10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 8639

Berisha: Dënimi i Mujës, suksesi i 100 ditëshit të qeverisjes në Prizren

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren,Zafir Berisha, vlerëson se dënimi me 2 vjet me kusht i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, është suksesi më i madh, që është arritur në 100 ditëshin e parë të Qeverisë “Muja III”. Sipas tij, kjo qeveri edhe në këtë mandat më shumë ka krijuar pakënaqësi tek qytetarët, se sa që ka zgjidhur ndonjë problem të jetës së tyre.

“Komuna me një kryetar të dënuar nga gjykata është tregusi më i mirë për 100 ditëshin e kësaj qeverie”, thotë Berisha.

“Qeveria “Muja III’ për 100 ditë ka prodhuar vetëm pakënaqësi tek qytetarët dhe asgjë tjetër”.

Berisha thotë se vendimet e fundit të Bordit të Ekzekutivit, do të dëmtojnë prespektivën dhe zhvillimin e Prizrenit.

“Kjo qeveri që në një mledhje të Bordit ka marrë disa vendime shumë dytësore në raport me nevojat e qytetarëve tregon se qëllim kryesor e ka dëmtimin e qytetit të Prizrenit”.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha thotë se Qeveria ” Muja III” ka dhënë shenjë se në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal, t’i miratojë disa vendime urbanistike që për qëllim kanë vazhdimin e krimit urbanistik.

“Kjo qeveri e kriminalizuar po tenton që në mledhjen e paralajmëruar të Kuvendit Komunal të miratojë disa vendime urbanistike, që për qëllim kanë legalizimin e ndërtimeve pa leje në disa pjesë të qytetit, që është tregus i vazhdimit të krimit urbanistik të qytetit për përfitime materiale të parapolitikës së partisë në pushtet”. /PrizrenPress.com/

 

Jahjaga-Moore diskutuan për krijimin e Tribunalit

0

Gjykata-qekiqiPresidentja Atifete Jahjaga dhe drejtori i Departamentit të shtetit të SHBA-së të Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore, përmes një bisede telefonike diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për krijimin e Tribunalit të Kosovës.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Moore biseduan për rëndësinë që Kosova të tregojë kredibilitetin e saj si partner i bashkësisë ndërkombëtare, përmes një procesi të pavarur gjyqësor dhe të përmbyllë një kaptinë të vështirë të historisë së Kosovës.

Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë dhe tha se ky proces do të përqendrohet në individë dhe nuk është gjykim i përpjekjeve të përbashkëta të vendit për çlirim.

Ajo tha se Kosova ka treguar kurajë dhe lidership për t’u përballur me të kaluarën dhe theksoi se Kosova do të vazhdojë të angazhohet në përpjekjet për të vendosur rendin dhe ligjin.

Vazhdon aksioni i pastrimit të ambientit në Malishevë

0

begaj duke pastru qyettinAksioni i pastrimit të ambientit, gjegjësisht largimi i mbeturinave nga deponitë ilegale, ka filluar më 1 prill, ku është pastruar një pjesë e Malishevës, pastaj Golluboci, dhe është duke vazhduar  në vendbanimet tjera, sipas orarit të përcaktuar nga drejtoria e Shërbimeve Publike. Për këtë qëllim, gjatë pasdites së djeshme, kryetari Begaj, i ka vizituar Mleqanin dhe Plloqicën, dy vendbanime, ku ka vazhduar aksioni gjatë ditës së djeshme.

Duke parë nga afër zhvillimin e këtij aksioni, i cili do të zgjasë, jo vetëm gjatë muajit prill, por deri në largimin e të gjitha këtyre deponive, Kryetari Begaj, ka ofruar mbështetjen e tij, në përkrahje të këtij aksioni. Begaj, gjatë bisedave me banorët e këtyre fshatrave, ka thënë se “nëse arrij ti largoj mbeturinat dhe ta shoh këtë vend të pastër, gjatë këtij mandati, nuk dua asgjë me tepër në jetën time”.

