15.9 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025
Home Blog Page 8645

Miratimi i lejeve për ndërtimin e dy HEC-eve kërcënon dëmtimin e Kanionit të Langaricës në Përmet

0

kanionetDeputeti i PS-së Auron Tare ka denoncuar sërish kërcënimin që i kanoset Kanionit të Langaricës në Përmet pas lejes së ndërtimit të dy HEC-eve te miratuara nga Qeveria Berisha.

“Ajo që të lë pa gojë në këtë projekt është fakti se investitorët dhe shteti nuk kanë bërë asnjë studim mbi vlerat kulturore dhe ambjentale të këtij Kanioni. Në këtë zonë jo vetëm janë banjat termale të famshme të Benjës, por janë diku tek 10-12 shpella të pa eksploruara ende të cilat kanë materiale arkeologjike shume të hershme duke i bërë ato një potencial shumë të rëndësishëm për studime dhe turizëm kulturor”, shkruan Tare.

Sipas tij, “ Duhet një debat i hapur me komunitetin mbi ardhmerinë e këtyre investimeve pasi nëse Kanioni i Langarices do të dëmtohet kemi një humbje të madhe për natyrën shqiptare dhe një humbje të madhe për zonen e Permetit si një zone me të ardhme turistike”, nënvizon ai.

Ashton viziton Kosovën

0

Ashton ThaciShefja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton sot arrin në një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Gjatë ditës ajo do të takohet me udhëheqës të lartë të vendit, presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

Kjo vizitë bëhet pasi të hënën në mbrëmje në Bruksel përfundoi rundi i 13 i takimit ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi, me ndërmjetësimin e zonjës Ashton.

Dje Ashton ka vizituar Beogradin, ku është takuar me presidentin Tomisllav Nikoliq dhe kryeministrin serb, Ivica Daçiq.

Ajo ka përshëndetur përparimin e arritur në bisedimet me Kosovë dhe ka theksuar se ka qenë e kënaqur kur anëtarëve të BE-së iu ka prezantuar atë përparim, si dhe atë që ka mundur të thotë se ekzistojnë rezultate konkrete në implementimin e marrëveshjes së Brukselit.

“Për herë të 13-të kam takuar kryeministrat Daçiq dhe Thaçi dhe do t’i takoj sërish, bisedimet do të vazhdojnë në javën dhe muajt para neve. Nuk do të ketë pushim veror për të gjithë, sepse duhet të tregojmë përparim”, ka thënë Ashton.

Kurse, Nikoliq ka deklaruar se Serbia vazhdon me tempo të njëjtë në përmbushjen e obligimeve që i ka marrë nga BE-ja, por edhe ndaj qytetarëve të vet kur bëhet fjalë për jetë më të mirë.

Ai ka shtuar se Ashtonit i ka thënë edhe një herë që Serbia kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës dhe se ajo ia ka kthyer atij se këtë në BE e dinë dhe se askush nga Serbia nuk po kërkon pranimin e Kosovës.

Partneritet i veçantë midis Iowa-së dhe Kosovës

0

Terry Branstad dhe jahjagaMjetet lokale të informimit në kryeqytetin Des Moines, të shtetit Iowa i kanë dhënë publicitet vizitës së Guvernatorit të Shtetit në Kosovë dhe binjakëzimit të Kosovës me këtë shtet amerikan. Guvernatori Terry Branstad ka deklaruar se Kosova dhe Iowa kanë zhvilluar dhe ndërtuar një partneritet të veçantë gjatë misionit paqësor të Gardës Kombëtare të Iowa-së në Kosovë.

Guvernatori tha se kishte shumë mundësi për këmbime midis dy vendeve në bujqësi, në arsim si dhe në fushën e biznesit dhe industrisë. “Janë një numër i bizneseve që më kanë shoqëruar në këtë udhëtim që janë të interesuar të bëjnë biznes në Kosovë. Edhe pse është një shtet i ri, ata kanë bërë një progres të madh,” citohet të ketë thënë guvernatori Branstad,shkruan RTK.

Me një sipërfaqe e radhitur si shteti i 26-të në mesin e 50 shteteve amerikane, megjithatë 13 herë më e madhe se Kosova dhe me mbi 3 milion banorë, Iowa paraqet një mundësi të jashtëzakonshme të zhvillimit ekonomik dhe thellimit të marrëdhënieve të mëtejshme midis Kosovës dhe SHBA në të gjitha fushat.

