15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8660

Kardiokirurgët largohen, s’duan të rrezikojnë jetën e pacientëve

0

Mjeke6-17Në mungesë të kushteve të punës, dy kardiokirurgë kanë lënë punën në QKUK, shkruan sot “Koha Ditore”.

Adem Grbolar dhe Raif Çavolli kanë deklaruar se që nga janari nuk kanë dalë në punë, pasi që kanë vlerësuar se kushtet në të cilat punohet rrezikojnë jetën e pacientit.

Stafi jo i kompletuar, mungesa e materialit dhe e setit kardiokirurgjik, sterilizimi i mangët, “organizimi anormal i klinikes”, referimi i pacientëve në klinika private, dhe kushtëzimi nga ana e Ministrisë që të kryhen vetëm një deri në dy operacione në javë, janë disa nga problemet që ata kanë përmendur.

Kanë thënë se kanë kërkuar përmirësim kushtesh, por një gjë e tillë, sipas tyre, nuk është bërë nga menaxhmenti i QKUK-së e as nga Ministria e Shëndetësisë. /Koha Ditore/

Të vendosur në grevë deri në realizim të kërkesave

0

UP-rektoratiPagat në vitin 2011 ishin rritur vetëm për njerëzit që punonin afër ish-rektorit Mujë Rugova. Pjesa tjetër e administratës nuk e kishte gëzuar të drejtën që u jep ligji.

Kur ishte fuqizuar rregullorja për të ardhura personale më 8 shtator 2011, rektor i Universitetit të Prishtinës ishte Mujë Rugova, kurse sekretar Naser Hyseni – shkruan gazeta Tribuna.

Kjo rregullore prej atëherë nuk është zbatuar për të gjithë Universitetin e Prishtinës, por vetëm për disa zyrtarë të Rektoratit të UP-së, që punoni afër ish-“mbretit” të Universitetit të Prishtinës. Megjithatë, fajtor për mosngritjen e pagave të stafit administrativ të UP-së, organizatorët e protestës e bëjnë ish-Këshillin Drejtues të UP-së, që udhëhiqej nga Basri Qapriqi. Kështu thotë Artan Mjekiqi, anëtarë i Këshillit organizativ të grevës.

Nuk kanë bërë ngritje, për arse se në njëfarë forme janë injoruar administrata prej stafit akademik, edhe nuk kanë pasur vullnet të mirë që ta rregullojnë punën e administratës. Kjo ka qenë. Ndoshta ka prekur edhe në vetë xhepat e stafit akademik”, ka thënë ai.

Kurse sekretari aktual i UP-së, Esat Kelmendi, sipas Mjekiqit, gjatë takimit që kanë zhvilluar gjatë së martës, u ka thënë se janë në bisedime me Ministrinë e Financave, të Arsimit dhe atë të Administratës në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për realizimin e kërkesave të grevistëve.

Osmani: Muja të kthehet në punë, të mos bëj mungesa të pa arsyeshme

0

Ramadan Muja 2Besnik Osmani, sekretar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se rekomandimi i parë është që Muja ka të drejtë të vazhdojë mandatin në plotni me ligjin.
“Ne kemi konstatuar se z. Muja ka të drejtë legale përkundër vendimit në shkallën e parë që të vazhdojë mandatin e tij të kryetarit, pasiqë një kryetar nuk mund të jetë në atë pozitë vetëm pas një vendimi të plotëfuqishëm”, ka thënë ai në emisionin “Interaktiv”.

“Mungesa në punë nuk konsiderohet e paligjshme por e pa arsyeshme. Mungesat e pa arsyeshme për një kohë më të gjatë mund të kenë pasoja, por me vet faktin se z.Muja si kryetar i komunës ka kërkuar mendimin ligjor për veprimin e tij”, ka thënë ai.

“Është vështirë të kemi definim të qartë se çka është mungesë e pa arsyeshme”, ka thënë ai, duke shtuar se “në Kosovë deri tani nuk kemi pasur raste të tilla”.

Ai ka thënë se kur të jetë vendimi final i gjykatës, ai ka thënë se MAPL, si në të gjitha rastet do të japë mendimin e vet.

