15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8658

Agjenda e Kuvendit të Kosovës sot me Reformën Zgjedhore

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës sot mblidhet në seancë të rregullt. Mediat raportojnë që në këtë mbledhje e cila pritet të jetë e radhës por për këtë dalngadalë dhe sigurtë prej atyre mbledhjeve të fundit kur ky Kuvend në këtë përbërje do të merr vendime, do të “lexohet” që i bie edhe votohet Ligji për Reformën Zgjedhore (pika katër e rendit të Ditës) . Dhe jo vetëm. Kuvendi i Kosovës sot ka një agjendë të ngjeshur. Pa u zgjatur, po e përcjellim të tërën për lexuesit:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës,

5. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2013,

8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2013,

9. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ripranim,

10. Shqyrtimi dhe miratimi i Deklaratës për partneritet ndërmjet Kuvendit dhe Shoqërisë Civile,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.

Bujar Bukoshi e çon vajzën diplomate në Berlin!

0

Bujar BukoshiVajza e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshit, Shota Bukoshi, është punësuar në Ambasadën e Kosovës në Berlin. Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) nuk ka pranuar të komentojë rreth kësaj çështjeje. Derisa vet zëvendëskryeministri Bukoshi e ka konfirmuar punësimin e vajzës së tij, por e ka mohuar të ketë intervenuar. Duke mos dashur të komentojë më shumë, ai tha se Shota, tash një vit ka konkurruar për këtë post. “Unë nuk merrem me këtë çështje, nuk jam ai tip që bëjë intervenime.

Ajo ka konkuruar para më shumë se një viti, ndërsa është pranuar pas një kohe bukur të gjatë që nga konkurimi, e po të isha më i shkathët në këtë aspekt e kisha shti në punë menjëherë, e nuk do ta lija të priste deri tani”, ka thënë për gazetën “Zëri” Bukoshi.

Ndryshe Bukoshi është zëvendëskryeministër në Qeverinë Thaçi. Për vite ish kryeministër i Kosovës në ekzil, pas kthimit nga Kosova ai u nda nga LDK-ja dhe Ibrahim Rugova duke formuar një subjekt politk që quhej PREK me të cilin dështoi keq. Pas vdekjes së Rugovës, bashkë me Isa Mustafën u kthye në LDK-në e Fatmir Sejdiut e cila e “mëshiroi” dhe i dha në mandat për deputet e mëpas edhe e bëri Ministër shëndetësie ku Bukoshi filloi miqësinë me armikun e tij të madh Hashim Thaçi.

Mëpas ai pati aspirata të futej në garë për t’i marrë postin Sejdiut por Isa Mustafa u tregua më i shkathtë për ta lënë Bukoshin të bënte Listën “Ibrahim Rugova”. Kjo listë, me Ukë Rugovën e Astrit Haraqinë si dhe Dardan Gashin e Bujar Bukoshin u fut në “koalicion” me AAK-në në zgjedhjet e vitit 2010 ku u Ukë Rugova u zgjodh deputet. Menjëherë pas këtyre zgjedhjeve lista në fjalë ia ktheu shpindën AAK-së dhe u hodh në gjiun e Thaçit.

Problemet me drejtësinë e kanë ndjekur listën në fjalë e cila është subjekt talljesh në skenën politike të Kosovës. Njëherë Bukoshi pat probleme me ligjin. Pastaj Haraqia e së fundmi edhe Ukë Rugova i cili është në paraburgim për blerje-shitje vizash. Më i mençuri doli të ishte Dardan Gashi, i cili vazhdon të jetë Ministër besnik i Thaçit. E tash edhe Bukoshi i cili më në fund paska bërë diçka të hajrit: për vete përkatësisht vajzën e tij Shotën. Me profesion regjisore dhe tashti punë si diplomate! Epo edhe nëse këtij s’i thonë nepotizëm!

Mandati i EULEX-it prek 10 ligje

0

Polici-EulexNdryshimet në mision do të kërkojnë amdandamentimin e dhjetë ligjeve dhe tri kodeve
Janë dhjetë ligje dhe tri kode që do t’i nënshtrohen amandamentimit përnjëherësh me vendimin e Kuvendit që do ta ratifikojë marrëveshjen për misionin e ri eruopian për sundim të ligjit në Kosovë. Amendamentet tashmë janë bërë gati.

Ligjet që do të pësojnë ndryshime rregullojnë sfera të ndryshme, veçmas ato që ndërlidhen me fushat ku ka kompetenca ekzekutive EULEX-i.