Muaji prill, ishte shpallur nga ana e kryetarit Begaj,ishte shpallur muaj i pastrimit, ku përmes aksioneve nga Komuna, kompania e grumbullimit të mbeturinave “Eko regjioni”, njësia në Malishevë dhe banorët e të gjitha vendbanimeve, pritet të largohen mbeturinat nga ambienti. Kryetari Begaj, këtë aksion është duke e promovuar edhe në të gjitha takimet me qytetar, që po i mbanë në vazhdimësi, nëpër fshatrat e Malishevës./PrizrenPress.com/

Lansohen tri module të pjesëmarrjes në vendimmarrje

0

Ec ma ndrysheOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” dhe UNDP-ja, kanë lansuar tri moduleve të reja të pjesëmarrjes në vendimmarrje.

Asistentja e projektit, Laura Lutfiu, tha se këto module do të jenë pjesë e platformës online www.merrpjese.org, dhe kanë për qëllim të ju ofrojnë qytetarëve mundësi inovative dhe lehtësi për pjesëmarrjen në vendimmarrjen lokale.

Para një numri të konsiderueshëm të të rinjve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe zyrtarëve të lartë komunal janë prezantuar Moduli për Konsultimet Online, i cili pasuron më tutje ueb faqen www.merrpjese.org, që në vete përmban tri Modulet e krijuara muaj më parë: Buxhetimi me Pjesëmarrje, Ankohu, dhe E-peticionet, pastaj moduli i ri Konsultimet Online dhe aplikacioni për telefonat IOS dhe Android “Merr Pjesë” me të katër modulet e lartpërmendura, si dhe Harta Vizuale e Investimeve Kapitale të komunës së Prizrenit. Gjithashtu është shfaqur edhe video animacioni mbi përdorimin e aplikacionit Merr Pjesë .

Tashmë katër Modulet e krijuara (Buxhetimi me Pjesëmarrje, Ankohu, E-peticionet dhe Konsultimet Online) pos në ueb faqe janë të qasshme edhe në telefona, dhe të rinjtë dhe grupmoshat tjera mund të realizojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre qytetare përmes këtyre mekanizmave interaktiv.

“Demokracia lokale fiton kuptim atëherë kur vendimmarrja bazohet në parimet e transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes së qytetarëve. Në përpjekje të sigurimit të këtyre standardeve “EC Ma Ndryshe” ka krijuar katër module online dhe vegla tjera kreative që synojnë të ngushtojnë hendekun mes pushtetit lokal dhe qytetarëve të Prizrenit”, tha Laura Lutfiu, koordinatore e projektit.

Ajo bëri të ditur se qëllimi i projektit është që të inkurajoj të rinjtë e Prizrenit për pjesëmarrje në vendimmarrje lokale përmes përdorimit të medieve sociale dhe aparateve të teknologjisë smart.

Projekti është përqendruar në tri objektiva kryesore: i) Forcimin e komunikimit interaktiv dhe të drejtpërdrejtë midis pushtetit lokal dhe grupeve rinore; ii) Të rrënjosë një kuptim më të mirë nga të rinjtë për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre qytetare duke zhvilluar dhe futur në përdorim mediat sociale, dhe iii) Të rris interesimin e publikut dhe kuptimin e të drejtave qytetare dhe përgjegjësive.

Për realizimin e këtyre objektivave projekti ka monitoruar punën e qeverisë komunale  dhe ka avokuar për çështjet që janë preokupim i të rinjve. Projekti ka krijuar edhe sms platformën përmes së cilës publiku informohet rregullisht mbi vendimet dhe takimet publike të Komunës së Prizrenit.

Projekti ka ndihmuar të rinjtë në veçanti dhe qytetarët në përgjithësi në adresimin e shqetësimeve të tyre tek organet vendimmarrëse, ndërkohë që edhe qeveria lokale është përfituese, pasi që ka një komunikim interaktiv me qytetarin.

