17.1 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 8682

Shumë parregullsi në MPJ

0

Hoxhaj-Enver5-21Për nëntë muaj gjatë vitit të kaluar, misionet diplomatike të Kosovës kanë harxhuar buxhet të paplanifikuar dhe të paautorizuar në vlerë 815 mijë euro. Shpenzimi pa planifikim i kësaj shume të konsiderueshme të buxhetit të Kosovës, është një nga të gjeturat e shumta, që Auditori i Përgjithshëm i ka evidentuar në ministrinë e Enver Hoxhajt.

Tribuna ka siguruar një raport të ndërmjetëm të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm i cili flet për shumë parregullsi në Ministrinë e Punëve të Jashtme në periudhën kohore janar-shtator 2013. Ndër parregullsitë më të vogla paraqitet edhe rasti i shpenzimeve të shumta për bileta të udhëtimit për persona të cilët nuk janë të punësuar fare në ministri,shkruan Tribuna.

Për këto udhëtime, sipas raportit në fjalë, nuk kishte ftesa dhe aprovime paraprake nga ana e MPJ-së. “Prej katër pagesave të testuara në vlerë 134 mijë e 275 euro, kemi vërejtur që MPJ ka paguar 65 bileta në vlerë prej 68 mijë euro për ata persona të cilët nuk ishin të punësuar në ministri”, thuhet në raportin nëntëmujor të Auditorit të Përgjithshëm për MPJ-në, një kopje të të cilit e posedon gazeta

Këtë javë vendoset për zgjedhjet dhe Tribunalin

0

Gjykata-qekiqiKryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që këtë javë t`i ftojë në një tryezë liderët e partive politike të Kosovës. Aty do të vendoset data e shpërbërjes së Parlamentit të Kosovës, kanë bërë të ditur për gazetë burime të afërta me kreun e qeverisë. Takimin, i pari i ekzekutivit do ta thërrasë në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës,shkruan Tribuna.

Po këtë javë, shtetet kontribuuese të EULEX-it pritet që t`i përmbyllin diskutimet për formën që do të ketë gjykata që do të trajtojë aktakuzat e mundshme që do të dalin nga nje hetim trevjeçar për akuzat që kishte bërë ish raportuesi i këshillit të Evropës Dick Marty ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se disa prej shteteve të fuqishme anëtare tashmë janë bindur se gjykata që do të themelohet nuk duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Të njëjtat shtete janë bindur se gjykata edhe duhet të kosovarizohet duke e mundësuar që gjyqtarët e saj të jenë edhe pjesë e EULEX-it. njëri nga shtetet e fuqishme, që ka të drejtë vetojë pos ne BE edhe në Këshill të Sigurimit e mbështet edhe idenë që njëra dhomë e gjykatës të jetë e vendosur në Kosovë

Ramadani kopjon Xhabirin dhe Bajrushin

0

RamadanMuja14-01Ramadan Muja ka gjasë ta kryejë edhe mandatin e tretë si kryetar komune, por tash si i dënuar. Afatet ligjore për ankesa dhe shtyrje tjera bëjnë që Muja të qëndrojë në karrigen e kryetarllëkut më së paku sigurt edhe një vit. Dënimi me dy vjet burg me kusht dhe dënimi alternativ për 30 muaj mos ushtrim të detyrës nuk ekzekutohet deri në momentin kur aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

E që të bëhet kjo, duhet goxha një kohë e gjatë për shkak se mbrojtja ka paralajmëruar ankesë. Sipas procedurave ligjore palët kanë të drejtë ankese 15 ditë pas aktgjykimit që vendosë shkalla e parë. Por shkalla tjetër, Gjykata e Apelit nuk ka ndonjë afat të caktuar për shqyrtimin e ankesave. Avokati i tij Ruzhdi Berisha tha se do të ushtrojnë ankesë sapo ta marrin aktgjykimin. Ai po ashtu konfirmon se procedurat deri te vendimi i gjykatës së Apelit mund të zgjasë me vjet.

“Mund të ndodhë, një, dy apo edhe më shumë vjet”, tha Berisha për gazetën “Tribuna”.
Sipas kësaj i bie që Muja nëse nuk jep dorëheqje do të vazhdojë të jetë kryetar edhe më tutje. E krejt kjo varet nga vullneti i tij ndonëse disa OJQ në Prizren kanë paralajmëruar protestë për të mërkurën. Dorëheqjen e Mujës e kanë kërkuar edhe partitë opozitare/Tribuna/

Buzhala këshillon Ramadan Mujën

0

Berat BuzhalaDeputeti i PDK-së në Parlamentin e Kosovës, Berat Buzhala ka këshilluar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën, se si të veprojë, pas dënimit që ka marrë nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai thotë se nëse Muja vepron me kokëfortësi, atëherë “ke me i hangër edhe stupcat, duke u shkarkuar me faqe të zezë”.

“Njëjtë, sikur për Rektorin, edhe për Mujën, unë besoj që punën më të zgjuar – nëse edhe më tutje i ka mbetur ndonje refleks moral politik – do ta bënte sikur të zbriste prej pozitës së Kryetarit sa nuk e kanë zbritur”, shkruan Buzhala në “Facebook”.

