15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8659

Në UPZ u mbajt tribunë për demonstratat studentore të vitit 1981

0

ShemsediniNë Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, nën organizimin e organizatës studentore USPE, të mërkurën është mbajtur Tribunë në kujtim të Demonstratave Studentore të 11-26 mars 1981. Në këtë tribunë një fjalë rasti e mbajti edhe Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, u. d. rektor i UPZ-së. Ai theksoi se këto demonstrata ishin vazhdimësi e përpjekjeve të popullit shqiptar për liri e pavarësi dhe se falë këtij kontributi e sakrifice u bë i mundur fillimi i luftës së armatosur dhe çlirimi i vendit dy dekada më pas. “Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë që ne e gëzojmë sot. Brezat e rinj, po ashtu dhe ju studentë të dashur nuk duhet ta harroni këtë sakrificë, por vazhdimisht ta përkujtoni sepse është frymëzim për punën e mëtutjeshme”, theksoi Shemsidini. Ai shtoi se krahas shumë të tjerëve, ishte edhe intelektuali e politologu i shquar profesor Ukshin Hoti, i cili doli në mbështetje të hapur të kërkesës së studentëve për Republikë, emrin e të cilit tani e mbanë me krenari Universiteti i Prizrenit.

Prof. Dr. Mejdi Elezi, historian, theksoi se historikisht shumë shkencëtar kanë pasur të drejtë, që është vërtetuar me rastin e Kosovës, se universiteti i vënë themelet e shtetit. “Kjo është dëshmi e gjallë që ka ndodhur në Kosovë”, theksoi ai. Profesor Elezi tha se në kohën e protestave të vitit 1981 ka qenë profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë. Ai kujtoi se si mediat RTP, Rilindja dhe të gjitha revistat u munduan t’i japin karakter social, dhe jo politik këtyre kërkesave, mirëpo më vonë filluan të zhvishen dhe të dalin kërkesat reale të studentëve. “Kërkesë shumë reale ishte që 2 milion shqiptar të Kosovës të kenë republikën ashtu si edhe shtetet fqinje. Mirëpo, jo që nuk na dhanë por qeveria jugosllave e eliminoi edhe Kushtetutën e vitit 1974, dhe kjo solli akoma urrejtje te populli shqiptar. Kërkesat e demonstratave të vitit 1981 kanë qenë shumë reale, por më vonë bënë jo-reale, sepse erdhi deri te shthurja e Jugosllavisë, dhe kërkesa doli për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës e cila dha shumë viktima por u kurorëzua me sukses”, theksoi Elezi.

Një fjalë rasti në këtë tribunë e mbajti edhe Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Arif Riza. Ai evokoi kujtimet personale kur kishte qenë nxënës në atë kohë. Ai kujtoi se si i kishin vendosur plisat në përkrahje të protestave dhe për këtë arsye i kishte arrestuar policia serbo-jugosllave. Riza bërë të ditur se si nxënës e kishin shkruar në vende të ndryshme fjalën “Kosova Republikë”, që ishte një kërkesë edhe e demonstratave të kohës.

Edhe profesori Naim Baftiu e mbajti një fjalë rasti, ku theksoi se lirinë që e gëzojmë sot është si rrjedhojë e punës së asaj gjenerate.

Arlind Rifaj, anëtar i Parlamentit Studentor dhe organizator i kësaj tribune nga USPE, theksoi domosdoshmërinë e kujtimit të këtyre ngjarjeve të mëdha që të shërbejnë si frymëzim për të ardhmen. Në fund u shfaq një film dokumentar për këto ngjarje historike, i cili u ndjek nga të pranishmit.

 

Thaçi: Krusha e Vogël dhe Suhareka dëshmojnë gjenocidin serb

0

Krushe e vogelKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se masakrat që janë bërë në Krushë të Vogël dhe në Suharekë dëshmojnë më së miri se forcat paramilitare dhe militare serbe kanë kryer gjenocid.

Ai ka thënë se bashkë më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian do të bëjnë trysni më të madhe ndaj Beogradit për gjetjen dhe kthimin e 1700 mbetjeve mortore.

Sipas kryeministrit Thaçi, Parlamenti Evropian së shpejti do të miratojë një rezolutë ku do t’i kërkojë Serbisë hapjen e të gjitha vendeve ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve.

Ndryshe, në Krushë të Vogël janë varrosur 19 martirë të këtij fshati, ndërsa në Suharekë janë varrosur edhe 27 martirë, 24 nga ta të familjes Berisha, të familjes Bytyqi dhe Krasniqi.

Muja del në punë

0

Ramadan Muja 1Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka dal sot në punë. Shefi i Protokollit të Kabinetit të Mujës, Samir Hoxha, konfirmoi  se  kryetari Muja, në mëngjes   ka dalë  në  vendin e tij të punës në “Shtëpinë e Bardhë”.