Partneriteti i Iowa-së me Kosovën është rezultat i përzgjedhjes së shtetit Iowa nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit, atij të Mbrojtjes dhe Zyrës së Gardës Kombëtare.

“Programi i Partneritetit është jetëgjatë nga i cili do të përfitojnë si Garda Kombëtare e Iowa-së ashtu edhe Forca e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Branstad i cili e ka quajtur Kosovën, ‘një mike të madhe të Amerikës.

Obligim kushtetues të komunikohet edhe me veriun

0

Mitrovice-VeriuVendosja e komunikimit institucional me serbët e komunave veriore paraqet një nga sfidat e radhës për Qeverinë, Presidencën si dhe institucionet tjera të vendit.

Ky komunikim, nga faktori ndërkombëtar shihet si shumë i nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sidomos pjesës që ka të bëjë me veriun dhe themelimin e asociacionit/bashkësisë së komunave serbe. Kurse për institucionet e Kosovës, komunikimi me qytetarët e vendit shihet si obligim kushtetues-ligjor,shkruan Tribuna.

Edhe pse barra kryesore e vendosjes së këtij komunikimi bie mbi Qeverinë e Kosovës si zbatuese e marrëveshjes, zyrtarët e saj nuk kanë komentuar asgjë. Kurse Ramush Tahiri, këshilltar politik i presidentes Atifete Jahjaga, ka thënë se pas arritjes së marrëveshjes, integrimi i komunave të veriut në sistemin kushtetues juridik të Kosovës paraqet sfidën kryesore të zbatimit

MPJ, vishen për futboll nga taksat e qytetarëve

0

PatikaZyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme janë dukur ndër më të përgatiturit në një aktivitetet sportiv të organizuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.

Ministria që udhëhiqet nga Enver Hoxhaj me një vendim të sekretarit permanent ka vendosur ditë më parë që zyrtarët e saj të shkojnë në butikun “Sport Fashion” në Pallatin e Rinisë në Prishtinë e të blejnë me para të buxhetit të shtetit këpucët që ata i dëshirojnë, për të marrë pjesë në një turne futbolli që e organizoi Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Njëri nga lojtarët e Ministrisë së Jashtme që mori pjesë në këtë turne ka treguar me kusht anonimiteti për blerjet sportive për rekreacion që i ka bërë MPJ, shkruan Tribuna

BE dhe SHBA: Thirrje për miratimin e Ligjit mbi amnistinë

0

PrishtinaPërfaqësuesit më të lartë ndërkombëtar në Kosovë i kanë bërë thirrje Kuvendit të Kosovës, që të miratoj me procedurë të shpejtuar Ligjin mbi Amnistinë. Zyra e Bashkimit Evropian, shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE-së dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar miratim të shpejtë të këtij ligji.

“Përfaqësuesi Special i BE-së/shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, shefat e misioneve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që janë prezentë në Kosovë, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara, së bashku theksojnë rëndësinë që ka miratimi i Projektligjit për Amnisti nga ana e Kosovës, si një element i nevojshëm i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në deklaratë.

Ky ligj, vijon deklarata, “ashtu siç është hartuar, ka fushëveprim të ngushtë, përjashton veprat që shkaktuan dëmtime të rënda trupore apo vdekjen, dhe amniston vetëm ato krime ekonomike, që janë kryer në lidhje me thirrjen për rezistencë”.

Deklarata mirëpritet debatet që janë bërë rreth ligjit të amnistisë, por tani kërkohen hapa drejt miratimit.

“Ne mirëpresim diskutimet e gjalla lidhur me Ligjin për Amnisti në publik dhe në Kuvend dhe ne çmojmë përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për t’ju përgjigjur shqetësimeve të tyre duke i mbajtur elementet për të cilat është arritur pajtim gjatë dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel. Miratimi i shpejtë i Ligjit për Amnesti nga ana e Kuvendit është hap vendimtar për të siguruar integrim të plotë të të gjithë qytetarëve në institucionet e Kosovës në tërë vendin”, thuhet në deklaratë, të cilën e ka lëshuar Zyra e BE-së në Kosovë./re

AAK “luftë” Vetëvendosjes

0

Albin Kurti dhe ramush haradinajAAK, përpos që e kërkon postin e nëmkryetarit të Kuvendit, pozitë kjo të cilën e mban Glauk Konjufca i “Vetëvendosjes”, kërkon nga kjo e fundit t’i lëshojë edhe ulëset e para në Kuvend.

