14.2 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8620

Ambasadori italian pritet nga Krasniqi e Limaj

0

ambasadori-italian-pritet-nga-krasniqi-e-limaj_hdPërfaqësuesit e Kryesisë së “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi pritën në takim, ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrares.
Në një njoftim të lëshuar nga “Nisma”, gjatë takimit thuhet se rëndësi e veçantë iu kushtua sektorit të energjisë, ku Limaj shpalosi vizionin e tij për ta kthyer atë në promotor të zhvillimit ekonomik, duke respektuar standardet dhe kriteret e BE-së.

“Ambasadori Ferrares shprehu interesim për zhvillimin dhe orientimin e “NISMËS” dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunim”, thuhet në komunikatë.

Ish-policit F. Krasniqi i vazhdohet paraburgimi

0

PoliciaKS-prangatGjykata Themelore në Prizren,ia ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin ish-rreshterit të Policisë së Kosovës në Malishevë F.Krasniqit. Zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj  tha se  Krasniqit do të qëndrojë në paraburgim deri më 13.06.2014.

Ish-rreshteri i Policisë së Kosovës, F.Krasniqi dyshohet për marrjen e një ryshfeti në vlerë prej 2500 euro.

“Gjykata ka vendosur që sipas detyrës zyrtare lidhur me vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit, F.Krasniqi nga  fshati Llashka Drenovc, Komuna e Malishevës”

“I dyshuari ka qenë  rreshter i  Policisë dhe  për shkak të veprës penale, marrje të ryshfetit nga neni 428 parg.2 të KP-së I është vazhduar paraburgimi”.

“I pandehuri dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare  me qëllim të lehtësimit të një rasti që kishte ndodhur më herët, ku  kërkon nga i dëmtuari A.G. 2500 euro me qëllim që t’i kryejë shërbimin e këtij rasti”./PrizrenPress.com/

.

Pse po e anashkalon Hashim Thaçi zëvendëskryetarin Kadri Veselin?

0

Kadri VeseliHashim Thaçi po bën i vetëm fushatë para-elektorale. Krah tij, gjatë javëve të fundit ka pasur vetëm asistentët; asnjë deputet, zyrtar partiak, e madje as Zëvendëskryetarin Kadri Veselin.
Kadri Veseli kishte hyrë fuqishëm në strukturat partiake dy vjet më parë. Në Kuvendin Zgjedhor, ndërkaq, kishte marrë votat maksimale nga anëtarësia dhe ishte shpërblyer me postin e Zëvendëskryetarit të PDK’së.

Dukej se Hashim Thaçi po përgatitej për të shkuar në Presidencë, ndërkaq mikut të tij, Kadri Veselit, po ia rregullonte terrenin për Kryeministri.

Por gjërat ndryshuan në zgjedhjet lokale.

Hashim Thaçi shfrytëzoi humbjen e PDK’së në Mitrovicë dhe në zonat ku kishin influencë ish-drejtuesit e Shërbimit Informativ të Kosovës në mënyrë që ta nxjerrë nga loja Kadri Veselin.

Një zyrtar i PDK’së, në kushte anonimiteti, ka thënë për Gazetën Express se pak a shumë të njëjtin model fushate pritet ta ndjek Thaçi edhe ditëve të ardhshme.

“Kryeministri është përgjegjësi kryesor i shtatë viteve të qeverisjes. Është njeriu që, ne besojmë, do të jetë Kryeministër për katër vitet e ardhshme. Kështu që është fare normale që ai ta udhëheq vetë fushatën”, ka thënë ky zyrtar i PDK’së, në kushte anonimiteti për Express.

Ngjashëm Thaçi kishte vepruar edhe në vitin 2007, kur për herë të parë në karrierën e tij i fitoi zgjedhjet. Pas zgjedhjeve, ndërkaq, i kishte shpërndarë postet ashtu siç kishte dashur, meqenëse edhe zgjedhjet i kishte fituar vetëm.

A po përpiqet ta bëj të njëjtën gjë edhe tash me Kadri Veselin?

Mbetet të shihet.