Do të amandametohen: Ligji për përzgjedhjen e lëndëve dhe caktimin e lëndëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në Kosovë; Ligji për Prokurorinë Speciale; Ligji për Departamentin e Mjekësisë Ligjore; Ligji për statusin, imunitetet dhe privilegjet e misioneve diplomatike, konsullore dhe personelin e Kosovës dhe praninë ndërkombëtare ushtarake, si dhe personelin e saj; Ligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit; Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve; Ligji për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit; Ligji për mallrat e liruara nga tatimi doganor; Ligji për tatimin në pronën e paluajtshme si dhe Ligji për tatimin në të ardhurat personale.

Do të amandamentohen edhe Kodi Doganor dhe ai i Akcizave, Kodi Penal i Republikës së Kosovës si dhe Kodi i Procedurës Penale të Kosovës./Koha Ditore/

Limaj: Shqiptarëve të Luginës u kemi borxh

0

Limaj , NISMAKryetari i NISMËS për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë obligim t’i ndihmojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ai ka thënë se shteti i Kosovës nuk bën të ketë politika të çastit, por politika të qarta e vizionare.

“Mua më vjen tepër keq për qëndrimin indiferent të institucioneve tona karshi problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Institucionet tona u kanë shumë borxh bashkatdhetarëve tanë në Luginë të Preshevës. Gjithçka që është bërë deri tani për shqiptarët në Luginë më tepër ka pasur efekt medial sesa përmbajtjesor. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është serioze ndaj shumë temave në vend e lërë më jashtë territorit. Do të thotë, nga kjo Qeveri nuk duhet të pritet shumë. Shteti i Kosovës nuk bën të ketë politika të çastit, por politika të qarta e vizionare. Vizioni ynë si shqiptarë duhet të jetë Bashkimi Evropian dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë”, ka thënë Limaj për “Presheva Jonë”.

Duke folur për krahasimet e Krimesë me Luginën e Preshevës, Limaj kategorikisht kundërshton këto paralelizma sepse, sipas tij, Kosova e as Lugina nuk duhen krahasuar me rastin e Krimesë. Madje, sipas tij, krahasimi i Luginës me Krimenë është rrezik i madh për rajonin.

“Veprimin e Rusisë e ka gjykuar e gjithë bota si veprim jo i ligjshëm dhe atij gjykimi duhet t’i rreshtohemi edhe ne si Republikë e Kosovës, por edhe si shqiptarë. Çështja jonë shqiptare nuk guxon të lidhet në asnjë rrethanë me atë të Krimesë, pasi do të shkaktonte telashe edhe më të mëdha me vende të tjera”, ka thënë Limaj.

PK: Muja duhet të japë dorëheqje

0

PK-logooPartia Konservatore e Kosovës(PK) ka përshëndet vendimin e MAPL-së me të cilin anulohet vendimi i kundërligjshëm i kryetarit të vetë pezulluar të Komunës se Prizrenit, Ramadan Muja.

“Sot ndodhi edhe absurdi i radhës ku Ramadan Muja në vend se që të respektojë vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe të japë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Komunës, ai menjëherë pa hamendje e respektoi vendimin e MAPL’së duke u kthyer në punë, nga frika që të mos i merret mandati”.

“Partia Konservatore e Kosovës konsideron se është momenti i fundit që kryetari Muja të jep fund veprimeve konfuze dhe të mos vazhdoj me shkeljet e mëtutjeshme të ligjit dhe të ofrojë dorëheqje nga posti i kryetarit të Prizrenit”

“Me aktin e dorëheqjes, ai nuk do të respektonte vetëm vendimin e Gjykatës Themelore dhe nuk do të bënte një veprim që do të kishte vetëm peshë morale, por me dorëheqjen e tij ai do të hapte perspektive të re për Prizrenin”.

“Andaj, kërkojmë nga kryetari Muja që të bëjë këtë veprim, i cili do të ishte më sublim i karrierës së tij politike – të ofrojë dorëheqje dhe të mundësoj një perspektivë të ndritshme dhe me të vërtet evropiane për qytetaret e komunës sonë. Prizrenin do të bëjmë evropian duke vepruar mbi parimet dhe vlerat evropiane, e jo me slogane parazgjedhore!”/PrizrenPress.com/

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

0

Mehmet-Celiku-320x231Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes

Mehmet Celiku“Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë disa sugjerime që prof. Mehmet Çeliku i jep në studimin e tij të gjatë “Çështje të shqipes standarde”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, një studim i cili nis që nga shtrati në të cilën u ndërtua standardi i shqipes dhe deri në debatet për rishikimin e saj sot.