Demaçi: Kërkesat e LDK-së për ligjin e veteranëve përbënin krim ndaj UÇK-së

0

Adem DemaciVeprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi e ka mirëpritur miratimin e ligjit për Veteranëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe ka përshëndetur mos-miratimin e amendamenteve të propozuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës për këtë projektligji.

Demaçi ka thënë për “Epoka e Re” se po të realizoheshin kërkesat e LDK”së në këtë rast Kuvendi i Kosovës do të bënte krim ndaj luftës çlirimtare në Kosovë dhe popullit të saj.

Sipas tij, miratimi i kij projektligji është triumf i së vërtetës dhe së drejtës.

EULEX-it nuk i hiqet kompetenca ekzekutive

0

EULEX-kosoveMisioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, do të ketë së paku edhe dy vjet kompetenca ekzekutive. Ai nuk do të jetë mision këshillues, siç e ka insistuar Qeveria.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ia ka konfirmuar “Kohës Ditore” të enjten se autoritetet vendore dhe ato të Bashkimit Evropian kanë harmonizuar qëndrimet për një numër çështjesh që ndërlidhen me misionin e ri, përfshirë edhe kompetencat.

“Jemi pajtuar që të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit të udhëhiqen nga vendorët, që shumica e anëtarëve të panelit të jenë vendorë, që gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it të jenë në kuadër të sistemit tonë të drejtësisë dhe që mandati i ri i EULEX-it të jetë deri më 15 qershor 2016”, ka thënë Kuçi, që është edhe ministër i Drejtësisë. “Misioni do të quhet EULEX Kosovo, ndërsa për kah kompetencat do të jenë të barabartë me vendorët”.

E ndonëse Brukseli zyrtar ka vendosur të bëjë ndryshim rrënjësor të misionit të saj për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka tri gjëra që insiston t’i mbajë të njëjta./Koha Ditore/

Meta: Përpjekjet për ta njollosur luftën e UÇK-së, të padrejta

0

IlirMeta-kryetar i kuvenditKryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka pritur në takim, homologun e tij shqiptar Ilir Meta, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Krasniqi tha se me Metën bashkëbiseduan për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur dy kuvendet, por që ka vend për të përmirësuar edhe më tej bashkëpunimin e tyre.

Ndërsa, Ilir Meta tha se është këtu për të shprehur vullnetin e tij për të çuar përpara bashkëpunimin ndërmjet dy kuvendeve si një kusht për të çuar përpara marrëdhëniet mes dy shteteve.

Meta tha se ai shpreh mbështetjen e vendit të tij për dialogun mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shpërbërjes së strukturave paralele dhe integrimin e tyre në jetën institucionale të Kosovës.

Krasniqi e Meta kanë komentuar edhe themelimin e një Tribunali të supozuar për krimet e luftës.

Me këtë rast Krasniqi tha se Kuvendi ende nuk ka marrë asnjë dokument zyrtar për themelimin e këtij Tribunali.

Ndërsa, Meta tha se çdo përpjekje për të vënë në diskutim luftën e popullit të Kosovës dhe UÇK-së është i pa vend.

Ilir Meta sot po qëndron në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka mbërri mbrëmë në Prishtinë, ndërsa sot ai do të nisë vizitën e tij zyrtare dy ditore në Republikën e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë Meta do të takohet sot me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Meta do të bëjë homazhe pranë varrit të ish presidentit, Dr. Ibrahim Rugova dhe te varrezat e Jasharajve në Prekaz. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, do të vizitojë edhe familjen Jashari.

Në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë, Meta do të ketë takime me Isa Mustafën, kryetar i LDK-së, Ramush Haradinajn nga AAK, Albin Kurtin e VV-së, presidentin e AKR-së Behgjet Pacolli dhe kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Meta në Kosovë do të zhvilloj një takim edhe me përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës.

Çka është korrupsioni?!