Katedralja gotike e Martin Camajt

0

Martin-Camaj-252x320Botohet në Itali studimi mbi romanin “Karpa” të Camajt. Ky botim u mundësua nga bashkëpunimi për herë të parë midis Fondacionit “Francesco Solano” dhe Shoqatës “Martin Camaj”

Këto ditë në Cosenza të Italisë u botua studimi nga Albana Alia “Katedralja gotike. Interpretim i romanit Karpa të Martin Camajt”. Ky botim u mundësua nga bashkëpunimi për herë të parë midis Fondacionit “Francesco Solano” pranë Universitetit të Kalabrisë, kryesuar nga Prof. Francesco Altimari dhe Shoqatës “Martin Camaj” në Gjermani, e themeluar nga Erika Camaj, Hans Joachim Lanksch dhe anëtarë të tjerë, transmeton Mapo.

Në parathënien e librit të titulluar “Lexim dhe interpretim i rëndësishëm i romanit Karpa”, prof. Anton Nikë Berisha, mes të tjerash shkruan: “Studimi i romanit ‘Karpa’ të Martin Camajt nga Albana Alia përligj dy gjëra të rëndësishme: leximin e thellë dhe interpretimin e ngritur të një teksti letrar poetik për shumëçka të veçantë dhe kompleks. Në të vërtetë, në këtë studim të saj qartësohet ajo që kisha shkruar qysh më 1991: Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të vlerave tona kulmore artistike; ajo cilësohet me një botë burimore e të pasur tematike dhe poetike, ka një strukturë të veçantë dhe të mëvetësishme gjuhësore shprehëse dhe një sistem origjinal dhe të ndërliqshëm kuptimor. Në letërsinë tonë moderne janë të paktë shembujt që një vepër letrare e një shkrimtari, përkatësisht qasja dhe interpretimi i saj, të të vë para sprovave të rënda si ajo e Martin Camajt. Për këtë arsye, leximi dhe receptimi i saj kërkon shumë më tepër përkushtim e dije nga fusha e artit të fjalës, letërsisë, sesa një vepër e zakonshme letrare.

E vetëdijshme për këto tipare e veçanti të veprës letrare të Camajt, Albana zgjodhi si objekt studimi jo vetëm njërin ndër romanet më të rëndësishëm të shkruar në gjuhën tonë, po dhe njërin nga më të vështirët për analizim dhe interpretim. Studimi dëshmon se autorja e njeh letërsinë dhe se pikërisht kjo njohje i bëri të mundshme qasjen, kërkimin dhe analizimin e formave të mëvetësishme shtjelluese të romanit ‘Karpa’ si strukturë tekstore dhe të shtresave të shumta kuptimore, sidomos të veçantive të sistemit shprehës dhe të gjuhës poetike. Studimi, po ashtu, dëshmon për një tipar të rëndësishëm: autorja nuk gjurmon saktësimin e kuptimit që del nga struktura e tekstit, po variantet e shumta e të mundshme, duke lënë gjithnjë hapësirën për kërkimin dhe zbulimin e vlerave dhe të përbërësve të tjerë që ndërlidhen me dukuritë e ndryshme të veprimit konkret të njeriut dhe të botës së tij mendore dhe shpirtërore. Nëpërmjet interpretimit të vëmendshëm të romanit ‘Karpa’ si vepër arti, Albana ka përligjur atë që ka theksuar Northrop Frye: ‘Vepra e imagjinatës na paraqet një vizion, jo të madhështisë personale të poetit, por të një gjëje jo personale dhe shumë më madhështore: vizionin e një akti të vendosur të lirisë shpirtërore, vizionin e rikrijimit të njeriut’, apo siç shprehej Lasgush Poradeci ynë: ‘…poeti duhet të jetë kursimtar i madh në fjalë, të thotë maksimumin e ndjenjave me minimumin e fjalëve’.

Studimi nga Albana Alia i romanit ‘Karpa’ të Martin Camajt mund të shërbejë si shembull për t’iu qasur veprave të letërsisë sonë, që cilësohen me struktura të tilla të ndërliqshme tekstore poetike, si janë, fjala vjen, veprat e Anton Pashkut e të Azem Shkrelit”, shkruan Berisha.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit

0

Polici-EulexSot Task Forca Mitrovicë e ndihmuar nga Policia e EULEX-it, zbatoi një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për një person 32 vjeçar në Zupç, Kosova veriore. I dyshuari Radovan Radiq, i arrestuar është dërguar në bazën e EULEX-it në Mitrovicë për marrje të mëtejshme në pyetje. Urdhër arresti është kërkuar nga UNMIK-u më 2011.

