10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 8640

Veteranët falënderojnë deputetët

0

UCK-rreshtOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përgëzuar të gjithë bashkëluftëtarët për miratimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së. OVLUÇK-ja ka falënderuar të gjithë ata deputetë, të cilët kanë votuar pro projektligjit.

“Pas miratimit të këtij ligji, pozita shoqërore dhe ekonomike e veteranëve të luftës do të përmirësohet dukshëm, e me këtë rast ne përgëzojmë bashkëluftëtarët për durimin dhe pjekurinë e kallëzuar karshi proceseve të paqes dhe shtetndërtimit. Ne falënderojmë deputetët që votuan për miratimin e këtij ligji dhe inkurajojmë të gjithë deputetët që të jenë në mbrojtje të vlerave të shenjta të luftës së UÇK-së. Qeverisë së Kosovës i kërkojmë që të punojë në zbatimin e këtij ligji dhe e falënderojmë për kontributin e deritashëm”, është thënë në komunikatën e OVLUÇK-së.

Në Prizren filloi konferenca e prokurorëve të Kosovës dhe Shqipërisë

0

IsmetKabashi-kryeprokuroriProkurorët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, kanë filluar sot konferencën e përbashkët në Prizren.

Në këtë konferencë është bërë elaborimi mbi funksionimin e sistemit Prokurorisë së Kosovës dhe dhe atij të Shqipërisë.

Kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi tha se dy shtete kanë një memorandum të bashkëpunimit të Prokurorisë.

“Ky bashkëpunim i mirë kemi vlerësuar se duhet të ulet edhe në nivel lokal”, tha Kabashi, transmeton TV “Besa”.

Ai tregoi se në këtë konferencë do të bëhetë njoftimi i përvojave të prokurorëve të dy shteteve.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj tha ndërkaq  se kjo konferencë është shumë i rëndësishmë .

“Kjo konferencë po mbahet për herë të parë në Kosovë dhe Prizren”, tha Hoxhaj. Ai shpreson se bashkëpunimi i ndërsjellë do të ulë edhe krimin e organizuar të dy shteteve. Konferenca do të vazhdojë edhe nesër. /PrizrenPress.com/

 

Ashton: 230 orë dialog- meritat për progresin Thaçi e Daçiq

0

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton shpreson se ajo çfarë bëjnë kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë do t”u shërbejë si shembull të gjithëve në rajon. Duke iu drejtuar deputetëve të Parlamentit Evropian, Ashton ka përgëzuar pjesëmarrësit në dialogun që zhvillohet në mes të Kosovës e Serbisë.

“Shpresoj sinqerisht se ajo që është arritur në dialog do shërbejë si inspirim dhe do jetë shtytje për të tjerët në Ballkanin Perendimor “, u shpreh baronesha Ashton.

Ajo ka pranuar se ne procesin e dialogut ka shpenzuar shumë kohë, siç u shpreh gjithsej 230 orë, por meritat për të arriturat në proces ua la akterëve kryesor të dialogut: du kryeministrave që vijnë nga Prishtina, përkatësisht Beogradi,transmeton rtklive.

“Patëm organizim të suksesshëm të zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe integrimin e strukturave të sigurisë dhe drejtësisë në sistemin juridik kosovar”, tha shefja e diploamcisë evropiane duke cilësuar se dialogu gjithnjë e më shumë po shndërrohet në pjesë të integrimeve evropiane dhe kjo sipas saj vlenë për të dyja palët.

Ukë Rugova nga Burgu i Lipjanit “votoj” për Ligjin për Veteranët!

0

uk rugovaLigji për Veteranët e Luftës është votuar sot edhe nga deputeti Ukë Rugova, i cili, siç dihet ndodhet në paraburgim në Lipjan.

Në fakt, vota e tij është falsifikuar, gjegjësisht, në vend të tij ka votuar ndonjëri prej kolegëve në Kuvendin e Kosovës.Me ta vërejtur këtë çështje, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili ka konstatuar se deputeti Rugova ka votuar për ligjin në fjalë.