Duke u ndalur te Drejtshkrimi i vitit 1973, prof. Çeliku shprehet se përmirësimi i tij është një çështje e rëndësishme. “Përmirësimi i mëtejshëm i shqipes standarde në etapën e sotme kërkon një politikë gjithëkombëtare në fushë të gjuhës, kërkon shtrirjen e standardit në të gjitha trevat shqiptare, zotërimin më të mirë e më të shpejtë të tij, kërkon një konceptim të ri e më rezultativ, në mësimdhënie, sidomos në shkollat e mesme”, thotë prof. Çeliku.

Duke u ndalur në ndryshimet në standard ai thotë se “përvoja e huaj tregon se ndërhyrjet në gjuhët standarde janë jashtëzakonisht të rralla”. “Në rastin e shqipes standarde nga viti 1973 e deri më sot nuk ka pasur ndërhyrje. Mendoj se aktualisht Drejtshkrimi i 1973-shit duhet ribotuar, por jo siç është në botimin e tij të parë, por kërkohet përmirësim e përsosja e tij. Ndërhyrja do të bëhet vetëm për ta përsosur, për ta aktualizuar, duhen ndryshuar vetëm pak gjëra. Unë u përmbahem pikëpamjeve të mia për gjërat që duhen ndryshuar.

Duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm e të matur në ndryshime; parimet tashmë dihen: ruajtja e sistemit, reflektimi i dukurive drejtshkrimore të dala gjatë praktikës 40-vjeçare, thjeshtimi e redaktimi i Drejtshkrimit 1973. Baza e Drejtshkrimit 1973 duhet ruajtur. Ky drejtshkrim është zbatuar e po zbatohet me sukses kudo në Shqipëri e në trevat shqiptare që aktualisht ndodhen jashtë kufirit politik të saj, por edhe nga shqiptarët në diasporë”, shkruan Çeliku. Për sa u përket diskutimeve për zanoren ë, Çeliku mendon se duhet të ruhen rregullat e Drejtshkrimit të 1973-shit.

“Sot nuk mund të thellohemi në heqjen e zanores ë, si mbështetëse dhe si element i temës. Duhen bërë studime të mëtejshme, duhen pasqyra të plota të gjendjes aktuale, të shihet shqiptimi aktual i tyre në gjuhën e sotme, të shihen bashkëtingëlloret rrethuese të e-së etj. Ruajtja e ë-së është e nevojshme, sepse ajo siguron një shqiptim të qartë, të ngadalshëm, ruan përbërësit e fjalës, ndërsa reduktimi i saj, do të sillte vështirësi në shqiptim e paqartësi për ndërtimin e fjalës etj. Prania e ë-së siguron qartësinë e strukturës fjalëformuese të fjalës…”, shkruan Çeliku duke e quajtur konservator qëndrimin që nuk duhet prekur Drejtshkrimi tashmë pas 40 vitesh, ai mendon se ka ardhur koha për disa ndryshime.

“Pranoj vetëm pak ndryshime për ta përsosur më tej Drejtshkrimin e 1973-shit, të ndryshojmë vetëm pak rregulla, tashmë të njohura, më se i nevojshëm është gjithashtu redaktimi gjuhësor i tij. Në asnjë mënyrë nuk pranoj ndryshime të rëndësishme në standard siç janë për shembull kërkesat për reduktimin e thellë të ë-së, për përfshirjen e paskajores gegë të tipit me punue, me ba, me përfshirjen në standard të pjesoreve të shkurtra etj. Ndryshime të tilla cenojnë standardin dhe sjellin pasoja të dëmshme dhe vështirësi në përdorimin e përditshëm të gjuhës letrare, ndryshime cipësore të tilla cilësohen si përmbysëse të standardit ekzistues e që me dashje e pa dashje e zëvendësojnë këtë me një standard të ri, jo të natyrshëm e të përzier”, thotë Çeliku.

