33.5 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025
Home Blog Page 8681

169 mijë euro për ndërtimin e qendrës së kulturës në Drenoc

0

SmajlLatifi-DrenocNë Drenoc të Rahovecit nisi ndërtimi i qendrës së kulturës. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, i cili tha se kjo qendër e kulturës do të jetë një mundësi më shumë për banorët e këtij fshati, me synim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kulturore e historike të kësaj ane.

“Sot ndjehemi mirë të gjithë, sepse populli i kësaj ane i ka dhënë shumë çështjes së lirisë dhe historisë tonë”, tha ndër të tjëra Latifi.

Në emër të banorëve të Drenocit foli Isuf Gashi, veteran i luftës, i cili lavdëroi angazhimin e kryetarit Latifi për kulturën dhe traditën, si dhe pasurimit të jetës kulturore në këtë rajon. Gashi tha se ky objekt ka qenë kërkesë e hershme e banorëve të Drenocit, sepse në këtë fshat ka mjaft dashamirës të artit dhe kulturës.

Për ndërtimin e këtij objekti janë planifikuar të investohen 169 mijë euro, ndërsa punimet do të zgjasin dy vjet. Punimet do të kryhen nga kompania “Konstrumax”./PrizrenPress.com/

PDK kërkon të ‘rrëzohet’ qeveria

0

Hashim Thaci 2Ngërçi i krijuar në Kuvendin e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të reja parlamentare.

Ky është qëndrimi i pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Zyrtarët e PDK’së, LDK’së, AAK’së po pajtohen që të mbahen zgjedhjet parlamentare menjëherë pasi të mbahen zgjedhjet lokale të tre nëntorit.

Përveç Vetëvendosjes që kërkon zgjedhje të menjëhershme, PDK, LDK dhe AAK përmendim pranverën si kohën më të largët kur duhet të votohet për Parlamentin e ri.

Aktualisht, pozita nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës. Kjo u pa edhe sot, kur seanca dështoi tri herë në mungesë të kuorumit për të votuar vendimin e Qeverisë për privatizimin e PTK’së,

Në PDK thotë se për të dal nga kjo krizë që ka përfshirë Kuvendin duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Madje, Nënkryetari i PDK’së, Arsim Bajrami thotë se nuk do të lejohet të komprometohet Kuvendi, por do të dilet nga kjo situatë me anë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Në qoftë se kjo është një taktikë për të provokuar zgjedhje të parakohshme, atëherë edhe mazhoranca duhet të reflektojë dhe në qoftë se ka një konsensus nuk ka asnjë dëm politikë nëse zgjedhjet e parakohshme mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka thënë Bajrami, për Gazetën Express, të enjten.

“Kjo është në interes të vitalitetit të organeve të Kosovës. Do të jetë kompromituese në qoftë se Parlamenti në vazhdimësi nuk ka kuorum dhe nuk mund të merr vendime. Nuk do të lejojë Parlamenti një komprometim të tillë të rolit të vet kushtetues”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, edhe anëtari i Kryesisë së LDK’së, Arben Gashi ka thënë se shumë shpejt do të vendoset për ta quar në votëbesim Qeverinë Thaçi II.

“Do të vijë momenti shumë shpejt ku do të merren hapat konkrete për të rrezuar këtë Qeveri. Duhet të kemi ndryshime në qeverisjen e Kosovës përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, ka thënë Gashi.

“Jam i bindur se përgjigjen do ta keni shpejt”, ka deklaruar ai, kur është pyetur se kur do të qitet në votëbesim Qeveria e Kosovës

Megjithëkëtë, AAK e cila sot në Kuvendin e Kosovës nuk ka qëndruar në Parlament për të bërë kuorumin Qeverisë është duke menduar për zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, jo pa përfunduar zgjedhjet lokale.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Ardian Gjini ka thënë se në këtë moment Kosova nuk ka nevojë për aventura zgjedhore.

“I kemi njëherë zgjedhjet lokale dhe ato duhet të kryhen. Kemi ngecur në reformën zgjedhore në kodin zgjedhor. Mendoj se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të ndodhin nëse partitë mendojnë se duhet të ndodhin. AAK mendon se nuk duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Gjini.

