13 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 8796

Zgjedhjet e parakohshme të domosdoshme

0

DardanMolliqaj-vvSekretari organizativ i Vetëvendosje’s, Dardan Molliqaj ka kërkuar që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, caktimit i datës së zgjedhjeve nuk varet nga përfundimi i reformës zgjedhore.

Në këtë kontekst, Molliqaj ka thënë për “Epoka e Re” se opozita i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë aktuale.

“Lëvizja Vetëvendosje! Është e gatshme për zgjedhje kurdo që mbahen. Si në qershor, po ashtu edhe në shtator janë kohë të përshtatshme për ne, vetëm se jemi të bindur se kjo Qeveri duhet të rrëzohet nga opozita e jo ajo ta rrëzojë veten”.

“Jemi për zgjedhje të parakohshme prej pozitës, kur opozita do ta rrëzonte Qeverinë duke pasur parasysh se edhe votat i ka në parlament për një veprim të tillë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të domosdoshme, të paktën për dy arsye”.

“E para, sa më gjatë që kjo Qeveri ta qeverisë vendin aq më shumë dëm i bëhet interesit të shtetit dhe qytetarit. E dyta, pas gjithë këtyre dëmeve që ia ka bërë Qeveria Kosovës, duke pasur parasysh edhe faktin se opozita i ka edhe numrat për ta rrëzuar atë”. ka thënë ai për “Epoka e re”.

Dardan Molliqaj, Sekretar Organizativ i Lëvizjes VetëvendosjeDardan Molliqaj, Sekretar Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje
Përgjegjësinë më të madhe se pse kjo Qeveri po shkon me mandate të plotë, ai ia adreson Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Është krejt e pakuptimtë që Qeveria të vendosë se kur dhe si duhet të mbahen zgjedhjet”.

“Përgjegjësinë më të madhe, se pse kjo Qeveri po shkon me mandate pothuajse të plotë, e ka LDK’ja, sepse ky subjekt në radhë të parë ka mundësuar formimin e Qeverisë Thaçi 2, pastaj bashkë me AAK’në deri më sot po ia mundësojnë vazhdimin e qeverisjes Hashim Thaçit”.

Por, në këtë faj e ka futur edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se edhe këta bashkë me LDK’në po i mundësojnë vazhdimin e qeverisjes Hashim Thaçit.

“Pastaj bashkë me AAK’në deri më sot po ia mundësojnë vazhdimin e qeverisjes Hashim Thaçit. Në këtë kuptim, për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës gjatë kësaj Qeverie ne e mbajmë fajtor Qeverinë dhe përgjegjëse LDK’në dhe AAK’në”.

Molliqaj ka vlerësuar se i tërë angazhimi rreth reformës zgjedhore është duke u bërë që minoriteteve në Kosovë t’u sigurohen edhe për një mandate vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Në këtë drejtim ai ka thënë se nuk ka nevojë as për reformë dhe as për vazhdimin e vendeve të rezervuara.

“Siç dihet tashmë, nuk po bëhet asnjë reformë në sistemin zgjedhor, krejt çka po del si rezultat i këtyre angazhimeve, është tentimi për vazhdimin, të paktën edhe për një mandate të ulëseve të rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës”.

“Kosova nuk ka nevojë as për vazhdimin e këtyre ulëseve dhe as për reformë zgjedhore, por për disa ndryshime në procesin e administrimit të zgjedhjeve. Dhe, në këtë kuptim nuk kemi çka me pritë për reformë”.

Kosova dhe BE-ja afër pajtimit për EULEX-in, rrezik veriu

0

EULEX-pjestartBE-ja dhe Kosova pajtohen se EULEX-i do të përfundojë mandatin, nëse jo në qershor, atëherë në shtator, shkruan sot “Koha Ditore”. Pajtohen se do të pasohet me një “prani të re të BE-së në fushën e rendit dhe të ligjit”, me një prani shumë më të vogël dhe me detyra më shumë monitoruese, mentoruese dhe këshillëdhënëse.

Por ende nuk ka pajtim rreth fuqive eventuale ekzekutive për prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë, të cilët do të inkorporoheshin në gjykatat e Kosovës. Rrezik për Kosovën paraqet edhe ideja që EULEX-i të ketë një prani të ndryshme në veri nga ajo në pjesët e tjera të KosovësMandati i EULEX-it është paraparë të përfundojë më 14 qershor 2014.

“Shpërbërja e strukturave shtetërore serbe të gjykatave dhe integrimi i personelit të tyre në gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës do të lehtësohet nga gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë brenda strukturave gjyqësore në rajonin e Mitrovicës”, thuhet në Strategjinë e BE-së.

Korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Brukseli jep detale edhe për kompetencat që parashihet t’i ketë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ato për gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë, për mandatin rreth hetimeve të rastit të trafikimit të organeve. Hollësitë mund t’i lexoni sot në “Kohën Ditore”.

Muharrem Xhemjali: Partia është opsioni i fundit

0

MuharremXhemajli-OVLUCKKryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Muharrem Xhemjali ka thënë se nëse ligji për luftën e UÇK’së nuk miratohet deri më 10 mars në Kuvendin e Kosovës, atëherë veteranët do të dalin në protesta për t’i kërkuar të drejtat e tyre.
Nëse edhe kjo nuk bën punë, Xhemjali ka thënë se do ta kenë mundësinë e fundit për tu organizuar politikisht, pasi sipas tij ashtu-kështu 2014 është vit i zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.
“Këtë vit janë zgjedhjet parlamentare. Nëse i shterim të gjitha mundësitë dhe Ligji nuk miratohet, atëherë pse të mos mendojmë të organizohemi edhe politikisht, në mënyrë që të kemi një përfaqësim më dinjitoz. Pra të dimë se kujt t’i besohet vota jonë për t’i ngritur e rregulluar edhe këtë çështje”, ka thënë Xhemjali për Epokën e Re.

Paditet deputeti Nait Hasani

0

Nait HasaniAgjencia e Pyjeve ka paditur kryetarin e komisionit Parlamentar për Pylltari, Nait Hasanin.
Hasani është paditur pasi që për shfrytëzimin e një prone në fshatin Brod të Dragashit, ai nuk ka paguar qira, ashtu siç ishte paraparë me kontratë.

Në vitin 2009 deputeti Hasani kishte kërkuar nga AKP që tija mundësojë dhënien në shfrytëzim të një prone dhe një objekti të Shoqatës së Gjahtarëve me sipërfaqe prej rreth 37 ari kundrejt një qiraje vjetore prej 735 eurosh, përkatësisht 0.20 cent për metër katror, apo rreth 60 euro në muaj, shkruan Zëri.

AKP ia kishte pranuar kërkesën Hasanit, mirëpo pa dhënë detaje se në çfarë rrethana është nënshkruar marrëveshja. Agjencia nuk ka bërë të ditur nëse në atë kohë për shfrytëzimin e pronës së Shoqatës së Gjahtarëve, ka pas apo jo tender të hapur publik.

Në hall me nënkryetarët

0

lapleFormimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet lokale të vitit që lamë pas ende nuk ka përfunduar. Njëra nga dilemat e komunave të ndryshme të Kosovës vazhdon të mbetet nëse ato duhet të kenë ose jo nënkryetarë për komunitete dhe zëvendëskryesues. Kjo dilemë në komuna ka ardhur duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale i cili decidivisht e thekson detyrimin që komunat të cilat kanë mbi 10 për qind komunitete pakicë të emërojnë një nënkryetar për komunitete si dhe zëvendëskryesues të Kuvendit,shkruan tribuna.

Por, meqenëse në mandatin e kaluar, komuna si Ranillugu dhe disa të tjera, edhe pse nuk kanë pasur 10 për qind komunitete pakicë kanë emëruar nënkryetarë për komunitete. Këtë “avaz” edhe sivjet kanë filluar ta ndjekin disa komuna që në to nuk ka as 5 për qind komunitete pakicë.

Sekretari i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL v.j.), Besnik Osmani ka treguar për Tribunën se në mandatin e kaluar kishin nxjerrë një shkresë ligjore përmes së cilës i kishin lejuar komunat që nuk i kanë 10 për qind të komuniteteve, të kenë mundësi të emërojnë nënkryetarë për komunitete. Por për këtë mandat ai ka thënë se nuk kanë nxjerrë kurrfarë shkrese ende.

Dialogu s’e integroi veriun

0

Mitrovice-VeriuSë pari stabilizimi e më pas zgjidhja e problemit të veriut. Këto janë pritjet e një pjese të lidershipit serb në veri, të cilët nuk shohin arsye të besohet se me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e fundit, kanë pranuar pavarësinë dhe integrimin në shtetin e Kosovës. Ndërkaq, analistët politikë parashikojnë që integrimi, sado i brishtë i serbëve verior në institucione, nuk nënkupton edhe integrimin tyre në jetën shoqërore, me çka, sipas tyre, rrezikohet që kjo pjesë të mos integrohet për një kohë të gjatë apo ndoshta asnjëherë.

Njëri nga liderët e serbëve verior që ka pranuar zgjedhjet dhe marrjen e funksioneve sipas në pushtetin lokal, Oliver Ivanoviq, mendon se dialogu i Brukselit ka krijuar disa parakushte për normalizim të gjendjes në veri. Por, zgjidhja e vërtetë e problemit, sipas tij, do të kërkohet në një fazë të mëvonshme,shkruan tribuna.