Studimi i tij është një vështrim për mendimin shqip mbi politikën gjuhësore në Shqipërinë e pasluftës, i realizuar njëherë në 1992, dhe i plotësuar sërish. Një vështrim jo thjesht studiues, por edhe informues. Arshi Pipa, sipas Çelikut, ka qenë një ndër të parët që mbrojtën tezën kundër shqipes standarde. Për gati 10 vite ai shkroi në shtyp artikuj, të cilët kanë ndezur debatet mbi gjuhën. “Pipa është një figurë letrare, por nuk është gjuetar. Këtë ai e ka pranuar vetë në një nga vizitat e tij në Shqipëri pas 1992-it. Në njërën nga këto vizita ai ishte mik i ftuar në universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Unë si rektor i këtij universiteti në atë kohë, i urova mirëseardhjen dhe ndër të tjera vura në dukje se shqipja standarde është një arritje e rëndësishme kombëtare, se ajo është një madhësi mbidialektore, vërtet me bazë toskërishte letrare, por ku janë integruar e do të integrohen edhe në të ardhmen disa dukuri të gegërishtes, se ajo po funksionon normalisht gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit në Shqipëri dhe jashtë saj, madje se Ju, profesor, iu drejtova unë profesorit të nderuar megjithëse jeni kundërshtar i deklaruar i saj, madje deri në mohim të plotë, më vjen mirë se po e përdorni atë edhe vetë para këtij auditori.

Duke u përgjigjur, Pipa pranoi publikisht se ai nuk ishte gjuhëtar dhe se nuk ishte për ndryshimet radikale në gjuhë, d.m.th për përmbysje të gjuhës letrare të njësuar”, kujton prof. Çeliku. Studimi i tij ka brenda histori dhe personazhe, të cilat janë endur me një qëllim të përbashkët, gjuhën shqipe. Studim që vjen pas një karriere të gjatë të tij në fushën e gjuhësisë, të cilin prof. Çeliku ia dedikon djalit të tij të ndjerë, Florentit. Disa studime në këtë vepër janë ideuar prej tij.

PDK në Prizren i gëzohet rikthimit të Mujës

0

PDK-dega PrizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK), i është gëzuar rikthimit në punë të kryetarit të prizrenit, ramadan Mujës.

“Kryetar Muja , mirë se u riktheve në pozitën ku të takon”, ka qenë urimi i parë që Muja ka marrë nga Dega e PDK-së në Prizren.

“Kryetari Muja edhe njëherë dëshmoi se është i qytetarëve dhe për qytetarët”.

“Vendimi i tij për rikthim ne postin e Kryetarit të Komunës, deri në vendimin Gjykatës së Apelit, duke respektuar vendimet institucionale të Ministrise së Administrimit të Pushtetit Lokal”.

“Me këtë rast kryetari Muja tregon se ende vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve të Prizrenit nga të cilët e ka marrë besimin me vota të lira e demokratike”, thuhet ne komunikatë të PDK-së në Prizren.

“Kryetar Muja do vazhdon të jetë prirës i Komunes deri në vendimin e fundit të Gjykates së Apelit i cili do të rrespektohet në perpikmëri” .

“Ne si parti Demokratike e Kosovës dhe si qytetarë të Prizrenit e Kosovës, besojmë në pafajësinë e Mujës.Do të presim deri në vendimin e Gjykatës së Apelit, për të vazhduar qeverisjen me kryetarin më të suksesshëm të Komunës së Prizrenit !Jemi me Ju kryetar Muja”./PrizrenPress.com/

 

Ramadan Muja me shokë

0

faruk dakaj vvShkruan: Faruk Dakaj

Ramadan Muja me shokë nuk është i vetmi, këtë rrugë ia trasuan edhe paraardhësit e tij që udhëhoqën komunën e Prizrenit. Keqpërdoruesit e pushtetit i kemi në krye tash e 14 vjet me radhë, fatëkeqësia e kësaj situate është se organet e drejtësisë dhe policia po ashtu janë në mbrojtje të ketyre fenomeneve negative të cilat po ndodhin në insitucionet tona lokale dhe jo vetëm.

Degradimi moral, institucional, politik, kultoror dhe urbanistitik i Prizrenit filloi qysh në kohen e Eqrem Kryeziut, atëbotë Eqrem Kryeziu i hapi rrugën keqperdoruesve që do ta pasonin atë, fshati turistik ‘Prevalla” ishte projekt i qeverisjes së tij, dergadimi filloi me atë projekt dhe pastaj edhe ai personalisht u interesua që ta shfrytëzoj situatën e krijuar atje, per të ngritur edhe një vilë për veten e tij, kesisoj ai shkeli edhe atë projekt që vetë e kishte hartuar dhe miratuar në planin rregullativ të komunës.

