17.8 C
Prizren
E diel, 14 Gusht, 2022

Nikoliq: Prishtina t’i ndryshojë ligjet nëse dëshiron marrëveshje dhe paqe

Tomislav NikolicPresidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka deklaruar se pret se Prishtina do të jetë e gatshme t’i ndryshojë ligjet e veta dhe ka nënvizuar se bashkësia serbe do t’i ketë të gjitha kompetencat të dakorduara me Marrëveshjen nga Brukseli dhe në harmoni me Deklaratën e Kuvendit të Serbisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së agjencisë serbe të lajmeve ‘Tanjug’, se çfarë do të jenë autorizimet e bashkësisë së komunave serbe dhe a pret se Prishtina do të jetë e gatshme t’i ndryshojë ligjet, Nikoliq ka thënë se Prishtina duhet patjetër t’i ndryshojë ligjet e veta dhe ta miratojë Ligjin për amnistinë nëse dëshiron marrëveshje dhe paqe, kurse Serbia lypset t’i përmbush detyrimet e veta.

Sipas tij, sikur çdo gjë të varej nga Beogradi e Prishtina, marrëveshje as që do të kishte, por ka shtuar se ekziston BE, si dikush që kujdeset për stabilitetin dhe paqen, dhe i cili me ato probleme veç është përballuar në të kaluarën dhe i ka zgjidhur duke mos i ngrehur kurrë deri në pëlcitje.

”Krejt kjo për të cilën jemi marrë vesh do të jetë në kompetencën e bashkësisë serbe në ‘Kosovë e Metohi’, e kjo do të thotë se do të ketë policinë e vet dhe komandantin që do të jetë nën juridiksionin e Prishtinës, por kjo do të thotë njësoj sa është tash në juridiksionin e Prishtinës komandanti i policisë nga Rashka”, ka thënë Nikoliq,trasmeton RTK

Duke folur mbi detyrimet e Serbisë, Nikoliq ka vërejtur se ato detyrime shumëkujt i duken sikur janë në kundërshtim me interesat e Serbisë, por kjo thjeshtë nuk është e saktë. ”Gjërat nuk mund të kundrohen ashtu sikur rëra rrëshqet nga dora dhe asgjë nuk ndërmerret”, ka thënë Nikoliq, i cili ka shtuar se pret që në veri kurrë të mos ketë ushtri të Kosovës.

Ai ka thënë se për këtë as që ka nevojë, sepse atje janë KFOR-i dhe forcat nën flamurin e NATO-s, dhe ka shtuar se “i jemi drejtuar NATO-s për të siguruar siguri”. Presidenti i Serbisë ka thënë se serbët nga veriu i Kosovës mund të ndihmojnë që marrëveshja e arritur të zbatohet.

“Me rezistencën e tyre, pyes çka mundemi tjetër dhe çka munden ata”, ka thënë Nikoliq dhe ka shtuar se Serbia kurrë nuk do t’i lë në cekëtinë serbët e veriut, por edhe ata duhet ta dinë se nëse diçka kërkojnë nga Serbia diçka edhe duhet të japin.

Më Shumë

Mot i ndryshueshëm, temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu. IHK njofton se...

Muhamed Thaqi, trajner i Rahovecit

Muhamed Thaqi do të jetë në krye të klubit të basketbollit, Rahoveci për sezonin e ri në Superligën e Kosovës. Thaqi është zyrtarizuar të shtunën...

Lajmet e Fundit