0

ELIFE LUZHAShkruan: ELIFE LUZHA

Korrupsioni është i njohur që nga kohët më të lashta. Edhe pse po ekzistonte në të gjitha pjesët e botës, shoqëritë shpeshherë i kanë ikur diskutimit rreth këtij realiteti. Pra, korrupsioni është fenomen i përhapur në të gjitha pjesët e botës, dhe është mendim i gabuar i atyre që mendojnë se korrupsioni është produkt i vetëm disa sistemeve. Fjala korrupsion është një term i paqartë. Edhe në literaturën profesionale përmban kuptime të ndryshme dhe të pa padefinuar. Ky definicion është aq i lloj-llojshëm, aq sa janë edhe organizatat ndërkombëtare qeveritare e joqeveritare. Por në vija të përgjithshme, të gjitha burimet e përkufizojnë korrupsionin si shpërdorim të pushtetit publik për përfitime personale, siç është mitmarrja, nga nëpunësit publikë, marrëveshjet e fshehta në prokurorimet publike ose përvetësimi i fondeve publike. Me një fjalë mund të themi se: çdo kush që i shërben vetes, në mënyrë jo morale dhe jo etike, është korruptor .P.sh. GRECO (grup shtetesh të BE’së (kundër korrupsionit) të formuara më 1maj 1999), korrupsionin e definon me marrjen e mitos në mënyrë direke apo indirekte nga personi që i është besuar një funksion publik apo privat, me qëllim përfitimi për vete apo edhe për persona tjerë. Kurse OECD, korrupsionin e definon me marrjen e mitos, apo dhënien e premtimit, nga çdo përfitues me qëllim përfitimi në mënyrë të paligjshme. Ekzistojnë edhe shumë Organizata tjera, që korrupsionin thjesht e definojnë si keqpërdorim të detyrës si në sektorin publik apo privat.

CILËT JANË INDIKATORËT E RRITJES SË KORRUPSIONIT?

Janë të njohur disa indikatorë të rritjes së korrupsionit. Në vijim do të veçojmë: Ndërhyrjen shtetërore në sferën e ekonomisë, nëpërmjet ligjeve dhe urdhëresave të ndryshme, sistemi fiskal, vendimet shtetërore për shpenzimet publike ku hynë edhe sigurimi i prodhimeve me çmime që janë më të ulëta se në treg, financimi i partive politike etj.

Por ndër indikatorët që më së shumti ndikojnë në rritjen e korrupsionit janë:

• Burokracia tradicionale,

• Të ardhurat e ulta,

• Mosfunksionimi i sistemit gjyqësor,

• Kontrolli i pamjaftueshëm institucional,

• Rregullat ligjore jo transparente,

• Si dhe vet shembulli i udhëheqësve.

Viteve të fundit janë paraqitur edhe disa indikatorë që kanë ndikuar me të madhe në rritjen e korrupsionit si p.sh.

• Rritja e intervenimit të shtetit në ekonomi,

• Rritja e tregtisë ndërkombëtare,

• Si dhe ndryshimet e sistemeve qeverisëse, sidomos kalimi i sistemeve post socialiste në ato demokratike.

ÇFARË PASOJASH SJELL KORRUPSIONI?