Degradimi nuk mbaroi ketu, nën qeverisjen e Eqrem Kryezit ndodhën edhe shumë shkelje të tjera të planit rregullues të qytetit, si: zona e nën Kalasë, lagjia Ortakoll, po ashtu u zhduk edhe kalldërmi i rrugëve të vjetra të qytetit që ishin edhe simbolika e lashtësis së qytetit tonë.

Pushtetet ndrroheshin po ashtu edhe fytyrat e tyre, por nuk ndryshonte logjika e qeverisjes, aty ku e la Eqrem Kryeziu e vazhdoi përsëri Ramadan Muja. Pushteti i këtij të fundit sikur ju duken të mangëta të bërat e paraardhësit të tij, prandaj, ky (Ramadan Muja) bashke me vartësit e pushtetit të tij, sikur deshën t’u tregonin qytetarëve se ne dijmë edhe me keq se kaq, vazhduan me dergadimin e zonave të qytetit, po ashtu edhe me korrupsionin që tashmë kishte filluar të lulezonte gjithandej nëpër drejtoritë e tyre, bile shkuan aq larg, sa drejtori i arsimit Nexhat Çoçaj vodhi edhe në emër të familjeve të dëshmorëve të kombit, ku edhe sot e kesaj dite organet e quajtura të drejtiësis e zvarrisin qëllimshëm proçesin gjygjesor vetëm e vetëm që të shpëtojn fytyrën e shokëve të partise.

Ramadan Muja me shokë, pranuan me shumë lehtësi edhe ndryshimin e llogos së qytetit të Prizrenit, ne emër të shtetit multietnik hoqën vitin historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), sepse kështu u thoshte shefi i tyre. Keshtu, skandal pas skandali gjendemi në ditët e sotme, ku Ramadan Muja me shokë shkelën përsëri ligjin dhe për këtë u dënuan me kusht, pra përsëri drejtësia sikur e dënoi Ramadan Mujën vetëm sa për të thënë se drejtësia po funksionon në këtë vend.

Po mos të ishte Ramadan Muja në PDK apo të ishte qytetar I thjesht mbase do të dënohej taman ashtu sikur e parasheh ligji për vepra të tilla penale, nëse vërtet do zbatohej ligji Ramadan Muja sot do ishte duke e vuajtur dënimin me burgim efektiv.

Protestat paqësore të organizuara ditëve të fundit nga qytetarët aktiv për Prizrenin ishin krenaria e ketij qyteti, simbolika e ketyre protestave nuk është numri I tyre, por kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta.

Organet e pushtetit në Prizren disa herë u munduan përmes formave shumë perfide t’I zbehin ato dhe ti japin kahje tjetër këtij organizimi të drejt qytetarë. Të arrestuarit e këtyre protestave u kërcënuan nga gjykatiesit se nëse nuk i ndalin protestat do të dënohen me gjoba me nga 700 euro, ndersa, nëse nuk protestojne më do të falen. Po ashtu policia në deklaratat e tyre thonin se protestuesit paskan dashur të futeshin ne objektin e Komunës, që ishte një genjeshtër, po ashtu policia permes shantazheve në deklarimet e tyre në media thonin se protestuesit që gjendeshin në ballë të kordonit të policisë në protestën e pare masive ishin njerëz që kontrabandonin drogë dhe merreshin me prostitucion, këto shantazhe dhe këso lufte speciale me shpifjet me të ulëta kemi mundur t’i dëgjojme vetem në kohën e regjimit serb kundër të rinjëve të atëhershem.

Qytetarët Prizrenas dhe tërë populli nuk duhet të bien pre e shantazheve dhe provokimeve të askujt, nuk duhet lejuar që të shtypet zëri i atyre që kërkojne drejtësi në këtë vend, andaj çdo ditë e më shumë duhet të kërkojm rend e ligj dhe duhet të pëballemi me padrejtësitë deri në arritjen e qëllimit të pëbashkët që është edhe interes i përbashkët.

Gramozi: Kjo nuk është Kosova që e kemi pritur

0

Suharek varrimetKa pritur gjatë kthimin e trupave të familjarëve, por 15 vjet pas, Gramoz Berisha, mashkulli i vetëm i mbijetuar në masakrën ndaj familjes Berisha në Suharekë, ka thënë se nuk e ka menduar kështu këtë ditë.
Në ceremoninë ku ka varrosur vetëm gjysmën e familjarëve, Gramoz Berisha, ka thënë se kjo nuk është Kosova që e deshën familjarët e tij.

