10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 8641

KDI organizoi tryezë me kuvendarët e Rahovecit

0

kdi rahovecInstituti Demokratik i Kosovës(KDI) ka mbajtur sot tryezën me temën ” Kuvendi i Komunës së Rahovecit dhe themelimi i Komiteteve Konsultative”. Në këtë tryezë kanë  morrë pjesë kuvendarët komunal dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Përfaqësuesi i KDI- së, Naim Cahanaj tha se qëllimi i kësaj tryeze është fokusimi dhe shikimi i  mundësive të fuqizimit të rolit të Kuvendit pas themelimit të Komiteteve Konsultativ.

Nahit Elshani, kryesues i Kuvendit Komunal në Rahovec, tha se Komuna e Rahovecit përveç komiteteve obligative, duhet të themelojë edhe komitete konsultative, të cilit do të merren me çështjet profesionale.

“Pjesë e këtyre komiteteve duhet të jenë anëtarët e kuvendit komunal por edhe nga shoqëria civile, me qëllim që të rritet transparenca dhe proifesionalizmi në fusha të caktuara”.

Elshani në vazhdim thotë se kuvendi komunal ka pasur katër komitete, por shtrohet pyetja se sa kanë funksionalizuar dhe duhet të fokusohemi më shumë në funksionalizimin e komiteteve, por si sfidë e këtij funksionalizimi Elshani përmend çështjen e kompensimit të anëtarëve të komitetit.

Me ekzistimin e këtij Komiteti Konsultativ, u pajtua edhe Rasim Fazliu ( PDK), Selim Duraku ( LDK), Rukije Krasniqi ( AAK) të cilit njëzëri janë pajtuar për domosdoshmërinë e përfshirjes së shoqërisë civile në këto komitete, të cilit edhe do të japin kontribut të madhë. Përfaqësuesja e Zyres Regjionale të OSBE-së në Prizren, Kristina Jovanovska thotë se shoqëria civile duhet të jap kontribut me pjesëmarrjen publike, dhe me ndikim të tyre përmes vendimmarrjes, transparenca do të realizohet në dobi të qytetarëve,transmeton rahoveci 24.

Ajo tha në fund se kompensimi nuk duhet të jetë sfida, sepse kjo punë duhet të bëhet në baza vullnetare.

Zhbogar: Së shpejti raporti lidhur me liberalizimin e vizave

0

Zhbogar6-13Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se së shpejti do të del raporti i dy misioneve vlerësuese të Komisionit Evropian, në lidhje me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Ai tha se raportet do t’i shërbejnë Qeverisë për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Komentet u bënë gjatë lansimit të projektit të Binjakëzimit në mes të Republikës së Kosovës, Gjermanisë dhe Hungarisë,: “Fuqizimi i kapaciteteve për hetime penale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Samuel Zhbogar u shpreh se raporti i dy misioneve vlerësuese të BE-së, për udhërrëfyesin e liberalzimt të vizave do të do të përshkruaj të arriturat dhe dobësitë në pesë blloqet kryesore që lidhen me këtë çështje.

“Do të vë bazat për punën e mëtutjeshme dhe reformat që do të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës, nga binjakëzimi, nga zyra e jonë, nga EULEX-i, vetëm për ta mbështetur Qeverinë e Kosovës në mënyrë që të udhëtohet pa regjim të vizave”.

Ndërkaq Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku tha se edhe me heqjen e vizave detyrimet dhe përgjegjësitë e institucioneve të Kosovës shtohen edhe më shumë, veçanërisht në sigurimin e kufijve dhe parandalimin e migracionit ilegal, raporton RTK.

Ndryshe, projekti i binjakëzimit “Fuqizimi i Kapaciteteve për hetime penale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” që u prezantua sot, do të zbatohet për 30 muaj nga Gjermania dhe Hungria. Projekti ka vlerën 1.8 milionë euro dhe synon mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, në parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gashi: Do ketë arrestime të reja

0

DardanGashi-MMPHMinistri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Dardan Gashi paralajmëron arrestime të tjera edhe në ditët në vazhdim.
Thotë se të gjithë keqpërdoruesit do i gjen fati i njëjtë më sikur me arrestimin e pretenduesit të pronës së Shpellës së Gadimes, Nazif Tasholli.

Në rrjetin social facebook ai thotë se është e pakuptimtë se si një individ, që nga përfundimi i luftës përvetëson pozitë, uzurpon dhe abuzon me pronën e shtetit madje duke insistuar të bëjë çdo shkelje të respektimit të Ligjit.