“Ne duhet të fokusohemi në zgjedhje lokale, të ndershme dhe sa më kualitative. Kosova ka agjendë të vetën zgjedhore dhe duhet ta presim pranverën e vitit 2014”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, Nënkryetari i PDK’së, Arsim Bajrami thotë se atmosfera e zgjedhjeve lokale e ka përfshirë Kuvendin dhe në këtë mënyrë edhe opozita është bashkuar kundër Qeverisë.

Bajrami përmend faktin se në dhjetë vitet e fundit asnjë mandat nuk ka përfunduar në mënyrë të rregullt, pa pasur zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, edhe ky mandat do të ketë fatin e kuvendeve paraprake.

“Në dhjetë vjetët e përvojës parlamentare, asnjë Kuvend i Kosovës nuk ka vazhduar mandatin më tepër se tre vjet. E shoh krejt normale nëse një situatë e tillë zgjatë dhe kemi ngërçe atëherë situata më e mirë është të mendohet edhe për zgjedhje të parakohshme”.

Në dhjetë vjetët e përvojës parlamentare, asnjë Kuvend i Kosovës nuk ka vazhduar mandatin më tepër se tre vjet”.

Komuna e Prizrenit nuk miratoi projektbuxhetin për vitin 2014-2016

0

Prizren-Asambleja komunaleKomuna e Prizrenit nuk ka mundur të  votojë  projektbuxhetin për vitin 2014-2016. Në votimin e parë  23 këshilltarë kanë votuar  kundër, 15  këshilltarë kanë votuar  pro projektbuxhetit dhe një ka abstenuar.

Kryesusi i Kuvendit Komunal, Nijazi Kryeziu ka ripërsërit edhe një herë votimin pasi që është arsyetuar se  teknika nuk ishte mirë.
Në votimin e dytë me 18 vota kundër dhe 16 pro nuk ka arritur sërish që të kalojë  projektbuxheti .

Kryesuesi Kryeziu paralajmëroi mbledhje të Kuvendit me pikën e vetme projektbuxhetin të enjten e ardhshme.

Opozita  dhe opozita në këtë seancë të Kuvendit Komunal, kanë akuzuar njëra –tjetrën për dështime.

Shefi i GP të LDK-së, Haziz Hodaj tha se “Qeveria Muja” nuk ka realizuar asnjë projekt kapital. “Asnjë projekt  kapital që është premtuar nga kjo qeveri nuk është realizuar. Janë asfaltu disa rrugë e rrugica sa për t’ia marrë votën qytetarëve”, tha Hodaj.

Ai tha se pushteti aktual në Prizren,  po asfalton rrugë pa i ndjekur proceduar ligjore të Prokurorimit. ”Ju e keni dërguar në burg edhe zyrtarin e Prokurorimit”, tha Hodaj.

Ai si shembull ka marrë asfaltimin e rrugës Piranë-Reti. “Kjo rrugë është asfaltuar ndërsa në projektbuxhet parashihet  të asfaltohet në vitin 2013. Ky rast është për t’u hetuar nga organet e drejtësisë”, tha Hodaj.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani tha ndërkaq se këshilltari i LDK-së, Haziz Hodaj po banë fushat politike me shpifje. “Hazizi  po shpif dhe po rren. Nuk është asnjë deklaratë e tij e vërtet“, tha Hasani. /PrizrenPress.com/

VV: Të dorëhiqet Qeveria e pakicës!

0

KuvendiKosoves5-27Në përpjekjen e saj për ta legalizuar shitjen e PTK-së përmes Kuvendit të Kosovës, Qeveria dështoi sërish. Dy herë radhazi nuk pati kuorum, përkatësisht 61 deputetë në sallë. Projekti kryesor ekonomik i Qeverisë së Kosovës është shitja e PTK-së dhe shndërrimi i saj në asfalt autostrade për Shkup.

Dështimi për ta bërë kuorumin, është arsyeja e radhës pse Qeveria e Kosovës duhet të japë dorëheqje menjëherë. Kjo Qeveri nuk i ka votat as në popull e as në Kuvend, përkundër vjedhjes industriale të tyre, në 12 dhjetorin e vitit 2010. As ulëset e rezervuara të diskriminimit në Kuvend nuk po i mjaftojnë kësaj Qeverie.