Kryeministri “shef” edhe në FAK

0

FSK-marrshKryeministri pritet të ketë rol kyç në emërimin e Shefit të Mbrojtjes dhe komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, krahas fushatës që po bën duke kërkuar mandatin e tretë të qeverisjes së vendit, po kujdeset që roli dhe fuqia e pozitës që mban të shtohet edhe në institucionet që ende nuk e kanë nisur zyrtarisht operimin – shkruan gazeta Tribuna.

Fjala është për Forcat e Armatosura të Kosovës, institucion që ka hyrë në fazën e themelimit dhe për t;u bërë kjo i nevojitet votimi i ndryshimeve kushtetuese me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit. Amendamentet që duhet të ndërrohen në Kushtetutë tashmë janë dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa nga ky proces pritet të preken 13 nene.

Ajo që bie në sy është paragrafi 5 i nenit 126 që flet për emërimin apo shkarkimin e komandantit të forcës. Në këtë pikë komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk do të mund të emërojë apo shkarkojë Shefin e Mbrojtjes pa marrë një vlerësim apo rekomandim nga kryeministri. Në përmbajtjen aktuale të Kushtetutës, neni 126 e precizon se komandantin e Forcës së Sigurisë e emëron presidentja me rekomandimin e Qeverisë, ndërsa në ndryshimet e propozuara fjala ‘qeveri’ është zëvendësuar me ‘kryeministër’.

Datën e zgjedhjeve e dikton vendimi për EULEX-in e Tribunalin

0

zgjedhjet5Subjektet kryesore parlamentare s’kanë agjendë për punën që duhet kryer Kuvendi para shpërndarjes, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përbërja aktuale e Kuvendit nuk do të vetëshkarkohet pa vendosur për mandatin e ri të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, e po kështu edhe për gjykatën që do të merret me krimet e luftës që pretendohet të jenë kryer nga UÇK-ja.

Qeveria është duke i negociuar të dyja çështjet në Bruksel. E,vendimin për to, por edhe për Ligjin për zgjedhjet, deputetët pritet të mos e marrin para gjysmës së prillit.

Sikur atëherë Kuvendi të shpërndahet, afatet kohore nuk lejojnë që zgjedhjet të mund të organizohen para gjysmës së qershorit

MAShT, me protokoll për ndalimin e dhunës në shkolla

0

RameBuja-protokoll ne arsimMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë në Konferencën për publikimin e Protokollit për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Institucionet e Arsimit Parauniversitar, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë.

Buja theksoi se MAShT e sanksionon dhunën në institucionet arsimore me infrastrukturë ligjore bazuar në instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës/njeriut, por edhe kurrikulat dhe politikat arsimore promovojnë ambiente mike, të shëndetshme dhe të sigurta për të gjithë brenda institucioneve arsimore.

“Prapë se prapë shkollat tona dhe realiteti ynë po përballet me probleme që bien ndesh me synimet tona për t`i arritur standardet për një shoqëri me vlera të qytetërimit demokratik”, tha Buja.

Ai theksoi se MAShT nëpër vite e ka adresuar problematikën e dhunës edhe nëpërmjet të projekteve të shumta.

“Bazuar në projektet e hulumtimet e shumta, kemi gjetur shkaqe, faktorë që tashmë i dimë të gjithë, por edhe kemi identifikuar nevojën e hartimit të një protokolli që do të bashkonte forcat e të gjithëve në drejtim të parandalimit, reagimit dhe trajtimit efikas të dhunës në shkolla”, tha ai.

Buja më pas foli edhe për dokumentet që MAShT së bashku me partnerët i ka hartuar dhe miratuar për përmirësimin e të drejtave të njeriut/fëmijës dhe për krijimin e një ambienti sa më të sigurtë në shkollë dhe përreth saj.

“Krahas procesit te rregullt mësimor, i cili me kohë ka integruar të drejtat e fëmijëve/njeriut, çështjet gjinore, temat kundër trafikimit, dhunës në familje e në nivele të tjera etj., ky protokoll rrit premisat për përmirësimin e situatës në arsim, duke mobilizuar të gjithë përgjegjësit relevantë në veprime konkrete, në të mirë të trajtimit të problemit të dhunës në shkolla, pa të cilën shkollat do të frymojnë lirshëm, do të rrisin cilësinë e punës në përgatitjen e nxënësve për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri demokratike”, tha Buja, ndërsa theksoi se tani MAShT në bashkëpunim me “Save the Children” ka hartuar Manualin didaktik për parandalimin e dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar, i cili është aprovuar dhe pritet të botohet, të publikohet dhe shpërndahet në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar.