“Veriu nuk është zgjidhur”, ka thënë Ivanoviq. Zgjidhja, sipas tij, duhet kërkuar dhe ky duhet të jetë një proces i gjatë. “Në atë moment që veriu të rregullohet, stabilizohet, po atë moment do të shtrohet çështja e statusit të tij”, ka vlerësuar ai.

Kurti në Londër: Bashkatdhetarë mos bleni shtëpi në Kosovë

0

Kurti ne LonderZgjedhjet lokale posa kanë përfunduar, por partitë politike nuk kanë shumë kohë për pushim, pasi këtë vit janë zgjedhjet nacionale. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, fushatën e ka filluar jashtë Kosovës.

Ai bashkë me aktivistë të tjerë po qëndron në Londër të Anglisë, ku po takohet me komunitetin shqiptarë atje. Në një takim ai ka kërkuar nga mërgimtarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen në mesin e këtij viti, shkruan Reporteri.

Kurti ka ftuar ata që të votojnë duke thënë se më shumë se sa qytetarët që jetojnë në Kosovë, mërgata e dëshiron ndryshimin, sepse e din se si është të jetohet mirë. “Ju këtu e dini se si është të jetohet mirë. Ne atje, duket se kemi harruar për këtë”, ka thënë Kurti.

Ai ndër të tjera ka thënë se mërgata meriton më shumë të drejta se sa ka aktualisht, pasi duke iu referuar regjistrimit të fundit të popullsisë, Kurti ka thënë se një e treta e qytetarëve të Kosovës jetojnë jashtë vendit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, u ka kërkuar bashkatdhetarëve, që paratë e tyre të mos i harxhojnë duke blerë shtëpi e banesa në Kosovë, por ato t’i investojnë në arsimimin e fëmijëve të tyre.

Çeku: Thaçi do t’i plotësojë kërkesat e veteranëve

0

AgimCeku5-30Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, në një konferencë për shtyp tha sot se partia e tij kërkesat e veteranëve të luftës së UÇK-së, do të plotësohen nga qeveria e ardhshme, “që do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj”.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar shkurt ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, në profilin e tij në Facebook.

“Kërkesat e veteranëve do të plotësohen me ligj shumë shpejt dhe nga kjo Qeveri e udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi”, ka shkruar Çeku.

Koleksionisti dhe mjeshtri autodidakt i Suharekës

0

Hasan Ndrecaj  koloksionistiHasan Ndrecaj është mjeshtër autodidakt dhe koleksionist i punimeve prej druri. Për 66-vjeçarin nga komuna e Suharekës, tashmë me banim në Shtime, punimi prej druri i veglave të punës që janë përdorur që në kohë të moçme, janë sot një trashëgimi e rrallë, ndaj të cilave ai pos dashurisë ka shfaqë edhe kujdes të madh.

Ai tregon se këtë lloj pune e ka trashëgim nga babai dhe gjyshi i tij, të cilët për një kohë të gjatë janë marrë me këtë punë. “Qysh në moshën 15-vjeçare kam filluar t’i punoj disa nga punimet më të lehta si boshte, shtiza, djepa, stola etj.”, thotë Ndreca.

Ushtrimin e këtij profesioni e ka vazhduar gjer në vitin ’68, ngaqë shkak i ndërprerjes u bë shkuarja e tij në ushtri. Pas përfundimit të ushtrisë kur është kthyer në vendlindje, ka nisur të punojë në ndërtimtari, profesion të cilit ia ka kushtuar 35 vjet të jetës së tij.

Mirëpo, siç thotë ai, dëshira e madhe që t’i kthehet përsëri profesionit të mëhershëm pesë vjet pas lënies së punës në ndërtimtari, e ka shtyrq që të nisë sërish përpunimin e veglave. Si pasojë e mosruajtjes së tyre nga qytetarët dhe djegieve të shumta që pati në luftën e fundit në Kosovë, mjeshtri autodidakt mori si detyrë të tijën që t’i përpunojë të gjitha veglat që kishte në pronë të vet dhe gjithë ato që mbërriti të gjente. Deri më tani ka arritur t’i punojë 130 punime të këtij lloji.

Ai gjithashtu bën punime të tilla edhe me porosi që vijnë nga qytetarët. Në vendin ku jeton është i njohur për punën e madhe që e bën me përkushtim të jashtëzakonshëm.

