11.8 C
Prizren
E diel, 3 Nëntor, 2024

Ashton viziton Kosovën

Ashton ThaciShefja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton sot arrin në një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Gjatë ditës ajo do të takohet me udhëheqës të lartë të vendit, presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

Kjo vizitë bëhet pasi të hënën në mbrëmje në Bruksel përfundoi rundi i 13 i takimit ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi, me ndërmjetësimin e zonjës Ashton.

Dje Ashton ka vizituar Beogradin, ku është takuar me presidentin Tomisllav Nikoliq dhe kryeministrin serb, Ivica Daçiq.

Ajo ka përshëndetur përparimin e arritur në bisedimet me Kosovë dhe ka theksuar se ka qenë e kënaqur kur anëtarëve të BE-së iu ka prezantuar atë përparim, si dhe atë që ka mundur të thotë se ekzistojnë rezultate konkrete në implementimin e marrëveshjes së Brukselit.

“Për herë të 13-të kam takuar kryeministrat Daçiq dhe Thaçi dhe do t’i takoj sërish, bisedimet do të vazhdojnë në javën dhe muajt para neve. Nuk do të ketë pushim veror për të gjithë, sepse duhet të tregojmë përparim”, ka thënë Ashton.

Kurse, Nikoliq ka deklaruar se Serbia vazhdon me tempo të njëjtë në përmbushjen e obligimeve që i ka marrë nga BE-ja, por edhe ndaj qytetarëve të vet kur bëhet fjalë për jetë më të mirë.

Ai ka shtuar se Ashtonit i ka thënë edhe një herë që Serbia kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës dhe se ajo ia ka kthyer atij se këtë në BE e dinë dhe se askush nga Serbia nuk po kërkon pranimin e Kosovës.

Më Shumë

Të enjten superderbi mes Rahovecit e Besa Famgasit

Të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. E gjithë vëmendja do...

Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë në Prizren

Me datë 27 tetor rreth orës 05:23, viktima nga Prizreni raporton në polici se nga persona të panjohur i është thyer marketi i tij...

Lajmet e Fundit