Vota e tij nuk ishte as për as kundër, por abstenim, por si e tillë është numëruar si pjesëmarrje në votim.

“Prekni butonat ta këqyrim. Elektronika s’ka gabon. Unë e dhashë sqarimin për media dhe nuk dua ta zgjasë më shumë”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se deri të hënën do të sqarohet në tërësi votimi i Ukë Rugovës.

Personi i parë që e ka vërejtur këtë gjë është deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili, pak kohë pas votimit nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka njoftuar “opinionin e gjerë” se vota e të birit të ish-presidentit Ibrahim Rugova është keqpërdorë.

Ukë Rugova dyshohet se është përfshirë në keqpërdorime dhe korrupsion për lëshimin e vizave në Ambasadën e Italisë në Prishtinë. Kohë më parë ai është arrestuar nga Policia e EULEX-it dhe më pas është paraburgosur.

Miratohet Ligji për Veteranët e UÇK-së

0

Veteranet therandPDK, AAK dhe Vetëvendosje janë bërë bashkë kur është folur për FARK’un dhe UÇK’në. Asnjëra prej këtyre partive s’e ka përkrahur nismën e LDK’së që në Ligj të përfshihet edhe FARK’u dhe Ministria e Mbrojtjes
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar Ligjin për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të gjithë deputetët e pranishëm në seancën e Kuvendit kanë votuar pro ligjit, ndërsa asnjë deputet s’ka votuar kundër.

Pra, Ligji ka marrë 73 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ligji për Veteranët e Luftës nuk i njeh si kategori ushtarët e FARK’ut, formacion ky i udhëhequr nga Qeveria e Bujar Bukoshit.

Me këtë rast, LDK ka kërkuar të përfshihet në ligj edhe FARK’ut dhe Ministria e Mbrojtjes, por kjo është kundërshtuar nga PDK, AAK dhe Partia e Albin Kurtit.

GKK ka hapur konkursi për “Artistët e së nesërmes 2014”

0

GKKGaleria Kombëtare e Kosovës ka hapur konkursin për çmimi “Artistët e së Nesërmes” 2014. Programi iu jep artistëve mundësinë që të fitojnë një rezidencë gjashtë javësh në New York.

Kandidatët duhet të dorëzojnë në Galerinë Kombëtare të Kosovës formularin e plotësuar i cili merret në GKK , portofolio me përmbledhjen e punimeve të realizuara dhe biografinë personale. Afati i fundit për aplikim është 5 maj 2014 ndërsa të drejtë konkurimi kanë krijuesit nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, instilacionit, fotografisë, videos dhe performancës,
nën moshën 35-vjeçare.

Katër finalistët e “Çmimit Artistët e së Nesërmes” do të ekspozohen në GKK, ndërsa një juri ndërkombëtare do të shqyrtojë propozimet, do të intervistojë artistët dhe do të shpallë fituesin. Fituesi i çmimit 2014 do të shpërblehet me një residencë 6 javëshe në Nju Jork, SHBA (Studio Ndërkombëtare dhe Programi Kuratorial – www.iscp-nyc.org) ku do të ketë mundësi të ndërtojë një rrjet kontaktesh që do ta ndihmojnë në karrierë.

Çmimi “Artistët e së Nesërmes” organizohet nga Galeria Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Fondacionin për Shoqëri Civile nga Nju Jorku. Në programin i cili ka nisur në vitin 1991 në Çekosllovakinë e atëhershme, janë të përfshira edhe dhjetë shtete të tjera.

Në Kosovë, programi është hapur në vitin 2002 dhe është konkursi i vetëm i këtij lloji i cili i afirmon artistët e rinj herët në karrierën e tyre dhe iu jep mundësinë që të fitojnë një rezidencë gjashtë javëshe në New York, ku ata njihen me skenën e artit bashkëkohor të Nju Jorkut dhe çka ajo ofron. Këtë vit, Artistët e së Nesërmes shënon edicionin e tij të dymbëdhjetë.