“Po , kryetari sot ka dalë në punë”, tha Hoxha për “PrizrenPress”. Ai tha se kryetari Muja  po sot do ta mbajë edhe një takim me drejtorët e Ekzekutivit.  “Është planifikuar të mbahet një takim me drejtorët e Ekzekutivit dhe pas këtij takimi do të dalim me një komunikatë për media”, tha Hoxha.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërkaq  i ka kthyer përgjigje kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, duke e vlerësuar vendimin e tij për vetë pezullim të detyrës si shkelje ligji. Në opinionin e dhënë nga kjo ministri thuhet se “Pezullimi i aktiviteteve të kryetarit të Komunës së Prizrenit nuk është paraparë me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe i njëjti veprim nuk prodhon efekt juridik.. Ndër të tjera në këtë vendim thuhet se në rast se kryetari i Komunës së Prizrenit nuk paraqitet në punë më shumë se 1 muaj pa arsye, atëherë e përfundon mandatin e kryetarit të Komunës, ashtu siç është përcaktuar në nenin 56.3 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. /PrizrenPress.com/

Fragment nga Ditari i Rexhep Qosjes: si më sulmoi Fehmi Agani!

0

Rexhep QosjaAkademiku Rexhep Qosja do të botojë së shpejti ditarin e 50 viteve të fundit. Rrëfimet zënë fill në vitin 1966 dhe ia mbërrijnë gjer në ditët tona, duke sjellë vrullin e një jete intelektuale, ngjarjet, debatet, polemikat, botimet e më gjerë. Profesori prej kohësh ka filluar bashkëpunimin me Shtëpinë Botuese “Toena”, për të prezantuar ditarin e tij 50-vjeçar. Duke pasur parasysh të gjitha fletoret e blloqet me shënime, ditari i tij parashikohet të dalë në 8 vëllime, ndërkohë që tri vëllimet e para janë në proces botimi.

Në këtë botim, prof.Qosja trajton ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike, kulturore para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë. Ngjarjet që kanë sjellë viti 1966, vitet historike 1968 e 1981, formimi i partive, politika e tyre, formimi i UÇK-së, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe qëndrimet e vetjeve të ndryshme politike e intelektuale ndaj Shqipërisë janë ngjarje me përkushtim të posaçëm në këtë ditar. Në ditar, profesori tregon se si krijonte, çfarë krijonte, çfarë lexonte, cilët krijues kombëtarë dhe botërorë çmonte dhe i donte më së shumti. Mandej, ai flet, duke i përshkruar e duke i vlerësuar, për ngjarje për të cilat është shkruar e folur nga autorë a mediat tona dhe për ngjarje për të cilat deri tani nuk është shkruar.

Në ditarin e vet, akademiku Rexhep Qosja është ndalur tek personalitete të ndryshme: krijues letrarë e artistikë, studiues të fushave të ndryshme shkencore, kuadro të universitetit, politikanë e shtetarë me të cilët ishte takuar gjatë jetës së tij. Galeria e personaliteteve për të cilat flet, duke u bërë portrete treguese është jashtëzakonisht e pasur. Personazhe të shpeshta në të janë edhe disa gazetarë e publicistë. Ditari i studiuesit Rexhep Qosja, me një pjesë të madhe, është historia e ngjarjeve, veprimeve, politikave, sjelljeve e vetjeve për të cilat deri sot nuk është ditur apo shtrembëruar e vërteta: është historia e vërtetë e përpjekjeve shumëvjeçare për ndryshimin e fatit të përparshëm historik të popullit shqiptar – për krijimin e shtetit të Kosovës, në të vërtetë për bashkimin kombëtar.    Ai është një histori e brendshme e Kosovës në radhë të parë, por edhe e Shqipërisë, në të vërtetë një histori e brendshme e jetës kombëtare, kulturore e politike, të popullit shqiptar në përgjithësi në kohën që e jetojmë në brezat e sotëm dhe në kohën që e kanë jetuar paraardhësit tanë. Për nga shumësia e përmbajtjeve, çështjeve, ideve, politikave dhe personazheve të trajtuara, ditari i akademikut Rexhep Qosja ka karakter enciklopedik. Do të jetë vepër monumentale për nga vëllimi, për nga cilësia dhe rëndësia e të vërtetave dhe e të drejtave të trajtuara në të. Shumë lexues do ta vlerësojnë siç pritet këtë vepër të jetës së Prof. Rexhep Qosjes, disave do t’u sjellë gëzim, por disave edhe kundërshti, dëshpërim e reagime. Si për gëzimin, ashtu edhe për dëshpërimin vendosin personazhet e jo autori.

