për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) dhe për themelimin Gjykatës Speciale për krime të pretenduara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në një prononcim për “Epokën e re”, Maloku ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të reflektojnë karshi këtyre dy çështjeve.

“Para se të shpërbehet Kuvendi i Kosovës dhe para se Parlamenti Evropian të shkojë në zgjedhje, mendoj se duhet të kalojë çështja e Tribunalit, Ligji për zgjedhjet dhe disa ligje, të cilat ndërlidhën me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Kjo legjislaturë duhet t’i votojë ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës”, ka thënë Maloku, duke shtuar se pas kryerjes këtyre çështjeve Kuvendi mund të shpërbehet dhe të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Maloku ka thënë se do të fuqizohej Rezoluta 1244, në rast se për Gjykatën Speciale nuk vendos Kuvendi i Kosovës, por Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, do të ishte e dëmshme për Kosovën në rast se për Gjykatën Speciale vendos Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Librat e rinj

0

Libra-kongresit te manastiritGiovanni Cimbalo

“Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri”

Përktheu: Flora Koleci

Botimet: “Naimi”

Çmimi: 1500 Lekë

libratPrej kohësh, vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me konflikte ndëretnike dhe ndërfetare. Kjo nuk ka ndodhur mes popullsive që kanë banuar në territorin e shtetit shqiptar, ku, si rrjedhojë e laicizmit të sistemit, u zhvilluan pluralizmi dhe toleranca mes pjesëtarëve të feve të ndryshme. Ky studim sjell analizën e statuteve të komuniteteve të ndryshme fetare, si fryt i shkrirjes së vetërregullimit të brendshëm të tyre me normat përpunuese të shtetit. Giovanni Cimbalo, profesor në Universitetin e Bolonjës, rindërton dinamikat mbi të cilat e drejta ka ngritur rolin vet pedagogjik, edukues për bashkëjetesë, duke synuar të hedhë dritë mbi rrënjët e përbashkëta europiane.

Arlinda Canaj

“Femrat nudo të kryeqytetit”

Botimet: “Bota shqiptare”

Çmimi: 800 Lekë

Pas romanit “Dashuri bionde” vjen për lexuesin me një përmbledhje novelash. “Femrat nudo të kryeqytetit” dhe “Takim në Facebook” janë dy novelat që përmblidhen në këtë libër. Tema që Canaj trajton është e ndjeshme. Personazhet e saj janë femra që kërkojnë të pamundurën dhe aventurën, për të ndryshuar veten, në një realitet që shpesh është zhgënjyes. Por Canaj beson te gjërat e mira në jetë, që edhe pse mund të vonojnë, janë gjithnjë aty, teksa të presin pas një rruge të gjatë që ke bërë. Dy novela që lexohen shpejt dhe mbesin gjatë në mendje.

librat-1 libart2

Amin Zaoui

“Gosti gënjeshtrash”

Përktheu: Mirela Kumbaro

Botimet:”Dituria”

Amin Zaoui (1956, Algjeri), shkrimtar që shkruan në dy gjuhë – arabisht dhe frëngjisht – është autor i pesë romaneve të përkthyera në shtatëmbëdhjetë gjuhë e të botuara në dhjetëra vende. Cilësohet si një ndër të parët shkrimtarë algjerianë që, nëpërmjet veprës së tij letrare, i konsideroi të vjetruara e jo më të pakapërcyeshme tabutë. “Shkruaj që të çlirohem”, thotë romancieri algjerian, teksa shpjegon prirjen e vet letrare. Në librat e tij, ai qëmton veten dhe të tjerët, dobësitë e individit dhe mospërmbajtjen kolektive në një shoqëri që, në emër të Zotit, lëviz përmes despotizmit. Ndikimi i përvojës jetësore të vetë autorit, si dhe shqetësimi për fatin e burrave e grave algjeriane, zënë një vend të rëndësishëm te të gjitha veprat e tij, ndër të cilat edhe “Gosti gënjeshtrash”

Daria Bignardi

Akustikë e përkryer
Përktheu: Adrian Beshaj
Botimet: “Dudaj”

Arnoja dhe Sara takohen në adoleshencë dhe instinktivisht bien në dashuri. Një pasdite vere ajo e lë ngaqë “i pëlqejnë dashuritë fatkeqe”. Takohen pas shumë vitesh dhe vendosin të martohen: janë të hareshëm, të dashuruar, duken të lumtur.

Arnoja është i bindur se duhet t’ia falë gjithë qenien e tij, por nuk arrin dot t’i shpjegojë melankolitë dhe gënjeshtrat që dalin pak nga pak në dritë. Tek e fundit, jeta i pëlqen ashtu siç është: luan në violonçel në “Scala”, ka tre fëmijë nga gruaja e jetës së tij dhe nuk kërkon gjë tjetër. Por, me kalimin e kohës, shqetësimet e Sarës shtohen derisa, një mëngjes, për shkak të një ngjarjeje të pakonceptueshme, Arnoja do ta pyesë veten se kush është në të vërtetë njeriu me të cilin ka jetuar për trembëdhjetë vjet, gruaja që dashuron ngaherë. I mëdyshur, fillon të ndjekë një tragë plagësh rinore dhe pasionesh të mbytura dhe, me frikë përherë e më të madhe, gjen fillin e disa historive të pabesueshme.