Ministri Buja po ashtu përmendi edhe faktin se MAShT po e harton edhe Strategjinë për sigurinë në shkolla.

“Tani pas gjithë këtyre zhvillimeve, mendojmë se kemi një bazë të mirë mbi të cilën do të reflektohen rezultatet e synuara për një shkollë cilësore, humane, pa dhunë dhe të sigurtë”. /PrizrenPress.com/

Adem Hoxha: Kërkojmë Komunën e Gorës

0

AdemHoxha-nga GoraAdem Hoxha, nuk e ka problem fare që mban dy poste. Madje, poste nga dy sisteme legjislative, atë të Kosovës dhe të Serbisë. Në sistemin e Kosovës, Hoxha është zëvëndëskryesues i Kuvendit të Komunës së Dragashit, ndërkaq në sistemin e Serbisë, ushtron postin e kryetarit të Organeve të përkohshme të Komunës së Gorës, komunë kjo paralele që ende po funksionon në këtë trevë, e mbështetur nga Serbia. “Nuk prish punë, mund të më drejtoheni si të dëshironi. Edhe si kryetar i Organeve të përkohshme të Komunës së Gorës, por edhe si nënkryetar i Kuvendit të Komunës së Dragashit”, thotë për Radio Sharrin, Adem Hoxha, i cili, kohë më parë, pati deklaruar se nuk dëshiron bashkëqeverisje të Dragashit me PDK-në, nëse aty do të merrte pjesë edhe partia boshnjake nga Gora, VAKAT.

“Ligji është ligj dhe, ne jemi fitues në Gorë, prandaj na takon të jemi pjesë e qeverisë komunale të Dragashit, nga minoritetet”, thotë Hoxha, duke shtuar se, edhe në komunën që vepron me ligjet e Serbisë, po ka mjaftë punë. “Siç e shihni, kemi shume punë edhe këtu. Njerëzit kërkojnë lloj–lloj dokumentesh, si certifikata të ndryshme, shtetësi serbe etj. Por, nuk janë vetëm goranët ata që kërkojnë të tilla dokumente. Ka edhe shqiptarë që i duan këto dokumente, për arsye të ndryshme”, pohon Hoxha, duke i mohuar zërat, se disa mësimdhënës që punojnë me plan-program të Serbisë në shkollat e Gorës, po e kërcënojnë se do ta braktisin këtë program, për t’iu rikthyer plan-programeve të Kosovës. “Assesi… Gjithçka në këtë drejtim po shkon mirë dhe nuk kemi të tilla probleme”, thotë ai, duke sqaruar edhe arsyet, se përse partia e tij (CDU) lidhi koalicion me PDK-në, në zgjedhjet e fundit lokale, ku dolën fitues në trevën e Gorës, duke e mposhtur subjektin VAKAT, i cili për dy mandate bashkëqeverisi në Dragash me PDK-në.

“Ne këmbëngulim që ta krijojmë Komunën legale të Gorës, në kuadër të institucioneve të Kosovës, sepse na takon. Në regjistrimin e fundit që u zhvillua në Kosovë, ka rezultuar se mbi 70% e banorëve të Gorës janë deklaruar si goranë me përkatësi etnike, ose mbi 9 mijë banorë. Prandaj, ne na takon Komuna, të cilën na e kanë premtuar institucionet qendrore të Kosovës”, thotë Hoxha, duke qartësuar se, nuk janë duke kërkuar një Komunë gorano-boshnjake, por ekskluzivisht si Komunë gorane.

“Kërkojmë Komunën e Gorës për goranët, jo si komunë gorano-boshnjake, edhe pse të gjithë që jetojnë në këtë hapësirë do t’i përkasin kësaj komune, me seli në Dragash, sipas kufijve kadastral që ka treva e Gorës, ku përfshihet edhe një pjesë e qytezës së Dragashit”, thotë hoxha, i cili shkon më tej, duke thënë se, për të gjitha këto, ekziston një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, sipas së cilës, gjashtë muaj pas zgjedhjeve lokale, do të formohet Komuna e Gorës, me seli në Dragash.