Shkrimi i plotë i Buzhalës në Facebook

Ca keshilla per Ramada’ Mujen, sa nuk eshte bere shume vone

E kam nje pershtypje qe do te behet nje gare e forte prej OJQ’ve, e partive politike, se kush do ti marr meritat per rrezimin e Ramadan Mujes prej pozites se te parit te Prizrenit.
Njejte, sikur per Rektorin, edhe per Mujen, une besoj qe punen me te zgjuar – nese edhe me tutje i ka mbetur ndonje refleks moral politik – do ta bente sikur te zbriste prej pozites se Kryetarit sa nuk e kane zbritur.
Qe nje keshille prej nje bashkepartiaku:
– Ramada’, ngoje jaranin, ngrije poziten e te parit te Prizrenit, caktoje nje ushtrues detyre sipas mundesive qe ti ofron ligji, e prite vendimin final te shkalles se dyte.
– Ramada’, jam i bindur qe nese ti ki me vazhdu me kokefortesi – e kjo nuk po te mungojke, si shumices prej nesh – atehere ke me i hanger edhe stupcat e edhe kepte. Me nje fjale, edhe ke me u shkarku me faqe te zeze, e ndoshta edhe ke me u denu.
– Ramada’, i ke do vjet, e sic do te thoshte Arben Llapashtica, mos u bon femi, po gjeja vetit nje dericke…
Nese nuk beson, thirre ne telefon Ibrahim Gashin, ish rektorin. Rrafsh ke 100 vera para deres kane me te detyru jep doreheqje.
Nese sot dikush te thote se nuk ke nevoje me jep doreheqje se Partia te qendron per mbrapa, po te garantoj qe kur te vjen puna duke u nxeh nuk kane me te hape telefonin.

Georgievski: Nuk e njihja peshën e faktorit shqiptar

0

Lupco GeorgievskiIsh-kryeministri maqedonas, Lupco Georgievski flet për Express lidhur me qëndrimet e tij në kohët kur ishte lider i partisë më të madhe nacionaliste maqedonase dhe Kryeministër i Maqedonisë. Flet për atë se si ai e sheh sot Maqedoninë, raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, zhvillimet në rajon, ardhmërinë e Kosovës.

Express: ?u jeni njëri nga politikanët e rrallë në Maqedoni që pa dorëza flet për disa nga çështjet më të ndjeshme, siç janë marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, identiteti maqedonas, emri, korrupsioni. A po ju dëgjon dikush?

L. Georgievski: Sipas të gjitha gjasave shumë pak më dëgjojnë, sepse unë jam i izoluar nga ato media të cilat janë nën kontrollin e Qeverisë, e ato janë praktikisht 80 përqind e mediave. Janë të rralla mediat të cilat më japin hapësirë dhe mundohem që hapësirën time ta gjej përmes mediave alternative, përmes atyre që akoma mbahen të pavarura. Megjithatë, unë seriozisht konsideroj se fjala ime depërton deri te masat më të gjëra në Maqedoni, sepse shihet qartë se vetë Qeverisë i pengon prezenca ime. Unë jam këtu që t’i jap ato deklarata dhe mendoj se vërtet jam duke i aktualizuar çështjet të cilat duhet t’i zgjidhim e jo t’i fshehim.

Express: Njerëzit të cilët i mbajnë mend fillimet tuaja, formimin e VMRO-DPMNE-së, mbështetjen masive të qytetarëve, vitet si kryeministër, luftën në vitin 2001…thjeshtë nuk po ju njohin. Çka ndodhi me nacionalizmin e Lipco Georgievskit?

L. Georgievski: Shikoni, unë mund t’ju them se nga vetë fillimi, edhe skaj asaj se dikush bënte përpjekje të më veshë njëfarë antishqiptarizmi, ideja themelore e cila e formoi VMRO-DPMNE-në ishte rrënimi i Jugosllavisë dhe ndërtimi i Maqedonisë së pavarur. Dhe, kur bëj analizë të situatës, mendoj se janë të rëndësishme disa çështje. E para është ajo se strukturat e ndryshme të shërbimeve sekrete infiltronin brenda partisë individë të ndryshëm, të cilët kohë pas kohe, me parulla të ndryshme, britma, intervista dhe deklarata, e shndërronin VMRO-DPMNE-në në parti antishqiptare. Unë, personalisht, e marr mbi vete si faj faktin se, duke ardhur nga Maqedonia lindore, ku praktikisht nuk kishte asnjë shqiptar dhe nuk isha në mundësi të ndjej realitetin e atij faktori, ndoshta nga fillimi e nënvlerësova forcën e komunitetit shqiptar në Maqedoni. Pra, jo në kuptim të asaj se doja të bëj ndonjë dëm, por mendoja se shqiptarët janë një pakicë në Maqedoni, si të gjithë të tjerët. Ndoshta nga ai aspekt, kisha një mungesë të vizionit. Megjithatë, me kalimin e kohës, ne kuptuam se ekspansioni demografik i shqiptarëve e bëri të veten. Sot, kur e analizoj krizën e vitit 2001, them se ne ishim të vetëdijshëm se shqiptarëve duhet t’u japim të drejta më të mëdha dhe si Qeveri kishim bërë disa punë, siç janë Universiteti i Tetovës, kanali i tretë në Televizionin e Maqedonisë, fillimi i decentralizimit dhe shumë të tjera. Dhe, nëse vlerësojmë vitin 2001, mendoj se ishte koha e duhur për një faktorizim më të madh të shqiptarëve, mirëpo çdoherë parashtroj pyetjen se a kishte vallë nevojë për luftë? Sot e kësaj dite mendoj se nuk kishte nevojë për krizë, sepse 70% e atyre gjërave të cilat u shkruan në Marrëveshjen Kornizë, kishin filluar të realizoheshin. Sot, kur flasim për shqiptarët në Maqedoni, ajo që dua t’i mësoj ata maqedonas të cilët fjetën edhe gjatë formimit të Maqedonisë së pavarur, edhe gjatë luftës së vitit 2001, është fakti se shqiptarët definitivisht janë faktor, dhe jo vetëm aq. Ata janë faktor serioz në Maqedoni dhe kjo duhet të respektohet. Këtë e them sepse dikush në Maqedoni po krijon iluzion se shqiptarët janë 14 ose 15 përqind. Mirëpo, absolutisht jam i mendimit se pozita gjeostrategjike e shqiptarëve ka ndërruar. Shqipëria edhe më parë ishte faktor, ndërsa tani edhe Kosova është faktorizuar në Ballkan dhe përfundimisht, po ndodh edhe ekspansioni i shqiptarëve brenda Maqedonisë.