“Është po aq e pakuptimtë se mund si tolerohet një uzurpator nga të gjitha qeveritë lokale dhe qendrore të pasluftës. Të uzurposh dhe t’a dëmtosh shtetin natyrisht se duhet të ndëshkohesh, dhe njëjtë si në rastin e Shpellës së Gadimes, ashtu do të veprojmë me të gjithë shkelësit e ligjit! Aksione të ngjashme të shkelësve të ligjit, do të vazhdoj të ketë edhe gjatë ditëve në vazhdim”, shkruan Gashi,shkruan Express

Ndryshe, ndaj Nazif Tashollit, MMPH-ja pati ngritur tri padi dhe arr estimi ka ndodhur ngaqë edhe pse kishte dorëzuar çelësat e Shpellës, bashkë me të birin e tij, ka kërcënuar punonjësit duke kërkuar të ketë qasje në Shpellë.

Sot ose nesër pritet arrestimi i Kryetarit të LDK, Isa Mustafës

0

Isa Mustafa LDKSipas burimeve te Publiku.net, nga informacione zyrtare, sot mbas dite apo nesër pritet edhe arrestimi i kryetarit të LDK Isa Mustafa.

Më datën 30.03.2014 Publiku.net ka dhënë lajmin me titull: «Në ditët në vijim arrestime masive nga radhët e LDK-së», ku ndër të tjera kemi thënë:«Tashmë nuk është sekret se ish – drejtorë të Komunës së Prishtinës dhe të afërt të Isa Mustafës, janë nën hetime. Madje vetë lideri i LDK, Isa Mustafa».

Po ashtu është raportuar:

«Sipas burimeve të besueshme të Publiku.net, në ditët në vijim pritet në valë arrestimesh të ish drejtorëve të komunës së Prishtinës, të afërt të kryetarit të LDK, Isa Mustafa, jo nga afërsia e gjakut, por e miqësisë».

Sot u vërtetua afërsia e miqësisë që ka qene dhëndri i Isa Mustafës.
Natyrisht gjatë hetimeve, prej të tjerëve ka qenë i «involvuar» në mënyrë masive edhe emri i kryetarit të LDK, Isa Mustafa./Publiku.net/

Marrëdhënie diplomatike edhe me Tanzaninë

0

hoxhaNë kuadër të lobimit për njohje nga vendet afrikane që po marrin pjesë në samitin BE–Afrikë, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka nënshkruar marrëveshjen për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Tanzanisë, me homologun nga ky shtet, Bernard Membe.
Në margjina të këtij samiti në Bruksel, Hoxhaj po ashtu u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të Grupit të Shteteve Afrikane, të Karaibeve dhe të Paqësorit, Alhaji Muhammad Mumuni.

“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike për Republikën e Kosovës, ka qenë një objektiv madhor. Në këtë drejtim ne kemi qenë në gjendje që gjatë këtyre viteve të fundit të nënshkruajmë marrëveshje diplomatike me 67 shtete

Nën lëkurën e Ibrahimit

0

Mirush-KabashiPas Sokratit, Mirush Kabashi ka veshur një tjetër mantel. Atë të Ibrahimit. Personazhi i krijuar nga dramaturgu francez, Eric-Emmanuel Schmitt, prej vitit 2008 vazhdon të ngjitet në skenat shqiptare nga Kabashi. Një personazh që kërkon t’i flasë moralit njerëzor dhe në këto kohë të trazuara ku shpirti duket se ka humbur rrugë, ta kërkojë ta kthejë sërish te njerëzit. Pikërisht e brendshmja e Ibrahimit, e bëri Kabashin që 6 vjet më parë të ndalej te kjo vepër, e cila i ngjan më shumë një proze artistike, për ta sjellë në trajtën e një monologu. Një interpretim ku ai jo vetëm gjente të gjitha pikëpyetjet e shqetësimeve që e ngacmonin si individ, por që kërkonte ta ndante me publikun pikërisht për mesazhet që përcillte. Këto ditë monodrama u shfaq në teatrin e Gjakovës, ku u prit mirë nga publiku dhe mediat. Duket sikur “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” lë të njëjtën ndjesi te  publiku, pavarësisht viteve që ikin. “Ajo çfarë më ka tërhequr te kjo vepër është pikërisht mesazhi i dashurisë e mirësisë njerëzore. Monodrama vjen në një kohë kur ka një zbehje të shpirtit të njeriut. Është një himn për moralin njerëzor, për një shoqëri më të mirë dhe moderne”, thotë Kabashi, duke thënë se “kjo nuk është një pjesë fetare”, dhe se titulli e ka bërë që kjo vepër shpesh të paragjykohet. “Luftën nuk e bëjnë as besimet dhe as besimtarët. Atë e organizojnë dhe e nxisin njerëz që nuk besojnë në fe, por në fitim”, thotë Kabashi.