Promovohet monografia për veprimtarin kombëtar Ramush Rama

0

20140325162123494600Ideja për të hartuar një monografi të bazuar në dokumente autentike, për meritat dhe kontributin e ish-kryetarit të Podujevës gjatë viteve ’70, Ramush Ramës, i kishte lindur shkrimtarit Faik Hoxhës, që atëherë kur kishte shkruar monografinë e për jetën dhe veprimtarinë e gjyshit të tij Mulla Qerim Hoxha.

Kjo monografi që botohet me rastin e 80-vjetorit të lindjes dhe 14-vjetori të vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare Ramush Ramës, bazohet kryesisht në kujtimet e autorit për të dhe i trajton rrjedhat politike, ekonomike, sociale, arsimore dhe kulturore, në kontekst të asaj kohe kur Ramush Rama, paraprakisht ishte mësues dhe inspektor arsimi në Këshillin e Rrethit të Llapit, drejtor i konviktit në Shkollën Normale të Prishtinës, gazetar, kryetar Komune në Podujevë si dhe kryetar i Këshillit për Arsim, Kulturë dhe Shkencë në Kuvendin e Kosovës.

Faik Hoxha, autori i monografisë që u promovua të martën në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ka deklaruar para të pranishmëve se ngjarjet përshkruese, me vlerësimet përmbajtjesore të sistemuara në këtë monografi, qartësojnë rrugën jetësore të Ramush Ramës, e cila ishte përplot me sfida, rreziqe dhe kontradikta shoqërore. Ai tha se një monografi të tillë do të duhej ta punonin historianët vendorë, por, siç ka thënë ai, meqenëse ata ishin të ngarkuar me çështje tjera, përgjegjësia i ka rënë atij ta shkruaj këtë monografi.

“Në të gjitha pjesët e kësaj monografie, në frymën ramushiane, u trajtua personaliteti i tij dhe u cilësua si njeri me vlera të larta humanitare, patriotike dhe intelektuale dhe me vizion largpamës. Patriotizmi, vendosmëria dhe guximi fenomenal intelektual, të mëshiruar në karakterin e tij, pothuajse, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe emancipimit të qenies dhe vetëdijes kombëtare, e bëjnë atë personalitet të veçantë nga të tjerët”, ka thënë autori Hoxha, duke shtuar se veprimi me vendosmëri dhe guxim, në situata të ndërlikuara politikisht dhe të pakëndshme, rrezikonin, jo vetëm jetën e Ramush Ramës, por edhe të atyre që e shoqëronin në realizimin e synimeve të tij gjithëkombëtare.

“Veprimet e tij në situata, që konsideroheshin si të pavolitshme, që përbënin kalim radikal të shtetit administrativ dhe të burokratizuar, në një formë shtetërore, më pak të etatizuar dhe e diskriminuar, sa i përket qeverisjes, ishin aq të furishme, nganjëherë edhe rebeluese, sa që elitat partiake të të dy niveleve nuk merrnin guxim t’i dilnin përballë Ramush Ramës”, tha autori Hoxha.

Recensenti i monografisë, prof. dr. Shefqet Riza, ka thënë se kjo monografi e shkruar nga Faik Hoxha është mjaft e qëlluar dhe me shumë vlera, pasi protagonisti në veprën e tij, ka lënë gjurmë në fushën e udhëheqjes se arsimit, kulturës, shkencës, politikës dhe avancimit të çështjes kombëtare për afërsisht katër dekada.

“E përgëzoj Faikun për guximin dhe kohën e shpenzuar për të shkruar këtë monografi për Ramush Ramën, sepse ka pasur për kë të shkruajë. Kjo monografi është shkruar rrjedhshëm, qartë e saktë, me një stil të njeriut të matur. Ngjarjet për këtë personalitet janë zhvilluar e janë thënë në mënyrë kronologjike, të sakta, pa teprime e ekzagjerime. Faiku me këtë e ka dëshmuar se ka prirje për të shkruar dhe për t’i nxjerrë në letër ngjarjet e zhvilluara në kohë dhe hapësirë që lidhen me personalitetin e Ramush Ramës”, ka theksuar Riza.

Në promovimin e monografisë “Ramush Rama (1934-200) Veprimtar i çështjes kombëtare”, me një fjalë rasti i kanë përshëndetur të pranishmit e shumtë Akademik Mehmet Halimi, në cilësinë e redaktorit dhe lektorit të kësaj monografie si dhe vajza e vetme e Ramush Ramës, Iliriana, që prej shumë vitesh jeton dhe vepron në SHBA.