Express:Mbeti një mister në opinion se a keni bërë vërtet përpjekje me Arben Xhaferin ta riorganizoni hartën e Maqedonisë. A e ndatë atë, a i shtuat apo i hoqët pjesë, a planifikonit dyndje të popujve? Ju dhe Xhaferi e bëtë këtë plan, apo Akademia e Shkencave e Maqedonisë? Apo ndoshta këto ishin vetëm përralla popullore maqedonase?

L. Georgievski: Un mund të them se për zotëri Xhaferin kam vetëm kujtimet më të mira. Mendoj se Xhaferi ishte edhe politikan edhe intelektual i cili, sipas meje, ishte ndër më të mirët në kampusin politik shqiptar. Mua më vjen keq që ai për shkak të sëmundjes së tij iku aq herët, mirëpo duhet t’ju them se ai, nga aspekti i krizës së asaj kohe, bëri maksimumin që mund të bëhej për shqiptarët, por edhe për maqedonasit, sepse vendi dhe pozita e tij ishin brenda Maqedonisë. Sa i përket asaj idesë së famshme për shkëmbim territoresh, un mendoj se ajo ide buroi nga disa qendra në Maqedoni. Shumë herë kam shpjeguar atë në shumë intervista dhe nuk do të doja të kthehem. Ajo doli nga një arsye e thjeshtë – shqiptarët u çuan në kryengritje, morën armët. Nëse ata nuk donin të jetojnë me ne, atëherë pse duhej ne të jetojmë me ta kundër dëshirës? Si një martësë, mundet të vazhdojë deri sa dy palët kanë interes. Pra, ajo ishte ideja themelore, e cila nuk mund të them se hyri në fazë më serioze. Thjesht, ajo ishte vetëm nje ide e cila më tepër u promovua në disa media se sa vërtet bisedohej rreth saj.

Express: Do të garoni në zgjedhjet parlamentare. Nëse hyni në parlament, çfarë risi do të ofrojë VMRO POPULLORE?

L. Georgievski: VMRO POPULLORE kyçet në këto zgjedhje me aspektin më radikal për komunitetin etnik maqedonas, e ky është kompromisi i shpejtë me grekët dhe integrimi i shpejtë në NATO dhe BE. Vlerësojmë se kjo është pozita të cilën e përfaqësojnë thuajse të gjitha partitë politike shqiptare, por, nga ana e kampusit maqedonas, edhe ata të cilët dëshirojnë të zgjidhin këtë çështje, shkojnë me një platformë të mbështjellë, sepse vlerësojnë se ajo është shumë e keqe për rejtingun e tyre. Ne jemi të mendimit se nëse hyjmë në zgjedhje të parakohshme, nuk kemi ofruar asgjë nëse nuk zgjidhim atë problemin më të madh, i cili po na bllokon rrugën drejt NATO dhe BE-së. Ndryshe, ne jemi të mendimit se 24 vjet merremi me atë problem dhe 24 vjet asgjë nuk ka lëvizur përpara. Madje, gjatë viteve të fundit, jo vetëm që nuk ka përparim, por ka situatë stagnuese lidhur me aderimin e Maqedonisë drejtë NATO dhe BE. Dhe, kur është kështu, ne themi se populli maqedonas duhet të bëjë një hap të madh përpara. Konsiderojmë se propozimi I fundit i zotëriut Nimic, “Republika e Maqedonisë së Epërme”, nuk mund të dëmtojë në asnjë mënyrë atë që quhet identitet maqedonas dhe interesat maqedonase. Pra, Maqedonia duhet të bëjë atë hap dhe dëshirojmë të inkurajojmë të gjitha partitë politike me këtë pozitë, sepse mendojmë se me NATO-n fitojmë siguri të përhershme, ndërsa me BE-n fitojmë shumë projekte ekonomike dhe përfundimisht edhe një faktor për qëllime të përbashkëta mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Nuk guxon të nënçmohet fakti se gjatë viteve të fundit, maqedonasit dhe shqiptarët jetojnë në shtet të njëjtë, por janë gjithnjë e më larg njëri nga tjetri. Këtej, hyrja në NATO dhe BE do të ngjallë motivimet e përbashkëta. Në të kundërtën, frikohem se nëse mbesim edhe 4 vite jashtë NATO dhe BE-së, në plan multietnik edhe më tepër do të ndahemi.