Falë koleksionistit, Shkolla e Mesme e Ulët “Emin Duraku” është bërë me Muze Etnologjik, i cili me objektet e tij tradicionale, saktësinë dhe dimensionet e natyrshme që u ka bërë ky mjeshtër autodidakt, ka mundësuar që komuna e Shtimes të ketë një ekspozitë me këtë punime.

“Kam dhuruar edhe punime falas, punime të cilat ia kam dhënë shkollës ‘Emin Duraku’ në Shtime, sepse kam dëshiruar që t’i kenë populli dhe rinia për t’i parë dhe për të ditur se çka janë këto gjëra, sepse janë gjëra të vjetra dhe nëse ne e harrojmë të kaluarën vështirë e kemi që ta mbajmë të ardhmen”, shprehet ai.

Gjetjen e materialit për punimin e veglave të drurit, Hasani nuk e ka të vështirë, ai këto punime i bënë nga druri i ahut, pajnes, qershisë dhe rrallëherë edhe nga druri i arrës. Duke pasur parasysh se gjithë këto punime bëhen nga gdhendja e drurit me brisk dhe me strugë të dorës, nga dëshira e madhe që të ketë sa më shumë punime të tilla ai nuk e ndjen lodhjen fare, ani pse është i shtyrë në moshë.

Punimet e tij janë krejtësisht origjinale, siç pohon vetë punëkryesi.

Ndreca mundohet që t’ia lërë trashëgimi edhe njërit nga dy djemtë e tij, ani pse njëri nga ta dikur rreth moshës trembëdhjetëvjeçare është marrë me punën e të atit.

Ndreca punimin e tyre dikur e bënte në një punëtori të vogël, mirëpo tani këto punime i kryen në oborrin e shtëpisë së tij ku punën më të madhe e ka gjatë sezonit të verës. “Kam pas një punëtori të vogël. Por tash e sa kohë punoj në oborr të shtëpisë, i kam të gjitha këtu.

Edhe shtëpinë afër, edhe punën”, thotë ai. Ndreca ka qenë pjesëmarrës në shumë panaire të ndryshme që janë organizuar në Kosovë dhe Shqipëri. Ai madje ka zënë vendin e parë në panairin e Shqipërisë në Gjirokastër me punimet e tij të shumta.

Zanatliu në moshë thotë se është i kënaqur me interesimin nga ana e qytetarëve që të dinë më shumë rreth kulturës dhe traditës shqiptare, e cila, sipas mendimit të tij, ka një histori të bujshme, dhe që këto burime etnologjike është më se e nevojshme të ruhen sa më shumë./zeri/

Prizerenasit të mllefosur me rritjen e çmimit të ujit të pijes

0

uji 3Qysh me fillimin e këtij viti qytetarët e Prizrenit janë ndëshkuar nga ZRRUK me ngritjen e çmimit të ujit të pijes. Ndonëse është një shtrenjtim jo i madh, qytetarët mendojnë se ky veprim është i pa përballueshëm për xhepin e tyre në këtë kohë kur papunësia është e lartë nga njëra anë, e nga ana tjetër rrogat nuk janë aspak të favorshme. E përfaqësuesit e kompanisë së ujit mendojnë se kjo ngritje nuk i dëmton konsumatorët. Ndryshe për konsumatorët e amvisërisë çmimi është ngritur nga 0.35 €/m3 në 0.36 €/m3, kurse për bizneset e institucione tjera tarifa volumetrike është rritur

Qytetari Petrit Besimi nga Prizreni shprehet i mllefosur me vendimin për ngritjen e tarifave të ujit të pijes. Këtë lajm porsa e kishte marrë nga mjetet e informimit ky qytetar menjëherë ishte ankuar tek kompania regjionale e Ujit në Prizren. Petriti thotë se në këtë kohë kur papunësia është e lartë dhe pagat e të punësuarve nuk janë aspak të mira çmimet duhet të ulën e jo të pësojnë ngritje qysh në fillim vit.

E më të zëshmit për këtë vendim janë banorët e atyre lagjeve që përballen me reduktime të ashpra të ujit të pijes, të cilët në mungesë po i shfrytëzojnë puset për ta siguruar atë,shkruan rtk.

Mirëpo, menagjeri për konsumatorë i “Hidroregjionit Jugor”, në Prizren, Hysni Ahmeti mendon se ngritja e tarifave të ujit të pijes për një cent në metër kub nuk e dëmton gjepin e konsumatorit. Ai madje mendon se ky shtrenjtim do t’i vetëdijësojë konsumatorët që ta kursejnë ujin e pijshëm këtyre ditëve kur nevojat për konsum po shtohen.

Megjithatë, Ahmeti u bën thirrje qytetarëve që t’i paguajnë borxhet e akumuluara, të cilat vetëm për vitin 2013 sillen rreth një milion euro.