PJESË NGA DITARI I VITIT 1980 VEPRA IME KUNDËR JUGOSLLAVISTËVE TANË

“Gazeta 55” me 22 mars e botoi, me mbi 50 për qind të falsifikuar artikullin polemik të Fehmi Aganit për veprën time ‘Morfologjia’ e një fushate. Në artikullin në fjalë të botuar në këtë gazetë janë ndryshuar, falsifikuar, shtuar a hequr fjalë, fjali, fragmente a pjesë më të gjata të shkrimit të Fehmi Aganit me titullin Testimonium paupertatis i R. Qosjes, i botuar më 24 maj dhe me 7 qershor 1980 në gazetën “Rilindja”. Në ditarin tim i jepet përgjigje artikullit polemik të Fehmi Aganit e jo falsifikimit kriminal të “Gazetës 55” përplot gënjeshtra, shpifje dhe urrejtje me të cilat pronari i kësaj gazete qe shumë vjet e helmon opinionin shqiptar!  1.  Mos qofsha në lëkurën e atij, i cili nuk mund të pajtohet me jetën e këtillë çfarë është, me politikën e këtillë çfarë është. Sipas të gjitha gjasave, unë edhe jam në lëkurën e atij që nuk mund të pajtohet me jetën e këtillë çfarë është, me politikën e këtillë çfarë është. Prej fatit të Sokratit, po shihet, nuk kam mësuar asgjë! As prej fatit të Ovidit! As prej fatit të Volterit! As prej fatit të Bajronit!  2.  Më në fund gazeta “Rilindja” solli reagimin e parë ndaj librit tim, me të cilin pandërprerë vazhdon të merret çarshia, Morfologjia e një fushate. Nuk e prisja, në asnjë mënyrë nuk e prisja, se i pari me reagim do të paraqitej sociologu dhe politikologu, Fehmi Agani. Nuk është përmbajtur edhe pse ai nuk ishte protagonist, madje as personazh me rëndësi si më të dukshme në këtë libër. Pjesa e parë e artikullit të tij reagues, që kap tri faqe dhe dy shtylla të faqes së katërt, është botuar sot në Rilindjen e 24 majit, kurse pjesa e dytë, siç paralajmërohet, do të botohet më 7 qershor. Reagim pazakonshëm i gjatë, që dëshmon se edhe ndjenjat e reaguesit janë tepër të përflakura. Reagimi ka titullin “Testimonium pauperitatis i R.Qosjes” dhe është i botuar me shkronja posaçërisht të mëdha. Në përkthimin shqip titulli do të thotë “Dëshmi e varfër e Rexhep Qosjes”. Au-tori nuk e ka shkruar titullin shqip sigurisht për arsye se ka dë-shiruar të paraqitet sociologjikisht dhe politikologjikisht, ndoshta edhe filo-zofikisht, më i dinji-tetshëm para lexuesve të tij, gjithsesi në numër të paktë. Po ta kishte shikuar ndo-njërin nga fjalorët e fjalëve të huaja do të kishte parë se fjala latine pauperitatis sikur nuk i rri mirë, në mënyrë përkatëse, titullit të reagimit të tij. Fjala latine pauper do të thotë i varfër, i pa mjete për jetë, lypës. Po t’i kishte lexuar thëniet latine pauperibus date, që do të thotë jepini të varfërve dhe pauper ubique iacet, që do të thotë i varfri gjithmonë e pëson, ndoshta do të kishte hequr dorë prej titullit latin.

Që në fillim të reagimit të tij, autori ynë, i njohur si trajtues dhe vlerësues dhe himnizues i rendit politiko-shoqëror dhe kushtetutar juridik jugosllav në të cilin jetojmë, librin tim e quan pamflet dhe e quan pamflet i bindur se me atë fjalë, emër, kuptim e nënçmon dhe e zhvlerëson. Pamfleti për të është tip, lloj, shkrimi i pa kurrfarë vlere! Ka harruar, në qoftë se do t’i ndodhej afër, të shikojë Fjalorin e shqipes së sotme, në të cilin shkruan se pamfleti është “shkrim i shkurtër satirik, me temë aktuale, që godet ashpër një njeri a një shfaqje të jetës shoqërore e politike”. Libri im, ndërkaq, nuk është shkrim i shkurtër satirik, po shkrim i gjatë, shumë i gjatë, prej 370 faqesh, që godet, vërtet, ngjarje të jetës shoqërore, politike e kulturore dhe njerëz që i prodhojnë ato ngjarje, të bëra e veprime politike. Domethënë: politikologu dhe sociologu ynë e përdor fjalën pamflet pa e ditur kuptimin e saj të vërtetë.

Ka harruar, në qoftë se do t’i ndodhej afër, të shikojë ndonjërin nga fjalorët jo të paktë të fjalëve të huaja të botuar në gjuhën serbokroate, në të cilët shkruan se pamflet quhet vepra e shkruar (artikull, broshurë a afishe) me temë aktuale që në trajtë të ashpër, akuzuese përqesh ndonjë vetje a dukuri në jetën shoqërore dhe politike.

Ja si e fillon reagimin e tij autori Fehmi Agani ndaj “pamfletit” tim, në të vërtetë, ndaj librit tim: “Pamfleti u botua dhe u shit shpejt dhe u lexua “me ëndje”si e parashihte autori. As që mund të ishte ndryshe, veçanërisht kur dihet se që në parathënie para-lajmërohet përshkrimi i një meçi a ndeshjeje shumëvjeçare, madje i një proporcioni të paparë: një me pesë! Paralajmërimi tjetër, që në parathënie, se autori e kishte shkruar librin zgërdhishëm, do të thotë “me buzë në gaz, shtonte doemos kureshtjen dhe interesimin”.

Sikur t’i përgjigjesha këtij shkrimi të Fehmi Aganit pashmangshëm do të shtrëngohesha të merresha me kulturën e tij të shkrimit shqip; por nuk duhet t’i përgjigjem: vetë libri Morfologjia e një fushate është përgjigje e mjaftueshme ndaj atyre artikujve që janë shkruar dhe do të shkruhen kundër meje dhe kundër ideologjisë sime gjithë-kombëtare, që zhvlerëson politikën e tyre guberniste, prej pjesëtarëve të klanit, ideolog i të cilit është sociologu dhe politikologu ynë Fehmi Agani.