Qeveria e Kosovës është Qeveri e pakicës në aq shumë kuptime të fjalës pakicë. Prandaj, kjo Qeveri është jodemokratike dhe joparlamentare. Ajo s’ka vend në Kuvend, ajo s’ka vend në Republikë, ajo duhet të shkojë.

Qysh në shtator të vitit 2011, Lëvizja Vetëvendosje! ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës. Në dhjetor të vitit 2011 kemi iniciuar edhe mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. Edhe njëherë përsërisim që nuk mund të shpëtohet edhe Kosova edhe Qeveria Thaçi.

Sot përsëri u dëshmua që opozita i ka numrat që ta ndalë këtë qeverisje e ta rrëzojë këtë Qeveri. Porse asaj rregullisht i ka munguar vullneti. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve opozitarë dhe subjekteve opozitare që ta vazhdojmë rezistencën kundër shitjes së PTK-së, kundër kësaj Qeverie të shitjes, kundër kësaj Qeverie të pakicës, drejt rrëzimit të saj.

Në seancën e sotme u konfirmua që edhe marrëveshja Thaçi-Daçiç, Ligji për Amnistinë, por edhe Fondi zhvillimor për veriun kanë mundur të ndalen në Kuvendin e Kosovës./PrizrenPress.com/

Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike

0

Zgjedhjet lokale2013Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka hedhur shortin për renditjen në fletëvotime të subjekteve politike për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se ky institucion mbetet i përkushtuar për të kryer të gjitha përgatitjet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ajo u ka bërë thirrje subjekteve politike që ta respektojnë ligjin dhe rregullat zgjedhore, kurse qytetarëve që ta realizojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajnë numrin 61, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë -62, Partia e Drejtësisë -70, Lidhja Demokratike e Kosovës -78, Aleanca Kosova e Re -89, Partia Demokratike e Kosovës -99, kurse Iniciativa Qytetare për Malishevën, anëtarë të gjithë këta të shkëputur nga Degë të PDK-së, kanë zgjedhur numrin 109, Lëvizja për Bashkim 121.

Në këto zgjedhje do të garojnë 103 subjekte politike.

BE-ja dërgon vëzhgues për zgjedhje

0

ashtonPërfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka emëruar sot Roberto Gualtieri për shef të misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Në kontekst të ofrimit të ndihmës për dialogun ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit, Bashkimi Evropian do të dërgojë misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, që do të mbahen më 3 nëntor.

Me këtë rast, Baronesha Ashton ka thënë: “Misioni vëzhgues i BE-së synon që të mbështesë Kosovën për të zhvilluar një proces gjithëpërfshirës zgjedhor, pasi që zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë element esencial i marrëveshjes së 19 prillit”, shkruan Epoka e re.

Dritëro Agollit i është akorduar çmimi letrar “Carlo Levi”

0

DritëroAgolli-shkrimtarÇmimi prestigjioz letrar “Carlo Levi” i është akorduar këtë vit shkrimtarit dhe poetit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli, midis përfaqësuesve nga i gjithë Mesdheu. Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi do të jetë me 5 tetor në Aliani (Matera) në Itali, ku shkrimtari ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm.

Lajmin e bëri të ditur dje deputeti dhe botuesi i “Toena-s” Fatmir Toçi, i cili e quajti një lajm të mirë që vjen në prag të ditëlindjes, në këtë 82-vjetor të babait të poezisë bashkëkohore shqiptare, transmeton Shqiptarja. Më tej Toçi ka lajmëruar edhe botimin e një libri të ri kushtuar Agollit, i cili del së shpejti nga shtypi. Bëhet fjalë për një libër studimor voluminoz 700–faqesh për veprën e poetit me titull “Fjalor rimor i Dritëro Agollit”, me autor gjuhëtarin Mina Gero.

Prania e Dritëroit në Pulia dhe Bazilikat të Italisë nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes së emigrantëve të shumtë shqiptarë në këto zona. Me kërkesën e tyre është menduar edhe një takim i madh me poetin shpirtëror të shqiptarëve në Altamura të Baritmë 4 tetor, pasdite vonë. Sipas autoriteteve lokale vetëm në këtë komunë jetojnë e punojnë prej vitesh mbi 5000 emigrantë shqiptarë, të integruar në shoqërinë italiane dhe në marrëdhënie të shkëlqyera me vendasit.