Express: Zgjedhjet parlamentare, i shihni dhe ju si farsë, ose arrini të dalloni një pëpjekje, para së gjithash të BDI-së, për të ndryshuar diçka në praktikën e deritanishme të zgjedhjes së presidentit të shtetit?

L. Georgievski: Mendoj se kjo kërkesë për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së kryetarit është kërkesë legjitime. Kjo nuk do të thotë se duhet të burojë nga një parti shqiptare, këtë mundet edhe partia maqedonase ta bën. Unë kam shkruar për këtë që në vitin 2003, dhe kjo buron nga një disproporcion. E dini, nga njëra anë, presidenti zgjidhet nga qytetarët dhe kjo i jep një fuqi të madhe morale, ndërsa nga ana tjetër, kushtetuta thotë se ai nuk ka shumë të drejta, përkatësisht se Maqedonia është pikërisht ajo që quhet demokraci parlamentare. Në hapësirën politike të Maqedonisë, çdoherë ka pasur një lloj marrëdhëniesh të çuditshme mes presidentin dhe kryeministrit. Mes Kiro Gligorovit dhe Branko Cërvenkovskit, mes meje dhe Boris Trajkovskit, ose mes Cërvenkovskit dhe Buçkovskit. Pra, çdoherë ka pasur një lloj gare mes këtyre dy funksioneve. Shikoni pra, kur u hap ky aspekti tjetër, përfaqësimi multietnik në këto pozita shtetërore… mendojmë se vërtet përmes ndryshimit të zgjedhjes së presidentit në parlamentin maqedonas,më shpejtë do të arrijmë deri tek ajo kërkesë e BDI-së për kandidat konsensual, sepse në parlament do të vendoset ndryshe. Po ashtu mund të caktohet një nënkryetar, i cili, sipas një rregulle të pashkruar, do të jetë përfaqësues i komuniteteve etnike. Kështu që, mendoj se edhe këto interesa do të plotësohen. Tani, në atë drejtim, ende nuk e kam të qartë këtë që po e bëjnë BDI dhe DPMNE. Kjo për mua nuk është një çështje tragjike, as për maqedonasit, as për shqiptarët dhe mendoj se mund të zgjidhet në mënyrë të qetë.

Express: Deklaruat se nuk ka asgjë të keqe në atë që njëra nga tri pozitat kyçe të shtetit t’u takojë shqiptarëve dhe, thjesht thënë, “mbetët i gjallë”. Madje, deklaruat se nuk do t’ju pengonte as një kryeministër shqiptar. A ka edhe ndonjë politikan maqedonas që do të guxonte të thoshte një gjë të këtillë?

L. Georgievski: Njerëzit këtu janë bërë robër të disa skemave të vjetruara, ndërsa partia qeveritare ende luan me to, edhe përskaj faktit se për shumë gjëra të tjera nuk ju pengon të bëjnë lëshime, si me BDI-në në rastin konkret. Dikush vërtet po mundohet të bëjë problem nga çështja se a mund Kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar. Unë këtu nuk shoh problem. BDI përdor fjalën “konsenzual”, të cilin unë nuk e kuptoj, për shkak se unë njoh vetëm njerëz të aftë dhe të paaftë.Pra, duhet të flitet për njeriun. Për shembull, mes ekonomistëve shqiptarë, unë njoh 2-3 specialistë, të cilët vërtet është gabim që Maqedonia nuk i përdor për qëllime më të larta shtetërore. Tek ne një kohë të gjatë është vuajtur nga ideja se njerëzit tanë janë ekspertë më të mëdhej se shqiptarët. Unë personalisht jam bindur se kjo nuk është kështu. Për shembull, zotëriu Besnik Fetai ka udhëhequr bisedimet me Organizatën Tregtare Botërore, ku kreu një punë të madhe. Një gjë që sot eksploatohet politikisht është masa ekonomike e Qeverisë për subvencionet ndaj bujqve. Askush nuk përmend se në marrëveshjen me Organizatën Tregtare Botërore, ku janë siguruar subvencionet, meritat më të mëdha i ka pikërisht zotëri Besnik Fetai si ministër i ekonomisë në vitin 2001.

Express: Do të pajtohemi me grekët ose do të vazhdojmë të shtojmë numrin e kuajve dhe luanëve prej bronzi?