Në këtë ditar duhet të shënoj bindjen se pikënisja reaguese e Fehmi Aganit është intelektualisht dhe moralisht e palejueshme. Ai nuk bën reagim të intelektualit; ai nuk bën polemikë të krijuesit: ai bën reagim të politikanit stalinist që me çdo mjet do të donte të nxiste pushtetarët për dënimin e kundërshtarit politik. Pikënisja e tij, prandaj, mund të quhet plotësisht e gabuar, e palejueshme moralisht: ai merret me unin tim gati më shumë se me idetë dhe pikëpamjet e mia. Dështimi i tij moral është aq më i madh sepse ai merret me “projeksionet patologjike”, me “imagjinatën e sëmurë” dhe me “pasionin psikopatik”, si e thotë, të unit tim! Dështimi i tij moral është edhe më i rëndë, sepse ai, mbas “degradimit” psikanalitik të unit tim – thuajse ka studiuar teorinë psikanalitike të Frojdit në Shkollën e Lartë Partiake të Stalinit, kërkon shkoqur likuidimin tim politik dhe shoqëror dhe e kërkon këtë likuidim duke vënë në dukje, me theks alarmues, domethënë me theks kushtrimi, fajin tim ‘të “rëndë moral, politik, antishtetëror, dhe penal” me rastin e botimit të Morfologjisë së një fushate! Nocionet psikanalitike me të cilat Fehmi Agani më shpall “delikuent” politik, nocionet politiko morale me të cilat e shpall të ndaluar veprën time “Morfologjia e një fushate”, nocionet sociologjike dhe politikologjke me të cilat bën vlerësime e zhvlerësime të ideve e qëndrimeve të mia – të gjitha këto dëshmojnë se reagimi i tij ndaj meje, në të vërtetë ndaj librit tim, është një nga ato llojet e reagimeve që mësoheshin dikur, në Mesjetën e vonë, në shkollën e Inkuizicionit, apo një nga ato llojet e reagimeve që mësoheshin në shkollën e Stalinit. Siç dihet tashmë edhe prej lexuesve tanë që kanë kryer fakultet, në kohën e Stalinit intelektualët që e merrnin guximin të thoshin ndonjë fjalë kritike për regjimin e Stalinit, si unë tani për regjimin e pasardhësve të Rankoviçit, që merrnin guximin të thoshin ndonjë fjalë kritike për ndonjërin nga propagandistët e atij regjimi, më së shpeshti u nënshtroheshin analizave të ashtuquajtura patologjike, në të cilat flitej, siç flet shoku Fehmi Agani, për mua: për “projeksionet patologjike”, për “imagjinatën e sëmurë”, për “pasionin psikopatik”, të tyre e, pastaj, mbasi shpalleshin kështu të rrezikshëm në pikëpamje politike dhe shoqërore, çoheshin në të ashtuquajturat psihushka, domethënë në të ashtuquajturat spitale, në të cilat do të duhej të bëhej riedukimi i tyre politik, natyrisht me dajak! Nuk ka dyshim se me mjetet që përdor në reagimin e tij, me nocionet në të cilat e mbështet këtë reagim, sociologu dhe politikologu ynë, shoku Fehmi Agani, më së pari ka folur për vetveten – kush është e, pastaj, për mua kush jam.

Në të vërtetë ai edhe nuk ka mundur të tregohet ndryshe, të reagojë ndryshe: ai me nocione psikanalitike, domethënë mesjetare dhe me nocione ideologjike e politike staliniste vazhdimisht i lufton kundërshtarët e tij prej se e njoh unë dhe prej se e njohin të tjerët. Meqenëse opinioni ynë, me të drejtë, nuk i pranon lehtë mjetet dhe nocionet e tilla, në njërën anë, mesjetare, e, në anën tjetër, staliniste, është e kuptueshme pse edhe një numër i tyre që nuk pajtohen me “sharjet” në librin tim, Morfologjia e një fushate, tani janë kthyer në anën time. Përgjigjja e Fehmi Aganit pa dashjen e tij bëhet kështu vlerësimi më i mirë i librit tim: po unë me të kam dashur, në radhë të parë, të luftoj censurat politike, përndjekjet politike, jugosllaviste, që prej organeve pushtetore dhe prej klaneve të lidhura me ato organe cenojnë rëndë lirinë e mendimit dhe të shprehjes në jetën tonë krijuese. Ka harruar sociologu dhe politikologu ynë se goditjet që intelektuali i jep vetes janë shumë më të rënda se goditjet që mund të t’i japin të tjerët!  Duke folur për mua autori ynë Fehmi Agani shumë më tepër dhe shumë më qartë foli për veten e tij. E falënderoj.  3.  – Kundërshtarët janë atribut i domosdoshëm dhe, madje, përforcues i çdo personaliteti, thotë Tomas Mani.  Sa domethënëse është kjo fjali për një autor si unë që gjendet i detyruar të shkruajë një libër siç është “Morfologjia” e një fushate dhe sa domethënëse është kjo fjali për një autor si unë ndaj librit të të cilit bëhet fushatë politike siç po bëhet këto ditë ndaj librit tim Morfologjia e një fushate!  4.  Në numrin e 1 qershorit të gazetës së përdyjavshme Fjala u botua reagimi i dytë ndaj librit tim Morfologjia e një fushate. Kësaj radhe e quan të nevojshme, dhe të arsyeshme, dhe, sigurisht, të obligueshme ndaj atyre që e kanë obliguar, që për mua, për librin tim të reagojë kryeredaktori i Rilindjes, Fadil Bujari. Meqenëse në gazetën që e kryeredaktoron ai, në ‘Rilindje’, ka reaguar me shkrimin e gjatë Testimonium pauperitatis i R.Qosjes, miku i tij, Fehmi Agani, ky kryeredaktor, Fadil Bujari, do të reagojë në të përdyjavshmen ‘Fjala’. Këmbim interesant me domethënie politike dhe kulturore: sociologu dhe politikologu, Fehmi Agani, më sulmon në gazetën politike, ‘Rilindja’ – organ i Lidhjes Socialiste të Popullit Punues të Kosovës, ndërsa krye-redaktori i kësaj gazete, i Rilindjes, Fadil Bujari, më sulmon në gazetën për çështje shoqërore, kulturore, letrare e të tjera, Fjala. Është kjo një taktikë përndjekësish politikë jo pa domethënie.  Artikulli i këtij farë Fadil Bujari prej fillimit e deri në fund mbështetet në gënjeshtra, në shpifje dhe në fyerje! Shkrim banal me gjykimin, banal me gjuhën, banal me stilin – shkrim i një analfabeti, i cili as fakultet nuk ka arritur të kryejë, por kryeredaktor i gazetës më të rëndësishme komuniste në Kosovë, i ‘Rilindjes’, ka arritur të bëhet! Siç shihet më sulmon më egër se miku i tij, Fehmi Agani, edhe pse në librin tim, Morfologjia e një fushate, nuk përmendet fare!