Vetë dramaturgu thotë se ka dashur të ngacmojë me këtë pjesë një nga konfliktet e njohura atë mes Izraelit dhe Palestinës, dhe të japë përmes këtij konflikti një mesazh paqeje.

Posteri Ibrahimit

“Unë nuk dua të zvogëloj tragjedinë e konfliktit (Izrael-Palestinë), por në nuk duhet të ngatërrojmë zërin e tërësisë së jetës me klithmat e politikës apo gazetarëve. Unë gjykova se ishte e rëndësishme të jepja një mesazh vëllazërie dhe paqe. U ndjeva krenar kur mësova se, në Izrael, arabët, hebrenjtë dhe kristianët mbështetnin përdorimin e “Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit” si mënyrë për përhapjen e shpresës”, shprehet autori.

Elementi provokativ në vepër ishte paraqitja e fesë islame në një dritë pozitive në këto kohë kur vetëm të këqija i bashkëngjiten kësaj feje. “Zoti Ibrahim dhe Momo dy personazhet e veprës  bashkohen nga dashuria që përjashton frikën që vjen prej faktit se tjetri është ndryshe nga ty. Zoti Ibrahim i mëson Momos gjithçka: të buzëqeshë, të flasë, të mos lëvizë shumë, t’i shohë femrat me një shikim që vjen nga zemra dhe jo nga epshet. Ai shfaq para Momos një univers që funksionon sipas një rregulli shumë më të madh se ata vetë dhe e mëson atë të pranojë vdekjen. Të gjitha këto Zoti Ibrahim i ka mësuar nga Kurani.

Në fakt, ato janë gjëra që njeriu mund t’i mësojë edhe diku tjetër, por Zoti Ibrahim i ka mësuar ato nga Kurani i tij. “Unë e di çfarë është në Kuran”, thotë ai vazhdimisht. Ngjarja e kësaj pjese zhvillohet në Paris. Takimi mes këtyre dy personazheve është një lloj pasurimi për njëri-tjetrin. Djaloshi është hebre ndërsa dyqanxhiu është mysliman. Vetë autori thotë se ka qenë një provokim me dashje vendosja e këtyre dy personazheve pranë njëri-tjetrit. “Unë vendosa të vërtetoj diçka, por edhe të provokoj.

Ajo çka unë doja të vërtetoja është fakti se në shumë vende të kësaj bote (kryeqytetet e Europës, qytetet-porte, qytetet amerikane etj.) njerëz të besimeve të ndryshme fetare dhe me kultura të ndryshme bashkëjetojnë në harmoni me njëri-tjetrin. Rruga “Blu” në Paris, vend në të cilin zhvillohet ngjarja dhe që në të vërtetë nuk është fare blu, banohet kryesisht nga hebrenj dhe pak nga kristianë e myslimanë (edhe unë kam banuar për pak kohë në atë vend). Njerëzit aty jetojnë në harmoni të plotë. Mes atyre njerëzve që vijnë nga vende të ndryshme e që besojnë në fe të ndryshme lulëzon miqësia dhe mirëkuptimi. Ata bëjnë edhe shaka rreth diversitetit mes tyre (një mjek hebre i thotë me shaka dyqanxhiut mysliman se ai do të agjëronte muajin Ramazan vetëm po të ishte në Suedi, ku dielli perëndon në ora 3:00 pasdite). Fatkeqësisht, lajmet që vijnë nga gazetarët tregojnë se gjërat nuk janë edhe aq në harmoni. Në këtë mënyrë, marrëdhëniet arabo-hebreje reduktohen shumë dhe përcaktohen vetëm nga konflikti Izrael-Palestinë, duke lënë mënjanë dhe harruar fusha të tëra ku ata bashkohen dhe janë në konsensus. Kur Momo merr kopjen e vjetër të Kuranit që Zoti Ibrahim ia jep, ai gjen aty, mes fletëve, lule të thara. Kurani i tij është një libër, por është edhe çfarë Zoti Ibrahim ka vënë aty: jeta e tij, mënyra e tij e të lexuarit, mënyra e tij e interpretimit”, shprehet Schmitt. Për Kabashin ky është një monolog i ndjerë, i cili kërkon të rikthejë vëmendjen te morali. Asnjë shoqëri nuk ecën përpara pa moral dhe kjo është dhe filozofia e shfaqjes. Prej vitit 2008, kur u shfaq për herë të parë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit, ajo ka njohur vënie në shumë skena. Disa vite më parë, kjo vepër u ngjit edhe në skenën e Cityplay House Theatre në Toronto të Kanadasë. Pjesa është ngjitur dhe në teatrot e Turqisë, Nju Jork, Argjentinë, Belgjikë, Bullgari, Francë, Gjermani, Rusi etj. Për Kabashin, ashtu si Sokrati ky personazh e ka tërhequr të tërin.