L. Georgievski: Unë mendoj se grekët na dëshmuan se janë shumë më të fuqishëm dhe kanë të kaluar diplomatike edhe në Amerikë, edhe në Evrope, edhe në NATO, BE dhe më gjerë. Kur flas për atë problem, them se grekët e keqpërdorën pozitën e tyre dhe kjo është një fakt. Ata nuk kanë të drejtë, por e tërë bota funksionon sipas një drejtësie të dyshimtë. Pra, faktori i forcës dikton drejtësinë. Në këtë rast, ajo është Greqia. Mu për këtë them, nëse ne kemi ndonjë garanci se në 10 vitet e fundit do të ndryshohet diçka, ne do të durojmë edhe 10 vite. Mirëpo, unë nuk shoh se diçka do të ndryshon për 10 vite dhe ne mundemi të jemi vetëm më të dobët në çdo aspekt. Një ditë do të duhet të zgjidhim problemin e emrit. Më mirë tani se pas 10 viteve, ashtu siç ishte më mirë para pesë vitesh në Bukuresht bashkë me Kroacinë të kishim zgjidhur problemet. Tani do të ishim anëtarë të NATOs dhe BE-së dhe do të kishim qasje deri te të gjitha të hollat, fondet, kreditë.

Express:T’ju pyesim, çka ndodhi me njerëzit me orientim pro-bullgar nga VMRO-DPMNE-ja juaj, kishit mjaft të atillë rreth vetes dikur kur ishit lider i asaj partie?

L. Georgievski: Unë them se krahu më i madh pro-bullgar dhe njerëzit e tillë, sot gjenden në DPMNE. Një pjesë e tyre u bënë maqedonas antikë. Nuk e di se a bëhet fjalë për karakterin e njerëzve, ose vërtet i ka bindur dikush se janë maqedonas antikë, por unë jam i mendimit se Maqedonia ende ka qëndrime ndaj Bullgarisë që bazohen në skemat e vjetra komuniste. Ne sikur po jetojmë 20 vite në demokraci, por disa gjëra kanë mbetur në kodin tonë nga ana e Jugosllavisë komuniste, ende nuk mundemi t’i tretim dhe nuk jemi në gjendje të mendojmë me një diapazon më të gjerë demokratik.

Express:A është e vërtetë se ju i pari e keni pranuar Hashim Thaçin në vizitë zyrtare?

L. Georgievski: Unë mendoj se ishte ashtu. Nga vizitat e tija ndërkombëtare, mendoj se ishte ajo vizita e tij e parë në Maqedoni. Ai kishte komunikim me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë edhe më parë, por, me ndryshimin e situatës kur u bë kryeministër, kjo ishte vizita e parë. Vizita e tij ishte me qëllim të kthimit të shqiptarëve të Kosovës të cilët gjendeshin në Maqedoni. Asokohe, OKB përpiloi një program, sipas të cilit, nëse mbaj mend mirë, njerëzit duhej të ktheheshin për një vit. Kjo gjë nuk ishte shumë logjikë as për ne, as për Kosovën, nuk e kishim të qartë pse kishte nevojë për aq shumë kohë. Sidoqoftë, ishte ai njëri nga momentet e para kur Kosova po zgjidhte problemet si shtet.

Express:Cili është mendimi juaj për Kosovën e sotme dhe perspektivat e këtij shteti?

L. Georgievski: Kosova tani më u etablua si shtet. Me këto marrëveshjet e fundit, Sërbia defakto pranoi Kosovën. Tani, mbet që kjo të formalizohet.Supozoj se me hyrjen e Sërbisë në BE, ky do të jetë parakushti i fundit, ashtu siç tani Maqedonia kushtëzohet me çështjen e emrit. Mendoj se nuk ka kthim prapa në këtë aspekt. Vërehet se disa qarqe ekstreme ende jetojnë në iluzion, por kjo storje ka përfunduar. Tani duhet të zgjidhet stabiliteti i brendshëm i Kosovës dhe prosperiteti ekonomik. Këto janë ato gjëra të cilat kanë domethënie për të gjithë ne në rajon dhe vetë qytetarët e Kosovës. Mes Maqedonisë dhe Kosovës ka potencial të fuqishëm ekonomik,po punohet në autostradën Prishtinë – Shkup. Unë një herë në vit kaloj inkognito në Kosovë, për të hedhur një sy zhvillimit të sajë dhe vlerësoj se në plan infrastrukturor, Kosova ka përparuar mjaft viteve të fundit.

Express:Shqiptarët po e pranojnë Maqedoninë si shtet, identitetin, emrin, flamurin, gjuhën, kishën. Megjithatë, krijohet përshtypja se shumë njerëz në Maqedoni nuk i konsiderojnë shqiptarët si fqinj mjaft të mirë?

L. Georgievski: Flisni për Shqipërinë si shtet? Unë mendoj se Maqedonia ka marrëdhënie relativisht korrekte me Shqipërinë, me përjashtim të periudhës së vitit 2001. Megjithatë, pas asaj, mendoj se marrëdhëniet janë përmirësuar. Mirëpo, ato nuk janë ideale dhe nuk mund të quhen më të mirat. Këtu përsëri mendoj se hyn ajo skema e vjetër jugosllave e cila vazhdon të funksionon. Pra, ky qëndrim nuk është vetëm drejt Shqipërisë. Maqedonia mbahet me atë skemë – maksimalisht e hapur në drejtim të fqinjit verior, pra ndaj Serbisë, ndërsa relativisht e mbyllur drejt të gjithë fqinjëve të tjerë dhe Shqipëria është në mesin shteteve të tjera. Pra, Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Kosova kanë një trajtim, ndërsa Serbia ka trajtim të posaçëm. Gjatë kohës sime, unë bëra përpjekje të ndërroj atë situatë, por kjo shpejt u kthye në formën e mëparshme. Mendoj se të gjitha këto marrëdhënie kanë kapacitet të jenë në nivel më të lartë gjatë tërë kohës.