Arrestimi është kryer si pjesë e një hetimi për vrasje i cili është duke vazhduar, ku përfshihen veprat e dyshuara penale të Vrasjes së Rëndë, Tentim Vrasjes së Rëndë, Pronësisë, Kontrollit, Posedimit të Paautorizuar të Armëve dhe Pengimit të Personave Zyrtarë në Kryerjen e Detyrave Zyrtare. Akuzat për vrasje kanë të bëjnë me vrasjen e zyrtarit policor të Policisë së Kosovës Enver Zymberi më 26 korrik 2011 dhe me sulmin në kolonën e automjeteve të PK-së në të cilën ishte duke udhëtuar ai në kohën kur u vra.

EULEX kishte provuar dje të arrestonte Radovan Radiq dhe kishte kryer një bastisje në shtëpinë e tij, por nuk e kishte gjetur aty.

Krasniqi: Taksat komunal për biznese, lloj i “haraqit”

0

Vesel Krasniqi dhe Habib Zogaj, në radio Malisheva-emisioni i mnegjesit“Marrë parasysh krizën ekonomike dhe vështirësitë, nëpër të cilat po kalon biznesi i vogël dhe i mesëm, dhe duke marrë parasysh se bizneset paguajnë tatim në qarkullim, ngarkimi edhe me taksë komunale, është lloj i haraqit me të cilin ngarkohen bizneset”, ka thënë Vesel Krasniqi,  drejtor për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës.

Krasniqi, këtë deklarim, e bëri sot në programin e mëngjesit në Radio “Malisheva”, duke arsyetuar heqjen e taksës komunale për bizneset e Malishevës. Ai ishte i ftuar në radio, për të debatuar për të hyrat dhe shpenzimin e buxhetit për tre mujorin e parë të vitit 2014.

Sipas të dhënave Komuna e Malishevës ka një buxhet të miratuar nga Kuvendi për vitin fiskal-2014 në shumën prej 11,615,235.66€, për të gjitha departamentet, pa të hyrat e bartura nga viti 2013,të cilat nuk janë buxhetuar deri me 31.03.2014. Sipas shënimeve që janë në librat e thesarit del se shkalla e shpenzimit të buxhetit te realizuar sipas programeve për periudhën Janar-Mars-2014 është 1,839,308.04/5,580,177.51, ose 32.96%.

Plani i realizimit të të hyrave vetanake për periudhën janar-mars 2014 nga te hyrat e rregullta, është:154,801.06€. Këto te hyra janë të futura në sistem dhe gjithashtu janë alokuar, kurse të hyrat të cilat arkëtohen nga gjobat e gjykatave për këtë periudhë nuk ka sepse ato arkëtohen dy herë në vit.

Krasniqi, po ashtu bëri të ditur se janë ulur shpenzimet e përgjithshme në mënyrë radikale, duke filluar nga mallrat dhe shërbimet, ku shpenzimi nga 35% në vitin paraprak, në këtë vit është në shkallën 12%. Sipas të dhënave në këtë tremujor, drejtori Krasniqi, përmendi disa shembuj, siç janë drekat zyrtare, ku nga 13 mijë euro, sa kanë qenë në vitin paraprak, këtë vit janë ulur në 2 mijë euro, pastaj shpenzime në karburant, nga 36 mijë sa kanë qenë janë ulur në 5 mijë, shpenzime të udhëtimit, nga 42 mijë sa kanë qenë një vit më herët, këtë vit janë ulur në 8 mijë euro, ka thënë  Krasniqi, duke përmendur edhe shembuj tjerë.

“Edhe pse janë ulur shpenzimet, janë rritur aktivitetet dhe shërbimet ndaj qytetarëve, dhe kjo ulje e shpenzimeve komunale, nuk ka ndikuar në ofrimin e shërbimeve, por përkundrazi”, tha Krasniqi. Më pas drejtori, foli edhe për investimet kapitale, të cilat janë në realizim e sipër, apo që pritet të realizohen, siç janë shkollat, dhe infrastruktura në përgjithësi. “Projekti më kapital, që është duke u realizuar dhe lirisht them projekti më jetik, është ujësjellësi për fshatin Drenoc, për të cilin deri më tani, nga fondet komunale dhe donacionet tjera, janë siguruar mbi një milion euro, e që do të vazhdohet të zgjerohet ky sistem edhe për fshatrat tjerë”, tha mes tjerash Krasniqi.

“Heshtja e Dyfishtë”, libri më i shitur në Tiranë

0

heshtje libriNë vitrinën e librit të ri i janë shtuar lexuesit shqiptarë romane, libra udhëzues, historik dhe politikë.