“Unë nuk e kam pritur që kjo ditë të jetë kështu. Nuk kam pritur që të jetë e përgjysmuar. Pas 15 vjetësh ne ende jemi vetëm në gjysmë të rrugës. Në gjysmë të rrugës për të ndërtuar Kosovën që e deshën familjarët tanë që nuk janë më, në gjysmën e rrugës për të ndërtuar mirëqenien tonë. Për ironi, sot po rivarrosim vetëm gjysmën e familjarëve tanë’, ka thënë Gramozi.

Më 26 mars të vitit 1999, forcat serbe shkaktuan ndaj familjes Berisha njërën nga padrejtësitë më të madhe kundër njerëzimit. Në këtë masakër u vranë 48 burra, gra fëmijë e pleq. 15 vjet pas, vetëm trupat e 24 anëtarëve të kësaj familje janë gjetur. Trupat e të tjerëve ende mungojnë.

Gramoz Berisha ka folur me tone pozitive për të ardhmen. Ai ka thënë se kohëzgjatja nuk do t`i ligështojë, sepse ai dhe familjarët e tjerë do të qëndrojnë për ta zbardhur të vërtetën, të vërtetën, që sipas Gramozit, po i frikësohen shkaktarët e tragjedisë.

“Ky është fati ynë. Drejtësia vonon por ajo do të vijë. Nuk do të jetë përgjysmë por do të jetë e plotë. Ne nuk duhet të ligështohemi nga pritja që ndoshta është pak më e gjatë. Ne jemi mjaftueshëm të fuqishëm të përballemi me këtë fat. Ata që e shkaktuan padrejtësinë duhet t’i frikësohen të ardhmes. Ne duhet t`i gëzohemi të ardhmes”, ka thënë Gramozi. /Tribuna/

Asambleistët kërkojnë largimin e Mujës

0

Prizren-asambleistetAsamblesitët opozitarë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal që pritet të mbahet të enjten (nesër), do të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja. Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Bashkimi Demokratik dhe Partia Konservatore janë bërë bashkë që ta rrëzojnë Ramadan Mujën, duke mos i përjashtuar protestat si dhe bojkotimin e punimeve në asamblenë komunale.

Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje, i ka thënë Gazetës Blic se në seancën e nesërme asamblesitët e Vetëvendosjes do të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Ramdan Mujës, si “domosdoshmëri pasi që ai u dënua me dy vjet e gjysmë burgim, dhe poashtu pas shkeljes së radhës që bëri duke e pezulluar veten e tij”.

“Mendojmë se ai nuk e ka as autoritetin legal dhe as atë moral për ta ushtruar detyrën e tij si kryetar. Vendi për një të dënuar është në burg dhe në asnjë mënyrë si udhëheqës i qytetit”, ka thënë Rexhaj.

Sipas tij, nëse Ramadan Muja edhe pas kësaj seance të jashtëzakonshme nuk do të japë dorëheqje, atëherë Vetëvendosje do të mbështesë protestat e qytetarëve. “…Iniciativa e qytetarëve aktiv për Prizrenin do të përkrahet nga VV-ja. Meqenëse tani për tani jemi një bllok për dorëheqjen e Mujës ose rrëzimin e tij, do të veprojmë në mënyrë të koordinuar me të gjitha mjetet për ta realizuar fundin e z. Muja, sepse qytetaret nuk e duan një shkelës ligji”, tha ai.

Edhe asamblisti nga radhët e LDK-së, Haziz Hodaj ka thënë për Gazetën Blic se kërkesa kryesore e opozitës në Prizren është që Ramdan Muja të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit. “Derisa ka marrë një guxim ta pezullojë pozitën për t’i lënë rrugë të lirë organeve të drejtësisë, atëherë le të ikë. Kthimi është lojë me institucionin, e më shumë me qytetarin e Prizrenit”, ka thënë ai. Hodaj ka thënë se në rast se nuk do të jap dorëheqje Ramdan Muja pas kësaj seance të jashtëzakonshme, atëherë LDK-ja pos që do t’i përkrah protestat, do t’i bojkotojë edhe punimet e asamblesë komunale.

“Bojkotimi i punimeve të asamblesë komunale është njëri ndër opsionet e mundshme, ndoshta më adekuati”, ka thënë ai.

Ndryshe, pas shpalljes fajtor të kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, nga gjykata e shkallës së parë, partitë opozitare kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e tij.