Korrupsioni si fenomen, pa dyshim se është shumë i dëmshëm për shoqërinë. Kjo vjen nga fakti se individë apo grupe të ndryshme, interesat personale i vënë mbi interesat e përgjithshme, që është në kundërshtim të plot me ligjin. Një numër i madh ekonomistësh kanë qartësuar se shoqëria përjeton pasoja katastrofale nga korrupsioni, ngase është pengesa kryesore për zhvillimin e një vendi. Shumë institucione ndërkombëtare siç janë institucionet e Bankës Botërore, dhe ato të BE’së, kanë vërtetuar se korrupsioni i zvogëlon të ardhurat shtetërore, duke i rritur shpenzimet publike, e kjo ndikon në bilancin deficitar të pagesave, duke penguar edhe baraspeshimin e tyre. Korrupsioni e pamundëson, shpeshherë edhe e paralizon plotësisht veprimtarinë tregtare, duke e shkatërruar edhe sektorin privat, nëpërmjet pengimit të investitorëve të huaja. E gjithë kjo ka si pasojë, mbetjen mbrapa të teknologjisë vendore si dhe të zhvillimit të prodhimtarisë në përgjithësi, që është një nga faktorët vendimtarë të ecjes para të vendeve të pazhvilluara. Kur korrupsioni i fut rrënjët aq thellë sa të pengojë të drejtat e investitorëve, ekonomistët e ndryshëm theksojnë se atëherë shtetit, i është shkëputur një nga obligimet parësore për funksionimin ligjor të tij si shtet. Në veçanti duhet të theksojmë se nuk është ekonomia i vetmi sektor që pëson nga korrupsioni. Korrupsioni godet rëndë zhvillimet e shoqërisë demokratike të shtetit, nëpërmjet pengimit të ekonomisë së tregut. Të veçojmë vetëm disa nga pasojat që e përfshijnë shoqërinë si pasojë e rritjes së korrupsionit, dhe mos pengimit të tij.

Korrupsioni ndikon në:

• Humbjen e besimit për ekzistimin e drejtësisë ligjore,

• Humbjen e besimit publik ndaj shtetit, duke e rrezikuar stabilitetin politik,

• Zgjerimin e mentalitetit korruptues, në të gjithë sektorët, edhe te qytetarët, pasi që qytetari arsyetohet se, përderisa korruptojnë udhëheqësit publik pse të mos korruptoj edhe ai.

• Drejtpërsëdrejti ndikon në rritjen e mosbesimit në sistemin demokratik,

• Bënë rritjen e dallimeve mes të pasurve dhe të varfërve,

• Dukshëm zvogëlon investimet e huaja etj.

SI BËHET MATJA E KORRUPSIONIT?

Shkalla e korrupsionit ndër shtete vlerësohet nëpërmjet të dhënave të drejtpërdrejta apo edhe të tërthorta. Të dhëna më të besueshme për korrupsion janë të dhënat nga statistikat e ndryshme policore. Këto të dhëna janë të bazuara në ankesat dhe dënimet zyrtare për korrupsion. Gjithsesi të dhënat faktike vazhdojnë të jenë të vështira për tu mbledhur pakicë numri i kallëzimeve penale nuk pasqyron nivelet aktuale të korrupsionit por cilësinë e prokurorëve. Pra korrupsioni është sfidë e pavarësisë dhe profesionalizmit të gjyqësorit, por edhe e Qeverisë, Parlamentit si dhe institucioneve tjera të administratës publike duke mos lënë anash as mediet dhe shoqërinë civile. Për këtë arsye për të arritur rezultatin e plot për ekzistimin e korrupsionit brenda shtetit, zhvillohen metoda të ndryshme hulumtimi siç është edhe ajo e anketimit të qytetarëve përmes pyetësorëve zyrtar shtetëror. Sot treguesi më i saktë i rritjes së korrupsionit në botë është Organizata joqeveritare ndërkombëtare IKP (Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit). Përmban sondazhe nga burime të besueshme duke përdor struktura të ndryshme statistikor që bazohen në të dhënat të cilat merren nga të anketuarit, me të dhëna për punëdhënësit, pastaj, nga analistë të ndryshëm si dhe publiku i gjerë. Para se të bëhen publike të dhënat për korrupsion, mblidhen të dhëna tjera shtesë nga institucione të pavarura shtetërore për tre vite me radhë.

SI TË LUFTOHET KORRUPSIONI?