Mësohet se gjatë mbrëmjes gala të dhënies së Çmimit do të jetë edhe një grup polifonik i njohur nga Shqipëria, i cili do të këndojë për pjesëmarrësit e shumtë këngë karakteristike kushtuar Dritëroit, Evropës së Bashkuar dhe Shqipërisë si pjesë e saj kulturalisht dhe, së shpejti edhe si pjesë integrale e saj.

Rexhaj: Përmes shpërfilljes institucionet po i shtypin pensionistët

0

VV-prizren9-19Përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, sot vizituan Qendrën e  Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren. Në këtë takim u diskutua për nevojën e sensibilizimit politik dhe shoqëror për gjendjen e vështirë të kësaj kategorie.

Arbër Rexhaj theksoi se VV-ja mbështet plotësisht kërkesat dhe protestat e fundit të pensionistëve. “Edhe neglizhenca dhe mospërfillja janë shtypje. Institucionet e vendit përmes shpërfilljes së kërkesave të kësaj kategorie, pensionimin si një proces normal dhe të dëshiruar të jetës, po e shëndrojnë në një makth pasigurie për qytetarin pikërisht në moshën kur nevoja për përkujdesje është më e madhe”, tha Rexhaj.

Ndërsa në emër të Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, kryetari ?emsedin Lalo?, i dha mbështetje të plotë alternativës qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje! duke theksuar se deri më tash, vetëm kjo alternativë e publikuar përmban hapa konkret për rregullimin dhe zgjidhjen e çështjes së pensionistëve në Kosovë.

Palët u pajtuan për domosdoshmërinë e punës së përbashkët me qëllim të rregullimit dhe zgjidhjes së çështjes së pensionistëve./PrizrenPress.com/

Jahjaga dënon sulmin: Akt i patolerueshëm

0

42-29513831Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dënon ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në afërsi të Zveçanit, që la një të vdekur dhe dy të plagosur.

“Ky sulm ndaj EULEX-it, mision ky i cili bënë përpjekje të pareshtura krahas institucioneve të tjera të sigurisë të vendosin rend dhe ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës, është një akt plotësisht i patolerueshëm i forcave që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë dhe prishjen e rendit kushtetues në kohën kur institucionet e Republikës së Kosovës po tregojnë pjekuri politike, duke u angazhuar të krijojnë një shtet gjithëpërfshirës”.

“Sulmi ndaj EULEX-it është sulm ndaj vlerave të shtetit të Kosovës”.

Sulmet e këtilla mbi praninë ndërkombëtare në Kosovë, në një periudhë të përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve komunale, që synojnë gjithëpërfshirjen, janë përpjekje për të krijuar klimë të pasigurisë dhe të frikës”.

Duke e dënuar fuqishëm sulmin, Presidentja Jahjaga kërkon nga qytetarët vetëpërmbajtje dhe qetësi, me qëllim të krijimit të një klime të qetë në prag të zgjedhjeve, që do të mundësonte votim të lirë dhe të dinjitetshëm për secilin qytetar në çdo pjesë të Kosovës.

“Ftojmë organet e rendit dhe sigurisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe të ndërmarrin të gjitha hapat që kryesit e këtij sulmi të përballën me drejtësinë”.

Njëherit, Presidentja Jahjaga i ka telefonuar shefit të EULEX-it, Bernd Borchardt, për të shprehur ngushëllimet e qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për vrasjen e kolegut të tyre./PrizrenPress.com/

Shokenhof: Serbia ende nuk i ka plotësuar kushtet e vëna

0

Qeverise serbise-objektiSerbia ende nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet për të kaluar shkallën tjetër në rrugën e vet evropiane, ka thënë për gazetën Novosti të Beogradit, Andreas Shokenhof.

Sipas tij duhen ende përpjekje që Gjermania të bindet për të dhënë ‘dritën e gjelbër’ për fillimin e bisedimeve për interesim. “Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit po bëhet shumë ngadalë. Ka ende shumë çështje të hapura të cilat liderët e dy vendeve duhet t’i zgjidhin”, thotë Shokenhof.

”Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe fer më 3 nëntor është gjithashtu pjesë e kësaj. Ndërsa Beogradi duhet t’i sqarojë më mirë popullit në veri të Kosovës se ç’dobi ka nga procesi i normalizimit”, porosit Shokenhof.