Monografia kushtuar veprimtarit Ramush Rama, ka gjithsej 258 faqe dhe është botuar nga shtypshkronja “Koha”./KultPlus.com

Prizreni ‘Joking’

0

Nuhi Salihu gazetarShkruan: Nuhi SALIHU

Zhvillimet e fundit në Prizren pas dhënies së verdiktit të gjykatës për dënim me kusht të kryetarit Muja dhe 5 ish zyrtarëve të lartë komunalë, kanë zgjuar shumë reagime, polemika, por edhe protesta të një grupi të të rinjve aktivë që po përkrahet nga opozita, një pjesë e shoqërisë civile dhe nga ana e qytetarëve të pashpresë.

Duke marrë parasysh faktin se verdikti i gjykatës ka mundur të jetë në favor apo edhe në disfavor më të madh për të akuzuarit, filloi beteja, së pari mediale për rrëzimin dhe mbrojtjen e kryetarit tashmë të dënuar nga një organ i drejtësisë. Një ditë pas verdiktit të gjykatës, kryetari Muja nuk u mor me moralin, por me inatin e tij që “dikush” ia kishte kërkuar dorëheqjen, vendosi të vijojë punën normalisht në rezidencën e tij.

Disa të rinj të quajtur “Grupi i qytetarëve aktivë për Prizrenin” filluan me aksione të ndryshme protestuese që kryetari Muja të dorëhiqej. Një ditë para marshit të parë protestues në Prizren u arrestuan disa nga organizatorët e protestave nga policia, të cilët po gjatë kësaj dite edhe u liruan, ndërsa kryetari Muja mori një vendim për vetpezullim të detyres së tij zyrtare dhe për këtë vendim u “shpërblye” edhe me një padi nga organizatorët e protestës në Prokurori.

Në marshin e parë protestues kishte fërkime ndërmjet protestuesve dhe policisë që rezultoi me arrestimin e 6 protestuesve. Divergjenca ndërmjet organizatorëve të protestës dhe drejtuesve të policisë nuk kishin të bënin me numrin e pjesëmarrësve në protestë, por edhe në thirrjet e ndërsjella se kush kujt duhet t’i shkojë afër, e kjo gjë provokoi kryepolicin e Prizrenit, i cili në një prononcim për medie më shumë mbajti orë politike se sa njoftoi për versionin zyrtar të policisë për protestën.

I vetpezulluari kryetar nga protestuesit u shpall person në “kërkim” dhe vendosi të qendrojë në shtëpi. Marshi dytë protestues u mbajt të hënën, por numri i atyre që morën pjesë kësaj radhe kishte pësuar rënie, ndërsa pjesëmarrja nuk zbehej fal pranisë së shumë policëve të pauniformuar. Një gjë është tejet interesante se edhe shumë shërbyes civilë që fal “nënës parti” kanë gjetur një vend të punës, ishin të angazhuar për të regjistruar detaje të protestave, ndërsa u përshtatej koha e mbajtjes së tyre, sepse justifikoheshin se ishin në pauzë të orarit.

Në qeverinë lokale është ‘xhurulldi’ totale. Një drejtor i ri i drejtorisë ia fal postin dikujt tjetër,sepse kishte aspirata për një drejtori më të majme. Më skandaloz është rasti i një drejtori tjetër, i cili pas riemërimit në postin e një dikasteri të rëndësishëm, i jep vetes pushim dyjavor sepse e bija e tij kishte sjellë në jetë një fëmijë në një shtet tjetër dhe kishte kërkuar që pushimin e lehonisë ta kalojë edhe me të atin. Këto gjëra nuk i interesojnë askujt prej zyrtarëve që duhet të “zbaviten” me këto probleme.

Për ditën e enjte është paraparë mbledhja e jashtëzakonshme në të cilën opozita do të jetë e pranishme, ndërsa pozita ende është e pavendosur për këtë seancë, sepse me kërkesat e opozitës tash duhet të merren vetëm organet e drejtësisë. Opozita do të krekoset se po e bën më të duhurën, ndërsa pozita gjithashtu do të jetë në funksion të menaxhimit të suksesshëm të situatave, sikurse ka qenë deri më tani.