Alma Mahler: Në zemrat e burrave

0

Alma MahlerAlma-Mahler7 “Klimt më puthi”. Alma Schindler, një vjeneze e veshur me fustanet e gjata dhe mëngët plot dantellë dhe vështrimin plot jetë, shkroi kështu në ditarin e saj, një mbrëmje shtatori.

Vjeshta ndihej kudo rrugëve të Vjenës, ndërsa Alma vazhdonte të risillte në mendje çastin kur Gustav Klimt, një prej piktorëve më të njohur të salloneve të kohës, e kishte puthur. Duart e tij kishin prekur fillimisht fustanin e saj, për të shtrënguar më pas drejt vetes, për ta pasur më pranë.

“Ti flet shumë bukur”, i kishte thënë ai, në një kënd të atij salloni të mbushur plot njerëz. Më pas ngjyrat e fustaneve që ajo vishte ngjasonin me ngjyrat e tablove të tij, ndërsa forca e artit që mbarte çdo telajo, shndërrohej në një energji brenda saj. Alma dinte të shihte në thellësinë e pikturave dhe shumë shpejt kuptoi se mund të depërtonte po aq lehtë në zemrat e burrave.

Lidhja me Klimt, ishte vetëm fillimi i një loje të gjatë e shpesh të dhembshme zemre, që kjo vjeneze e bukur do ta bënte gjithë jetën e saj. Ashtu si muzika, Alma dinte të shndërrohej thjesht në një këngë të bukur dashurie e më pas të zhdukej si një notë. Alma Schindler lindi në Vjenë (Austri) më 31 gusht 1979 dhe është e bija e piktorit të njohur për peizazhin Emil Jakob Schindler dhe Anna Von Bergen. Rritja në një familje artistësh, do të ndikonte në prirjen e saj drejt artit. Mësimet e pianos i nisi që në moshën 9-vjeçare, dhe gjatë adoleshencës kohën e lirë dëshironte ta kalonte në studiot e kompozitorëve apo salloneve letrare të kohës. Pas puthjeve të gjata me Klimt, mbrëmjeve në studiot e tij, Alexander Zemlinsky, profesori i saj i kompozimit do të prekë zemrën e saj.

Kjo lidhje dashurie do të ndikonte më pas në zgjedhjet që Alma bëri me burrat. Tepër i ndjeshëm, i dashuruar pas poezive të Rilkes Heines, ai e shndërroi dashurinë mes tyre në një romancë që u ngjasonte poezive dhe notave muzikore. Alexandër nuk ishte vetëm një dashuri për Almën, ai ishte burri që gjeti artisten brenda saj dhe ndikoi në rritjen e saj drejt muzikës. Ai kthehej në një tutor gjatë orëve të mësimit, dhe në një dashnor të pazëvendësueshëm orëve të dashurisë. Lidhja e tyre zgjati vetëm dy vjet deri në mbrëmjen e 7 nëntorit 1901 kur një burrë tjetër hyri në jetën e Almës. Ishte Gustav Mahler, drejtori i Operës së Vjenës, një kompozitor me prestigj, i cili ra në dashuri që në momentin e parë që e pa në shtëpinë e Berta Zuckerkandit. Ajo ishte 19 vjet më e re se ai, por kjo ishte e parëndësishme përpara forcës që kjo grua i transmetonte. Vetëm disa javë më vonë ai i kërkoi të martoheshin. Kushti i vetëm që Mahler i vuri bashkëshortes së tij të re, ishte të hiqte dorë nga kompozimi dhe t’i përkushtohej jetës së saj si bashkëshorte e denjë, duke e mbështetur në punën që do bënte.

Nga kjo martesë lindën dy vajza Maria Anna, e cila vdiq nga dizenteria në moshën 5-vjeçare dhe Anna e cila u bë skulptore. Heqja dorë nga muzika nuk do të ishte e lehtë për vajzën që ishte rritur duke ëndërruar skenat. Dalëngadalë ajo ndihej të shndërrohej në një tjetër njeri, dhe e vetmja gjë që mendonte ishte të shpëtonte. Në këtë gjendje ishte kur u takua me arkitektin e ri, Walter Gropius, një burrë që e ndjeu menjëherë se gruaja që kishte përballë kishte nevojë për duart e tij. Ata nisën një lidhje dashurie të fshehtë, e cila do të zbulohej shpejt nga Mahler. Çifti nisi të marrë seanca terapie nga Frojdi, por edhe kjo nuk qe zgjidhje për martesën. Mahler i kërkoi të shoqes t’i rikthehej muzikës, të shkruante e kompozonte, i bindur se kjo do ta rikthente sërish tek ai. Pas një periudhe të trazuar Alma e Gustav nisen në Nju Jork, ku Mahler ishte angazhuar si dirigjent. Në shkurt të vitit 1911 Gustav sëmuret nga zemra dhe vdes në maj të atij viti pas kthimit në Vjenë. Pas vdekjes të së shoqit, Alma pati një lidhje të shkurtër dashurie me piktorin Oskar Kokoschka. Kjo lidhje u shndërrua në një frymëzim për Kokoschkan, i cili shumë vepra ia dedikon pikërisht lidhjes me këtë grua.

Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ai do të hynte në ushtrinë austrohungareze. Lufta dhe xhelozia e Oskar e bëri Almën që shumë shpejt të dilte nga kjo lidhje, për t’u takuar sërish me Walter Gropius, me të cilin do të martohej më 1915. Bashkë ata patën një vajzë Manon Gropius, e cila vdiq nga poliomieliti në moshën 18-vjeçare. Kompozitori Alban Berg ka bërë një koncert në violinë në kujtim të saj.

Ajo ngeli sërish shtatzënë me të birin Martin Carl Johannes, i cili jetoi vetëm 10 muaj. Gropius fillimisht nuk besonte se fëmija ishte i tij. Me hyrjen e tij në ushtri gjatë luftës Alma kishte nisur një lidhje dashurie me shkrimtarin e njohur, Franc Werfel. Martesa me Walter Gropius zgjati shumë pak. Pas divorcit Alma nisi të jetonte me Werfel. Në vitin 1938 çifti u detyrua të lejë Austrinë, pasi Werfel ishte hebre dhe vendosen në Francë në rivierën franceze ku jetojnë deri në pranverën e vitit 1940. Me pushtimin e Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania ata kërkuan të emigronin në SHBA, pasi nuk ndiheshin më të sigurt. Në një udhëtim plot peripeci nga Spanja në Portugali ata mbërritën në Los Anxhelos. Werfel kishte fituar popullaritet si shkrimtar me romanin “Kënga e Bernadettes”, i cili u kthye në film në vitin 1943. Werfel i cili kishte pasur probleme serioze me zemrën vdiq nga një atak në Kaliforni në vitin 1945. Një vit më vonë më 1946 Alma Mahler Werfel u bë një qytetare amerikane.

Ajo jetoi në Nju Jork si një personazh i rëndësishëm i kulturës. Leonard Berstein i cili ishte një kompozitor i madh si Gustav Mahler, bie në dashuri me Almën. Alma vdiq më 11 dhjetor 1964 në Nju Jork. Pas vdekjes së saj satiristi Tiom Lehrer shkroi një këngë të quajtur “Alma” si gruaja e cila kishte qenë muzë e tre artistëve. Alma Mahler kujtohet sot si jo vetëm si gruaja e bukur vjeneze e salloneve të pas viteve 1900, por dhe si kompozitorja që ka lënë gjurmë në artin e shekullit XIX. Shumë pjesë të kompozuara prej saj, interpretohen jo vetëm në Operën e Vjenës, por në të gjithë botën. Muzika e Almës, është ndryshe…Në të gërshetohet pasioni i një gruaje që asnjëherë nuk e tregoi zemrën e saj. Pavarësisht flirteve, apo martesave me burra të rëndësishëm të kohës, Alma mbeti një grua e mbështjellë nga një sharm misteri, mbi atë çfarë ajo deshi vërtet. A ishte e lumtur Alma Mahler? Mjafton të humbësh në muzikën që ajo ka lënë pas, për të kuptuar se lumturia është e përbërë nga copëza çastesh, të humbura diku mes vitesh, e s’mund të jetë asnjëherë një jetë…Alda Bardhyli

Për Serbinë, votohet edhe në Gorë të Dragashit!

0

zgjedhjet5(E plotësuar) Deri në mesditë, procesi i votimit për Parlamentin e Serbisë, në shkollën e fshatit Vraniç, në trevën e Gorës, po vijon pa asnjë problem. Ajo që kanë parë reporterët nga Radio Sharri, është pjesëmarrja tejet masive e banorëve në këtë proces, e që asnjëherë më parë nuk ka ndodhur një interesim kaq i madh i goranëve për zgjedhjet e Serbisë. “Merita për këtë pjesëmarrje të lartë, iu takon organeve të përkohshme të Komunës së Gorës”, i ka thënë Radio Sharrit, kryetari i këtyre organeve të qeverisë serbe, Adem Hoxha.

Një zyrtar nga stafi logjistik i OSBE-së, në kushte anonimiteti, i ka thënë Radio Sharrit, se problem i vetëm në këtë vendvotim është fakti se jo të gjithë banorët e Gorës ndodhen në listat e votuesve. “Interesimi është i lartë, por nuk po mund të votojnë të gjithë, pasi emri i tyre nuk figuron në listat e votimit. Ndërkohë, votimi me kusht nuk lejohet në këtë qendër”, ka thënë ky zyrtar, duke shtuar se banorëve të Gorës iu lejohet votimi edhe me dokumentet e Kosovës.

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në vendin tonë ka hapur dhjetë qendra votimi për zgjedhjet paralmentare të Serbisë. Këto qendra, me 15 degët e tyre, janë hapur në enklavat serbe në Kosovë, si dhe në Gorë të Dragashit, ndonëse në këtë trevë nuk jeton asnjë serb.

“Të gjitha qendrat dhe degët e tyre kanë nisur punën në orën 7”, ka konfirmuar zëdhënësi i misionit të OSBE-së, Nikolla Gaon.