Katër finalistët e ekspozitës do të ndihmohen në produksionin e punimeve të tyre ndërsa ekspozita finale do të hapet në tetor të këtij viti.

Seminar për rritjen e bashkëpunimit mes KKSB-së, KLSP-së dhe Policisë

0

454Organizuar nga OSBE misioni në Kosovë, dhe përkrahur nga Komuna e Malishevës, sot është mbajtur një seminar, me temën “Rritja e bashkëpunimit në mes të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), Komiteteve Lokale të Sigurisë Publike (KLSP) dhe Policisë së Kosovës”, e ku morën pjesë, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, me zyrtarët përkatës, pastaj Erduan Gjiglli nga OSBE, Rifat Marmullaku-OSBE, Fatmir Limani nga Policia e Kosovës, Ganimete Gerboci nga MPB-ja, dhe komandanti dhe zv/komandanti i stacionit policor në Malishevë, Halil Morina dhe Bekim Begaj.

Në këtë seminar, u fol për zhvillimet në sektorin e sigurisë, në veçanti bashkëpunimin mes KKSB-së me organizmat tjerë, si dhe për nevojën e formimit të Komitetit Lokal për Sigurinë Publike. Përderisa siguria e përgjithshme, u vlerësua e mirë në Malishevë, u tha se parandalimi është masa më e mirë për ruajtjen e sigurisë.

“Është shumë e nevojshme rritja e këtij bashkëpunimi, pasi kemi nevojë që siguria të rritet edhe më shumë në Komunën e Malishevës dhe ndarja e praktikave të mira është shumë e nevojshme” tha në fjalën e tij kryetari Begaj.

Ndërsa për Erduan Gjiglli, nga OSBE, gjithashtu tha se “Ndarja e praktika të mira është me rëndësi sikur edhe rritja e bashkëpunimit mes personave profesional në fushën e sigurisë”.

“Siguria është një problem kompleks, pasi pa bashkëpunim të mirë me komunitetin, nuk mund të arrihet edhe nivel i lartë i sigurisë në bashkësi”, tha Fatmir Limani nga Policia e Kosovës, i cili më pas edhe paraqiti disa nga faktorët që ndikojnë në prishjen e sigurisë dhe nevojën për formimin e KLSP-ve.

Për qëllimin e seminarit, për forcimin komunikimit mes KKSB-ve, KLSP-ve dhe policisë, si dhe për rolin e KLSP-ve dhe EVSB-ve në KKSB, ka folur, Rifat Marmullaku, nga OSBE-ja.

 

AKR në Prizren, planifikon zgjerimin me nëndegë të reja

0

AKRAleanca Kosova e Re (AKR) në Prizren, ka shqyrtuar mundësin e zgjerimit dhe formimit të nëndegëve të reja.

Zëdhënësi i AKR-së në Prizren, Ilir Çabrati tha se interesimi i të rinjve për t’u anëtarësuar në AKR, është i madh. “AKR në Prizren është duke u konsoliduar dhe forcuar edhe me anëtar të rinj”, tha Çabrati.
Ai tha se në AKR janë duke u anëtarësuar edhe anëtarët e subjekteve të tjera politike.

“AKR-ja po dëshmon pjekurin e saj politike, profesionale dhe vizionare, ku dita -ditës qytetarë dhe anëtarë të subjekteve tjera politik kanë aderuar ne AKR”.

Kryesia e degës së AKR-së në Prizren në mbledhjen e fundit, ka marrë vendim për formimin e disa nëndegëve të reja.

“Kryetarët e nëndegëve janë zotuar në krijimin e nëndegëve të reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese me qellim të realizimit të interesave të përbashkëta”

“ AKR-ja hedhë poshtë, çdo inovacion, që është krijuar nga indicet e individëve të caktuar të cilët qëllim kanë përfitimin personal”.