Formulimi i politikave kundër korrupsionit, për shtetet në tranzicion është i rëndësisë më të veçantë. Në radhë të parë duhet vendosur udhëheqësi e besueshme nga populli, si dhe të rritet bashkëpunimi reciprok i dy palëve. Përpjekja e kthimit të besimit nga ana e qeveritarëve duhet të jetë maksimale. Besimi i krijuar në masë do të mundësonte edhe reforma të reja, vlera e të cilave do të rritej vetëm me rezultate objektive. Kjo do të ndikonte në uljen e papunësisë, dhe të varfërisë. Sado që korrupsioni si fenomen i ka indikatorët e përbashkët, sidomos në vendet postkomuniste, apo vendet ne tranzicion,megjithatë korrupsioni dallon nga shteti në shtet, ashtu siç dallon edhe gjuha, tradita dhe zakonet e shtetit. Ashtu siç është problematike vet definimi i korrupsionit ashtu është edhe formulimi i politikave në secilin shtet vec e vec, për ta luftuar atë. Për këtë arsye, specialist profesionist të BE’së kanë formuluar edhe kritere të veçanta për luftimin e korrupsionit që duhet përmbushur nga të gjitha vendet që dëshirojnë të aderojnë në këtë bashkësi. Në rend të parë është sigurimi i gjyqësisë së pavarur, në zbulimin dhe dënimin e korrupsionit, që nuk duhet të mbetet i pa sanksionuar. Është me rëndësi të përkujtojmë rastin kur BE’ja më 2008 pati pezulluar fondin e konsiderueshëm të parashikuar për Bullgarinë pikërisht për shkak të mungesës së progresit në reformat antikorrupsion dhe në drejtësi, që argumenton këmbënguljen e Komisioni Evropian, për domosdoshmërinë e reformave. Edhe organizatat ndërkombëtare luajnë rol të veçantë në luftë kundër korrupsionit. Në rend të parë synohet krijimi i disponimit për ta luftuar korrupsionin, nëpërmjet programeve të ndryshme që u ofrohen. Bashkëpunimi me qytetarët është detyrë kryesore e këtyre programeve, ngase vetëm bashkëpunimi ndërqytetorë do të sillte rezultatin e synuar. Më 1999, OKB-ja në Kongresin e saj ka miratuar programin e plotë, për vendet e saja anëtare për ta luftuar korrupsionin. Kurse Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik OECD, në bashkëpunim me agjencinë qeveritare amerikane për zhvillim USAID, kanë formuar rrjetin kundër korrupsionit, për vendet në tranzicion, që mundëson bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave, rreth indikatorëve të korrupsionit, të cilat ndihmojnë për formulimin e politikave për ta luftuar atë. Me një fjalë korrupsioni është e keqja apo gangrena që edhe mund ta bëjë shtetin inekzistent. Andaj qëllimi parësor i çdo qeverie duhet të jetë pikërisht luftimi i korrupsionit me të gjitha mekanizmat ekzistues.

(Autorja është e diplomuar në Kolegjin Universitar VICTORY – Fakulteti i Politikës Ndërkombëtare dhe i Diplomacisë).

Kurti: Bashkimi Evropian të jetë në Kosovë me ekspertë të bujqësisë

0

AlbinKurti1205Albin Kurti tha se nën qeverisjen e VV-së, do të ketë angazhim për rritjen e buxhetit, dhe se sipas tij, VV nuk do të shtroj asfalt vend e pa vend.

“Kosova nuk ka më vend për asfalt”, tha ai.

“Kur t’i kemi fabrikat e shtrojmë asfaltin”, tha Kurti.

Privatizimi është mungesë e ideve zhvillimore, tha Kurti, duke ripërsëritur kritikat për procesin e privatizimit.

“Kosovës i duhen udhëheqësit dhe jo menaxherët”, tha ai.

I pari i VV-së, tha se do të kërkojnë nga Bashkimi Evropian që në Kosovë të ketë më shumë ekspertë të bujqësisë dhe jo prokurorë.

Kurti: Serbia nuk po kushtëzohet me Kosovën për integrim, do të hyj para Kosovës në BE

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti thotë se alternativa qeverisëse e Vetëvendosjes është ajo që i duhet Kosovës. Sipas Kurtit vetëm me politika sociale, do të ulet shkalla e varfërisë në Kosovë.