Ç’t’i bësh! Të gjitha këto sulme, të të gjithë këtij rangu politik e shoqëror dhe të këtij niveli kulturor e gjuhësor, i shikoj si pjesë përbërëse të fatit të shkrimtarit, i cili ka vendosur të bëhet shkrimtar jo për shkak të honorarëve, po me qëllim të zbulimit të të këqijave shoqërore, politike dhe morale.

Ç’t’i bësh! Kur fataliteti bën të mundshme që kryeredaktor i të vetmes gazetë politike e shoqërore të emërohet një njeri siç është ky farë Fadil Bujari, i cili vetë e thotë se, si kryeredaktor më së shumti kujdeset sesi do të paraqiten në gazetë fotografitë e udhë-heqësve politikë shqiptarë, serbë e jugosllavë në për-gjithësi, atëherë çiftit tim mund t’i ndodhë gjithçka – edhe kjo që po i ndodh sot e që mund t’i ndodhë edhe më zi – nesër!

Artikulli i tij, ç’është e vërteta, i shkruar me qëllim që të më fyejë, vetëm sa më argëtoi! Pse të mos më argëtonte? Si një shqiptari të ardhur prej Malit të Zi, si një ardhacaku si më quan ai mua në shkrimin e tij, më mohohet e drejta të jem qytetar dhe intelektual në Kosovë! Shqiptarë prej të gjitha viseve shqiptare dhe të të tri feve shkojnë në Amerikë dhe bëhen qytetarë amerikanë të barabartë, me të gjitha të drejtat, plotësisht të barabartë me të gjithë amerikanët e tjerë. Mua këtu, ndër shqiptarët e mi, prej kretenëve siç është kryeredaktori i të vetmes gazetë politike në Kosovë dhe siç janë disa nga rrogëtarët e klanit që më përndjekin, këto të drejta më mohohen në thelb! A është e mund-shme! Sa shumë do të duhej t’i ndëshkonte ardhmëria jonë men-djet e tilla tribaliste, lokaliste, fisnore, pri-mitive, servile politike, reaksionare! Hajde e mos plas prej gazit e prej marazit!

Do të duhej të isha i shqetësuar e i dësh-përuar po të mos sulmohesha, fyhesha e quhesha ardhacakë prej një kreteni siç është ky farë Fadil Bujari dhe siç janë punëdhënësit e tij të klanit që më përndjek me vite duke vuajtur se kam ardhur në Kosovë!  5.  U botua edhe pjesa e dytë, në të vërtetë vazhdimi i dytë, i shkrimit të politikologut dhe sociologut tonë, Fehmi Agani, kundër meje. Ky vazhdim i artikullit të tij ka një ndryshim të dukshëm në krahasim me pjesën e parë: tani, në këtë pjesë, të dytë, ai ka hequr dorë nga metoda “psikanalitike” dhe është për-qendruar kryekëput në metodën politike për likuidimin tim nga jeta jonë kulturore! Sigurisht ia ka mbushur vetes mendjen se me metodën psikanalitike e ka kryer një pjesë të punës për këtë likuidim, prandaj tani, në pjesën e dytë, ka vendosur ta çojë deri në fund qëllimin: të arrijë vdekjen time politike që do të sillte vdekjen time krijuese! Në mjedisin tonë nuk flitet kot për përshtatshmërinë dhe papërshtatshmërinë moralo-politike të njerëzve. Po u shpalle i papërshtatshëm politikisht domethënë se vetvetiu je shpallur i papërshtatshëm edhe moralisht. Metoda “psikanalitike” me të cilën synohet komprometimi psikik i njeriut është metodë e vënë në shërbim të metodës politike. Pikërisht si në kohën e Stalinit në Bashkimin Sovjetik.