“AKR përmban përgjegjësin amore , ndaj qytetareve dhe garanton realizimin e gjitha premtimeve të bëra në fushat, duke treguar interesim për realizimin e premtimeve të bëra”.
“AKR-ja në Prizren është hapur për inkuadrimin e vlerave të reja me qellim të avancimit të proceseve”./PrizrenPress.com/

 

U mbajt manifestimi kulturor “Sofra poetike”

0

BorasShoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar ë“ Papa Klementi i XI Albani” dhe QKSH “ Migjeni” organizuan në Boros të Suedisë manifestimin kulturor “ Sofra poetike”,në të cilën morën pjesë intelektualë, krijues, publicistë, gazetarë, mysafirë të ftuar dhe bashkatdhetarë të shumtë. Këtë manifestim e nisi moderatorja Saranda Iseni duke krijuar një atmosferë të gjallë e të këndshme, me një të folur të pastër të gjuhës shqipe, me një renditje të mrekullueshme të të gjitha pikave të përgatitura me këtë rast, me batuat e saja, befasitë dhe me recitimin e bukur të poezisë të Hysen Ibrahimit “ Engjulli i dashurisë”.

Puna konkrete dëshmon për rezultatet e arritura

Këtë manifestim e shoh dhe e çmoj lart si një veprimtari e cila ka për qëllim që ta kultivojë e ruaj gjuhën dhe kulturën shqiptare në mërgim në këtë pjesë të botës. Njëkohësisht ky manifestim, kjo sofër, paraqet një inspirim, nxitje e shtytje për të gjithë ata që janë të prirë të merren me shkrime që ta gjejnë veten këtu, të veprojnë kështu në formë të organizuar dhe nesër të krijojnë vlera e vepra më të mira letrare, artistike dhe kombëtare. Sofra poetike ka edhe karakter garues. Konsideroj se Shoqata e Shkrimtarëve dhe Qendra Kulturore “ Migjeni” meritojnë lëvdata për një punë të mrekullueshme që janë duke bërë këtu në mërgim me synimin e vetëm që në këtë mënyrë t’i shërbejnë rinisë sonë, popullit tonë dhe atdheut të cilin e duan aq shumë të gjithë këta poetë, shkrimtarë e veprimtarë, tha Fetah Bahtiri, anëtarë i Kryesisë së SHSHASH” Papa Klementi i XI Albani”, të Suedisë dhe Kryetar i Jurisë për ndarjen e shpërblimeve për krijimet më të mira poetike.

Edhe Hysen Ibrahimi, kryetar, foli me krenari për rezultatet e arritura të SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” duke përmendur me këtë rast dhjetra tituj të veprave e librave të botuara nga krijuesit shqiptar në zhanre të ndryshme e sidomos puna e madhe që është bërë në botimin e librave “ Thesari Kombëtar 1 dhe 2” që flasin në mënyrë të dokumentuar për gjithë atë aktivitet të madh që është zhvilluar nga komuniteti shqiptar në Suedi në dobi të çështjes kombëtare. Permendi edhe një bashkëpunim të mirëfilltë që ka filluar ndërmjet Ministrisë së Diasporës dhe këtij asosacioni në drejtim të avancimit dhe të ndihmës që do të afrohet në organizimin e shumë aktiviteteve në dobi të komunitetit shqiptar këtu në Suedi.

Ndërkaq, Sokol Demaku foli për suksese të mëdha që janë shënuar në QKSH” Migjeni” për të kulmuar me botimin e revistës së përmuajshme “ Dituria” të kanalit të radios e TV-së në gjuhën shqipe, në të cilat po bëhet i mundur një informim dhe një prezentim i shkëlqyer e kulturës, traditës, historisë e sidomos të ruajtjes e kultivimit të gjuhës shqipe.