Interesin më të madh nga lexuesi shqiptar e kanë patur librat: “Heshtja e dyfishtë” nga gazetari italian Carlo Bollino, “Misteri i Hagadasë së Sarajevës” nga Geraldine Brooks, “Penelopa në luftë” nga Oriana Fallaci, “Të dobësohesh pa Stres” nga diabetologu Alayn Golay dhe libri “Të vallëzosh në Shi” nga Nimfa Jaço.

Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli”, Kozeta Gjanci librashitësja e një prej librarive më të frekuentuara në Tiranë tha se lexuesit shqiptarë i pëlqejnë më shumë librat me konspiracion, romanet dhe librat politikë. “Lexuesi shqiptarë është shumë afër librit”, tha Kozeta.

Librat më të shitur në këtë librari sipas librashitëses janë: “Misteri i Hagadasë”, “E fshehta e një Vere”, “Kalorësi i bronztë”, “Hija e Erës” dhe “Loja e Engjëllit” dhe libri i gazetarit Carlo Bollino “Heshtja e Dyfishtë”.

Librashitësja tha se libri “Heshtja e Dyfishtë” ka patur një shitje më të madhe. “Që ditët e para pati një interes nga grupmosha të ndryshme dhe vazhdon të shitet tek libraria jonë”, u shpreh Kozeta Gjanci.
Në vitrinën e librit të ri prurjet janë të shumta nga shtëpitë botuese dhe numri i lexuesve është gjithnjë në rritje.

29 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës

0

EnverHoxha7-25Sot bëhen 29 vjet që nga vdekja e udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha. Ai u lind me 16 tetor të vitit 1908, dhe prej vitit 1944 e deri në vdekjen e tij, ka qenë udhëheqësi i Shqipërisë.

Enver Hoxha ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij.

Ai shërbeu si kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.

Edhe pas gjithë këtyre viteve të vdekjes së tij, ka mendime të ndryshme për udhëheqjen tij, gjatë periudhës 40 vjeçare.

Nga njëra anë, ai akuzohet për vrasje dhe regjim diktatorial, por ka edhe mendime pozitive për udhëheqjen e tij.

Vendimet trafikuese të Urbanizmit në Prizren

0

BD.2Bashkimi Demokratik në Prizren, ka reaguar sot rreth futjes në Kuvendin Komunal në rendin e ditës të katër pikave për urbanizëm. Sipas këtij subjekti politik, futja e këtyre pikave në seancë është e karakterit trafikues.

“Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prizrenit të datës 10.04.2014, duke shfrytëzuar mos prezencën e opozitës dhe njëkohësisht naivitetin politik të anëtarëve të pozitës “drejtori” i Urbanizmit  futi në mënyrë tinëzare dhe misionare në rend dite të Kuvendit Komunal katër pika nga sektori  i urbanizmit, që janë të karakterit trafikues dhe të porositura nga grupet e interesit që edhe më tutje pa ndalje dhe pa pengesa shfrytëzojnë qytetin  tonë për përfitime materiale personale”, thuhet në komunikatë.

“Për hirë të së vërtetës Bashkimi Demokratik informon qytetarët e Prizrenit se “drejtori” i urbanizmit dhe i kryetarit Muja tashmë i dënuar nga Gjykata Themelore për nxjerrjen të vendimeve të kundërligjshme, është person për shumë kënd i njohur  si produkt i grupeve të interesit ekonomik e që punon në dëm të qytetit dhe qytetarëve të Prizrenit”.

“Komisioni profesional i BD-së për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë pas bërjes së analizës së këtyre projekt-vendimeve të kësaj drejtorie konkludon se për veç se këto projekt-vendime kanë prapavi të porositjes, tërësisht janë edhe në kundërshtim të plotë me vetë ligjet e shtetit të Kosovës nga kjo fushë siç janë: 1.Ligji i ndërtimit i vitit 2012, 2. Ligjit i Planifikimit Hapësinorë 2013, 3. Ligji për trajtim të objekteve pa leje 2013, si dhe planeve komunale siç janë: Plani Zhvillimore Komunal 2012 dhe Plani Zhvillimor Urban 2004”. /PrizrenPress.com/

Rashiti: Tribunali, rezultat i dështimit të administrimit të huaj

0

NaimRashtiti-analistFaktori ndërkombëtar, i cili e ka administruar Kosovën gjatë 15 vjetëve të fundit, UNMIK-u dhe EULEX-i, nuk e ka kryer punën e vet, për të cilën kanë pasur mandat, thotë Naim Rashiti, analist i Grupit Ballkanik për Politika.