Ditëve të fundit fushata është në vlugun më të madh për zgjedhjet nacionale. Shefi i PDK-së, Hashim Thaçi, po i rimbush bateritë dhe në fokus ka së pari mbështetjen e komunitetit të biznesit e më pas edhe aktivizimin e brigadave partiake nëpër institucione komunale të Prizrenit dhe ato publike, të cilat i sjellin vota më bollëk nga qytetarët.

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale në komunë, PDK edhe në rast të dorëheqjes eventuale të të vetpezulluarit kryetar do të ishte favorit kryesor për të fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme në Prizren para atyre nacionale, sepse partitë tjera ia ofrojnë një komoditet të tillë. LDK assesi ta marrë veten pas nokautit që pësoi në zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa në terren më shumë ka ndasi se sa një unitet partiak që është kërkuar nga takimi “famoz” në Prishtinë me strukturat e larta të partisë.

BD e Zafir Berishës është në një udhëkryq të madh: t’i bashkohet “Nismës” së Fatmir Limajt, apo të veprojë e vetme në zgjedhje. VV ka ngelur në vend dhe ka mbetur aty ku ka qenë. Një grup nismëtar për themelimin e “Nismës për Kosovën” në Prizren është duke mbajtur takime ende nëpër lokale afariste e jo në një zyre partiake.

Partitë e komuniteteve nuk e prishin rehatinë, sepse dihen politikanët të cilët shijojnë kajmakun e pushtetit, ndërsa votuesit e tyre presin diçka të mirë nga qielli. Këto parti të pakicave e kanë humbur edhe identitetin e tyre, sepse nuk kanë asnjë lider politik që u vërtetua në zgjedhjet e fundit lokale.

Një pjesë e vogël e shoqërisë civile reflekton përmes zërit të arsyes në këto zhvillime për përkushtim zhvillimor të komunës,kurse pjesa më e madhe e OJQ-ve kanë probleme me gjetjen e projekteve vetëm për interesa të ngushta personale dhe manipuluese me qytetarët. Mediet gjithashtu janë bërë imune me këto zhvillime dhe vetëm sa po ia zgjasin jetën gjërave negative.

Pjesë e këtyre zhvillimeve trishtuese është edhe masa qytetare e cila shpreh mllefin e vet për për këtë degradim moral, urban, kulturor e sportiv të qytetit më me traditë në vend, por jo publikisht, kjo për shkak të pasojave të mëpastajme.

Për fund,mirë e tha dhe publikisht zëdhënësi i komunës së kryetari po bën hajgare nëpër qytet edhe nga vendi ku ka premtuar ndërtimin e një ashensori turistik, sepse njerëzit po lejojnë që të bëhet hajgare me ta jo vetëm nga ai ….

Krushës së Vogël i dorëzohen mbetjet mortore

0

Kufomat nga suharekaDuke kërkuar drejtësi për masakrën e Krushës së Vogël të bërë 15 vite më parë, familjarët kanë shkuar sot në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për të marrë mbetjet mortore të 19 familjarëve të tyre të identifikuar. Ata po ndjehen të lënë anash e të parespektuar. Siç thonë ata, qe 15 vite çështja e tyre nuk u diskutua asnjëherë nga institucionet e Kosovës.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, iu premtoj “se do të vazhdohet puna deri sa çështja e të pagjeturve të marrë zgjidhjen përfundimtare”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dëshiroj të shpreh përkrahjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm që kjo plagë që e kemi tash 15 vite më në fund të zgjidhet përfundimisht. Kosova është në zi përsëri. Presim edhe hulumtimet në varrezën masive në Rashkë, po edhe të tjerat që do të ringjallim plagët tona, do të kujtojmë historinë tonë tragjike, do të na kujtojë të gjithëve sa shtrenjtë kushtoi kjo liri”, ka thënë ajo.

Sipas saj, sakrifica e tyre e solli lirinë dhe pavarësinë dhe “ndjen obligim që këtë shtet të pavarur ta bëjë të suksesshëm”.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, tha se këta trupa janë të Kosovës, “pasi që ata sakrifikuan për lirinë tonë”.

“Ditën e nesërme do të japim një mesazh të nderimit, përkujtimit, por edhe rikthimit të kujtesës në ngjarje të dhimbshme të para 15 vitesh”, ka thënë ai.

Me këtë rast, Tahiri, së bashku me Gjetajn dhe përfaqësues të EULEX-it, bënë homazhe pranë të gjeturve nga Krusha e Vogël.