Poezi që çonin peshë mallin për atdhe

Në vazhdim të programit të pasur të Sofrës poetike Hamit Gurguri, Bajram Muharremi, Remzi Basha, Saranda Iseni, Fetah Bahtiri, Nulla Zullufi,Lebibe Zogjani dhe Shaban Osmani recituan bukur krijimet e tyre, por edhe të të tjerëve, ku më së më shumti dominonin poezitë që shprehnin mallin që e ndien çdo mërgimtarë në vazhdimësi për vendlindjen. I këndohej aq bukur, me aq ndjenja, me aq mallëngjim natyrës, fshatit, kroit, lumit, livadhit, bregores,ditëve më të bukura të rinisë… Në këtë atmosferë të dhimbshme dhe mallëngjyese që u krijua me këtë rast,kishte edhe të tillë që derdhnin lotë se nëna Kosovë i thërriste përmes atyre vargjeve të kthehen, të qëndrojnë atje ku kanë lindë apo të paktën të vizitojnë me shpesh tokën arbërore që vuan për bijtë e bijat e saj që tashmë janë larguar në vende të ndryshme të botës. Vuajtja e madhe për atdheun Nulla Zullufin e bëri poet. “ Kurrë nuk me ka shkuar mendja të merrem me krijimtari letrare, por ja sot në praninë tuaj bashkatdhetarë të nderuar po e promovoj librin “ Malli për atdhe”. Shkas, pra, siç po e shihni edhe nga titulli i librit është malli i madh që ndiej për atdheun, malli që me merr ta shoh ,ta ndiej, ta puthi tokën shqiptare”, tha ai. Fjalë miradije për një aktivitet përmbajtjesor që po zhvillon mërgata shqiptare në Suedi i tha edhe Valon Bajrami, gazetar i RTV21, i cili kishte ardhur për një vizitë në këtë vend skandinav.

U shfaq edhe një dokumentar i Karl Nordstrym që kishte të bënte me përzënien me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre nga soldateska serbe gjatë luftës në Kosovë. Karl Nordstrym kishte një sipërfaqe të madhe pyjesh, dhe siç thotë, ato skena të tmerrshme nuk e linin të qetë të priste drunjtë në pyllin e tij. “Sa herë që merrja sharrën motorike për të prerë një dru, m dilnin para sysh ato turma të mëdha njerëzish që ishin të detyruar të braktisnin vendin e tyre. I ndieja në shpirt vuajtjet e tyre, nuk me lënin të qetë ato klithmat e fëmijëve, lodhjet në rrugëtimin e gjatë këmbë në kodra e male… “ shkruante në vargjet e tij Nordstrym.

Paragjykimet për asimilimin e shqiptarëve nuk qëndrojnë

“Jam e entuziazmuar , e kënaqur, e emocionuar e mbi të gjitha më lënë përshtypje jashtëzakonisht të madhe ky mjedis i mbushur me këtë potencial të vlerave të mirëfillta krijuese. Ka pasur paragjykime se gradualisht mund të ndodh asimilimi i fëmijëve shqiptar, por me bindje të thellë mund t’iu them se kjo nuk qëndron dhe nuk do të ndodhë kurrë me këtë potencial intelektual, me organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, me organizimin e manifestimeve të shumta e të ndryshme, kulturore, letrare, sportive dhe me komunikim të përditshëm e vizita të shpeshta që i bëjmë vendlindjes”, tha Bardha Mance, udhëheqëse e programit shqip në Radio International në Athinë të Greqisë. Ky manifestim i sotëm dhe këto vlera kaq të mëdha që po prezantohen sot janë një eksperiencë për mua dhe një shembull se si duhet të punoj edhe komuniteti shqiptar në Greqi, tha ndër të tjera ajo. Në vazhdim të këtij evenimenti u promovua libri i Fetah Bahtirit “ Kur i mbusha 70 vjet”, i Nuha Zullufit “ Malli për atdhe” Avdyl Ukës “ Loti mbeti në gjirmë të zemrës”, Hamit Gurgurit “ Vrragë pështerri” , i Remzi Bashës “ Zëri i Kosovës”, Bahtir Latifit “ Edhe ne jemi Bota” dhe libri “ Djali dhe tigri” nga Sokol Demaku, që është i dedikuar për nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore. Referuesit Bajram Muharremi, Fetah Bahtiri, Hysen Ibrahimi, Ismet Hasani, Rexhep Jashari, Saranda Iseni dhe Qibrije Hoxha vlerësuan lartë këta libra të këtyre krijuesve shqiptarë që janë edhe anëtarë të SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” në Suedi. Ndërkaq, QKSH “ Migjeni” atyre ua ndau nga një libër të kristalt sikurse edhe Saranda Isenit, Hysen Ibrahimit me motivacion: ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe.