Rashiti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, tha se Gjykata speciale për krime të luftës që do të krijohet, deri vonë nga raporti i Dick Martyt, do të jetë e mandatuar për një afat pesëvjeçar për t’i hetuar pretendimet e raportit të Martyt, të cilat prokurori i EULEX-it, Clint Williamson pretendon se i ka hetuar dhe hulumtuar.

“Prokurori amerikan pretendon se ka gjetur dëshmi. Prokurori e ka bindur një pjesë të madhe të gjithë faktorit ndërkombëtar, edhe BE-në dhe EULEX-in, se ka dëshmi të mjaftueshme për të vendosur një gjykatë speciale. Kjo vjen 15 vjet pas luftës dhe shumë vjet pas raportit të Martyt dhe tregon për Kosovën se faktori ndërkombëtar që ka administruar Kosovën, e që ka qenë prezent për shumë vjet, do të thotë UNMIK-u deri më 2008 pastaj ehe EULEX-i qe 6 vjetët e fundit, nuk e kanë kryer punën e vet, nuk e kanë adresuar çështjen, për të cilën edhe kanë pasur mandat të plotë dhe tash mbetet një barrë mbi Kosovën”, tha Rashiti.

Sipas tij, ajo që tash Kosova duhet ta kuptojë është se kjo çështje ngarkohet mbi Kosovën si shtet i ri.

“Tashmë nuk është çështje se a duhet apo nuk duhet, është çështje që, e para Kosova ta marrë këtë përgjegjësi, të japë gjithë përkrahjen e nevojshme gjykatës dhe që sa më shpejt këto pretendime të hetohen dhe kjo situatë të sqarohet, sepse po krijohet një barrë e rëndë mbi Kosovën”, u shpreh Rashiti.

Rashiti ka folur edhe për gjendjen në veri të Kosovës. Ai ka thënë se gjendja ka filluar të ndryshojë, është në startin e vet të ndryshimit.

“Kemi një shkëputje graduale apo fillim të një procesi të shkëputjes së institucioneve serbe nga veriu dhe fillim të vendosjes dhe operacionalizimit të institucioneve të Kosovës. Ky proces do të jetë i zgjatur dhe më shumë do të jetë i komplikuar për faktin se nuk ka ndonjë strategji të caktuar dhe të detajuar të tranzicionit. Atje, në veri, për shkak që deri tani ka funksionuar në tërësi administrata serbe, nuk ka mundësi të bëhet një prerje, por duhet një fazë transitore, mirëpo askush nuk e ka përgatitur këtë fazë transitore”, u shpreh Rashiti.

Sipas tij, elementet që tregojnë se veriu është drejt integrimit të Kosovës, ka mjaft. Është funksionimi i plotë i kufirit, zgjedhjet, integrimi i pjesëtarëve të ish-MUP-it në kuadër të Policisë së Kosovës, të cilët tani kryejnë detyrën nën uniformën e Kosovës, dhe nën urdhrin e komandës rajonale.

“Gradualisht, vendosja e administratave komunale, por e cila dinamikë po shkon shumë më ngadalë sesa që është dashur dhe që është pritur, dhe kjo për shumë arsye”, tha ndër të tjera, Rashiti.

Sipas tij, e para është që Beogradi ende nuk ka një agjendë të eliminimit të institucioneve serbe atje, dhe Prishtina ende nuk ka ndonjë agjendë të saktë të transformimit të plotë të institucioneve atje, dhe transformimit të veriut në kuadër të juridiksionit të Kosovës.

“Gjithçka, çdo detaj po mbetet duke u negociuar, kjo për faktin edhe që liderët e zgjedhur në veri nuk ndihen përgjegjës ndaj votuesit dhe kanë ende sfida sa i përket përkrahjes së popullatës. Ata nuk janë të zgjedhur ndihen sikur të emëruar nga Serbia pavarësisht se kanë dalë në zgjedhje dhe për çdo detaj duhet që Beogradi apo Zyra për Kosovë të jetë e involvuar, e cila po e ngadalëson procesin e vendosjes së plotë të institucioneve të Kosovës në veri”, tha ai.