Nuk besoj se Fehmi Agani kësaj radhe ka pasur sukses. Në qoftë se metoda e diskreditimit psikik është treguar e gabueshme për qëllimin e tij – sepse kriter për vlerësimin e shëndetit psikik, mental të njeriut është vepra e tij, sepse, siç thotë Hegeli, njeriu është seria e veprave të veta, është e kuptueshme pse tani, në vazhdimin e dytë, i është kthyer metodës së likuidimit politik! Summa sumarum, artikulli i këtij politikologu dhe sociologu jugosllavist është dëshmi se sa lehtë dhe se sa shpejt intelektuali ynë përdor të gjitha mjetet e mundshme, madje, edhe mjetet politike, që janë shumë komprometuese për atë që i përdor, për të qëruar hesape me ata që mendojnë ndryshe! Të them sinqerisht, tamam të këtillë nuk e kisha menduar Fehmi Aganin.

Kam menduar se sjelljet e tij gjithnjë duarfërkuese e puthadorëse nuk janë të privuara prej ndjenjash demokra-tike. Por, po shihet, e kam shikuar dhe e kam kuptuar gabi-misht. Nuk e kam ngrënë një thes kripë me të, prandaj edhe nuk kam arritur ta njoh. Nuk thuhet kot se kush është kush më së miri kuptohet kur është i hidhëruar dhe kur është i dehur! Fehmi Agani e ka shkruar i hidhëruar apo edhe i dehur shkrimin “Testimonium pau-peritatis i R.Qosjes”, e ka shkruar në të vërtetë i dehur prej hidhërimit. Nuk jam i lumtur pse Fehmi Agani është hidhëruar aq shumë në mua për shkak se e kam përmendur dy-tri herë jo aq kritikueshëm në “Morfologjinë e një fushate”.

Opozita akuzon Begajn se po mban takime vetëm me simpatizantë

0

Ragip Begaj 12345Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj është kritikuar nga opozita për aktivitete që po i mban me qytetarët e fshtrave të kësaj komune. Sipas përfaqësuesve të opozitës, Begaj po zhvillon aktivitete me ngjyrime politike.

Anëtari i VV-së në Malishevë, Muhamet  Bytyçi  tha se Begaj nuk po i njofton të gjithë qytetarët për aktivitetet që po i mban  nëpër  fshatra.

“Kur ishte në fshatin tim Begaj, unë as që e kam pasur ndonjë informatë. Po ashtu  edhe shumica e  bashkëfshatarëve nuk kanë qenë të informuar”, ka thënë Bytyçi, për KD.

Edhe kryetari i LDK-së Januz Kastrati dhe ai i PDK-së, Isni Kilaj, kanë akuzuar Begajn se këto tubime kanë motive politike.

Limaj deklarohet i pafajshëm

0

Limaj-Rrecaj-gjyqLimaj ka deklaruar se ndjehet plotësisht i pafajshëm, në rastin e MTPT 2.”Prokurori nuk ka arritur të paraqes asnjë provë për pretendimet e tij, as për vlerën që i është shkaktuar buxhetit të Kosovës. Pretendimet e tij bazohen në paragjykime, gjëra abstrakte dhe spekulime”, ka thënë Limaj.

———

Fatmir Limaj dhe të akuzuarit tjerë pritet që të dalin para trupit gjykues për caktimin ose jo të masave të kërkura nga prokurori i EULEX-it lidhur me rastin e MTP2.

Gazetari i indelsonline është duke ndjekur ketë sencë dëgjimore dhe do të na njoftojë për rastin. /Indeksonline/

Çeku: Muja ka vetëm dy opsione

0

Hajrulla ÇekuDrejtori i Organizatës Joqeveritare “Ec Ma Ndrushe”, Hajrulla Çeku në cilësinë e njohësit të LVL-së dhe zhvillimeve  në pushtetin lokal  ka vlerësuar se në bazë të opinionit  ligjor të MAPL-së,  kryetari i Prizrenit,Ramadan Muja i ka dy zgjedhje ligjore dhe një parimore. “Në këtë rast kryetari i Komunës së Prizrenit ligjërisht i ka dy opsione para vetës:vazhdimin  e mandatit ose dorëheqjen. Ndërsa parimisht  e ka vetëm një mundësi:dorëheqjen”, ka thënë Çeku, për Koha Ditore.

Ai ka përkujtuar  se kryetari Muja në vendimin për vetëpezullimin e detyrës  së tij, pati theksuar  se “me këtë veprim dëshiroj që t’i japë mundësi  organeve të drejtësisë  që ta shqyrtojnë  çështjen në mënyrë të pavarur, fer dhe profesionale…”.

“Nëse tani kryetari kthehet në detyrë, kjo nënkupton se ai do t’ia cenojë këtë mundësi  organeve të drejtësisë në kundërshtim me zotimin  e tij të dhënë në vendimin për pezullimin e mandatit”.  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërkaq  i ka kthyer përgjigje kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, duke e vlerësuar vendimin e tij për vetë pezullim të detyrës si shkelje ligji.

Në opinionin e dhënë nga kjo ministri thuhet se “Pezullimi i aktiviteteve të kryetarit të Komunës së Prizrenit nuk është paraparë me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe i njëjti veprim nuk prodhon efekt juridik.. Ndër të tjera në këtë vendim thuhet se në rast se kryetari i Komunës së Prizrenit nuk paraqitet në punë më shumë se 1 muaj pa arsye, atëherë e përfundon mandatin e kryetarit të Komunës, ashtu siç është përcaktuar në nenin 56.3 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe qytetarët aktivë “Për Prizrenin”, të cilët i kanë bërë thirrje organeve të drejtësisë, përkatësisht Prokurorisë Themelore në Prizren, që sa më parë të veprojë për shkeljet e vazhdueshme ligjore që po i bënë kryetari i dënuar i Prizrenit, Ramadan Muja.