Ky manifestim letrar kishte edhe karakter garues dhe në të konkurruan 23 poetë me 90 poezi. SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” çmimin e parë ia ndau poetit Brahim ( Ibish) Avdylit “ Zogu i nemur prej qiellit”, të dytin Lebibe Zogianit “ Këtë nuk ma the asnjëherë” dhe të tretin Milazim Kajtazit “ Dhimbje e mall”. Po ashtu, edhe QKSH “ Migjeni” ndau tri shpërblime. Poezia më e mirë u vlerësua se ishte ajo e Rizah Sheqirit “ Poet është vetëm Zemra”, e dyta e Vilheme Vranarit “ Rrënjet” që kishte konkurruar me shifrën WH44VL96, dhe e treta Yllka Sheqirit “ Vetmi”. U ndanë edhe shpërblime për poezinë më të mirë të vlerësuar nga publiku, të dashurisë, patriotike…albinfo.ch

Ermonela Jaho: Të gjitha gratë shqiptare janë Madame Butterfly

0

ermonela-Jaho-300x199I mungonte skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit prej 7 vitesh, por nga pas e ndjek një publik i tërë që e adhuron ermonela Jahodhe e duartroket edhe pse për së largu. Publiku shqiptar ka përshëndetur sukseset e saj në skenat më prestigjioze të botës, është mburrur me emrin e saj dhe te marten ne mbrëmje e tregoi këtë me praninë e tij në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Ermonela Jaho mbushi jo vetëm sallën plot, por dhe shkallët e ftohta të Teatrit të Operas. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një opera të mblidhte kaq shumë njerëz në sallë. Në fakt ishte vetë sopranoja Ermonela Jaho që hapi dyert e Teatrit të Operas për publikun kryeqytetas në provën gjenerale të operas “Madame Butterfly”, sikur ta dinte etjen e publikut për ta dëgjuar live e për ta duartrokitur ashtu siç vetëm ai di.

Nën regjinë e Nikolin Gurakuqit dhe dirigjim të Bujar Llapajt, premiera e operas “Madame Butterfly” jepet më 3 dhe 5 prill, në orën 19:00, ku do të performojë sopranoja Ermonela Jaho, ndërsa në datat 7 dhe 9 prill, Madame Butterfly do të interpretohet nga sopranoja e skenës së TKOB, Marjana Leka. Biletat për shfaqjen e datave 3-5 prill ku interpreton Jaho janë shitur në kohë rekord, por sopranoja premton se tani vizitat e saj në Shqipëri do të jenë më të shpeshta. Madame Butterfly është vetëm një copë e mozaikut të projekteve që Jaho ka me Teatrin e Operas dhe Baletit. Optimiste për projektet e ardhshme, Jaho shfaqet edhe në konferencën e parë për shtyp me gazetarët. E veshur me të kuqe dhe me modestinë e një njeriu që suksesin e ka arritur falë pasionit për profesionin, punës dhe përkushtimit, sopranoja na zbulon shumë më tepër sesa projektet e saj në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Një Madame Butterfly që mbushi plot sallën e TKOB. Ç’vështirësi patët me këtë interpretim në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit?