Kjo për faktin se AAK aktualisht ka më shumë deputetë se VV në Kuvend, pas largimit të deputetes Alma Lama nga partia e Albin Kurtit. Sekretari i AAK-së, Burim Ramadani, gjatë një vizite në Kroaci javë më parë ka kërkuar nga Lama t’i bashkohet AAK-së në Kuvend, duke arritur që numrin e deputetëve ta çojnë në 13. Mirëpo, kërkesat e tilla të AAK-së hidhen poshtë nga “Vetëvendosja”.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë për “Zërin” se pas diskutimeve që do t’i kenë në parti do ta bëjnë edhe kërkesën pranë Kuvendit të Kosovës për postin e nënkryetarit dhe për ulëset në ndërtesen e legjislativit. Ndërsa zëdhënësi i lëvizjes VV, Erzen Vraniqi, thekson se në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2010, partia e tyre ishte e treta

Ti me mua unë me ty

0

Skender Berisha

Nuk mendova moti të të ruaj nga moti
pse deshta dhe pse e dija se s’jam i zoti
e dija se reja vret mu në pik të rrafshit
andaj të mbajta thellë në vete prej afshit

doli udhë e gjatë moj sa e sa vjet e ftoht
ty të mbaja mbrenda pak a shumë ngroht
rriteshe në mua një pëllëmbë vjet për vjet
të nanurisja me këngë i bëja sa leht leht

ecëm bashkë ti në mua unë në ty-bukuri
herë kthenim kah jugu herë moj kah veriu
ti më pëshpërisje: – sa i hidhur kurbetziu
më habiti blerimi i riu dashuria më përpiu
u plakën ato pritjet e gjata për mëmëdheun
unë të nxora nga vetja e u nisëm te e drejta
kishte zjarr atje lart te malet ishte Prometeu
më ndoqe moj me vrik unë në ty pash korifeun
Skender Berisha
9 korrik 2013,Prizren

Nikoliq: Prishtina t’i ndryshojë ligjet nëse dëshiron marrëveshje dhe paqe

0

Tomislav NikolicPresidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka deklaruar se pret se Prishtina do të jetë e gatshme t’i ndryshojë ligjet e veta dhe ka nënvizuar se bashkësia serbe do t’i ketë të gjitha kompetencat të dakorduara me Marrëveshjen nga Brukseli dhe në harmoni me Deklaratën e Kuvendit të Serbisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së agjencisë serbe të lajmeve ‘Tanjug’, se çfarë do të jenë autorizimet e bashkësisë së komunave serbe dhe a pret se Prishtina do të jetë e gatshme t’i ndryshojë ligjet, Nikoliq ka thënë se Prishtina duhet patjetër t’i ndryshojë ligjet e veta dhe ta miratojë Ligjin për amnistinë nëse dëshiron marrëveshje dhe paqe, kurse Serbia lypset t’i përmbush detyrimet e veta.

Sipas tij, sikur çdo gjë të varej nga Beogradi e Prishtina, marrëveshje as që do të kishte, por ka shtuar se ekziston BE, si dikush që kujdeset për stabilitetin dhe paqen, dhe i cili me ato probleme veç është përballuar në të kaluarën dhe i ka zgjidhur duke mos i ngrehur kurrë deri në pëlcitje.

”Krejt kjo për të cilën jemi marrë vesh do të jetë në kompetencën e bashkësisë serbe në ‘Kosovë e Metohi’, e kjo do të thotë se do të ketë policinë e vet dhe komandantin që do të jetë nën juridiksionin e Prishtinës, por kjo do të thotë njësoj sa është tash në juridiksionin e Prishtinës komandanti i policisë nga Rashka”, ka thënë Nikoliq,trasmeton RTK

Duke folur mbi detyrimet e Serbisë, Nikoliq ka vërejtur se ato detyrime shumëkujt i duken sikur janë në kundërshtim me interesat e Serbisë, por kjo thjeshtë nuk është e saktë. ”Gjërat nuk mund të kundrohen ashtu sikur rëra rrëshqet nga dora dhe asgjë nuk ndërmerret”, ka thënë Nikoliq, i cili ka shtuar se pret që në veri kurrë të mos ketë ushtri të Kosovës.