Misteret e Biblës

0

BiblaBibla me shekuj ka nxitur kurreshtjen e studiuesëve, por brenda librit të shenjtë ende kanë mbetur mistere të cilat presin të zbulohen

Misteri: Kush i shkroi ungjijtë?

Ungjijtë janë mbase pjesa më e rëndësishme e Testamentit të Ri dhe deri në shekullin e 18-të autorësia e tyre konsiderohej si mister. Por, teksa studiuesit modernë të Biblës filluan të hetojnë historinë e katër librave ato filluan të vënë në dyshim nëse ato janë shkruar nga Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni. Ka spekulime qe ungjijtë janë shkruar nga njerëz që i njihnin apostujt, gjithsesi ky mbetet mister.

Misteri: Kush ishte dishepulli i dashur?

Një prej mistereve më të mëdha ka lidhje me identitetin e “dishepullit që donte Jezusi”. Sipas ungjillit të Gjonit, ky ishte dishepulli i mbështetur tek Jezusi gjatë darkës së fundit dhe i vetmi dishepull i pranishëm gjatë kryqëzimit. Gjoni 21:24 nënkupton se gjithë ungjilli i Gjonit bazohet në kujtimet e këtij dishepulli. Tre ungjit e tjerë s’e japin emrin e tij dhe nuk thonë asgjë për dishepullin e mbështetur tek Jezusi në darkën e fundit.

-Arka e Noes

Misteri: Ku është Arka e Noes?

Kërkimi për Arkën e Noes ka qenë gjithnjë një proces magjepsës për të krishterët, hebrejtë dhe myslimanët. Pavarësisht ekspeditave e zërave të ndryshëm nuk ka asnjë të dhënë shkencore se arka është gjetur ndonjëherë. Kërkuesit e arkës nuk kanë pasur shumë të dhëna për t’i udhëhequr në kërkimin e tyre. Në fillim të shekullit të 21-të u shfaqen dy vende kandidate për eksplorim. Vendi i quajtur Arar dhe një zonë në Durupinar.

-Faraoni i Eksodit

Misteri: Kush ishte faraoni i Eksodit?

Faraoni i Eksodit është faraoni që udhëhoqi Egjiptin e lashtë në kohën e eksodit. Më saktë, lind pyetja se kush mund të ketë qenë ky faraon. Historia e skllavërimit të fëmijëve të Izraelit në Egjipt dhe murtaja, me anë të së cilës Perëndia mundësi çlirimin e tyre dhe arratisja e tyre duke kaluar detin e Kuq tregohet në kapitullin e hapjes të librit të Eksodit. Faraoni nuk ka emër dhe çështja e identitetit të tij është një prej mistereve të mëdha.

-Fiset e humbura

Misteri: Çfarë u ndodhi fiseve të humbura?

Dhjetë Fiset e Humbura të Izraelit është një koncept që i referohet fiseve të lashta të Izraelit që u zhdukën nga të dhënat biblike pasi mbretëria e Izraelit u shkatërrua. Shumë grupe hebrenjsh kanë doktrina që kanë lidhje me ekzistencën e fshehtë apo kthimin biblike të këtyre fiseve. Ky është një subjekt që bazohet pjesërisht mbi fakte historike e pjesërisht mbi tradita të shkruara fetare, si dhe pjesërisht mbi spekulime.

-Kodet biblike

Mister: Bibla duket se ka mesazhe të koduara; a është koincidencë?

Kodi i Biblës i njohur dhe si kodi Torah përbëhet nga një sërë mesazhesh që supozohet se ekzistojnë në tekstin e Biblës që kur deshifrohen këto fjalë e fraza kanë kuptime profecike. Përdorimi dhe publikimi i “parashikimeve” të bazuara në kodet e Biblës ka pasur sukses për krijimin e kodeve, më së shumti të bazuara në punën e gazetarit të famshëm, Michael Drosnin.

-Kopshti i Edenit

Misteri: Ku është kopshti i Edenit?

Ndërkohë që pjesa më e madhe e studiuesve biblikë dhe teologëve e konsiderojnë historinë e kopshtit të Edenit si jo të vërtetë, disa njerëz besojnë se ky vend ekziston realisht. Për më tepër, Bibla jep të dhëna për vendndodhjen. Kjo ka bërë që shumë vetë të përpiqen ta gjejnë duke kërkuar në vendndodhjet e aluduara në Irak, Afrikë dhe Gjirin Persik.

-Sodoma dhe Gomorra

Misteri: A ishin qytete reale dhe nëse po, ku?

Për mëkatet e banorëve të tyre, Sodoma dhe Gomorra u shkatërruan. Emrat e tyre janë bërë sinonim i mëkatit dhe shprehin në mënyrë proverbiale zemërimin e Perëndisë. Ekzistenca historike e Sodomës dhe Gomorrës diskutohet akoma nga disa arkeologë. Vende kandidate të mundshme për Sodomën dhe Gomorrën janë vendet e zbuluara apo vizituara nga Walter E. Rast dhe R. Thomas Schaub në vitin 1973, në Bab edh-Dhra.

-Arka e Marrëveshjes

Misteri: Ku është arka e Marrëveshjes

Arka e Marrëveshjes është një enë e madhe që sipas përshkrimit në Bibël përmbante gurë, ku ishin gdhendur dhjetë urdhëresa. Arka u mbajt në Jeruzalem deri kur babilonasit shkatërruan tempullin. Që atëherë, arka u fut në listën e legjendave dhe u zhduk përgjithmonë. Ka mjaft teori se ku mund të ndodhet arka, por ajo mbetet mister.