Pas suksesit të Gjakovës, tashmë ai kërkon ta rikthejë atë sërish për publikun shqiptar. Loja e tij, në këtë shfaqje është quajtur e mrekullueshme. I ndjeri Sabri Godo u shpreh pasi e pa këtë interpretim se “Mirush Kabashi ka bërë një interpretim të përsosur. Është një aktor me aftësi të jashtëzakonshme që e arriti kulmin me interpretimin e kësaj monodrame (Z. Ibrahim dhe lulet e Kuranit). Ai është një aktor botëror tashmë, sepse arrin të mbajë i vetëm një monodramë për më shumë se një orë. Njerëz si ai janë të rrallë në botë. Ne akoma nuk e kemi çmuar sa duhet atë edhe pse i kemi dhënë disa çmime. Tani ne duhet të mbledhim mendjen e të shohim qartë se kë kemi përpara nesh”.

Filloi rrënimi i objekteve pa leje në Prizren

0

Rrenimi i objektit pa leje ne pzRrënohen gjshtë shtëpi në Prizren. Institucionet lokale, paralajmërojnë aksione të përmasave të mëdha ditëve në vijim, ndërsa në zonën historike, pritet të intervenohet pas formimit te taskforcës.

Përfaqësues të institucioneve lokale, kanë ndjekur nga afër sot rrënimin e gjashtë objekteve të banimit në lagjen “Barut’hane”. Sipas drejtorit të Drejtorisë së  Urbanizmit, Njazi Kryeziu, pronari i këtyre shtëpive, nuk është i paisur me leje ndërtimi dhe shtëpitë ë ndërtuara janë jashtë planit rregullativ,shkruan RTK.

Drejtori i inspektoriatit Bedri Bytyqi ,ndërkaq paralajmëroi aksione të tjera të mëdha ditëve në vijim , duke u zotuar se rrënimet do të bëhen në bazë të ligjit dhe jo në mënyrë selektive.

Zzyrtarë të institucioneve lokale thonë se sapo të formohet task- forca, rrënimet do të nisin edhe në zonën historike të Prizrenit. Sipas drejtorëve Kryeziu dhe Bytyqi , pronarët e shtëpivë janë informuar për rrënimin e objekteve të tyre, ndërsa pasi kanë kaluar afatet ligjore, ata janë detyruar të ndërhynë me eskavatorë, për kthimin e kësaj zone në gjendjen e mëparshme.

Të gjitha shpenzimet e rrënimeve, do t’i bartë investitori.

Miratohet në parim Projektiligji për zgjedhjet e përgjithshme

0

KuvendiKosoves5-27(E plotësuar) ?Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në parim Projektiligjin për zgjedhjet e përgjithshme në vend.

?Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në parim Projektiligjin për zgjedhjet e përgjithshme në vend. Megjithëse u cilësua si projektligj që nuk përfshinë ndryshimet e pritura, grupet parlamentare i dhanë mbështetje, me përjashtim të Vetëvendosjes, e cila abstenoi.

Kuvendi do të filloj seancë të re pasdite ku në red dite ka shqyrtimin për herë të dytë të Projektligjit për veteranët e UÇK-së.

Deputetët po shqyrtojnë Projektiligjin për zgjedhjet e përgjithshme

?Deputetët e Kuvendit të Kosovës po shqyrtojnë në lexim të parë Projektiligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Megjithëse u cilësua si projektligj që nuk përfshinë ndryshimet e pritura, grupet parlamentare i dhanë mbështetje në parim, me përjashtim të lëvizjes Vetëvendosjes, e cila paralajmëroi abstenim.

Megjithë mbështetjen që i dhanë shumica e grupeve parlamentare, vlerësuan se ky projektligj, nuk përmban ndryshimet e pritura.

Mbështetje në parim të Projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme në emër të PDK-së i dha deputeti Arsim Bajrami, i cili megjithatë, vlerësoi se ky projektligj nuk promovon një reformë substanciale zgjedhore për të cilën Kosova ka pasur nevojë. Ai tha se ndryshimet më tepër merren me administrimin e sistemit zgjedhor, sesa me sistemin zgjedhor.