Ai ka thënë se për këtë as që ka nevojë, sepse atje janë KFOR-i dhe forcat nën flamurin e NATO-s, dhe ka shtuar se “i jemi drejtuar NATO-s për të siguruar siguri”. Presidenti i Serbisë ka thënë se serbët nga veriu i Kosovës mund të ndihmojnë që marrëveshja e arritur të zbatohet.

“Me rezistencën e tyre, pyes çka mundemi tjetër dhe çka munden ata”, ka thënë Nikoliq dhe ka shtuar se Serbia kurrë nuk do t’i lë në cekëtinë serbët e veriut, por edhe ata duhet ta dinë se nëse diçka kërkojnë nga Serbia diçka edhe duhet të japin.

Sejdiu: Lidershipi i LDK-së në amulli

0

FatmirSejdiu-ldkIsh presidenti i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes me Serbinë në Kuvendin e Kosovës ka mundur të bëhet pasi të ishin pjekur mirë kushtet, mirëpo e ka mbështetur një ratifikim të tillë.

Duke folur për reagimet që përcollën ratifikimin e marrëveshjes nga Lëvizja Vetëvendosje, Sejdiu në emisionin Target te gazetarit Donat Syla, ka thënë se kundërshtimet duhet të jenë të argumentuara, por ato të përshfaqen brenda institucioneve.

“Nuk preferoj rrugë tjera që institucionet do t’i vendosnin jashtë funksionit. Mendoj se ka qenë një tabllo jo fort e këndshme ajo që kemi parë”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, fuqia politike është ajo që determinon zgjidhje të caktuara. “Nuk duhet të përsëritet ajo që ka ndodhur”. “Secili subjekt ka përgjegjësinë e vet se si sillet, pa marrë parasysh se cilat janë ambiciet e tyte”, ka shtuar ai.

Duke folur për qëndrimin e LDK-së në këtë proces, ish udhëheqësi i saj ka thënë kjo parti nuk ishte konsekuente në qëndrimet e saj duke krijuar amulli të përgjithshme te qytetarët.

“Qytetarët nuk e dinin se cili ishte qëndrimi i LDK-së, sepse lidershipi i saj nuk ishte unik në vendime”, ka theksuar ai.

Duke folur për projektligjin për amnistinë i cili pritet të risillet në Kuvend të enjten me disa ndryshime nga ai paraprak, ish presidenti i vendit ka thënë se deputetët duhet të studiojnë mirë atë që do ta votojnë.

“Ta analizojnë cdo fjali. Ajo që është prezantuar deri me tash ka krijuar një situatë që mban peng procesin. Analiza do të sjellë edhe vendime të mira. Të shikohet mirë se kush dhe çka do të amnistohet. Këtu nuk ka amnisti ndaj kryesve të krimeve të luftës dhe krimeve tjera ndaj njerëzimit. Amnistia e përgjithshme nuk duhet të ndodh. Partitë është dashur t’u sqarojnë qytetarëve përmbajtjen e projekt ligjit”, ka shtuar ai,trasmeton Orainfo.

Sa i përket zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, Sejdiu thotë se zgjedhjet në vjeshtën e vonë gjithnjë kanë prodhuar probleme të theksuara dhe mundësi që të abuzohet me votën e qytetarëve.

“Data më e hershme do të ishte më e përshtatshme”.

Sa i përket LDK-së dhe zgjedhjeve të 3 nëntorit, Sejdiu ka thënë se kjo parti duhet të bëjë më shumë nëse do fitoren dhe se ai është i gatshëm të kontribuoj në këtë aspekt.

Sa i përket kandidatëve të kësaj partie për kryetar të komunave, Sejdiu ka theksuar se nuk e di nëse para përzgjedhjes së tyre ka pasur studime dhe analiza.

“Unë e kam takuar dy herë kryetarin Mustafa, mirëpo nuk jam konsultuar rreth kandidatëve edhe pse e njoh mirë strukturën e anëtarësisë së LDK-së”, ka thënë ai, duke shtuar se ai i ka dhënë edhe një ofertë Mustafës, por pa sqaruar më shumë se cila ishte ajo.

Sejdiu nuk i ka fshehur ambiciet për, siç ka thënë ai, rol të përgjegjshëm në LDK, por ka hezituar të thotë se pretendon të rikthehet në postin e kryetarit të partisë.