Unë kam realizuar 8 produksione deri më sot të “Madame Butterfly”. Hera e parë ka qenë 5 apo 6 vjet më parë. E kam shtyrë këtë rol paksa në axhendën time, sepse në fakt dëshiroja ta interpretoja shumë më herët. “Madame Butterfly” ishte një opera që doja t’ua dhuroja prindërve të mi. Nuk qe e mundur atëherë për shkak të vështirësive të mëdha. Madame Butterfly është një rol tepër impenjativ, qoftë nga ana vokale, ashtu dhe nga ana dramatike, por për mua këndimi është një ushqim shpirtëror, një lloj katarsisi ku unë gjej paqe, është mënyra e vetme ku unë shpreh shpirtin tim. Por nga të gjitha Madame Butterfly-t që kam interpretuar deri më sot, ajo para publikut tim në provat gjenerale ishte më emocionuesja, gjë që nuk e kam provuar as kur kam debutuar me këtë rol, pasi kemi folur të gjithë artistët në skenë me të njëjtën gjuhë; atë shpirtërore. Kjo opera u realizua në bashkëpunim me të gjithë artistët, regjisorin, dirigjentin etj. etj. Dua t’i falenderoj të gjithë.

Ishte zgjedhja juaj që të riktheheshit pas kaq vitesh me “Madame Butterfly”, apo e drejtuesve të Teatrit të Operas?

Ftesën ma ka bërë drejtori i TKOB, Ilir Kerni. Mund të kisha ardhur dhe më herët, por problemi ka qenë se unë nuk kam mundur për arsye të axhendës sime artistike. Vendosëm në bashkëpunim për “Madame Butterfly” dhe për mua qe një dëshirë që m’u realizua nga stafi i TKOB. Sepse siç ju thashë, është një rol shumë dramatik, shumë emocional dhe mendoj se ne shqiptarët jemi kaq dramatikë dhe kaq emocionalë. Përzgjedhja e kësaj pjese ishte si një homazh i virtyteve të shpirtit të femrës shqiptare. Madame Butterfly është një rezonim që unë e kam parë, e kam asimiluar ndjeshmërinë e kësaj femre te nënat dhe vajzat shqiptare dhe në njëfarë mënyre jam ndjerë sikur jam unë, sepse dhe unë jam grua shqiptare. Sakrificat që bëjnë çdo ditë gratë shqiptare, janë simbolika e kësaj opere.

Për herë të fundit jeni ngjitur në skenën shqiptare para 7 vitesh dhe i keni munguar kësaj skene për kaq kohë. Në këtë rikthim shfaqeni optimiste për të ardhmen? Çfarë ka ndryshuar në Teatrin e Operas dhe Baletit?

Ana njerëzore. Shoh disiplinë, korrektesë dhe respekt reciprok. Kemi folur dhe bashkëpunuar si artisti me artistin, dhe jo si artisti me biznesmenin apo politikanin. Disiplina dhe korrektësia mendoj se janë parimi kryesor i respektit reciprok. Mbi këto parime kemi komunikuar dhe kemi shkëmbyer mendime dhe jo unë jam më i madh, ti më e vogël, ato që di unë, ti s’i di, etj. etj. Kemi qenë të hapur të dyja palët për bashkëpunim. Për mua që vij nga larg, kjo mendoj se ka ndryshuar dhe nuk është pak. Është një hap përpara për ta kthyer TKOB në atë shtëpinë me krahë gjigantë që mbështjell gjithë artistët kudo që janë. Kjo është shumë pozitive për mua dhe mendoj se është rruga që duhet ndjekur për të ngritur nivelin artistik të këtij teatri.

Me sa kuptoj, dëshira nuk ju ka munguar në këto 7 vjet, por keni patur pengesa të tjera…?

Jo, dëshira nuk më ka munguar. Kemi bërë dhe më përpara hapa për të bashkëpunuar, por fatkeqësisht ka munguar korrektesa dhe në fund asgjë nuk ka funksionuar. Në momentin që nuk respektojmë gjërat minimale midis njëri-tjetrit, atëherë…

Dhe cilat janë projektet që keni me Teatrin e Operas në të ardhmen?

Opera “Madame Butterfly” është një copë e vogël e mozaikut që do të plotësohet më vonë me copëza të tjera. Kemi shumë projekte, të cilat do t’i konkretizojmë në të ardhmen. Ky është hapi i parë ku unë ndjeva dashurinë e madhe dhe pranimin, ndaj do ta vizitoj Shqipërinë shumë shpesh.