Ai tha se megjithëse nuk ka datë për zgjedhjet nacionale, VV po prezanton programin, pasi sipas tij, në kohë fushatash, më shumë ka defilime fytyrash të kandidatëve për deputetë se prezantime konceptesh dhe programesh.

Kurti tha se VV, planifikon, heqjen e tatimit për gjërat elementare dhe që Kosova të bëhet vend ku fitohet nga puna që bëjmë.

Sipas tij, me politikat sociale në planet e VV-së Kosova nuk rrezikon të bëhet Francë, nga ku ikin shtresa e pasur për shkak të tatimeve të larta.

Kurti tha se në Kosovë, shumë biznesmen nuk janë bërë si rezultat i respektimit të ligjit por si rezultat I shkeljes së tij.

I pari I VV-së, thotë se primare është bashkimi i Mitrovicës, dhe pastaj bashkimi kombëtar dhe Evropa.

“Qëndrimet tona në laternativën qeverisëse nuk dallojnë nga koncepti ynë politik”, tha ai.

“Është zotim esencial që ne do të ngazhohemi për bashkimin me Shqipërine me anë të referendumit”, tha Kurti.

Derisa tha se do të heqin nenin nga Kushtetuta e kosovës që ndalon bashkimin e Kosovës me një shtet tjetër”, tha Kurti, duke folur në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Nuk mendojmë se duhet pritur që të na njohin të gjitha shtetet e OKB-së që të presim në proceset integruese.

“Është shumë vështirë të bëhemi pjesë e OKB-së brenda një dekade me gjendjen aktuale politike”, tha Kurti.

Kurti, edhe një herë ka kritikuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu, ai tha se Serbia mund të hyj para Kosovës në BE, pasi tha se Serbia nuk po kushtëzohet me ose Kosovën ose BE-në, kështu thotë ai, ajo mund t’i ketë të dyja.merren vesh!

Selami Sahiti i AAK-së, emërohet nënkryetar i Dragashit

0

AAK-logoPostin e gjertanishëm që mbante profesori, Shehadin Tërshnjaku, tani e tutje do ta ketë, Selami Sahiti, kandidati i AAK-së që garoi për kryetar të Dragashit.

Lajmin e ka konfirmuar për Radio Sharrin, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, duke potencuar se ky emërim vjen si rezultat i koalicionit që lidhën në balotazh, PDK-ja me AAK-në.

“Selami Sahiti është emëruar për nënkryetar të Komunës së Dragashit, bazuar në marrëveshjen që kishim në balotazh, kur AAK-ja iu bashkëngjit forcës sonë në garën për kryetar të Komunës”, tha Jenuzi.

Sa i përket postit të nënkryetarit për komunitetet, Jenuzi tha se kjo nuk ka mbetur pezull, për fajin e shqiptarëve, por janë vetë partitë nga Gora që nuk po përcaktohen për një emër.

“Ne e hodhëm në Kuvend zgjedhjen e nënkryetarit për minoritetet, por votimi rezultoi i barabartë mes këshilltarëve të tyre. Nga 8 këshilltarët goranë, u propozuan 2 kandidatë dhe që të dy morën nga 4 vota. Edhe pse votimi u përsërit tre herë, gjithnjë doli ky rezultat. Prandaj ne nuk mund të bëjmë asgjë, derisa të merren vesh partitë nga minoritetet”, tha Jenuzi.

Në seancën e Kuvendit komunal, ku ishte paraparë edhe zgjedhja e nënkryetarit të Komunës për minoritetet, ishin propozuar dy kandidatë, Safet Kushi, nga CDU dhe, Nuhia Tairovci, nga partia VATAN. Gjatë tre raundeve të votimit, që të dy morën nga 4 vota, gjë që dështoi zgjedhja e njërit prej tyre.