 

 

Thaçi vizitoi PDK-në në Rahovec

0

Hashim-Thaci-RahovecKryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, është takuar sot me strukturat e degës së partisë së tij në Rahovec.Ky takimi është mbajtur i mbyllur për media.

Burimet e RahovecPress-it bëjnë të ditur se në këtë takim Thaçi ka folur për zgjedhjet nacionale . Ai ka kërkuar nga Dega e PDK-së në Rahovec,që të përcaktohen për emrat, që do të garojnë për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Ndërkaq, Kryesia ka kërkuar nga Thaçi, që të jenë 3 kandidatë për deputet nga Rahoveci.Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe çështja e zgjedhjeve për forumin e gruas dhe rinisë së PDK-së në Rahovec.

 

Të mërkurën protestë gjithëpopullore, për dorëheqjen e Mujës

0

ramadan muja 333Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës, do t’i kërkohet dorëheqja edhe me protesta.

Studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, kanë paralajmëruar se të mërkurën do të organizojnë një protestë gjithëpopullore për të kërkuar dorëheqjen e Mujës nga posti i kryetarit të Prizrenit.

Përfaqësuesi i Këshillit të organizimit të protestës, Lirim Krasniqi, tha se moto e kësaj proteste do të jetë “Prizreni nuk i meriton hajnat”.

“ Protesta gjithëpopullore për dorëheqjen e Ramadan Mujës dhe të tjerëve që janë dënuar nga gjykata, do të mbahet të mërkurën para Kuvendit Komunal, duke filluar nga ora 12:00”, tregon Krasniqi,për “PrizrenPress”.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë ish-drejtorët e tij, janë dënuar me kusht, për këqpërdorim të detyrës zyrtare nga Gjykata Themelore në Prizren. Pavarësisht dënimit, Ramadan Muja ka mohuar dorëhqjen nga pozita e kryetarit të Prizrenit.

Organizim të protestave popullore për dorëheqjen e Mujës, kanë paralajmëruar edhe partitë opozitare, ndonëse deri më tash ende nuk kanë caktuar datën e mbajtjes së saj. /PrizrenPress.com/

 

Pagesa për semestër vlerësohet e shtrenjtë

0

UP-rektoratiPas kërkesës së Parlamentit të Studentëve për t’i ulur çmimet për studimet master dhe të doktoratës, kanë reaguar zyrtarët e Ministrisë së Arsimit. Drita Kadriu, këshilltare e ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ka thënë për “Epokën e re” se janë të hapur ndaj të gjitha kërkesave dhe se do ta shqyrtojnë mundësinë e uljes së çmimeve të studimeve master dhe të doktoratës.
Pagesa prej 300 eurosh për semestër për studimet master dhe 1 000 mijë euro për studimet e doktoraturës vlerësohet të jetë e papërballueshme për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Jeton Sfirca, në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të nxjerrë një udhëzim administrativ që të ulen çmimet në këto nivele të studimit. Ai ka thënë se, krahasuar me vendet e rajonit, Kosova ka çmimet më të larta për studim.

Ndërsa zyrtaret e MASHT-it thonë se kjo ministri çdoherë është e gatshme t’u përgjigjet kërkesave të studentëve. Drita Kadriu, këshilltare e ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ka thënë për “Epokën e re” se janë të hapur ndaj të gjitha kërkesave. Ajo ka bërë me dije se do ta shqyrtojnë mundësinë e uljes së çmimeve të studimeve në këto nivele studimi. “Ende nuk kemi marrë ndonjë kërkesë që pagesat për studimet në nivelin master të ulen, ose në një prag më të përballueshëm për studentë. Megjithatë, jemi të hapur për t’i shqyrtuar të gjitha kërkesat edhe mundësitë që të krijohen kushtet e barabarta për të gjithë që përfshihen në sistemin e arsimit të lartë”, ka thënë Kadriu. Ajo është shprehur se ministria është shumë e interesuar që secila njësi akademike të ketë studime të doktoratës për shkak se mungon kuadri i ri në fusha të ndryshme të doktoratës. “Rritja e numrit në doktoraturë normalisht e zvogëlon edhe çmimin, sepse doktorata nuk është studim i obligueshëm, më shumë është studim që njerëzit dëshirojnë ta mbërrijnë një gradë shkencore, nuk është i detyrueshëm. Pra, është dëshirë e njerëzve për të studiuar. Ne jemi shumë të interesuar që njësitë akademike të kenë studime të doktoratës, dhe sigurisht se kjo lehtëson edhe uljen e çmimit të doktoratës”, është shprehur Kadriu,shkruan Epoka e re.

Kurse kryetari i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (PSUP), Minir Begaj, ka thënë se këtë shqetësim të studentëve për çmimet e larta të studimeve master dhe atyre të doktoraturës e ka përcjellë disa herë tek menaxhmenti i UP-së. Ai ka theksuar se studimet e doktoratës janë studime luksi dhe shumica e kandidatëve janë në marrëdhënie pune dhe kanë mundësi të paguajnë.

“Ndërsa për studimet master kemi diskutuar, por nuk kemi mundur të nxjerrim një kompromis të qartë, megjithatë do të vazhdojmë të bëjmë kërkesa që çmimet të jenë më të lehta”, ka thënë Begaj, duke shtuar se PSUP-ja do të bëjë presion që këto çmime të ulen.