“Sistemi zgjedhor do të jetë sistem proporcional me lista të hapura. Këto shtylla po mbesin të pandryshuara, sepse në komisionin parlamentar asnjë parti politike nuk ka pasur një vullnet apo iniciativë për të bërë një reformë substanciale në këtë drejtim”, tha Bajrami.

Edhe Arben Gashi, në emër të LDK-së i dha mbështetje projektligjit, por tha se mbeten ende disa çështje të diskutueshme, siç është vota për bartësin e listës, pragu për kandidatët e pavarur dhe çështje të tjera. Për vonesën e deritashme, ai e fajësoi PDK-në për bllokim të procesit.

Ndërkohë, Albulena Haxhiu tha se Vetëvendosje abstenon në këtë fazë të shqyrtimit të projektligjit, pasi sipas saj, pa u diskutuar fare në komision në mënyrë të kontrabanduar është ndërruar formula për ndarjen e ulëseve në Kuvend.

“Ky është kontrabandim, prandaj kërkojmë nga kryetari i Kuvendit që të marr të gjitha masat karshi kësaj, sepse ky është tentim për degradim të Kuvendit dhe procedurave të parapara me rregulloren e punës, vetëm e vetëm për t’i akomoduar apetitet e PDK-së dhe LDK-së”, tha Haxhiu,transmeton RTK

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit për legjislacion, Arben Gashi, i cili tha se kjo çështje është diskutuar dhe votuar në komision. Ai fajësoi Haxhiun dhe Vetëvendosjen për vonesat e projektligjit pas arritjes në Kuvend.

“Fajtore është personalisht zonja dhe partia të cilës i takon, pse qe tri javë është vonuar ligji, sepse e ka humbur kuorumin dhe sot jemi me tri javë vonesë dhe rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje pa reformë zgjedhore. Personalisht je fajtore dhe ia pafsh hairin fajit që e ke bërë”, tha Gashi.

Deputetja Haxhiu reagoi duke thënë se është LDK-ja ajo që e ka bllokuar procesin e reformës zgjedhore tash e tri vjet.

Ndërsa Ardian Gjini nga AAK-ja fajësoi partitë në pushtet për këtë reformë gjysmake. “Prej partive në pushtet nuk ka pasur kurrfarë vullneti për të ndryshuar diçka në mënyrë thelbësore në këtë projektligj”, tha Gjini.

Gjithsesi, edhe Gjini në emër të AAK-së i dha mbështetje projektligjit në parim, sikurse edhe grupet tjera parlamentare. Megjithë mbështetjen, projektligji u vlerësua se ka vetëm ndryshime teknike, por jo substanciale sa i përket reformës zgjedhore, e cila nisi qysh në vitin 2011.

Ndërkohë sot pritet të mbahet edhe një seancë e re e Kuvendit, në të cilën në rend dite për shqyrtim të dytë është edhe Projektligji për veteranët e UÇK-së.

Kuvendi shpërndahet, u pajtua edhe Thaçi

0

Isa Mustafa LDKIsa Mustafa është i sigurt se zgjedhjet parlamentare do të mbahen gjatë muajit maj, ose më së largu në qershor të këtij viti, pas së cilave do të konfirmohet mandatar për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Kryeopozitari Mustafa paralajmëron mundësinë e shpërbërjes së Kuvendit gjatë këtij muaji, për të cilën gjë, siç thotë ai, është pajtuar edhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi dhe shumica e liderëve të partive tjera parlamentare në vend.

“Kur kam biseduar me Thaçin për shpërbërjen e Kuvendit, ideja ka qenë që ne ta bëjmë një tekst të harmonizuar me subjektet politike, ku do të jepen arsyetimet për shpërbërje”, thotë Mustafa në intervistën për “Zërin”

Premiera Botërore e ‘NOAH’ në ABC

0

noahSot, në kinemanë ABC shfaqet Premiera Botërore e filmit ‘NOAH’ , film ky që është duke kryesuar top listën e filmave më të shikuar.

Filmi ‘NOAH’ të cilin e sjell KDSHF ‘GENCI’ , do të shfaqet në 3D, me aktorët fitues të çmimeve Oscar, si Rusell Crowe, Jennifer Conelly, Anthony Hopkins etj.

Vetëm për një javë filmi ‘NOAH’ ka grumbulluar 44 milionë dollarë.
Filmi do të shfaqet në ora 22:00, duke vazhduar edhe ditet ne vazhdim të shfaqet ne të njejtin termin.