-Grali i Shenjtë

Misteri: Ku është Grali i Shenjtë?

Sipas mitologjisë së krishterë Graali i Shenjtë ishte pjata ose kupa e përdorur nga Jezusi në darkën e fundit dhe thuhet se ka fuqi të mbinatyrshme. Zhvillimi i legjendës së Graalit është gjurmuar në detaje nga historianët kulturorë. Është një legjendë e cila u shfaq si e plotë në formën e romancave të shkruara, duke buruar mbase nga folklori pre-kristian.

Qosja boton ditarin në 8 vëllime

0

Rexhep QosjaRexhep Qosja boton ditarin në 8 vëllime Akademiku Rexhep Qosja do të botojë së shpejti ditarin e tij ku përfshihen 50 vitet e fundit. Rrëfimet zënë fill në vitin 1966 dhe ia mbërrijnë gjer në ditët tona, duke sjellë vrullin e një jete intelektuale, ngjarjet, debatet, polemikat, botimet e më gjerë.

Gazeta Shqip konfirmon se Qosja prej kohësh ka filluar bashkëpunimin me Shtëpinë Botuese “Toena”, për të prezantuar ditarin e tij 50-vjeçar. Duke pasur parasysh të gjitha fletoret e blloqet me shënime, ditari i tij parashikohet të dalë në 8 vëllime, ndërkohë që tri vëllimet e para janë në proces botimi.

Në këtë botim, prof.Qosja trajton ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike, kulturore para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë. Ngjarjet që kanë sjellë viti 1966, vitet historike 1968 e 1981, formimi i partive, politika e tyre, formimi i UÇK-së, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe qëndrimet e vetjeve të ndryshme politike e intelektuale ndaj Shqipërisë janë ngjarje me përkushtim të posaçëm në këtë ditar. Në ditar, profesori tregon se si krijonte, çfarë krijonte, çfarë lexonte, cilët krijues kombëtarë dhe botërorë çmonte dhe i donte më së shumti. Mandej, ai flet, duke i përshkruar e duke i vlerësuar, për ngjarje për të cilat është shkruar e folur nga autorë a mediat tona dhe për ngjarje për të cilat deri tani nuk është shkruar.

Në ditarin e vet, akademiku Rexhep Qosja është ndalur tek personalitete të ndryshme: krijues letrarë e artistikë, studiues të fushave të ndryshme shkencore, kuadro të universitetit, politikanë e shtetarë me të cilët ishte takuar gjatë jetës së tij. Galeria e personaliteteve për të cilat flet, duke u bërë portrete treguese është jashtëzakonisht e pasur. Personazhe të shpeshta në të janë edhe disa gazetarë e publicistë. Ditari i studiuesit Rexhep Qosja, me një pjesë të madhe, është historia e ngjarjeve, veprimeve, politikave, sjelljeve e vetjeve për të cilat deri sot nuk është ditur apo shtrembëruar e vërteta: është historia e vërtetë e përpjekjeve shumëvjeçare për ndryshimin e fatit të përparshëm historik të popullit shqiptar – për krijimin e shtetit të Kosovës, në të vërtetë për bashkimin kombëtar.    Ai është një histori e brendshme e Kosovës në radhë të parë, por edhe e Shqipërisë, në të vërtetë një histori e brendshme e jetës kombëtare, kulturore e politike, të popullit shqiptar në përgjithësi në kohën që e jetojmë në brezat e sotëm dhe në kohën që e kanë jetuar paraardhësit tanë. (Gazeta Shqip)

Studentët UP-së: Do ta bojkotojmë mësimin

0

UP-studentet?Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Inxhineris Mekanike, ka paralajmëruar bojkotim të mësimit nëse greva nuk ndalet deri në javën e ardhshme sepse sipas tyre është e pamundur në këtë gjendje të zhvillohet procesi i rregullt mësimor.

“Ne si Këshill i Studentëve të Fakultetit të Inxhineris Mekanike, , me anë të kësaj kumtese ju njoftojmë se jemi shumë të shqetësuar me gjendjen e krijuar në Fakultetin tone por edhe në UP, e cila po ndodh ditëve të fundit nga hyrja në grevë e punonjësve administrativ të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Hyrja në grevë e punonjësve të administratës të Fakultetit tonë ka krijuar një gjendje jo të mirë, ku studentët nuk mund të bëjnë asgjë, pasi që administrata është ajo që çdoher është në kontakt me studentin dhe i ofron shërbime Studentit. Ne si përfaqesues të Studentëve në këtë njësi Akademike dhe pas mbledhjes së mbajtur sot nga antarët e këshillit morëm vendim që nëse greva nuk ndërpritet dhe këtë javë, ne si Këshill i Studentëve do solidarizohemi me punonjësit e administratës duke bojkotuar mësimin në javën e ardhëshme, pasi që asnjë shërbim nuk mund të kryhet në këtë gjendje”, thuhet në reagim.

Ky Këshill kërkon që kërkesat e punonjësve të administratës të UP-së të realizohen sa ma shpejt qe të jetë e mundur nga ana e Rektoratit të UP-së, që gjendja e krijuar në UP të normalizohet sa me parë.